2.29.2012

Cikël poetik nga Ismail Kadare





Përshëndetje të gjithëve.

Në vijim të kësaj teme, do te keni rastin që te lexoni poezitë në Agjencionin Floripress nga shkrimtari i madh, Ismail Kadare...

Shpresojmë  që  ju  do të argëtoheni sadopak....


Sinqerisht,



Editori-Redaktori 

Flori Bruqi







Cikël poetik nga Ismail Kadare




Koha e popujve.

Kur superkafshet dridhnin botën
Njeriu ne gjunje nuk u ul
Ka pasur vite te mamutheve
Por kohe te tyrte spati kurrë.

Me brire te tmerrshem klithma kobi
Mbi toke ata vune ligjin bishe
Megjithatë ish kohe e njerëzve
Dhe ky planet i njerëzve ish.

Nga superpesha u vinte vdekja
Ngecnin perbindeshat ne batak
Kështu do ngecin supershtetet
Ne llum te globit pak nga pak.

Dhe kur ne të ardhmën do zbulojnë
Eshtrat e tyre nëpër botë
Ashtu si eshterat mamuthore
Qe gjeologet gjejne sot

Kur te zbulojnë konstruktet dhembet
Atë burrokratizm-hata
C'heronj do thonë kanë qenë
Popujt qe rrojten bashke me ta.

Ata q'u ngriten përballë tyre
Qe u qendruan trimerisht
Ish kohe e tyre ajo do thonë
Dhe ky planet i tyre ish.





Portreti i Skenderbeut.
Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe ere permbi atdhe.
Një emër gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skenderbe.

Dy brire dhie kish mbi krye
Embleme e vjetër e cuditeshme
Sikur ta dinte qe mes brireve
Dy perandore do të godiste.

Njezet e katër luftëra bëri
Njeze e katër vdekje theu
Çka mangut linte ditën Gjergji
Plotesonte naten Skenderbeu.

Pas vdekjes eshtra iu ndane
Ne mijëra varre ata u shtrine
Gjithçka te shumte ai e pati
Të vetme kish veç Shqipërinë.




Ikja e Moisi Golemit...
Kjo ruga perdridhet 
si gjarper i zi 
per ku po vrapon 
gjeneral Moisi? 
Pelerinen era 
ta ngre me tallaz 
gjeneral Moisi 
pluhur shume le pas. 


Kali perpin udhet 
muzgu bie ngadal 
pse te dridhet freri 
dores gjeneral? 
Leshrat gjithe pluhur 
te godasin syte 
mbi boshllek te tyre 
balli i ftohte i yt. 


Nata zbret mbi udhet 
larg zjare cobenjsh 
gjeneral Moisi 
perse shpaten zhvesh? 
Udha eshte e gjate 
tutje teri nxin 
i ndergjegjes troku 
prapa oshetin. 


Larg dy-tre shkendija 
patkoi shkrepetit 
ndan udhes se madhe 
ndergjegja jep shpirt 
Moisi ndergjegjes 
valle si i re? 
Ajo ngrihet,bie 
mbytur gjak perdhe. 


Nata eshte e shkrete 
troku naten mbush 
vec ndergjegjes sate 
prapa s'te ndjek kush 
Ne kalldreme shekujsh 
troku yt i zi 
Moisi i Golemeve 
Gjeneral Moj-Zi.


Gjuha Shqipe.

Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S'i muar, që s'i muar. 

Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panë se gjuhës
S'i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash...

Në përçartje ta kthenin
Në delir në jerm,
Ishin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.

Të të bënin ty, donin
Shqipëri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.

Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës, 
Ç'do të thotë përçartje
E di, oh, e di mirë.
E di ç'do të thotë

Kllapi hermetizëm,
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetshme
Që lindi mes dhimbjesh
Art të pavdekshëm.




E hidhur vjeshte e këtij viti


E hidhur vjeshte e këtij viti
Kosovën gjeti nën terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.
Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Kështu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.
Kështu e preket historinë
Mbi supe e bartet JU sërish
Prangat në shkollë qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.
Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S'qe larg dhe veç ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtinës
Ne naten Shen Bartoleme
U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kërkuat "Republike"
Ju shtypen si ne Monarki.
Por koha kurrë s'vjen pergjysem
Nat e masakres vetëm s'mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.
S'kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit veç ju pane
Ndergjegje e botës tek ju mbriu.
Kështu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historinë
Dhe n'histori u kthyet vete.




Portret malesori te hershem 

Mbi tirqet vije e zeze 
Zbrez si e zeze vetetime 
Ne brez armen e mbushur 
Ne koke te zbrazetin qefin. 

Keshtu eshte shfaqur ne vite 
Rrafshnalteve gjer ne det 
Ne brez vdekjen e tjetrit, 
Ne balle vdekjen e vete. 

Kur ndonje dite armiku 
Shfaqej diku ne kufi 
Kunder tij me te dyja vdekjet 
Nisej ahere ai.


Vallja shqipetare.

Tri here opinga rrahu dheun
Sikur kerkoi leje prej tij
Pastaj shamia palet ndehu
Me qetësi dhe madheshti

Kështu midis qiellit dhe botës
Vallja u lind ,vallja u shpall
Kemba sinjale i çon tokes
Dhe dora qiellit i jep lajm.

Dhe vallja rrokulliset tutje
Ne kohera hedhur si hobe
Prilli përsipër i hedh lule
Dhjetori boren shkund atje.

Valle shqiptare shenja n'ere
Ylbere tirqesh tej-tehu.
Kush ju kerceu ju një here
Dhe kembet rob si mbane te ju.

Kush ra midis vorbulles suaj
Dhe su perzhit dhe su perflak
Ju bubullima me opinga
Qe nëpër shekuj bridhni varg.




Nisja e shqiptareve ne lufte.

U nisen për lufte, bene tutje
Pa fjale te mëdha e pa këngë,
Me opingat me xhufka te kuqe
Si me zjarre te vegjel mbi këmbë.

Iken larg qe te gjenin armikun
Çdo armik, ne çdo breg qe ta gjesh
Kaq te thjeshtë luftën e kishin
Sa qe “tutje e quanin” "thjesht.

Ne çdo anë qe te ecnin, patjetër
Do tu dilte diku midis shqotes
Ajo ishte për ta pjesë e jetës
Ish përmasa e katert e botës.

Dhe kur binin ne prille a vjeshta
Neprer birinja te shtrire, nëpër lugje
Si me zjarre te vegjel te perjetshem
Era loste me xhufkat e kuqe.


Java e fundit e qendrimit ne Moske.

Javet rrihni ditet me ushte
Nën një qiell kontinenti te murret
Ulerinin te martat si bushterat
Avjon kishte vetëm te merkurave.

Ditët ishin te ftohta, pa diell.
Me një ere stepe ne skajet
Ne te mbetur ne funde te dielash
Si ne funde akullnajash.

Ne Moske kishte rënë li e zeze.
Qene mbyllur kinemate dhe sportet
Koncertet,kafete studenteske
Pa u mbyllen pastaj dhe aeroportet.

Mbi pistat ere e stepes vershellente
Avjonet po lageshin ne shi.
Atëherë ne e ndjeme edhe një here
Pse vendi ynë quhej Shqipëri.

Diçka ne po ndjenim prej shqipeje,
Tek supet ish një dhembje e kalter
Dhe sikur karatina te vazhdonte
Do te na dilnin me siguri flatrat.




I kushtohet V...
Germën e parë të emrit tënd 
E shkrova në krye, në të djathtë të vjershës. 
Kështu një grumbull rosash të egra, 
Në formë V-je, ikin larg në qiellin e bardhë të vjeshtës. 

Ti vazhdimisht largohesh, largohesh, 
Del prej meje, prej rreshtave, prej pritjes. 
Kur ktheva kokën prapë, 
Bosh ishte qielli 
Dhe hapësirë e bardhë bosh ishte


Në kohën kur të desha...

Në kohën kur të desha 
Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë, 
Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij 
Mbulonte Pompeun me periferitë. 

Por koha shkoi 
Tani lava e ftohur 
Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave, 
Ndërsa mendimet për ty 
Plehërojnë 
Rreshta poezish të kthjellëta.


Ti dhe Hëna.

Kësaj nate me hënë të vjeshtës 
Dola fushës të bredh kuturu 
Retë shtuhen me vrap pa reshtur 
Hëna duket aty-këtu 

Porsi retë mendimet e mia 
Po më shtyhen ndër mend më shpesh 
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti 
si kjo hënë që duket mes resh. 

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët 
do të mbeten pa të kurse ti 
në ëndërrimet e mia përjetë 
perëndim s'do të kesh kurrsesi.


Nuset dhe dasmat.

Të veshura me mjegull
Me copera yjsh
Nuset e krahinave 
Të Shqipërisë

Aq te bukura dasmat
N'atë dekor te zi
Sa qe dhender do ndjeheshe
Njefaresoj gjithesesi

Si ne polenin e yjeve
Qe sperkat gjithçka
Diçka nga yllesia e nuseve
Mbi supe na ra.

Ti trim qe rri ne shkalle
Pse rri i menduar
Neneja qe te ka djalë
Ste le pa martuar

Martese shqipetare
Dashuri e pergjitheshme
Ikte vjeshta e dasmave
Dimri i luftës vinte.

Sa shpejt nxihej ari
Mbi stolite e nuseve
Kur pas marsit te armeve
Vinte prilli i vejusheve.

Pastaj prapë vinte vjeshta
Krushqit, vallet, stolite
Dhe dhenduret mes tyre
Si meterodite.




Edhe kur kujtesa.

Edhe kur kujtesa ime e lodhur,
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Unë ty s'do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë të pashkundshme.

Ndarja erdhi,
Po iki larg prej teje.
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë natë
Gishtat e dikujt do pleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë.


Ora e lige

Është orë e ligë kudo,
Vallë a s'e ndjen ?
Era si me bronshit në brinjë
Ndër metro vërshëllen.

Grafititë më shpejt se TV
Shpërndajnë një lajm.
Si me fyt të prerë një tren
Tjetrin ndjek nëpër pjalm.

Është orë rreziku, nën thikë
Një komb pret i shtrirë.
Si peshkop i trishtë horizonti
Thërret për mëshirë.

Një shtet klith për ndihmë, një tjetër
Në gjumë fqinjin vret.
Nga klinikat e thyera tutje
Erë e ftohur ngarend.


Ditë Vjeshte...

Autobuzet urbane nga periferite 
drejt qendres mbi xhama bien brymen 
vjeshta si luaneshe krifeverdhe 
ruan ditet e fundit nga dimri. 


Te vitrinat,tek xhamat e kafeve 
kalimtare te shumte ka 
ne reflekset e flokeve te tua 
nje nuance e kuqeremte ra. 


prane diteve te tua te bardhe 
kalova sot rastesisht 
ti u trembe...une ujk nuk jam 
po as dele nuk jam natyrisht. 


Po ti eja andej te shkojme 
pa i perfillur fjalet e botes 
ku nga avulli xhamat e kafeneve 
ngjajne si pamje qe s'jane ne fokus 


Ne autobuzet urbane eja 
te kalojme periferive mebryme 
te shohim se si vjeshta krifeverdhe 
ruan ditet e fundit nga dimri.



Afrim Dimri

Në qiell ja u nis një tufë rosash t'egra.
I fundmi ar i vjeshtës u shua e më s'u ndez.
Dhe dimri po afron me grinë e tij funebre.
Me ngricë e me acar dhe një plenum në mes.

Ç'spastrime do të bëhen, për kë vallë ora ra ?
Por le të ndodhë ç'të dojë, le të shpërndahen n'erë.
Byrotë politike si puplat në një gjah,
Veç ti të jesh për mua ajo ç'ke qenë përherë.

Tek zjarri në oxhak të rrijmë pranë mermerit
Në studion dimërore kur qelqet shiu rreh,
Ku heshtin varg kolltuket në madhështi funebre
Ndaj zallahisë së kohës të shurdhër si dhe ne.


Pa ty...

Ti ike udhes se pafundme 
Ku zverdhin druret gjetherenes 
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet 
I arti medalion i henes. 

Lejleket iken. 
Fill pas teje 
Si stof i keq u zbeh blerimi 
Dhe ngjajne toka, pylli, reja, 
Me negativin e nje filmi. 

Tani ne fusha shkoj menduar 
Ku nis te fryje ere e ftohte, 
Ku ca mullare te gjysmuar 
Duken qe larg si Don Kishote. 

C'te bej, po them me vehten time, 
Ne kete ore te vone te muzgut, 
Ku qerrja baltave ben shkrime. 
Te lashta sa te Gjon Buzukut? 

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet, 
Te pi ne gjunje duke rene, 
Ne gryke e di qe do te me ngelet 
I ftohte medalioni i henes.


Në studion dimërore... 

1. 

Befas dritaret u tranden, jashte po ndodhte dicka, 
U afrova te shoh, gjemimet valle c'qene. 
Gjethe te rrezuara si krahe zogjsh ne nje hata, 
Dhe nje bresher si shtresa perlash mbulonte dhene. 

C'jane ato zonja, valle, qe shkundin qafat atje lart 
Qe si bresher shkundin perlat, stolite? 
Dicka ka ndodhur, pa dyshim dicka 
Ne toke, ne qiell, ne shpirtera. 

Dicka ka ndodhur 
vec tek ti perhere 
Ne trurin tend e jashtezakonsheme ngjan gjithecka 
Kurse ne te vertete 
Dimri erdh ne dere 
Kjo vec ka ndodhur e gje tjeter ska. 

2. 

Floket gjysem te ngrire 
Te ftohur krejt 
Si nga qendra e dimrit 
Ti erdhe drejt. 

Ca kokerriza bresheri 
Solle me vete qe jashte 
Qe kishte dicka nga qielli 
Kjo dukej haptas. 

Dicka nga drite e tij 
Opake, enigmatike 
Kokrrizat e bresherit 
Shkrinin pike pike 

3. 

Perskaj raftesh te bibliotekes se bardhe 
Pasi ike, une qendrova ne qoshe 
Hija e mbretit Hamlet u cfaq 
dhe u zhduk ngaqe s'ishte e nevojshme. 

Deliri shumegjuhesh i Xhojsit 
Me ofron sherbimin e tij 
E gjate eshte pasditja me thote 
Ne pune mund te te hyj. 

C'dialoge te dashuruarish, te ndaresh, 
C'letra, c'memuare te hap? 
Ja gjysmepercart murmurisin ne qoshe 
Zelda dhe Skot Fizxherald. 

Po une largohem me tutje 
Ne rafte te tjere ik 
Me fal, Volodja Majakovski 
Me fal, dhe ti Lili Brik. 

kaloj ngadalshem bri raftesh 
Ke do te doja te ngjallej serish? 
te pyesja per ferrin Danten, 
Gjithcka e ka thene imtesisht. 

Ti beja ndoshta Eskilit 
Nje naive, vulgare, pyetje 
Me te mira ishin dramat qe humben 
Nga ato qe kane mbetur? 

Iki me tutje, e pafundme 
prej tyre me ngjan kjo dhome 
Ja Pushkini, hapat i ndal 
Per Ana Kernen tregome 

ndonje dite pa dyshim ka ardhur 
Ne floke me kokrriza bresheri? 
me trego shkrirjen, denesen 
Dhe kthimin pasatj ne perla. 

Me trego atje thelle nen toke 
Poeti ditet si i ngrys, 
Atje ku nuk mberrin lavdia 
E as turpi, natyrisht, nuk mbrrin 

4. 
Porsi cifuti i kthyer ne fe tjeter 
Ia behu shiu i konvertuar ne bresher 

sa here shiu ne qelqe do trokase 
Ti do te vish ketu dhe ne mos ardhsh 

Qofsh si muzike, si pikellim apo si kryq 
Une do te njoh e do te cohem vrik. 

Dhe si ai qe guackes perlen ia merr 
Nga muzika, kryqi a vdekja do te te nxjerr...


Kinema e vjetër.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Ku prej kohësh më s'lozin filma të përsëritur,
Ku s'bëjnë më zhurmë njerëzit me karriget,
Ku në pushimet e seancave
S'shesin kikirikë.
Ekrani me njolla,
Megafonët prishur,
Stolat janë boshe si radhë të pashkruara;
Këtë poemë stolash të gjatë, të braktisur
Nga dera e vështroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fëminisë,
Kinema e rrëmujës,
Kam parë aq vende,
Kam parë aq salla,
Por n'asnjë prej tyre s'kam hyrë me aq bujë,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakë,
E rralla!
Më mirë asgjëkund veten s'e kam ndier,
As në sallat luksoze me kadife që shndrit,
Megjithëse në to me leshverdha kam qenë,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekë, lekë,
Të mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gëzuar në biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafë e Pazarit
Të shkruara nga vetë portieri Qani. 

Për të njëjtin film tek njëra afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punë s'i prishte.

T'i falnin ty të gjitha,
E dashura,
E vjetra.

Në atë copë ekran,
Për herë të parë,
Një copë të botës së gjerë ne pamë.
Në gjashtë metra katrore.

Bota fund s'kish e anë,
Bota ngjante e shkëlqyer,
Ndonëse ekrani ish me arna.

Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna.
Por në sytë tanë
Kish të tillë dritë,
Që nuk e patën kurrë
Më të ndriturat ekrane.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola ku janë ulur varg
Ditët e fëminisë,
Cicëronjëse gjithmonë
Si një rresht zogjsh
Mbi një tel telefoni.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola të rëndë, të gjatë, të vithisur.
Në çdo moshë që të hyj,
Në çdo vend që të vete
Si hamall këto stole
Do t'i marr me vete.