3.31.2011

Kosova dhe Egjipti – bashkëpunim efektiv kulturor midis Arkivave

Prof. Dr. Beqir Ismaili - Prof. Dr. Muhamed Sabir Arab.JPG

Në kuadrin e forcimit të marëdhënieve të ndërsjellta kulturore midis Egjiptit dhe Kosovës dhe në vijim të marëveshjeve të mëparëshme të nënshkruara midis dy palëve, Drejtor i Përgjithshëm i Bibliotekave dhe Arkivit Kombëtar të Egjiptit, Prof. Dr. Muhamed Sabir Arab, në Republikën Arabe të Egjiptit, priti në një takim kortezie Prof. Dr. Beqir Ismailin.
Ky takim shërbeu për shkëmbimin e mendimeve në mënyrë që, ky bashkëpunim të jetë më efektiv për të arritur shkallën më të madhe të mundshme, në përmbushje të interesave të përbashkëta të dy popujve, atij kosovar dhe egjiptian, duke u përqëndrua tek zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe u vu theksi në numrin e shteteve që e kanë njohur tashmë pavarësinë.
Ndërmjet të tjerave Prof. Dr. Muhamed Sabir Arab tha:- “Marëdhëniet kulturore mes Egjiptit dhe Kosovës, janë të forta dhe solide. Kjo ka qenë një arritje dhe një bashkëpunim efektiv dypalësh në shumë fusha”.
Ndërsa lidhur me problemin e njohjes së Kosovës si një shtet sovran, ai tha se vende të ndryshme, ndërmjet të cilëve dhe Egjipti, janë duke pritur një rast të volitshëm për të vendosur marëdhënie diplomatike me Kosovën.
“Ne, po i përcjellim me seriozitet ndryshimet e fundit në Kosovë-vazhdoi Prof. Sabir Arab- dhe urojmë që ajo të gëzojë mbështetjen e të gjitha vendeve të botës, të cilat aspirojnë për liri dhe pavarësi.
Jam i mendimit-tha ai-se disa shtete hezitojnë akoma në këtë pikë. Ndoshta nuk është aq hezitimi i tyre përsonal se sa situata ndërkombëtare, ajo që i shtyn të mbajnë një qëndrim të tillë. Por, jam i sigurtë se do të vijë momenti, që shtetet e botës të marrin vendimin e tyre final për Kosovën, pasi duket qartë se Kosova, tashmë, ka arritur të formojë tiparet dhe strukturën e saj si shtet”.
Me këtë rast Prof. Dr. Muhamed Sabir Arab i bëri me dije Prof. Dr. Beqir Ismailin, se është i gëzuar dhe e mirëpret vizitën e Drejtorit të Arkivit të Kosovës, Dr.Isuf Osmani, në Kairo.
Në përfundim të takimit, Prof. Ismaili i dhuroi Prof. Sabir Arab disa prej shkrimeve dhe veprave të tij më të fundit, në mes të të cilave edhe botimin me titull “Kosova në Opinionin e Komunitetit Ndërkombëtar”.
Ky libër paraqet një larmi problematikash dhe informacionesh, duke filluar nga: Njohja me Republikën e Kosovës, origjina e shqiptarëve e për të vazhduar më tej, me të drejtën për vetvendosje.
Po ashtu, në faqet e këtij libri, do të gjejmë të përshkruar në mënyrë drithëruese; masakrat serbe mbi shqiptarët e Kosovës, shkeljen e të drejtave të njeriut, katastrofën humanitare të shqiptarëve të Kosovës e deri në shpërnguljet e masive. Më pas do të gjejmë dhe përpjekjet për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar e veçanërisht në vendet arabe.
Në të vërtetë që ky libër e bën lexuesin që të rikthehet dhe një herë në atë periudhë të tmerrshme që përjetoi populli ynë heroik në Kosovë por, njëkohësisht ai shërben si një thirrje e hapur për secilin intelektual apo qytetar të këtij vendi, që ta veje veten e tij para paqyrës, për të parë se sa po bën për Kosovën e tij, që kjo të arrijë qëllimin final për tu anëtarësuar si shtet me të drejta të plota në OKB.
Alba-Press, Kairo

Shkruan Elisa Bruqi : NËNA IME


                     
Elisa Bruqi kl e II/1,Shkolla Fillore “ILIRIA”Prishtine

Nënën time
Shumë e dua,
Se kujdeset
fort për mua,

Me mëson,
më ledhaton
Për jetë ajo
mua me mëson.

Zëri i saj,
I ëmbli zë
në vesh  çdo natë
më këndon

Sa herë kam nevojë
për ndihmë,
është e para
që vepron.



28 mars 1989


Ishin  prijatar trimërie, mbetet Diellor –Lirie!


Demonstratat gjithë popullore të muajit mars e maj 1989, armiqtë dhe tradhëtarët e popullit tonë i bënë të përgjakshme.
Në përleshje me forcat e armatosura ushtarako-policore ranë dhe u plagosën në fushën e nderit qindra bij e bija të popullit tonë
dhe u burgosën me mijëra të tjerë. Numri i të vrarëve ende nuk dihet, i cili sigurisht duhet të jetë me qindra.
Deri tash u bën të ditur dhe jemi të informuar me emra te këtyre dëshmorëve të rënë gjatë marsit dhe majit 1989, si dhe atyre që
vdiqën pastaj nga plagët të shkaktuara me armë zjarri nga policia e ushtria dhe nga torturat e UDB-së nëpër burgje

1. Gjymshit Badallaj (24 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur (Prizren)
2. Gjylbear Izet Badallaj (22 vjeç), bujk, Zhur, vrarë në Zhur (Prizren)
3. Hajrim Badallaj (13 vjeç), nxënës, Zhur, vrarë në Zhur (Prizren)

4. Agim RASHITI (19 vjeç), i papunë, nga Dragashi, vrarë në Gjilan
5. Mehmet EJUPI (23 vjeç), nga fshati Sekiraç, vrarë në Podujevë
6. Agim MURTEZI (9 vjeç), vrarë në Gjilan

7. Basri IBRAHIMI nga fshati Smirë, vrarë në Smirë (Viti)
8. Naim QEMAILI , nga fshati ??, vrarë në ??
9. Xhemajl KRASNIQI , demonstrues i burgosur, mbytur

10. Fatmir HOXHA nga fshati ??, vrarë në ??
11. Xhemaili BERISHA (31 vjeç), profesor, fshati Brestovc, vrarë në Prizren
12. Agim KUKLECI (31 vjeç), punëtor, vrarë në Isniq (Deçan)

13. Arsim PAQARIZI (fëmijë),vrarënëMalishevë
14. Din PAQARIZI (fëmijë), vrarë në Malishevë
15. Zyle GASHI (23 vjeç), vrarë në Prishtinë

16. Mujë Berisha nga fshati Maznik, vrarë në Maznik (Deçan)
17. Ismet QORRAJ (21 vjeç), student, vrarë në Carrabreg (Deçan)
18. Xhafer QORRAJ , vrarë në Carrabreg (Deçan)

19. Selman HAXHOSAJ nga fshati Poberxh, vrarë në Deçan
20. Musë GASHI , nxënës, nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë
21. Mirvete Avdiu nxënëse, nga fshati Muzeqinë, vrarë ne Shtimje

22. Mustafë VESELAJ (23 vjeç) nxënës Peçan vrarë në Suharekë
23. Hilmi Jashar ashar KAJTAZI (31 vjeç), teknik, Vitak, vrarë në Mitrovicë
24. Bedri SERGJONAJ (19 vjeç), nga fshati Kllodonicë, vrarë në Mitrovicë

25. Behram SANIçI nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë
26. Hakif BISLIMI (24 vjeç), Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Mitrovicë
27. Sali HADËRGJONAJ (19 vjeç), nxënës, nga fshati Voksh, vrarë në Deçan

28. Selat BERISHA (28 vjeç) punëtor nga fshati Barilevë vrarë në Prishtinë
29. Ismet KRASNIQI (32 vjeç), Grashticë, punëtor, vrarë në Prishtinë
30. Muharrem KABASHI (19 vjeç), vrarë në Dushanovë ( Prizren )

31. Idriz RRAHMANI (41 vjeç), nga Shtimja, vrarë afër Suharekës
32. Rrahman DEMAJ, vrarë në Serbicë
33. ?? HASANAJ (21 vjeç), vrarë në Mitrovicë

34. ...? VUTHAJ (20 vjeç), vrarë në Cerce ( Istog )
35. Sevdat XHAFOLLI (25 vjeç), vrarë në Prishtinë
37. Nufret GASHI (40 vjeç), vrarë në Suharekë

38. Muhamet IMERI (19 vjeç), vrarë në Dushanovë
39. Ibrahim KRASNIQI, vrarë në Prishtinë
40, Hashim KOLOVICA, (50 vjeç), mësues, Kolovicë, vrarë në Prishtinë

41. Besime MORINA, vrarë në Prishtinë
42. Muhamct BYTYÇI, nga fshati Dushanovë, vrarë në Dushanovë (Prizren)
43. Bujar HAXHIMUSA (24 vjeç), vrarë në Mitrovicë

44. Riza SMAJLI vrarë në Gjilan
45. Betim SHALA (21 vjeç) student, nga fshati Nashec, vrar në Prizren
46. Selim KAJTAZI (34 vjeç), i papunë, nga fshati Vitak , vrarë në Mitrovicë

47. ...? SMAKIQI, vrarë në Mitrovicë
48. Beqir SHIMANIÇI (41 vjeç) pensionist, Roshan, vrarë në Mitrovicë
49. Ramadan ZEQIRI (34 vjeç), punëtor, fshati Kopiliç, vrarë në Mitrovicë

50. Istref GASHI (42 vjeç), punëtor, vrarë në Suharekë
51. Sakip BISLIM1(33 vjeç) , fshati Koshtove e Vllahisë, vrarë në Leposaviq
52. Afrim BYTYÇI (14 vjeç), vrarë në Dushanovë

53. Rrahman SOPA, Kaçanik, vrarë në Prishtinë
54. Shefki SEJDIU, Ferizaj, vrarë në Prishtinë
55. Shaip BYTYÇI, Dushanovë, vrarë në Dushanovë (Prizren)

56. Ali AJETI (30 vjeç) nga fshati Sveqël vrarë në Mirofcë , Podujevë
57. Ruzhdi ASLLANI (16 vjeç) Gjinoc (Suharekë) vdiq me 4 qershor


Kërkojmë nga të gjithë ata që dinë, apo kan informata për emrat e dëshmorëve të tjerë, si dhe emrat e të plagosurve të na dërgojn, neve do ti Kujtojm gjdo vitë. Le të shënohet ky Muaji Mars 1989, Mars 1998/1999 në Datën Historike të Kosovës.

Intervistë ekskluzive me zotin Hydajet Hysenin organizator i ngjarjeve të vitit 1981-shit ,intelektual krijues dhe ish i burgosur politik



cid:image002.jpg@01CBEFDB.BF673740
Intervistoi Asllan Dibrani
Ta përmendësh emrin  e  zotit Hydajet Hysenit një kohë ishte  frikë nga regjimi jugosllav,po ishte krenari  dhe gëzim  i veçante ta takosh një intelektual,një patriot , një guximtar  dhe një idealist të  veprimtarisë ilegale të  demonstratave të vitit 1981, ku shfrytëzuam rastin ta  zhvillojmë  një intervistë në Prishtinë  në vitin  jubilar të 30-vjetorit  të pranverës se ngjarjeve të vitit 1981 dhe kryetar  aktual i "Shoqatës së ish te burgosurve politik të  Kosovës"që bëri analizë  të thukët rreth ngjarjeve të lartshënuara, po edhe për   artin, kulturën, mediet, luftën e Kosovës, mërgatën shqiptare  etj. 
A.Dibrani  :Zoti Hydajet  ky vit shihet se do të jetë manifestimin i ngjarjeve të vitit 1981 ,a mund të na flisni se kush është organizator  dhe inicues?


Hydajet Hyseni: Si iniciues  jemi  ne  "Shoqata e ish të burgosurve politik"  duke parë  se vërtet  janë ngjarje  me rendësi për   historinë  e Kosovës  kemi bërë përpjekje qe edhe këto ngjarje të manifestohen sikur  i  kemi manifestuar edhe demonstratat e viteve të 68-ta në bashkëpunim me Arkivin Historik ,Institutin Albanologjike ,Universitetin e Kosovës dhe Institucione tjera përfshirëse qe kanë shprehur  gatishmëri  të bashkë-organizimit. Dëshira e jonë është që këto  organizime të tilla të marrin karakter institucional,deri me tani nuk kemi pasur ndonjë  harmonizim  të mirëfillit po në të ardhmen , pritet që të  intensifikohet  bashkëpunimi në  interesin e këtyre  ngjarjeve, që ishin  nacionale dhe  kombëtare. Kemi bërë një program  të ngjeshur   me karakter kulturor  manifestues ,do të kemi edhe konferenca  dhe  simpoziume ,tubime  si në Kosovë ashtu edhe në mërgatën shqiptare ku besoj se do t'ia dalim në krye që në forma dinjitoze do ta shënojmë pranveren e vitit 1981.

A.Dibrani:Zoti Hydajet ju u shprehet se keni pasur manifestim edhe   për përvjetorin  e vitit  1968-tës    si  dhe nga kush ?

Takim në Shoqatën e ish të burgosurëve politik në Prishtinë nga e majta Sabri Novosella,Hydajet Hyseni Asllan Dibrani Meriman Braha dhe Berat Luzha


Hydajet Hyseni:Edhe ato janë organizuar nga" Shoqata e të burgosurve politik", nga "Muzeu i Kosovës" ,"Instituti Albanologjik" ai Historik etj. Atë përvojë që kishim për ato ngjarje, po me te njëjtin program jemi edhe në vazhdimin e shënimit të demonstratave të 81-shes ku ceka edhe ma herët se tani ekziston shteti dhe institucionet dhe është mirë që mos tu lihen ma tutje, vet aktoreve të atyre ngjarjeve të merren me këto organizime qe ishim vet protagonistet e tyre dhe ishim haraçpaguesit për to.



A.Dibrani:Këto ngjarje ishin si ma masivet që u mbështetën nga mbarë shtresa e lartë e vetëdijes siç ishin studentët ,profesorët ,intelektualët , punëtorët etj. A konsideroni se këto ngjarje duhet të shënohen edhe si ngjarje të rëndësishme si tradicionale, sepse këto ngjarje ishin si zëdhënëse e ndryshimit të sistemit komunist në ish Jugosllavi por edhe të parët në rajonin evropian ?



Hydajet Hyseni: Ne në rastin konkret jemi duke e bërë një shënim të këtyre ngjarjeve në formë jubilare qe ka një ndryshim se janë ma masive, ma te përqendruara ne një organizim të mirëfilltë. Shoqata e jonë ka bërë ma shumë se çdo institucion tjetër për t'i nderuar këto ngjarje në një pretekst të veçanet ,duke i përkujtuar figurat e veçanta ,datat historike vlerat e tyre etj ku siç thatë edhe ju se ne atë kohë ishin masive dhe këto vlera të asaj kohe po shkohet që të jenë manifestime gjithë popullore .Ne kemi ngjarje të hidhura sa të duash qe çdo dite mund ta zëne një vend ,po do të përpiqemi ti shënojmë në forma simbolike .Ngjarjet ma te rëndësishme siç janë këto mund te mbesin si tradicionale dhe jubilare .Shqiptarët ishim të parët në revoltën që regjimi jugosllav i shuajti ato demonstrata me dhunë dhe terror në formë të përgjakshme ku pati edhe shumë viktima dhe të burgosur!



A.Dibrani :Edhe të popujt tjerë shënohen data te ndryshme pikërisht aty ku unë jetoj në Gjermani psh data me karakter historik po edhe data lokale, apo edhe familjare qe konsiderohen i ma të veçanta prandaj për këto ngjarje si plan program çka keni fillimisht?



Hydajet Hyseni:Po kemi bërë një serë planesh ku fillimisht do të jemi të "Qendra e Studentëve" qe edhe filluan ato ngjarje, do të vazhdojmë edhe në sallën 1 -tetori që janë mbajtur një mori aktivitetesh. Atje do të mbahet një program i pasur artistik , ku e kemi titulluar "Kujtimi i marsit" po me 26 mars ashtu do të jemi të organizuar edhe në Bibliotekën Universitare që do të mbahet një orë e madhe letrare. Në këtë organizim do të jenë prezent edhe Lidhja e shkrimtareve të Kosovës qe do të jetë letëraro-artistike ,me një prill do të kemi një akademi që do të bëhet ndonjë përurim i ndonjë libri që do tu kushtohet dëshmove të kombit njëri nga librat do të jetë edhe një libër i zotit Jakup Krasniqit që do të përurohet atë ditë. Në këtë tubim do të jetë edhe një libër nga Sabri Novosella për dëshmorët e vitit 1981-shit .Me 13 maj do të jetë një takim kushtuar dëshmorit Tahir Mehes .Në datën 3 qershor do të jetë një konferencë e këtyre ngjarjeve që do të jetë mjaft i ngjeshur me aktivitete të ndryshme d.m.th do të ketë një serë aktivitetesh të larmishme që besoj se do të kemi një vit manifestues jubilar të 30 vjetorit të pranverës se marsit të ngjarjeve të vitit 1981. Vetëm ne këtë mënyrë mund ta shënojmë bujëshmerinë e atyre ngjarjeve.



A.Dibrani :Këto manifestime qe pritet të bëhen faktikisht shpërthimi i ngjarjeve ishte në Prishtinë, këto ngjarje a mendoni qe të organizohen edhe ne qytete tjera ne koordinim me këshillin organizativ, po edhe në Mërgatën shqiptare ?



Hydajet Hyseni:Mendojmë qe edhe në qytetet tjera të organizojmë aty ku ka pasur aktivitete të atyre ngjarjeve po edhe ne Mërgatën shqiptare siç është Amerikë,Gjermania,Zvicerra Belgjika etj ,po në Maqedoni njëkohësisht do të ketë organizime te këtilla kushtuar këtyre ngjarjeve .Nuk do te këtë kufij se në ato ngjarje ka pasur njerëz qe ishin aktive pa kufij ,po me një theks te veçanet e falënderoj mërgatën shqiptare që ishte flaka e ndezur gjithnjë dhe ajo dha maksimumin e vet qe ndikoj edhe në shumë fusha për një organizim sa ma dinjitoz në interesin e çështjes kombëtare. Këto ngjarje të atyre viteve besoj se është një vit i pasurimit të së vërtetës lidhur me ato ngjarje ,është koha të ndriçohen ato ngjarje dhe ta zënë vendin e vet në historinë e re shqiptare.

A.Dibrani :Zoti Hydajet ju thatë se ka shtet tani,ka institucione , seksione ministri gazetar,publicist aktor etj . A mendoni se këto organizma se e kanë dhënë provën pranë popullit shqiptar për ngjarjet e asaj kohe apo edhe të luftës se Kosovës ,me libra,broshura,vepra, shkrime, filma. drama etj ?

Hydajet Hyseni: Nuk mund te themi se u bë diçka e kënaqshme nuk ka pasur një unifikim të përbashkët për ti pasqyruar ato ngjarje sa e si duhet! Ka mangësi edhe në programet dramaturgjike ,programe TV-neve po edhe ne publicistikë, që vërtete është një boshllëk qe do ti kushtoj popullit shqiptar, pasqyrimi i luftës ,i atyre ngjarjeve te 81-ishit , i rezistencës se minatorëve , po i popullit në tërësi , po edhe shpresojmë se në të ardhmen do të këtë një publicitet ma i dendur, me qëllim që të plotësohet ky boshllëk me iniciativën e medieve të ndryshme, mendoj se do të këtë edhe programe televizive ma efikase, në dramë po edhe në ndonjë film se kjo periudhe është mjaft e pasur, për ti lënë vepra me vlerë popullit shqiptar në bazë të kronologjisë së atyre ngjarjeve të 81-shit, po edhe të luftës së ma vonshme . Po me këtë rast është një sinjal i mire i këtij viti që përmes takimeve të ftohen njerëzit e të gjitha zhanreve, gjithçka qe kanë, ti qesin në letër dhe t'ju lemë brezave qe po vijnë pas nesh.

A.Dibrani :A keni ndonjë mesazh për krijuesit qe të punojnë ma me përkushtim për ndryshimet që u bënë në këtë periudhë duke filluar me ngjarjet e Kosovës te 81-shit, rezistencës së ma vonshme deri të fronti luftarak ku si rezultat erdhi deri të një synim i yni i shpalljes se pavarësisë se Kosovës ,po edhe nxitjen e krijuesve me financime nga organeve kompetente të qeverisë aktuale ?

Hydajet Hyseni:Përmes kësaj interviste shfrytëzoj rastin t'i ftoj të gjithë krijuesit që të punojnë ma me përkushtim në realizimin e veprave në fjalë. Nëse e lëmë të na ikë koha dhe të na del nga dora dhe mendja, do të na kushtoj ,sepse konsideroj se kjo kohë është shumë e pasur dhe e lavdishme për popullin shqiptar. Mendoj të jetë një moment i fundit që të veprohet dhe të ndriçohet kjo kohë se për ndryshe do të tretem ,do te harrohemi dhe do te sakrifikojmë një periudhë që u la gjurmë e veçantë, prandaj shpresojmë se edhe qeveritarët do të ndërgjegjësohen dhe do tu kushtojnë rëndësi krijuesve si në financë ashtu edhe në nxitje për të gjitha ngjarjet me vlerë kombëtare në të ardhmen.

A.Dibrani :Ne jemi dëshmitar të kohës se historia e popullit shqiptar është shtrembëruar nga të huajt ,po tani kemi një potencial të mjaftueshëm historianesh ,krijuesish dhe publicistësh që ta përmirësojnë të kaluarën tonë të djeshmen të tanishmen dhe të nesërmen ?Nuk është koha ma të këndojmë këngë odash po të dalim pran botës me filma gjë që nuk u bënë ,me libra ,gjë që nuk u shkruan , kemi një thesar dhe bagazh të madh dëshmish dhe argumente mbi terrorin qe u zhvillua nga pushtetarët serb të kësaj periudhe,ndërsa Serbia ka nxjerr me qindra dokumente,libra,filma etj. Të gjitha të rrejshme pa pasur argumente lidhur me Kosovën,ku propaganda e saj me dokumente të shkruara dhe te shtrembëruara, pazari po i han tek shumë popuj !?... Heshtja dhe mos veprimi ynë , neve do të na kushtoj, po edhe po na kushton, opinioni i juaj ju lutëm ?

Hydajet Hyseni:Po kjo pyetje është shume me vend që vërtet nuk është shtruar asnjëherë seriozisht qe mund te themi se as përse afërmi nuk është bërë diçka e tille. Ka mangësi dhe gjëra të pa qarta me vetën tonë të pa shpjegueshme...! Ne akoma jemi ne mjegull nuk dimë të propagandojmë të vërtetën tone të dhimbshme por edhe krenare edhe se i kemi arsyet e plota të përcëlluara me tragjedi kombëtare, qe rrallë popull që i ka. Ne i kemi mbetur borxh edhe luftës se dyte botërore, pa u shtjelluar gjërat dhe pa u pasqyruar ashtu si është dashur!Ne nuk kemi as një film qe të dalim para bote me ato periudha t'i plasojmë të kaluarën tonë tek shikuesi i huaj , diçka te prodhuar nga vetja e jonë!? Nuk kemi as për lutën nacional çlirimtare ,as vepra letrare sa duhet. Akoma jemi në një kohë agonie të pa qartë për vetën tonë. Siç duket akoma kërkon kohë te kthjellohen edhe mediet e mirëfillta nacionale për tu hyre këtyre obligimeve historike qe e kërkon kombi shqiptar, që vlerat tona të jenë prezentë edhe pran popujve tjerë me një fjalë duhet ta shfrytëzojmë kohen dhe freskinë e këtyre ngjarjeve me qëllim qe mos t'ja lëmë kohës te na i pluhurosë frymëzimet, kujtimet dhe inspirimet për krijimin e veprave si në të shkruar , si në pikture , muzike apo edhe te filmi qe është fjala për zhvillimin e shkencës ,kulturë dhe artit shqiptar ashtu siç e ka meritua ky popull.

A.Dibrani :Siç e dimë të gjithë se figura e Adem Jasharit hyri në historinë e kombit siç ishte edhe i madhi Skënderbeu ,ku dha çdo gjë nga vetja për çlirimin e Kosovës! A ka meritua ky që ta ketë një film , apo dhe ndonjë vepër ,drame apo diç tjetër ?


5151

                      Hydajet Hyseni Asllan Dibrani dhe Berat Luzha ish të burgosur politik në burgunHydajet Hyseni:Po si të themi ka pasur përplasje , iniciativa diçka simbolike por kur thua në fushën kinematografike nuk është bërë as gjë !?... Për projekte te tilla duhet te ketë njerëz serioz, me një fjale ajo është një figurë ,që nuk guxon te degradohet me projekte shkel e shko ,këtu duhet të jenë aktual njerëz profesionalist po edhe te financuar nga shteti duke i mbledhur njerëzit artistet nga hapësira gjithëshqiptare. Këtu duhet të mblidhen te gjitha forcat kombëtare që te dalim me vepra sa ma të mira pran publikut shqiptar po edhe ati ndërkombëtar.Ka qene mirë qe edhe mërgata shqiptare përmes organizimeve te veta te jete prezentë sa ma afër, sepse të bashkuar do të krijojmë fuqinë e të krijuarit dhe të vepruarit.



A.Dibrani :Tani pas lutës kemi mjaft programe televizive me kohëzgjatje edhe nga 24 ore ,por janë kontestuese, janë programe të pa vlera ,me programe të dobëta, nuk kas program , edukativ sa duhet,histori , gjeografi, ne te gjitha lëmit ka mangësi qe nga RTK-ja si program shtetëror e të gjitha të tjerat,ku nga njëherë janë aq irituese a thua se a ka ndonjë kontrolle nga ndonjë institucion shtetëror?

Hydajet Hyseni:Po pa dyshim se situata është e pa kënaqshme ,ka vështirësi,ka ngërçe, ka punë jo profesionale dhe jo adekuate në këto programe , mungojnë programet shkollore , mungojnë programet edukative ,pjesa intelektuale ngurron të kyçet ne çështjen e se vërtetës duke ju lëshuar hapësirën e pseudovlerave nga njerëz te nivelit te ultë jo profesional, me logjike te vjetër, duke vrapuar pas karrierës, përfitimeve,kapitalit etj .



A.Dibrani :A mundet këtyre medieve apo programeve tu ndalet hovi, ngase një numër i tyre edhe kanë ardhur deri të paraja ku e di se nga por nuk ka plasim te interesave te popullit në fushën e kulturës ,artit ,shkencës etj?

Hydajet Hyseni:Nga organet kompetente shpresohet se do të ketë efikasitet në të ardhmen duke intervenuar shteti pa u përzier ecuria e politikes ne media dhe pa e cenuar te drejtën e fjalës se lirë të medieve, shpresojmë se do të ketë progres jemi shtet akoma i ri duhet ti kalojmë këtë fazë tranzicioni i të këqijave edhe pa dëshirën tonë.
      Hydajet Hyseni  huke i mbajtur  fjalim  demonstruesve në Prishtinë në ngjarjet e vitit  1981

A.Dibrani :Ma në fund ju falënderojmë për kohën që gjetet për këtë intervistë duke i shpaluar shumë gjëra në segmentin kombëtar të kulturës, artit , dhe historisë së lavdishme të ngjarjeve të vitit 81-shit e këndej, keni ndonjë mesazh tuajin me qe ju ishit protagonisti po thuajse numër një i atyre ngjarjeve te përgjakshme dhe ish i burgosur shumëvjeçar ?

Hydajet Hyseni:I përshëndes të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lexuesit e kësaj interviste qe sa do pak u munduam tu kujtojmë atë periudhë të hidhur, po edhe të lavdishme të popullit shqiptar me qëllim që të jetë si synimi bashkimit i të gjitha forcave politike dhe krijimin e unitetit institucional, kur është ne pyetje çështja e Kosovës ,shfrytëzoj rastin ti përshëndes te gjithë mërgimtaret ku do qe janë neper botë .



A.Dibrani :Në këtë interviste shpesh përmendet mërgimtaret edhe se jemi ne fund të intervistës ma imponuat një pyetje , a mendoni se"Mërgatës Shqiptare" po i hyjnë në hak organet qeveritare nga e para qeveri deri me sot pas luftës së Kosovës, duke e harruar dhe shpesh edhe duke e keqtrajtuar nga njerëz te pa ndërgjegjësohem që rastësisht janë futur në institucionet qeveritare që aspak nuk meritojnë të jenë aty ku janë!?... Dihen meritat e mërgatës në të gjitha kohërat. Sot nuk kanë as një përfaqësues në parlamentin e Kosovës ?

Hydajet Hyseni:Me keqardhje e them se mërgatës shqiptare nuk mund ti dilet haku asnjëherë duke e pasur parasysh pa kursyeshmërinë ne asnjë kohë të vetës së tyre ,asnjëherë nuk e kanë kursyer kapitalin që të jenë prezent pran atdheut, nuk i harrojmë sakrificat e tyre edhe ne luftën e Kosovës , nuk harrohen edhe investimet e tyre të deri tanishme . Nuk them se është përfillur sa duhet , por përfaqësimin e tyre besoj se parlamenti i Kosovës do ta këtë ne qendër te vëmendjes se për ndryshe deri me tani Kosovën e ka mbajtur gjalle mërgata dhe këto gjëra janë qe duhet të diskutohen në të ardhmen !

Intervistoi Asllan Dibrani Prishtinë shkurt 2011

Është fat apo fatkeqësi të biesh dëshmorë për lirinë që nuk respektohet ???



U mbushën 30 vite që kurë të rënët për çlirimin e vendit 1981 2011 nuk po dihen saktësisht dhe zyrtarisht sa janë ata dhe ku pushon trupi i tyre .Tani kur më shumë mund e sakrifica materiale dhe organizative po manifestojmë 30 vjetorin e atyre ngjarjeve themel i çlirimit të asaj pjese te vendit tonë,mjerisht krahas krenarisë tonë,ne,edhe po turpërohemi para gjakut të tyre derisa nuk kemi listë të kompletuar zyrtare për të rënët,nuk kemi datëlindjet dhe datë rënët e tyre për vendin të cilin kaq pa mëshirë,për kaq vite po e lëndojnë,plaçkitin dhe çfarë nuk po bëjnë për ta zhbërë atë.

Ta mendojmë këtë fatkeqësi institucionale dje dhe sot për 30 vite rresht ,sigurisht se nuk do befasohemi pse nuk është bërë asgjë për të pa gjeturit e luftës së fundit në Kosovë.

Është e rëndë ta pranojmë këtë turp kolektiv,por pa e pranuar te keqen individualisht dhe kolektivisht si dhe parasë të skuqemi më këto akte krimi,ne nuk mund të bëjmë kthesa të atilla çfarë i duhen vendit.

Pikërisht në këtë vlug manifestimesh të këtij 30 vjetori,më duhet ta pranoj turpin si individ dhe më pas si turp kolektiv mos kompletimin e listës së dëshmorëve të rënë në vitin 1981,vendlindjet,datëlindjet dhe datë rëniet e tyre.

Më turp e pa turp,kësaj radhe luti gjithë ata të cilët dinë diçka mbi këta dëshmorë dhe ndonjë tjetër që të na lajmërohen në po këtë link dhe të na ndihmojnë që në manifestimin qendror mundësisht ti kemi vendlindjet,datat e lindjet,ato të rënies dhe fotot e tyre. Kjo do të na ndihmonte për të dal faqebardhë pas turpit për 30 vite.

Ju përshëndes dhe paraprakisht falënderoj gjithë ata të cilët do bëjnë përpjekje në këtë drejtim.

Miqësisht Xun Çetta


xun26@hotmail.com

Të rënët 1981

Të rënët dëshmorë në pranverën e krenarisë tonë 1981,pranverë kjo të cilës tentuan të ia vyshkin lulet e sajë dhe të mos ndihet era e tyre. Ju lutëm ujitni lulet dhe kthejeni erën e lirisë për ndryshe po vyshkemi të gjithë. Po vyshkemi ngase për herë e më shumë po thahen shpirtrat kombëtar e njerëzor duke mos përkujtuar asgjë pos egos individuale.

1. NASER HAJRIZI
2. ASLLAN PIREVA
3. SHERIF FRANGU
4. RIZAH MATOSHI
5. RUZHDI HYSENI
6. XHELAL MALIQI
7. SALI ABAZI
8. SALIH MALOKU
9. NESIMI DERVISH DANA
10. SALIH ZEKA


Luzern 28.03.2011

http://info-cetta.blogspot.com/2011/03/eshte-fat-apo-fatkeqesi-te-biesh.html

NË 30 VJETORIN E DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981- NGA KËNDI IM











Nga Naim Kelmendi

(Kristalizimi i revoltës së përgjithshme)

1. Pikëpamja


Demonstratat e vitit 1981 ishin demonstratat e dyta pas atyre të vitit 1968. Vërtet edhe këto demonstrata arritën që të lëkundin themelet e asaj ish-Jugosllavie, që për shqiptarët e Kosovës, ishte një burg i llojit të vet. Këtë, mbase nuk e dinte as bota e as Evropa, pjesë e së cilës ishte edhe Kosova, ose ishin aleancat e kohës ato që i shikonin me indiferencë shkeljen e të drejtave më elementare të shqiptarëve. Shqiptarët shumicë ishin të privuar nga shumë të drejta elementare, që u takonin, që me ish-kushtetutën e vitit 1974. Me vite ishte mbledhur mllefi kundër padrejtësive të apartatit represiv dhe ish-pushtetit socialist jugosllav ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kjo revoltë rezultoi të kristalizohej, të orientohej, dhe të ngritej në një revoltë gjithëpopullore, duke krijuar kështu një etapë të re në historinë tonë shqiptare. Demonstratat studentore të vitit 1981 arritën të homogjenizojnë popullin, ta ngrisin vetëdijën e tij, dhe në anën tjetër t`ia çjerrin maskën ish-pushtetit monist para syve të botës demokratike për çështjen e pazgjidhur shiptare.

2. Përjetime në vetën e parë


Atëbotë, kur ndodhën demonstratat e 11 marsit 1981, meqë studioja në katedrën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filozofik, kjo datë do të më gjejë në vendlindje. Më pas më 26 e tutje isha pjesëmarrës aktiv, kryesisht në kryeqendrën tonë në Prishtinë.


Publicisti Xun Çetta 

Isha një pjesëmarrës “i vogël”, në vlugun e tërë asaj ngjarjeje të madhe, që nisi atëbotë me kërkesat e studentëve, por që më vonë mu këto kërkesa nxorën para bote mjaft padrejtësi të ish sistemit shtypës jugosllav mbi shqiptarët shumicë, e që kështu ish-kërkesat e studentëve u kthyen më pastaj në një revoltë gjithëpopullore në tërë Kosvën. Së bashku me Osman Halitajn, e me Binak Dinaj, banonim në një dhomë të vogël, në rrugën përballë sallës “Një Tetori”.Në banesën tonë,(dhomën e vogël)mysafiri më i shpeshtë, në ndërlidhje me ne, ishte edhe Xun Çettaj. Aktiviteti i Xunit ishte tejet dinamik, në atë që për t`i ndalur disa studentë, që edhe përkundër faktit se ne të tjerët e kishim bojkotuar mësimin në fakultetet, kishte sish që nuk dëshironin të bahkëngjiteshin me shumicën. Xuni në të shumtën, bashkë edhe me shokët e tjerë ia kishte arritur qëllimit. 26 marsi do ta gjejë Prishtinën plot e përplot njerëz. Gjithashtu ishin me mijëra edhe forcat policore e ushtarake. Motivi dhe energjitë studentore, por edhe ato të masës së madhe kundër pushtetit as që u lëkundën për t`i dalë mbanë qëllimit kryesor të demonstratave studentore të atëbotshme. Aparati policoro-ushtarak kishte mprehur dhëmbët e vet, dhe vrasjet, rrahjet maltretimet, presioni fizik etj., ishin pjesë e këtyre demonstratave, e që rëndonin përmbi studentët dhe masën e pambrojtur. Vinin nga të katër anët e Kosovës. Tashmë mbretëronte një homogjenitet i pashoq në mes të njerëzve. Gatishmëria e një altruizmi dhe vetësakrifica ishte e palëkundër përballë forcave të mëdha policore e ushtarake.
Më kujtohet kur kaluam kah ana e sipërme tek udhëkryqi, aty të ish-Fakulteti Teknik. Një kordon i madh i policisë së armatosur deri në dhëmbë, kishte ndërprerë rrugën kryesore, nëpër të cilën ishte drejtuar qëllimi i demonstruesëve për të arritur nëpër këtë drejtim, duke u kthyer mbrapa rrugës së teatrit, për të vajtur para ish-ndërtesës së Komitetit. Më vonë do të vijnë radhazi tanket në drejtim të mensës së studentëve. Nga këto tanke, shtihej me armë në masën e tubuar anash. Nga këto të shtëna, krejt afër meje u plagos në këmbë X. Çettaj. Në ndihmë të tij arritën ekipi i mjekëve tanë, që menjëherë e dërguan në spital, e që nga atje më të shpejt do të largohet, për të mos u dëshifruar nga orgnet apo nga agjentët që manevronin çdokund. Me një rast kisha vajtur edhe në spitalin e Prishtinës, më sa më kujtohet për të vizituar shokë të tjerë. Hynim me mantela të bardhë për të mos rënë në sy të sigurimcave. Spitali ishte i mbushur përplot të plagosur. Iu kisha afruar pranë njërit që bërtiste: ah, më mirë sikur të më vrisnin sesa kështu”. Ai kishte ardhur nga Ferizaj. Ishte i bërë shoshë nga plumbat, kryesisht këmbëve. Dëgjonim mjaft informacione se ka pasur të vrarë. Në një rast, derisa ishim në udhëkryqin pqara ish-Fakultetit Teknik dhe rrugës që merr në drejtim të Fakultetit Juridik, kishim bërë një pengesë duke e përmbysur në kryeq të rrugës një makinë-furgon. Përpqara kishim një kordon të fortë policie. Nuk e harroj dot thirrjen e një plaku, që në atë omente na emocinoi të gjithëve, duke thënë: ah, përpara djema bre, bini shkaut, se na erdhi dita, bre”. Edhe pse kjo na emocionoi, ngase nga shpirti i tij dilte helmi i mbledhur kundër pushtuesit, ia tërhoqëm vërejtjen duke mos dashur që kjo të dëgjohej nga policia dhe spiunët e shumtë që qarkullonin edhe brenda nesh. Plaku u përmbajt më pastaj. Synimi ynë ishte për ta thyer kordonin e policisë. Ata me një rast do të na sulmojnë duke hedhur drejt nesh gaz lotësjellës. Na ndihmonin me të madhe me qepë, ngase kështu i kundërshtonim këtij gazi të rëndë. Bile, për vajzat ishte i papërballueshëm. U zihej frymëmarrja etj. Në shumë raste janë plagosur demonstrantët edhe nga serbët që gjuanin nga banesat e tyre gjësende të forta përmbi grumbullin e njerëzve. Kanë gjuajtur edhe ujë të valë etj.

“Kujdes, ky flamur nuk bën të përdhoset, as të përkulet!”

Policia nuk do të arrijnë që të na shkapërderdhin, dhe kështu, ne demonstrantët, do të bëhemi me të shpejtë tendë e fortë, sërish të vendosur kundrejt tyre. Këtu unë e marr flamurin kombëtar për ta mbajtur në ballë. Njëri m`u kishte afruar pranë e më tha: Kujdes, ky flamur nuk bën të përdhoset, as të përkulet. Mate veten. E sigurova se më parë do të vritesha unë sesa të ma përkulte kush flamurin tonë kombëtar. Çështje në vete ishte involvimi i sigurimcave të policisë nëpër demonstrues. Ata bërtisnin parulla që ishin jashtë atyre për çka merreshim vesh në atë kohë. P.sh., bërtisnin: “Rroftë Enver Hoxha”, pastaj “Duam bashkim me Shqipërinë” e të ngjashme, dhe po këta, më vonë, siç është vërtetuar nga demonstruesit, janë gjendur në radhët e policisë. Kështu që kjo u kuptua shpejtë, se ata ishin bashkëpunëtorë të policisë, dhe në këtë mënyrë kryenin punën e tyre, që më vonë, duke i inçizuar këto parulla, politika e atëhershme i nxirrte si argument, se ja, këta nuk kërkojnë kushte, por ja ku janë synimet e tyre. Kështu pra, të tillët që përdornin këso parulla që dilnin jashtë atyre që ne i thoshim, janë zënë dhe nuk u mbeti më vend në mes nesh. Në këtë kryq ka ndodhur më vonë një përleshje me forcat policore, duke i zmbrapsur ato e më vonë kështu do të thehet kjo pengesë. Unë ende as sot nuk e njoh, por një policë shqiptar e kishin zënë demonstruesit mu në një kënd pranë murëve të jashtme të ish-Fakultetit Teknik dhe kishin filluar ta rrahnin. Ai bërtiste e justifikohej duke thënë se askujt nuk i kishte bërë gjë të keqe, vetëm se kishte qenë në mesin e policisë si të gjithë kolegët e tij. E kuptuam që ishte polic i yni dhe ndërhymë duke e shpëtuar nga më e keqja. E nxorëm nga ana tjetër e rrugës dhe kaloi me ndonjë grushtim tëvogël. Rrugën e vazhduam me synim për t`u bashkuar para ndërtesës së ish-komitetit. Flamurin e mbaja ashtu krenar, duke mos e lëshuar nga duart. Për këtë isha betuar. Ka qenë një i afërm imi, me të cilin do të takohem më vonë pas tërë atij lëmshi që kishte ndodhur me policinë. E thërras, ndërsa ai do të më vërsulet: “a je ti normal, po si del ashtu në ballë?!”, dhe “a e di ti se do ta hash keq pastaj!”. I gjendur në këtë gjendje edhe unë ia ktheva me timen “Pse, a ti me dy fytyra ke dalur këtu, a?”. Kishte mjaft të tillë që dilnin, por rrinin anash vetëm sa për ta justifikuar praninë e tyre. Me këtë të afërm u theva keq, dhe më pastaj nuk kemi folur bashkë më se katër a pesë vite. Trazirat ishin shpërndarë anekënd qytetit...

Njeriun që nuk e kam takuar kurrë më në jetë!

Më vonë do të gjendemi në një pengesë tjetër policore. Tash në rrugën kryesore përpara Teatrit Kombëtar dhe para ndërtesës së “Gërmisë”. Ishim sërish dy tabore, ballë për ballë. Njëri, duke menduar që ta thuente pengesën e policisë e ndezi fitilin e një eksplozivi që e mbante në dorë. Derisa fitili i ekplozivit ndizej me të shpejtë, ai herë afrohej për ta hedhur herë largohej duke hezituar që ta gjuante në grumbull të policisë a jo. Nuk kisha forcë fare për t`i bërtitur ngase zëri më ishte shtërruar fare. E di se ia bëja me dorë duke i dhënë të kuptonte, që ta gjuante sa më shpejtë. Ai nuk e hudhi ekplozivin dhe kështu do t`i shpërthente në dorë. U rrëzua nga forca eksploduese e tij. U përgjak i tërë dhe i mbetën vetëm gishtat e dorës kacavarur vetëm në lëkurë. Pra, ai i humbi disa gishta. Disa demonstrues e tërhoqën më të shpejtë për të mos rënë në dorë të policisë. Më ka interesuar vazhdimisht më vonë, për ta takuar atë njeri, sa guximtar aq edhe fatkeq, nga ajo që i ndodhi. Nuk e kam takuar kurë më në jetë. Edhe këtë pengesë policore të ashpër, e kemi kapërcyer më vonë. Me mijëra ishin demonstrantët që u tubuan para ndërtesës së ish-Kuvendit. Ishim me shumicë ne që qëndronim në rendin e parë pa u lëkundur në kërkesat tona. Ishin mjaft trimëresha studenteshat tona, së bashku me studentët. Turma ishte bërë e madhe në rrugën kryesore të qendrës.

Para ndërtesës së ish-Kuvendit, ne si demonstrantë paraqitëm kërkesat tona. Kërkuam që të na drejtohej ndonjëri nga ish-politikanët e atëhershëm. Më sa më kujtohet, në mos gabohem, kërkonim që të na lajmërohet para nesh, Mahmut Bakalli. Nga njerëzit e ish-komitetit na u premtua kjo, por ata më vonë na gënjyen, dhe në vend që të dilte dikush nga të kërkuarit, policia nga brenda ndërtesës, do të shtiejnë me rafale përpjetë dhe duke hedhur gaz lotsjellës për shpërndarjen e demonstruesve. Ishte ora 12 e mbrëmjes. U bë një kaos i paparë. Sëkush mundohej ta shpëtonte kokën. Më së keqi kaluan vajzat, që nuk i përballonin gjithë gazit të rëndë lotësjellës. Më pastaj policia do të sulmojë demonstrantët me shufra. Pra, pati një ndërhyrje brutale dhe të pashpirtshme ndaj demonstrantëve....

Neve si studentë që ishim atëbotë njiheshim në mes vete dhe dinim si shumë për njëri-tjetrin dhe pjesëmarjen në demonstratave të atyre me të cilët njiheshim, dhe mund të ceku këtu disa prej atyre me të cilët kemi qenë bashkë, por që më vonë dikush edhe ka rënë në burgjet serbosllave të kohës dhe kanë vuajtur me vite denimin, për të cilët duhet pasur respektin për punën e tyre dhe vuajtjet që kanë përjetuar në ato kazamate serbosllave, por ka pasur edhe të tjerë që mbase edhe kanë qenë pjesëmarrës, por që nuk kanë rënë në burgjet serbe.

Një serb nga shtëpia i vriste me snajper njerëzit tanë

Në një ditë tjetër, ishte i veçantë grumbullimi ynë tek ndërtesa e sallës ”1 Tetori”, përmbi Mensën e Studentëve. Policia kishte stacionuar autoblinda e tanke në kryqin përfundi mensës dhe çdokund rrugëve. Ka qenë një kiosk në skaj të rrugës ndanë kryqit rrugor, para se të arrihej në drejtim të mensës së studentëve. Nga aty një polic shenjonte me revole dhe do të na i plagoste disa në mesin e turmës, që ishim atje lart te salla e sporteve “1 Tetori”. Grumbullit tonë iu kishte bashkangjitur edhe një mësuese me nxënsit e vet. Ajo i dirigjonte ata duke u kënduar këngën: “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, e të tjera këngë me motive patriotike. Nga një shtëpi serbi ndanë rruge na janë plagosur disa veta. Serbi kishte gjuajtur me snajper. Njërit, tejet afër meje, plumbi ia ngjiti në qafë, duke i dalë tej për tej. U rrëzua i përgjakur, por e tërhoqën shpejt për ta dërguar në spital apo gjetkë për t`i dhënë ndihmën e parë. Kësaj shtëpie më vonë ia kanë futur flakën, ndërsa atë serbin nuk kanë mundur ta zënë. Flitej se ka pasur një korridor të nëndheshëm që të ikte nga aty pa therrë në këmbë...Për ta dëmtuar atë kioskun, nga i cili, polici gjuante me revole në drejtimin tonë në breg, na u kujtua një eskavaor, që ishte i ndalur ndanë rruge. E aktivizuam së bashku me ca të tjerë. E nxorrëm në tatpjetën e rrugës, dhe unë vetë e drejtova, por eskavatori nuk mundi ta qëllonte kioskun, ngase ndërroi drejtimin dhe kështu ai do ta qëllonte një pizgauer të policisë, aty pranë semaforëve, duke i dëmtuar edhe samaforët, e duke e rrëzuar makinën policore... Në një rast tjetër poashtu te kryqi i rrugës, ku del rruga për në Fakultetin Juridik, ishim të sulmuar nga disa makina ujëshpërndarëse. Së bashku me Xhavit Bruqin dhe të tjerë, vendosëm që ta ndalonim njërin prej tyre. Ai nga njëra anë e unë nga tjetra ua hapëm dyert e makinës, i nxorrëm me forcë përjashta drejtuesit, ua morëm më pastaj disa maska që më von do t`i përdornim kundër gazit lotësjellës në aktivitetet tjera...

Pas trazirave të një pas njëshme, u vendos gjendja e jashtëzakonshme. Pas orës 20.00 kush zihej në qytet edhe mund të jetë vrarë. Thuhej se ka ngjarë që edhe ndokush të bëhej viktimë e kësaj gjendjeje. Më pastaj, kur dilnim nëpër qytet, sidomos buzë mbrëmjes, para orës policore, sigurimcat operonin me të madhe anë e kënd qytetit. Si dukej, me fotografi, i arrestonin aty për aty njerëzit që ata i kërkonin.
Ka pasur mjaftë raste të tilla dhe të përditshme. Kishte edhe maltretime edhe rrahje. Ishte një egërsi e papërmbajtur e organeve të atëhershme policore. Nga frika e arrestimeve, disa nga “cimerët” e mi ishin shpërndarë. Me një kushëriren time X. K., kemi banuar disa kohë te një i njohur yni, M.R., që e kishte banesën përmbi restorantin: “Rugova”. Pas disa ditësh, duke e ndjerë se gjendja filloi të “stabilizohej”, vendosëm që disa veta së bashku të niseshim për në Pejë, e prej aty në vendlindjet tona. S`kishte asfarë qarkullimi të autobusëve në këtë drejtim. U nisëm të gjithë së bashku këmbë nga Prishtina. Rrugës na legjitimuan disa herë, por kaluam mirë. Pa hyrë në Kjevë, na ka marrë njëri me një makinë tip “Mercedes”. U ndamë, ngase makina s`na zinte të gjithëve. Çdokund shihej një shtetrrethim i hekurt. Ishin krijuar postblloqe policore, por edhe makineri ushtarake të stacionuara përanash rrugës e nëpër qytete. Më vonë pas ca kohësh, një shok i vëllait tim nga ish-shkolla fillore-(J.Beqiraj nga Staradrani,v.ime), i kishte rekomanduar vëllait, se unë duhej të ruhesha, sipas tij, e të mos flisja kund se isha pjesëmarrës i demostratave. Ai i paskësh gjetur një grumbull fotografish të mia, në zyrën e dhëndrrit të tij, i cili aso kohësh punonte në ish-sekretariatin e punëve të brendshme në Prishtinë.Kur i vërenë fotografitë, i thotë dhëndërrit të tij, se “këtë person po e njoh, është vëllai i një shokut tim të ngushtë”. Dhëndërri i kishte thënë, “po shumë mirë, ne këtë po e kërkojmë!”. Shoku i vëllait tim do t`i lutej dhëndërrit të vet, që t`i abstrahojë fotografitë për hir të tij... Një fotografi timen e kam gjetur më vonë në librin më monstruoz, që ka ditur të shkruhet kundër demostratave të 1981, të quajtur: ”Kosova, gënjeshtrat dhe të vërtetat”, të autorit, shërbyesit të jugosllavizmit, S.Hasani.

3.Përfundimi


Që nga koha kur kanë ndodhur demostratat demokratike të vitit 1981, në Kosovë kanë ndodhur mjaftë procese të konsolidimit dhe homogjenizmit të mëtejmë të kërkesave të shqiptarëve drejt çlirimit nga ish-burgu i quajtur Jugosllavi. E veçantë e hidhur ishte koha e gjykimit të atëbotshëm, për t`i kategorizuar ish-demostratat si kundërrevolucion!... Në këtë fushatë të egër dhe të padrejtë historikisht, mjerisht u bashkangjitën edhe disa intelektualë shqiptarë, duke u bërë kështu vazalë të kësaj propagande të ish pushtetit të atëhershëm represiv jugosllav. Pas këtyre, ndodhi më pas edhe fushata e diferencimeve iedopolitike në Kosovë, nga e cila pësoi një numër i madh intelektualësh të shquar të fushave të ndryshme. Edhe fillimi i viteve të nëntëdhjeta do të shënojë gjithashtu një etapë të re në historinë e shqiptarëve të Kosovës, me rezistencën paqësore, në krye me liderin demokrat dhe projektuesin e lirisë dhe pavarësisë shqiptare të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Kjo i ka penguar atëherë e vazhdon t`i pengojë edhe sot, vetëm neokomunistët e Kosovës, të cilët ende mbetën me mendje të errësuar në shërbim verbues të ideologjisë së tyre staliniste-enveriste, të cilën e kanë vënë përmbi interesin madhor kombëtar dhe mbi përpjekjet për demokratizim dhe pavarësim të Kosovës. Mbase, historia është mësuesja më e mirë e jetës, siç është thënë, dhe një ditë do t`i filtrojë të gjitha. Mbase...

Si e njoha Ramiz Kuklecin

RAMIZ KUKLECI – NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT
Në nderim të mësuesit dhe atdhetarit Ramiz Kukleci

Shkruan: Bedri ISLAMI

Si e njoha Ramiz Kuklecin


Kur e kam takuar për herë të parë Ramiz Kuklecin, ndoshta ashtu si dhe dhjetra e qindra të tjerë, kam ndjerë forcën dhe mirësinë e këtij njeriu, emëri i të cilit e meriton të shkruhet me gërmë të madhe në historine e re të Kosovës.

E përfytyroj edhe tani, ashtu të qetë, të urtë, me shikimin mirëdashës, që kishte gjithnjë kujdes të mos ia priste fjalën askujt dhe të të dëgjonte me vëmendje. Ndoshta mund të thuhej edhe diçka krejt e zakonshme, ndoshta një gjë që ai e dinte fare mirë ose edhe shumë më mirë se bashkëbiseduesi, por ai bënte gjithjë durimin dhe kujdesin, që shumë të tjerëve u mungonte.

I thjeshtë, i qetë, me fjalën që tingëllonte butë, krejt njerëzore dhe që dashje pa dashje, të mbeste në memorje, si diçka që duhej të të mbeste, si diçka e zakonshme dhe e natyrshme.


Ramiz Kukleci
01.10.1928 – 31.03.1999

Unë e mbaj mend gjithnjë atë, edhe sot, pas nëntë viteve, si njeriu që bashkonte e nuk kërkonte ndarje, si njeriun i cili kishte në zemër bashkimin e jo mërinë, e mbaj mend si intelektual që fliste thjeshtë dhe kuptueshëm, si burrin që e kishte fjalën e shenjtë, e jo vetëm kur e fliste ai.

Në të vërtetë, nga rrethanat e krijuara në pragun e luftës në Kosovë, unë, e kam njohur atë si kryetarin e Forumit të Pavarur të Intelektualëve Shqiptarë në Diasporë. Kisha pasë menduar se do të gjeja një njeri që fjalën intelektual e lidhte me qëndrimin e rëndë, serioz, duke i dhënë vetes pamjen e një njeriu të rëndësishëm, që kërkon të respektohet, qoftë edhe thjeshtë se është kryetar. Ishte krejt e kundërta. Në sytë tij ka pasur gjithnjë aq shumë mirësi sa do të dilnin për disa njerëz, në qëndrimin e tij kishte aq shumë modesti, sa mund të thoje se ishte personifikim i njeriut të thjeshtë. Nuk fliste me fjalë të mëdha, si është nganjëherë e dukshme tek intelektualët, përkundrazi, ai ishte njeriu i odave të Kosovës, që mençurinë e tij e kishte mbështjellë edhe me dijet, sidomos me dijet njerëzore.

Më vonë e kam pyetur shumë herë veten se si kishte mundësi që në një njeri të vetëm, ashtu të heshtur të ishin të mbledhur aq shumë mirësi dhe aq shumë virtyte. Do të duhej të kalonin edhe disa kohë, të kisha edhe më shumë takime me Ramiz Kuklecin, të njihja jetën e tij, miqtë e tij, që shpesh herë i kishim të përbashkët, për të krijuar përfytyrimin e plotë për këtë njeri, i cili para nëntë vitesh u nda prej nesh.

Në jetën time, qoftë si gazetar, qoftë si njeri i zakonshëm, kam takuar e kam pasur të bëj me dhjetra e me qindra njerëz. Shumë prej tyre edhe nuk i mbaj mend tani, disa qëndrojnë në memorjen e time të zbehur nga koha dhe, miqtë e mi, rrijnë ende se si ishin në ditet kur do të ndaheshin prej nesh.

E kam për nder, që, qoftë edhe për një periudhë disa vjeçare, e kam njohur këtë njeri dhe që më ka bërë vend në rrethin e miqve të tij.

Ramiz Kukleci, njeriu i fjalës së urtë, e i veprimit atdhetar

Ramiz Kukleci nuk u bë rastësisht njeriu i njohur i fjalës së urtë, i veprimit atdhetar, i qëndrimit konsekuent, deri në fund për pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e kombit.

Nëse ai u nda nëntë vite më parë prej nesh, është koha të themi shumë më tepër për te, sepse ai u takonte njerëzve që e kishin bërë pjesën e tyre në historinë e kombit. Ai u takonte, mbi të gjitha atyre që, duke bërë vend natyrshëm tek historia jonë më e re, lidhin edhe epokat, sepse, natyrshëm, kanë mbajtur traditat e të parëve të tyre.

Si në balladat e lashta, familja e Kuklecajve, nipërve të Dem Ali Pozharit, do të përbëhej nga nëntë vllezër dhe dy motra. Nëntë djem do të dilnin përditë nga shtëpia Kuklecaj dhe që të nëntë, mrekullisht, do të kishin të njëjtën ide për Kosovën, të njejtën dashuri për Shqipërinë, të njëjtën mirësi. Do të kishin vetëm dy motra, gjë që i bëri që edhe më shumë të respektojnë të gjithë njerëzit.

I mendoni sot nëntë vllezër, të gjithë djem të rinj, të cilët u bënin konak njerëzve krejt natyrshëm dhe u flitnin për shtetin e ardhshëm të Kosovës dhe domosdoshmrinë për tu sakrifikuar. Sepse shteti nuk do të mund të bëhej ndryshe. Atëherë ishte kohë e vështirë. Ishte e vështirë sepse bandat çetnike silleshin nëpër Kosove si korbat e zinj, ishte e vështirë sepse shqipfolës po bëheshin me to, ishte e vështirë sepse reprezaljet ishin përditë e më të rënda. Keq me krajlat e keq me komisarët e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Më keq me këto të fundit. Disa heshtën, disa u thyen, disa pritën një kohë tjetër, ndërsa nëntë vllezërit Kuklecaj as nuk heshtën, as nuk u thyen e as nuk pritën. Ata i thanë njëri tjetrit se koha për të luftuar për Kosovën është gjithnjë, se secili brez do të duhej të bënte detyrën e tij. Nëse kjo gjeneratë do e kishte më të vështirë, atëherë edhe barra do të ishte më e madhe.

Kuklecajt u nisën për udhën e lirisë së Kosovës. Sëbashku, të nëntë. E theksoj jo një herë se u nisën të nëntë vllezërit, sepse do të kishte, si kishte pasur, edhe shembuj, kur vllezërit ishin ndarë. Kuklecajt nuk u ndanë.

Cila ishte udha e Kuklecajve dhe mes tyre udha e Ramizit, vllait të dashur të tyre, mentarit, njeriut të urtë, burrit të besës?

Që ka qenë udhë e vështirë, kjo tashmë dihet. Për të flasin burgimet e gjata, jo vetëm të njërit, por thuajse të të gjithëve, aq sa mund të thuhet se Kuklecajt, në çdo kohë, e kishin një njëri të burgosur, ose të pranguar, ose në pyetjet e gjata, ose të detyruar të arratisej. Kjo do të ishte rruga e tyre. E kishin zgjedhur vetë, do e ndiqnin vetë. Mes tyre do të ishte edhe rruga e Ramiz Kuklecit.

Rruga e mundimshme e nipave të Demë Ali Pozharit

Në jetën e gjithësecilit njeri apo të secilit fis, si ndodh rëndom në jetën tonë, vjen një kohë e caktuar kur natyrshëm bëhet pyetja se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Kuklecajt, fisi në të cilin u lind, u rrit dhe i takonte Ramiz Kukleci, e kishte bërë këtë zgjidhje prej kohësh dhe kur erdhi momenti i tyre gjithçka kishte qenë e përcaktuar. Ata e kishin gjetur rrugën e tyre, megjithëse e kishin ditur poashtu se kjo nuk do të ishte e lehtë. Do i duhej të mbështeteshin fort në gjithë jetën e fisit të tyre, në emërin që kishin lënë parardhësit e tyre dhe në mendimin për emërin që do i linin ata brezave të ardhshëm.Për shumë të tjerë do të kishte qenë e vështirë të mbahej emëri i fisit të tyre të nderuar. Fakti që ishin nipat e Demë Ali Pozharit do e bënte edhe më të ashpër reagimin dhe dhunën serbomadhe ndaj tyre, miqësia me Beqë Metë Vokshin, luftëtarin e shquar , i rënë në luftën për Plavën dhe Gucinë do bëjë që tërë familja e Rexhep Ramës / Kukleci/ dhe të nëntë bijtë e tij të viheshin në shenjestër të okupatorit serb. Prova e parë do të ishte gjithnjë më e vështira, por ajo u mbajt nga Kuklecajt, të tetë vllezërit e Ramizit, do të kalonin njëri pas tjetrit, e jo rrallë edhe në grup, nëpër dyert e burgjeve serbe, hetimeve, keqtrajtimeve, por edhe në përleshje me forcat udbashe.
Sadiku, Kamberi, Selimi, Isa, Brahimi, Jaha, Dervishi dhe Tafili do të bënin rrugën e tyre, do të ishte rrugë e vështirë, por edhe do të dëshmonte se nuk do të kishte thyerje në jetën dhe në qëndresën e tyre. Njëri nga vëllezërit, Dervishi, pas një kacafyetje me forcat e UDB-së detyrohet të largohet në Shqipëri dhe për 35 vite nuk do të takohet asnjëherë me prindërit dhe vllezërit e tij. Në familjen Kuklecai do të mungonte për një kohë kaq të gjatë, por gjithnjë ishte mendimi se në fund të fundit ai ishte në dheun amë, në tokën që e donin mbi gjithçka dhe për të cilin ishin të gatshëm të sakrifikoheshin.

Ramiz Kuleci - mësues i përkushtuar…

Në të gjithë këtë mjedis, ku vuajtja për adheun nuk do të ishte kurrë e tepërt, me 1 tetor të vitit 1928 do të lindte Ramiz Kukleci. Do të ishte bir i denjë i një familje fshatare në Isniq të Deqanit dhe kudo që e çoi jeta ai nuk harroi kurrë tri gjëra të shenjta, prindërit e tij, babain Rexhepin dhe nënë Nurien, nuk harroi kurrë se traditat patriotike të familjes duheshin ruajtur e shtuar, nuk harroi kurrë se mbi të gjitha ishte Kosova. Këtyre edhe ua kushtoi jetën.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Pejë, ndërsa shkollën e lartë, Biologji-Fizikë në Prishtinë. E kishte ëndrrën e tij të bëhej mësues i popullit të tij, u bë. E kishte vullnetin të bëhej një shembull – ishte shumë i sukseshëm në mësime. Ashtu i qetë, njeri i heshtur, ai u bë shumë shpejt shumë i dashur për njerëzit që e njihnin. Kishte qenë gjithnjë i etur për shkollë dhe dituri, u bë njeri i shkolluar dhe shumë i ditur. E kishte ditur gjithnjë se e vetmja rrugë për të shkuar sa më shpejt drejt lirisë do të ishte përmes arsimimit të njerëzve të thjeshtë, zgjimit të ndërgjegjes së tyre kombëtare, krijimit të mendësisë se duhej luftuar sipas thënies së herëshme të rilindasve se, dritë e diturisë përpara do na shpjerë. Do të ishte ndër mësuesit e parë të Kosovës së pasluftës, i cili pasi fillon të jetë mësimdhënës në fshatrat e Dukagjinit e më vonë në viset e tjera të Kosovës, duke u bërë njëri nga veteranët e arsimit shqip e njëkohsisht njëri ndër më të respektuarit.

Shumë vite më vonë, kur unë e kam njohur nga afër Ramiz Kuklecin, do të vëreja se gjithnjë tek ai kishin mbetur shumë gjëra nga mësuesi i dikurshëm, dhe kjo dukej jo vetëm në pamjen e tij të jashtme, gjithnjë të rregullt dhe serioze, karakteristikë e mesuesve të përkushtuar, por sidomos në fjalën e tij të qartë deri në saktësi, në maturinë e jashtëzakonshme dhe kujdesin për të bërë çdo gjë të qartë, në mendimin për të mos prekur askënd me fjalën e tij, sidomos kur ishte fjala për qëndrime të ndryshme. Asgjë nuk ishte e huaj për të, por gjithnjë kishte disa përparsi. Nuk e kam parë asnjëherë të futet nëpër tema boshe, të vogla, jashtë kohës, megjithëse e ndjente dhimbjen njerëzore si askush tjetër.

Ku e la emërin e tij Ramiz Kukleci ?


Fati i njeriut nganjëherë është i çuditshëm. Mund të ndodhë, që të nisesh nga një fshat i zakonshëm i Kosovës, Isniq të Deqanit dhe të bëhesh i njohur për shumëkënd, edhe tepër larg vendlindjes tënde. Kjo ndodhë edhe me Ramiz Kuklecin. Do të jetë pjesë e jetës së njerëzve në Ozdrim, Drenoc, Uqë, Baranë, pastaj do të njihet si drejtor i shkollës në Strellcin e Epërm, më vonë në Prishtinë, përsëri në fshatra e zona të tjera, do të jetë pjesë e odave kosovare, i tubimeve masive apo edhe të ngushta, për 18 vite rrjesht do të ishte njëri ndër mësuesit më të njohur të vendit të tij, deri sa një ditë, udbashët, kur e panë se nuk e kishin thyer as presionet, pyetjet e gjata, keqtrajtimet e njerëzve të familjes së tij, arratisjet, detyrat e ndryshme, që mund t´i kishin lakmuar shumë të tjere, pra , kur e panë se nuk do të kishte thyerje, atëherë vendosën ta largonin nga arsimi. Ishte e vështirë të ndahej pas 18 viteve nga njerëzit që kishte dashur dhe nga puna që kishte bërë, por ai nuk ishte dhënë. Kishte pritur dhe vazhdonte të priste shumë më tepër dhunë nga pushtuesi, pasi ai e njihte si rradhëkush këtë lloj pushtuesi, largimi nga arsimi do të ishte fillesa e presioneve dhe e dhunës së re ndaj tij, mirëpo ai nuk mund të largohej aq lehtë nga vendlindja, nëse nuk do i kishte kryer edhe disa punë të tjera, që do të ishin po aq të rëndësishme, sa edhe arsmimi i brezave. Ai do e lërë emërin e tij nëpër gjithë ata mjekë, profesorë, inxhinierë, arsimtarë të rinj, që kishin marrë prej tij jo vetëm gjuhën e bukur shqipe, por edhe dashurinë për flamurin, për lirinë e vendit të tyre, që më pas do të bëheshin të njohur si njerëz që i dolën zot Kosovës.
Kur i është dukur se e gjithë ajo që kishte bërë nuk do të ishte e mjaftueshme, atëherë ai do të linte emërin e tij në Berlin, Shtutgart, Mynih, Zyrih, Bruksel, Gjenevë, deri në Rambuje të Francës.
70 vjeçari që nuk do të njihte lodhje për të përkrahur trimat e luftës, djemte e ushtrise Çlirimtare të Kosovës, nuk do të ndalonte as kusherit e tij që të viheshin në shërbim të luftës, në të kundërtën, mësimet e tij do të ishin nxitja më e madhe. Kusheriu Agimi do të derdhte gjakun e tij në demonstratat e vitit 1989 , ndërsa në luftën e UÇK-së, Armendi, djali i Tafilit, do të rradhitej në njësitin elit të Shqiponjave të Zeza, ku edhe ra si dëshmor i kombit, përballë me ushtrinë dhe policinë serbomadhe. Trupi i tij pushon pranë trimave të luftës. Çfarë, mund të bëjë më shumë se kaq një njeri, për të mbajtur lart nderin e fisit të tij, traditën dhe dashurinë për Kosovën , çfarë mund të bëjë më shumë se kaq?

Edhe kjo do të ishte më shumë se e mjaftueshme për secilin njeri . Ai kishte dhënë pjesë nga rinia e tij, kaluar përmes dhunës serbe, kishte dhënë pjesë nga vuajtjet e fisit të tij, kishte dhënë mallin për vllain që nuk do e shihte për 35 vite, kishte dhënë gjithë diturinë dhe përkushtimin e tij, dhe, kur e gjithë kjo nuk i ishte dukur e mjaftueshme, djem nga gjaku i tij ishin nisur për ti dalë zot Kosovës dhe në luftën vendimtare për lirinë e saj.

Megjithate edhe kjo nuk do të ishte e mjaftueshme
Ai do të ecte më tej se kaq.

Njeriu mësues dhe njeriu politik në figurën e Ramiz Kuklecit

Shpesh herë, duke njohur jetën dhe dëgjuar fjalën e këtij burri të urtë, kam menduar se nuk janë të mjaftueshme të gjitha këto për të pasur një emër të nderuar si e kishte Ramiz Kukleci. Duhej shumë më teper se kaq. Më pas, kur bisedat ishin edhe më të shpeshta, mendoja se fjala e urtë, gjithë maturi ishte njëri ndër shkaqet, por nuk do të mund të ishte e gjitha. Pra kishte pasur edhe diçka tjetër, përtej jetës së tij si mësues, si prind, si shok, si njeri i odave, si mentar, si shok dhe vlla i përkushtuar.

Kjo do të ishte jeta e tij politike, sepse, që në rininë e herëshme, pra që kur do të ishte gjimnazist e më pas student, ai do të fillonte të mendonte politikisht e të vepronte politikisht. Njeriu mësues nga njeriu politik në figurën e Ramiz Kuklecit, nuk do të mund të ndahen. Ai i takon atij brezi politikanësh që e shohin partinë si një mjet jo për të bërë emër apo karierë politike, por si një mjet për të shkuar sa më parë tek ideja e lirisë dhe realizimi i saj. Ndryshe nga shumë të tjerë, ai do të jetë njeriu i lidhjeve të disafishta me lëvizjet ilegale në Kosovë, do të jetë këshilltar i tyre, njeri i afërt me to, mbështetës, kur shumë të tjerë i linçonin, ai nuk kishte frikë të mbështeste ato që quheshin irredentistë, separatist, që donin bashkimin dhe flamurin. Megjithë lidhjet me lëvizjet ilegale, ai do të bëhet pjesë e Partisë Republikane, ku ishte antar i kryesisë. Zgjedh këtë parti, ndryshe nga shumë të tjerë që ishin turrur në Lidhjen Demokratike, qoftë edhe për të fshehur pjesë të mëkateve të tyre politike, për të vetmin fakt se, kjo parti, në programin e saj, zgjidhjen e çështjes së Kosovës e parashihte edhe përmes luftës së armatosur. Ramiz Kukleci e dinte se nuk kishte mbetur rrugë tjetër veç luftës. Besonte se mund të arrihej përbashkimi i gjithë forcave përpara luftës që po vinte, përpiqej të dilte tej vetes duke bërë të mundur bashkimin e njerëzve, dhe kur nuk e arriti dot në sferat e larta të politikës, shkoi atje ku ishte edhe e vërteta, tek njerëzit që do e bënin luftën dhe këto ishin njerëzit e thjeshtë. Ramiz Kukleci besonte tek ata, sepse e dinte se si gjithëherë, edhe kësaj rradhe, ata që do e bënin luftën do të ishin pikërisht ata, hallemëdhejtë. Dhe ai vihet i gjithi në shërbimin e tyre. Kur mendon se duhet të bëjë më tej, atëhere do të jetë drejtues i Shoqatës për kthimin e Shqiptarëve në trojet e veta, në degën e Prishtinës.

Tre miqtë e afërt të Ramiz Kuklecit


Kam njohur tre miq të afërt të Ramiz Kuklecit, të cilët i besonin shumë atij, të cilët e respektonin jashtëzakonisht shumë atë, të cilët ia dëgjonin fjalën, këshilloheshin me të dhe e dinin se fjala e tij e urtë do u ndihmonte. Të tre ata kanë pasur takime të shumta me Ramiz Kuklecin, njëri nga ata u vra disa muaj para se të ndahej nga ne njeriu i urtë Ramiz Kukleci, ky do të ishte i paharruari Fehmi Lladrovci, ndërsa dy të tjerët, Xhavit Hoxha dhe Jashar Salihu, do të ndaheshin nga ne më pas. Mbaj mend respektin e jashtëzakonshëm të Fehmiut ndaj mendimit politik dhe qëndrimit atdhetar të Ramiz Kuklecit, udhën e gjatë që bënte ai per tu takuar me njëri tjetrin dhe për të marrë mendimin e tij. Xhavit Hoxha dhe Jashar Salihu ishin vërtet banorë të afërt në vendlindje me atdhetarin Ramiz Kukleci, por kjo, vetëm sa e kishte bërë njohjen më të herëshme, por lidhjet e qëndrueshme ishin bërë nga mendimi i përbashkët politik.

Ramiz Kukleci, dje pjesë e së kaluarës së Kosovës – sot pjesë e së ardhmes së saj

Në jetën e Ramiz Kuklecit ka pasur një moment kur ai, megjithëse afër të shtatëdhjetave, do dukej sikur ishte krejtësisht i rinuar, shfaqja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo do i jepte një kuptim të ri jetës së tij dhe për këtë ai morri të gjitha rrugët për ta përkrahur atë, shkoi nga njëri tubim në tjetrin, takoi njerëz të të gjitha moshave dhe partive politike, bëri thirrje që njerëzit të bashkoheshin, rreth asaj që ai me të drejtë e quante, shpresa e kombit tonë.
Nuk u lodh kurrë duke e përkrahur atë, i nxiti të tjerët, duke filluar nga familja e tij, ai u bë përsëri njeriu i odave, për t´i dhënë dritë mendimit të njerëzve dhe fjala e tij e urtë dëgjohej e respektohej.

Ai vdiq një javë pasi kishin filluar bombardimet e NATO-s për t´i dhënë fund sundimit të pushtetit serbomadh në Kosovë. Nuk e arriti ditën e çlirimit, por e përfytyroi atë dhe vdiq me besimin se tani e tutje do të ishte një jetë e re për njerëzit e kombit të tij. Në aktin e fundit të ndarjes me të, ndërsa mbante fjalën nderuese, Jashar Salihut i rrëshqisnin lotët tek ndahej me këtë burrë të madh, me të cilin e kishte lidhur lufta për Kosovën dhe e ardhmja e saj.
Sidoqoftë Ramiz Kukleci, ashtu si kishte qenë pjesë e së kaluarës së Kosovës, dhe pjesë e ndritshme e saj, ashtu është edhe sot pjesë e se ardhmes së saj. Këtë vend ai e ka merituar me gjithë jetën e tij të përkushtuar deri ne flijim dhe do të jetë përherë kështu, njeriu i thjeshtë, mësuesi përkushtuar, atdhetari i flaktë, shqiptari i madh. Në epitafin e tij natyrshëm mund të vendosej se këtu pushon njeriu që kurrë nuk u lodh duke e dashur, duke punuar e luftuar për Kosovën.

Disa foto të Ramiz Kuklecit



Atdhetarët Xhavit Hoxha,Hasan Ukëhaxha, Ramiz Kukelci dhe Jashar Salihu




Ramiz Kukleci, në shërbim të fuqizimit të UÇK




Ramush Haradinaj, akademi përkujtimore për Ramiz Kuklecin 2003


Ceremonia e varrimit


Varri i Ramiz Kuklecit në Isniq të Decanit


Botuar ne Agjencionin Floart-Press me dt.9 prill 2008.

Kuvendi miratoi buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së

 Me 66 vota pro Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetitn e qeverisë së Kosovës për vitin 2011. Në këtë Ligj është përfshrië edhe neni 4 me të cilin parashihet privatizimi i PTK-së.
Me këtë Ligj buxhetor gjithashtu është paraparë edhe rritja e pagave për rreth 75 mijë punëtorë të cilët janë në marrëdhënie pune në Institucionet e Kosovës.
Tri partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë projekt buxhet me arësyetimin se neni 4 i këtij Ligji buxhetor parasheh privatizimin e PTK-së. Por me miratimin e këtij Ligji për buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së edhe në baza ligjore.
Kryetarja e Komisionit për buxhet dhe financa, Safete Hadërxhonaj ka theksuar se kanë qenë dy amendamente për nenin 4, njëri i propozuar nga Qeveria dhe tjetri nga opozita dhe votat në mbledhjen e komisionit kanë qenë të njëjta sa i përket këtyre amendamenteve. Duke pasur parasysh këtë, Komisioni ka rekomanduar që të dyja të vihen në votim.
Me përfshirjen e këtij neni, opozita ka paralajmëruar se do të votojë kundër projektbuxhetit, ngase këtë e konsideron si kontrabandë të Qeverisë për privatizimin e PTK-së
* * * * * *
Kuvendi i Kosovës sot do të shqyrtojë për herë të dytë projekt-buxhetin e Kosovës, në të cilin përfshihet edhe privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK).
Opozita ka njoftuar se nuk do ta votojë projekt-buxhetin dhe njëra nga arsyet e mos votimit është përfshirja e Postës dhe Telekomit të Kosovës në privatizim. Ata kanë kërkuar heqjen e nenit 4, ku përfshihet privatizimi i PTK-së.
Në kundërshtim të privatizimit të PTK-së, sindikalistët e kësaj ndërmarrje kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit të Kosovës, në kohën kur mbahet seanca e Kuvendit.
Por BSPK, gjatë një konference të mbajtur më 29 mars, ka kërkuar nga deputetëve që ta votojnë projekt-buxhetin e Kosovës.
* * * * * * *
Kuvendi mblidhet sot për miratimin e buxhetit
Në një seancë plenare, sot mblidhet Kuvendi i Kosovës me një pikë të vetme në rendin e ditës - shqyrtimi për herë të dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011.
Kryesia e Kuvendit kishte marrë vendimin për procedim më të shpejtë të Projektligjit për Buxhetin, nga sa e parasheh Rregullorja e Kuvendit, pas vlerësimit të urgjencës së çështjes.
Pas raportimit në Kryesi të kryetares së Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, e cila ka pohuar se Komisioni është në përfundim të amendamentimit të Projektligjit për Buxhetin, megjithatë kjo nuk ndodhi.
Në mbledhjen e djeshme Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk ka arritur marrëveshje për nenin 4 të projektbuxhetit ku është paraparë shitja e PTK-së. Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e PDK-së ka thënë se komisioni ka hedhur në votim dy propozime. Njëri ishte për riformulimin e nenit 4 dhe tjetri propozim që të hiqet tërësisht ky nen.

Lemshi juridik i Enver Hasanit dhe Jakup Krasniqit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Juristët kosovarë shprehen të ndarë rreth asaj nëse Kosova pas largimit të Pacollit ka ushtrues presidenti apo jo? Po ashtu, nuk është e qartë nëse duhet konsideruar që për 35 ditë Behxhet Pacolli ishte president. Sidoqoftë, juristët pajtohen se tash është në dorë të Kuvendit që të procedojë shpjet me zgjedhjen e presidentit.
Behxhet Pacolli një ditë më parë u largua nga zyra e presidentit, duke thënë se po largohet dhe nuk po jep dorëheqje. Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e bërë publik të mërkurën, tha se procedurat e zgjedhjes së presidentit më 22 shkurt, ishin antikushtetuese.
Rrjedhimisht, Kosova nuk ka president. Dilema mbetet nëse kishte gjatë kësaj periudhe pesëjavore Kosova president dhe nëse tani ka ose jo ushtrues detyre të presidentit. Sipas profesorit në Fakultetin Juridik, Mazllum Baraliut nuk ka.
“Fatkeqësisht Kosova tash nuk ka as president, e as ushtrues detyre të presidentit, për arsye se vendimi i shpallur dje i Gjykatës Kushtetuese e ka vënë jashtë funksionimit vendimin antikushtetues të Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 22 shkurt. Prandaj, jemi në një gjendje vakuumi dhe defekti, ku nuk kemi president të vendit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mazllum Baraliu.
Por, juristi Dastid Pallaska ka shpjegim tjetër. Ai thotë, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka karakter parapaveprues, që nënkupton se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Pacollit si president ka qenë në fuqi deri të mërkurën.
Nga e enjtja, sipas Pallaskës, kryetari i Kuvendit mund të ushtrojë detyrën e presidentit, edhe pse kjo në rrethanat e krijuara nuk parashihet në dispozitat kushtetuese.
“Sido që të jetë, ne e kemi një precedent pas dorëheqjes së presidenti Sejdiu ku detyrën e presidentit e ka ushtruar kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, por jo në bazë të dispozitave të Kushtetutës së Kosovës, por në bazë të një interpretimi tjetër të Gjykatës Kushtetuese në po atë vendim”.
“Dua të nënvizoj se dispozitat kushtetuese sa i përket mungesës së përkohshme të presidentit kanë të bëjnë vetëm me mungesën e përkohshme të një presidenti gjatë mandatit të tij, kur për arsye të ndryshme nuk mund të ushtrojë detyrën e vet dhe për një kohë të caktuar ai ia delegon këtë detyrë kryetarit të Kuvendit”, shpjegon Pallaska, duke shtuar se edhe tash mund ta ushtrojë Krasniqi këtë detyrë.
“Ekzistojnë argumente ligjore edhe pse nuk është e kristalizuar qartë se mund të pretendohet që zoti Krasniqi, mund të ushtrojë detyrën e presidentit të Kosovës”, shton Pallaska.
Ndërkohë, për zgjedhjen e presidentit të ri, sipas Pallaskës, situata është kthyer në pikën fillestare. Por, megjithëse pranon këtë, ai insiston se gjatë këtyre pesë javëve, Kosova kishte president.
“Nuk mohohet ekzistimi i presidentit për këtë periudhë prej 22 shkurtit deri në ditën e djeshme. Kjo do të thotë se të gjitha vendimet që i ka marrë presidenti gjatë kësaj periudhe, mbesin valide dhe ligjore dhe tani fillohet me zgjedhjen e presidentit të ri, përkatësisht duhet të bëhen nominimet e reja dhe vetë zoti Pacolli duhet të kandidojë përsëri”, thotë Pallaska.
Por, Mazllum Baraliu thotë se kushdo mund të kontestojë vendimet e marra të Pacollit si president gjatë periudhës 5 javore, meqë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas tij nuk e konsideron atë si president.
“Mund të kontestohen nga kushdo veprimet dhe vendimet e presidentit. Pra, Kosova nuk ka pasur president të ligjshëm dhe kushtetues gjatë kësaj periudhe”, thekson Baraliu.
Aleanca Kosova e Re ka thënë se bashkë me PDK-në, sërish do ta kandidojnë për president Behxhet Pacollin. Por, tash, me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, është obliguese që të jenë të paktën dy kandidatë për president.
Opozita ka bërë të ditur se nëse PDK-ja nuk ndryshon qasjen ndaj kandidatit për president, as ata nuk do të ndërrojnë qëndrim - që do të thotë nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit, e cila sipas Gjykatës Kushtetuese, duhet patjetër të ketë të pranishëm dy të tretat e deputetëve.
Dastid Pallaska thotë se deputetët do të jenë të obliguar të rrinë në seancën kur zgjidhet presidenti:
“Unë mendoj se nuk ka kurrfarë dileme, se Gjykata Kushtetuese është arbitri përfundimtar i interpretimit të Kushtetutës, ku janë të përshkruara disa nga obligimet e deputetëve dhe nuk besoj se është kontestuese që Gjykata Kushtetuese e ka atë autoritet”.
Në dy vjet të funksionimit të saj, Gjykata Kushtetuese ka sjellë dy vendime që kanë prekur direkt institucionet qendrore. Vendimi i parë i tetorit të vitit të kaluar çoi në dorëheqjen e presidentit Fatmir Sejdiu, pasi u tha se ai kishte shkelur rëndë Kushtetutën duke mbajtur edhe postin e kryetarit të partisë.
Ndërsa, vendimi që hyri në fuqi të mërkurën, lë sërish Kosovën pa president, meqë u tha se zgjedhja e Pacollit ishte antikushtetuese. Vetë Gjykata nuk ka sugjeruar se çfarë hapa duhet të marrë tash Kuvendi.

Myzejene Selmani, kundërkandidatja e Pacollit

Kundërkandidatja e Behgjet Pacollit për postin e Presidentit të Kosovës vije nga subjekti i njëjtë politik, nga AKR, dhe ajo është deputetja Myzejene Selmani.
Sipas raportimeve në medie të ndryshme, thuhet se deri më tani janë mbledhur 100 nënshkrime, nga të cilat 40 janë nënshkrimet e nevojshme për tu thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila duhet të mbahet të hënën.
Nënshkrimet do t’i dorëzohen Zyrës përgjegjëse të Kuvendit të premten paradite.
Krahas kësaj, tanimë janë mbledhur edhe nga 30 nënshkrimet e nevojshme për kandidatët për presidentin e ardhshëm të Kosovës dhe të njëjtat do të dorëzohen po ashtu të premten.
Seanca e ardhshme e Kuvendit do të ketë në rend të ditës zgjedhjen e Presidentit.

Eskalon protesta të punëtorëve të PTK-së, disa të arrestuar

Protesta e sindikalistëve të PTK-së e mbajtur para selisë së Kuvendit të Kosovës ka eskaluar tej mase dhe kjo shtuar nevojën e ndërhyrjes policore. Një grup prej qindra punëtorësh me pankarta dhe brohoritje kanë kërkuar heqjen e nenin 4 të Ligjit për buxhetin me të cilin parashihet privatizimi i PTK-së. Me këtë rast Policia e Kosovës ka përdor gazin lotësjellës për të shpërndarë protestuesit. Njoftohet se në mesin e protestuesve ka edhe të arrestuar.
Protestës i janë bashkangjitur edhe deputetët e Vetëvendosjes të cilët kanë lëshuar Kuvendin dhe i janë bashkangjitur protestës së punëtorëve sindikalistë të PTK-së

Qeveria i kërkon sqarim shtesë Gjykatës Kushtetuese

Qeveria e Kosovës i ka dërguar një shkresë zyrtare Gjykatës Kushtetuese me anë të cilës i kërkon sqarim shtesë se a përbëjnë shkelje kushtetutese ata deputetë të cilët e bojkotojnë seancën kuvendore në të cilën votohet për zgjedhjen e presidentit. Qeveria i ka dërguar këtë kërkesë Gjykatës Kushtetutese pas paralajmërimit të partive opizitare se ata përsëri do të bojkotojnë seancën e Kuvendit në të cilën do të zgjidhet presidenti i Kosovës

Feith: Të respektohet Kushtetuesja dhe prania në Kuvend

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, i ka bërë thirrje aktorëve politikë në vend që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një komunikate ai ka theksuar se dhe deputetët që e çuan çështjen në Kushtetuese tani e kanë detyrim moral e politik që të jenë pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Feith thekson se këtë qëndrim ndajnë dhe përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në Prishtinë.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë kërkon respektimin e Kushtetueses

Ambasada Amerikane në Kosovë del me deklaratë publike lidhur me Mendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vë në pah aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rishikimin e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 22 shkurt 2011.

Ne i ftojmë të gjithë qytetarët, si dhe institucionet dhe partitë politike të Kosovës që të respektojnë dhe ta përmbushin këtë vendim të marrë nga gjykata më e lartë në vend. Është me rëndësi për zhvillimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë që vendimet e Gjykatës të respektohen si në praktikë, po ashtu edhe në teori.

Ne i kushtojmë vëmendje të posaçme mendimit të Gjykatës se të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit janë të obliguar që të kryejnë detyrat e tyre për të cilat janë zgjedhur nga populli i Kosovës, përfshirë edhe obligimin për të marrë pjesë në procedurat për formimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës. Gjykata thekson (paragrafi 83 i mendimit të saj) se “Të gjithë 120 deputetët e Kuvendit duhet të ndjehen të obliguar sipas Kushtetutës, Ligjit për deputetët, Rregullores së punës së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe të përkrahin procedurat që parashihen aty, por mbi të gjitha, një obligim ndaj njerëzve të Kosovës që i zgjodhën ata.”

Ne besojmë se ata deputetë, të cilët kërkuan mendimin e Gjykatës lidhur me seancën e 22 shkurtit, kanë obligim të posaçëm politik dhe moral që të respektojnë të gjitha aspektet e mendimit të shumicës së Gjykatës në formë dhe përmbajtje dhe ne i ftojmë ata që të përmbushin obligimet e tyre kushtetuese dhe të kryejnë detyrën e tyre para popullit që i ka zgjedhur duke marrë pjesë në Kuvend për të lejuar formimin e institucioneve të Republikës.

Kosova gjendet në një çast kritik në historinë e saj të re dhe nuk mund t’ia lejojë vetes këtë lloj të paralizës institucionale dhe politike që do të vinte si rezultat i dështimit të deputetëve, të cilët kërkuan këtë mendim, për ta respektuar aktgjykimin e Gjykatës për të përmbushur obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe politike për vendin dhe popullin e Kosovës, thuhet në fund të deklaratës së Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Pro et contra përgjegjësisë politike

Ymer Halimi

nga Ymer Halimi


1

Përgjegjësia e te parit, ne politikë, është e pashmangshme
Kërkesa për “qeveri me duar te pastra” është jetike në këtë kohë, por duart e pastra ne politikë nuk përfaqësojnë edhe ndërgjegjeje te pastër e cila është thelbësia e një politikani apo politike te mirëfilltë demokratike. Ndërgjegjja është implicite, por shtysë i veprimit te kujt do qoftë qe është e ndarë nga duar te pastra?! Ata që kanë duart e papastra mund ta kenë ndërgjegjen e pastër për shkallën e vetëdijes, sepse zbatojnë urdhër, në hierarki, te atyre që u duken duart e pastra, por që kanë ndërgjegjeje te papastër. Prandaj, do te ishte mirë që kërkese “për duar te pastra” te qeverisë, karshi disa proceseve që janë e po zhvillohen ne Republikën e Kosovës, tash e sa vite, te kërkohet edhe “ndërgjegjeje te pastër”?!


Papastërtia ne politikë, te ne, ka zanafillë më të hershme. Si do që të jetë, papastërtinë e pushtetarëve tanë e ka kontaminuar ne masë edhe “perëndimi”. Sepse, për qëllime të caktuara, sipas nevojës se tyre, kanë stimuluar procese e individ që tash veç janë bërë pengese për procese demokratike.

Shtrohet pyetja: ç’fare do te ndodhte po te pastroheshin listat e kandidatëve para zgjedhjeve e jo siç aludohet tash?!. Rezultati i zgjedhjeve do te ishte tjetër. Prurjet elektorale te të përfolurve për ca parti janë te pakontestueshme. Prandaj ky është edhe një veprimi i qëllimshëm. Atëherë si te mos pranohen edhe individ fitues te procesit zgjedhor?! Mos “pranimi” apo “sugjerimi” për te mos i pranuar rezultate për individ është kundërshtues me “normën demokratike”, karshi papastërtisë se zgjedhjeve. Feith dhe Dell, për të mos lejuar veprim te dyfishtë, atëherë shpalosni argumentet, mos hezitoni, po që së i keni, për ndryshe sugjerimi i juaj merret se është qëllimi për të eliminuar dike politikisht. Nuk është një ministër ne dorëheqje, por disa, e që kanë duar e ndërgjegjeje te papastër, ndoshta edhe më shumë se ai që sulmohet haptazi.

Loja me rregulla te dyfishtë, tash e sa kohë në Kosovë stimulohet. Stimulohen parti politike a politikan te “kontaminuar nga korrupsioni” kjo po shihet tepër çartë. T’ua kujtoj qe një parti u akuzua për jo demokraci, qe nuk deshi te simuloj demokraci me nënshkrime fals. Por, dëshmoj demokraci me veprim duke denoncuar saktë e me guxim në procesin zgjedhore për ç’rregullsitë që ishin me 12 dhjetor 2010. Degjenerimi i procesit zgjedhor zë fillin ne zgjedhjet e 2007. I gëlltitem! Por më pastaj prodhoj hapësirë me bakteriologji politike, brenda dhe jashtë partive politike, që po e zë frymëmarrjen e njerëzve dhe proceseve demokratike të shtetit. Sëmundja që mëshifet, e nuk shërohet më pastaj bëhet tmerruese. Kjo ndodhi me procesin e zgjedhjeve te ne. Atëbotë u heshtë edhe nga perëndimoret.

Gjasat ishin që edhe kësaj radhe kjo te gëlltitej, po te mos ishte ajo parti ne garën zgjedhore!?



Për te gjithë ky proces zgjedhor, i 12 dhjetorit, është “tepër i lënduar”. Është ky lëndim moral për Kosovën qe u pranua nga te gjithë përveç disa individëve te partisë që doli e para. Ky proces është pa fitues. Duhet të pranohet se edhe në rivotim ndodhi shkallë e manipulimeve që tregon se ne procese zgjedhore në Kosovë nuk do të këtë pastërti me këto rregulla te shkruara. Prandaj edhe perëndimi do t’i pranoi. Kuvendi edhe Qeveria do te bëhen, por do të jenë me hipotekën e votës së vjedhur.

Atëherë, Qeveria me shkallë besueshmërie që fitoi a është “legjitime” për te përballuar privatizimin, proceset politike për veriun e reformat e nevojshme demokratike? “Po”, se në Kosovë qe moti hajnia është zyrtarizuar e populli nuk voton, por votojnë Komisionarët. Kryesorja, këta pushtetar duhet mbijetua me votë të vjedhura, me përulje para te të tjerëve, a me dëmtimin e funksionit te shtetit. S’ka rëndësi si, se pushtetarët tanë s’kanë kujt për ti dhënë përgjegjësi?!. Janë në fazën e “puberitetit politik”,që vështirë gjykojnë për politikën reale e përgjegjësinë politike. Nga kësi pushtetarësh tash e dhjetë vite, te pozitës dhe opozitës, në paq, erdhën ca fatkeqësi për Kosovën: Pakoja e Athisarit, gjashtë pikshi i Ban ki Munit, bisedimet qe priten me serbin, vonesa ne integrimet evropiane, moszhvillimi ekonomik, privatizimi i dështuar, jeta e rënduar e njerëzve të Kosovës, zanzibari rënia e presidentit, zgjedhjet e parakohshme. Pavaresia ka qene e pashmangshme por jo me kaq kosto!

Te kujtojmë mendimin e Weberit, “përgjegjësia e te parit ne politikë është e pashmangshme”. Vërtet jetojmë në epokën e mendimit te Weberit, por shkak i papërgjegjësisë te parit ne politikë, çdo ditë, e ku do, po ulet prestigji i shtetit.


Prishtinë, 01.02.2011


2

Riciklimi i qeverisjes që zgjon frikë

nga Ymer Halimi më 2011-03-24 në orën 11:03.MD
Ne politikë njihen qëndrimet politike që   nuk janë të  drejta, si në këtë rast, pranimi i rezultateve te zgjedhjeve, por, që në  një  situatë  të  një  krize politike është  më  pragmatike dhe më  e arsyeshme të  pranohen si një  zgjidhje kalimtare. Një  veprim i këtillë  arsyetohet me faktin se vakum institucional, që  përshkallëzonte këtë  krizë  politike dhe institucionale edhe më  tej, po kaq me rëndësi sot ishte që  zgjedhjet e ardhshme të mos bëhen me këtë ligj zgjedhor.  Trumbetimi i tyre i pandërprerë, “si gjithçka ishte në rregull”, s’është  asgjë tjetër pos një  përpjekje për “pastrim emocional” për gjendjen që  e kemi të  mbushur me plot  dramacitet e ankth, për shumëçka, veçmas me varfëri, pa perspektivë  e brezit te ri. Po kaq synohet të  kamuflohet një  proces politik, çfarë janë  bisedimet me Serbinë, ku këto bisedime trumbetohen si  faktor i pashmangshëm te funksionimit i shtetit te Kosovës!
***
Frojdi te psikanaliza sqaron se dëshirat ambicioze, dhe në një nëngrup i ndanë dëshirat egoiste dhe ambicioze të  ngritjeve personale. Por, njëkohësisht, sugjeron qe ne hulumtime, po ke “fije të argumentit”, mbaje se te shpie te “përfundimi”. Sot, ne skenën tonë dëshirat egoiste dhe ambiciet për ngritje personale politike e partiake, duken te shprehura tej mase, krahas ambicieve te qeverisjes se mirë te shtetit.
                Prandaj shtrohet pyetja: a ka komoditetin politik Kosova që të  mbetet me ngërçe e vakum institucional, siç u bë e siç u kërkua edhe siç mund te ndodhë? Assesi! Kjo më se paku na nevojitet. Ngërçi institucional  ishte produkt e nevojë e akterëve të  skenës sonë politike si Sejdiu, Thaqi,  dhe Pacolli. E gjithë  kjo krizë  ishte rrjedhojë  e “shkurorëzimit” të  çiftit qeveritar të  koalicionit që  u bë  me inat, duke parë vetveten e jo proceset politike të  shtetit. Njëri deshi ta kthejë  pushtetin e humbur, e tjetri ta vazhdojë  mandatin, t’i eliminoj kundërshtaret partiak e te konsolidojë  radhët e veta.  I pari  humbjen e kishte pa alternativë (shkak i gabimeve evidente), tjetri e kishte alternativen e veprimit, atë të Zanzibarit dhe trafikun e votave përmes komisionarëve e komisioneve zgjedhore, duke i i eliminuar edhe kundërshtarët partiakë . Por, ca te dëgjueshmit, besnikë të  linjës së  tij fraksioniste, përkundër zhytjes në  korrupsion deri në fyt, i shpërbleu me poste. I treti, e kreu detyrën e dhënë:  mocionin për ‘rrëzimin e vullnetshëm’, përkatësisht vetë rrëzimin e qeverisë, dhe e priti çastin të  bëhet kryetar shteti. Prandaj, “gjërat nuk janë të  rastit”. E gjitha tregon se këta politikane kryesisht e bëjnë politikë  për mbijetesën e tyre politike, e jo për interesin madhor. Dhe përfundimisht, kjo kohë krijoi pakënaqësi politike afatgjate dhe ngrit shqetësime mbi të  ardhmën e këtij procesi politik.
Pacolli u be kryetar shteti, i pa pranueshëm për shumëçka, por ai në  fakt është  vetëm një  produkt i PDK-së, po, nga anë tjetër, edhe falë  edhe kryeneçësisë së AAK-së . Por,  shumëkush pret nga ai te jetë  mbase më i dobishëm se ç’ mendohet (?!). Sigurisht që  do të  bëjë  përpjekje për ta shpërlarë  veten nga deklarimet e veprimet politikisht të  pamatura (!). Së  paku shpresohet se nuk do ta fusë  dorën lehtë n’arkën e shtetit, si paraardhësit. Dhe fundi i fundit, Kryetar e Republikës është post, më tepër, protokollar e honorifik se sa politikbërës.
 U zgjodh edhe Qeveria. Ngërçi  institucional “përfundoi”(!?). Kryeministri i djeshëm edhe sot kryeministër. Lavdëroi qeverinë : “... më e mirë që  ndonjë herë ka pasë  Kosova”. Çfarë  krahasoi dhe kë  me kënd!? Vetë veten me veten, apo me qeveritë e cilës kohë! Kush janë në përbërjen e kësaj qeverie me kaq nam? Saktë, aty ka edhe individë  të  përkushtuar që  punën do e bëjnë mirë. Por, kjo qeveri është produkt i zgjedhjeve ‘ç’fare ishin...’, dhe  një koalicion i ambicieve përtej ambicieve, bile edhe fetare (!). Por, me faktin se koalicioni mbetet pakicë e shumicës se shumicës së popullit ne Kosovës, është brengosëse. Koalicioni i ka numrat e demokracisë formale, por gjithherë kjo nuk është e mjaftueshme! Ky izolim i brendshëm qe iu bë  partisë fituese, po ndodh shkak të  principeve jo parimore me te cilat u udhëheq partinë  vetë  i pari i saj. Qeveria e sajuar si rezultat i rrethanave shihet si qeveri me ‘këmbë të qelqit’!  Por, u tha qe ‘është më e mira’ dhe vërtet e dëshirojmë, se,  e para dhe më e rëndësishmja është qe Kosova te udhëhiqet mirë nga kushdo që   të  udhëhiqet! Por,a është më e mira?
Te lëvizim sipas “argumentit” të Frojdit, për të kuptuar a është “më e mira”. Së  pari, krahasimi me qeveritë e Autonomisë do te ishte e pakuptimtë për shumëçka. Por, një është e saktë, autonomistet u nisën nga një gjendje analfabetizmi 98% dhe arritën deri te Akademia. Emrat e shkencës, artit dhe kulturës i kaluan kufijtë e Ballkanit. Në rrethana të vështira u ruajt substanca e kombit. Dhe ishin hapur ne mbështetje te luftës së UÇK-se. Politikisht vepruan në kohen kur bota ishte e kërcënuar nga lufta e ftohet, me Mur të  Berlinit si metaforë  të  kë saj gjendjeje. Më pastaj erdhi Qeveria e “Bukoshit”, e cila nuk ishte strukturuar. Edhe ai vetë  politikisht s’ishte strukturuar, përveç shprehjeve ‘vulgare patriotike’ që koha i përpinte lehtë. E bënë “hero” për meritën se dikush ia paska qitë  thesin në kokë. Populli e mbijetoi ketë kohë me energjinë e vete latente. Bukoshi angazhoi në luftë “forcën e vete autonome brenda UCK-se”, që ishte politikisht e ushtarakisht e papranueshme dhe shumë njerëzve ky fërkim u kushtoi me jetë. Më  pastaj, në  Rambuje  merret vendimi për Qeveri të  Përkohshme, Bukoshi e sabotoi. Thaqi ishte tepër i papërvojë, lëvizi politikisht me teorinë e mohimit. Po edhe Qeveria e Përkohshme dështoi. Por, kundërshtarët e bindjeve te kundërta, dje, po edhe sot(!), qe nuk i bashkoi vështirësia më e rëndë  në  historinë  e kombit, hanë më një lugë!? Mos këtu është theksi i te “mirës” që  të  tjerë nuk po e kuptuekan?!. Kjo gjendje nuk është  gjë  tjetër pos një  riciklim që  zgjon friken, jo me pak arsye.
Qeveria e parë  e dalë nga vota lirë në  Kosovën e lirë e udhëhoqi PDK-ja. Kryeministër ishte doktori moralist, por që në “dorë” i pëlciti demonstrata e 17 Marsit ‘04, pasojat e të cilit janë eksteritorialiteti i kishave dhe decentralizimi. Ajo kohe ishte, kur liderët e Partive treguan se interesi personal e partiak ishte më i lartë sa interesi kombëtar. Ishte kohë e artë  për të vepruar për forcimin e shtetit, por kohë që  doli se është  e humbur. Historia, gjakftohte, këtë do t’ia faturojë  si hise edhe të vete Kryeministrit aktual.
Po, sa ia vlen, krahasimi me qeverisjen Haradinaj? Tre muaj qeverisjeje me një  fillim mjaft të  mirë. Akti i pavarësisë do të  bëhej në vazhdim të  qeverisjes Çeku dhe te gjitha përgatitjet juridikisht ishin të  gatshme. U zhvendos se fërkimet politike të  brendshme do ishin te paparashikueshme. Kryeministri, ushtarak, bëri gafe. Simuloi nënshkrim me më te dëshmuarit, me pjesë historie dhe pse...? Në  shtete demokratike, përkundër ca te mirave nga e kaluara e tij,do të  shpresohej se më nuk do ta fuste dorën ne qeverisja. Tashmë është ministër! Çka do të thotë kjo: kryeministrat e djeshëm vrapojnë të bëhen ministër sot?! Nuk kuptohet lehtë!! Ku është kodi politik e moral? Mund te thuhet nuk ka gjë  të  keqe, por kjo nuk është praktika e ndërrimeve politik pozitive. Prandaj, qeveria ka riciklim te politikanëve, ka mentalitet te djeshëm, pa vizion.
Qeverisja e mandati që shkoi, hiq aktin e pavarësisë, doli për shumëçka me e degraduar se paraardhëset. Kështu e vlerësuan ata që i vlerësojnë dhe radhisin edhe shtetet e tjera. Kjo s’do koment! U ngritën disa dikastere të  reja të  shtetit, që  koha i kërkoi, por jo pa nepotizëm.
Po, qeveria aktuale a mund te jetë ndryshe nga ç’ishte e djeshmja? Sa shihet, nuk ka vendosmëri e as vizion të  mjaftueshëm. U bë  qeveri me ministri për t’i kënaqur individë te caktuar. Toleroi veprimin te qëllimshëm të  një ministri “adoleshent”, i cili për shkak te bindjeve personale,të  heqë  fotografitë e nënë Terezës, personalitet që  është  shembull moral për njerëzimin. Të  njëjtin veprimi e beri edhe me fotografinë   Rugovës, qe ishte Kryetar i parë   i shtetit, i çmuar edhe nga shumë burrështetas, po edhe nga vete kryeministri . Ky ministër me sindromë të  dorës ngatërrestare po e provon shtegun e rrezikshëm(!). Në Qeveri të  përgjegjshme as një orë më s’do te ishte ministër!
Më pastaj, qasja dhe disnivelet e funksioneve te bisedimeve me Serbinë janë shqetësuese!
Derisa kombet e arrira i masin ndryshimet e arritjeve te vetja me orë, ditë e javë, politikanet tanë i masin me kalim vitesh. Kombet e konsoliduara kursin e politikës kombëtare nuk e ndryshojnë për asgjë. Te ne po lëvizet në  politika ditore. Ndihen mirë kur bëjnë riciklime politikanësh e politika te frikshme! Thënë  më  saktë,  qeverisja e Kosovës nga viti ne vit, për shumë çka, ka degraduar. Imazhi i shtetit te ri ka rënë tej mase. Jeta çdo ditë e më shumë po rendohet. Përgjegjësia ishte edhe bie mbi politikanet e kësaj qeverie.
 Prandaj, pritet ‘e mirë’ qeverisja, aty, kur rotacioni politikanëve është bërë në vijë te vertikales politike me politikanë  me vizion te s’ ardhmes, e profesionist. Ky është parimi demokracisë, e jo, me rotacione horizontale dhe riciklime te politikaneve te decenieve t’ikura dhe adoleshent. 
Vërtet Kryeministri si vepron, si frikshëm, qeveria për shumë çka te zgjon friken!?


3

Sot, saktë, legjitimiteti i pushtetit ne te dy shtete është, plotësisht arsyeshëm, i kontestueshëm

nga Ymer Halimi më 2011-03-24 në orën 11:10.MD

Sot, saktë,  legjitimiteti i pushtetit ne te dy shtete është, plotësisht arsyeshëm, i kontestueshëm
Me kujtohet, saktë, besoj edhe dikujt tjetër, kohë e kohë më para kur në garë për kandidaturë për kryetar të SHBA-se brenda nga radhët e Demokratëve ishte edhe kandidati Dukakis. Ai ne një çast ishte, i papërmbajtur, u pa në ndej ne një hotel buzë Pacifikut me një zonjë nga arti i shtat,  derisa  skajin tjetër buzë Atlantikut e kishte zonjën me fëmijët. Dikush e fotografoj dhe shprehu habinë, pse ai është pa zonjën e vetë këtu!? Pse!?... Shkak i një presioni publik per një veprim te tillë, vetëm ditë më pas u tërhoq nga gara ne radhën e demokrateve për kryetar te SHBA-së. Ishte lëshim, shkelje etike ky veprim për politikanin Po ashtu kohë më vonë kur Klintoni  propozohej  për kandidat për kryetar të SHBA-së, për një mungesë  qartësie ca mujore në biografin e tij, nominimi  për ca ditë u vonua. Pse? Se e kulluar duhet të jetë biografia e individit si fytyrë politikë e përfaqësimit publik. Po edhe kjo si e tillë është relative(për dike) , por  është një principi i shumë vendeve që janë të suksesshëm te funksionimi i shtetit. Mbi këtë parim edhe koha e Aristotelit angazhohej.


Po ç’far njohim ne, te biografit e prijësve tonë politik, kudo te shqiptarët?!  E kaluar e tyre është një e panjohura në shumë rrafshe te jetës. Për shume çka janë si “kutia e zezë e Toshibos”. E etika e  tyre e pa perceptuar? Prandaj, cili është filtri ynë etik për politikanet? Thjesht  ky filtër për ne shqiptaret, kudo qe jemi,  s’na hynë në punë fare!
Shi për këtë, kudo te shqiptare ambienti politike është i mbushur me veprime e shprehje që shumë pak kanë të bëjnë me politikë. Konfrontimet pozitë-opozitë  ngritën mi bazën e lakmisë politike për karrige pushteti e jo përpjekje për të argumentuar përparësitë e vizioneve politike. Kjo lakmi pushteti ke shtanguar Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin zyrtar te shqiptarëve. E gjitha del  se u përzgjodhën te guximshmit e jo politikanet me virtyt e vizion. Te tillët e kanë kryeneçësinë , ekskluzivitetin, mosdurimin e kundërshtarit. Thjeshtë nuk kanë as qëndrime e as parime politike. Pa droje ecin mbi vuajtjen e të tjerëve dhe e shohin cakun e vetës dhe grupit të vete te interesit, por jo edhe cakun e të gjithëve. Nuk i ruhen te keqes fare, se atë e kanë normë mbijetese. Ndërsa, lakminë e përvetësimit  e ndjejnë për krenari.
 Le te mbetet te sqarojmë, ne një masë, këtë që shkrova. Kryetari i njërit shtet shqiptar /Prishtinë/, me vetëdije punoi mbi shkeljen e Kushtetutës se shtetit. Me pastaj lejoi heqjen e emrit te shkollës se fshatit te tij,  qe mbante emrin e një heroi kombëtar,  për t’ia ven emrin e gjyshit  te vet qe ishte, sa duket, një bujk i vyer, por tash i rëndësishëm(!): gjysh i kryetarit.  Me kaq, për mos i numëruar diç tjetër! Cila është etike politik e virtyt njerëzor te ky politikan?! Saktë i papërgjegjshëm!

Ne anën tjetër, kërkesa me çdo kusht e me çdo çmim, për fitore ne zgjedhjet  e dhjetorit e Kryeministrit te Kosovë, beri qe ne vendlindjen e vetë, herën e fundit, arrin te “motivoj” (komisionarët partiak) për mbushje te kutive te votimit  me votë te vdekurve e te gjallëve si  rezultat, normalitet  për libër Ginisi!  Kjo formë e arritjes ne pushtet është brengosëse dhe çmim shumë i lartë qe po e paguan Kosova. Ka guximin, por virtytin dhe vizionin politik a e ka?!

Me pastaj, ne Tiranë , kërkesa publike /e çmendur/ e “heqjes se kokës” së kundërshtarit politik, si kërkesë zgjedhore për elektorat, e një shkodraneje, jo qe nuk ndëshkohet me votë, por më pastaj arrin  te bëhet kryekuvendare në Kuvend te shtetit. Urrejtje aç e theksuar s’mbeti jashtë Kuvendi. Edhe seancën pas 21 Janarit e filloi nga dhembja për të lënduarit e më pastaj i ra ndërmend për ata qe u vranë. Kjo nuk i takon  as politikës e as njerëzores! Ka guximin e kryeneçësinë, por vizionin dhe etiken politik?! Fatkeqësisht, ne Kuvend  kundërshtarët politik arrijnë të bëhen tamam armiq. E trishtueshme! Fjalori i Kryeministrit, n’atë Kuvend, kulmon me përmbajtje rrugaçërie, fyes për te gjithë shqiptaret kudo që janë. Nxitës! I papërmbajtur. Pa droje ngritë tensione me pasoja afat gjate. Por, ai shpalosi te “panjohurën” nga biografia e tij, se si është mik shtëpie me D. Fazliqin, një serb te krimit. E pastaj rrëfen se si i ka shalua, dikur ne rini, kuajt ne fshatin e vetë. Sugjeron, se do t’i shaloj kundërshtarët, Kuvendin e shtetin (!)  Ky eshte  fjalor politik?! Jo! Kjo miqësi, s’ka te bëjë  fare për favore te shtetit, por...?! Tani lehtë kuptohen lëshimet e pandërprera qe i beri ne, emër te “demokracisë” ndaj fqinjëve, Grek, sllavo maqedon e serb, duke dëmtuar substancën politike te shtetit. Lëshime te tilla, ne dem te interesit te kombit, bënë edhe politikanet kosovarë ne Vjenë.
Nga ana tjetër shfaqet  kryeneçësia e kryeopozitare /Tiranë/, deri në shkatërrim e të gjithave, si luftë kryqëzate për hakmarrje, shkak i humbjes në garë zgjedhore. E mendojnë se humben nga hajnia e komisionarëve apo e tradhtuan komisionarët e vet ne lakmi për lekë?! Ku ta dimë te vërtetën?! Si binden dot asgjëje, kërkojnë vetëm të vërtetën e vet, ne mënyrën e vetë. S’ka kompromis! S’ka dialog qytetërues politik. Ku është vizioni politik i një fuqie opozitare dhe virtytin politik, kur i gjithë koncepti i tij politik ngritët mbi luftën kundër një individi?!
Nga politikanë të përzgjedhur  “shqiptarçe”, kudo me vota te shpërdorura, ndodhë qe majtistet te mbërthehen në djathtistë brenda natës, edhe kundërta. Bëhen aleat me djallin e te birin e tij, për të arrit te parajsa e grabitjes-pushteti. S’ka rendësi programi, s’ka rëndësi votuesi  majtist apo djathtist s’ka rëndësi as pastërtia etika  e as vizioni i ndryshëm politike. Kjo në Kosovë veç ka kohë që është bërë modë.  Kushtimisht, te gjithë këta politikan pushtetin e kanë / e bënë/ privilegje, për te përmbushë orekset e tyre materialiste, e jo përgjegjësi. Tash jetojnë ne pasuri përrallore te grabitur nga postet e pushtetit.
 Kryeministër e kryeopozitari/Tiranë/  ishin te ‘lavdishëm’, se njeri u gjet  te “procesi i rinisë...” e tjetri ndërtoj karriere, qe i kulmoi kur mbi supe barti sopatën në emër të “mbrojtjes” se shtetit. Ndërsa tjetri ishte politikisht  ne maje te UÇK -së. Por asnjeri e as tjetri, s’kaluan nëpër filtrin e mirëfilltë etik politik, e asnjëherë  nuk u qartësuan veprimet  “muajt e fshehur ne biografitë” e tyre. Tash po shihet se janë në deficit me kulturë politike e te dialogut politik, dhe janë ne ngërçin e se kaluarës. Politiken e shtetit e vunë ne rrafshin personal,  e tepër te ulet. Ky është edhe vlerësim i miqve tanë.
Por,  po u shikua paanshëm, e në thellësi, sjellja me kaq kryeneçësi, e politikanëve shqiptarë  kudo,  rrjedhë se është një klasë politike me mentalitet komunistesh dhe neokomunistesh, që dot nuk arrin te konvertohen ne demokrat e politikan te përgjegjshëm. Janë të mësuar me “luftë klasash” e nuk donë t’ kuptojnë rregullat e reja te politikës. Demokracinë, kudo te gjithë, e përdorin për qëllime personale e “te klasës së vetë” e jo për qëllimin primar të saj, qytetarin. Dhe e dyta, “prirja për luftë për pushtet” kaq e theksuar a mos është sëmundjeje e kamotshme e shqiptareve, sëmundje qe nuk “ua ndien për njerëzoren” e as për kombin e vet, kur është fjala për “grabitje materiale” (E. J)?! Shi për këtë në sundimin Otoman Shqiptaret u bënë pasha e vezir më shumë se te gjithë kombet te tjerat, se bashku, te Ballkanit.
Me ketë kulturë politike, u bënë lëshime politike te pandërprera, dje edhe sot, ne shume segmente te shtetit. Pjesët e brendisë tonë politike, janë “ngërçe te lakmisë per pasuri” e nuk kuptojnë se janë përbërëse te një tërësie dhe çdo  pjesë e saj e jep funksionalitetin e tërësisë ose e pengon atë.
Prandaj, Sot, saktë,  legjitimiteti i pushtetit ne te dy shtete është plotësisht arsyeshëm i kontestueshëm. Kjo tregon se jemi ne një krizë morale politike mjaftë të thelle si komb. Shqetësimi shtohet se ka rënë besimi ne institucionet e shtetit dhe nuk është qartë politika kombëtare. Politiken po e bëjnë  te guximshmit, popullistë, me mentalitet rajonal e jo mbi interesin e përgjithshëm.  Shi për këtë, kjo kundërshtarëve te kombit u dhanë shanse veprimi, dhe sulmet sllave-greke  kanë arrtë koherencë, e mbështetje në qarqe evropiane, për te na shantazhuar  dhe shkaktuar një damë moral vështirë te riparueshëm, dhe duke hapur procese te reja me pasoja afatgjate për kombin tonë.
Prandaj, sot jemi ne sprovë te re në jetën e kombit tonë. Kërkohet përgjegjësi kolektive politike qe  t’i shtyjnë përpara proceset e përgjithshme drejt cakut te përbashkët, te bashkuar, ne ketë kohë globalizmi. Dhe  po e përmbylli me mendimin e një njeriu, qe vetëm ne çaste e  vështirësi e fliste, gjuhen e nënës, shqipen: Mustafa Kemail- Ataturku, që  duke i prirë luftës e politikes se kombit turk për liri e Turqinë moderne, thotë: “... Te kërkosh ta dish se ç’do te ndodhë që një komb, qe nuk ia del mban (pavarësimit), do te thotë ta quash te vdekur atë komb. Për rrjedhojë derisa kombi jeton e vazhdon te sakrifikohet, nuk mund te  bëhet fjalë për dështim “.  Mbetet te vazhdojmë qe ende te sakrifikojmë, për te sotmen dhe ardhmen e kombit tonë, që kombi edhe nesër te jetë një komb  i nderuar.

ymer.halimi@uni-pr.edu



Autori i teksteve eshte prof.asisten dr.sci. per lenden biofizike mjekesore ne Fakultetin e mjekesise ne Prishtine.