7.31.2012

Me gënjeshtrat e shekujve ...zemrën t'ma mbështillni!




Nga Senad Guraziu(Holandë)


Cikël poetik i shkëputur nga një cikël poetik i dërguar për www.floripress.blogspot.com  nga vet poeti i mirënjohur Senad Guraziu.


Me shumë shfletoni faqen personale të poetit S.Guraziu : http://www.letrat.eu/.


                                Bertel Thorvaldsen (1770–1844) - Vallëzimi i Muzave në Helikon (1807) 


GJAKU YT QË NUK FALET

(palimpsest - ndreqje e pandreqshme e historisë së ndërgjegjes të gjakut poetik)




Gjaku yt poet, është gjak që nuk të falet
ty vetë, e vërteta e gjakut tënd
është më e madhe se falja jote,
më e shenjtë se "gjaku yt që nuk falet",
s'të falet as rruazëbardha, as e kuqja,
as mpiksja, asnjë rrahje e lajthitur,
kord i vetëm i zemrës - klithma jote
poet, mbetet amshueshëm "gjak
që nuk falet", është më shumë se diç
për t'u falur, vetë "falja" jote sot është
këputje e damarëve të ndërgjegjies,
tornado çoroditëse e frymëmarrjes,
luhatje e besimit, përbuzje e të vërtetës
njollosje e flakës, e dritës në bebzat
e muzave, në bebzat e nënës,
qelizë kanceroze e qumështit të falur,
vrimëzezë në shpirtin e shëndoshë
të kombit tënd, gjaky yt poetik
s'është gjak dorasish e gjaksorësh,
kod antipoetik, gjak që "falet" nuk është
gjaku i universales dhe i dritës,
mendo mirë poet, nëse s'ke njohur
vetëdijen e gjakut tënd, kumtin e gjakut
qysh si foshnje, s'do kërkosh as faljen
e pafalshme, asgjë nuk të falet poet,
nuk të falet as gjaku yt i "pafalur",
asnjë frymë, notë, tingull as shkitje
joharmonia e të vërtetës poetike,
rritu poet nga brend me qumështin
e bardhë të ndërgjegjës, derisa thithë
njih dritën e bebëzave të nënës, njih
faljen përpara klithmës tënde të parë,
kur lahesh me driten lind dhe njëherë
pastaj fluturo për t'u rritur nga jashtë.



ME PREKË BALLIN TAND




(Ali Podrimjes)

S. Guraziu, 2010

Në jetën time, Bebzat Tua —
O trimi im, I kam Diell, E Bukë, E qiell
Të zogjve të mij, N’kangëtim.
Në çdo fidane, Sot, Behari ka blerue:
Dëshirën — Amanetin Tand
Kurr, Mos me e harrue! N’arën time
Mbolle dashuninë e farës së re
Me u rritë, Me Diell e Dritë
E ne — fluturim, Me prekë ballin Tand —
O Trimi, Im! Në shtëpinë time
Zemrën e kam t’hapun — Konakun për mikun
Dhe sofrën e shtrueme, O Prind,
Njeri, Me prek ballin Tand, Me u rritë,
Fluturim — O Trimi, Im!

(konvertim metaforik - inspiruar dhe bazuar fjalë për fjalë në poezinë e poetit A. Podrimja, "Flamur Shekujsh")




CIKLI SOLARIS I BUZËQESHJES

(buzëqeshja jote është vetë dita... një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur - thënie)



Fluturat fluturojnë me krahët e dritës
venë e vijnë në dukje kuturu, sikur
e humbin rrugën, domethënien e misionit,
çdo trajektore imagjinare të fluturimit
por assesi jo, kurrë mos u lajthit, ato
butësisht e padukshëm ia falin blertësisë
sekretin e Diellit, luleve ndoshta dhe ngjyrat,
me secilën drithërimë zemrash, me çdo
dridhje molekulash, me çdo lëvizje të gjethit,
valë shtytëse janë rrahje krahëfluturash,
pandalë nje velo të padukshëm e shtriqin,
dhe aty në puhizën që freskon petalet
ndoshta pikërisht aty lehtas e qetas
luhaten djepa të panumërt kupidonësh,
foshnje të lidhura flenë, me miliona engjëj
të bardhë, secilin çast mund të zgjohen
klithmat e tyre nuk janë peng por thjesht
në pritje, e presin afërsinë tënde, zgjohen
kur aura e ndriçon siluetën e qenies,
si tufë xixëllonjash në bebëzat e nimfave,
fanari i syrit tënd është sinjali i turnit, është
dhe fundi i konvertimit të sekretit solaris
në uzinën e paskajshme "Flora" - mos ik
pra asnjë çast, rri me fluturat, mos shko,
kurrë mos i braktis ndjenjat e zemrës,
për vetë zemrën çdo ditë thur një kurorë
lulesh, mos harro ëmbëlsinë e erëmarrjes,
secilën herë që ti u merr erë petaleve,
akti yt është paga, falënderimi për fluturat,
që të gjitha, nga më laroshet e bukuroshet,
madje dhe vetë fluturzezat... dhe ato
çapkënëzat e pafajshme të dritës, ëndrrat
tona i stisin pastaj - nga buzëqeshjet tua.



MENDO PËR SECILIN VARG

Më the njëherë: si vogëlushe dikur
e gjete një zogth, nuk ikte nga ty,
të mahniti kënga e ëmbël, cicërimat,
por dhe të çudiste gjuha majuce e tij,
një ditë i more gërshërët e gjyshes
dhe bazuar në gjuhën tënde të pasqyrës,
deshe ta kishte dhe ai të "njëjtë" - zogu
e vari kokën, u shua në duart e tua,
nuk u dëgjua më, heshti përgjithmonë.

***
Ty dhe mua na trishton pandalshëm
dhe vetëm metafora e huazuar,
e dhimbshme të shuhen cicërimat,
e pafalshme, e tmerrshme të vriten zogj,
qoftë dhe padashtas, na ndjek tërë jetën
kujtimi, ndërgjegjia - tani kur u rritëm
zbuluam se zogjtë dhe e vërteta poetike,
si për ironi, gjuhët "majuce" i kanë,
mendo pra çdo ditë, për secilin varg
që mund ta vrasim unë e ti, padashtas.


EDHE PA DRITARET E SHPIRTIT



Mikja më e mirë që kam, padyshim duhet të jetë macja
e fqinjes Rita, me vite e kemi miqësinë pushkë,
më viziton sa herë ulem në kopsht, më ndjek nga pas,
vjen me mua në rrugë, si t'ishte një qenush mjaulush,
ecë krah meje njëfarë distance macesh, pastaj ndalet,
më përshëndet ëmbël, dhe kthehet - kur unë kthehem,
ndonjëherë ndodh ta takoj rishtas, njëherë e zura
në flagrancë, "eksploronte" afër koshit të plehrave,
aq shumë u turpërua, u ndal në vend, uli kokën
dhe s'ia doli t'më shihte në sy aq gjatë - sa m'u dhimbs,
sepse unë vetë me vite të tëra s'guxova ta shoh
kurrë mirëfilli, thonë sytë janë dritaret për shpirtin,
s'pata as si t'ia them, sikur ta dinte e ngrata se sytë
e saj ma kujtojnë padashtas ofiofobinë time të tmerrshme,
ç'faj ka ajo me sytë perfekt të gjuetisë, efikas e të bukur -
por ajo e di mirë, e ndjen se e dua shumë, dhe kjo mjafton,
ndjenjat tona reciproke, qoftë dhe ashtu pa "sy", pa dritaret
e shpirtit, janë përherë të mjaftueshme për miqësinë e vërtetë.



HIDRO-POEZI PËR TITULLIN MISS

(jo)natyrshmëri estetike



E dashura ime s'ka dhëmbë të vërtetë
dhëmbët e saj janë mobil (s'janë stabil)
artificialitet janë, art i dentistit specialist,
manufakturë artizanale e përkryer, si lodër
ashti në punëtorinë e Mickey Mouse -
çdo natë dalin nga goja... mëngjeseve
kthehen prapë, në trajektoren e zakonshme
nga gota plot ujë çezme mbi komodinë
në gojën e saj plot "aromë peperminti"...
aty në gotë bëjnë gjumin sterilizues, relaksim
nate - rrugëtim rutinor i përkohshëm
për në hidro-laboratorin e mirëmbajtjes
një lloj gjumi vullnetar jashtë elementit, ose
gjumë i lëngshëm - kjo shpikje moderne
hidro-ambient i qëllimshëm për gjumësinë,
patjetër dhe prehje analitike për bardhësinë,
pastrim kimik deri në atomikën e fjetur, proces
i konsoliduar tashmë për bukurinë natyrale,
funksional deri në vrasjen mikro-organike,
në esencë i padukshëm (veç fluskave),
askush nuk sheh çfarë ndodhë më tej
brenda kimisë, s'është as nevoja të kërkohet
brenda thelbit të natyrshmërisë - dihet
çdo gjë do të ndodhë pashmangshëm, cikël
në emër të perfeksionizmit denta-material
deri në imtësitë e pakapshme strukturale
kërkohet thjesht pamje perfekte dentale,
bardhësi natyrale, sa më shumë shkëlqim
për një dite të re - kur të jetë kthyer prapë
ky mekanizëm kyç... aty në vendin e vet!


AQ AFËR ME TY


/simbiozë e pashmangshme me driten/

Jam unë,
po aq sa ti vetë afër shpirtit,
ndjenja jote që sheh para
bebzës, akoma pa u zgjuar
mendja, si xixëllonjë e vockël
atomike, e pashterrshme,
me sytë e mi do njohësh
universin, ëndrrat do trasohen
për ty, përherë do fluturoj
po deshe ca hapa para teje,
dhe anash mund të rri,
në cilindo krah të duash ti,
si shpresa e zogjve të arsyes,
cicërimat, klithmat, universalja
e çerdhes, ndërgjegjia
që ushqen dritën - do jemë
për ty secila dritë që njeh ti,
çdo rreze dielli, çdo feksim,
ajo më e imëta xixë jete,
"elektrikat" në fund të detit,
në humnerat më të errëta,
njësia kuantike e shpirtit,
llamba për hartat e kapitenit,
shtigjet e paskajshme yjore
në humbëtirat e zemrës, flatrat
e vetë dritës, timoni, kompasi,
navigacioni i çdo fotoni,
besomë, më ndiq pa frikë,
nëse ndalem do ndalesh dhe ti,
por mos u largo, mos ik
kurrë nga drita,
jam unë.



ARTEMIS DHE ENGJËLLI BEZDISËS



Të shtrenjtat muza, si duket dikur paskam vrarë
një engjëll (ja atë atje, atë të mërrolurin, atë kaçurrelin),
jo se desha ta vrisja por sepse nuk ndjeva, nuk e desha,
nuk e përfilla fare, tash më vret mua çdo ditë, më ndjek
hap pas hapi, s'më le të qetë as në gjueti, çdo gjë
e tremb me shigjetat e tij, vallë ka të drejtë, paçka se ai
s'kërkonte dhe shumë, thjesht vetëm që ta doja - unë
e dija kështu: natyrisht, ndjenjë e bukur është, por
nëse nuk ndiejmë prapë asgjë, po aq legjitime
duhet të jetë, aq e natyrshme të gjykojë vetë zemra,
t'mos e duash një engjëll, kujtoja fare njëjtë e natyrshme
sikur dhe e kundërta, mendoja se ndjenjat jokushtimisht
zgjohen, s'mund të imponohet dashuria, ju vetë
insistoni: madje as poezia, duhet tash ta duam patjetër
një engjëll vetëm sepse na qenka engjëll - unë apo ai
kemi të drejtë këtu, sipas tij, doli që s'paskam ditur gjë.





NUK ËSHTË "RELIGJION"


Të gjitha zemrat në errësirë rrahin
burgosur përjetshëm, në vetmi
por në vetvete fanarë dritësie janë,
si xixëllonjat e qiellit - dhe
Dielli jep shumë dritë, përmasat
pakëz "problematike",
por megjithatë ligj i natyrës,
diversitet frutash, larushi rruazash
dimensionesh, s'është rastësi,
disa zemra janë të vogla... si gogla,
fare "mini", ndoshta sa një lajthi.

Nuk besoj kësaj radhe
në kriteret, në ndihmën e shkencës -
me rreze Rentgen t'i masim,
apo me pompë t'i fryjmë, si maskota,
tullumbace Diznilendi, dikush
tjetër mbase beson në zemra "vakum"
si poç i Edisonit - nuk di,
ndoshta thjesht t'iu flasim, absolutisht,
çdo rrahje ta miratojmë, çdo
impuls ta ndiejmë, t'iu besojmë
sikur zemra të ishte vetë Zoti - u bu bu
gjithë ato zemra të botës, konfuze,
por nëse secila zemër xixëllon
për të tjerët, pandalshëm si Diell
ndoshta dhe është një portë
jona e dritës, një shpresë.

Ndonëse nuk është "religjion", siduket
prapë s'na mbetet aq shumë:
vetëm lutja - luteni pra o njerëz
të botës, çdo ditë zemrën
tuaj të rritet - ku i dihet, ashtu së paku
mund të jemi një ditë si Dielli
më afër Zotit.

- - -
MATRICË PROFETIKE


(Bisedë post-futuriste me George Orwell)



Sot vetëm një Huble lart që kërkon Zotin,
por një milion sonda dhe satelitë
"big brothers" të tu kthyer nga ne
për ta spiunuar dhe gjetur vetveten
miku im Orwell nuk them se ishe naiv, por shih
deri në alivanosje insistohet, kërkohet
nga të gjithë tokësorët (dhe nga alienët)
që t’i kapin valët eterit të turbulltë,
ndotur e ngulfatur me të gjitha ndytësitë
e shekullit XX - më të turpshmit shekull
nga i cili njerëzimi do të turpërohet
ndoshta dhe nëntë shekuj që vijnë.

Duhet të pajtohet poeti, dymijë vjet
pas Krishtit, me gënjeshtrat e shekujve –
i ngrati, ndoshta s’ka shteg, ai vetëm klith:
nuk dorëzohem, mund të ndodhë…,
por më parë duhet t’më verboni,
gjithë pluhurin e dunave të Saharasë
syve t'ma hidhni, me akullin e Antarktidave
zemrën t'ma mbështillni! - bah...
bukur ia thonë poetët por sa të marrë janë!

E nesër i dashur Orwell, as idenë nuk e ke,
kush mund ta dijë sekretin e Agralit
çmim Nobel për një kod të ri, relikt "davinçian"
kod që rrotullon nëntë mekanizma titani,
"çelikosur" me titanium, nëntë shtresa diamanti,
nëntë metra të trashë, sarkofag atomik
ngjashëm si për ndonjë Çernobill-tragjedi
dhe nëntë palë çelësash-enkriptuar
prapë blinduar nëpër gyptha hermetikë
për të hapur ose, sipas nevojës,
për të fshehur të vërtetën e shekujve.

Nuk tallem miku im, duhet të besosh
në Cyber-Tron, Orakull Silikon, direktivë
në "matrix" - Hamurab i Babilonisë
nuk pajtohet me asnjë kod, nuk i do
hardhucat mimetike, as skorpionët metalik,
kobrat-magnum si nata tek gjuajnë, kërkojnë
kërminj silikoni për industrialistët,
për eliten dhe për politikanët "cyborg"
ndërsa këta sa kënaqësisht i falin fytyrat e buta
si prapanicë bebesh, për sise Venerash
kirurgji plastike aty për aty, virtualisht,
doza të programuara XTC, ekstazë
kolektive për votat në "Facebook"
turistë kozmik na përgjojnë në akuarium,
hieroglife zhurnalistike nga shtatë dimensione,
kodikë-gurë të xhamtë, medalione,
Hazreti Musa si neo-Bill Gate mutant
bart pllaka digjitale gjithkah, predikon
nëpër stere dhe ujë, tabanit të kontinenteve,
oqeaneve peshqit hanë fiber-optiket,
si spageti digjitale, dhe në Playstation
ta bëjnë tetë me dy - beso i dashur Orwell
madje dhe sirenat e Sarandës do ta kenë
nga një super-kompjuter në bebzë.



KURORË GJEMBASH

Padyshim duhet të jetë çmenduri
ta ndjekësh vetë hijen, mbyllur në xhama
të provosh ta puthësh Mona Lizën,
t'i quash sytë e saj burim rrezesh, spektroskopi
infra-e kuqe, prej drite shufra blinduese,
masë sigurie për "trezorin" hyjnor artistik,
roje për buzëqeshjen enigmatike,
prandaj gjykimin ta peshosh
në mustakun e Duchamp, dhe ngutshëm
ta sjellësh konkludimin: s'ka kush,
s'ka hajn të botës që mund ta vjedh
zemrën e saj... në Louvre.

Pa brus ndjenjash, ta kaptosh estetiken
e secilit trëndafil, të secilës petale,
çdo mimozë regjionale, secilën lule
të botës si herbalist romantik pa e këputur
ta kornizosh, me puthje ta varësh
në breg të Venerës, pa shtytës, pa fibra
emocionale, pa dridhje, pa timbra...
ta quash "xigëlushe", epiqendër të ndjenjës,
rënkimet t'i përthithësh - artistikisht
ta zbukurosh, t'i falesh orgazma
vetë idesë së ekstazes, të "bukuren"
e korbave në sy mjellmash ta bësh
aq tërheqëse, si sekreti i buzëve të ML,
natyrale si pafajsia, si virgjëria - e vetë
të klithësh, të rënkosh, të përjetosh
shkrirje në të kuqen deri në përgjakje,
si luleshtrydhet ballit të kullosh,
gjemba germash, kurorë e marrëzisë,
padyshim profet... vetëflijim, pseudo-kritik
arti në vertikalen e "fajit" të Kalvarit.



DA VINÇI NË OLIMPIADË



Miku im i "mbathi" nallanet e veta,
në fakt u hipi lundërzave të drunjëta,
si pandofla të çuditshme... shpikur
nga ai vetë - punoi gjatë, pa pushim
shkriu mend, panumër skicash e faqesh
në Codex Atlanticus - dhe vrapon
si i marrë mbi syprinën e detit,
fillimisht e humbi orientimin, u nis gabim
andej kah Bosfori, por u këndell,
shpejtë e ndërroi kursin... tani ndodhet
diku afër ngushticës së Gjibraltarit -
ka vendosur të jetë garues zyrtar
në Olimpiadën e Londrës.


Sot e humbëm kontaktin, iPhone
i vet mund t'i ketë rënë në ujë, por
në emailin e fundit më shkruante:
pse ti s'merr pjesë në festivale kurrë,
as në gara, as olimpiada... nisu pra,
mbath ca aso të drunjëta holandeze,
bjeri i qetë La Manshit, dil andej
dhe më prit, mos ki frikë, në një kanal
aq të ngushtë nuk mbytesh dot,
as si delfin, as zbathur, as me not...
pa le që "klompet" janë të njohura
në gjithë botën, ndoshta ia del,
triumfon, bëhesh "i parë", kampion
i ecjes mbi ujë, por dhe pas meje
nëse ngelesh, një medaljon i fildishtë,
o çfarëdo qoftë, padyshim të takon.


Kali i Nilit dhe Zogjtë

Hippopotamus, të gjithë e dinë
pse ke turp ti "qos" natyre, s'ke gëzof,
far' leshi burrash as qime, gjithmonë
i "parruar" a la natura, në turbullirë
fshihesh, si shtyllak ngulesh
nga turpi në vend, gjoja mediton...
s'mund të përdridhesh si Anakondat...
e prapë si një gjarpër i trashë
tmerron, vetëm verbërinë dhe sytë
mbi ujë mbanë, mos mendo keq
Horus dhe Sethi nuk të shajnë, jo
kurrë s'të përqeshin - ata të duan!

Hippopotamus, si nuk e sheh ti mizor
deltash... moçalesh e kënetash
si nuk e ndjen këtë pafajsi natyre,
gjithë ata zogj naivë tek cicërojnë
çiltër mbi ty, ngrohtësisht si rrezet,
butësisht dhe freskët si puhia e bjeshkëve...
si kthjelltësia e qiellit, prapë të besojnë,
tek ty fluturojnë, ndër dhëmbët e tu
monstruoz... ndalojnë, dhe t'i pastrojnë
aq natyrshëm - ata të duan!

Hippopotamus, ti i vret madje
dhe këlyshët e tu mizorisht, nuk "ndjen"
as më të egrin, më të frikshmin
anima-instikt, sa shumë egërsisht
egërsohesh për zonën tënde të influencës,
për "ekosistemin" e grykësisë,
mos ti shpirt demoni, më parë dëgjo
klithmat, thirravajet, mos i vrit
fëmijët e tu, të natyrës - ata të duan!

Hippopotamus, turp të kesh nga
paturpësia jote e natyrshme - mos harro
njëjtë si zogjtë, si fëmijët e tu... dhe natyra
të fal natyrshëm, falë pavetëdijes tënde
për egërsinë - natyra të do, Hippopotamus!

MBRETËRESHA E FRANCËS DHE KRYEMINISTRI YNE




Elvin Luku


Kur shpërtheu kriza e bukës në Francën e shek. XVII dhe uria nxiti vetvetiu revoltë ndaj pushtetit, të shqetësuar, oborrtarët nxituan në pallatin mbretëror për të vënë në dijeni madhërinë e saj, Marie-Antoinette.
- Madhëri, bukëpjekësit s’kanë më miell, populli është i uritur, duan bukë.
- Si?! Nuk ka bukë?!
- Jo madhëri. Çfarë të bëjmë?
- Nëse s’ka bukë, atëherë, jepuni biskota.
Deklarata, sigurisht, sot shkakton ilaritet. Por, është kuptimplotë kur mëson se ajo vjen nga kulla e fildishtë, ku meraku më i madh dhe i vetëm i mbretëreshës ishin ceremonite, festat dhe mbrëmjet mondane.
Do apo nuk do, kjo historia e mbretëreshës së Francës, shqiptarit të sotëm i kujton deklaratat e kryeministrit të tyre, Sali Berisha kur flet për vendet e para, të dyta apo të treta që, sipas tij zë Shqipëria në Evropë, apo në botë për një aspekt apo tjetrin të zhvillimit.
Ndërsa fliste këto ditë në mbledhjen e qeverisë, ku prezantonte vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve për vitin 2012, kryeministri theksoi edhe një herë se, Shqipëria është vendi i parë në rajon që shënon një rritje katër herë më të madhe se vendet fqinje: “Siç fakton Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit, rritja ekonomike në Shqipëri, në katër vitet e fundit kulmore të krizës, është 4 herë më e madhe se mesatarja e rajonit. Sipas KE-së, rritja mesatare e rajonit tonë në këto katër vitet e fundit ka qenë 0.8 për qind, rritja mesatare e ekonomisë shqiptare ka qenë mbi 3 për qind. Pra, rritja mesatare në Shqipëri ka qenë 4 herë më e madhe sesa rritja e rajonit”.
Ka arritje të tjera: “...në rrafshin tjetër, në rast se rritja ekonomike ka qenë 4 herë më e madhe sesa mesatarja e rajonit dhe 5 vitet e fundit të marra së bashku ajo ka qenë 22 për qind, më e larta në Evropë, inflacioni në Shqipëri ka qenë 2 herë më i ulët sesa në mesataren e rajonit.”, - një rritje ekonomike që do ta kishte zili Merkel, Hollande, Cameron, Monti, të cilët kanë nga 2008-ta që nuk po shohin një ditë të bardhë.
I verifikuam të gjithë këto shifra në raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe na rezultuan plotësisht të vërteta. Por, po i njëjti raport, të cilit i referohet kryeministri, në konkluzionet për Institutin e Statistikave në Shqipëri, pra për INSTAT, shkruan se ky institucion “nuk gëzon pavarësi”, duke hedhur dyshimin për manipulim të shifrave. Ja se çfarë thuhet në këtë dokument: “Ka patur progres në modernizimin e infrastrukturës për statistikat. Megjithatë, dobësia qëndron veçanërisht në statistikat për agrikulturën, statistikat sociale, për biznesin dhe shifrat makroekonomike. Duhen ndërmarrë hapa të tjerë për të plotësuar këto boshllëqe. Pavarësia profesionale e INSTAT nuk është e plotë, ndaj duhet të rriten burimet njerëzore dhe financiare.”
Dhe pikërisht, INSTAT-i që citon kryeministri, ndonëse zotëron statistika vetëm pozitive, mbajti në terr shifrash mediat, publikun dhe institucionet ndërkombëtare. Në raportin e fundit të Bankës Botërore të publikuar në qershor, me titull “Evropa Juglinore: Raporti i zhvillimeve ekonomike”, i cili bën një analizë panoramike të situatës ekonomike në rajonin e Ballkanit, në më të shumtën e rasteve i linte bosh shifrat për Shqipërinë, me shënimin se “të dhënat e Shqipërisë nuk janë të disponueshme që nga viti 2009”.
Ndërkaq, siç pohon vetë, kreu i qeverisë ka këmbëngulur me insistim në kancelaritë e huaja që qeveria e tij të rrisë rrogat e pensionet, - thua se ky është çelësi magjik i rritjes ekonomike: “...të ardhurat pensionale minimale, që në vitin 2005 kanë qenë 8 mijë e 350 lekë, në korrik të vitit 2012 do të jenë 13.656 lekë, pra në harkun kohor 2005-2012 është një rritje prej 64 për qind...Pensionet rurale të cilat kanë qenë qesharake (tani janë dinjitoze!), ku ata merrnin të ardhura pensionale gjithsej 3 mijë e 630 lekë. Me rritjen që bëhet, në korrik 2012 ata do të marrin 8 mijë e 731 lekë, apo një rritje 140 për qind, krahasuar me vitin 2005.
Le të marrim një pensionist, të cilit qeveria ia ka rritur me 64% pensionin dhe që në total përfiton 13.656 lekë në muaj. Po të pjestojmë këtë shumë me 30 ditë (pa 31-shin), i bie 4 mijë e 550 lekë të vjetra në ditë. Për një familje që jeton me një pension të tillë, dhe pa të ardhura të tjera ekonomike, me kaq para në ditë mund të blejë vetëm një bukë, një kuti qumësht dhe gjysëm kile djath. Po ujin, dritat, telefonin dhe ilaçet, kush i paguan?
Pas kësaj “llogarie optimiste” të kryeministrit, mbi 500 mijë pensionistëve të Shqipërisë iu duhet thënë të lënë stolat e parqeve; lojrat e dominosë, tavllat; të braktisin lokalet periferike ku kafja kushton 50 lekë e më pak, dhe të pushtojnë Rognerin, Sheratonin, plazhet; të blejnë makina etj., etj.
Ëndërr e bukur, apo jo!
Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, në Shqipëri, janë 62.1% ata që jetojnë në të ashtëquajturën “varfëri të përkufizar”, pra me 5 $ në ditë. Shifra që citohet për Shqipërinë është ajo e vitit 2008, ndërsa për Bosnjen ajo e vitit 2007, pasi që prej asaj periudhe mungojnë statistikat e varfërisë ekstreme dhe varfërisë së përkufizuar vetëm për këto dy shtete në raport me fqinjët.
Ndonëse me një realitet të tillë të pasqyruar në pjesën më të madhe të raporteve ndërkombëtare, kryeministri ynë nuk nguron që në vendet nga kanë dalë këto dokumente serioze, Bruksel apo New York, të japë leksione për lirinë ekonomike, ekonominë e lirë, dhe sidomos “modelin shqiptar të ekonomisë” etj., etj.
Ju lutemi, zoti kryeministër, jo gjer këtu!...
Është e vërtetë që ndërkombëtarët tanë të “Treshes” apo “Trojkës”, siç i quajnë vllezërit kosovarë, ose ndërkombëtarët e tjerë të shumtë që venë e vinë, kanë kohë vetëm për takimet në selitë shtetërore, dhe sa për të ngrënë një copë bukë, në Rogner, Sheraton etj...
Por, ne, vendalinjtë i njohim mirë fletoret me listat shumëvjeçare në dyqanet e ushqimoreve. Tanimë, nuk qahen më vetëm blerësit veresie, por pronarët e dyqaneve që nuk i vjelin dot paratë, se nuk kanë as zyrë të tatimeve e taksave të vënë gjoba.
Por edhe nëse nuk kanë kohë të dalin nga kulla e fildishtë e mbretëreshës e të hyjnë në dyqane e kafe, si nuk gjejnë pak kohë këta miqtë tanë ndërkombëtar, t’i hedhin një sy të shpejtë, së paku, “Shqipërisë tjetër” të opozitës apo të gazetarit Marin Mema të Top Channel?
Ka edhe një çudi tjetër. Edhe kur nga DASH, Freedom House, FMN, TIA e ndonjë tjetër vijnë raporte kritike, që të nesërmen dhe po para ndërkombëtarëve, kryeministri ynë gjen guximin që tabelën ta lexojë nga poshtë-lart, domethënë, vendin e parafundit ku është Shqipëria, ta lexojë, si vend të dytë; reklamon nga e para “modelin shqiptar” i cili lë pas disa shtete evropiane etj., etj.
I fort është!, - thonë njerëzia.
I fortë apo i dobët është e vështirë t’i japësh udhë; vihesh përpara dilemës “hamletiane”, dhe kujton përsëri mbretëreshën Marie-Antoinette të Francës.
Pra, ose kryeministri ynë është i mbyllur në kullën e fildishtë si mbretëresha dhe flet për biskota, ose e di mirë që njerëzia mezi e shtyn ditën e duan jo biskota po bukë, dhe kësisoj, ai tallet me popullin e vet.
Këtë, të dytën, ky popull nuk ta ka borxh zoti Kryeministër.


7.30.2012

NË MIRDITË PROMOVOHET LIBRI “APOLOGJI PËR UDHËN E KOMBIT”


Të enjten, datë 26 korrik 2012, në mesditë, në qytetin e Rreshenit si qendër e Mirditës, u promovua libri i Rexhep Shahut, Apologji për Udhën e Kombit.
Në mjediset e lokalit “Europa” ishin mbledhur dhjetra intelektualë e figura përfaqësuese të Mirditës, drejtuesit e komunave të luginës së Fanit - aksit nga kalon Udha e Kombit, me iniciativë të Nën prefektit të qarkut të Lezhës z. Gjon Pjetri dhe të shkrimtarit e publicistit të njohur Ndue Deda si organizatorë të veprimtarisë.
Të pranishmit në diskutimet e përshëndetjet e tyre falenderuan qeverinë shqiptare që ndërtoi Udhen e Kombit, që kjo vepër kalon nëpër luginën e Fanit, mespërmes Mirditës, duke nxjerrë në dritë këtë zonë të begatë, të përbuzur e të harruar.
Pas çeljes së veprimtraisë nga Ndue Deda, përshëndeti dhe përcolli mirënjohje për udhën dhe për librin në mbrojtje të udhës nën prefekti i Mirditës z. Gjon Pjetri, i cili e konsideroi Udhen e Kombit dhe këtë promovim si një nga ngjarjet meritore dhe arsye për krenari në 100 vjetorin e shtetit shqiptar.
Emocionuese ishte fjala e kryetarit të komunës Orosh, Aleksandër Lala, i cili u shpreh se Udha e Kombit bashkoi kombin por nxori në dritë Mirditën. Ai u shpreh se së shpejti një promovim me pjesëmarrje të gjërë për këtë libër do të bëhët në komunën e Oroshit, nën kujdesin dhe iniciativën e tij si kryetar i kësaj komune me emër e histori të madhe.
Gjon Kola drejtor i arsimit në Mirditë u shpreh se kjo udhë është vepra më e madhe e shqiptarëve dhe ai siguroi se do të ndihmojë që njerzit ta mësojnë edhe luftën që është bërë kundër kësaj udhe edhe përmes këtij libri.
Në diskutimet e tyre mesuesit e njohur të Rreshenit Artur Lazri e Pal Reçi pohuan krenarinë e tyre që kjo udhë kalon nëpër Mirditë, që kjo udhë solli civilizim dhe falenderuan autorin për librin.
Ish kryetari i bashkisë Rreshen Gjon Deda duke sjellë impresione të tij të kohës së ndërtimit të udhës, kohë në të cilën ai ka bashkëpunuar dhe bashkëndihmuar për ndërtimin e saj, falenderoi ndërtuesin e saj, por dhe autorin e librit.
Kryetari i komunës së Fanit Gjergj Prenga, komunë ku shtrihet Udha e Kombit, vec të tjerave u shpreh se ai do ti bëje promovim në shokë e miq Apologjisë për Udhën e Kombit.
Në përshëndetjen e tij redaktori i librit Izet Duraku, duke shprehur mirënjohje për organizimin e këtij promovimi, u shpreh se nuk mund të bëhej në vend tjetër, pas Tiranës, vec Mirditës promovimi i këtij libri. Pasi Mirdita e meriton për historinë e saj, për sakrificat në shërbim të kombit shqiptar, ndëshkimet e rënda që ka pësuar në diktaturë, për harresën që ia kanë bërë dhe me qenë se është shtrati i lumit bashkues të shqiptarëve dhe trevë e krenarisë së shqiptarëve.
Autori i librit, Rexhep Shahu tha se është privilegj që jemi në Mirditë. Meqenëse vendin ku kalon Udha e Kombit e kanë quajtë planet të kuq, të djegur, e kanë quajtë Mars, kishim obligim e kënaqësi të vinim këtu. Meqenëse sipas studiuesve të huaj e vendas, rajoni nga kalon Udha e Kombit është shtrati i ashtit të formimit të kombit shqiptar, nuk mund të anashakalohej për asnjë arsye Mirdita për të promovuar Apologjinë…

Në nderim të së Vërtetës

Eshref Ymeri



Në një letër që i ka dërguar ish-drejtorit të Muzeut Kombëtar, Prof.dr. Kasem Biçokut, letër kjo që mban datën 28 shtator 2009, zonja Nexhmije Hoxha, ndër të tjera, shkruan:
“…Ndoshta, në një rast a kohë tjetër, kur Muzeu Historik Kombëtar, për vetë emrin shumë të nderuar që mban, do të organizojë ekspozita edhe për personalitete politike që kanë shkrirë një jetë për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë një vend të merituar në historinë e kombit shqiptar, siç është Enver Hoxha, familja ime, bashkë me dokumentet autentike që disponon për "Jetën dhe veprën e Enver Hoxhës", do t'i huazonte Muzeut edhe dorëshkrimin e romanit më të vlerësuar të Ismail Kadaresë, po ndoshta edhe dorëshkrime të tjera origjinale të tij” (Citohet sipas: Fatmira Nikolli. “Nexhmije Hoxha: Ju jap dorëshkrimet e Kadaresë, kur të respektoni Enverin!”. Botuar në “Gazeta Shqiptare”. 21 korrik 2012).
Në parim, zonja Hoxha ka të drejtë që Enver Hoxhës duhet t’i jepet vendi që i takon në stendat dhe në dokumentacionin e Muzeut Kombëtar. Për 42 vjet, Enver Hoxha ishte në krye të Partisë Komuniste dhe të shtetit shqiptar. Këtë periudhë gati gjysmëshekullore ne shqiptarët nuk mund ta mohojmë dot me një të rënë të lapsit. Në të kundërt, ne nuk do t’ua krijojmë dot mundësinë breznive pasardhëse për t’u njohur nga afër me veprën e Enver Hoxhës, si njërit nga diktatorët më të egër që ka njohur historia e njerëzimit. Prandaj Enver Hoxha duhet të zërë “vendin e merituar”, siç thotë zonja Hoxha, në historinë e kombit shqiptar.
Për faktin se sa shumë Enver Hoxha “e ka shkrirë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë”, duhet që ne shqiptarët, përmes fakteve bindëse, të ekspozuara në stendat dhe në dokumentacionin e Muzeut Kombëtar, t’u tregojmë breznive pasardhëse se “sakrificat e shumta” të Enver Hoxhës për atë “liri dhe pavarësi” që përmend zonja Hoxha, në vitet ’80 të shekullit të kaluar përfunduan me një dështim skandaloz të përmasave proverbiale. Populli shqiptar, por sidomos brezi i ri dhe fëmijët, u gjend para rrezikut të degjenerimit gjenetik, për shkak të mungesës së ushqimit. Liri dhe pavarësi, do të thotë, para së gjithash, mirëqenie ekonomike. Mirëqenien ekonomike të popullit shqiptar, Enver Hoxha erdhi duke e sakatuar shkallë-shkallë, derisa e zbriti në nivelin e frikshëm të viteve ’80.
Unë mendoj se Enver Hoxhës duhet t’i ekspozohet në Muzeun Kombëtar edhe një portret i përmasave të duhura. Por ama rreth atij portreti duhet të ekspozohen edhe disa fakte në formë citatesh, në të cilat zbulohet fytyra e vërtetë e Enver Hoxhës si tradhtar i kombit shqiptar, si vegël e urryer, si servil i pështirë, pa kurrfarë personaliteti, i rusogrekoserbizmit.
Këtu poshtë po radhis ca fakte fare modeste që lexuesit e nderuar mund t’i kenë parasysh.
Së pari: Miladin Popoviçi, pasi mori në dorë Rezolutën e Konferencës së Mukjes, e zhubraviti, e bëri shuk dhe ia pëplasi në fytyrë Enver Hoxhës. Dhe Enver Hoxha, si një servil i pështirë i emisarit jugosllav, për turpin e tij dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë, nuk mundi të reagonte siç i takonte një njeriu me dinjitet kombëtar. Përkundrazi, ai heshti tamam si ndonjë qen i rrahur para agait të tij serbomadh. Këtë fakt të turpshëm për biografinë e Enver Hoxhës, e ka zbuluar në Arkivin e Shtetit Prof.dr. Muharrem Dezhgiu.
Së dyti: Në Plenumin e Beratit të muajit nëntor të vitit 1944, emisari jugosllav, Velimir Stojniç, deklaroi:
“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste; …e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë” (Stefanaq Pollo, Arben Puto. “The History of Albania from its origins to the present day”. Routledge & Kegan Paul Ltd. 1981, f. 245. Citohet sipas: Mërgim Korça. “Kush e shkruan historinë”. Gazeta “Metropol”. 17-18 korrik 2012).
Së treti: Enver Hoxha, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të Partisë më 15 dhjetor të vitit 1947, ka deklaruar shprehimisht:
“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar”. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012).
Me këtë porosi të prerë që jepte tradhtari Enver Hoxha për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ai çonte në vend urdhrin e Beogradit, të këtij armiku shekullor të kombit shqiptar, për gllabërimin sa më të shpejt të vendit tonë nga ana e shovinizmit serbomadh, urdhër ky, të cilin Velimir Stojniçi ia përcolli tre vjet më parë Partisë Komuniste të Shqipërisë në Plenumin e 2-të të Beratit që u përmend më lart.
Kjo kërkesë e ngutshme për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Jugosllavinë, dëshmon për natyrën prej frikacaku dhe prej njeriu të pakarakter të Enver Hoxhës, i cili nuk kishte kurrfarë besimi në forcën krijuese dhe në shpirtin e paepur të popullit shqiptar, i cili mund të bëjë me të vërtetë mrekullira kur udhëhiqet nga politikanë me vetëdije të lartë kombëtare. Si një njeri pa shtyllë kurrizore, Enver Hoxha kërkonte t’ia vishte edhe popullit shqiptar tiparet e tij prej langoi të Beogradit.
Së katërti: Pas kthimit nga vizita në Bullgari në dhjetor të vitit 1947, në mitingun e organizuar në Sheshin “Skënderbej”, Enver Hoxha iu drejtua të pranishmëve me thirrjen:
“…Të rrojë bashkimi dhe vëllazërimi me popujt e mareshalit Tito” (Gazeta “Bashkimi”, 20 dhjetor 1947. Cithet sipas: Dr. Vasfi Baruti. “28 nëntori i tretë”. Botim i Qendrës së Pavarur Sociologjike “Eureka”. Tiranë 2006, f. 32).
Së pesti: Pas takimit që nacionalisti i shquar kosovar Halim Spahia pati me Titon pas luftës, i cili e refuzoi kërkesën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai vendosi të vinte në Shqipëri.
“Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t'u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhës për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur”. (Citohet sipas: “Halim Spahia - Uikipedia”. Marrë nga faqja e internetit, 07 shtator 2010).
Siç dihet, ky nacionalist i shquar, gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, arrestohet me urdhër të Enver Hoxhës dhe u dorëzohet autoriteteve jugosllave, të cilat e pushkatuan në vitin 1946, bashkë edhe me disa nacionalistë të tjerë.
Së gjashti: Në një takim që përfaqësuesi i misionit amerikan në Tiranë Jakobs ka pasur me Enver Hoxhën më 16 tetor 1946, i ka thënë këtij të fundit se Shqipëria mund të shtrojë si çështje futjen në axhendën e Konferencës së Paqes në Paris të kërkesës pë rajonin e Kosovës. Madje ai e ka pyetur ballazi:
“A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?”.
Dhe Enver Hoxha, si tradhtar i popullit shqiptar të Kosovës, dha këtë përgjigje:
“...ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia” (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 516).
Së shtati: Në takimin me Molotovin, ministrin e jashtëm të BRSS, takim ky që u zhvillua në Varshavë më 24 qershor 1948, Enver Hoxha deklaroi:
“Letra e KQ PKP(b) e shpëtoi Shqipërinë nga një rrezik i madh. Shqipëria dhe Partia Komuniste e Shqipërisë u ndodhën në një rrezik të madh si rezultat i veprimeve të drejtuesve të Jugosllavisë” (Citohet sipas: “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”. Botimet TOENA. Tiranë 2006, f. 174).
Para gjashtë muajsh, Enver Hoxha kërkonte ta bashkonte Shqipërinë me çifligun jugosllav të agait Tito. Gjashtë muaj më pas, ai braktisi çakallin jugosllav, për të përfunduar në strofkën e ujkut rus.
Së teti: Në letrën që Enver Hoxha i dërgonte Stalinit në vitin 1949 për Kosovën, deklaronte:
“Shqiptarët e Kosovës duhet ta mësojnë mirë se armiku i tyre i pamëshirshëm... është imperializmi amerikan…” (po aty, f.257).
Me këtë deklaratë, Enver Hoxha, si një servil i regjur, binte në bark para agait të Kremlinit, duke mohuar në mënyrën më të paturpshme kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga epshet agresive të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke. Ky kontribut i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u manifestua në mënyrën më të shkëlqyer edhe në mbrojtje të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 1999.
Së nënti: Bedri Spahiu në Plenumin e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë të vitit 1954, sipas kujtimeve të Pjetër Arbnorit, e ka pas cilësuar Enver Hoxhën “pusht pa princip” (Citohet sipas: Fatmira Nikolli. “Pjetër Arbnori. Zbardhen pjesë të ditarit të burgut”. “Gazeta Shqiptare”, 08 mars 2010).
Së dhjeti: Në një dokument me shënimin “sekret” të arkivave ruse, flitet për takimin që Enver Hoxha ka pasur me Stalinin më 02 prill 1951. Enver Hoxha shoqërohej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Beqir Balluku. Nga pala ruse ishin të pranishëm edhe Molotovi, Malenkovi, Beria dhe Bulganini. Në atë dokument thuhet:
“Enver Hoxha thotë se qeveria shqiptare ka si rezervë të vetën 2556 kg ar dhe më shumë se 3 000 kg argjend. Qeveria shqiptare i drejtohet me një kërkesë qeverisë sovjetike për ta lejuar ta dërgojë për ruajtje arin dhe argjendin në Bankën Shtetërore të Bashkimit Sovjetik. Qeveria shqiptare është e mendimit se ari dhe argjendi do të jenë në një vend më të sigurt, gjë që u përgjigjet interesave të popullit.
Shoku Stalin thotë se këtë çështje Enver Hoxha duhet ta diskutojë me shokun Mikojan” (Citohet sipas: “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”. Botimet TOENA. Tiranë 2006, f. 286).
A nuk mund t’i thotë popullit shqiptar zonja Hoxha se ç’u bë kjo sasi ari dhe argjendi që Enver Hoxha kërkonte ta depozitonte në Bankën Shtetërore të Bashkimit Sovjetik? Në kërkesën që i bën Stalinit, Enver Hoxha nuk përmend ndonjë detyrim financiar të Shqipërisë ndaj Bashkimit Sovjetik. Apo me këtë kërkesë Enver Hoxha mundohej t’i jepte garanci të forta Stalinit se ishte një servil i thekur i tij?
Këto ishin ca fakte tejet modeste që radhita më lart, të cilat duhet të pasurohen shumë më tepër në stendat dhe dokumentacionin e Muzeut Kombëtar nga shtresa e nderuar e të përndjekurve politikë, nga të dhënat arkivore dhe nga burime të tjera, në mënyrë që e vërteta për figurën sa kriminale aq edhe servile të Enver Hoxhës, të dalë në dritën e diellit. Një rol të veçantë në ekspozimin e kësaj të vërtete duhet të luajnë historianët, të cilët duhet të udhëhiqen tërësisht nga objektiviteti shkencor, si ai që po shpalos në disa analiza radhazi intelektuali i shquar Mërgim Korça.
Blez Paskal (Pascal - 1623-1662), njëra nga figurat e shquara të shkencës dhe të kulturës franceze, thotë:
“Në kohët tona, kur e vërteta është fshehur poshtë sa e sa mbulesave, kurse mashtrimi ka hedhur rrënjë kaq të thella, të vërtetën mund ta dallojë dhe ta mbrojë vetëm ai që e do atë me gjithë shpirt”.
Për fatkeqësinë tonë kombëtare, sundimi gjakatar i Enver Hoxhës dhe i turmës së servilëve që kishte selitur rreth vetes, Shqipëria në dhjetëvjeçarin e fundit të diktaturës komuniste, erdhi e u katandis në buzë të greminës. Izolimin e përbindshëm të vendit dhe varfërimin e tij viti pas viti, zonja Hoxha i vlerëson si “shkrirje të jetës së Enver Hoxhës për lirinë dhe pavarësinë e vendit”. Nuk mund t’i vëmë faj zonjës Hoxha për një deklaratë të tillë. Si pjesë e pandarë e nomenklaturës së kuqe kriminale enveriane, ajo e ka të pamundur të deklarojë ndryshe.
Megjithatë, ne shqiptarët duhet të jemi të vetëdijshëm se fajet për krimet e diktaturës komuniste, nuk janë vetëm të Enverit, se Enveri ishte dhe mbeti një kriminel dhe një sharlatan i lindur. Fajet dhe përgjegjësitë e mëdha bien edhe mbi të gjithë atë shtresë komunistësh shumë të ndershëm që nuk u përmendën që gjatë kohës së luftës dhe në vitet e para pas mbarimit të luftës, për të vepruar me shpejtësi për eliminimin nga udhëheqja e partisë të atij përbinshi me fytyrë njeriu. Mosveprimi në kohën e duhur i pjesës më të ndershme të partisë, i krijoi mundësinë atij krimineli të forconte pushtetin personal në krye të vendit dhe të ngrinte në qiell kultin e vet, duke u shndërruar në të vetmen figurë me imunitet në Shqipëri.
Të gjithë ata komunistë të ndershëm që besuan se iu futën një beteje të vërtetë për begatimin e ardhshëm të vendit, por që heshtën para figurës mefistofeliane të Enver Hoxhës që e futi vendin në një luftë të vërtetë civile, heshtjen e tyre, me kalimin e kohës, e paguan me kokë, me internime dhe me burgime të rënda.
Nuk mund të ketë tragjedi më të madhe për një vend apo për mbarë një komb, kur imunitetin e gëzon vetëm një individ që është në krye të tij. Pikërisht të vërtetën për tiparet dhe karakterin e këtij individi-monstër, si puna e Enver Hoxhës, duhet ta nxjerrin në dritën e diellit historianët tanë të ndershëm. Sepse vetëm në këtë mënyrë ata do të japin kontributin e tyre të çmuar në nderim të së Vërtetës.

Santa Barbara, Kaliforni
22 korrik 2012




“Koha është para”


Eshref Ymeri


Kjo shprehje, e cila në gjuhën shqipe e ka barasvlerësin “koha është flori”, shërben si kujtesë në një situatë të caktuar, kur vonesa është e dëmshme nga ana financiare. Ajo ёshtё kalk nga anglishtja “time is money”. E ka pёrdorur pёr herё tё parё personaliteti politik amerikan Benjamin Franklin (1706-1790), i cili, nё librin e vet me titull “Kёshillё njё tregtari tё ri” (1748), shkruante: “Mos harro se koha ёshtё para”. Megjithatё, njё shprehje e ngjashme pёr nga kuptimi, haset edhe te filozofi dhe shkencёtari grek i shek. IV p.e.r. Teothrasti: “Koha ёshtё njё zё me humbje i shpenzimit”.
Kjo shprehje e bukur, me vlera aforistike, më erdhi menjëherë ndër mend kur sot, më 26 korrik, përmes sinjalit të TV Klan, ndoqa inagurimin e autostradës Fier-Vlorë, një autostradë me të vërtetë fantastike, e cila më la mbresa të pashlyeshme. Kur Kryeministri Berisha, fill pas inagurimit, mbajti fjalën e rastit para të pranishmëve, aty për aty m’u kujtuan fjalët e mikut të shquar të Shqipërisë, kongresistit amerikan Eliot Engel, i cili, më 10 maj të vitit 2009, gjatë vizitës që bëri me helikopter mbi itinerarin e Rrugës së Kombit, i shoqëruar nga zoti Berisha, deklaroi:
“Projektet e Kryeministrit Berisha për autostradat e Shqipërisë, si të Ajzenhauerit, që lidhën çdo cep të SHBA-ve”.
Mua, si shqiptar, më bëhet zemra mal për këtë autostradë të re që inaguroi sot Kryeministri Berisha. Dhe kjo për faktin se ndërtimi i autostradave është një ndihmë e jashtëzakonshme që shteti u jep qytetarëve, sepse u kursen kohën e qarkullimit dhe, rrjedhimisht, u kursen vlera të konsiderueshme monetare. Autostradat nxisin zhvillimn e bizneseve dhe i japin një shtytje të fuqishme zhvillimit të turizmit. Autostradat kursejnë konsumin e karburantit dhe shtojnë jetëgjatësinë e automjeteve.
Le të shpresojmë dhe ta urojmë me gjithë zemër Kryeministrin Berisha që së shpejti të inagurojë edhe autostrada të tjera, siç është ajo Tiranë-Elbasan dhe Levan-Tepelenë. Mendoj se të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, duhet t’u gëzojë shpirti për ndërtimin e autostradave se ato janë pasuria jonë e përbashkët. Kurse bindjet politike le t’i lëmë për t’i shprehur para kutisë së votimeve ditën e zhvillimit të zgjedhjeve.

Santa Barbara, Kaliforni
26 korrik 2012


7.19.2012

Cikël poetik nga Drita Ademi- Beqiri

Ju, nuk e njihni Nënën time


Nga Drita Ademi (Beqiri)



E njihni ju Nënën time?
E pra, ju nuk e njihni,
Nuk ka se si, sepse,
Ajo është vrastare,
Po po, vrastare
Gjashtë herë vdekjen e vrau
Egërsisht,
Vetëm e vetëm t‘ju falte
Copëza dielli syve të mi
E syve të motrës time
E katër vëllezërve të mi.
E shihni pra,
Ju betohem,
ajo vdekjen e ka mashtruar,
Në sytë tanë,
rilindi gjashtë herë.

Ju, nuk mund të njihni Nënën time
Nuk ka se si,
Oh, ç`besim për ne ajo gatoi,
Dhe,
ende gatuan,
po,
po,
Dhe tash pas shtatëdhjetë e shtatë vjet
ç`mrekulli, për babain tim, për katër
Vëllezërit,e për motrën time,
Për sytë e mi.
E pra ju nuk e njihni, Nënën time
Nuk ka se si.
Ajo është e pavdekshme.

Dhe pas kaq shumë vitesh
Në prehërin e saj, me plot dashuri
Përkunden ëndërrat, e dëshirat e mia,
Kur gjithë bota dremitet, e nënat e të tjerëve sëmuren
Nëna ime kurrë nuk ankohet,
zgjuar për ne rri.
E tash, ju mund t‘a njihni Nënën time
Ajo,e pavdekshme është,
është vetëm nji.











Drita Ademi- Beqiri, lindur në Prishtinë, jeton dhe punon në Zvicër. Ka mbaruar studimet për Letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë.Ka botuar vëllimin me poezi "Placebo" në Londër, në shtator 2011, me redaktor Dr.sc. Fatmir Terziun. Ky vëllim është botuar në dy gjuhë, shqip-anglisht.

Cikël poetik nga Drita Ademi- Beqiri



Ajo e bardhë do të vijë

Erë e lehtë, atë ditë do të fryej
Mjegullën lehtas do të largoj
Rrezet e diellit mbi majat e lisave do të bien
Frymës, lirine e përbotëshme t`i falin.

Retë e zeza do të zhduken,
Qielli i kaltër, heshtur roje t`më bëjë
Dhe shi do të bie,mallshëm kohërave…

Milliona yje atë natë, qiellin do të ndriqojnë
E vetëm dy tre zgjuar do të rrinë
Të shohin ,në sytë e njëri tjetrit
Pejsazhet e ruajtura kohërash.

Ajo ,do të vije e bardhë
Si një mike e mirë, të më qeras
Dhe unë, e qetë do të jem, ju premtoj
Ashtu lirëshëm, në maje të bregut
Se, vetëm bregu i qeshë, perëndimit
E lindjes së Diellit.


E heshtur e huaj

Jam një pasardhëse e heshtur

Në mes të dy qiejve,
Si hëna në errësirën e natës
E humbur e kaluar...

Jam nisur të vij,
Natyrisht të kthehem,
Gjethet bien...
Pa shifra,
pa kode të dheut
Afër trungut të tyre
Ato, ...
... treten lirshëm.
...

Jam vetëm një qënie e heshtur
Në mes të dy hapësirave
Si nëna në përditësitë e jetës
E malluar e hutuar...

Jam nisur natyrisht...!
Do të kthehem,
Që ju të besoni,
të kuptoni
Se çfarë do të thotë
Të bëhesh shifër me kodin: E huaj!


Dhimbja!

Lindja e femijes eshte dhimbje
Dhe vet femija dhimbje eshte
Atdheu, Nena, Babai dhe Ti...
Qe te gjithe ne dhimbje jemi
Oh dhe poezia eshte dhimbje
Dhe koha...
Ajo qe po iken dhe ajo qe do te vije
Dhimbje jeta e vdekja jan
Dhimbja eshte rilindja jone!

Kulti i arsimit tek autorët e letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII



Nga Nuhi Ismajli

Autorët e letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII qenë njerëz të etur për dije (Z. Xholi). Ata, një nga idealet e tyre kishin edhe ngritjen arsimore të shqiptarëve dhe luftën për shkollën shqipe. Në veprat e ndryshme të tyre, prandaj, ndër të tjera, shprehet edhe “përpjekja për ta shpënë popullin në rrugën e përparimit” (His. e let. shq. I-II, Prishtinë, f. 121).
Buzuku, librin, siç shprehet në pasthënie, ndër të tjera, e shkruan edhe “nga dashuria që ndjente për bashkatdhetarët për të ndritur mendjet e tyre” (F. Hoxha). Arsimimin e popullit dhe përhapjen e diturive në vend, Buzuku e shpall si një nga detyrat e para dhe më të rëndësishme të momentit (Z. Xholi). Ai shpreh dëshirën që popullin ta ngrejë në një nivel intelektual e fetar më të lartë, më të vetëdijshëm (M. Hysa). Veprimi i tij për t’u sjellë shqiptarëve pjesë të Biblës, veprës më të përkthyer në rruzullin tokësor sot, për atë kohë shënonte një akt të madh civilizues, emancipues (F. Hoxha) etj.
Budi “vepron pa u lodhur në fushën e kulturës e të letërsisë për të ndritur mendjet e bashkatdhetarëve…” (His. e let. shq. I-II, f. 122). Ai shpreh idenë e mësimit dhe predikimit në gjuhën shqipe, por edhe kërkesën për shkrimin e gjuhës shqipe dhe përhapjen e arsimit e diturisë në gjuhën shqipe (Z. Xholi) etj.
Te F. Bardhi, ndër të tjera, duket edhe kujdesi për edukimin dhe lartësimin e shqiptarëve (Z. Xholi). Fjalori i Bardhit ka gjithashtu karakter iluminist etj.
Në veprën e P. Bogdanit shprehet dhimbje e thellë për gjendjen e mjeruar e padijen ku i mban bashkatdhetarët e tij zgjedha turke (His. e let. shq. I-II, f. 181). Në parathënien e veprës, Bogdani shkruan “mos me lanë dijeninë e gjuhën e dheut me u vdarunë” (His. e let. shqiptare, f. 46). Ai kërkonte përhapjen e dijes (Po aty, f. 46), ndërsa me konceptin e diturisë ai nënkupton si atë laike, edhe atë fetare (M. Hysa). Parathënia e veprës së P. Bogdanit është një lartësim i zjarrtë i “dijes dhe urtisë” dhe një dënim i rreptë i paditurisë dhe errësirës me të cilën synonte pushtuesit ta sundonte popullin shqiptar (Z. Xholi). “Me idetë e tij për urtësinë dhe për diturinë si dhe me vetë veprën e tij të shkruar e të botuar P. Bogdani bëhet një prej prekursorëve të shekullit të dritave edhe në Shqipëri” (Z. Xholi) etj.
Autorët e letërsisë shqipe të humanizmit qenë figura të mëdha të arsimit, të cilët i kalonin edhe përmasat kombëtare. Kështu, P. Bogdani, me erudicionin e tij pedagogjik, ishte njeri i kohës së vet, njeri i rrymave më të përparuara arsimore e pedagogjike të shekullit të vet, mendimtar i cili me plot të drejtë dhe plot dinjitet mund të hyjë në radhët e mendimtarëve të të gjitha vendeve të Evropës, të cilët me veprat e tyre përgatitën atë periudhë të shkëlqyer të kulturës evropiane që mban emrin historik të Rilindjes dhe i hapën rrugën e gjerë progresit të gjithanshëm të diturive në Evropë (Z. Xholi). Autorët e letërsisë shqipe të humanizmit qenë edhe ideologë të mëdhenj të arsimit kombëtar, të cilët luftuan për arsimin kombëtar në gjuhën shqipe. Buzuku, nga detyra për të shkruar gjuhën shqipe, në mënyrë të natyrshme vjen në detyrën tjetër kombëtare, në atë të mësimit dhe të arsimit të popullit në këtë gjuhë (Z. Xholi).
Motivet që e shtyjnë Matrëngën ta përkthejë veprën në gjuhën shqipe ishin: të mësohet doktrina e krishterë nga fëmijët shqiptarë dhe të mësohet "në gjuhën amtare arbëreshe" (M. Hysa).
Drita e diturisë, është i bindur Budi, do të arrihet me anën e librit të shkruar në gjuhën shqipe, në gjuhën e Arbënit (Z. Xholi). Kjo ide e thënë qartë, haptazi është edhe në vjershën "Sqip…" (Z. Xholi). "Në shkrimin e gjuhës shqipe, në përhapjen e diturisë në këtë gjuhë, teologjike dhe jo teologjike, Budi shihte detyrën e tij më të lartë, qëllimin e parë të jetës, të cilit i kishte kushtuar gjithçka dhe kishte pranuar gjithë rreziqet që e kërcënonin nga ana e pushtuesve" (Z. Xholi) etj.
Bardhi këshillon bashkatdhetarët e tij dhe, madje, iu drejtohet atyre edhe me lutje që ta shfrytëzojnë Fjalorin e tij për edukimin dhe arsimimin e vet (Z. Xholi) etj.
P. Bogdani shtron çështjen e zhvillimit të diturisë përmes gjuhës shqipe ("të mos lamë dijenë e gjuhën e dheut me u dvarunë" (M. Hysa). Proza Të primitë…, aktualizon çështjen e arsimit kombëtar, të arsimit të lartë kombëtar (M. Hysa), që është baza e kulturës, letërsisë dhe gjuhës kombëtare.
Një nga kërkesat themelore të Bogdanit është që dija dhe urtia të mësohen e të përhapen në gjuhën amtare shqipe (Z. Xholi). Bogdani ishte për gjuhën dhe diturinë në gjuhën kombëtare (Z. Xholi) ashtu si thoshte ai, "posi lufton gjithë dheu e shekulli për të vet…" (Z. Xholi). P. Bogdani shprehu kërkesën për dituri në gjuhën e vet, që shqiptarët të marrin rrugën e diturisë në gjuhën shqipe, që gjuha të shkruhej sa më drejt e bukur (Z. Xholi) etj.
Të etur për arsimin kombëtar në gjuhën shqipe, autorët e letërsisë shqipe të humanizmit, shtruan edhe nevojën e hapjes së shkollave shqipe. Kështu, "Budi ankohet se për klerin shqiptar s'ka shkolla e kolegje, si ndodh me kombet e tjera që "mbahenë ndë shintet fe e i kanë sod e këtë ditë i sicilli shkollënë e kolegjënë e vet, ke zanë e nçelnjënë sytë, për ndimë të patriesë e të dheut të vet" (His.e let. shq. I-II, f. 166; F. Hoxha).
Budi çeljen e shkollave e kërkon në emër të "patries" e të "dheut të vet" (Z. Xholi).
Shqetësimin për paditurinë e popullit dhe mungesën e shkollës shqipe e shpreh edhe F. Bardhi (Z. Xholi) etj.
Dituritë të cilat i shprehin autorët e letërsisë shqipe të humanizmit janë nga më të ndryshmet. Përmbajtjet fetare në veprat e kësaj letërsie janë të gjera, por me rëndësi për kulturën kombëtare. Kështu, p.sh., "Veprimi i Buzukut për t'u sjellë shqiptarëve pjesë të Biblës, veprës më të përkthyer në rruzullin tokësor sot, për atë kohë -sipas F. Hoxhës- shënonte një akt të madh civilizues, emancipues…" . Veç kësaj, përmbajtjet fetare ishin të gërshetuara me përmbajtjen kombëtare e me ngjyrime politike dhe shërbenin si element i refuzimit të ideologjisë së pushtuesit.
Në anën tjetër, në veprat e letërsisë shqipe të humanizmit, trajtohen edhe njohuri të tjera, jofetare.
Te vepra Pasqyra… e Budit, mjaft faqe u kushtohen disa zakoneve e besimeve të kota për t'u luftuar. Aty flitet për besimin në ëndrrat, për të hedhurit fall e të shkruarit për të gjetur ndonjë send të humbur, për të besuarit se s'është mirë kur cingërrin veshi, kur luan vetulla e krrakërrin sorra" (His. e let. shq. I-II, f. 163) etj.
Disa proverba të Bardhit shprehin porosi për mësimin dhe edukimin (Z. Xholi).
Fjalori i Bardhit ka vlerë diturore – iluministe- edukative. Në parathënie, Bardhi e krahason atë me "kallauzin që u tregon rrugën luftëtarëve ose shtegtarëve. Etj.
Në veprën e tij, dijenike dhe letrare, siç thoshte Gj.Fishta, P. Bogdani jep dituri nga fushat e ndryshme: astronomi, gjeografi, pedagogji, etikë, psikologji, fizike, poetikë, estetikë etj.
Tek autorët e letërsisë shqipe të humanizmit kemi iluminizmin kombëtar me karakter politik, dijen si çështje të dinjitetit kombëtar, rëndësinë e arsimit si një faktor i rëndësishëm i mëvetësisë kombëtare, iluminizmin që synon edhe ngritjen e ndërgjegjës kombëtare, pikëpamjen për rolin e arsimit për çlirimin kombëtar etj.
Kështu, te Buzuku kemi idenë se "…me njerëz të ngritur fetarisht, natyrisht në gjuhën amtare, mund të ruhet dhe të ngritet edhe ndërgjegja dhe kultura gjuhësore, pra edhe ndërgjegjja dhe kultura kombëtare" (M. Hysa).
Në veprën e Buzukut janë formuluar dhe shpallur me shumë bindje idealet e Buzukut si: "Shkrimi i gjuhës shqipe dhe përhapja e saj, arsimimi dhe ndriçimi i mendjeve të shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare, lartësimi i atdheut Shqipëri dhe shpëtimi i popullit të tij…" (Z. Xholi) etj.
Budi, thuhet, i frymëzon shqiptarët me shpresa të reja, kurse "Këto shpresa ai i shihte në shkrimin dhe mësimin e gjuhës shqipe dhe në përhapjen e diturive në masën e besimtarëve, nëpërmjet kësaj " (Z. Xholi). Në dritën e diturisë dhe në atë të moralit Budi sheh shpresën e shpëtimit (Z. Xholi).
Bardhi, thuhet, u përpoq plot zell edhe "…për edukimin e lartësimin shpirtëror të besimtarëve, në të cilin ndërthureshin pazgjidhshmërisht feja dhe kombi, synimet fetare për shpëtimin e shpirtrave me ato laike për çlirimin e atdheut nga pushtuesi i huaj…" (Z. Xholi).
Mungesa e arsimit kombëtar, tek autorët e letërsisë shqipe të humanizmit shihej edhe si shkak i të gjitha të këqijave, pra edhe të robërisë.
Kështu, Budi në prozën Letra e dërguome…, flet për rënien e vendit, për mungesë të shkollës…(M. Hysa).
Në parathënien e veprës së Bogdanit shprehen mendime e ndjenja, ku tregohet se arsyeja e gjendjes së mjeruar të popullit është padija: "Prashtu dergjetë dheu ndë robi errëtë…perse u dvuer dijeja e urtia…E shofëmë për ditë, se nd'atë dhe ku lulëzojnë dotorëtë, letërarëtë, lulëzon ende shejtëja fe me gjithë vepëratë e mira" (His. e let. shq. I-II, f. 182). P. Bogdani "e shikonte dijen si mjet të domosdoshëm për zhvillimin e vendit…" (His. e let. shqiptare, f. 46). Veprën e tij ai e hartoi: t'i ndihmojë "të vobek dhee t'Arbënit" dhe të shërbejë si qiri që do ta ndriçojë mendjen e bashkatdhetarëve dhe të bashkëfetarëve" (M. Hysa).
"Në rrugë për realizimin e idealeve të tij çlirimtare Bogdani dallon në radhë të parë ndriçimin e mendjeve të shqiptarëve me dritën e diturive.
Parathënia është një lartësim i zjarrtë i "dijes dhe urtisë" dhe një dënim i rreptë i paditurisë dhe errësirës me të cilën synonte pushtuesi ta sundonte popullin shqiptar. Konsekuent i këtij qëndrimi paditurinë ai e quan një mëkat dhe shkakun më të thellë të prapambetjes së shqiptarëve dhe robërisë së tyre: "…ashtu dergjet dheu në robii errëtë…" (Z. Xholi).
"Në këto fjalë e qëndrime është Bogdani iluminist, është njeriu që i qan zemra pse populli i tij ndodhet me dy palë mjegulla në sy. Së bashku me iluministin është edhe patrioti, i cili shkakun e paditurisë e gjen në faktin se dheu i Arbënit ndodhet në mes të pafevet, që nuk janë tjetër veçse pushtuesit. Një qëndrim i tillë e kishte me vete edhe konkluzionin: që të shpërndahet mjegulla e paditurisë dhe t'u happen sytë njerëzve të dheut të Arbënit duhet të zhduket mjedisi mbytës, sundimi i të pafevet pra duhet të zhduket pushtimi" (Z. Xholi).
P. Bogdani, me përpjekjet e tij për dije e urtësi, objektivisht bënte vepër çlirimtare, përpiqej për çlirimin e Shqipërisë dhe emancipimin e popullit të saj, sa kohë që përhapjen e lirë e të gjerë të mësimit e të diturive në gjuhën amtare shqipe me të drejtë e shihte si një nga kushtet themelore për formimin e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe zhdukjen e pushtimit të huaj (Z. Xholi).
Si mësues e edukatorë të mëdhenj që ishin, autorët e letërsisë shqipe të humanizmit jo vetëm që shprehën ide të rëndësishme për arsimin dhe shkollën në gjuhën shqipe, po shprehën edhe dija dhe porosi të çmueshme morale për kombin, të një moraliteti shumë të përparuar.
Kështu, "Një fushë tjetër e krijimit letrar të Budit, edhe kjo e madhe dhe e rëndësishme, është ajo e moralitetit (Z. Xholi). Ai, thotë Xholi, "…bëhet një nga njerëzit e kulturës sonë që kanë hedhur themelet e shkencës etike në Shqipëri.
Budi, interpreton porositë morale të kishës në frymë kombëtare dhe atdhetare, kurse "…në arsyetimet e tij morale ai nuk ka parasysh thjesht besimtarin e kishës, por njeriun shqiptar në përgjithësi, me problemet dhe vështirësitë e tij në këtë fushë duke patur si synim që të krijojë prej tyre atdhetarë të mirë dhe njerëz moralisht të pastër" (Z. Xholi).
Porositë morale të Budit, në "Pasqyra e të rrëfyemit", "përbëjnë një kod të vërtetë moral, një mbrojtje të vendosur të nderit, dinjitetit, të virtytit, të bashkëjetesës njerëzore në një shoqëri të qytetëruar" (Z. Xholi) etj.

Kush po iu vë pranga fëmijëve?!


Shkruan: Nuhi Ismajli
Ka kohë që arsimin fillor e mundon një problem mjaft i theksuar – problemi i formimit të klasave të para, sipas dëshirës së disa mësuesve të pandërgjegjshëm. Mësues shumë të pandërgjegjshëm, duke qenë të papenguar nga askush, kanë formuar vetë paralelet, sipas dëshirës së tyre dhe në mënyrën më të pandërgjegjshme. Ata kanë marrë vetë fëmijët, duke i zgjedhur ata të familjeve më të pasura, të familjeve më të shkolluara dhe fëmijët me aftësi më të mëdha mendore. Ka ndodhur që mësuesi, fillimisht, në klasë ka pranuar një numër të madh fëmijësh, të cilët i ka mbajtur për disa kohë, gjersa i ka dalluar nxënësit më të aftë, ata të familjeve të pasura dhe ata të familjeve të arsimuara, të cilët i mban në klasë, kurse fëmijët e të varfërve, ata të familjeve më pak të arsimuara dhe ata me më pak aftësi, i ka larguar nga klasa, pa ndjerë kurrfarë keqardhjeje dhe pa dhënë kurrfarë përgjegjësie.
Për absurd, mësuesi i tillë, është shpallur mësuesi më i mirë, është lavdëruar dhe ka marrë mirënjohje, pa marrë parasysh mënyrën e pandërgjegjshme si e ka formuar paralelen, pa marrë parasysh se me mënyrën sesi ka vepruar ka krijuar klasa kastash shoqërore, ka vështirësuar punën e arsimtarit tjetër, të cilit i ka mbetur të punojë me nxënësit me më pak aftësi, me kushte me të rënda jetësore dhe mundësi më të pakta për të përparuar. Mësuesit e pandërgjegjshëm të klasave me nxënësit e përzgjedhur, asnjëherë nuk kanë pasur sadopak njerëzi, forcë e aftësi ta tregojnë zotësinë e tyre në paralelet me nxënësit e pazgjedhur dhe të kuptojnë punën e vlerën e arsimtarëve të tjerë, që kanë punuar me klasa të tilla.
A duhet t’i kundërvihemi dëshirës së nxënësit
Dukurinë e formimit të paraleleve të kastave të ndryshme shoqërore dhe sipas dëshirës e leverdive të mësuesve të pandërgjegjshëm, duhet penguar dhe nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë.
Por, a duhet t’i kundërvihemi dëshirës së nxënësit, që regjistrohet për herë të parë në shkollë (si edhe më vonë), që të zgjedhë mësuesin?
Jo. Në asnjë mënyrë. Duke shmangur një të keqe nuk guxojmë të bëjmë një të keq tjetër: të pengojmë dëshirën dhe të drejtën e pamohueshme të nxënësit, të bëhet nxënës i këtij apo i atij mësuesi. Dëshira dhe kërkesa e ndonjë nxënësi, për t’u bërë nxënës i këtij apo i atij mësuesi, nuk guxon të pengohet assesi dhe nga askush. Asnjë institucion me vlerë nuk do t’i jepte të drejtë vetes dhe veprimit të tij nuk do t’i thoshte veprim i drejtë, sikundër që asnjë person - zyrtar i arsimit me nivel, nuk do ta konsideronte veten të ditur e të mençur, po të pengonte nxënësin të zgjidhte mësuesin e tij.
Dëshirën dhe kërkesën e fëmijës, për t’u bërë nxënës i këtij apo i atij mësuesi, nuk duhet penguar në asnjë mënyrë, përderisa nuk është fjala për formimin e paraleleve të padenja, johumane, për të cilat u bë fjalë më lart.
Të gjithë e dimë dëshirën, po edhe vështirësitë me të cilat ndeshet fëmija me rastin e nisjes për në shkollë. (Një parantezë: Noli, figura e shquar e kulturës kombëtare dhe botërore, në autobiografinë e tij rrëfen se si vështirë e kishte pasur të shkonte në klasë të parë, për ç’arsye, gjyshja e tij, Suma, ishte detyruar të rrinte bashkë me të në bankë, për gjashtë muaj me radhë). Të gjitha vështirësitë nxënësi do t’i kalojë me mbështetjen që do të gjejë tek të tjerët e, veçmas, me mbështetjen që do të gjejë tek mësuesi. Me mbështetjen tek mësuesi fëmija do të ndjehet më i fortë dhe i pamposhtur para vështirësive të ndryshme. Por, edhe më i fortë nxënësi do të ndjehet dhe vështirësitë do t’i kalojë edhe më lehtë pikërisht me mësuesin që e njeh, me mësuesin me të cilin ndjehet i afërt dhe në të cilin mbështetet përplot besim.
Shikuar pikërisht nga ky aspekt, nga aspekti psikologjik dhe pedagogjik, askush nuk ka të drejtë të përcaktojë kritere (“kriter”!!! – sa fjalë e tmerrshme kjo në kontekstin e problemit tonë), për të penguar regjistrimin e nxënësit në paralelen e mësuesit që ai do.
Shteti me institucionet e tij kanë për detyrë që fëmijëve t’ua sigurojë lirinë
Kur vërehen parregullsi me rastin e përfshirjes së fëmijëve në klasat e para të shkollës fillore, parregullsi të cilat reflektohen negativisht në shoqëri dhe në arritjet arsimore të dëshirueshme, është e nevojshme caktimi dhe zbatimi i rregullave, por, në këtë pikë, është tejet absurde të përmenden, të flitet dhe të zbatohen kritere, madje kritere të tilla, që sipas informatave publike, njëjtësohen me kriteret e punësimit të punëtorëve të arsimit (Shih informatën për Mbledhjen e K. Komunal të Gjilanit, të datës 29 qershor 2012, ku thuhet: “Kuvendi u njoftua përmes informatave me shkrim edhe për kriteret e pranimit të nxënësve në klasën e parë të shkollës fillore dhe për kriteret e pranimit të punëtorëve në arsim…”, Kuvendi Komunal miratoi një pako tjetër vendimesh, www.rajonipress.com, 29 qershor 2012; www.2lonline.com , 30 qershor 2012).
Rasti i mësipërm shtron një varg pyetjesh, të cilat, njëherazi, paraqesin edhe nivelin jo të dëshirueshëm të institucioneve tona të arsimit:
Pse u dashka komplikuar e bërë problem aq shumë puna e regjistrimit të nxënësve në klasat e para të shkollës fillore dhe nga një ekstrem, siç është ai i formimit të paraleles, sipas dëshirës së mësuesve të pandërgjegjshëm, të kalohet në ekstremin tjetër, në regjistrimin e nxënësve nëpër paralele, pa përfillur fare dëshirën dhe nevojën e nxënësit, dhe që, siç kërkon dikush, regjistri i nxënësve të regjistruar mësuesit t’i jepet në zarf?!
Pse ende në kohën tonë, në shek. XXI, institucionet tona të arsimit paskan defekte të tilla dhe qenkan në atë nivel, sa të vendosin kritere për pranimin e nxënësve në klasën e parë të shkollës fillore, kur dihet se nxënësit që duhet të fillojnë vijimin në shkollën fillore nuk obligohen t’i nënshtrohen kurrfarë detyrimi?!
Pse vetëm nxënësit tanë, që duhet të fillojnë vijimin në shkollën fillore, nuk paskan të drejtë ta vijojnë atë pa kurrfarë kushtesh, siç e kanë këtë të drejtë pothuajse gjithë nxënësit e botës dhe pse vetëm institucionet tona kërkojnë e vendosin kritere të tilla, që nuk i njeh bota dhe të cilat bëhen shkak i shkeljes së të drejtave elementare të njeriut ?!
Dihet se shoqëria moderne, siç duhet të jetë edhe kjo jona, dhe shteti me institucionet e tij kanë për detyrë që fëmijëve t’u sigurojnë lirinë dhe të drejtën që të vendosin vetë se ku dhe si do t’i vijojnë mësimet, dhe t’u sigurojë kushte të tilla që, fëmijët, në mënyrë sa më të përshtatshme, të mirë e të lehtë, t’i vijojnë dhe t’i marrin mësimet.
Por, nëse në rrethanat tona fëmijëve ende nuk mund t’u sigurohen kushte bashkëkohore të arsimit, për të cilat shqiptarët nuk kanë punuar, atëherë, së paku, të mos u vihen prangat e kohës skllavopronare!
Ata që vënë kushte e nxjerrin pengesa të tilla, të cilat pengojnë vijimin e lirë të mësimit të nxënësve të klasave të para (dhe jo vetëm të tyre), jo vetëm janë injorantë të mëdhenj, që nuk kanë asgjë të përbashkët me arritjet e tashme humane dhe arsimore, por janë edhe armiqtë më të mëdhenj të njerëzimit.

Gjykata e Hagës, nga një organ i drejtësisë në një shërbim politik


Shkruan: Fehmi RAMADANI


Pikërisht më 25 qershor 2012, duke përcjellë fjalën përfundimtare të Prokurorisë së Gjykatës së Hagës në rastin e akuzës së ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij Lahi Brahimaj dhe Isak Musliu, duke dëgjuar për akuzat e Prokurorit ndaj tyre të krijohet përshtypja sikur ne këtu në këtë vend nuk kemi parë asgjë, nuk po dimë asgjë, nuk kemi përjetuar hiçgjë, bile edhe sikur nuk po dimë edhe përse po jetojmë. Çfarë u pa, çfarë u fol dhe çfarë u dëgjua në këtë Gjykatë, të krijohet bindja sikur ne, njerëzit e kësaj toke, kurrë nuk paskemi jetuar në këtë planetë!? Atëherë, me të drejtë mund të shtrohet pyetja: Çfarë është kjo Gjykatë? A është organ i drejtësisë ndërkombëtare, apo mekanizëm manipulativ politik, i cili shërben për interesa të ndryshme? A është ky organ i drejtësisë, apo në shërbim të politikës së grupeve të ndryshme të interesit?

Gjykata e Hagës si organ politik
Duke mos u futur në analizë më të zgjeruar mund të themi se pas luftës së vitit 1999 në Kosovë, pjesa dërmuese e shqiptarëve kishin një opinion pozitiv për fillimin e punës së saj. Hetimet që zhvilloheshin ndaj kriminelëve dhe krimeve serbe në hapësirat e Ballkanit ishin të mirëpritura, por me kalimin e kohës erdhi deri te ndryshimi i kursit të saj për çka kishte filluar.

Tani, kur kjo Gjykatë ka shqyrtuar dënime të ndryshme, si ndaj kroatëve, boshnjakëve, serbëve dhe së fundmi shqiptarëve, kursi i saj faktmbledhës dhe hetimit të krimeve sidokudo kishte devijuar në masë të madhe dhe nga një organ i drejtësisë ka rrëshqitur në një mekanizëm politik. Rastet e mëhershme të dënimit të disa pjesëtarëve të UÇK-së për kinse krime kundër njerëzimit në Kosovë mund të konsiderohen më shumë raste spekulative, raste me karaktere politike, apo të një balance politike për hesap të periudhës postkonfliktuoze. Rasti më i fundit i ripërsëritjes së akuzës ndaj Ramush Haradinajt dhe dy shokëve të tij, edhe përkundër lirimit të tyre të mëhershëm, padyshim se ka irrituar pjesën dërmuese të opinionit në Kosovë duke ngjallë mosbesim në drejtësinë dhe korrektësinë e saj. Pas rastit të djeshëm të këmbëngulësisë së prokurorit të kësaj Gjykate që me çdo kusht Ramush Haradinaj me shokë të dënohet maksimalisht prej 20 vjetësh burg qiti në shesh synimin parësor të saj, e cila më shumë është shndërruar në vegël politike sesa instrument i drejtësisë. Tashmë, edhe më shumë, kjo Gjykatë është shndërruar në një organ fals të drejtësisë për përfitime politike. Krejt kjo punë është duke ndodh për kinse të një pajtimi ndërmjet popujve të Ballkanit, të cilët në të kaluarën ishin në konflikt.

Akuza me standarde politike
Kjo drejtësi i standardeve të ndryshme është një sinjal i keq për të ardhmen e drejtësisë ndërkombëtare. Krimet dhe kriminelët duhet gjykuar, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre, por kjo çështje kaq shumë të politizohet dhe të deformohet në dëm të një populli të vogël, ndaj të cilët gjatë një shekulli, jo vetëm që ishin zhvilluar krime të llahtarshme, por kishte edhe përpjekje për gjenocid dhe shfarosje totale. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij kishin një vizion të qartë për çlirimin e Kosovës dhe jo kot vetes i kishin shtruar këtë obligim.

Tani, kur ky qëllim është realizuar dhe Kosova përgjithmonë hoqi zgjedhën e robërisë ka mbetur në detyrë të tjerëve të mbrojnë kauzën e saj çlirimtare, por edhe të njerëzve të saj, të cilët dhanë mjaft për të. Por, akuzat e prokurorit të Gjykatës së Hagës ishin të rënda edhe përkundër mbrojtjes së duhur. Politika në Kosovë, Shqipëri dhe gjetiu shumë pak ka punuar në mbrojtjen e kauzës çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të njerëzve të saj. Këtu nuk po gjykohet Ramush Haradinaj me shokë, por po gjykohet një faqe e një historie të lavdishme të popullit shqiptar. Çdo vendim jo i drejtë ndaj këtij rasti do të ishte një betejë e humbur e kauzës shqiptare. Kjo nuk do të duhet të ndodhte, por me që ky organ tashmë ka rënë në ndikim të politikës, atëherë gjithçka është e mundur.

Dashtë Zoti që Ramushi dhe bashkëluftëtarët të tij të lirohen përfundimisht si të pafajshëm dhe t’i kthehen familjeve të tyre, në të kundërtën kjo do të ishte një padrejtësi shumë e madhe, si ndaj tyre, familjeve të tyre, por edhe ndaj popullit shqiptar në përgjithësi. Dhe në fund, jo më kot në vitin 1914 ambasadori amerikan George Fred Williams për Greqi dhe Mal të Zi duke pa padrejtësitë e mëdha që i bëheshin shqiptarëve nga fuqitë e atëhershme ishte shprehur: “Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje ose arsye në sallat e diplomacisë. Djali jem, ti nuk e di se me sa pak mëshirë qeveriset bota”.

A është gjuha e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës e njëjtë, apo e ndryshme nga njëra-tjetra?!


Shkruan: Xhavit Kryeziu
Ne, populli shqiptar, pa marrë parasysh se ku jetojmë, në Shqipëri, në Kosovë, në trojet shqiptare nën Maqedoni e Mal të Zi, në Luginën e Preshevës apo kudo tjetër, me të drejtë mburremi para të tjerëve se jemi një popull i vetëm, dhe kemi një gjuhë, një histori, një flamur dhe doke e zakone krejtësisht të njëjta dhe të pandryshueshme nga njëri-tjetri. Ky fakt, mua më bën të ndjehem krenar që kam fatin të jem pjesëtar i këtij populli, i cili me shumë sakrifica dhe dinjitet ka arritur t’u bëjë ballë synimeve të pareshtura të fqinjëve tanë për të na zhdukur si komb. Zaten, ruajtja dhe kultivimi i gjuhës së unifikuar shqipe, për të gjithë shqiptarët anekënd trojeve etnike shqiptare, ka qenë meritë e pamohueshme e të gjithë brezave tanë, të cilët me idealin dhe punën e tyre patriotik, kanë kontribuar në ngritjen dhe përforcimin e vetëdijesimit kombëtar, duke pasur synim të përhershëm bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm. Historia na mëson se e kaluara jonë ka qenë e vështirë dhe përplot padrejtësish të shumta të shkaktuara nga fqinjët tanë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk i kanë ndryshuar qëllimet e tyre antishqiptare.
Për fat të keq, synimeve të errëta të fqinjëve tanë i kanë “kontribuar”, në një mënyrë apo tjetër, edhe regjimet e egra antishqiptare, qoftë ai i Enver Hoxhës në Shqipëri, qoftë ai i ashtuquajtur demokratik i Josip Broz Titos në ish-Jugosllavi, duke nënkuptuar edhe Kosovën, e cila ishte pjesë e Jugosllavisë, gjegjësisht Serbisë deri më 1999.
Regjimet antishqiptare
Edhe regjimi i Hoxhës në Shqipëri, edhe ai i Titos në ish-Jugosllavi, ndonëse zyrtarisht nuk ishin të koordinuara me njëri-tjetrin, në thelb kishin një gjë të përbashkët, që të dyja ishin regjime antishqiptare! Nga të këqijat më të mëdha të regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, ishte përpjekja që popullit shqiptar t’ua hiqte nga koka ndjenjat patriotike, duke ia ndryshuar dhe sajuar historinë që i shkonte për shtati vetëm interesave të regjimit të diktatorit të papërshkrueshëm Enver Hoxha. Për më keq, ai regjim kurrë nuk ia tregoi popullit shqiptar në Shqipëri shumë të vërteta, as të vërtetën e Kosovës, as të viseve të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi e Greqi. Si rrjedhojë, regjimi i Enver Hoxhës asnjëherë nuk është interesuar për fatin e “miqve” kosovarë, siç e konsideronte ai gjysmën e popullit shqiptar të mbetur padrejtësisht nën ish-Jugosllavi.
Në anën tjetër, edhe regjimi i Titos në ish-Jugosllavi, sado që në botë propagandohej si demokratik, kur është fjala për kombin tonë, kurrë nuk ka qenë i drejtë. Diktatori jugosllav Josip Broz Tito, me lehtësi dhe dinakëri ka arritur të manipulojë me Kosovën dhe shqiptarët e saj, duke ua dhënë disa të drejta, që në fakt mbërrinin deri në atë shkallë sa ato nuk zemëronin serbët, nga të cilët pushteti i Titos gjithmonë ka qenë në rrezik.
Për fat të keq, regjimi i Titos në ish-Jugosllavi i brumosur nga politika antishqiptare serbomadhe në njërën anë, dhe duke mos u penguar aq shumë nga politika e heshtur e Enver Hoxhës në Shqipëri, në anën tjetër, kanë tentuar që shqiptarët e Shqipërisë t’i paraqesin si popull i ndryshëm nga vëllezërit e tyre në ish-Jugosllavi, gjegjësisht në Kosovë. Qëllimet e tyre tendencioze shkonin aq larg sa ata për popullin “shiptar” (term përbuzës të cilin e përdornin për shqiptarët e ish-Jugosllavisë), kishin arritur ta “zbulojnë” edhe gjuhën “kosovare”, që gjithnjë sipas tyre gjoja ndryshonte nga populli dhe gjuha shqipe që flitej në Shqipëri!
“Konvertimi’ i shqiptarëve në “kosovarë”
Ndonëse për fat të mirë politika antishqiptare serbe kurrë nuk doli e suksesshme që ta bindte botën e qytetëruar me “zbulimet” e saja, çuditërisht ajo politikë duket se është joshur nga disa “analistë”, “intelektualë” apo “gjuhëtarë” shqipfolës, të cilët po dalin në shesh me “zbulimet” e tyre sidomos pas pavarësimit të Kosovës. Vështirë mund të kuptohen “faktet” e “intelektualëve” të tillë, të cilët 95 për qind të popullsisë shqiptare të Kosovës, i “shndërrojnë” në komb “kosovar”, kurse të tjerët çuditërisht i quajnë ashtu sikurse janë: serbë, turq, boshnjakë, goranë, romë, ashkalinj, egjiptas e çkado tjetër (të cilët dihet se kanë lindur si kërpudhat pas shiut nga regjimi i Milosheviqit në Konferencës e Rambujesë për Kosovën, më 1998, përmes të cilit synohej që Kosova të dukej si vend multi-etnik, e jo monoetnik shqiptar çfarë duhet të jetë në të vërtetë)! “Mendjemprehtët” e tillë nuk ndalen me kaq. Krahas “konvertimit’ të shqiptarëve në “kosovarë”, ata kanë “shpikur” edhe gjuhën “kosovare”, e cila nuk është tjetër veçse gjuha e pastër shqipe, por që “ndryshon” vetëm sipas tyre! Mbase, paaftësia e tyre për ta folur dhe shkruar drejt gjuhën letrare shqipe, duket se janë “faktet” e vetme në të cilat mbështeten ata. Për më shumë, “zbulimet” e mediokërve të tillë çojnë ujë në mullirin e armikut, në këtë rast të serbëve, dhe si rrjedhojë, mund të shkaktojnë përçarje përbrenda popullit shqiptar, këndej dhe andej kufirit.
Sido që të jetë, edhe pse faktet dhe argumentet e fuqishme dëshmojnë se populli shqiptar është një, dhe ka vetëm një gjuhë unike, kjo nuk do të thotë se shoqëria jonë nuk duhet të shqetësohet nga qëllimet antikombëtare të “intelektualëve”, “gjuhëtarëve” apo “analistëve” të tillë, “të pavarur”. Nuk mund të hidhen poshtë dyshimet se ata mund të jenë pjesë e financimeve nga qarqe të caktuara antishqiptare me qëllim të futjes së përçarjes përbrenda popullit shqiptar. Çdo injorim apo lëshim ndaj tyre, mund të sjellin pasoja të padëshirueshme për të nesërmen e shoqërisë së gjithëmbarshme shqiptare.
Historia e përbashkët
Kur është fjala për lëshimet, dua ta përmend rastin e transmetimit të ndeshjes finale të Kampionatit Evropian të Futbollit, nga kompania televizive “Supersport” nga Tirana, i cili është njëri nga shkaqet që më ka shtyrë ta bëjë shkrim. Finalen e 1 korrikut 2012, kompania “Supersport” e ka transmetuar me komentatorë të ndryshëm: në Supersport 1, me komentatorë nga Tirana për shikuesit nga Shqipëria, dhe në Supersport 2, me komentatorë nga Prishtina për shikuesit nga Kosova! Me gjithë respektin që unë e ndiej për kompaninë televizive Supersport nga Tirana, dhe me gjithë bindjen time të thellë se veprimi i tyre nuk ka qenë qëllimkeq, e aq më pak antikombëtar, unë mendoj se transmetimi i ndeshjes në gjuhët shqipe dhe “kosovare” ka qenë gabim i madh, ngase vetvetiu mund të krijojë bindjen se me të vërtetë gjuha shqipe e Shqipërisë ndryshuaka nga ajo e Kosovës! Përse bëhen kjo ndarje, ndonëse janë krejtësisht të panevojshme?! A nuk qenkemi ne shqiptarët, andej dhe këndej kufirit, të njëjtë me njëri-tjetrin?! A nuk e paskemi ne shqiptarët një gjuhë të vetme?! A paska me të vërtetë gjuhë shqipe dhe gjuhë “kosovare” ashtu sikurse pretendojnë disa shqipfolës “mendjemprehtë”?! Jo, or jo! Shqiptarët kanë qenë, janë dhe gjithmonë do të jenë një! Ne kemi në gjuhë të vetme dhe koj është gjuha shqipe. Ne kemi një histori të përbashkët dhe një flamur të vetëm që është kuq e zi me shqiponjën dykrenare, e cili na bashkon kudo që jemi! Nëse fati na ka dënuar që si komb të mos jetojnë në një shtet të përbashkët, kjo nuk do të thotë se ne ndryshojmë nga njëri-tjetri. Në këtë kontekst, asnjë shqiptar, pa marrë parasysh se ku jeton, nuk mund të jetë as më pak as më shumë shqiptar! Përse nuk paska mundësi që shikuesit nga Kosova ta dëgjojnë komentatorin nga Shqipëria, i cili flet nuk flet gjuhë tjetër përveç shqipes?! Përse mua, si shqiptar që jam nga Kosova, nuk më pengon, dhe e kuptoj pa asnjë problem gjuhën letrare shqipe që flitet në Shqipëri apo kudo tjetër në trojet etnike shqiptare?! Kush u ka faj atyre “intelektualëve” të mjerë që nuk e kuptojnë këtë gjuhë mirë, të ëmbël, të shtrenjtë, e të dëlirë, siç e quante i madhi ynë Naim Frashëri (i cili është sa i Shqipërisë, po aq edhe i Kosovës)?!
Emisionet e përbashkëta
Dashakeqësit e tillë të popullit shqiptar, unë do t’i ktheja për pak çaste në kohën e ish-Jugosllavisë, të cilët duket se ata e kujtojnë me nostalgji, për t’i bindur se “zbulimet”e tyre nuk kanë të bëjnë aspak me të vërtetën. Atëbotë, secila nga tetë njësitë federale që e përbënin ish-Jugosllavinë, e kishte radiotelevizionin e vet qendror. Kosova, si njëra prej atyre njësive, e kishte RTP-në (Radiotelevizionin e Prishtinës). Nëse zhvillohej ndonjë ngjarje sportive, ta zëmë në Serbi, atë e transmetonte Televizioni i Beogradit për shikuesit e vet në Serbi, ndërsa komentatori, i cili fliste serbokroatisht (sot serbisht), ishte po i njëjti, i cili komentonte edhe për shikuesit nga Kroacia, Mali i Zi, Vojvodina dhe Bosnjë-Hercegovina, ndonëse gjuhët e tyre janë të ndryshme nga njëra-tjetra (të paktën kjo mund të vërtetohet sot pas pavarësimit të tyre nga ish-Jugosllavia). Njësoj ndodhte edhe me ngjarjet e shumta sportive që ndodhnin në Kroaci, Bosnjë etj. ku komentatori ishte lokal, mirëpo ai ishte i njëjti për tërë rrjetin e gjerë televiziv jugosllav. Këtë fakte më japin të drejtë që t’i pyes “intelektualët”, “gjuhëtarët” apo “analistët” e tillë “të pavarur”: si ka mundësi që serbët, kroatët, boshnjakët e malazezët ta dëgjojnë, kuptojnë dhe durojnë gjuhën e njëri-tjetrit, kurse ne shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, të cilët e kemi një gjuhë krejtësisht të njëjtë, të mos e “kuptojmë” gjuhën dhe të folmen identike të njëri-tjetrit?! Ku janë ato dallime gjuhësore të cilat i ditkan vetëm ata?! Tjetër gjë mund të jetë intonacioni, i cili vërtet është i ndryshëm, por gjuha është e njëjtë! Për më shumë, mua më vjen keq që kompania Supersport i ka krijuar kanalet e ndryshme sportive (Supersport Kosova) për shqiptarët nga Kosova, sado që kjo nuk ka qenë aspak e nevojshme. Në mënyrë që njëra palë të mos ndihet indiferente (gjë që sipas meje nuk ka asnjë arsye të ndihet e tillë), atëherë ka mundësi që në të njëjtin kanal të komentojnë dy komentatorë, një nga Shqipëria, një nga Kosova, dhe i njëjti të transmetohet njësoj për tërë hapësirën shqiptare. Vetëm duke e dëgjuar njëri-tjetrin, ne kemi mundësi t’i mësojmë shprehjet e njëri-tjetrit, dhe vetëm kjo është mënyra që ndihmon në përafrimin, e pse jo edhe në bashkimin kombëtar!
Për fund, dua të theksoj se përpjekjeve të shqipfolësve të tillë, dhe atë atyre të ngjashëm me ta, duhet t’i kundërvihemi me të gjitha forcat tona. Pavarësia e Kosovës dhe ecja me hapa të hovshëm e teknologjisë mediatike janë fat për të gjithë shqiptarët, që nëse ende jo politikisht, atëherë së paku praktikisht mund mundësojnë në bashkimin kombëtar. Përse punojmë mbrapsht dhe kundër vetvetes, kur i kemi të gjitha kushtet që të punojmë për të mirën tonë? Përse TVSH-ja dhe RTK-ja, si dy televizione publike shtetërore në të dy shtetet, nuk i koordinojnë punët e tyre dhe nuk e themelojnë një program të përbashkët televiziv gjithëshqiptar?! Ose, përse këto dy televizione, të paktën akoma nuk kanë emisione të përbashkëta p. sh. Programin e mëngjesit apo lajmet e përbashkëta? Nuk duhet të presim nga dikush i huaji ta marrë nismën dhe ta bëj punën, për të cilën ne vetë jemi të obliguar ta bëjmë vetë. Nëse mendojmë të kundërtën, atëherë kurrë nuk do ta arrijmë cakun të cilin e dëshiron pjesa dërmuese e popullit shqiptar.
xhavitkryeziu@yahoo.com


Z. Oliver Jens Shmit, e keni ditur që Napoleoni ishte serb?


Shkruan: Fahri Xharra
Kur Dr. Jarçeviqi, akademik, në kohën e tij paska pas dalë me tezën e tij se Napoleoni ishte me origjinë serbe paska pas qenë një guxim i madh i tij, dhe për këtë “zbulim” qenka bazuar në atë që familja e Napoleonit e kishte prejardhjen nga veriu i Italisë: Etruria, prej nga janë shpërngulur në Korzikë. Shkencëtarët amerikanë paskan zbuluar gjithashtu që alfabeti Etrusk është serb, dhe se etruskët paskan pas folur serbish.
Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të pa-origjinë, prandaj edhe me instinktin e tyre prej mashtruesi i kanë veset e tyre shumë të këqija që e çorodisin historinë dhe origjinën e tyre, e me këtë e njollosin atë të të tjerëve e me këtë rast tonën. Është për çudi që Perëndimi i “han”rrenat e tyre; se ku e kanë qëllimin nuk e di.
Në mënyrën më fëmijërore dhe aspak shkencore, por qesharake ata dalin me një “zbulim” të tyre : “Napoleon je srbin, dokazano!”
- “U vërtetua se Napoleoni është serb !”
Kur Napoleoni paska pas marrë vesh se ishte serb; për këtë vonesë të zbulimit të identitetit të tij nacional, paska pas deklaruar: “Sikur ta dija se jam serb, kisha për të qenë edhe më i madh!”
“Etruskët janë serbë”
Në takimin e Akademisë serbe, në Valevë, aty ku u promovua libri “Shqiptarët- Ilir të rrejshëm”, qenka diskutuar edhe më shumë për të “kaluarën historike” serbe. Dr. Slobodan Jarçeviq thoshte se sa u përket etruskëve, ëma e Napoleonit kur u zu pas një kryengritjeje në Korse kundër Francës, paska pas thënë: “Ne nuk jemi italianë, edhe pse kemi ardhur nga Italia, ne nuk jemi francez, por jemi etruskë”. “Meqenëse shkencëtari prof. Vukçeviq, në Amerikë ka zbuluar se etruskët janë serbë, atëherë vetvetiu kuptohet se Napoleoni ishte serb”. Sipas serbëve Napoleon Bonaparta ishte pra, me origjinë etruske. Kur dr. Jarçeviqi, akademik, në kohën e tij paska pas dalë me tezën e tij se Napoleoni ishte me origjinë serbe, paska pas qenë një guxim i madh i tij, dhe për këtë “zbulim” qenka bazuar në atë që familja e Napoleonit e kishte prejardhjen nga veriu i Italisë: Etruria, prej nga janë shpërngulur në Korzikë. Shkencëtarët amerikanë paskan zbuluar gjithashtu që alfabeti etrusk është “serb”, dhe se etruskët paskan pas folur serbisht. Sa krenari që të gjitha 22 shkronjat e cirilikes serbe të sotme paskan qenë etruske!...
“Po serbët kush janë”?! Pyetej dr. Skënder Rizaj dhe përgjigja e tij ishte kjo: “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri më tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovë. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”. Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia cirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia etj., në përgjithësi te popujt etj.
“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. Rreth shekullit VII, ata me shumë fise të tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën në krahun e djathtë të rrethinës të Smederevës. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z. Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenarë në shërbim të sundimtarëve iranianë. Prej tyre ishin pagëzuar me emrin “Serbezë, serbazë”, që do të thotë të lirë nga detyrimet (taksat) shtetërore për shkak të shërbimit që bënin në të mirë të shtetit. Ky status i këtyre kalorësve (avarë-serbezë, në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin”.
Ankesat për qëndrimin e perëndimorëve
Serbët ankohen në qëndrimin perëndimor ndaj tyre dhe që me marritë e tyre po e sillkanë botën afër katastrofës: “nuk është e çuditshme që psikologu Riçard Lin vjen në përfundim: “Serbët janë populli më pak inteligjent i Evropës”, si dhe Riçard Hollbruku, i cili thoshte: “Ne spominjite mi to govno od srpske istorije”, dhe më këtë u përhap urrejtja ndaj serbëve nëpër botë. Kur serbët kanë luftuar për ta mbrojtur Evropën prej Azisë, Evropës nuk i hante palla që ta ndihmojë Serbinë në Betejat e Dubravicës afër Paraqinit (1381). Në atë të Ploçnikut më 1386, të Bileqes, më 1388, të Kosovës më 1389, shkruan Akademik Radovan Samarxhiq. Të dy Riçardët duheshin të turpëroheshin me thënien e Kemal Ataturkut në pritjen e luftarakëve serbë: “Jam shumë krenar që po takohem me përfaqësuesit e popullit më trim në botë-serbët, të cilët e errësuan famën e Spartës së lashtë dhe popull, i cili u zbukurua me kurorat prej gjetheve te dafinës”.
Ne “Me të vërtetën historike kundër jo të vërtetës”, prof. Nikola Kuliç shkruan: “Se mos të ishin turqit nuk do të kishim serb në Itali”. Sipas shënimeve shumë të vjetra, serbët e Malit të Zi, të Dalmacisë serbe dhe vendeve tjera serbe dhe me një grusht shqiptarësh, pas Betejës së Kosovës nën udhëheqjen e Skënderbeut (???) u vendosën në krahinat e Molizes në Jugun e Italisë, përballë, siç shkruante në të vjetra, “Dubrovnikut tonë serb”. E kishin jetën, i kishin tokat serbe dhe në netët e kthjellëta nga Italia shikonin në Detin Adriatik të tyre. Edhe pse vetvetes i thoshin me krenari se janë serbë, por edhe italianët si të tillë i pranuan dhe i regjistruan.
Kanë filluar edhe gjetjet “gjenetike” të gjenit serb nëpër botë. Profesori shkruan se sa herë takon gjenin fisnor të Sardenjës, përqafohemi po si vëllai me vëlla. Gjeni ynë (serb) u gjet në 70 për qind të popullatës së Jugut të Italisë, kurse në Hvar, 66 për qind, Braç-55 për qind, por duke shkuar më lartë nga Kroacia Veriore dhe Sllovenia, gjeni 12 a 2 nuk gjendet.
Vjedhja e historisë
Mu kujtua që në një blog kroat e lexova këtë: Alo, policia, dua të lajmëroj vjedhjen e gjenit tonë; Vjedhja e historisë, shkrimtarëve, shkencëtarëve, mbamendjes historike, e territoreve … tani po na vidhet edhe gjeni nga serbët. Shumë simptomatike...!
Pa e lajmëruar policinë, unë po vazhdoj të tregoj guximin paranoik serb në vjedhjen e fakteve historike, lëvizjeve dhe pasionet e tyre. Ne krahinën e Molizes në shekullin XIV na paskan pas qenë nëntë vendbanime serbe. Deri në shek. XV, paskan pas mundur të ruajnë, me gjithë ballafaqimet e ashpra me rrethin dhe kohën, të ruajnë ndjenjën e të qenit serb, të ruajnë gjuhën serbe dhe zakonet e tyre serbe. Të gjashtë vendbanimet tjera përkundër asaj që e paskan humbur gjuhën serbe, por në mendjen e tyre ka mbetur e shkruar prejardhja e tyre serbe. Vendet e banuara ishin: Cerifelo, Palata, Tavena, Akvaviva, San Feliqe, Montemiro, San Gjakomo dhe San Biazo. Sipas të dhënave të vitit 1885, gjuha serbe ruhej vetëm në Akuaviva Kolekroçe, San Feliqe dhe në Montemirio.
Alo Policia? … Me këta serbë janë marrë studiues gjermanë, italianë dhe një studiues serb. Më të saktit ishin linguisti dhe këshilltari i Mbretërisë Italian z. Askoli, pastaj shkrimtari Tomaso Vitale, si dhe profesori me themel Risto Kovaçeviqi, i cili studimet e tij për serbët e Italisë i ka botuar në vitin 1885 në: "Glasniku Srpskoga učenog društva" (Libri 62; i shtypur në shtypshkronjën e Serbisë dhe shitur në librarinë e V. Valozhiqit. Impresionuese !
Këshilltari i Mbretërisë së Italisë Z. Askoli në “ Politecnico di Milano”(shkurt 1867) shkruante: “ Gjuha sllave e kolonive është gjuhë serbe, po e njëjta gjuhë që flitet në Dalmaci, Mal të Zi, Serbi etj. Kolonitë serbe e donin shumë regjionin e Molises, dhe me fanatizëm e ruanin gjuhë e tyre serbe, por edhe atdheun e tyre Italinë. Për lirinë e Italisë shkëlqeu edhe serbo-italiani Nikola Neri, i cili paska pas vdekur më 1799 së bashku me Paganon, Karaçolin, Karafin. I njohur është Nikola Neri me atë që vendasve iu thoshte: “Mos e harroni gjuhën tonë. “Dhe, kur paska pas shkuar profesori i lartpërmendur Risto, në vitin 1864 e paska pas gjetur të venë e Nikola Nerit duke e pritur në hyrje të shtëpisë dhe duke ia rikujtuar legjendat serbe! … Policia, pse po vonoheni?
Miodrag Mihajloviq: “Përveç në provincën e Molises serbet kanë jetuar në Abrucio, Avelino, Puglia dhe Kalabri. Një vendbanim i madh në Kijeto sipas serbëve është quajtur Schiavi d' Abruzzo ( Abrushki Serbi.) Sipas regjistrit të vitit 1591 Vendi Polcarino ishte i pastër krejtësisht vetëm me serbë”.
Të thuhet e vërteta për historinë serbe
Në këtë hallakamë të vjedhjesh së pafytyrë, pa norma morale e as shkencore të historisë së huaj e kisha lutur Zotin Oliver Jens Shmit, që të thotë të vërtetën e historisë serbe.
Po a, edhe Arbëreshët e Italisë paskan qenë serb? Topi është te Ju Zoti Oliver Jens Shmit.
Një popull me këto tipare (shënime të shek. X):”...... Kur burri martohej dhe konstatonte se nusja ishte akoma e virgjër mund dhe ta rikthente, sepse sipas tij nëse vlente diçka ajo nuk mund te kishte mbetur e virgjër. Femrat para martesës e kishin një rregull që kishte të bënte me vashat e reja të cilat shkonin tek burimet e ujit, nga ku atje mund të vidheshin për të bërë marrëdhënie para martesës pa ndonjë problem. Mbetja shtatzënë ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Nëse burri nuk arrinte ta linte nusen shtatzënë me konsensusin e familjes ndërhynte vjehrri ose një i afërt i ngushtë. E veja në përgjithësi vritej, duke e djegur së bashku e burrin e vdekur. “.....Pra, një popull që vetëqeverisej me këso lloj ligjesh.... si mund ta krijojë historinë?