12.31.2011

LotI prek zemëren,



Poezi nga: Syriha Ademovi

Syriha Ademovi

SILUETË E HËNËS


Siluetë e hënës në ikje,
braktisi natën e errësirës;
nata,
ngrysë prej ikjes së saj
fiku dhe yllin e fundit;
ti, hënë nazikja,
i mungove edhe afshin e puthjes
së lamtumirës…
Ashtu edhe unë,
s’gjej forcë të të kërkoj,
por di se je fshehur dikun,
dhe më ndjek,
ke frikë të flasesh -
strukur rrokullisesh
si gjethja që kërkon
t’i fshihet dimrit të akullt.
Ti fshihesh
për të më ndejkur
pa degjuar zërin tim
të mekur
pa Ty,
ndërsa një lot prek zemëren,
ashtu si shiu kur prek token..
por …. Ah …. Por …
Ti afrohu.
Afrohu,
se gjuha e dashurisë
s’është vrastare:
Afrohu,
edhe një puthje e hidhur
emrin përsëri
puthje .. ka ….
Ajo thote të vërtetën.

KËPUTA ZINXHIRËT


Nga malli i pritjes
ia këputa zingjirët zemrës
të vij tek ti.
Për një çast
fryma m’u ndal,
ashtu siç ndalen akrepat
kur bien një e mbi një.
Pa pritë
ndala prane qiellit
të zemrës tënde
të ndez një qiri,
një qiri të vetëm,
dhe të përshkoj përtej
dritës së tij
frymën time.
Kur qerpikët, në heshtje,
shterruar nga lotët e mallit,
do mbyllen,
atëherë heshtja do të thyhet:
Puthjen do të prek, përmalluar.


Sfida të reja e presin Kosovë në vitin 2012

Viti 2012 mbanë emrin e Enver Zymberit. 25 korriku i 2011 -shit  është dita e bashkimit territorial të Republikës së Kosovës, e sakrificës së madhe për të ruajtur dhe fuqizuar integritetin territorial dhe e varrosjes përgjithmonë të idesë shekullore të Serbisë për ndarjen e Kosovës...


Emri i Enverit do të mbetet burim frymëzimi për hapat tonë të ardhshëm, për të fuqizuar por dhe konsoliduar shtetin tonë të ri


Ky është gjithmonë një moment me shpresë, teksa festojmë ikjen Vitit të Vjetër dhe ardhjen e Vitit të Ri. Viti 2012 ka qenë plot sfida për shumë prej nesh, por me kurajo dhe vendosmëri ne kemi punuar për ti zgjidhur disa prej tyre dhe ndonëse të tjera na presin në vitin 2012 është shpirti i shpresës dhe kurajos që karakteriozon Kosovën  që ne do i përvishemi punës sepse e dimë që qytetarët tanë i presin ditë më të mira...


Tani më Kosova është shtet, nuk është më e mira e mundshme, më e dëshirueshmja por Kosova varet prej nesh se si do ta trajtojmë. Besoj që ka hapësirë për të bërë gjëra më të miranë vendin tonë, të cilat na I kërkon edhe na e obligon edhe e kaluamja por edhe e ardhmja...




Shpresoj që në 2012, të gjithë ne, posaqërisht ata të cilët kanë marrë timonin për të udhëhequr qofshin qeveritë komunale, apo qëndrore, dhe institucionet tjera qoftë, në arsim, shëndetësi, apo segmente tjera të rëndësishme të shtetit tonë që të jenë më të vetëdijshëm për të bërë punë më të mira, për të dhënë më shumë nga vetja, dhe në fund suksesi mendoj se do të jetë në përgjegjësi...


Redaksia Floripress

Personalitetet letrare në vitin 2011 në Agjencionin “Floripress”




Edhe këtë vit edicioni online i Agjencionit virtual “Floripress” vazhdon traditën e zgjedhjes së personalitetit të vitit 2011 në trojet shqiptare. Çdo vit në hapësirat shqiptare po shtohen personalitet e reja letrare prandaj edhe këtë vit kemi përfshirë fytyra të reja të skenës letrare shqiptare.

Këtë vit ne jemi munduar që të përfshijmë 20 personalitete të njohur ndërsa Juve lexues të nderuar, ju mbetet që me votën tuaj, kudo që jeni të votoni në anketën tonë dhe bashkërisht të zgjedhin personalitetin e këtij viti që po e lëmë pas.

Web sajti “Floripress” i cili mbanë primatin si Web sajtit shumë të klikuar në të gjitha hapësirat shqiptare, ju siguron se me korrektësinë më të madhe, falë votave tuaja do të zgjedh më meritorin për personalitet të vitit 2011 në hapësirat tona.


Nr.
Emiri dhe Mbiemri
Votime
1
Prof.dr.Eshref Ymeri
5.457
2
Fatime Kulli
5.200
3
Dr.Fatmir Terziu
5.285
4
Prof.dr.Namik Shehu
4.927
5
Prof.Naim Kelmendi
5.189
6
Mimoza Sali
5.322
7
Engjell Koliqi
3.275
8
Abdullah Konushevci
2.123
9
Pashk Buzhala
2.120
10
Fahredin Shehu
1.987
11
Raimonda Moisu
2.222
13
Perparim Hysi
2.189
14
Mimoza Dajçi
1.789
15
Agim Bacelli
4.375
16
Elida Buçpapaj
4.456
17
Rexhep Shahu
4.899
18
Drenusha Zajmi Hoxha
1.989
19
Enver Bytyçi
1.345
20
Jorgo Tello
3.345


Deri në ora 20:00 datë 31.12.2011 kanë votuar për 5 vendet e para:

1.Prof.dr.Eshref Ymeri ……………………………………… 5.457 vota
2.Mimoza Sali ………………………………………………..  5.322 vota
3.Dr.Fatmir Terziu…………………………………………… .5.285 vota
4.Fatime Kulli…………………………………………………. 5.200 vota
6.Prof.dr.Namik Shehu ………………………………………4.927 vota

Gëzuar ,shëndet,lumturi për vitin e Ri 2012.

Gëzuar!

Redaksia Floripres nga Prishtina

Flori Bruqi ,Editor-kryeredaktor

Gëzuar!

 
Motra dhe vëllëzër, emër për emër, familje për familje, në Kosovë,Shqipëri ,Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Europën Juglindore, diasporën në Europë, SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re e kudo ku jetoni me familjet tuaja të nderuara e të respektuara Gëzuar Viti i Ri 2012 ! 
Qoftë ky vit i mbarë, shëndetplotë dhe fat të bardhë; qoftë ky vit i begatë, sjelltë prosperitet në familjet tona fryt i punës të ndershme dhe të palodhur; na bëftë ky vit më të mirë midis nesh, që ta duam më shumë njeri-tjetrin, që ta ndihmojmë më shumë njeri-tjetrin, që t’i japim më shumë dorën njëri-tjetrit kur jemi në nevojë sepse fati shpesh është tekanjoz; qoftë ky vit shpirtmadh me ne dhe familjet tona por na bëftë edhe ne tolerantë e shpirtmëdhenj, sepse shpirti nuk është një nocion abstrakt, por burim i pashtershëm mirësie.
Le të na sjellë ky vit i ri lehtësinë për t’u përballur me sfidat, të na bëjë sfidues ndaj tyre dhe triumfues përmes dashurisë njerëzore; le të mos harrojmë se seicili prej nesh është pjesë e familjes të madhe, që është kombi jonë i vogël nga pikëpamja demografike, por gjigand sa i përket mbijetesës dhe humanizmit; dhe kombi jonë është pjesë e familjes tonë të madhe europiane, dhe familja jonë e madhe europiane është pjesë e Njerëzimit i cili rreth dy muaj më parë kur një bebe e vogël që posa erdhi në këtë jetë nga Filipinet i mbushi 7 miliardë frymë !
Të nderuar dhe të respektuar miq, bashkëatdhetar ,emër për emër, paçim përherë mbrojtjen dhe bekimin e Zotit në jetën tonë të përditëshme, në përditshmërinë tonë të mbushur me vepra të mira, të cilat i japin jetës tonë një kuptim të bukur, e bëjnë kuptimplotë dhe ne na japim paqen e lume ! 
 Avatari i Albanian^Boy
Gëzuar 2012 me 366 ditë të gëzuara !
Me nderime e respekt si përherë 
Redaksia Floripress-Prishtinë
Flori Bruqi
Prishtinë 31 dhjetor 2012.