2.28.2011

Udhëve të poezisë shqipe

Ali Aliu është akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia. Nga Flori Bruqi

Ai lindi më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Skeda:Ali Aliu.jpg

Tituj të veprave


* Kërkime (ese dhe kritika) (1970)
* Kritika (1980)
* Studime Letrare (1982)
* Teoria e Letërsisë (1984)
* Don Kishoti ne mesin e shqiptarve (ese) (1996)
* Reflekse Letrare (ese) (1996)
* Antologjia e poezisë bashkëkohore shqiptare (2000)

Etj.



Ali Aliu



Akademik prof.dr.Ali Aliu

... Ai nuk sajon ndonjë skemë abstrakte apo ndonjë kanun, që ta përdorë si kriter ose masë të përgjithshme, universale për t’ia nënshtruar çdo varg, çdo poezi, çdo poet.

Në çdo shkrim të librit të tij, profesori na tregon origjinalitetin e krijimeve të çdo poeti, na tregon se poezia është e hapur, është në udhë, në udhëtim dhe nuk ka e nuk mund të ketë postbllok që ta ndalojë lëvizjen e saj, se po të mos jetë në udhëtim të përhershëm, gjithnjë në ripërtërirtje, ajo vdes; çdo ndalesë është ndërprerje e lidhjeve të saj me jetën.


Akademiku, prof. Ali Aliu është tashmë i njohur si një “gjeneral” i mendimit kritiko-letrar shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e më gjerë. Gjithë jetën e tij 70-vjeçare Ali Aliu ia ka kushtuar studimit e vlerësimit të letërsisë artistike mbarëkombëtare, pa u hallakatur asnjëherë nëpër fusha të tjera gjurmimesh. Dhe tani lexuesit tonë i drejton një libër të ri me shkrime të zgjedhura të tij, që u kushtohen udhëve të poezisë shqipe.




 



Shtegtim metafore

nga Ali Aliu
Shkrime kritike për poezinë shqipe

Shtëpia Botuese: Toena

Numri i faqeve: 280

Çmimi: 600 lekë


Kryefjalë e këtij libri është një pyetje, që e ka përcjellë gjithë jetën studimore të autorit: Ç’është poezia, magjia e saj? Si ta lexojmë poezinë? Në kohën tonë janë fare të paktë ata të varfër, që s’kanë pasur fatin ta shijojnë poezinë; por Ali Aliu nuk ia drejton kryesisht këtij grupi njerëzish pyetjen e mësipërme, por para së gjithash atyre që e njohin dhe e pëlqejnë poezinë, studiuesve të saj, madje edhe vetes së vet. Dhe ka të drejtë që e ngre këtë problem, ndonëse poezia është zhanri më i lashtë i historisë botërore të letërsisë.

Qysh në kohët parahistorike folklorike e më vonë në lashtësi, kur poezia ishte në kërkim të vetvetes, pati filluar edhe studimi i saj. Platoni e, pas tij, Artistoteli në veprën e famshme “Poetika” filluan studimin vërtet serioz, shkencor të saj. Por është fakt i pamëdyshtë, se studimi i saj vazhdon edhe në ditët tona, kur poetë nga më të mëdhenj të rruzullit si: T. S. Elioti, Ezra Pound, Osip Mandelshtami, Jorgos Seferis, Eugenio Montale, Oktavio Paz, Josif Brodski, etj. kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë studime, artikuj e ese shumë interesante, në të cilat duan t’i japin një përgjigje pyetjes: Ç’është poezia? Bashkohet me ta në librin e tij edhe Akademiku Ali Aliu, kurse lexuesit të kulturuar mund t’i lindë natyrshëm pyetja: Çudi, akoma, nuk qenkësh sqaruar ç’është poezia?! Mijëra vjet nuk mjaftuan për t’i dhënë një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje? Kjo pyetje e pafajshme mbetet pa përgjigje jo vetëm për atë gjykatësin, që Kritikë letrare UDHËVE TË POEZISË SHQIPE Ali Aliu Shtegtim metafore Botimet TOENA e pyeti poetin nobelist Josif Brodskij për profesionin që ushtronte dhe kur dëgjoi përgjigjen e të pandehurit “Poet!” gjykatësi udhëroi se “krijimi i poezisë nuk është profesion!” dhe e dënoi poetin me burgim; puna është se vazhdojnë përpjekjet për ta studiuar poezinë dhe për të thënë diçka ende të pathënë për të. Që nga kohët e lindjes së poezisë e deri tani jo vetëm krijuesit e saj, por edhe studiuesit më të mençur kanë ngulmuar duke e quajtur: “magji”, “enigmë”, “fshehtësi hyjnore”, fjalë që gabimisht merren ndonjëherë si pafuqishmëri e shkencave letrare. Këtë cilësim të poezisë, lexuesi do ta gjejë edhe në shkrimet e librit të Ali Aliut, kur ai flet për “magjinë e fjalës”, për “zogun e qiellit”, për “thelbin mitik”, etj.

Kjo do të thotë se mjeshtri ynë i mençur i gjykimit të poezisë, e pranon se mbetet ende për t’u marrë me deshifrimin e të fshehtave të poezisë, prandaj pyet: “Si ta lexojmë poezinë”? Dhe në secilin shkrim të librit të tij, Ali Aliu na tregon shumë gjëra që s’i kemi ditur, që s’i kemi kuptuar, na ndihmon ta njohim më thellë poetikën, bukurinë mahnitëse të saj, të kënaqemi e ta adhurojmë. Profesori u qaset të fshehtave të poezisë duke hetuar e hulumtuar çdo poet shqiptar, pa përsëritur çka është thënë e stërthënë, duke zbuluar perla e xhevahire edhe te De Rada e Naimi, Lasgushi e Serembe, Fan Noli e Migjeni, Dritëro Agolli e Azem Shkreli, Fatos Arapi e Ali Podrimja, Sadik Bejko e Resul Shabani e shumë të tjerë.

Cila është metoda, kyçi që përdor studiuesi ynë në gjurmimet e veta? Ai nuk sajon ndonjë skemë abstrakte apo ndonjë kanun, që ta përdorë si kriter ose masë të përgjithshme, universale për t’ia nënshtruar çdo varg, çdo poezi, çdo poet. Ky qëndrim i tij bie në sy edhe në disa nga antologjitë e poezisë, që ka hartuar ai e që janë nga më të suksesshmet. Në gjithë shkrimet e tij spikat njohja e zotërimi i parimeve, nocioneve, ideve e aksiomave të teorisë e stilistikës së letërsisë botërore; Ali Aliu ka qenë e vazhdon të jetë titullar i kësaj lënde në Universitetet e Prishtinës, Shkupit, Tetovës e gjetkë. Ai i njeh mirë arritjet teorike e metodologjike klasike e moderne të studimeve të poezisë e të letërsisë. Kur lexon çdo shkrim të tij, lexuesi e kupton se ai ka një prapavijë të pasur teorike, që e ndihmon ta rrokë poezinë pa e lënduar, duke mbajtur ndaj saj një qëndrim delikat, të brishtë, siç është natyra e saj, tregon respektin e ndjeshmërinë e lartë të tij ndaj saj dhe përpiqet të mos e lëndojë e të mos e gjymtojë asnjë varg, strofë apo poezi nga trysnia e jashtme e skemave dhe kanuneve shkollareske të klasikës ose modernes, që i njeh mirë, të cilat mbeten të nënkuptuara, si prapavijë mbështetëse për analizat konkrete ndaj origjinalitetit e vërtetësisë estetike të tyre.

Konceptet teorike nuk kanë qenë kurrë për të instrument tekash, ekstravagancash formale “erudicioni” ose “moderniteti”, sepse i ka shkrirë në veprat poetike që shqyrton, i ka bërë kuptime të brendshme të analizave e konkluzioneve, interpretimeve të sakta e të zbulimit të vlerave të mëvetësishme të estetikës. Mjeshtri ynë nuk pret që ta shfaqë mendimin e vlerësimin e tij pasi janë krijuar opinione të qëndrueshëm, për mirë apo për keq, për një poezi të re, për një krijues të ri, sepse synimi kryesor i tij ndaj poezisë është të kapë së brendshmi bukurinë autentike të saj, siç ka rrjedhur natyrshëm, spontanisht, pa sforcime nga gura e poetit, për ta prezantuar siç është vërtet dhe për aq sa është. Dhe kjo i ka dhënë dorë Ali Aliut të arrijë me kohë, të njohë e të pëlqejë, madje të zbulojë vlera të reja me ujërat e kulluara të poezisë bashkëkohore, siç e tregojnë shkrimet e tij për poezinë e Xhevahir Spahiut ose të Mihal Hanxharit, të Eqrem Bashës dhe të Visar Zhitit, të Luljeta Leshanakut dhe Arjan Lekës, Agron Tufës e Shaban Resulit, etj.

Lexuesi do të mësojë se gjykimit të Ali Aliut nuk i ka shpëtuar tharmi i përveçëm që në hapat e para të krijimtarisë së poetëve, ndoshta qysh kur vetë autorët nuk kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për talentin e tyre poetik. Lexuesi ynë nuk do ta ketë të vështirë të njohë se si është afruar zëri i kritikut me atë të poetit, se si i japin dorën njëri-tjetrit. Por cila është e vërteta e poezisë që i kumton Ali Aliu lexuesit? Ç’pret nga poezia kritiku i etur për poezi? Ai i afrohet poezisë, duke kërkuar dhe gjurmuar në të, asgjë më shumë veç thelbit estetik të saj, që e ka bërë kriterin më të lartë të vlerësimit të poezisë dhe të patosit e frymëzimeve, që e afrojnë dhe i shtojnë dashurinë për të, që ia mundëson të zbulojë në të forma përmbajtësore dhe përmbajtje, të formësuara estetikisht, dhe bukuri klasike e moderne.
Me këtë qasje bëhet e mundur që kritiku e poeti të mbeten të mendimi kritik letrar pati karakter të dyzuar kundërthënës për shkaqe të mirënjohura politike e ideologjike; veçse në këto tre-katër dhjetëvjeçarët e fundit ka ndryshuar dukshëm në sens pozitiv, ngaqë faktori kritiko-letrar këtej e përtej kufijve shtetërorë është bërë një faktor me ndikim të fuqishëm në zhvillimin e letrave shqipe. Fjalën e kam për çlirimin e kritikës nga ideologjizimet e politizimet e mëparshme, nga traditat e mbyllura konservatore, provinciale e vulgare, nga monizmi teorik e metodologjik dhe nga fryma amatoreske, ndërkohë që përgjegjësia moralo-qytetare dhe profesionale është rritur ndjeshëm.

Një provë bindëse për këtë është edhe libri i prof. A. Aliut, që dëshmon edhe për një fazë rritjeje e pasurimi të këtij mendimi, kur nevojat e zhvillimit të kulturës artistike kombëtare plotësohen më mirë edhe falë zhvillimit të kritikës letrare të konsoliduar, e cila tashmë zotëron një fuqi të ndjeshme ndërmjetësuese midis estetikës së krijimit poetik dhe estetikës receptive. Lexuesi i vëmendshëm i këtij libri do të vërë re se si shfaqet nga njëri shkrim në tjetrin mjeshtëria e kritikut, që nuk i UDHËVE TË POEZISË SHQIPE Shtegtim metafore nga Ali Aliu Shkrime kritike për poezinë shqipe Shtëpia Botuese Toena Numri i faqeve: 280 Çmimi: 600 lekë vetëmjaftueshëm, si dy binjakë të lidhur nga thelbi estetik i poezisë, pa e cënuar funksionin e pavarur estetik e artistik të dy profesioneve të ndryshme të tyre.

Historia e zhvillimit të kulturës tregon se nuk ekziston përherë një raport i ekuilibruar, i njëjtë i zhvillimit të përbërësve kryesorë të saj; madje edhe në epokën tonë janë manifestuar e manifestohen shpërpjestime e pabarazi të ndjeshme midis poezisë dhe mendimit kritiko-letrar. Në të kaluarën e largët brenda kulturës sonë kombëtare ka patur periudha kur mendimi kritik, ose ndikimi i tij kanë qenë të papërfillshëm, ose tepër të kufizuar. Në epokën e sotme, kur poezia zotëron hapësirat më të gjera të universit artistik botëror, përherë e më shumë po kuptohet se poezia e mendimi kritik nuk bëjnë dot njëra pa tjetrin, sidomos ngaqë ky mendim përfaqëson një disiplinë të pasur dijesh, të arritura krahas zhvillimit të shpejtë të shkencës, filozofisë, estetikës, teknologjive në rrugët e spërdredhura të lëvizjes së tashme të qytetërimit bashkëkohor. Te ne, vetëm në periudhën e pasluftës në një rrafsh sasior e profesional ky shpërpjesëtim u ngushtua, ndonëse në rrafsh cilësor imponohet me rol dhaskali, por si bashkudhëtar i lexuesit, që e ndihmon të njohë të fshehtat e vlerat e mirëfillta estetike nga poezia në poezi, nga poeti i hershëm tek i riu, duke mos premtuar të vërteta absolute, por duke i dhënë kyçe që hapin portat e çdo krijimi poetik. Mjeshtri ynë i kritikës e përgatit lexuesin të besojë se edhe gjatë të ardhmes së poezisë, ka për t’i mbetur e pashterur përfundimisht pyetja e tij: Ç’është poezia?

Shkrimet e librit të A. Aliut tregojnë se ai është në pritje të lulëzimit të mëtejshëm të poezisë shqipe. Ky nuk përbën ndonjë parashikim profetik, por ai ka besim në dellin e begatinë poetike të shqipes. Ai nuk i ka pranuar kurrë profecitë e disa estetëve mbi “vdekjen e pashmangshme të poezisë”. Besimi i tij në mbijetesën e poezisë mbështetet në njohjen e vetë natyrës së këtij zhanri të letërsisë, të thelbit të saj estetik. Në çdo shkrim të librit të tij, profesori na tregon origjinalitetin e krijimeve të çdo poeti, na tregon se poezia është e hapur, është në udhë, në udhëtim dhe nuk ka e nuk mund të ketë postbllok që ta ndalojë lëvizjen e saj, se po të mos jetë në udhëtim të përhershëm, gjithnjë në ripërtërirtje, ajo vdes; çdo ndalesë është ndërprerje e lidhjeve të saj me jetën. Sa ka qenie njerëzore, do të ketë edhe poezi, e gatshme për të shprehur shpirtin, ndjenjat e mendimet më të bukura e më të larta, gëzimet e hidhërimet, e jetës së gjeneruar të atyre që do të vijnë pas nesh. Dhe së bashku me këtë ripërtëritje të jetës e të poezisë, do të mbetet e përhershme magjia, enigma, misteri i poezisë, i pyetjes: Ç’është poezia? Nga libri i tij lexuesi ka për të mësuar shumë gjëra të vlefshme për poezinë, do të ndihmohet për ta kuptuar më mirë e për ta dashuruar më fort poezinë, për ta shëndoshur shijen estetike e për t’i zotëruar gjithë thesaret e saj.

Një meritë e veçantë e prof. A. Aliut është studimi dhe vlerësimi me objektivitet shkencor i letërsisë shqipe në ish-Jugosllavinë, që zbulon vitalitetin e origjinalitetin krijues të shqiptarëve në kushtet tejet të rënda për ta; po kaq e rëndësishme është vepra studimore e Ali Aliut edhe për njohjen e vlerësimin e drejtë të letërsisë shqipe brenda kufijve shtetërorë të Atdheut Amë (siç quhej aso kohe Shqipëria), në kushtet kur këtej e andej kufirit theksohej “ndryshimi” cilësor i letërsisë, varur nga kushtet sociale, politike e ideologjike. Me modestinë karakteristike e talentin mjeshtëror, duke shmangur çdo pozë mësimdhënieje, ai pati evidentuar kthesën e poezisë shqipe drejt letërsisë moderne, duke kritikuar shfaqje të frymës konservatore e provinciale dhe duke çmuar vlerat e krahut modern, bashkëkohor, që e pati afruar letërsinë shqipe me modelet moderne të letërsisë evropiane e botërore.

Përfshirja e gjithë përbërësve të poezisë shqipe, të traditës e të bashkëkohësisë në objektin e kritikës letrare nuk ka qenë punë e lehtë, por Ali Aliu i përballoi pengesat, që e vështirësonin komunikimin e hapur e normal të proceseve kryesore të zhvillimit të kësaj poezie. Ai nuk u ndrojt t’i çmonte lart edhe veprat e disa poetëve të përndjekur, që cilësoheshin nga autoritetet zyrtare të asaj kohe si “revizioniste”, “dekadente” apo “nacionaliste” që ishin përndjekur, dhe në disa raste ndikoi pozitivisht edhe në rehabilitimin e tyre. Dhe këtë nuk e bëri duke përdorur ndonjë lloj pragmatizmi e konformizmi politikoideologjik, që në ato kohë pati qenë modë në disa qarqe kritikësh, por duke argumentuar bindshëm vlerat e mirëfillta estetike të letërsisë kombëtare.

Në studimet e esetë e A. Aliut spikat gjuha shqipe e pastër dhe e begatë, bashkëkohore dhe e qartë, e kuptueshme dhe semantikisht e thellë dhe e ndjeshme, që i ka dhënë mundësi të krijojë në studimet letrare një stil të mëvetësishëm, tërheqës, që dallohet për ngarkesën e spikatur ekspresive e emocionale, që aq fort i përshtatet natyrës estetike dhe bukurisë së poezisë. Nuk ka ndonjë kritik apo studiues tjetër, që të ketë përfshirë në optikën e hulumtimeve e vlerësimeve të sakta të librave të profesorit të gjithë autorët e talentuar të poezisë shqipe.

Secili prej këtyre poetëve ka ndier sinqeritetin e dashamirësinë e tij, sugjerimet e këshillat e urta, që u dhurojnë kurajë për të mos u tërhequr para vështirësive në angazhimin e tyre në fushën aq fisnike të krijimit të poezisë. Studimet e prof. Aliut do t’u vlejnë jo vetëm poetëve e lexuesve që u drejtohet sot libri i tij, por edhe gjithë atyre që interesohen për fatet e letërsisë dhe të kulturës shpirtërore të kombit tonë. Ato do të mbeten një enciklopedi e letrave shqipe, një kontribut i shquar në studimin e historisë së tyre, një manual i ngjeshur me idetë bashkëkohore të teorisë e kritikës letrare, që ka arritur nivel të lartë mjeshtëror.

Prof. ALFRED UÇI

Histroia krenare dhe tragjike e shqiptarëve...

Skeda:Lufta e Maleve - Palok Traboini, 1911.jpg
Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Trabojin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në një familje që i takon fisit Gojçaj.

Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti (i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, Motra Tone e Kolë Arsen Idromenos.

Me të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte pesë gjuhë, me ndërmjetësimin e Kolë Idromenos emrohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë vit martohet me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi familjarisht me rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe traditave që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumej e një liqen përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det, duke u bërë qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan.
Skeda:PALOK TRABOINI 1888-1951.jpg
Palok Traboini

Shërbeu si mësues në Prizren në vitet 1910-1911 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në Hot kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe më 24 mars 1911.

Dedë Gjo Luli, të cilit i shërbente si sekretar (sipas shkrimeve të Gjush Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i Malësisë së Madhe, e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur muaj më parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar, luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur në një punëtori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e pretendentit si pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Ky pretendent për kurorë në Shqipëri që mbante një emër të gjatë aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco, më herët kishte patur lidhje me Faik Konicën, por më pas shkrimtari ynë e kishte satirizuar thekshëm.
File:Ded gjo luli.gif
                           Dedë Gjo Luli










Dedë Gjo Luli me të birin, Kolën


Flamuri që solli Palok Traboini është pikërisht ai që njihet si “Flamuri i Dedë Gjo Lulit“ dhe është fiksuar në fotografi nga Kel Marubi me shënimin “Flamuri që u ngrit në Deçiq”. Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe luftëtarët …’e ngritën disa herë në Majën e Bratilës, duke i paraprirë kështu shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë me 1912”.(sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002). Ish mik e bashkëluftëtarë me poetin Hilë Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nika, me luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtnisht e familjarisht me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja, Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga diktatura menjëherë pas luftës së dytë botërore) e tjerë.

Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetës “Koha - Bashkimi“, Shkodër 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të cilat bashkë me poemën epike Lufta e Maleve - Palok Traboini, 1911 për kryengritjen e vitit 1911, përbën krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë.

Është propozuar për t’u dekoruar pas vdekjes nga veteranët kombëtarë të Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për pavarësi, por edhe si i pari mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i atëhershëm e ka lënë në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot e kësaj dite shtetarët mentarë të kohërave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike. Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë i kanë mbetur derdhur në esè e vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë edhe plagë, më 14 korrik 1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike të Shkodrës, ku tashmë ndodhet bashkë me të shoqen Katrina Skanjeti-Traboini, ajo grua trupvogël, e zgjuar, e kulturuar, ajo besimtare e devotshme; tezja e Arqipeshkvit të Kishës Katolike Shqiptare Dom Ernest Çoba, i vdekur në burgjet e diktaturës, si dhe e poetit të mirënjohur shkodran Bep Zorba.

Kujtimeve të botuara apo të lëna në doreshkrim të luftëtarit kryengritës Martin Ujk Çeku-Traboini, regjisorit të mirënjohur Andrea Skanjeti, që ruajti dhe dorëzoi të birit te PT kopjen e vetme të poemës së humbur “Lufta e maleve” të vitit 1911 të Palok Traboinit, në numurat e gazetës “Koha-Bashkimi”, Shkodër, të vitit 1910 dhe revista “Hylli i Dritës” 1937, nga ish-nxënësit miqtë e tij në të gjallë si Pjetër Hil Pali, Gjergj Gjok Shabani, Palok Prel Vuçetaj, Kolë Duku dhe Preng Gruda. Për jetën e veprën atdhetare të Palok Traboinin gjen të shkruar në librat dhe studimet e Petraq Pepos, At Donat Kurtit, Prof. doktor Hamit Boriçi, shkrimtari e studiuesit Fran Camaj, Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, Prof.dr. Gazmend Shpuza, editorit të gazetës “Illyria” dhe "Dielli" në Nju Jork, Dalip Greca, historiani Gjergj Nikprelaj në Tuz, Gjokë Lulit në Kastrat.

Në këtë fotokopërtinë libri është botuar fotografia e Marubit "Krerët e Malësisë" ku duken pranë e pranë prijësi kryengritës Ded Gjo Luli dhe Deli Meta, bajraktari i Hotit, pas Deli Metes është Palok Traboini. Shënim: Shkrimi është parathënia e librit "Lufta e Maleve - Palok Traboini" nga autori Kolec Traboini.


*************************

Ded Gjo Luli, shkru ka letër,
t'parit Shkodrës o ia ka çu,
Se Shqipnia nuk don tjetër,
veç don vedin me e sundu...
-- vargje të këngës popullore.

HISTORI SHKODRANE


- Vrasja e Gjelosh Lulit
- Persekutimi i familjes së Bajraktarit të Hotit
- Masakrimi i Marash Vatës
- Lekë Vojvoda i Dukagjinit

Kur i patën thënë Plakut të Flamurit, Ismail bej Vlorës, i cili e kishte përcjellë Dedë Gjo Lulin vetë deri tek dera,- pse i batë aq nderime këtij katundari malëcor?, ai i qe pergjigjur:
- Dedë Gjo' Luli është pushkë e ngrehur për Shqipërinë.

Ded Gjo Luli - luftëtar i lirisë Dhe ashtu mbeti, deri në çastin e fundit, në moshën 75 vjeçare, kur i organizuan kurthin në Orosh. Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëruan miqtë që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vënd të prijësëve, i doli përpara kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin: - paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenë me bajonetë bashkë me pesë mirditorët, nuk e lëshoi veten. Trupin e tij e gjetën pas dy javësh dhe e varrosën në kishën e Oroshit.

Për të kuptuar përmasat e figurës së Dedë Gjo' Lulit, për të prekur simbolin e mburojës kombëtare, mjafton të sjellim për lexuesit vargjet e shkruara më 1913 nga poeti dhe studiuesi Risto Siliqi:

Ah, Qe prap don' t'na dajnë copa!
Prap mendimi i parë asht ngjallë!
Por ta marrë vesh gjithë Evropa:
Dedë Gjo' Luli prap asht gjallë!

Falë trimërisë së malësorëve, fqinjët ishin zmbrapsur nga trojet tona përmes pushkëve që mbaheshin në krah. Dedë Gjo' Luli me djemtë e Hotit e kishin ngritë Flamurin e Skënderbeut, shumë më heret se sa në Vlorë. Madje në fund të marsit - fillim të prillit, ai gatit për ta shpalos për të dytën herë mbi Deçiç. Palokë Traboini, që më 1911 kishte sjellë tre flamujë prej Vjene; njërin ia kishte dorëzuar Dedë Gjo Lulit, të dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit. Në librin "Lufta për çlirim kombëtar" të P. Pepos, kjo ngjarje është përcjellë me emocion: "Ditën e dielë, më 6 prill 1912 u mblodh popull i madh të kisha e Traboinit, Kol Ded Gjoni me urdhën t'tet, Dedë Gjo' Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish e Kola tha: "Shiqo popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisë, i kuq me shqipe të zezë me dy krena". Të gjithë ndenjën pa za. Mandej u ba një batare pushkësh e ushtuen malet për rreth. Hare ma të madhe s'ishte pa ndonjëherë ndër Hot..."

Ndersa mësuesi, poeti dhe luftëtari i lirisë, Palok Traboini, çastin e sjelljes së flamurit e ka perjetësuar në vargje:

Tue krisë pushka shpat e n'shpat
Një djalë Hoti vjen prej larg
Pa pikë frymë prej Dalmacisë
Ded Gjo Luli ku e ka nisë
Me pru flamurin e Shqipnisë.

Dedë Gjo' Luli duket se kishte lind me pushkë, (Jo vetëm pse lindja e djalit u përcoll me batare pushkësh) por prova e parë trimërisë së tij përcaktohet pjesëmarrja në betejen, që u zhvillua në ndihmë të Oso Kukës. Atëherë nuk ishte më shumë se 21 vjeç. Epopeja që shkroi trimi Oso Kuka në Vraninë, i cili pasi luftoi deri në fymën e fundit kundër malazezve, nuk u dorzua i gjallë, por i vuri zjarrin kullës. U shkrumbëzua dhe la pas këngën - epope të trimave, këngë që mbajti gjallë jo vetem emrin e trimit, por dhe vetë historinë e shkruar përmes vargjesh që rapsodët thurën për trimat. Epopeja që shkroi Oso Kuka, i mëkoi trimat e Dedë Gjo Lulit me më shumë atdhedashuri,- u përcolli në ashtën trimërore malësorëve më shumë ndjesi vetmohimi për komb e atdhe. Ndër luftëtarët që i kishin ardhë në ndihmë Vraninës, binin në sy shumë hotianë dhe malsorë të Grudës, ndër ta dhe djaloshi 21 vjeçar Dedë Gjo' Luli. Ajo ditë është quajtur nga bibliografi i tij (P.Doçi) si dita e pagëzimit në zjarrin e luftës. Ishte një sprovë që i dha emer prijësit të ardhshëm të maleve. Ai lufoi si titan kundër malazezëve dhe emrin do t’ia përmendinin për shumë kohë ndër ato anë. Trimi kishte treguar zotësi, urtësi dhe shkathtësi në luftën ballë për ballë me armikun. Dhe që nga ajo ditë, kur dëgjoheshin lajme lufte, malësorët thërrisnin: hej të lumtë pushka, Dedë Gjo' Luli! Ku kërciste pushka për "komb" e "Shqipni" në krye ishte ai, trimi i Gjo' Lulëve. Në të gjithë malësinë e Shqipërisë së Veriut, Hoti ishte bajrak me emër, bajrak i parë, prandaj ai përfaqësohej në të gjithë kuvendet. Edhe në Lidhjen e Prizrenit, Hoti pati përfaqësuesit e vet, mes tyre ishte dhe prijësi i ardhshëm Dedë Gjo' Luli, i cili ende nuk ishtë bërë aq i njohur, por pushka i ishte ndjerë. Pjesmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes, ballafaqimi me patriotet e medhenj te Rilindjes, te penës dhe pushkës, ishte më shumë se një shkollë për rrugën e vështirë nëpër të cilën do të ecte trimi i maleve, nën hijen e pandashme të pushkës. Pas Kuvendit ai do të ishte i kudogjendur në mbrojtje të trojeve kombëtare. Vihet në vijën e parë të frontit kundër malazezëve, të cilët kërkonin të zaptonin e shkëpusnin copa nga trungu i memëdheut. Lufta po e piqte djaloshin e Hotit. Ai ishte jo vetem në krye të luftimeve, por edhe përkrah lëvizjeve diplomatike të kohës. Ishte mes atyre që u kërkonin konsujve europiane në Shkodër, të respektoheshin të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e të parëve të tyre. Në letrat që malësorët i drejtonin konsujve, e bënin të qartë betimin se asnjë copë tokë nuk do të lëshonin pa luftë. Në letrën që iu çua i ambasadorit të Austrisë, me 1 mars 1880, malësorët shkruanin: "...Të jeni të sigurtë se po të ndodhë kjo padrejtesi që nuk e besojmë, do të ndodhin medoemos gjana të papëlqyeshme..." Në letër malësorët përcjellin mendimin e tyre se ata ishin të vendosur që të jetonin të patundur në viset e të parëve. Por fuqitë e Mëdha e kishin shitur Shqipërinë. Trojet kishin dalë në ankand. Me 4 prill një tjetër letër u është drejtuar konsujve në Shkodër. "Na dëshirojmë me jetue e me gëzue lirinë për të cilën jemi kryenaltë; na nuk kishim ndejë pa kundërshtue, cilindo qoftë për ndërrimin e fatit tonë. Prandaj kemi vendose me derdhë pikën e fundit të gjakut tonë para se me hy në zgjedhën e huej. Ideja kombëtare na bashkon për mbrojtjen e Atdheut tonë..." Por dukej se Evropën nuk e linin këmborët e fqinjëve tanë, që të dëgjonte zilet e shqiptarëve. Pazarllëqet ishin bërë me kohë. Sidoqoftë shqiptarët pushkët i mbanin ngrehur, gishtin në çark. Deda ishte si gjithmonë në krye të luftëtarëve. Ai dha një kontribut të çmuar për mirëkuptimin e prijësve shqiptarë, mes të cilëve nuk mungonin dhe grindjet. Kronistët kanë shkruar se ai u priu forcave shqiptare, që pritën me pushkë ushtrinë e madhe të Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda në krye të 18 trimave të zgjedhur prej Hotit dhe Grudës, ishte shkëputur dhe doli përpara tek ura e Rrzhanicës. Këmbë serbi nuk e kaloi urën. Ushtria e Knjazit u kthye mbrapsht, duke mos u mbuluar me lavdinë e fitores së munguar, ndërsa malsorët shkruan një faqe tjetër të ndritur në historint e Shqipërisë. Dedë Gjo' Luli kishte kaluar me sukses një provë tjetër. Pas thyerjes së Lidhjes, shumë luftëtarë nuk i ulën armët.

Valiu i Shkodrës nuk i ndërpreu përpjekjet e tij për të futur nën sundim me ligjet e Turqisë malësorët. Përveç dëshmive dhe kronikave të përcjella, nga shtypi i kohës, përsëri na vjen në ndihmë Palokë Traboini me poemen "Lufta e maleve ", i cili jep përmasat e figurës shumë popullore, Dedë Gjo Luli:

Kjo malsia kur ndigjoji
Dedë Gjo Lulit fjalë i çoi,
Çoi me e thirrë e me e pyet'
……………………………………
Dedë Gjo Luli trim dai,
qi s'i lè shoqi n'Malsi
bashkë me fise ban davi:
"Unë i herë, thom sa për veti,
armët e brezit nuk i hjeki...

Dhe kështu ndodhi. Ai mbeti tërë jetën me pushkën krahut. Ashtu siç luftoi pa e njohur kompromisin me pushtuesin turq me 1911, ku ai spikat si një ndër figurat kyç të kryengritjes, po ashtu kishte luftuar dhe kundër malezezëve me 1880-1881. Ai ishte mjeshtër i rrallë i shfrytëzimit të terrenit që e njihte me pëllëmbë dhe asnjëhere nuk u korit përballë armikut.

Në këngët e popullit është gdhëndur si një hero legjendar, që mundi dhe gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashën, i cili në krye të katër divizioneve, 16 batalione, msyni malet. Gjenerali që qe shprehur se Ballkani ishte i vogël për me provue aftësitë ushtarake, do të ndjehej i poshtëruar nga sfida që i bënë 3500 shqiptarë të armatosur me ca pushkë të vjetra, të cilët vertetë e humbën në fillim orientimin, se viheshin për herë të parë përballë mitralozëve që përdornin turqit, por shpejt do ta bënin gjeneralin që të kthehej me turp. Të njëjtën sfidë do t’i rezervonin trimat edhe Abdulla Pashës.

E tërë jeta e Dedës dhe familjes së tij është një shembull i papërsëritur atdhetarie. Një familje gati e shuar, por një familje, që kujtohet e nderohet për bëmat në ëmër të Atdheut. Kur do të binte i pari i dëshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai që më 6 prill 1911 kishte hedhe për tokë flamurin me gjysëm hënë, Deda do ta ndjente shtypjen e zermës prej dhimbjës. Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanë gjëmën e rënies së të birit, Gjergjit, 22 vjeçar. Në betejen e 29 gushtit 1912, kishin rënë shumë luftëtarë. Kur do t'ia jepnin lajmin Dedës, për të mos e lënduar, i thanë:

- Dedë, kanë mbetë 20 hotianë në fushë të luftës.
- Po burrat në luftë do të mbesin, qe përgjegjur ai.
- Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
- Po dhe ai djal nane ishte, qe përgjigjur Deda, duke e gëlltitë dhembjen.

Pas tre vjetësh do të vritej vetë Deda, shtator 1915. Djali tjetër, krahu i djathtë i tij ndër beteja, Kola, do të jepte shpirt tre vjet pas të atit, me 1918, i helmuar. Më 1920, në verilindje të Shkodrës, do të binte me armë në dorë Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit i djathtë i tij ndër beteja. Jo vetëm këta, por dhe nipi i Dedës, Zef Lan Ula, vëllai prej nëne, Baca Xheka, miqtë e shtëpisë, Kolë Marash Vata, Kolë Kurti, e të tjerë e zgjasin shumë listën e dëshmorëve për Atdheun të këtij fisi.

Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetmohimin e familjes Gjo' Luli. Në maj të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkëshortja e Kolës), u bartën prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej Vlore ato të Kolës dhe u sollën në Shkodër.

Mitingu i përmortshëm i përcjellë nga i shtypi i kohës ishte i jashtëzakonshëm.

Shkodra nderonte ata që gjakun nuk e kishin sakrifikuar për Atdhe. Në gazetën "Ora e Maleve", (Viti 1923, nr. 8) përcillen fjalët e Gjok' Lulit: ”Të falem nderës, moj Shkodër... Por ma tepër të falen nderës edhe gurt e Hotit. Nuk e kam besue se i dini këto punë e pasha këto eshtna që kena përpara edhe sa mashkuj, që të kenë pesëqind shtëpi në Hot kanë me dekë për Shqipni!”

Ndërsa deputetët shkodranë nga Tirana nisen telegramin: "Bashkohemi me evari në nderimet që Shkodra po i kushton kujtimit të Dedë Gjo' Lulit, tue krye detyrën e mirënjohtësisë ndaj Fatosit të Pavdekshëm që nga ma të parët ngrehi flamurin e lirisë se Atdheut mbi krepat e përgjakun të Malcisë së Madhe. Si përfaqësues të Shkodrës lutemi na zevëndësoni në ceremoni." Ceremoninë e përshëndetën edhe shumë shkodranë që jetonin në Tiranë.

Në një telegram të tyre shkruhej: "Ditën kur Shkodra kryen detyrën ndaj Dedë Gjo' Lulit, që gjithë jetën ja kushtoi atdheut dhe ushqeu në gjak lirinë, zemrat tona rrahin përnjëherë me ato të bashkëqytetaseve tanë të bashkuem në vorrin e nderimit për Fatosin e Malëcisë së Madhe." Edhe ky telegram është i botuar në gazetën "Ora e Maleve".

Ndërkohë në Shkodër qe formuar dhe "Komiteti Dedë Gjo' Luli", që do t'i ngrinte një monument këtij patrioti të shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkë me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anëtar nderi të komitetit, shkruante: "...due të shtoj dy fjalë edhe mbi dy inisiativa të tjera që janë marrë; me i ngritun një monument edhe kreshnikut tonë me famë botërore Skënderbeut e malcorit të madh Dedë Gjo' Luli..."

Patrioti tjetër i shquar, Avni Rustemi, do të shkruante që nga Roma: "Gëzohem që u muar inisiativa për t'i ngrehur një monument Burrit pa frikë e pa njollë të malësive tona, që kështu të jehojë emri i të ndjerit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit që më keni emëruar si pjesëtar nderi."

Poeti Risto Siliqi do të shkruante fjalë zëmre për luftëtarin e madh: "Sot pa farë dyshimi mund të thuhet se gjeneracioni i jonë i sotshmi e ka kuptue rëndësine e veprave patriotike... që trupat e fatosave martirë të shporuem pa mëshirë me bajonetat e armikut mos të kalben nën dhè bashkë me veprat e tyre. Emni i Dedë Gjo' Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra të gjalla, që e dëshmojne edhe krepat e thepishme të maleve tona, vuloset i gdhëndun në historinë tonë kombëtare" (Ora e Malësisë, nr. 20, viti 1923).

... Dhe emri i tij u gdhënd në histori përjetësisht. Fundi i tij ka mbetur sfidë atyre që i morën jetën. Një rapsod mirditor e ka fiksuar në vargje fundin e kreshnikut të maleve:

Në Bjeshkë t'Oroshit na u derdh zani
Se ç’ban m'ne serbjani.
Si ata trimat i kanë rrethue
Me vargoj na i kanë shtrëngue.
Zana e malit t'jam ankue
Curril gjaku a' tue shkue.
Mu në Shëshëz burrit t'botës
Pa iu trëmb qerpiku i lotës
Serbi thikën i ngul në krahnuer
Dedë Gjo' Luli' burrë malëcuer
S'u përkul as nuk u tut
Por po i thotë këto fjalë açik:
Gjaku em të të shkojë fli
Për me pshtue të ngraten Shqypni...

Jemi në mars, fillimin e kryengritjes së Malësisë së Madhe, e cila çoi në Pavarësinë e Shqipërisë. Përkrah trimave e shumë martirëvë të asaj kryengritjë nderohet dhe emri i prijësit, Ded Gjo’ Luli.

Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” New York
Nr.919, 17-20 Mars 2000, fq.10.

DED GJO' LULI - NJË JETË ME LUFTË PËR SHQIPËRINË

E shanë, e torturuan, pastaj e vranë dhe më në fund e masakruan. Dhe për t'i humbur gjurmët e atij krimi monstruoz e qitën në shpellë.
Ky burrë shqiptar kishte shkuar atje në Orosh të Mirditës për bisedime, edhe pse kishte një parandjenjë se atje do të vritej. Testamenti i nënshkruar një ditë më parë se të nisej, tregon parandjenjën e tragjedisë së tij, pavarësisht se të gjithë e kishin këshilluar që të mos shkonte.
Por Dedë Gjo' Luli ua kishte dhënë fjalën krerëve të Mirditës. Ishte ditë fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i Shqiperisë, Dede Gjo'Luli i Hotit.
Atë ditë u shua nga qielli shqiptar një yll i lirisë kombëtare. E vranë ata që e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.
Dede Gjo' Luli lindi në Traboin të Hotit në vitin 1840. Ishte bir i një prej familjeve më fisnike të Malësisë, derë e përmendur brez pas brezi. Hoti ka një të kaluar të shkëlqyeshme. Historianët thonë se ishte një ndër krahinat më të organizuara në gjithë Shqipërinë në Mesjetë.
Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka qene dere e pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka gezuar respekt per kete familje fisnike.
Dede Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike te races arberore.
Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare. Merrte pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21 vjecare u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.
Cun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i pjekur.
Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se Dede Gjo' Luli ishte atdhetar e trim. Zoti e kishte pajisur me keto cilesi fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te tokave shqiptare i kishte plage ne zemer.
I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te arberit.
Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte te gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per coptimin e tokave shqiptare, Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me mire se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka qene aleat i tyre.
Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede Gjo' Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga faqja e dheut. I kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe pasionet e cmendura sllave. Cereku i fundit i shekullit XIX, kishte qene shume fatkeq, sepse gjate kesaj periudhe gjysma e Shqiperise se roberuar nga otomanet kishte rene nen sundimin sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede Gjo' Luli ishte i vetedijshem se cka po ndodh.
E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon drejt copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar, sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per rrenimin e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i pjekur dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i kishte mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne Shkoder, ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje ishte njohur me patriotet dhe intelektualet me te shquar shqiptare te Rilindjes. Asnje kuvend kombetar ne Shkoder nuk behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo' Lulit. Shqiperia dhe Kosova e kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete. Njeri qe nuk ishte korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj. Tere jeten e kishte kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante lidhje te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te djegur shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.
Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e sidomos fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te Turqise do te gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre nuk do te kishte me Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike Dede Gjo' Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise. Ne Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar bindja se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse i shtyre ne moshe, trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha pergatitjet per nje qendrese te vertete. "E filloi luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se dy vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te madhen nder", thote nje poet shqiptar.
Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i familjes se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli ra deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore.
Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe Kosove. Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne sakrificen me te madhe per atdhe.
Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia evropiane mesoi shume nga kjo lufte. Ato dite patriotet shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces, qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e Shqiperise, para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e karakterizonte ne cdo cast historik.
Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se 100 autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne poetet, historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit shqiptar.
Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe sot e kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo' Lulit eshte shnderruar ne nje germadhe.
Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine e Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri i Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne Deciq; atje eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te dalluara te Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i Drenices nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes se tij.
Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte shuar me far e me fis per flamur e per liri. Megjithate politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte ndaj atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi. Historianet shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.
Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar, historianet nuk e kane thene fjalen e vete. Klanet e ndryshme politike kane manipuluar me te verteten historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo' Luli dhe trimat e tij nuk kane luftuar per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e vertete iliro-shqiptare, qe u eshte nenshtruar te huajve me pak se cdo krahine tjeter.
Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t'i korrigjojne keto gabime. Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e pavaresise por edhe diten e flamurit, te cilin e kane ngritur ne lufte kunder Perandorise angleze. Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te hidhura.
Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine burra e gra te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare kunder armiqve te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata meritojne vend me rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet fetare pa dallim, duhet t'i nderojne dhe te luten per shpirtin e tyre.
Vitin e ardhshem eshte 90-vjetori i Kryengritjes se Malesise, ne krye me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit ne Bratile te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te Greces. Ne mendojme se keto data historike meritojne nje perkujtim shume te organizuar dhe solemn, nga i gjithe kombi shqiptar. Qeveria, akademia dhe diaspora shqiptare duhet t'i bashkerendojne veprimet e tyre, qe ky pervjetor i rendesishem te nderohet ashtu si i ka hije nje populli te qyteteruar.



Ja si ia prenë kokën babait tim, kapiten Gjelosh Lulit

Dëshmia e 61-vjeçares Izabela Luli, për historinë tragjike të babait të saj, Gjelosh Lulit, kapitenit të Artilerisë të diplomuar në Torino, i cili u masakrua nga komunistët në 1947

Gjelosh Luli

Gjelosh Luli

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, babai im, kapiten Gjelosh Luli, qëndroi i fshehur nëpër male duke u strehuar tek miqtë e tij, sa në malësitë e Hotit të përtej kufirit dhe atë të Kastratit këtej kufirit, ku u rrethua dhe ra disa herë në përpjekje me Forcat e Ndjekjes. Aty nga dhjetori i vitit 1947, ai u rrethua në shpellën ku streohej në zonën e Kastratit dhe mbeti i ngrirë në dëborë. Pas shumë kërkimesh kufoma e tij u gjet nga Forcat e Ndjekjes, të cilat ia prenë kokën dhe trupin e tij e lanë mbi dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Më pas kokën e tij ata e morën me vete dhe sollën në Koplik, ku thirrrën disa fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit".

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për: Gazetën", është 61-vjeçarja Izabela Luli (Mari) e bija e kapitenit të famshëm Gjelosh Lulit, nipit të heroit të Deçiqit, Dedë Gjon Lulit, ish-komandantit të përgjithshëm të Forcave Nacionalistë të Malsisë së Madhe, i cili u masakrua në mnëyrën më barbare nga forcat komuniste në fundin e dhjetorit të vitit 1947. Po kush ishte Gjelosh Luli, cila është e kaluara e tij dhe ku u diplomua ai? Cili ishte aktiviteti i tij gjatë viteve të Monarkisë së Zogut e në periudhën e pushtimit fashist të vëndit dhe përse e masakruaun komunistët kufomën e tij?

Gjeloshi, nipi i Dedë Gjon Lulit
Gjelosh Luli u lind në vitin 1912 të në fshatin Traboin të Malsisë së Madhe, në familjen e patriotit të madh dhe heroit të Luftës së Deçiqit, Dedë Gjon Lulit. Babai i Gjeloshit, Gjokë Luli, ishte kushëri i parë me djalin e Dedë Gjon Lulit, por e e gjithë familja e tyre jetonte bashkë në një kullë atje në fshatin Traboin. Që kur ishte fare i vogël, Gjelosh Lulin, e përkundi në djep, Nora e Hotit, "Heroina e Popullit", të cilën Dedë Gjon Luli e kishte nusen e djalit. Nga ajo familje e madhe, përveç Dedë Gjon Lulit, kanë qenë tepër të njohur edhe dy djemtë e tij, Kola me Gjergjin, të cilët patën luftuar përkrah babait të tyre. Kola vdiq tepër i ri, pasi u helmua nga serbët në një hotel të Vlorës në vitin 1910, në shenjë hakmarrje ndaj Dedë Gjon Lulit, ndërsa Gjergji mbeti i vrarë në Luftën e Deçiqit, teksa ishte duke ngritur flamurin së bashku më babanë e tij. Përveç këtyre burrave që kanë lënë emër të madh, nga familja e Gjelosh Lulit ka qenë tepër i njohur edhe Luc Nishi, nip i kësaj shtëpie, i cili u vra duke luftuar me armë në dorë në Luftën e Koplikut në vitin 1920. Gjatë asaj beteje të madhe, Luc Nishi i vuri gjoksin topit të artilerisë serbe dhe trupi i tij u bë copa copa. Aty nga viti 1913 kur u bë ndarja e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha dhe fshati Traboin mbeti nën juridiksionin e Malit të Zi, si shumë familje të tjera të atij fshati, edhe familja e Dedë Gjon Lulit u shpërngul që andej dhe erdhi e u vendos në një fushë në afërsi të qytetit të Shkodrës. Edhe sot e kësaj dite ajo fushë afër fshatit Shtoj, njihet me emërin: Hoti i Ri. Që nga ajo kohë e në vazhdim familja e madhe e Dedë Gjon Lulit ka jetuar në atë fshat, kurse shtëpitë e tyre përtej kufirit në Traboin, mbetën të shkreta pa njeri. Në atë familje të madhe që u vendos në Hotin e Ri, jetoi edhe familja e Gjok Lulit, babait të Gjeloshit, i cili kishte gjashtë fëmijë: Pjetrin, Gjeloshin, Rrokun, Nolin, Gjelinën dhe Nocën. Gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, familja e Gjok Lulit u respektua dhe u nderua shumë nga regjimi zogist, për arsye se ai ishte nip i heroit të madh, Dedë Gjon Lulit. Nisur nga ky fakt, përveç djalit të madh Pjetrit i cili qëndroi me prindërit e tij në shtëpi, tre djemtë e tjerë të Gjokës, Gjeloshi, Rroku e Noli, përfituan bursa shtetërore nga qeveritë e Monarkisë dhe studjuan në universitetet e akademitë e Italisë. Ndërsa Gjeloshi me Nolin u diplomuan në shkollat dhe akademitë ushtarake, Rroku u diplomua në degën e Ekonomisë në një nga universitetet e Italisë.

Në Akademinë e Torinos
Gjelosh Luli nuk ishte më shumë se shtatë vjeç kur erdhi në qytetin e Shkodrës dhe filloi mësimet e para të shkollës fillore. Pas kësaj ai ndoqi mësimet e gjimnazit klasik pranë Konviktit "Malet Tona" të atij qyteti, ku u dallua si një nga nxënësit më të mirë të asaj shkolle. Lidhur me këtë, e bija e tij, 61-vjeçarja Izabela Luli (Mari) dëshmon: "Pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1929, babai, Gjelosh Luli, përfitoi një bursë shtetërore nga qeveria zogiste e asaj kohe dhe shkoi për të ndjekur studimet e larta pranë Akademisë Ushtarake të Torinos në Itali. Në atë akademi ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në degën e Artilerisë dhe pas mbarimit të saj bëri edhe një vit tjetër specializim në kursin e Aplikacionit. Në vitin 1934, babai u kthye në Shqipëri dhe u emërua në një nga repartet e Regjimentit të Artilerisë në qytetin e Tiranës ku iu dha edhe grada e togerit. Përveçse profesionit të tij si oficer artilerie ku ai ishte diplomuar me rezultate të larta, babai në atë kohë ishte i dhënë shumë edhe pas shkrimeve publicstike dhe gjuhëve të huaja, duke zotëruar shumë mirë italishten, frëngjishten e gjermanishten. Pasi shërbeu për disa vjet në Regjimentin e Artilerisë në Tiranë, Gjeloshi u transferua pranë familjes së tij në qytetin e Shkodrës, duke u caktuar përsëri në një repart artilerie. Në vitin 1936 teksa babai shërbente si oficer në qytetin e Shkodrës, u martua me nënën tonë. Elenën, e cila ishte bijë e familjes së njohur Mirakaj nga rrethi i Pukës. Në atë kohë që u bë martesa, nëna jonë sapo kishte mbaruar gjimnazin pranë Institutit Femëror "Nana Mbretë-reshë" në qytetin e Tiranës, ku ishte diplomuar me rezultate shumë të larta. Gjatë atyre viteve që babai shërbeu si ushtarak në qytetin e Shkodrës, ku mori dhe gradën e Kapitenit të Parë, ai gjithshtu dha edhe mësim si pedagog i gjuhëve të huaja në gjimnazin klasik të Shkodrës. Që nga ajo kohë babai filloi të botonte vazhdimisht shkrime të ndryshme në shtypin e kohës, e kryesisht në revistën "Hylli i Dritës" të cilën ai e kishte shumë për zemër. Ndërsa babai ishte i dhënë pas shkrimeve publicistike, nëna jonë, Elena, shkruante vazhdimisht poezi të cilat edhe sot pas kaq vitesh, me shumë mundime ne i kemi ruajtur dhe i kemi në shtëpinë tonë. Po kështu që në ato vite, Gjeloshi, kishte shfaqur hapur ndjenjat e tij antikomuniste me anë të shkrimeve të ndryshme që botonte në shtypin e kohës dhe ajo gjë njihej mirë prej të gjithëve në qytetin e Shkodrës", dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj Gjelosh Lulin, të cilit Mbreti Zog i dha mundësinë e shkollimit në Itali, për arsye se ishte nip i Dedë Gjon Lulit.

Kreu i nacionalistëve të Malsisë së Madhe
Pushtimi i Shqipëria nga Italia fashiste në prillin e vitit 1939, e gjeti kapiten Gjelosh Lulin, si oficer në Regjimentin e Artilerisë të qytetit të Shkodrës. Si shumë ushtarakë të tjerë edhe ai e kundërshtoi pushtimin fashist, por në vitin 1940 kur iu bë thirrje të gjithë ish-ushtarakëve të Monarkisë së Zogut, që të riktheheshin në Ushtrinë Kombëtare, edhe ai u kthye dhe u emërua përsëri në Regjimentin e Artilerisë ku kishte shërbyer vite më parë. Lidhur me veprimtarinë e Gjelosh Lulit gjatë viteve të pushtimit fashist dhe mbarimin e Luftës, e bija e tij. Izabela Luli dëshmon: "Në vitet e para të pushtimit, babai, nuk u përzie fare me punët e politikës por vazhdoi të shërbente siu ushtarak i Artilerisë dhe herë pas here vazhdoi të shkruante shkrime letrare e historike në revistën "Hylli i Dritës"e në ndonjë gazetë tjetër të asaj kohë. Asokohe familja jonë banonte në Lagjen "Badra" të Shkodrës, ku pas motrës së madhe Klarës që kishte lindur në vitin 1938, në vitin 1942, aty u linda dhe unë. Në atë kohë babai ynë njihej si nacionalist i flaktë e antikomunist i vendosur dhe të tillë e kishte edhe rrethin e tij shoqëror, ku përveçse me shumë intelektualë të njohur të qytetit, ai kishte shoqëri e miqësi të ngushtë edhe me oficerët: Mark Gjeka, Mark Mala, Mark Dredha si dhe me Gjon Dostanishtën e Gaspër Palin. Deri aty nga viti 1943, babai mbajti detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake të gjithë Qarkut të Shkodrës, ndërsa më pas kur filloi konflikti i armatosur midis forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, ai doli në mal dhe u zgjodh me detyrën e Komandantit të Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe. Si komandant i atyre forcave nacionaliste, Gjeloshi, qëndroi maleve me armë në dorë deri në mbarimin e Luftës dhe në nëtorin e vitit 1944, ai së bashku me major Llesh Marashin dhe njerzit që komandonin, shkuan në qyetezën e Koplikut dhe bënë një kuvend me popullin e asaj krahine. Gjatë atij takimi, Gjeloshi mbajti një fjalim ku midis të tjerash iu drejtua të gjithë popullit që ishte atje duke iu thënë: "Lufta ka mbaruar dhe komunistët e kanë fituar atë, prandaj ju shkoni nëpër shtëpiat tuaja, sepse s'kena ma gjak me derdh kot. Ndërsa unë po largohem e do të vazhdoj rrugën që kam nis". Ky ishte dhe takimi i fundit i babait me malësorët e asaj krahine, sepse më pas ai doli në mal në arrati", dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj kapiten Gjelosh Lulin, që në atë kohë ishte komandant i Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe.

Tre vjet i arratisur nëpër male
Që nga nëntori i vitit 1944 kur kapiten Gjelosh Luli u largua nga qyteti i Shkodrës, ai doli në arrati dhe qëndroi i fshehur nëpër male, për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve të cilët e kishin shpallur atë armik. Lidhur me këtë dhe peripecitë e familjes, pas arratisjes së tij, e bija Izabela dëshmon: "Pas arratisjes së babait, nëna. Elena, me mua dhe motrën Klarën, (që në atë kohë ishim shumë të vogla) nuk patëm fatin të qëndronim shumë në shtëpinë tonë, sepse që në janarin e vitit 1945 ne na internuan në Katër Rrugët e Shijakut. Në momentin që po na nxirrnin nga shtëpia vetëm me rrobat e trupit, motra, Klara, qante me të madhe duke kërkuar një fustan të bukur që ia kishte sjellë babai nga Italia. Në atë kohë njeri nga ushtarët që po kontrollonin shtëpinë, doli në dritare dhe pasi pyeti nënën se kë fustën kërkonte motra, e gjeti dhe ia hodhi atë nga dritarja, e motra pushoi së qari. Në Shijak ne na lanë në një stallë dhe më pas na internuan përsëri në Kalanë e Beratit dhe në qytezën e Kuçovës. Në atë kohë që ne ishim të internuar atje, babai qëndronte i fshehur nëpër male, së bashku me mikun e tij, Major Llesh Marashin. Pas arrestimit të Lleshit, babai qëndroi vetëm me mikun e tij të ngushtë, (probatinin) Marash Dodën nga Kastrati, duke u strehuar ndër miqtë e tij në atë krahinë. Aty nga fundi i vitit 1945, dymbëdhjetë burra të Hotit shkuan në Kastrat dhe morën takim me parinë e asaj krahine, duke iu thënë: "Na e dorzoni kapiten Gjelosh Lulin, se është marre për ne që ai streohet këtu në Kastrat dhe jo në Hot, që është dhe vëndlindja e tij". Pas kësaj kërkese, paria e Kastratit iu përgjigj burrave të Hotit duke iu thënë: "Po edhe ne me bukë e kemi mbajt Gjelosh Lulin". Kastratasit nuk pranuan me e dorzu Gjelosh Lulin dhe e mbajtën të strehuar edhe për shumë kohë në atë krahinë. Kur u dha një amnisti nga qeveria komuniste e Tiranës, babai e detyroi probatinin e tij, Marash Dodën, që të dorzohej dhe vetë qëndroi përsëri i fshehur në një shpellë në Kastrat. Nga viti 1945 deri në vitin 1947, atë e strehuan dy familje, nga kushërinjtë e tij matanë kufirit, Mark e Kol Miri, të fisit Dedëvukaj. Ndërsa këtej kufirit ai ka qëndruar i fshehur tek dy vëllezërit, Mark e Lul Gjeloshi. Kur në atë krahinë shkonin forcat të shumta komuniste për kontroll, babanë e kalonin matënë kufirit dhe kur kishte kontrolle andej, ata e sillnin përsëri këtej kufirit. Në vitin 1946, forcat shqiptare të Ndjekjes e rrethuan shtëpinë e Mark e Kol Mirit në Traboin të Malit të Zi, por babai mundi që të shpëtonte dhe iku ndër male. Pas kësaj forcat e Sigurimit e lidhën Kol Mirin këmbë e duar dhe i ndezën dy zjarre anash tij. Ndërsa filloi t'i fryhej mishi i trupit nga flakët e zjarrit, Kola bërtiti që ta zgjidhnin, sepse do t'u tregonte vëndin ku fshihej Gjelosh Luli. Ndërsa Kola bërtiste nga dhimbjet, vëllai i tij, Marku, që ishte i lidhur në një trung lisi aty pranë, i bënte me shenjë që të mos tregonte. Pasi e zgjidhën, Kola i sorollati Forcat e Ndjekjes nëpër male pa ua treguar vëndin ku fshihej Gjelosh Luli dhe ai mundi që të shpëtonte prej tyre, duke u arratisur nga një shtëpi ku ata shkuan për të kaluar natën. Pas kësaj Kola mundi që të arratisej nga Shqipëria, ndërsa të vëllanë e tij, Markun, e burgosën me dënime të gjata. Pas kësaj ngjarje, Gjelosh Luli, iku nga Hoti dhe u strehua në Kastrat, ( i mbajtur në vig nga fshataërt pasi i kishin ngrirë këmbët) ku në dhjetorin e vitit 1947 atë e rrethuan dy herë Forcat e Ndjekjes. Në rrethimin e dytë ai iku nga shpella pa e kapur, por mbeti i ngrirë në dëborë ku dhe e gjetën të vdekur forcat e Sigurimit. Pasi e gjetën në dëborë, ata ia prenë kokën Gjeloshit dhe trupin e tij e lanë aty në dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Kokën e tij ata e sollën në qëndrën e Malsisë së Madhe, në Koplik, dhe aty mblodhën shumë fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin, nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit. Aty nga pranvera e vitit 1948, trupin e tij e gjeti një çoban i atyre anëve, i cili e varrosi dhe vuri një shenjë që të mos e harronte vëndin. Në atë kohë ne na hoqën nga internimi e na kthyen në Shkodër dhe nga ajo gjë ne e morëm me mënd se babanë e kishin vrarë, sepse ishte si rregull që kur vritej një njeri, familjen e tij e kthenin nga internimi. Në Shkodër ne na morën në shtëpinë e tyre, Nora e Hotit me Katrinën, vajzën e Luc Nishit dhe tek ato ne kemi qëndruar gjatë gjithë kohës së regjimit komunist. Por edhe pas vrasjes së babait, fatkeqësitë tona nuk mbaruan, sepse në vitin 1953, arrestuan nënën tonë, Elenën, të cilën e dënuan me dhjetë vjet burg për agjitacion e propagandë. Dënimi i saj erdhi pasi ditën që vdiq Stalini ajo tha: "Shyqur që vdiq ky kriminel, por kur po i vjen rradha këtij tonit". Deri në vitin 1991, ne nuk e mësuam dot të vërtetën e zhdukjes së babait, sepse për atë thuheshin shumë legjenda dhe çobani që e varrosi trupin e tij pa kokë, nuk ia tregoi asnjeriu deri në shëmbjen e regjimit komunist. Aty nga viti 1991, ai na dërgoi fjalë që të shkonim aty për të marrë eshtrat e babit tonë, por kur shkuam ne, ai kishte një muaj që kishte vdekur. Pas shumë kërkimesh, ne i gjetëm eshtrat e babait pa kokë dhe pas një ceremonie që bëmë në fshatin Kushe, eshtrat e tij i sollëm në varret e Rrmajt të qytetit të Shkodrës ku prehen e dhe sot", e përfundon rrëfimin e saj Izabela Luli, për babanë e saj, kapitenin e famshëm, Gjelosh Luli, të cilin komunistët e masakruan në mënyrën më barbare, duke i prerë kokën në natën e vitit të ri të vitit 1947.



Si u persekutua familja e Mul Deliut, Bajraktarit të Hotit


Historia tragjike e fisit të famshëm të bajraktarëve të Hotit e Malësisë së Madhe, të kryesuar prej Çun Mulës të cilët luftuan në krye të malësorëve kundër serbo-malazezëve.


Në gjashtë prillin e vitit 1939 kur u dha lajmi se Italia fashiste po sulmonte Shqipërinë, Mbreti Zog e thërriti babanë tim Mul Bajraktarin i cili asokohe mbante gradën e majorit dhe e caktoi në detyrën e komandantit të forcave ushtarake për mbrojtjen e Vlorës. Por ndërsa Mul Bajraktari në krye të forcave të armatosura që iu dhanë nën komandë po përgatitej të nisej për në qytetin e Vlorës, u ndryshua urdhëri dhe Komanda e Përgjithshme e Mbrojtjes Kombëtare që sapo ishte formuar e caktoi atë me detyrën e Komandantit të Batalionit "Deja" të cilit i ishte dhënë urdhërin për t'u vendosur në rrëzë të kodrave të Shijakut ku ishte dhe vija e dytë e rajonit të mbrojtjes.

Babai im Mul Bajraktari në krye të forcave që komandonte sipas urdhërit të dhënë u instalua në atë vënd ku qëndroi deri në pasdreken e shtatë prillit ku forcat italiane e thyen qëndresën e Batalionit "Deja" i cili ishte i paisur keq dhe me ushtarë të mobilizuar në 24 orët e fundit. Pas disfatës që pësoi batalioni i tij, babai së bashku me disa oficerë të tjerë u kthyen në Tiranë ku u informuan se Mbreti me Oborrin e tij dhe një pjesë të Gardës ishin nisur për në Korçë". Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 72-vjeçari Kastriot Bajraktari, djali i madh i nënkolonel Mul Deli Bajraktarit që rrjedh nga familja e famshme bajraktarëve të Hotit dhe Malsisë së Madhe të cilët për disa shekuj udhëhoqën malsorët e asaj krahine në luftrat e tyre kundra forcave turke dhe serbo-malazeze. Po cila është historia e familjes së Mul Bajraktarit dhe kush ishin pinjollët më të njohur të atij fisi të famshëm në Veriun e Shqipërisë? Cilat ishin betejat dhe ngjarjet që lidhen me emrat e burrave të asaj familje dhe cilat ishin përpjekjet e Krajlit të Malit të Zi dhe Mbretit Aleksandër për t'i shmangur ata nga rruga e tyre? Cilët ishin pasardhësit e Çun Mulës të cilit i ka kënduar padër Gjergj Fishta në "Lahuta e Malcisë" dhe si u persektua familja e nënkolonel Mul Deli Bajraktarit, pinjollit të fundit të kësaj familje që trashëgoi dhe mbajti Bajrakun e Hotit e Malësisë së Madhe.

Kush ishte Mul Bajraktari

Mul Bajraktari u lind në vitin 1894 në krahinën e Hotit dhe ai ishte fëmija e dytë nga tre djemtë e Deli Metës, që trashëgonte parinë e Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së Madhe. Mul Delia apo siç njihet ndryshe Mul Bajraktari, fëmijrinë e tij e kaloi aty në trojet e të parëve dhe mësimet e para i mori në qytetin e Shkodrës ku familja e tij kishte miqësi të madhe me pjesën më të madhe të parisë së vëndit. Lidhur me të kaluarën e Mul Bajraktarit, i biri i tij Kastrioti, tashmë në moshën 72-vjeçare dëshmon: "Në fillimin e vitit 1916 kur Muli nuk ishte më shumë se 22-vjeç, së bashku me babanë e tij Deli Metën dhe 150 malsorë të tjerë nga paria e Malësisë së Madhe u internuan nga austro-hungarezët në një kamp afër Vjenës të quajtur Ashah Dynave. Në atë vënd ata qëndruan deri në mbarimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1918-të, kohë në të cilën u liruan dhe u kthyen në Shqipëri. Në vitin 1919-20-të Mul Bajraktari mori pjesë në Luftën e Koplikut bashkë me forcat vulllnetare të Malësisë së Madhe të kryesuara nga babai i tij Deli Met Bajraktari dhe gjatë asaj beteje atij iu vra dhe shoku më i ngushtë Luc Nishi.

Mul Delia, Bajraktari që u arrestua nga gjermanët

Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e së dielës, u njohëm me një histori të shkurtër të familjes së bajraktarëve të Hotit dhe të Malësisë së Madhe i njohur ndryshe si fisi i Çun Mulës i cili është i përmëndur edhe nga Padër Gjergj Fishta në veprën e tij madhore "Lahuta e Malcisë". Kjo familje e madhe e bajraktarëve të Hotit ka qenë e përmëndur gjithmonë me fiset e tjera të njohur të Veriut të Shqipërisë përkrah Zogollëve Matit, Gjonmarkajve të Mirditës, Kaloshëve të Dibrës dhe Mulosmanëve të Krasniqes. Ndër burrat më të shquar që ka nxjerrë ajo familje që prej tre-katër shekujsh, përmënden Luc Gjori, Çun Mula, Deli Meta dhe Mul Deli Bajraktari, të cilët janë të njohur për luftrat e tyre kundër turqve, serbo-malazezëve, italianëve dhe gjermanëve.

Po kështu babai im Mul Bajraktari asokohe mori pjesë dhe në Luftën e Kakarriqit kundër forcave serbo-malazeze të cilat invaduan kufijtë veri-perendimorë të Shqipërisë. Në vitin 1921 kur plasi revolta separatiste e Mirditës, përkrah forcave qeveritare të komanduara nga Major Preng Jaku që u dërguan për ta shtypur atë, me urdhërin e Ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu aty mori pjesë dhe babai im Mul Bajraktari në krye të forcave vullnetare të nisura nga Malësia e Madhe. Gjatë betejave që u zhvilluan aty mori pjesë dhe një kolonel austriak i cili u plagos rëndë. Kur e mori vesh këtë gjë kapidani i Mirditës Gjon Markagjoni, i kërkoi takim Mul Bajraktarit dhe i tha: "Megjithse jemi në pozicione të kundërta, duke pasur konsideratat ma të larta për fisin e derën e familjes tuej, po ta dorzoj në besën tënde këtë kolonel që të ma përcjellësh deri në Arqipeshkvinë e Shkodrës". Muli e mori në besë kolonelin austriak dhe e përcolli deri në Arqipeshkvinë e Shkodrës, nga ku më pas ai u dërgua për në Vjenë. Për këtë nder që i bëri kolonelit austriak, përpara largimit nga Shqipëria ai i dorzoi Mulit në shenjë kujtimi shpatën e tij të cilën familja jonë e pati ruajtur deri sa ajo u bastits prej partizanëve. Disa vjet më vonë, në 1925-ën, pasi ishte shtypur Kryengritja e Dukagjinit, kryetari i Shtetit Ahmet Zogu e ngarkoi babanë tonë Mulin që të shkonte në Kroin e Bradhë për të kapur Dom Loro Cakën i cili konsiderohej një nga organizatorët kryesorë të asaj revolte. Sipas urdhërit që mori nga Zogu, babai shkoi në zonëën e Dukagjinit ku pasi mblodhi parinë e e saj u tha se kishte shkuar aty për të arrestuar Dom Loro Cakën, sepse qeveria kishte informata të sakta që ai strehoej aty. Ndonëse kishte marrë atë urdhër prej Zogut, babai nuk donte ta arrestonte atë dhe foli me të zotin e shtëpisë ku strehoej Dom Loro Caka duke i thënë atij që ta largonte prej andej pasi ai ishte në kërkim nga qeveria dhe do vinte dikush tjetër që ta arrestonte. Kur u kthye në Tiranë, Zogu e thërriti Mulin në Pallat dhe i tha: "Bajraktar, më thuej të drejtën pse nuk e arrestove Dom Loro Cakën?" Muli iu përgjigj: "Nuk e arrestova se e pashë të arsyeshme se Dom Lora Caka duhej të jetonte dhe ju naltmadhëni nuk do të kishit asnjë dam prej kësaj". Pas këtyre fjalëve të babës, Zogu iu përgjigj: "Nuk kam çka me të ba o Bajraktar se të kam mik", kujton Kastriot Bajraktari takimin e babait të tij Mulit me Zogun pas misionit që ai i kishte ngarkuar për kapjen e Dom Loro Cakës, organizatorit të kryengritjes së Dukagjinit të vitit 1925 e cila ishte financuar nga ana e Beogradit për rrëzimin e Zogut. Karriera ushtarake e Mul Bajraktarit Pas vitit 1925 kur Ahmet Zogu urdhëroi Ministrinë e Brendshmë të ndërrmerte aksionin e çarmatimit të zonave më të nxehta të Shqipërisë, në krahinën e Dukagjinit ai dërgoi Mul Bajraktarin i cili me sjelljet e tija shumë të mira e kreu atë detyrë me sukses dhe pa asnjë incident me banorët e atyre zonave. Pas atij misioni karriera ushtarake e Mul Bajraktarit filloi një ngjitje të shpejtë, për të cilën i biri i tij, Kastrioti dëshmon: "Në vitin 1927 Zogu e transferoi Mulin në rrethin e Gjirokastrës duke e caktuar në Rojen Mbretërore të Kufirit. Një vit më vonë duke qenë në atë atë detyrë, Muli u caktua si përfaqësues i palës shqiptare në Komisjonin që u ngrit asokohe për rregullimin e kufirit jugor të Shqipërisë me Greqinë. Pas përfundimit të asaj detyre në vitin 1929 Muli erdhi në Tiranë për të ndjekur kursin e organizimit të Rojes Mbretërore të Kufirit, të cilin nën drejtimin e instruktorëve italianë e përfundoi në vitin 1930-të. Pas mbarimit të këtij kursi dyvjeçar Zogu e emëroi Mulin me detyrën e Komandantit të batalionit të tretë të Rojes Mbretërore të Kufirit në zonën e Pogradecit dhe Korçës. Nga viti 1930 e deri në vitin 1937 që babai shërbeu në këtë zonë, ai punoi me një korrektësi shëmbullore dhe me inisitaivën e tij ngriti kazermën e Leskovikut si dhe disa çezma përgjatë kufirit të cilat u shërbenin jo vetëm ushtarëve që ishin aty por dhe banorëve të atyre fshatrave kufitare. Aty nga viti 1935 ndërsa Muli po udhëtonte me kalë për një inspektim në atë zonë kufitare që mbulonte, ai u bë objekt i një atentati të organizuar nga jugosllavët duke u plagosur lehtë në krah. Atentatorët u kapën dhe gjyqi kërkoi t'i dënonte shumë rëndë, por me ndërhyrjen e Mulit ata u dënuan vetëm me nga tre vjet. Babai ndërhyri për dënimin e lehtë të tyre sepse ajo gjë ishte kurdisur nga sekretari shqiptar i Legatës Jugosllave në Tiranë (Z. P.) i cili u arrestua më pas. Për atë punë shëmbëllore që bëri në zonën e Pogradecit dhe Korçës, Muli u dekorua disa herë nga Mbreti Zog dhe iu dha grada e kapitenit të parë", kujton Kastriot Bajraktari lidhur me karrierën ushtarake të babait të tij Mulit

7 Prill 1939, lufton në Shijak

Pas një karriere ushtarake të suksesëshme të Mul Bajraktarit, aty nga fillimi i vitit 1938 Mbreti Zog e transferua atë në qytetin e Durrësit me detyrën e komandantit të portit detar ku ai punoi deri në fillimin e vitit 1939 kur u caktua për të ndjekur kursin e perfeksionimit të oficerëve në Tiranë i cili do të drejtohej nga instruktori francez Andrea De Leo. Lidhur me këtë periudhë, Kastriot Bajraktari dëshmon: "Muli nuk arriti që ta përfundonte dot kursin e perfeksionimit të oficerëve që u hap në Tiranë në fillimin e vitit 1939 për arsye se ai u mbyll prej agresionit ushtarak që Italia ndërrmori ndaj Shqipërisë. Në paraditen e gjashtë prillit të vitit 1939, Mul Bajraktarit iu ngarkua detyra e komandantit të forcave ushtarake dhe rezerviste për mbrojtjen e Vlorës. Por ndërsa ai po bëhej gati që në krye të forcave që komandonte të nisej në drejtim të Vlorës, Komanda e Përgjithshme e Mbrojtjes Kombëtare e porsaformuar e ndryshoi urdhërin dhe ngarkoi atë me detyrën e Komandantit të Batalionit "Deja", të cilit iu ngarkua detyra luftarake të për tu vendosur në Kodrat e Shijakut ku ishte dhe rajoni i dytë i mbrojtjes i frontit të luftës. Sipas urdhërit të dhënë nga komanda eprore, babai im Mul Bajraktari me forcat ushtarake që komandonte u instalua në Kodrat e Shijakut ku qëndroi deri në pasdreken e shtatë prillit ku forcat e shumta italiane që zbarkun në Durrës udhëtuan në drejtim të Tiraanë duke e thyer qëndresën e Batalionit "Deja"i cili ishte i paisur keq nga ana e armatimeve dhe me ushtarë të rekrutuar vetëm në 24 orët e fundit. Pas disfatës që pësoi ai batalion, babai së bashku me disa ushtarakë të tjerë u nisën në drejtim të Tiranës dhe prej aty në drejtim të Korçës ku ishin nisur më parë karvani i automjeteve që shoqëronin Mbretin Zog dhe një pjesë të Oborrit Mbretëror", kujton Kastriot Bajraktari lidhur me agresionin fashist të shtatë prillit të vitit 1939 ku babai i tij Muli u caktua me detyrën e komandantit të Batalionit "Deja" për të bërë rezistencë në Kodrat e Shijakut.

Mbron trojet shqiptare në Mal të Zi

Më datën nëntë prill të vitit 1939 kur Ministri i Oborrit i Mbretit Zog lëshoi një komunikatë që të gjithë oficerët e Monarkisë dhe nënpunësit të ktheheshin në vendet e tyre të mëparshme edhe Mul Bajraktari me shumë oficerë të tjerë u kthyen në Tiranë. Në atë kohë Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare e emëroi Mulin me detyrën e Komandantit të Rojes së Financës në qytetin e Durrësit. Lidhur me këtë Kastriot Bajraktari dëshmon: "Edhe pse u caktua në atë detyrë, organet e SIM-it nisën hetimet ndaj tij duke e cilësuar si një nga oficerët që kishte kundërshtuar me armë zbarkimin ushtarak në Durrës. Ndërsa ai ishte futur në listat e atyre që do internoheshin të cilat kishin shkuar në Romë për aprovim, i erdhi urdhëri i transferimit për në Sarandë ku ishte caktuar komandant kompanije. Babai u detyrua ta pranonte atë detyrë, për arsye se në atë kohë babën e tij dhe gjyshin tonë Deli Met Bajraktarin që ishte në moshëm 84-vjeçare, autoritetet fashiste e kishin internuar në fshatrat e Beratit. Pas tre muajsh Mulin e thërritën në Tiranë ku dhe i komunikuan lirimin nga detyra ushtarake. Në atë kohë i detyruar nga nevoja ekonomike pasi babai kishte në ngarkim familjen prej nëntë vetësh, ai u muar me tregti. Gjatë kësaj kohe atij i propozuan që të shërbente me gradën e majorit në Milici, por ai nuk pranoi. Po kështu ai refuzoi edhe detyrën e Prefektit në Kosovë dhe funksionin e këshilltarit Koroprativ. Aty nga fillimi i vitit 1942 ai ra në kontakt me persona antifashiste dhe bashkë me ta u angazhua që të organizonin në një lëvizje të Malësisë kundra forcave pushtuese italiane. Në kuadër të kësaj lëvizje asokohe ai pati kontakte të vazhdueshme me Arqipeshkvin e Shkodrës Monsinjor Gaspër Thaçin dhe Patër Anton Harapin. Aty nga fillimi i vitit 1943 forcat çetnike dhe ato partizane të Titos ishin organizuar në formacione ushtarake të rregullta dhe ishin afruar në kufijtë e Veriut të Shqipërisë me synim për të rimarrë Ulqinin, Tivarin, Hotin, Tuzin dhe Grudën. Malësia e Madhe duke pasur parasysh Masakrën e Bihorit ku u masakruan 5000 shqiptarë, u alarmua dhe në mënyrë që të mos përsëritej më ajo vendosi që të mbrohej. Në mbledhjen që u organizua në Malësinë e Madhe për këtë gjë, u caktua Mul Bajraktari si kryetar i saj dhe atu u zgjodh një delagacion prej 50 vetash që nën kryesninë e Mulit do të vinin në Tiranë për të kërkuar armë. Pas një organizimi që bëri Mul Bajraktari, autoritetet italiane i dhanë atij 2500 armë për Malësinë e Madhe dhe 500 të tjera ia dhanë Prenk Calit për mprojtjen e Kelmendit. Në atë kohë që Muli mori armët dhe organizoi forcat vullnetare të Malësisë së Madhe, në zonën Reç-Lohje-Rrjoll ishin grumbulluar çetat nacionaliste dhe ato partizane të nacional-çlirimtares. Autoritetet italiane i dhanë dy herë urdhër Mulit që t'i sulmonte ato forca, por ai nuk pranoi me asnjë kusht. Ndërsa Muli ndodhej në Tuz, ai iu dha urdhër forcave të tija që të mos luftonin në zonën e Reçit kundër partizanëve e nacionalistëve ku i kishin dërguar italianët me forcë. Si rezultat i refuzimit të forcave që komandoheshin nga Muli, italianët pësuan disfatë në Reç ku lanë 25 të vrarë dhe 50 të plagosur. Në shenjë hakmarrje ndaj kësaj humbje, Koloneli Klementis e arrestoi Mulin dhe e mbajti për 20 ditë në burgun e Distrellos nga ku u detyrua ta lironte pas ndërhyrjeve të shumta të miqve të tij dhe kërkesave të vazhdueshme të vullnetarëve që Muli kishte nën komandë", kujton Kastriot Bajraktari përpjekjet e babait të tij Mulit në mbrojtjen e viseve shqiptare në Mal të Zi të cilat më pas ranë përsëri në duart e serbo-malazezëve.

Internohet nga gjermanët

Pas kapitullimit të Italisë ndonëse Mul Bajraktari mbante detyrën e Komandantit të Kufirit Verior me gradën e nënkolonelit, si nacionalist që ishte bashkëpunoi ngushtë me misionet angleze që ishin në Veri për të organizuar rezistencën kundër forcave gjermane. Lidhur me aktivitetin e Mul Bajraktarit në atë kohë, i biri Kastrioti dëshmon: "Duke e ditur influencën e Mulit në gjithë Malësinë, komandanti gjerman i Gestapos, majori Husding që ishte në Shkodër i propozoi atij që në krye të një fuqie prej 2500 forcave vullnetare të kryente një operacion në Vlorë dhe në Korçë, por Muli e refuzoi. Po kështu ai u thërrit në Tiranë ku iu propozua detyra e komandantit të forcave të Operacionit të Dimrit të cilën ai përsëri e refuzoi. Pas kësaj më 27 prill të vitit 1944 majori gjerman Hofman Husding nxorri urdhërin e arrestimit për Mulin i cili në fillim u dërgua në Prizëren dhe më pas në kampin e Prishtinës. Pas tre muajve që e mbajtën në Prishtinë, Mulin e dërguan në kampin Kerstoplatz të Vjenës në Austri, nga ku ai u lirua vetëm me ndërhyrjen e forcave aleate anglo-amerikane dhe atyre sovjetike. Më pas ai shkoi në Itali ku qëndroi në kampin e Rexhio-Emilias deri në vitin 1947. Në atë kohë me ndërhyrjen e Mbretit Zog, bashkë me 35 ish-ushtarakë të tjerë ai u lirua prej andej dhe shkoi në Siri ku i gjithë grupi i oficerëve u inkuadruan në ushtrinë Siriane po me gradat që kishin pasur në Shqipëri. Në vitin 1949 bashkë me ushtarakët e tjerë ata u pushuan nga shërbimi ushtarak dhe në atë kohë ai mbeti në gjëndje mjaft të keqe ekonomike. Në vitin 1951 Shefit i Zbulimit Jugosllav, Çedo Mijoviç i propozoi Mulit për të shkuar në Jugosllavi dhe të merrej me organizimin e emigracionit antikomunist që ai të ndërhynte ushtarakisht në Shqipëri. Pasi u konsultua me Mbretin Zog, Muli iu përgjigj atij me këto fjalë: "Me armët dhe me gradat e Jugosllavisë unë nuk mund ta sulmoj atdheun tim Shqipërinë". Babai im Mul Bajraktari vdiq në Damask të Sirisë në vitin 1952 dhe vetëm pas shëmbjes së diktaturës komuniste, në vitin 1994, me ndihmën e diasporës shqiptare të SHBA-së eshtrat e tij u sollën në atdhe dhe sot ato prehen aty në Hot tek vorret e të parëve tanë" , e përfundon rrëfimin e tij Kastriot Bajraktari, djali i madh i Mulit i cili së bashku me vëllanë Melekun e katër motrat Lirien, Bukurien, Teftën e Dritën vuajtën për shume vjet të internuar në kampet e Myzeqesë. Internimi i tyre erdhi pasi regjimi komunist i Enver Hoxhës babanë e tyre Mul Deli Bajraktarin e kishte shpallur armik të popullit edhe pse fotografia dhe emri i tij ndodhen edhe sot në parcelën e ish-të burgosurve të kampit gjerman Kerstoplatz në afërsi të Vjenës.



*****

Familja e Çun Mulës, prijsit të Hotit e Malësisë së Madhe

Një nga ato familje të mëdha që ka nxjerrë burra të shquar dhe ka bërë emër të madh në historinë e Shqipërisë, është dhe familja e Çun Mulës apo siç njihet ndryshe Bajraktari i Hotit dhe i Malësisë së Madhe. Që nga shekulli i XV-të kjo familje ka qenë e përmëndur gjithmonë në Veriun e Shqipërisë, përkrah familjeve Zogolli të Matit, Gjonmarkajve të Mirditës, Kaloshëve të Dibrës dhe Mulosmanëve të Krasniqes. Sipas disa gojdhënave dhe dëshmive të ndryshme, historia e kësaj familje apo më saktë e fisit të Bajraktarëve të Hotit dhe Malësisë së Madhe njihet që prej dymbëdhjetë brezash dhe një nga të parët e trungut të saj ka qenë Luc Gjori. Po kështu thuhet se ky person ishte ai që fitoi dhe mori parinë e Bajrakut të Hotit, të cilën e trashëgoi më pas dhe fisi i tij brez pas brezi deri në mesin e shekullit të kaluar. Luc Gjori e fitoi të drejtën të mbante Bajrakun e Hotit dhe Malësisë së Madhe pasi u shqua për guxim dhe trimëri të rrallë në Luftën e Tivarit në Malin e Zi. Po kështu nga pozita e Bajraktarit që u fitua prej Luc Gjorit, ajo familje kishte të drejtë të përfaqësohej në krye të vëndit në kuvendet e ndryshme që mbaheshin në Shqipërinë e Veriut dhe bashkë me fisin të ishin si udhëheqës (flamurtarë) në krye të luftrave që zhvilloheshin në atë krahinë dhe zonat përreth. Nisur nga të drejtat e detyrimet që i jepte posti i Bajraktarit shtëpisë së tij, Luc Gjori krijoi Beslidhjen e Malësisë së Madhe për të bërë të mundur mbrojtjen e krahinës dhe bajrakut të tij nga situatat e vështira që krijoheshin herë pas here. Një nga kushtet e para që u vu dhe u pranua në atë Beslidhje të krijuar prej Luc Gjorit, ishte dhënia e besës për ndalimin e çdo vrasje, grabitje apo gjakmarrje brenda krahinës, gjë e cila u mbajt nga të gjitha fiset e Bajrakut të Hotit dhe e gjithë Malësisë së Madhe. Pas Luc Gjorit, një nga figurat më të njohura dhe më të famshëm të asaj familje i cili ka bërë emër të madh jo vetëm në krahinën e tij por në të gjithë Veriun e Shqipërisë, ka qenë dhe Çun Mula i cili u lind në vitin 1818-të. Sipas të drejtës zakonore të sanksionuar në Kanunin e Maleve, Çun Mula trashëgoi parinë e Bajrakut që kishte pasur familja e tij dhe u vu në krye të malsorëve duke i udhëhequr ata me trimëri e besnikëri në luftrat e shumta që u zhvilluan në atë krahinë kundra forcave serbo-malazeze dhe atyre turke. Po kështu nga dëshmi të ndryshme rezulton se Çun Mula të ketë marrë pjesë si ushtar i Perandorisë Osmane në luftrat e Krimesë dhe Moresë. Nisur nga emri i madh që krijoi Çun Mula në atë krahinë, në vitin 1878 paria e Hotit dhe e Malësisë së Madhe e zgjodhi atë si përfaqësues të saj në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit që u mbajt më dhjetë qershor të atij viti nën kryesinë e Iljaz Pashë Dibrës (Qokut). Në këtë kuvend, Çun Mulës iu caktua edhe funksioni i Komandantit të forcave vullnetare ushtarake për gjithë Malësinë e Madhe. Një nga betejat më të mëdha që udhëhoqi Çun Mula, ku dhe u shqua për guxim e trimëri të rrallë, ka qenë lufta e Zharnicës, ku ai me malsorët vullnetarë që komandonte i theu keqasi forcat ushtarake të rregullta të Krajl Nikollës së Malit të Zi. Po kështu disa vjet më pas, Çun Mula luftoi përsëri edhe kundra forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, kur ajo doli hapur në favor të Malit të Zi për lëshimin e Hotit, Grudës, Plavës dhe Gucisë. Një nga betejat më të njohura që zhvilloi Çun Mula kundra forcave turke, është ajo e zhvilluar në Bajzë të Kastratit kundra forcave ushtarake të Bedri Pashës. Gjatë asaj beteje Çun Mula kërkoi mbështetjen e kapidan Hodo Beg Sokolit i cili ishte Komandant ushtarak i Veriut të Shqipërisë me qendër në Shkodër dhe ai e furnizoi me armatime të shumta për forcat vullnetare që Çun Mula i mblodhi në Postribë, Shkrel dhe Kastrat. Thuhet se komandanti i forcave turke Bedri Pasha, duke e parë të pamundur përplasjen me malsorët e udhëhequr prej Bajraktarit të Hotit, të cilët ishin të vendosur të luftonin me çdo kush për të mbrojtur tokat e tyre, iu shmang përpjekjes së armatosur dhe i hapi rrugën Çun Mulës. Kjo ngjarje asokohe bëri bujë të madhe aq sa u përjetësua edhe në këngët e folklorin popullor duke u kënduar me lahutë nga disa breza. Në një nga ato këngë ndër të tjera thuhet: "Ku po shkon more Çun Mula / Prej Kelmendi sot u ula / Kam marrë vesht se m'ashtë zanë rruga / M'ashtë zanë rruga me shumicë / Prej Kastrati deri në Kamicë". Nga ato këngë të kënduara prej malsorëve të asaj krahine është frymëzuar dhe Padër Gjergj Fishta i cili në veprën e tij madhore "Lahuta e Malcisë", ndër të tjera shkruan: "Vjen Çun Mula, e vjen Mark Lula / Njeni i Hot e tjetri i Shalë / Të rrebtë për pushkë e të urtë për fjalë". Përveç aktivitetit të tij si prijës ushtarak në krye të malsorëve, Bajraktari i Hotit Çun Mula njihej dhe respektohej edhe si burrë i urtë në pajtimin e gjaqeve apo ndarjen e gjyqësive të ndryshme jo vetëm në krahinën e tij por edhe më gjërë. Po kështu Çun Mula është i njohur edhe për kontributin e dhënë në pajtimin në mes parisë së Lezhës dhe bajraktarëve të Mirditës në grindjet e tyre të vazhdueshme për caktimin e kufijve në mes dy krahinave. Në atë kohë që ato grindje në mes dy krahinave ishin acaruar jashtë mase dhe kishin arritur kulmin, kapidani i Mirditës Gjon Markagjoni, me pëlqimin edhe të bajraktarëve të Lezhës, e thërriti Çun Mulën, i cili i ndau kufijtë duke i lënë të kënaqur të dy palët. Thuhet se ato kufij ku i nguli gurët Çun Mula, vazhdojnë të jenë edhe sot kufijtë që ndajnë dy krahinat e Lezhës dhe Mirditës që asokohe kishin probleme të vazhdueshme me njëra-tjetrën. Çun Mula vdiq në vitin 1896 në moshën shtatëdhjetegjashtë vjeçare dhe u varros me nderime të mëdha aty në trojet e të parëve të tij në krahinën e Hotit. Pas vdekjes së Çun Mulës një nga burrat e shquar që nxorri ajo familje ishte nipi i tij Deli Meta i cili u lind në vitin 1857. Ashtu si të parët e familjes së tij edhe Deli Meta pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në luftra kundra forcave serbo-malazeze. Nga dëshmi gojore të shumta thuhet se Deli Meta u bë tmerri i serbo-malazezëve nga trimëritë që ai tregoi në Luftën e Qytezës, Nën-Helmësit e Grabanicit. Po kështu një nga betejat e famshme ku u shqua Deli Meta ka qenë edhe ajo Koplikut në vitin 1912 kundër forcave serbo-malazeze të cilat kërkonin që t'ia aneksonin Shkodrën Malit të Zi. Në këto luftime përkrah Deli Metës luftoi edhe i biri i tij Mul Bajraktari, si dhe Luc Nishi që ishte prej fisit të Dedë Gjon Lulit. Pas asaj beteje në shënjë hakmarrje forcat malazeze ia dogjën tri herë shtëpinë Deli Metës në Hot dhe tri herë Krajl Nikolla i Malit të Zi bashkë me Mbretin Aleksandër i kërkuan atij që t'ju hapte rrugë në këmbim të florijve dhe gradave, gjë e cila u refuzua në mënyrë kategorike nga Bajraktari i Hotit dhe i Malësisë së Madhe. Mbasi Serbija dhe Mali i Zi aneksuan gjysmën e krahinës së Hotit, Grudës dhe Tuzin, Krajl Nikolla i Malit të Zi dërgoi Ministrin e tij të Jashtëm që ta bindëte Deli Metën dhe parinë e Hotit që të firmosnin një deklaratë ku pjesa e mbetur e Hotit të bashkohej me Malin e Zi. Për këtë gjë Ministri i Krajl Nikollës u propozoj Deli Metës një shumë të madhe me florij si dhe grada të larta, por Deli Meta bashkë me parinë e Hotit e refuzuan me neveri propozimin e ministrit malazez. Thuhet se gjatë një gostije të zhvilluar në Pallatin e Krajl Nikollës ku ishin ftuar oficerët më të shquar të Malit të Zi, Krajli i pyeste ata se kush ishin prijsit shqiptarë më të rrezikshëm që u paraqisnin atyre probleme serioze. Pas shumë përgjigjieve të ndryshme të oficerëve malazezë që jipnin mendimet e tyre, Krajl Nikolla u drejtua të pranishëmëve duke u thënë: "Unë dy vetave ua kam frikën: Bajraktarit të Hotit Deli Meta që është myslyman dhe qeveris një krahinë katolike dhe Bajraktarit të Grudës që është katolik dhe qeveris një krahinë myslymane. Sepse në rast të një konflikti ata të dy e kanë të gjithë popullin me vete". Me ardhjen e trupave austro-hungarze në vitin 1916, Deli Meta së bashku me të birin e tij Mul Bajraktarin dhe 150-të burra të tjerë nga Hoti dhe Malësia e Madhe u internuan në Ashah Dynave (afër Vjenës) ku u mbajtën deri në vitin 1918-të kur mbaroi Lufta e Parë Botërore. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë, konsulli italian Meloni i propozoi dy herë Deli Metës që t'ia ndërtonte kullat e djegura në Hot dhe t'i jepte një shume të madhe me para, në këmbim të ndjekjes së politikës së tij proitaliane në atë krahinë. Por Deli Meta ia refuzoi në mënyrë kategorike atë propozim dhe pas kësaj autoritetet italiane e internuan atë në fshatrat e Beratit, edhe pse ai në atë kohë ishte në moshën 92-vjeçare. Deli Meta vdiq në vitin 1945 dhe trashëgiminë e Bajrakut të Hotit prej vitesh ia kishte lënë të birit të tij Mul Bajraktarit, i cili ishte shkolluar në Austri dhe gjatë periudhës së pushtimit të Shqipërisë mbante gradën e nënkolonelit.



Historia e një prej familjeve më të dëgjuara në Veriun e Shqipërisë e përmendur dhe nga Fishta në "Lahuta e Malsisë". Si u persekutuan nga regjimi komunist.

Si u masakrua familja e Marash Vatës, bajraktarit të Shkrelit Dëshmia e 79 vjeçarit Prek Gjelosh Vata:

"Familja jonë që rrjedh prej trungut të bajraktarit të Shkrelit Marash Vata i cili ka luftuar kundër turqëve dhe serbo-malazezëve, u trajtua në mënyrën më mizore nga komunistët. Pesë burra u pushkatuan, dhjetë të tjerë u dënuan me 126 vjet burg nga të cilat vuajtën 92, shumë u arratisën jashtë vendit dhe i gjithë fisi ynë përfundoi kampeve të internimit"

Dy vëllezërit e mi Vata me Nduen pasi kishin mbaruar akedemitë ushtarake në Itali dhe shërbenin pranë Gardës Mbretërore të Viktor Emanuelit, në vitin 1944 u kthyen në Shqipëri për tu bashkuar me xhaxhanë tonë Llesh Marashin ish-Qarkomandantin e Shkodrës i cili që në 1943 kishte dalë në mal dhe me çetën e tij luftonte kundër italianëve.

Vata me Nduen mbetën të vrarë më 19 mars të vitit 1946 gjatë një përpjekje me forcat e Sigurimit ku u rrethuan në shtëpinë e Ibrahim Kupit në qytetin e Krujë, ku u vra dhe i zoti shtëpisë me djalin e tij 12 vjeçar. Po kështu vëllai tjetër Ndoci i cili kishte mbaruar për Teologji në Romë dhe jepte mësim në kolegjin e fretënve në Shkodër, u arrestua në dhjetorin e vitit 1945 dhe u dënua me vdekje i akuzuar si pjestar grupit të seminarsistëve që hodhën trakte në zgjedhjet e 2 dhjetorit të atij viti. Ndocit iu fal jeta dhe bëri 18 vjet burg në Burrel. Po kështu xhaxhai major Llesh Marashi në vitin 1946 u var në mes të qytetit të Shkodrës, pasi ishte organizatori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe, kurse nipi Rroku që u kap i gjallë së bashku me të në shpellë, në fillim u dënua me vdekje e më pas përfundoi burgjeve dhe internimeve. Vëllai tjetër Marku që banonte në fshatin Shullaz të Kurbinit, në vitin 1979 u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg i akuzuar se në shtëpi iu gjet një radio-marrse që lidhej me agjenturat e huaja. Nga pjestarët e familjes dhe farefisit tonë që rrjedhim prej trungut të bajraktarit të Shkrelit Marsh Vatës, shumë prej të cilëve ishin diplomuar në Akademitë Ushtarake dhe universitetet e Europës, vetëm unë shpëtova pa u dënuar se kisha dalë partizan. Gjatë periudhës së regjimit komunist familja dhe i gjithë fisi ynë pësoi një tragjedi dhe masakër të vërtetë pasi u pushkatuan katër burra, dhjetë të tjerë u dënuan me 138 vjet burg, nga të cilat vuajtën 92 vjet, shumë u arratisën jashtë vendit dhe pothuaj të gjithë të tjerët deri te brezi i tretë e kaluan të gjithë jetën në kampet e internimeve". Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën" është 79 vjeçari Prek Gjelosh Vata, nipi i bajraktarit të Shkrelit Marash Vatës, që ka hyrë në Historinë e Shqipërisë si prijës i malësorëve të Shkrelit në luftrat kundër turqëve e serbëve të cilat janë përshkruar me mjeshtëri nga Padër Gjergj Fishta në "Lahuta e Malcisë" ku ndërmjet të tjerash thuhet:
"Porsi rrfeja në shtërngata / duel prej Shkreli njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashk me a't Gjin Pjetrin e Kurbinit /"

Teksa pi duhan me çibukun e tij që s'e shuan kurrë, i ulur aty pranë oxhakut të shtëpisë së vjetër në fshatin Gurëz të Komunës së Fush-Kuqes së Kurbinit (8 km. në perëndim të qytetit të Laçit) ku banon prej më shumë se gjashtëdhjet vjetësh, Prek Gjelosh Vata rri e mendohet për një çast sikur do të thërrasë në kujtesën e tij gjithë të kaluarën e asaj familje që para dyqind e sa vjetësh, e cila është mishëruar në legjendat që janë thënë e shkruar të cilat ai i ka fare të freskëta në memorjen e tij. Po cili është i pari i shtëpisë së Marashvatajve dhe si njihet ai e trungu i familjes së tij në historinë e Shqipërisë dhe çfarë ka shkruar për të Gjergj Fishta në veprën e famëshme "Lahuta e Malcisë"?. Kush ishte Llesh Marashi, majori që ishte diplomuar në Vjenë të Austrisë dhe në kohën e Monarkisë shërbeu si Qarkomandant i Prefekturës së Gjakovës e Shkodrës dhe përse lufta që ai bëri kundër italianëve në krye forcave nacionaliste që komandonte në fshatin Reç të Malësisë së Madhe, për më shumë se 40 vjet iu atribua vetëm partizanëve ? Si e sulmoi ai me forcat e tija të armatosura qytetin e Shkodrës në atë që njihet si Kryengritja e Koplikut dhe si varën Lleshin në mes të Shkodrës pasi e kapën të gjallë në shpellë së bashku me nipin e tij ? Si u arratisën nga Shqipëria dy djemtë e Lleshit, Alfonsi me Alfredin kur nuk ishin më shumë se 12-14 vjeçarë dhe si përfunduan burgjeve e internimeve dy motrat e tyre Albina e Rexhina? Kush e vrau Alfredin (djalin e Lleshit) në Marsejë të Francës në vitin 1979 kur ai ishte duke marrë pjesë në një miting antikomunist që e kishte organizuar mërgata politike shqiptare në Perëndim? Cilët ishin pinjollët e tjerë të familjes së Marash Vatës dhe si përfunduan ata burgjeve e internimeve të regjimit komunist deri në fundin e vitin 1990 së bashku me gratë e fëmijët e tyre?

Bajraktar i Shkrelit

Origjina e familjes që rrjedh nga trungu i Marash Vatës është nga fshati Zagorë i Shkrelit i Malësisë së Madhe ku edhe sot gjenden rrënojat e kullës së madhe të cilat me prezencën e tyre në atë luginë të bukur ku fillojnë Alpete Veriut, sikur duan të dëshmojnë lavdinë e dikurëshme të saj. Lidhur me të kaluarën e kësaj familje dhe burrat e shquar që ajo nxorri gjatë dy shekujve të fundit, 79 vjeçari Prek Gjelosh Vata dëshmon: "I pari i trungut të familjes sonë ka qenë Vat Marashi djali i Marash Vatës, i cili ka lindur rreth fillimit të viteve 1800 dhe njihet për luftrat e tija kundër Krajlve të Serbisë dhe Malit të Zi. Që në moshë fare të re kur akoma nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç, Vata u bë tmerri i Krajl Nikollës i cili i kishte porositur ushtarët e tij që t'ja sillnin atë të gjallë dhe ai që e sillte do të paguhej me flori. Pas vrasjes së Vat Marashit, nusja e tij nuk u largua nga ajo shtëpi sipas zakonit, por qëndroi aty dhe djalit që i lindi pas tre muajsh i vunë emrin e gjyshit dhe e quajtën Marash. Familja jonë e cila ka qenë e vendosur prej qindra vjetësh në Zagorë të Shkrelit ka pasur një miqësi të ngushtë me familjet e dëgjuara shkodrane të Ded Jakupit, Hodo Beg Sokolit e Gjon Serreqi etj. Ashtu si gjyshi i tij edhe Marash Vata u rrit duke luftuar dhe mbajti bajrakun e Shkrelit të cilën familja jonë e kishte të trashëguar në disa breza dhe në krye të malësorëve ai luftoi kundër turqëve e serbo-malazezëve. Për trimëritë e Marash Vatës dhe urtisinë e tij në kuvendet e burrave ka folur dhe Padër Gjergj Fishta në "Lahutë të Malcisë" ku midis të tjerash në ato kangë që kanë përjetësuar në histori legjendash emrat e burrave që i bënë emër vetit, ai shkruan:
"Porsi rrfeja në shtërngata / duel prej Shkrelit njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashkë me a't Gjin Pjetrin e Kurbinit / që për pushkë e për urti / e lan namin të dy në Shqipni ". Po kështu në një kangë tjetër Padër Gjergji flet përsëri për Marash Vatën."E njai tjetri ma përtej /me ato mustakë të mëdhenj / me i prek në shoq që ka bri vedit / nuk asht jo Diomedi / por ashtë bajraktar i Shkrelit / si jaj pyrgu në ball të kështjellit / që se trem as topi e as shpata / ja thonë emrin Marash Vata"

Shkollohen në Evropë

Po si rrodhën më tej ngjarjet në familjen e bajraktarit të Shkrelit Marash Vata dhe gjashtë djemëve të tij? Lidhur me këtë Prek Gjelosh Vata dëshmon: "Marashi u martua shumë i ri që në moshën 18 vjeçare dhe nga ajo martesë atij i lindën 12 fëmijë, gjashtë djem e gjashtë vajza. Djemtë e tij u quajtën Rrok, Kanto, Pjetër, Gjelosh, Gjek dhe Llesh. Tre djemtë Kanti, Gjeka dhe Lleshi pasi mbaruan kolegjin e fretënve në qytetin e Shkodrës, erdhën në Tiranë dhe përfunduan shkollën mbretërore të plotësimit të oficerëve. Pasi ata të tre u diplomuan me rezultate të lartë në atë shkollë ushtarake, fituan nga një bursë shtetërore nga qeveria e Mbretit Zog dhe vazhduan më tej studimet pranë Akademisë Ushtarake në Vjenë të cilën e mbaruan me rezultate të larta dhe u diplomuan e u titulluan si oficerë. Po kështu edhe djali tjetër Rroku pasi mbaroi kolegjin e fretënve në Shkodër, vazhdoi studimet universitare në Romë për Teologji dhe më pas erdhi në Shqipëri ku shërbeu si frat në disa krahina të Veriut. Dy djemtë e tjerë Pjetri me Gjeloshin nuk vazhduan shkollat por qëndruan në shtëpi në fshatin Zagorë duke administruar atë pasuri që kishte familja, ndonëse Pjetri kishte gradën e kapitenit si oficer në rezervë" kujton Prek Gjelosh Vata lidhur me shkollimin e tre djemve të Marash Vatës në Akademinë Ushtarake të Vjenës, si dhe të Rrokut që u diplomua në Teologji.

Në mbrojtje të Zogut

Po cili ishte fati i tre djemve të Marash Vatës të cilët u shkolluan dhe u diplomuan në Akademinë Ushtarake të Vjenës në Austri? Lidhur me këtë 79 vjeçari Prek Gjelosh Vata dëshmon: "Nga gjashtë djemtë e bajraktarit të Shkrelit Marash Vata, dy prej tyre Kanto dhe Rroku vdiqën në vitet '30. Kant Marashi pasi u diplomua si ushtarak në Vjenë, u kthye në Shqipëri dhe u emërua si oficer i xhandarmërisë Mbretërore në Malsinë e Madhe. Sipas disa dëshmive Kanto u vra aty rreth vitit 1934 nga një vrasës me pagesë të cilin e kishin shtyrë disa persona me bindje të majta dhe përkrahës të KONARE (Komiteti Nacional-Revolucionar) që drejtohej nga Fan Noli qëndra e të cilëve ishte në Gjenevë të Zvicrës. Kjo vrasje erdhi pasi Kanto kishte bërë me ta një debat të ashpër duke u sharë Leninin dhe Bashkimin Sovjetik, për të cilët ishte shprehur "Kolera që do të skllavëroj Shqipërinë".( Gazeta Shqiptare)


Mark K. Shkreli (shkrelim@aol.com) komenton:


Vite me rrallë, me kenaqesi e lexoj shkoder.net. Jam perpjekur disa here te kontaktoj me autorin e nje shkrimi ne rubriken "Histori", me titullin "Si u masakrua familja e Marash Vatës" -- nga Dashnor Kaloçi. Arsyeja eshte se shkrimi eshte me nje perqindje dermuese i pasakte. Familja e nderuar dhe e shumevuajtur e Llesh Marashit nga Zagora e Shkrelit, s'ka te bejë, ne asnje menyre, me familjen e bajraktarit te Shkrelit, Vat Marash Dashit, nga Vrithi i Shkrelit.

Duke marre parasysh kete fakt, atehere, i gjithe shkrimi vlersohet i pabaze. Nese keni kontakt me autorin, do te isha me se i gatshem ta diskutoj kete gje me te. Une jam ne kontakt te vazhdueshem me te dy familjet, ate te Llesh Marashit, permes djalit te vetem qe eshte gjalle, Rudolf Llesh Marashi (New York) dhe ate te Vat Marash Dashit (Rec, Velipoje, qe i vizitova me 20 shtator). Rrok Kanto Marashi, i cili kaloi ne burgje dhe internime pothuajse tere jeten e tij, tragjikisht humbi jeten, bashke me te vetmin djale, ne kohen e demokracise, kurse dy vajzat e tij jane te martuara ne New York. Asnje nga familja e major Llesh Marashit nuk pretendon te jete nga trungu i familjes se bajraktarit te Shkrelit.

Marash Vata i Lahutes se Malcisë, nuk ka te bej me familjen e LLesh Marashit por eshte babai i bajraktarit te vertete Vat Marashit. Vata, kur u largua nga Vrithi dhe zuri vend, me pare ne Malin e Brise (Ulqin) dhe me vone ne Rec te Velipojes, si zevendes te tij, ne Vrith la Pjeter Gjoken, i cili vepronte si bajraktar ne mungese te Vates. Sot, edhe pse roli i bajraktarit eshte zhdukur, Shkreli e nderon familjen e bajraktarit te vet, ate te Vat Marashit, permes te birit Toshi i Gjoke Vates dhe te tjeret (jane shume per t'i permendur te gjithe).

Edhe nje sqarim: Dasho Shkreli, me vellezerit e tij Sefon, Kasemin dhe Cafon (te birte e Hasanit), nuk kane lidhje familjare me bajraktaret e Shkrelit, te cilet jane te besimit katolik. Ne mburremi me Llesh dhe Kanto Marashin nga Zagora, me Dasho Shkrelin nga Shkodra, por bajraktare kemi familjen e Vat Marashit nga Reci i Velipojes.

Lekë Vojvoda i Dukagjinit:


Historia e dhimbshme e malësorit fisnik 85-vjecar me origjine nga Shoshaj i Dukagjinit, që u diplomua në Akademitë ushtarake të Modenas e Firences dhe u persekutua nga komunistët...


Aty nga viti 1944 kur sherbeja si rrethkomandant i xhandaremrise se Dukagjinit, hyra ne lidhje te fshehta me majorin britanik Nils, i cili kryesonte nje nga misionet anglo-amerikane qe ishin atashuar asokohe prane forcave nacionaliste ne Veriun e Shqiperise. Sipas porosive te tij, une asokohe ndihmova te gjitha ato forca qe luftonin kunder gjermaneve, sic ishin komunistet, ballistet dhe legalistet. Aty nga korriku i vitit 1944, une e braktisa detyren e rrethkomandantit te Dukagjinit dhe shkova ne Shoshaj ku rrija vazhdimisht nen ankthin e goditjes e arrestimit, si nga partizanet ashtu dhe nga forcat gjermane.
Ashtu i arratisur qendrova per dy vjet i fshehur neper malet e Dukagjinit se bashku me Mark Malen, Gjergj Vaten, Pal Thanin, Lulash Staken, Mirash Ndoun dhe Bajraktarin e Dukagjinit Lulash Gjeloshi me gjithe mashkujt e fisit. Ne tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranes shpalli nje amnisti per te gjithe personat e arratisur, une vendosa dhe u dorzova vete se bashku me disa shoke te tjere, duke menduar se komunistet do ta mbanin fjalen per faljen qe nxorren. Por isha gabuar, se komunistet na prene ne bese dhe me denuan me shtate vjet burg e internime te gjata, nga te cilat u lirova vetem ne vitin 1984". Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per Gazeten, eshte 85-vjecari Leke Vojvoda nga Shoshaj i Dukagjinit, ish-oficer akademist me graden e kapitenit i diplomuar ne Modena e Firence, i cili rrefen gjithe historine e jetes se tij qe nga bankat e gjimnazit te Shkodres, studimet ne Akademite e Italise, fillimin e karrieres ushtarake gjate viteve te pushtimit, ndihmesen e madhe ndaj levizjes antifashiste, e deri tek arrestimi e denimi prej komunisteve me vite te gjata burgu e internimi. Ndonese tashme ai po i afrohet te nentedhjetave duke lene pas nje jete ku shkelqimi, vuajtjet dhe peripecite e pafund i jane mpleksur pazgjidhshmerisht me njera tjetren, malesori fisnik Leke Vojvoda, me nje portret dhe fizik tipik si ato te kreshnikeve qe ka pershkruar me aq mjeshteri Pader Gjergj Fishta ne "Lahuta e Malcise", te habit me memorjen e tij brilante dhe ato ngjarje qe tregon. Aty ne shtepine e tij te thjeshte qe ndodhet diku ne nje rrugice te ngushte te lagjes "Tre Heronjte" te qytetit te Shkodres ku ne kemi shkuar si mysafir, ai nis e rrefen duke sjelle ne kujtese ngjarje, data, vite e njerez me histori nga me te ndryshmet dhe hera-heres e nderpret tregimin e tij nga qe e tradhetojne disa pika loti qe i bien permbi faqe!

Familja Vojvoda, besnike te Zogut

Leke Vuksani apo sic njihet ndryshe me mbiemerin Vojvoda, u lind me 7 maj te vitit 1918-te ne Shoshaj te Dukagjinit, prej nga eshte dhe origjina e familjes se tij nje nga me te njohurat e asaj krahine ne Veriun e Shqiperise. Mbiemerin Vojvoda (ne serbisht-komandant) ajo familje e ka trasheguar qe prej pese brezash, pasi te paret e saj ishin komandante te malsoreve ne luftrat kunder forcave serbo-malazeze ne fundin e shekullit te XIX-te dhe fillimin e shekullit te XX-te. Babai i Lekes, quhej Vuksan Vojvoda dhe ai ka qene teper i njohur ne ate krahine si burre i urte per ndarje pleqnie, pasi bashke me Bajraktarin e Dukagjinit, ai merrej edhe me zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe problemeve te ndryshme qe lindnin ne mes fshatareve te asaj krahine. Vuksan Vojvoda ishte nje nga besniket e Monarkise se Zogut dhe ai njihej ne te gjithe Dukagjinin si nje nga mbeshtetesit kryesor te Mbretit. Aty nga viti 1926 kur ndodhi Kryengritja e Dukagjinit e udhehequr prej toger Ndok Gjeloshit dhe Dom Loro Cakes te cilet synonin rrezimin e Qeverise se Zogut, iu be thirrje edhe Vuksan Vojvodes per t'u bashkuar me kryengritesit dukagjinas. Synimi i kryengritesve per ta bere per vete Vuksan Vojvoden, qendronte ne faktin se ai gezonte nje popullaritet te jashtezakonshem ne te gjithe ate krahine. Por Vuksani, nuk pranoi te merrte pjese ne ate kryengritje, pasi ishte fare i qarte per synimet e organizatoret e vertete te saj. Ndonese Vuksani vete nuk kishte bere ndonje shkolle te madhe, ai u kujdes qe djalit te tij, Lekes, te mos i mungonte ajo. Keshtu ne vitin 1928 Vuksani e dergoi te birin, Leken, ne qytetin e Shkodres dhe e regjistroi ne shkollen fillore te Konviktit "Malet Tona". Ate shkolle Leke Vojvoda e mbaroi ne vitin 1936 kur mori semimaturen dhe gjate gjithe periudhes qe ai ndoqi mesimet aty, ai vleresohej si nje nga nxenesit me te mire te saj, pasi gjate nje viti shkollor ai mori dy klase pernjehere. Gjate asaj periudhe nder shoket me te afert te Lekes ne Konviktin "Malet Tona", ishte Mehill Marku nga Lotaj e Shales, (me pas emigroi ne SHBA ku u be profesor ne nje universitet te Nee Yorkut) dhe Kol Prela (profesori qe u pushkatua me grupin e deputeteve ne 1946-en) qe ishte disa vjet me i madh se ai ne moshe. Pervec Mehillit dhe Koles te cilet ai i kishte shoke dhe bashkefshatare, ne nje klase me Leken asokohe mesonin dhe Fadil Hoxha, Xheladin Hana, Hajrulla Kastrati, Emin Duraku, Ndue Gjergj Pervizi etj. Lidhur me shoket qe Leka kishte ne Konviktin "Malet Tona", ai kujton: "Ndo-nese une kisha nje miqesi te ngushte me shoket e mi te klases si Fadil Hoxhen, Emin Durakun, Xheladin Hanen e Hajrulla Kastratin, ne bindjet politike isha kunder tyre sepse ata kishin pikpamje komuniste", deshmon Leka per ish shoket e tij te klases, te cilet me vone u bene emera te njohur e personalitete te Luftes Antifashiste ne Shqiperi dhe Jugosllavi.

Ne shkollen ushtarake te Romes

Pasi e mbaroi semimaturen me rezultate shume te larta ne vitin 1936, Leke Vojvoda kishte deshire qe te vazhdonte studimet ne nje nga shkollat ushtarake te Italise. Lidhur me kete ai kujton: "Pasi u diplomova ne gjimnazin laik te qytetit te Shkodres, bere nje kerkese per te ndjekur studimet ushtarake ne Itali. Pasi m'ua aprovua kerkesa edhe me ndihmen qe ma dha ushtaraku Ndoc Kurti, i cili ne ate kohe sherbente si adjutant i motrave te Mbretit Zog, une u paraqita ne konkursin qe u zhvillua ne Tirane. Pasi e fitova ate konkurs me pike te plota, m'u dha e drejta per te ndjekur shkollen ushtarake ne Rome, te cilen e fillova ne tetorin e vitit 1936. Bashke me mua ne ate shkolle ushtarake te kryeqytetit italian, aspkohe ishin dhe disa studente te tjere nga Shqiperia, si Abdyl Kellezi, Abdi Mati, Valentin Pervizi etj. Ate Lice ushtarak e mbarova me rezultate shume te mira ne vitin 1939, por gjate asaj kohe qe isha student aty, kam kaluar nje nga ngjarjet me te dhimbeshme te jetes simeâ?¦", kujton 85-vjecari Leke Vojvoda dhe per nje cast e nderpret rrefimin e tij nga lotet qe i rrjedhin mbi faqe. Po cila eshte ajo ngjarje e larget qe ndonese ka ndodhur prej me shume se gjysem shekulli me pare, e trondit dhe e prek edhe sot malesorin fisnik Leke Vojvoda, duke e bere qe te mos e permbaje dot veten? Lidhur me kete ai nis e tregon: "Aty nga pasditja e tete prillit te vitit 1939, une ndodhesha ne ambientet e shkolles vetem me disa shoke shqiptare, pasi italianet kishin shkuar neper shtepite e tyre me rastin e festes se pashkeve. Nga qe ato dite ne nuk kishim dale fare jashte ambienteve te kapanoneve, nuk kishim asnje dijeni se cfare ndodhte jashte mureve te asaj shkolle. Aty nga pasdrekja e asaj dite une dola dhe takova kapelanin e shkolles (priftin ushtarak) te cilit i thashe se bashke me dy shoket e mi kishim deshire qe te shkonim ne kishe me rastin e festave te pashkeve. Kapelani pasi me degjoi , m'u pergjigj: "Nuk do te shkoni dot ne kishe pasi ne qytet ka trazira te medha, sepse keto dite ka ndodhur bashkimi i Italise me Shqiperine". Une e kuptova menjehere se c' kishte ngjare, pasi qe nga fundi i muajit mars kishim degjuar se dicka pritej te ndodhte ne mes Italise dhe atdheut tone Shqiperise. Menjehere pas fjaleve te kapelanit me shperthyen lotet curk dhe ashtu i ngasheryer pa e permbajtur aspak veten iu drejtova duke i thene: "Pader, qe nga ky moment une nuk besoj me. Si ka mundesi qe nje shtet i madh te zaptoje nje shtet tjeter me te vogel? A nuk eshte dhe atdheu yne Shqiperia nje vend qe e ka fale zoti si gjithe shtetet e tjera? Perse nuk paskemi te drejte te jetojme te lire edhe ne". Pas fjaleve te mia kapelani nuk u ndie fare dhe u largua jashte shkolles, ndersa une me shoket e mi u futem brenda ne kapanone", kujton Leke Vojvoda ate ngjarje te larget te shtate prillit te vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqiperise, ngjarje e cila edhe sot ia con lotet curk malesorit kreshnik 88-vjecar, per te cilin tregojne qe se ka njohur kurre friken.

Refuzimi i betmit ushtarak ne Rome

Po c'ndodhi me pas me Leke Vojvoden dhe shoket e tij studente ushtarake qe asokohe vazhdonin mesmet ne Liceun Ushtarak te Romes? Lidhur me kete, ai rrefen: "Qe paraditen e nente prillit te vitit 1939 ne ambientet e shkolles sone aty ne Rome, autoritetet italiane filluan te grumbullonin te gjithe studentet shqiptare qe asokohe ishin neper shkollat e tjera ushtarake te Italise, si te mesme ashtu dhe ato te larta e te aplikacionit. Qellimi i atij grumbullimi ishte se ata kishin vendosur per te na derguar te benim betimin ushtarak se bashku me studentet italiane. Ndersa po vazhdonte grumbullimi i studenteve shqiptare ne ambientet e shkolles sone, ne qe ishim aty vendosem qe te benim nje mbledhje lidhur me situaten qe ishte krijuar. Pasi u mblodhem fshehtas reth 20 e ca shqiptare ne nje klase, filluam diskutimet duke rrahur mendimet se c'duhej te benim ne situeten ne te cilen ndodheshim. Disa nga shoket qe e moren fjalen ne fillim, hodhen idene qe ne ta linim fare shkollen dhe te ktheheshim ne Shqiperi, gje e cila ne fillim u perkrah nga te gjithe ne menyre unanime. Por ky vendim me pas u hodh poshte, sepse dikush nga ne tha se do ishte me mire qe ne ta vazhdonim shkollen, te diplomoheshim dhe kudo qe te na conin te punonim per te miren e Shqiperise. Ajo gje u perkrah nga te gjithe ne qe ishim aty, duke thene se do ishte me mire te mbaronim shkollen e te dilnim oficere, pasi Shqiperia kishte nevoje per kuadro te afte qe te drejtonin vete ushtrine shqiptare. Pas ketij vendimi ne u shperndame pa e ditur se pas pak ditesh italianet do te na dergonin per te bere betimin ushtarak. Autoritetet e larta italiane kishin vendosur qe bashke me studentet italiane, te na conin per te bere betimin me arme edhe ne shqiptaret qe studjonim ne ate shkolle te mesme ushtarake te Romes. Per kryerjen e betimit ushtarak ishte caktuar nje kazerme ushtarake e cila ndodhej jo shume larg shkolles sone dhe pak pasi mberritem ne aty, erdhen dhe autoritetet e larta ushtarake italiane qe do te asistonin ne ceremonine e betimit. Kur filloi te kendohej himni jone kombetar, ne studentet shqiptare qe ishim rreshtuar neper kuadrate te vecanta, filluam te qanim dhe si me komande te gjithe i leshuam armet ne toke. Kjo gje shkaktoi dhe prishjen e gjithe ceremonise se betimit. Pas kesaj ne na derguan perseri ne shkollen tone dhe aty na mblodhen ne nje salle duke na kerkuar llogari se pse e bojkotuam betimin ushtarak duke leshuar armet ne toke. Te gjithe ne studentet shqiptare qe u ngritem per te dhene llogari aty para autoriteteve ushtarake italiane te shkolles, nxorrem arsye nga me te ndryshmet lidhur me prishjen e ceremonise se betimit. Ne fund te mbledhjes komanda e shkolles na komunikoi se do te mblidhej per marrjen e masave ndaj nesh dhe te nesermen ata moren dhe internuan vetem shokun tone Abdyl Kellezin, te cilin e konsideruan si organizatorin e te gjithe asaj cka kishte ndodhur", kujton 85-vjecari Leke Vojvoda, lidhur me refuzimin e kryerjes se betimit ushtarak te nxenesve dhe studenteve ushtarake shqiptare qe asokohe mesonin ne Itali.

Diplomimi ne Modena e Firence

Ne fundin e pranveres te vitit 1939 Leke Vojvoda u diplomua me rezultate te larta ne ne shkollen ushtarake te Romes dhe me pas ai vazhdoi perseri studimet ne Akademine Ushtarake te Modenas. Lidhur me kete ai kujton: "Pasi u diplomova ne Liceun Ushtarak te Romes, kisha deshire qe te vazhdoja perseri studimet ne nje nga Akademite e Italise ne degen e Karabinerise. Por, edhe pse kisha mbaruar me rezultate te larta, ajo gje ishte e veshtire dhe nuk kisha siguri nese do me jepej e drejta te vazhdoja Akademine e Modenas. Ne ate kohe une shkova dhe mora takim me Gjeneral Zef Serreqin, i cili ishte Komandant i Kavalerise Italiane. Pasi ai me priti mjaft mire, une i thashe se kisha shkuar per t'i kerkuar ndihme qe te me krijonte mundesine qe une te ndiqja studimet prane Akademise se Modenas, ne degen e Karabinerise. Gjeneral Serreqi pasi me degjoi me vemndje deri ne fund, ne fillim me pyeti se perse une insistoja qe te shkoja ne degen e Karabinerise, ne nje kohe qe ajo ishte nje nga deget me te veshtira dhe me me probleme kur te dilje ne jete pas diplomimit. Une iu pergjigja se kisha deshire qe te diplomohesha ne ate dege, duke menduar se Italia nje dite do te ikte nga Shqiperia dhe ne oficeret shqiptare do ta organizonim e do ta merrnim vete ne dore formimin e armes se xhandarmerise. Pas kesaj Gjeneral Serreqi me ndihmoi qe une te regjistrohesha dhe te filloja studimet ne ate akademi, ku bashke me mua, po ne nje dege tjeter, ate te Kavalerise, ishte dhe shoku im i ngushte Valentin Pervizi, me origjine nga Skuraj i Kurbinit", kujton Leke Vojvoda lidhur me ndihmen qe i dha Gjeneral Zef Serreqi, per te ndjekur studimet ne degen e Karabinerise prane Akademise Ushtarake te Modenas ne Itali.


Dëshmia e ish-kapitenit Vojvoda: "Pasi lirova nga arrestimi 29 komunistë shkodranë, me porosinë e majorit britanik Nils, ndihmova Frontin nëpërmjet Profesor Kolë Prelës"

Lekë Vojvoda: "Si i shpëtova grackës së Xhemal Selimit"

Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me një histori të shkurtër të jetës së 85-vjeçarit Lekë Vojvoda (Vuksani) me origjinë nga Shoshaj i Dukagjinit, i cili aktualisht banon me gjithë familjen e tij në Lagjen "Tre Heronjtë" të qytetit të Shkodrës. Lekë Vojvoda u lind në vitin 1918-të në Shoshaj të Dukagjinit dhe babai i tij Vuksani gjatë viteve të Monarkisë ka qenë tepër i njohur në të gjithë atë krahinë si burrë i urtë në ndarje pleqnie dhe bashkë me Bajraktarin e Dukagjinit thërritej për zgjidhjen e mosëmarëveshjeve të ndryshme që lindnin në mes fshatarëve të asaj zone. Mbiemrin Vojvoda ajo familje e pati trashëguar prej disa brezash nga që të parët e saj kishin qenë gjithmonë si komandantë në luftrat kundër serbo-malazezëve. Lekë Vojvoda pasi mbaroi me rezultate të larta gjimnazin laik në Shkodër pranë Konviktit "Malet Tona", në vitin 1936 fitoi një bursë shtetërore dhe shkoi në Itali ku ndoqi mësimet në shkollën ushtarake të Romës dhe më pas u diplomua në Akademinë Ushtarake të Modenas, në degën e Karabinerisë.
Në vitin 1941 Lekë Vojvoda (Vuksani) i përfundoi studimet pranë Akademisë Ushtarake të Modenas që ishte një nga më prestigjozet e Italisë dhe po atë vit ai u diplomua me rezultate të larta në degën e Karabinerisë. Lidhur me këtë periudhë ai dëshmon: "Gjatë kohës që ndiqja studimet pranë asaj akademie, kisha miqësi të ngushtë me Valentin Përvizin nga Skuraj i Kurbinit, i cili ishte djali i Prenk Përvizit që shërbente si oficer madhor në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare me gradën e kolonelit. Prenka i cili kishte mbaruar vetë Akademinë e Shtatmadhorisë në Itali, vinte vazhdimisht tek ne në Modena dhe interesohej për problemet që kishim si dhe për ecurinë e studimeve. Po kështu përveç Valentinit që studjonte në degën e Kavalerisë, gjatë asaj kohe në Akademinë e Modenas në një degë me mua studjonin edhe Hamit Taga (i biri i Xhafer Tagës nga Kruja) me Abdurrahman Emirin. Pasi u diplomova pranë asaj akademie në vitin 1941, unë vazhdova për një vit aplikacionin pranë Akademisë së Firences po për degën e Karabinerisë. Qytetin e Firences e njihja mirë sepse gjatë kohës që vazhdoja studimet në Modena, isha regjistruar si student i korespodencës pranë Fakultetit të Drejtësisë së Firences, por fatkeqësisht nuk arrita ta merrja dot diplomën. Pasi mbarova aplikacionin një vjeçar pranë Akademisë së Firences, të gjithë studentët u shpërndanë në reparte të ndryshme të Iltalisë, ndërsa mua më mbajtën aty në Akademi si pedagog ku për një vit dhashë lëndën e teorisë së qitjes për rreshterët. Unë nuk kisha dëshirë që të qëndroja si ushtarak në Itali dhe këtë gjë ia parashtrova Komandantit të Akademisë i cili më sugjeroi që të bëja një kërkesë Duçes që të më jepte transferimin. Sipas porosive që më dha ai, unë e bërë kërkesën e cila m'ua aprovua dhe në fillimin e shkurtit të vitit 1943 unë erdha në Shqipëri", kujton Lekë Vojvoda lidhur me periudhën e studimeve në Itali dhe kthimin në Shqipëri

Në Shkodër liron 29 komunistë

Pas kthimit në Shqipëri, më 14 shkurt të vitit 1943 Lekë Vojvodën e emëruan me detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë në rrethin e Lezhës e më pas në qytetin e vogël të Tuzit i cili asokohe ishte nën administrimin e shtetit shqiptar. Lidhur me këtë periudhë kohe, Leka dëshmon: "Karriera ime ushtarake filloi në rrethin e Lezhës ku u caktova me detyrën e Komandantit të Karabinerisë. Gjatë asaj kohe në atë qytet ndodheshin tre oficerë të shërbimeve sekrete të ushtrisë italiane (SIM) dhe një kompani me milicë. Gjatë atyre tre muajve që unë shërbeva në atë qytet si Komandant i Karabinerisë (Xhandarmërisë), i vura vetes si detyrë që ta shkatërroja fare kompaninë e milicisë bashkë me tre oficerët e SIM-it. Për këtë gjë unë vazhdimisht iu bëja propagandë oficerëve shqiptarë që ishin në krye të kompanisë së milicëve që ta linin atë detyrë, pasi nuk ishte në interes të çështjes kombëtare. Pas ca kohësh ata ma dëgjuan fjalën dhe e braktisën fare detyrën që u ishte ngarkuar gjë e cila çoi edhe në shkatërrimin e kompanisë së milicisë italiane e cila mbeti pa asnjë oficer. Po kështu me anë të njerzve që kisha në Tiranë, ndërhyra dhe transferova edhe tre oficert e SIM-it të cilët kishin bërë emër të keq në Lezhë. Në atë kohë për të gjitha ato veprime që bëja, unë kisha një përkrahje të madhe në Tiranë prej Gjeneral- Prenk Përvizit, që ishte babai i shokut tim të ngushtë Valentinit. Pas tre muajve, nga Lezha mua më transferuan në qytetin e vogël të Tuzit, i cili asokohe ishte brenda kufijve politik të Shqipërisë dhe administrohej nga Tirana zyrtare. Emërimi im në detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë së Tuzit, përkoi edhe me krijimin e Xhandarmërisë Shqiptare e cila më parë mbulohej nga Karabineria italiane. Që në ditët e para që mora detyrën aty, më erdhi një urdhër nga Ministria e Brendshme, e cila më urdhëronte që të arrestoja 29 komunistë të asaj zone dhe t'i çoja të lidhur në Shkodër. Unë e zbatova urdhërin dhe i mora të 29 komunistët të cilët nuk i lidha e bashkë me ta shkova në qytetin e Shkodrës ku si fillim bisedova me Komandantin e Xhandarmërisë major Ndrec Prengën, të cilit i thashë se urdhëri për arrestimin e tyre ishte i gabuar. Major Ndrecës i thashë se për veprimtarinë e atyre komunistëve që kisha arrestuar përgjigjesha unë, dhe Ministria në Tiranë nuk dinte asgjë dhe nuk mund të më urdhëronte për arrestimin e tyre, pasi nuk kishte asnjë informacion nga unë. Unë arrita ta bindja major Ndrecën që t'i liroja të gjithë komunistët e arrestuar, duke i thënë se vetë garant për të gjithë ata. Pas kësaj unë i mora të 29 komunistët me vete dhe i çova përsëri në Tuz duke i liruar të gjithë. Në mes atyre 29 personave të liruar në atë kohë, ishte dhe Hajrulla Kastrati së bashku me Age Grudën, të cilët njiheshin si eksponentë kryesorë të lëvizjes komuniste në të gjithë Qarkun e Shkodrës", kujton Lekë Vojvoda atë kohë kur ai liroi nga arrestimi 29 persona të cilët ishin futur në listat e Ministrisë së Brendshme në Tiranë për veprimtarinë e tyre komuniste.

Me majorin britanik Nils

Në detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë së Tuzit, Lekë Vojvoda nuk qëndroi më shumë se gjashtë muaj për arsye se atë e transferuan në vëndlindjen e tij në Dukagjin, duke i dhënë gradën e kapitenit dhe detyrën e Rrethkomandantit të Xhandarmërisë së asaj krahine që në atë kohë nuk ishte nën administrimin e Shkodrës. Lidhur me periudhën që Leka shërbeu në atë krahinë, ai kujton: "Gjatë asaj kohe që shërbeja në krahinën e Dukagjinit, unë hyra në lidhje të fshehta me majorin britanik Nils, i cili në atë kohë ishte kryetar i misionit anglo-amerikan që ishte atashuar pranë forcave nacionaliste që vepronin në Veriun e Shqipërisë. Që në takimin e parë që pata me të, ai donte të dinte rreth pikpamjve të mia dhe më pyeti se ç'mendoja lidhur me regjimin që duhej të vendosej në Shqipëri pas mbarimit të Luftës. Unë ia shpreha hapur dhe pa asnjë rezervë pikpamjet e mia, duke i thënë se në Shqipëri duhej të rivendosej Monarkia. Pas kësaj bisede, majori Nils më porositi që unë të shfrytëzoja pozitën që kisha si rreth komandant i xhandarmërisë dhe të ndihmoja të gjitha ato forca që asokohe luftonin kundër gjermanëve. Në atë kohë sipas porosive të tija unë ndihmova me të gjitha mundësitë e mija veprimtarinë e të gjitha atyre forcave që luftonin kundra gjermanëve, siç ishin ata të Nacional-çlirimtares që udhëhiqeshin prej komunistëve, Ballit dhe Legalitetit. Lidhjet me Frontin unë i mbaja nëpërmjet Profesor Kolë Prelës, të cilit komunistët i kishin thënë që të më merrte një deklarata, ku unë të konfirmoja e të firmosja që isha në anën e tyre. Por me gjithë ndihmën e madhe që u dhashë përfaqësuesve të Frontit, deklaratën që kërkonin komunistë nëpërmjet Prof. Kolë Prelës, nuk ua dhashë asnjëherë. Në atë periudhë që unë shërbeja në Dukagjin, gjermanët vendosën dhe krijuan një batalion me mercenarë për të luftuar kundra partizanëve në Jug të Shqipërisë. Unë isha kundër krijimit të këtij batalioni dhe në atë kohë shfrytëzova të gjithë njohjet e mija për të bërë propagnadë që djelmt e malësisë të mos inkuadroheshin aty. Për atë gjë unë nxita Age Grudën e cila u ngrit e foli kundër idesë së krijimit të atij batalioni, që më pas u krjua dhe shkoi e luftoi kundër partizanëve në rrethet e Vlorës e Tepelenës", kujton Lekë Vojvoda atë periudhë që ai ishte me detyrën e Rrethkomandantit të Xhandarmërisë së Dukagjinit.

Në arrati prej komunistëve

Në krahinën e Dukagjinit, Lekë Vojvoda shërbeu deri në korrikun e vitit 1944 dhe në atë kohë ai dha dorheqjen duke e braktisur detyrën që kishte mbajtur deri në atë kohë. Lidhur me këtë që shënon dhe fundin e karrierës së shkurtër ushtarake të kapiten lekë Vojvodës, ai dëshmon: "Pasi dhashë dorheqjen nga detyra në korrikun e vitit 1944, dola në mal bashkë me disa nga të afërmit e mij, duke qenë gjithmonë nën ankthin e goditjes e të arrestimit si nga gjermanët ashtu dhe nga forcat partizane. Në dhjetorin e vitit 1944 kur komunistët erdhën në pushtet, unë vazhdova të qëndroja përsëri në malet përreth Dukagjinit së bashku me Mark Malën, Gjergj Vatën, Pal Thanin, Lulash Stakën, Mirash Ndoun e Gjocajt, si dhe me Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin me gjithë mashkujt e fisit. Po kështu gjatë asaj kohe ishin me mua në arrati edhe vëllai im Lulash Vuksani me Mhill Nikën, të cilëve iu thosha që kur të biem në përpjekje me partizanët, të mos qëllojmë për t'i vrarë se nuk kishim dalë për atë punë në mal. Aty nga data 24 gusht e vitit 1946 ndërsa vazhdonim të ishim akoma në arrati e fshehurazi kishim shkuar për të fjetur nëpër shtëpitë tona, erdhi për të më arrestuar toger Xhemal Selimi që në atë kohë ishte shefi i Seksionit të Sigurimit për Dukagjinin. Pasi kishte marrë urdhër për të më arrestuar mua me gjithë Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, Xhemali kishte bërë planin dhe i kishte ndarë forcat në dy pjesë në mënyrë që të na arrestonte në një kohë, për të evituar arratisjen e njërit apo tjetrit. Sipas planit që kishte bërë, ai më dërgoi dy partizanë për të më thirrur në shtëpi. Pas fjalëve të tyre unë dola i armatosur dhe ashtu shkova e u takova me Xhemalin i cili më tha se duhet të shkonim deri diku për një sqarim. Ndërsa isha bashkë me Xhemalin e shoqëruesit e tij, e kuptova se ai më kishte thirrur për të më arrestuar, pasi teksa isha larguar pak për nevoja personale, u ktheva dhe gjeta armën time pa karikatorin e fishekëve. Kur iu ankova Xhemalit për këtë gjë, ai iu bërtiti ushtarëve të tij duke i sharë, por unë e kuptova se ajo ishte një lojë e tij. Ndërsa unë po ecja vetëm me Xhemalin, i cili më rrinte nga prapa gati për të më qëlluar, partizanët e tij kishin shkuar dhe kishin arrestuar Bajraktarin Lulash Gjeloshi që ishte i sëmurë dhe të hipur në një mushkë po e çonin atje ku iu kishte thënë Xhemali. Ndërkohë që tre partizanët e Xhemal Selimit po shoqëronin Bajraktarin, ata u përballën në rrugë me nipin e tij Beg Delinë, i cili në atë kohë ishte i armatosur pasi punonte si nëpunës i tatimeve në administratën e Dukagjinit. Duke e parë se e kishin arrestuar Bajraktarin, Bega qëlloi dhe i vrau të tre partizanët e më pas e mori Lulash Gjeloshin dhe bashkë me të doli në mal. Në atë kohë që unë dëgjova krismat, shfrytëzova rastin dhe i ika Xhemal Selimit në një shteg të ngushtë duke shpëtuar për mrekulli nga plumbat e tij që më fishkëllyen rrëzë veshit. Pasi shpëtuam për mrekulli nga gracka që na kishte ngritur Xhemal Selimi, unë me Bajraktarin, Lulash Gjeloshi dhe disa nga të afërmit tanë vazhduam të qëndronim në arrati, pasi nuk kishte më dyshime se komunistët na kërkonin për të na arrestuar. Po atë ditë në shenjë hakmarrje, Xhemal Selimi me njerzit e tij shkoi dhe më dogji shtëpinë time dy katëshe në Shoshaj bashkë me gjithë stanet e bagëtive. Dëmi që m'u shkatua ishte shumë i madh pasi familja ime në atë kohë ishte ndër më të pasurat e Dukagjinit dhe të gjitha plaçkat që kishte shtëpia ishin blerë në Itali. Sikur të mos mjaftohej me atë që bëri, Xhemal Selimi më internoi edhe familjen në Kalanë e Beratit", kujton Lekë Vojvoda atë kohë kur mezi i shpëtoi grackës që i kishin ngritur komunistët nëpërmjet Shefit të Sigurimit të Dukagjinit.

7-vjet burg e internim deri në 1984

Pasi i shpëtoi arrestimit, Lekë Vojvoda vazhdoi të qëndronte në arrati me gjithë vëllanë e tij Lulashin, e disa persona të tjerë antikomunistë të njohur midis të cilëve edhe Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, me nipin e tij Beg Delinë e burrat e tjerë të fisit. Lidhur me këtë, ai kujton: "Bashkë me gjithë ata burra qëndruam të fshehur nëpër malet e Dukagjinit deri në tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranës shpalli një amnisti për të gjithë personat që qëndronin në arrati. Në atë kohë unë bashkë me të gjithë grupin që ishim në mal, vendosëm të dorzoheshim duke menduar se komunistët do ta mbanin fjalën. Vetëm Beg Delia nuk pranoi të dorzohej por luftoi dhe u vra në përpjekje me forcat e ndjekjes. Vendimi ynë për t'u dorzuar kishte qenë i gabuar se komunistët nuk e mbajtën fjalën dhe na arrestuan të gjithëve. Pas dorzimit ne na mbajtën për 14 muaj në hetuesi, ku Xhemal Selimi erdhi vetë dhe më torturoi në mënyrën më barbare me duart e tij. Në tetorin e vitit 1947 unë dola në gjyq dhe u dënova me shtatë vjet burg, e bashkë me mua u dënuan edhe Lulash Gjeloshi, Mark Malaj, vëllai im Lulash Vuksani, Sadik Marku, Nik Lushi etj. Të gjithë dënimin prej shtatë vjetësh unë e vuajta në kampet e Bedenit të Kavajës e Orman-Pojan dhe u lirova nga burgu në vitin 1953. Kur nuk kishin kaluar as tre javë nga dita e lirimit, më internuan në Savër të Lushnjes ku asokohe ndodhej familja ime, bashkëshortja Syka, me djalin, Vuksanin. Aty në Savër të Lushnjes kemi qëndruar të internuar familjarisht deri në vitin 1984", e përfundon rrëfimin e tij 85-vjeçari Lekë Vojvoda, ish-Komandanti i Xhandarmërisë së Dukagjinit, i cili edhe pse kishte ndhmuar Lëvizjen Antifashiste gjatë Luftës duke liruar 29 komunistë shkodranë të arrestuar, vuajti për 40-vjet me rradhë me gjithë familjen e tij nëpër burgje e internime.(Dashnor Kaloci)




Përgatiti me ca shkurtime  për botim në "Floripress":Flori Bruqi