8.31.2013

Një brez alienësh



Umberto Eco

Nga Umberto Eco


Çfarë veprash letrare mund të shijojnë ende këta të rinj kur nuk njohin jetën fshatarake, të korrat, pushtimet, përmendoret e të rënëve, flamujt e shpuar nga plumbat e armikut, nevojën e ngutshme të një morali në jetë?


Mendoj se Michel Serres është, sot për sot, filozofi më mendjehollë në Francë dhe, si çdo filozof i mirë, di të ulet dhe të reflektojë për të sotmen. Po e nxi faqen duke përdorur (përveç ndonjë komenti personal) një artikullin e tij, shumë të bukur, botuar në “Le Monde” më 6-7 mars të këtij viti, ku ai na kujton gjëra që, për lexuesit e mi më të rinj lidhen me fëmijët, ndërsa për ne më të vjetrit, me nipërit.


Sa për të hyrë në temë, këta bij dhe nipër nuk kanë parë kurrë derra, lopë apo pula (më kujtohet një sondazh amerikan i para 30 vjetëve, nga doli që shumica e fëmijëve të Nju-Jorkut mendonin se qumështi që blihej në supermarket, i futur në kuti, prodhohej në rrugë artificiale, njëlloj si Coca-Cola). Të rinjtë nuk janë mësuar të jetojnë në natyrë, ata njohin vetëm qytetin (do të kujtoj këtu se kur shkojnë për pushime, më së shumti, jetojnë në ca vende që Marc Augé (antropolog bashkëkohor francez – sh. i p.) i quan “jovende”, ngaqë fshati turistik është krejt i ngjashëm me aeroportin e Singaporit dhe, në çdo rast, u paraqet një natyrë idilike dhe të stisur, krejt artificiale. Ky është një nga revolucionet më të mëdha antropologjike pas erës së neolitit. Këta fëmijë banojnë në një botë të mbipopulluar, shpresojnë të jetojnë deri 80 vjet dhe, falë jetëgjatësisë së baballarëve e gjyshërve, në rast se shpresojnë të trashëgojnë diçka, do ta përfitojnë jo më në moshën 30 vjeçare, por në prag të pleqërisë.


Ka nja gjashtëdhjetë vjet që fëmijët evropianë nuk e njohin luftën, falë mjekësisë së përparuar nuk vuajnë aq sa paraardhësit, prindërit i kanë më të moshuar se tanët (dhe pjesa më e madhe e tyre janë të divorcuar), studiojnë në shkolla të ulur në një bangë me fëmijë të racave e feve të ndryshme dhe të brumosur me zakone të tjera (dhe Serres-i pyet: a ka më kuptim ta këndojmë ende Marsejezën, e cila flet për “gjakun e shprishur” të të huajve?). Çfarë veprash letrare mund të shijojnë ende këta të rinj kur nuk njohin jetën fshatarake, të korrat, pushtimet, përmendoret e të rënëve, flamujt e shpuar nga plumbat e armikut, nevojën e ngutshme të një morali në jetë?


Janë fëmijë të formuar nga mjetet e komunikimit që i konceptojnë sikur të ishin të rritur, duke e tkurrur vetëm në shtatë sekonda vijueshmërinë e figurës dhe në pesëmbëdhjetë sekonda kohën e duhur për t’iu përgjigjur një pyetjeje. Përmes tyre shohin gjëra që nuk mund t’i shohin më në jetën e përditshme, kufoma të përgjakura, rrënime, shkatërrime: “Derisa bëhen 12 vjeç i kanë parë nja njëzetmijë vrasje, të detyruar nga të rriturit”. Po humbasin ndjenjën e gjuhës amtare nën ndikimin e reklamave mbushur cik me shkurtime dhe fjalë të huaja, nuk e kanë më ndërgjegjen e sistemit metrik dhjetor, ngaqë u premtojnë çmime në bazë të miljeve të përshkruara, shkollat nuk janë më vende ku studiohet, këta fëmijë, të mësuar të rrinë para kompjuterit, një pjesë të mirë të jetës po e jetojnë në një botë virtuale. Të shkruarit duke përdorur vetëm pëlqyerin, në vend të gjithë dorës, “nuk ngacmon më të njëjtat neurone apo të njëjtat zona trunore” (pra, ata janë tërësisht “multitasking”). Ne jetojmë në një hapësirë të matshme metrike, kurse ata jetojnë në një hapësirë jashtë realitetit, ku nuk ka më asnjë dallim mes afërsisë dhe largësisë.


Nuk po ndalem tek përsiatjet e Serres-it për mundësitë e administrimit të kërkesave të reja në lëmin e edukimit. Në çdo rast, pasqyra që ai na sjell, për shkak të ndryshimeve tërësore, barabitet me periudhën që u desh për të shpikur shkrimin, ose shtypshkrimin, shekuj më vonë. Por teknikat e sotme moderne ndryshojnë me shpejtësi të madhe dhe “sakaq trupi pëson shndërrime të thella, ndryshojnë jeta edhe vdekja, vuajtja dhe shërimi, zanatet, hapësira, vendi ku jetojmë, vetë qenia jonë në këtë botë”. Po pse këto ndryshime na gjetën të papërgatitur? Serres-i vjen në përfundimin se mbase kanë faj edhe filozofët ngaqë, për shkak të zanatit, duhej t’i kishin parashikuar ndryshimet e dijeve dhe të jetës, por nuk bënë aq sa duhet, sepse “të zënë me politikën e ditës nuk e ndjenë ardhjen e bashkëkohësisë”. Nuk di të them nëse Serres-i ka të drejtë për gjithçka, por njëfarë të drejte e ka, ama.




Umberto Eco (lindur më 5 janar 1932) është një studiues Italian i semiotikës mesjetare, filozof, kritik letrar dhe novelist, më së shumti I njohur për romanin “Emri i Trëndafilit” (Il nome della rosa) i botuar në vitin 1980. Romani është një mister intelektual që përzjen semiotikën në një vepër letrare, analizën biblike, studimet mesjetare dhe teori mbi letërsinë. Ai ka shkruar gjithashtu tekste akademike, libra për fëmijë dhe shumë ese. Eco është president i Scuola Superiore di Studi Umanistici në universitetin e Bolonjës, anëtar i Accademia dei Licei dhe Bursist Nderi në kolegjin Kellogg në Universitetin e Oksfordit.
Eco ka lindur në Alessandria në rajonin e Piemontes në Italinë e veriut. Eco mori arsimin bazë pranë urdhërit Salezian. I ati i sugjeroi Umbertos të studionte për jurist por ai u rregjistrua në Universitetin e Torinës për të studiuar filozifinë dhe letërsinë mesjetare. Ai e shkroi tezën e vet të diplomës mbi Tomas D’Akuinin dhe fitoi diplomimin në letërsi në vitin 1954. Gjatë kësaj kohe, Eco u largua nga Kisha Katolike pasi pësoi një krizë besimi. Ai punoi si redaktor kultute te Radio Televizioni i Italisë (RAI) dhe si profesor në Universitetin e Torinos. Një grup avangardë artistësh, piktorësh, muzikatësh dhe shkrimtarësh, me të cilët u miqësua gjatë punës te RAI, të quajtur “Grupi 63”, patën një ndikim të madh te karriera e tij e ardhshme si shkrimtar. Libri i tij i parë. “Il problema estetico in San Tommaso”, i cili qe një variant i zgjeruar i tezës së tij të doktoraturës u publikua në vitin 1956. Në vitin 1962, Eco u martua me Renate Ramge, një mësuese gjermane e artit, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë. Ai jeton pjesërisht në Milano dhe pjesërisht në shtëpinë e vet të pushimeve pranë Riminit. Ai zotëron një bibliotekë me 30 mijë volume në Milano dhe një tjetër me 20 mijë volume në Rimini.

Veprat

Më 1959 ai publikoi librin e tij të dytë Zhvillimi i Estetikës Mesjetare, “Sviluppo dell’estetica medievale”, libër që bëri të ditur njohuritë e tija të thella mbi mesjetën. Pasi kreu shërbimin ushtarak, ai u largua nga RAI në vitin 1959 dhe filloi punë si redaktor Senjor i librave jofiction te shtëpia botuese Bompiani, punë që e kreu deri në vitin 1975.

Kryevepra e tij “Emri i Trëndafilit” u publikua në vitin 1980. Romani është një mister historik i vendosur në një manastir të shekullit të 15-të. Prifti françeskan Uilliam I Baskervilit, i ndihmuar nga asistenti i tij Adso, një rishtar Benediktin, heton një seri vrasjesh në manastir ku po zhvillohet një debat i rëndësishëm fetar. Eco është veçanërisht i zoti në përkthimin e debateve të jetës fetare të mesjetës dhe herezive në një debat modern politik e ekonomik, i cili bëhet i kuptueshëm edhe për lexuesin që nuk është teolog.

Romani mbart shumë referenca direkte ose indirekte, të cilat kërkojnë në vetvete një punë hetimore nga ana e lexuesit për t’u zbuluar. Vetë titulli nuk është i shpjeguar në roman por gjithsesi i bën jehonë fjalëve të Shekspirit “Një trëndafil me çfarëdolloj emri tjetër do të mbante erë djersë”. Uilliami i Baskervillit është një anglez i prirur nga llogjika me pasion për librat dhe që më pas verbohet nga ky pasion. Personazhi është një referencë mirënjohëse për Jorge Luis Borges, i cili ka ushtruar ndikim të madh te Eco. Borges bëri një jetë murgu dedikuar pasionit të tij për librat deri sa u verbua. Uilliami, personazhi i Eco-s, është njëkohësisht një murg dhe një hetues dhe emri i tij i bën jehonë gjithashtu Sherlok Holmsit, veprës së Arthur Conan Doyle. Misteri që shoqëron vrasjet në manastir është huazuar nga Përrallat Arabe, “Një mijë e një net”.

Romani u transformua si film me të njëjtin titull me aktorët Sean Connery, F. Murray Abraham dhe Christian Slater. Filmi merret me temën e misterit dhe vrasjeve pa hyrë në detajet e filozofisë dhe historisë.

Romani u përkthye në Shqip nga Donika Omari dhe u publikua fillimisht në vitin 1996.

Libra të tjerë të autorit të botuar në shqip janë:

Gjashte shetitje ne pyjet e tregimtarise
Si shkruhet nje punim diplome
Te thuash gati te njejten gje
Baudolino, Umberto Eco
Eco ka publikuar edhe gjashtë romane të tjera, të cilat nuk janë përkthyer ende në shqip.
Lavjerrësi Foucault (Foucault’s Pendulum) u publikua në vitin 1988 flet për tre redaktorë që punojnë për një shtëpi të vogël botuese dhe që nuk kanë shumë punë nëpër duar. Ata fillojnë të dëfrejnë veten duke shpikur një teori komploti. Komploti i titulluar “Plani” flet për një organizatë secrete me origjinë nga Kalorësit Templarë që synon të marrë botën nën kontroll. Ndërsa loja vijon, të tre bëhen të fiksuar me detajet. Loja bëhet e rrezikshme kur dikush nga jashtë mëson mbi “Planin” dhe fillon të besojë me të vërtetë se redaktorët kanë zbuluar sekretin e thesarit të humbur të Templarëve.

Ishulli i një dite më parë, romani i tretë, është i vendosur në shekullin e shtarëmbëdhjetë dhe flet për një njeri të braktisur mbi një anije jo shumë larg një ishulli që ai beson se gjendet në anën tjetër të vijës ndërkombëtare të datës. Personazhi është në kurthin e pamundësisë së tij për të notuar dhe pjesa dërrmuese e librit kalon me rikujtimin e jetës dhe aventurave të tij deri në pikën kur mbërriti te anija e prishur.

Baudolino, Umberto EcoBaudolino u publikua në vitin 2000 dhe flet për një kalorës të Kryqëzatës së Katërt, i cili shpëton historianin bizantin Niketas Choniates gjatë bastisjes së Kostandianopojës. Duke pretenduar se mund të gënjejë më së miri, kalorësi fillon t’i rrëfejë jetën e vet historianit, që nga fëmijëria e vet prej fshatari te roli i tij si fëmijë i adoptuar i perandorit Frederic Barbarosa dhe te misioni për të vizituar mbretërinë imagjinare të Fratit Gjon. Kur i kërkohet të ripërsërisë historitë, Baudolino kalon në variante më të stërzgjatura deri sa historiani dhe lexuesi nuk e kanë të mundur të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtra.

Infeksionet spitalore


Janë infeksione që nuk janë të pranishme (as në inkubacion) në momentin kur i sëmuri hyn në spital (shtrohet) por që merren gjatë periudhës së shtrimit.
Këto infeksione mund të verifikohen pas 3 ditësh nga shtrimi, por edhe pas largimit të pacientit nga spitali.

Pak histori mbi infeksionet spitalore

Në mesin e 1800-ës, I. Semmelweiss dhe J. Simpson ishin pionerët e mbledhjes sistematike të të dhënave mbi infeksionet spitalore:
Semmelweiss demonstroi se, spitali mund të përbënte një rrezik për pacientët (gratë që nuk lindnin në spital kishin një risk për sepsi lehonor dhe vdekshmëri më të vogël se ato që lindnin në spital), se ky risk kishte origjinë infektive (agjentët patogjenë transmetoheshin nga mjekë dhe nga studentë që përpara se të asistonin femrat që po lindnin kishin kryer autopsi), dhe se një ngjarje e tillë mund të parandalohej (duke larë duart me klorur kalciumi).
Infeksione spitalore
Në vitin 1955, Colebrook propozoi gjetjen apo evidencimin e infeksioneve në çdo spital të madh.
Në  vitin 1959, Moore ngriti figurën profesionale të infermieres që merret me kontrollin e infeksioneve në spitalin e vet; shembulli u ndoq nga të tjerë.
Në vitin 1970, përcaktohet (përkufizohet) një popullatë pacientësh me rrezik të lartë për infeksionet spitalore.
Shtetet e Bashkuara ngritën CDC-në (Center for Disease Control and Prevention) dhe një sistem vëzhgimi, National Nosocomial Infections Surveillance System (NNIS), që funksionon edhe sot.
Viti 1980, në Itali, Istituto Superiore di Sanita (ISS) përpunon programin italian për kontrollin e infeksioneve spitalore.
Subjektet e ekspozuara janë:
  • Të sëmurët e shtruar
  • Subjekte që shkojnë në day hospital (dializa, ekzaminime strumentale, ambulatorët)
  • Stafi shëndetsor (mjekët, infermierët, ndihmësit)
  • Të afërmit, miqtë, vizitorët (që përfaqësojnë një burim infektimi për të shtruarit)
Çdo vit në Itali verifikohen 450,000-700,000 infeksione që janë drejtëpërdrejtë përgjegjëse për 4500-7000 vdekje (nuk ka të dhëna të besueshme mbi vdekjet).
Shkalla e infeksioneve spitalore është prej 6,8%.
Nëse mendojmë se 30% e infeksioneve janë të parandalueshme: çdo vit mund të parandalohen, potencialisht,  1350-2100 vdekje.
Rritje e shpenzimeve shëndetsore me 500 milion euro.
Epidemiologjia e infeksioneve spitalore: burimi i infeksionit mund të jetë ekzogjen ose endogjen.
Burimi endogjen, përbëhet nga flora rezidente e vet pacientit. Kjo mun të kolonizojë (pushtojë) rajone trupore të ndryshme nga ato ku qëndron zakonisht.
Burimi ekzogjen, përbëhet nga mikroorganizmat e transmetuar nga personat (mjekë dhe infermierë, vizitues, të sëmurë të tjerë).
Objekte (pajisje sanitare, ushqime, ujë, ajër, ilaçe, gjak).

Ambienti i pajetë është një serbator për mikrobet patogjenë.

Ambienti i pajetë dhe infeksionet
Përdorimi i përsëritur i antibiotikëve në një ambient të mbyllur, si në një repart spitalor, krijon një presion selektiv në favor të tipeve rezistentë.
Faktorë që japin predispozitë për infeksione spitalore:
  • Mosha (fëmijë, të moshuar)
  • Imunitet specifik (pamjaftueshmëri Ab)
  • Sëmundje (diabetikanceri, hepatiti, djegie etj.)
  • Infeksione të tjera (HIV, gripi, herpesi)
  • Medikamente specifikë (terapi antiinflamatore, antibiotikë)
  • Tauma aksidentale (djegie, incidente rrugore)
  • Trauma të qëllimshme (kirurgjike)
Agjentë patogjen tradicionalë, si për shembull virusi i gripit, virusi i hepatitit, Salmonellat etj. që veç pacientëve godasin edhe personalin që i asiston.
Agjentë oportunistë; që do të thotë të gjithë ato organizma që sulmojnë pritësin kur krijohen disa kushte të tilla që të lejojnë fiksimin e tyre në rajone që normalisht janë sterile ose kur ndodh një ulje e nivelit të imunitetit të pritësit.
Etiologjia e infeksioneve spitalore:
  • Baktere 95% (70% gram-, 30% gram+)
  • Kërpudha 3%
  • Vurise 1%
  • Të tjerë 1%
Bakteret gram pozitivë janë:
  • S. aureus
  • Stafilokokët koagulazë negativë,
  • S. Epidermidis
  • Difteroidët
  • C. Difficile
  • Listeria monocytogenes
Infeksionet spitalore më të shpeshta janë:
  • Infeksione të traktit urinar (42%)
  • Infeksione të prerjeve kirurgjikale (24%)
  • Infeksione të traktit të frymëmarrjes (11%)
  • Bakterihemi (5%)
  • Të tjera (18%)
Masa parandaluese të infeksioneve spitalore
  • Dizinfektimi i duarve
  • Përdorimi i dorashkave, maskave, syzave mbrojtëse, këmishave etj.
  • Dizinfektimi i sipërfaqeve dhe materialeve
-

Dy kulturat, dhe një paralele e sforcuar mes rastit italian dhe atij shqiptar



Për më tepër që, të paktën mua personalisht, nuk mund kurrsesi të më shpëtonte një shprehje si kjo “Për këtë mbetet e domosdoshme kultura e përgjithshme, por edhe gjuha si mjet shprehjeje.”. Unë e shoh të sforcuar një shprehje të tillë, ku termi kulturë uzurpohet nga kultura thjeshtë e vetëm humaniste, për të mos thënë vetëm letrare apo filozofike, (kjo e fundit aq më tepër e një lloji të caktuar)…
Pa dashur ta zgjas shumë, duket se vazhdohet kokëfortësisht të lihet jashtë kulturës së përgjithshme, kultura shkencore. Kjo ndodh jo aq me eksponentët e lartë, të moderuar sesa me disa qarqe të caktuara që ecin me inerci dhe pa sens kritik. Dua të them, dhe jam i bindur, sikundër shumë të tjerë, se ka ardhur koha që kultura e përgjithshme, edhe në konceptimin e profanit të ketë të brendatrupëzuar kulturën shkencore.

Nuk e kam me shkrimin e Pishakut, aspak, sepse ngre një shqetësim që duhet medoemos të ekzistojë, por e kam me frymën e përgjithshme, apo forma mentis-in që mbizotëron në masat e gjëra.


C. P. Snow – The two cultures (Dy kulturat)

Dua të përmend këtu, jo aq për mbështetje sesa për ilustrim, esenë apo sprovën e C.P.Snow (The two cultures) të shkruar këtu e një gjysmë shekulli më parë. Snow, padyshim një shtyllë e konsoliduar e kulturës së kohës dhe një mendimtar që ka hedhur, mendoj, i pari shikimin drejt një kricjeje, sipas tij, asokohe, të pashmengshme mes dy kulturave… nëse nuk ndërhyej në mënyrë të rrufeshme. Ai apelin e vet ai drejtonte vendit të tij, Anglisë, duke kritikuar sistemin mësimor anglez, gjatë krahasimit të këtij me atë amrikan dhe rus.

Snow, i cili nuk besoj se do të ketë mirësinë të akuzohet nga askush si i pakulturuar, meqë edhe ai vet shkruante libra, sadoqë ishte fizikant, apelonte për më shumë kulturë shkencore. Kjo sepse zhvillimi i Anglisë kishte nevojë pikërisht për këtë…



Dhe shtronte pyetjen, bazuar në eksperiencën e vet: se sa nga humanistët do të dinin të përshkruanin ligjin e dytë të termodinamikës, që, thotë Snow, do të ishte ekuivalenti i të lexuarit të një vepre të Shekspirit.

Në fakt, Snow, duke parë turinjtë e shtrembëruar të shokëve të vetë humanistë, që ironikisht e quanin (quajnë) veten zotërues të kulturës, së përgjithshme, pra në mungesë të përgjigjes, e ul pak stekën, dhe pyet: Sa nga ju do të dinin të përkufizonin “masën” apo “përshpejtimin”? E kotë të them, thotë Snow, se përgjigjia ishte sërisht negative. Dhe kjo është ekuivalenti i alfabetizimit shkencor, të paktën në fushën e fizikës.

Jam totalisht dakord se shoqërisë i duhen individë me sens kritik; të tillë i janë dashur ngahera. Por nuk kuptoj se si letërsia apo lëndët humaniste mund të shërbejnë si humus dhe stimul për sensin kritik apo të përgjegjësisë. Këtë e them duke patur ndërmend, subjektivitetin e skajshëm të letërsisë, e aq më tepër të njëfarëlloj filozofie.

Dua të kujtoj këtu, frymën dhe interpretimin tendencioz që u bëhet rezultateve të zbulimeve shkencore. Dua ta lidh për një moment me temën tjetër që ka hapur xhaxhai (I DUAM, NA DUAN). Do të heq nja dy paralele mes kulturës italiane të shekullit të shkuar dhe asaj që mbizotëronte gjatë diktaturës komuniste shqiptare, dhe nxjerr ende sot kokën hera herës.

Italia ka vuajtur dhe vuan ende sot nga trashëgimia e hidhur e filozofëve si Kroçe. Gangrena e Shqipërisë ka qenë marksizmi, apo le të themi tentativat e të kuptuarit të tij, dhe iracioalizmi i kupolës komuniste.

Italinë madhështore dhe Shqipërinë diktatoriale i lidh një traditë e fortë, pothuaj anti shkencore, që ushqehej me paradokse, keqkuptime, dhe salltro absurde pozicionesh.

Shqipëria diktatoriale pavarësisht implementimit të disa teknikave të reja elementare, nuk kishte asgjë shkencore as në sistemin e vet arsimor e as në frymën e përgjithshme që mbizotëronte në vend.

Sadoqë trumpetohej si shtet ateist, aty nuk kishte asgjë prej shpirtit ateist të mirëfilltë. Ekzistonte një ateizëm fals, në disa raste ateizëm militant, shkatërrimtar, ku zoti ishte zëvendësuar nga Partia dhe një drejtues, do të thoja, me probbleme mendore padyshim.

Nga ana tjetër Kroçe, që modeloi gjithë rrugëtimin e kulturës italiane të viteve ‘900. Aktiviteti i tij, interpretimi i tij gjysmak, luajti rolin e një guri varri për autonominë e kërkimit shkencor italian, që në kohën për të cilën flas, ishte pjesë e një vendi ende të ri dhe të papregatitur. Sipas Kroçes, pamja naturalistike- evolucionare jo vetëm që nuk e gjallëron intelektin, por edhe ngurtëson shpirtin e njeiut etj. duke shkuar e mistifikuar edhe mbi evolucionin dhe interpretimin e tij, pa patur të qarta as konceptet më elementare.

Sikur të kishim patur më shumë kulturë shkencore, më shumë kulturë të korrektësisë, të empiricizmit, të objektivitetit, kritike, mendoj, madje jam i bindur, se nuk do të kishim vuajtur aq gjatë nën gangrenën komuniste.

E vërtetë që nën diktaturë kemi patur pak Darvin, por nga ana tjetër si një forcë, një frymë asgësuese ekzistonte (sikundër në simotrën e kësaj paraleleje, Italinë) marksizën-(katolicizëm)-iracionalizmi post-fashist…

Sikur të kishim patur me të vërtetë empiricizëm dhe rreptësi objektive, shkencë të vërtetë dhe llogjikë shkencore, nuk do të ishim sot një popull supersticioz, antishkenccor, seksist, homofob, populist, anti-human që mohon edhe masakrat dhe gjëmat e komunizmit shqiptar.

Them pra, se bëhet shumë gabim, të ngatërrohet kultura e njohjes dhe e gjykimit të saktë, ajo e bazuara në fakte, në objektivizëm, me sharlatanizmin e diktaturës pseudo-ateiste që kërcente sa andej-këndej, në varësi të ëndrrave dhe psikikës së udhëheqësit dhe shpurës së tij.

Rindërtimi i protogjuhëve (gjuhëve të lashta)




Sipas një studimi të publikuar së fundi në PNAS (Proceedings of the National Academy of Sciences), rindërtimi i gjuhëve të lashta është i mundur nëpërmjet një programi informatik.

Programi shfrytëzon fjalë moderne dhe nëpërmjet analizave statistikore probabilistike mund të rindërtojë protogjuhë, pra gjuhë të lashta nga të cilat kanë dalë familje gjuhësh.

Risia, në këtë rast, është koha e shkurtër që i nevojitet programit kompjuterik. Sepse këto llojë studimesh, që prej shekullit të tetëmbëdhjetë, kryhen në mënyrë “manuale” duke krahasuar tinguj dhe fjalë të gjuhëve që i përkasin të njëjtës familje gjuhësore. Një punë e tillë zgjat disa vite.

Sistemi i sofistikuar kompjuterik për rindërtimin e protogjuhëve është ndërtuar nga një grup kërkuesish shkencorë të Universitetit të British Kolumbia në Vankuver dhe të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Sistemi bazohet mbi teknika statistikore të përdorura në biologjinë kompjutacionale për të rindërtuar pemët filogjenetike të organizmave (të gjallë dhe jo të gjallë); dhe është testuar me sukses në/mbi gjuhët austroneziane.

Po cila është rëndësia e rindërtimit të gjuhëve të së kaluarës?
Studimi i gjuhëve të lashta hap dritare të reja në studimin e kulturës, të dijeve, të strukturës shoqërore etj. të popujve të lashtë.




Kulla e Babelit (1563) – Pieter Brueghel (Plaku)

Gjuhëtarët i rindërtojnë gjuhët e lashta (antike) nëpërmjet krahasimit të tingujve dhe fjalëve. Tingujt në veçanti, me kalimin e kohës ndryshojnë me njëfarë rregullsie. Kështu, duke studiuar tingujt e dy gjuhëve të ndryshme mund të kuptohet nëse kanë apo jo një prejardhje të përbashkët, nga një gjuhë mëmë.

Programi në fjalë analizon një sasi të madhe të dhënash, nga një databazë fjalësh për të kuptuar se si tingujt kanë evoluar në brendësi të një familje gjuhësore.

Falë kalkulimeve probabilistike gjuhëtarët kanë arritur të rindërtojnë rreth 637 gjuhë proto-austroneziane me një shkallë saktësie (sigurie) prej 85% krahasuar me shkallën e saktësisë së të njëjtës punë të kryer në mënyrë manuale nga gjuhëtarët.

“Sistemi ynë nuk e zëvendëson punën e saktë e të rafinuar të gjuhëtarëve të kualifikuar, por mund të tregohet i çmuar dhe tu mundësojë atyre rritjen e numrit të gjuhëve moderne që përdorin si bazë për rindërtimin”, tha Bouchard-Côté – shkencëtari që drejtoi kërkimin. “Kemi shpresa se ky sistem do të revolucionarizoi linguistikën historike pak a shumë në të njëjtën mënyrë siç analiza statistike dhe fuqia e kupjuterit revolucionarizuan studimin e biologjisë evolutive.”



Hapi i radhës për kërkuesit që kanë realizuar studimin (dhe programin) është ndryshimi i zonës gjeografike, për të replikuar studimin mbi protogjuhët e Amerikës së Veriut.

Skandali i Talidomidit dhe eksperimentimi mbi kafshët



Talidomidi është një ilaç që u jepej grave shtatëzënë mes viteve 1957 dhe ‘61-’62. Talidomidi shërbente për të qetësuar të vjellat gjatë shtatëzanisë. Vetëm më pas u zbulua se, ilaçi talidomid, kishte disa efekte anësore të tmerrshme mbi fetusin, të cilit i bllokonte zhvillimin e gjymtyrëve.

Nga talidomidi mund edhe të vdisje; në vende të ndryshme të botës pati me qindra (deri mijëra) viktima, derisa ilaçi u hoq nga qarkullimi.

Vetëm pas 50 vitesh nga tragjedia, shtëpia farmeceutike gjermane, Gruenenthal – që prodhonte talidomidin – kërkoi publikisht falje.

“Na vjen keq – tha administratori i deleguar i firmës – Kërkojmë falje që për 50 vite nuk gjetëm mënyrën për të komunikuar me ju si njeriu me njeriun”.

Por, kjo deklaratë, e të tjera, nuk do të mund kurrë të shpërblejnë mijëra nëna dhe fëmijët e tyre që ishin viktima të pafata të ilaçit në fjalë.

Nënat si kavie

Tamam, pas skandalit të Talidomidit, në vitet ’60, fillimisht në Gjermani e më pas në të gjithë botën u futën rregullat e para dhe farmakovigjilanca, për të parandaluar rreziqe të reja nga efektet anësore (kolaterale) të ilaçeve.

Në rastin e Talidomidit, ishin praktikisht nënat shtatëzanë që “shërbyen” si kavie… Sepse ilaçi i Talidomidit ishte testuar, po, mbi kafshët, por jo në mënyrën e duhur mbi kafshët shtatëzëna. Kështu nuk u pa praktikisht efekti teratogjenik i Talidomidit tek fetuset.

Nëse eksperimentimi do të ishte kryer në mënyrën e duhur – që në atë kohë nuk mund të konceptohej, sepse tek e fundit nuk kishim eksperiencë – do të ishin shmangur të gjitha vuajtjet e nënave dhe fëmijëve që lindën të gjymtuar për shkat të ekeftit herë teratogjenik e herë të tjera vrasës të Talidomidit.

Talidomidi dhe eksperimentimi mbi kafshët

Ky i Talidomidit, është një mësim që duhet mbajtur mend mirë, duhet të fiksohet mirë në ndërgjegjjen kolektive, sepse aktualisht, kryesisht në vendet e zhvilluara, janë shfaqur grupime që ndërmarrin fushata për të rrëzuar hapin e detyruar të eksperimentimit shkencor mbi kafshët përpara se ilaçi të tregtohet, apo t’i futet hapit tjetër të testimit.

Këto grupime, që kërkojnë rrëzimin e eksperimentimit me kafshët, kanë një pozicionim të tipit demagogjik, duke qenë se stimulojnë emocionet më të përcipta të njeriut mesatar, i cili “informohet” në mënyrë të gabuar, pra gjysmake, mbi realitetin e eksperimentimit me kafshët.

Nga ana tjetër, qëndrojnë ata që e mbështesin dhe e nxisin eksperimentimin me kafshët duke qenë se është një nga mënyrat për të rritur mirëqenien dhe progresin shkencor. Progres shkencor që mund të ketë qoftë edhe vetëm synime njohjeje teorike të gjërave.

Ata që kanë lexuar (nëpër rrjet) se, Talidomidi nuk mund të parandalohej sepse nuk jep të njëjtat rezultate tek kafshtë me ato te njeriu, duhet të kërkojnë gjithnjë referencat, që në këtë rast duhet të vijnë nga burime të sakta, shkencore e të konfirmuara. Pohimet si ato të mësipërme nuk kanë asnjë bazë shkencore. Shfrytëzohen vetëm nga grupimet e kafshistëve (animalistëve) duke shkëputur të dhënat nga konteksti e duke thënë gjysmë të vërteta. Tabloja për fatin e keq të kafshistëve, grupimeve e shoqatave kafshiste, është më e gjerë.

Talidomidi, me doza të duhura dhe në kohë të mjaftueshme gjatë shtatëzanisë, ka induktuar keqformime tek majmuni, tek lepuri, tek embrionet e pulës dhe tek miu. Por këto, janë rezultate të përftuara pas tragjedisë së Talidomidit, sepse asokohe nuk kërkohej që ilaçet e reja të studioheshin edhe mbi riprodhimin e kafshëve, ndërsa sot një gjë e tillë është e detyrueshme.

Talidomidi u fut në tregtim në 1957, pasi në ’56 ishin kryer testime me rezultate të kënaqshme mbi kafshë jo shtatëzëna. Vetëm në vitin 1960 u kryen testet e para mbi kafshë shtatëzëna, përsëri me efekte negative, por sipas vet autorit të eksperimentimit ishin përdorur sasi shumë të vogla të ilaçit – jo proporcionale. Në 1961 një studim i ri tregoi keqformimet e para tek fëmijët, të filluara më 1957, deri atëherë të panjohura, që sollën tërheqjen e ilaçit nga tregu. Në vitin 1962 u krye një eksperimentim (studim) i ri mbi kafshët shtatëzëna, këtë rast me sasi të Talidomidit të proporcionuara (përpjesëtuara?)… dhe u vunë re keqformimet mbi fetuset.

Bibliografi:

D’Amato RJ, Loughnan MS, Flynn E, Folkman J (1994) Thalidomide is an inhibitor of angiogenesis. Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America 91:4082-4085.
Delahunt CS, Lassen LJ (1964) Thalidomide Syndrome in Monkeys. Science 146:1300-1305.
Dipaolo JA, Gatzek H, Pickren J (1964) Malformations Induced in the Mouse by Thalidomide. The Anatomical record 149:149-155.
Gatzek H, Dipaolo JA (1965) Radiographic Studies of Thalidomide-Induced Malformations in Mice. Acta radiologica: diagnosis 3:145-150.
Hendrickx AG, Axelrod LR, Clayborn LD (1966) ‘Thalidomide’ syndrome in baboons. Nature 210:958-959.
Etj.

Kollona e dytë e papirusit kirurgjik të Edwin Smith

Ky papirus, i shkruar në shekullin e VII para erës sonë, përmban referimin e parë mbi trurin, të regjistruar deri më sot në një dokument të prodhuar nga Njeriu. Në fakt, fjala tru shfaqej brenda disa dokumenteve mjekësore të grekëve, por kjo rreth 2500 vite pas këtij traktati egjiptian.

Kollona e dytë t papirusit të Edwin Smith-it


Kollona e dytë e papirusit të Edwin Smith-it


Papirusi është i veçantë edhe për sa i përket mënyrës të trajtimit të çështjes mjekësore. Ndërsa papirusët e tjerë egjiptianë janë tekste të bazuara në magji, papirusi i Edwin Smith paraqet për herë të parë një përqasje shkencore ndaj mjekësisë në Egjiptin e lashtë.
Fjala "tru", në papirus.
Fjala “tru”, në papirus.
Sipas James Breadsted, që ka përkthyer e botuar këtë dokument në vitin 1930, fjala “tru” është e pranishme vetëm tetë herë në dokumentet e Egjiptit të lashtë, gjashtë prej të cilave vijnë nga këto faqe papirusi, që përshkruajnë simptomat, diagnozën dhe prognozën e dy pacientëve me fraktura të shumëfishta të kafkës.
Traktati i plotë, është i ekspozuar në Rare Book Room të New York, Academy of Medicine.

James Henry Breadsted, 1930, The Edwin Smith Surgical Papyrus, 2 volume - Chicago: The University of Chicago Press.

Shprehja e emocioneve në librat e shekullit të XX


Në bazë të analizave statistikore të kryera mbi disa tekste letrare, gjatë 50 vteve të fundit shoqëria njerëzore duket se është bërë gjithnjë e më pak e interesuar për të komunikuar, shprehur emocionet në tekstet letrare, me një përjashtim, frikën.

Studimi është realizuar duke analizuar frekuencën e përdorimit të fjalëve që transmetojnë ndjenjat, në libra të botuar në shekullin e kaluar. Librat u analizuan në formatin e vet dixhital nga baza e të dhënave Ngram e Google, që përmban dixhitalizimin e mbi pesë milion librave të botuar në SHBA dhe Britaninë e Madhe mes viteve 1900-2000.
Çfarë u analizua?
Mes miliarda e miliarda fjalëve u analizuan/kërkuan ato që shprehnin apo komunikonin një gjendje emocionale dhe që lejonin të klasifikoheshin në kategori si: inat, përshtirosje, frikë, urrejtje, lumturim, trishtim, shtypje.
Disa nga rezultatet…
Periudhat historike me humor të "pozitiv" dhe humor "negativ". Mbi zero periudhat e gëzuara, nën zero periudhat e trishta. (nga studimi)
Periudhat historike me humor të “pozitiv” dhe humor “negativ”. Mbi zero periudhat e gëzuara, nën zero periudhat e trishta. (nga studimi)
Rezultati kryesor që dell nga studimi është ai që, ka një relatë evidente mes fjalëve apo ndjenjës së përgjithshme që del nga veprat dhe kohës kur ato janë botuar. Pra, pas euforisë së viteve ’20 të shekullit të XX u kalua në trishtim, në përkitje të depresionit të madh e më pas të luftës së dytë botërore, e më pas akoma në gëzimin lehtësues së viteve të baby boom-it.
Një tjetër përfundim është ai që, ka patur një zvogëlim të dukshëm të përgjithshëm e progresiv të përdorimit të fjalëve që përshkruajnë gjendjet shpirtërore. Reduktimi nuk vjen si refleks i ndryshimit të raportit botime shkencore – botime letrare, por vihet re edhe duke konsideruar veças veprat narrative dhe veprat e kritikës letrare.
Në kontrast me reduktimin e përgjithshëm të përdorimit të fjalëve që tregojnë mbi gjendjen emocionale, është përshkrimi i frikës. Fjalët që përshruajnë frikën janë rritur në përdorim, sidomos pas viteve ’70.

Origjina e qytetërimit minoik – origjina e Agamemnonit



Një grup shkencëtarësh amerikanë dhe grekë përdorën analizën e ADN-së mitokondriale të mbetjeve skeletike minoike, për të përcaktuar origjinën e paraardhësve të mundshëm të këtyre popujve antikë.

maska e agamemnonitRezultatet u botuan, para disa ditësh, në revistën Nature Communications, dhe sugjerojnë se qytetërimi minoik ka lindur 5,000 vite më parë në Kretë, nga një popullatë ancestrale neolitike që kishte mbërritur në rajon rreth 4,000 më përpara. Studimi tregon edhe se, popullata neolitike që qëndron në origjinë të minoikëve, është e njëjta që u ka dhënë origjinë popujve të tjerë modern europianë.
maska e agamemnonit
Diçka mbi mitokondritë dhe mtADN

Mitokondritë janë organele qelizore, që kanë funksionin e centraleve energjitike të qelizave, dhe përmbajnë ADN (mtADN).
ADN-ja mitokondriale mund të trashëgohet vetëm në linjën mëmësore, pra nga nëna, kjo sepse, kur qeliza vezë bashkohet me spermatozoidin (pllenimi) mitokondritë e këtij të fundit nuk derpëtojnë në brendësi të vezës.
Kështu mitokondritë e organizmit të ri që do të zhvillohet, janë të gjitha nga ana e nënës.

Kërkuesit shkencorë kanë analizuar mostra të ADN-së të përftuara nga 37 skelete të gjetura në një shpellë në Kretë, që datojnë 4.400-3.700 vite më parë. Këto mostra ADN-je janë krahasuar me sekuenca të ADN-së mitokondriale të 135 popullatave njerëzore të lashta dhe moderne.

Analiza e polimorfizmave të ADN-së mitokondriale e kryer duke përdorur dy metoda të ndryshme, për më tepër të aplikuara në dy laboratorë të ndryshëm, dhe kalkulimi i mëpasshëm i distancave gjenetike, treguan se, banorët aktualë të ishullit janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të minoikëve të lashtë. Gjithashtu u përjashtua mundësia e origjinës veriafrikane.

Për shumë kohë ekzistonte bindja se kultura minoike kishte origjinë veriafrikane, me shumë mundësi Egjiptiane, nga një migrim i kohëve më të vona.

File:Snake Goddess Crete 1600BC.jpg
PRINCESHA E GJARPIJVE
Origjina e bindjes se qytetërimi i parë i madh i lindur në tokë europiane kishte origjinë veriafrikane i përket fillimeve të shekullit të kaluar, kur sër Arthur Evans zbuloi mbetjet e tempullit të Knosit. Evans-i kishte vëzhguar ngjashmëri të ndryshme mes artit minoik dhe atij egjiptian. Dalloi se, varret rrethore të banorëve të parë të anës jugore të Kretës ishin të ngjashme me varret e ndërtuar nga banorët e brigjeve libiane (të Libisë). Duhet thënë se ka patur edhe teorira të tjera mbi origjinën e qytetërimit minoik, deri edhe një që fliste për zhvillim autokton, të pavarur.

Rikthehemi tek rezultatet e studimit në fjalë. Nga analiza rezulton se ka një afinitet të lartë gjenetik me popullatat europiane neolitike dhe moderne, veçanërisht me grekët e ishullit Eubea e të Peloponezit. Themeluesit e qytetërimit minoik, pra, duket se. janë pasardhësit e bujqve të parë indoeuropianë të neolitikut, të cilët mbërritën në Kretë gjatë migrimit përmes Anatolisë e më pas u përhapën në tërë Europën.

Hughey, J. R. et al. A European population in Minoan Bronze Age Crete.Nat. Commun. 4:1861 doi: 10.1038/ncomms2871 (2013).

Sfida e re e transplantit të kokës



gray head
Sergio Canavero, neurokirurg me famë botërore, është gati për transplantin e parë të kokës.

Sergio Canavero ësthë një doktor me famë ndërkombëtare. Në vtin 2008 arriti të zgjonte nga gjendja vegjetative prej dy vitesh një njëzetëvjeçare. Sot prezanton një ekskluzivë botërore, transpalantin e kokës, që me siguri do të ndez një debat të ri etik.

“The impossible of today will become the possible of tomorrow“

-Tsiolkovsky AT (1857-1935; Father of Astronautics)-

Teknikisht transplanti i kokës është i mundur

gray headËshtë një projekt që hap skenarë të denjë për një roman apokaliptik fantamjekësor. Transplanti i kokës tek njeriu është teknikisht i mundur. Dhe pas pak vitesh mund të kthehet në realitet – kështu deklaron doktor Sergio Canavero, neurokirugr në Torino, i cili i është imponuar komunitetit shkencor që prej 2008, kur “rizgjoi” me anë të “elektrostimulimit” një njëzetëvjeçare në gjendje vegjetative permanente nga 2006. Një sukses unik në botë që i mundësoi klasifikimin e pacientit nga gjendje vegjetative permanente në gjendje minimalisht të ndërgjegjshme.

Sfida e re e transplantit të kokës

Projekti HEAVEN/GEMINI (Head Anastomosis Venture with Cord Fusion), ose ndryshe mundësia për të shkrirë dy trakte të ndryshme të palëcs kurrizore, atë të një trupi (donator) me palcën kurrizore të trupit marrës (pra që ka trurin). Një transplant koke, ose trupi, varet se si e shikon çështjen…

Sipas Surgical Neurology International, revista onlajnë që ka botuar punën e Canaveros, projekti “hap një fushë komplet të re për mjekësinë bashkëkohore”.
palca kurrizore gray
Vështirësi të kapërcyera

palca kurrizore gray“Vështirësitë teknike janë kaluar falë përdorimi të inxhenierisë qelizore”, thotë Canavaro dhe shpjegon se si mund të realizohet kjo lloj ndërhyrje dhe se si rindërtohet integriteti apo vazhdimësia e palcës kurrizore të të dy “subjekteve”. Rivendosja e integritetit të palcës kurrizore, dhe më mikroskopisht rivendosja e integritetit të fibrës nerovre të prerë, është edhe pika kyçe e ndërhyrjes. Kjo tanimë është plotësisht e realizueshme, së pari falë mundësisë për të kryer një prerje jashtëzakonisht pak traumatike, minimale, mjaftë të hollë. Një prerje e tillë nuk përket me dëmtimin traumatik që pësojnë paraplegjikët dhe tetraplegjikët, në të cilët dëmi në palcën kurrizore është më i përhapur, më kompleks dhe me dëmtime më të thella. Së dyti një ndihmë në rivendosjen e integritetit të fibrave nervore vjen nga shkrirja e zgjatimeve nervore duke shfrytëzuar substanca që janë në gjendje, pra, të rindërtojnë integritetin e fibrave në fjalë.

Ndërhyrja realizohet në hipotermi të thellë (15 gradë celsius) për të ruajtur sistemin nervor (trurin).

Kandidatët e mundshëm për transplantin e kokës

Marrësi mund të jetë një pacient që ka një sëmundje të rëndë degjenerative neuromuskulore. Por edhe një tetraplegjik mund të kandidojë. Donatori (i trupit) në të kundërt do të jetë një person që, për fat të keq, ka humbur jetën për shkak të një traume të mirëfilltë të kokës, pra pa dëmtime të pjesëve apo organeve të tjera të trupit. Po ashtu një donator do të ishte një individ që ka humbur jetën për shkak të një iktusi fatal.

Debati etik mbi këtë lloj transplanti

Mbi bazën e argumentimeve takniko-shkencore transplanti i kokës duket se në një të ardhme jo shumë të largët mund të realizohet me sukses.
Por nuk duhen lënë mënjanë pështjellimet etike. Projekti HEAVEN hedh baza të reja për zgjatjen e jetës. “Shoqëria duhet të fillojë të mendojë mbi një mënyrë për disiplinuar këtë procedurë” – thotë Canavero, “përpara se kjo ndërhyrje revolucionare, e projektuar për të ndihmuar shumë të sëmurë që vuajnë, të bie në duart e ndonjë kirurgu pa shumë skrupuj”.

-

Artikulli mbi projektin:

Canavero S. HEAVEN: The head anastomosis venture Project outline for the first human head transplantation with spinal linkage (GEMINI). Surg Neurol Int 2013;4, Suppl S1:335-42

“Music and spatial task performance"

Efekti Mozart dhe keqinterpretimi i studimeve shkencore

Me efektin Mozart i referohemi shpesh një teorie shekencore, që mund të quhet mjaft kontroverse. Teoria lind në vitin 1993 si pasojë e keqinterpretimit të një eksperimenti të famshëm të realizuar nga fizikantët Gordon Shaw dhe Frances Rausher, dhe botuar në revistën shkencore Nature. Titulli i studimit shkencor ishte: “Music and spatial task performance”.

Në studim u futën 84 studentë të cilët u ndanë në tre grupe të ndryshme që dëgjuan tre lloje të ndryshme muzike; një nga grupet dëgjoi muzikën e Mozartit, një grup tjetër muzikë minimaliste, ndërsa grupi i tretë, në heshtje.

Pas dëgjimit pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor, nga ata për të përcaktuar nivelin e inteligjencës, pra një test inteligjece: studentët që kishin dëgjuar Mozartin, dhe në veçanti sonatën K448, tregonin një rritje të kuocientit intelektual me 8-9 pikë krahasuar me studentët e dy grupeve të tjera që nuk kishin pësuar asnjë përmirësim në ekzekutimin e provës, pra të testit të inteligjencës.

Rezultatet u dukën, minimalisht, të shkëlqyera, doli (dhe u përhap) ideja e gabuar se muzika e Mozartit mund të rriste inteligjencën e njeriut dhe siç mund të parashikohej, filloi edhe një biznes që nxirrte përfitime nga këto ide, të para, të papërpunuara. (Filloi shitja e CD-ve të trurit, për trurin…)

Kishte akoma grimca entuziazmi, saqë në vitin 1998, guvernatori i Georgia-s, Zell Miller, vendosi për shpërndarjen e një fondi prej 100,000 dollarësh për t’i garantuar çdo të porsalinduri një Cd me traga nga muzika klasike, për të rriturë kësisoj inteligjencën e populltës.

Studimi i vitit 1993 u keqkuptua – kështu deklarohet edhe Frances Raucher në një korrespondencë -, sepse, në fakt kishte patur një përmirësim të rezultateve të testit, por vetëm të atij që kishte të bënte me inteligjencën hapsinore-kohore (ekzistojnë nëntë lloje inteligjencash, të ndryshme) dhe me efekt të përkohshëm (kalimtar), për rreth 15 minuta pas dëgjimit.

Për më tepër që shumë ishin skeptikë sepse studimi, i kuptuar sipas keqinterpretimit (që nuk reflektonte rezultatet e vërteta), nuk mund të verifikohej nga kërkuesit të tjerë, në prova të mëpasshme. (Eksperimentet shkencore duhet të mund të jenë të përsërishtme edhe nga kërkues të tjerë shkencorë, bazuar mbi metodologjinë e ndjekur. Rezultatet që të quhen të ripërsëritura duhet të bienë në një gap (kufi) të caktuar statistikor.)



Në vitin 1998 një studim, mjaft i rëndësishëm, i realizuar në departamentin e Psikologjisë të Wisconsin-it, tregoi se, muzika e Mozartit rriste përkohësisht inteligjencën hapsinore-kohore.

Në këtë studim, një grup minjsh u ekspozuan për 60 ditë ndaj muzikës së Mozartit (sonata K448), një grup ndaj muzikës minimaliste e një tjetër grup ndaj heshtjes.

Pas ekspozimit, për pesë ditë iu nënshtruan një test në të cilin duhej të gjenin rrugën e daljes nga një labirint.
Prova ishte mjaft e lehtë për minjtë, grupin e minjve, që kishin dëgjuar Mozartin.

Sot mund të themi një gjë me siguri, atë se: të dëgjuarit e muzikës së Mozartit, dhe në veçanti i sonatave K448 dhe K488, rrit inteligjencën, por vetëm përkohësisht, dhe në veçanti vetëm inteligjencën hapsinore-kohore. Pra atë lloj inteligjence që ka të bëjë me analizën e formave, të pozicionit të objekteve në hapsirë dhe të zhvillimit të ndjenjës së orientimit.

Sipas disa studimeve të tjera, duket se, dëgjimi i zgjatur i kësaj llojë muzike, dhe jo llojeve “të tjera” të muzikës klasike – sepse muzika duhet të respektojë kritere të sakta të ritmicitetit, të melodisë dhe strukturës muzikore, që gjenden në dy simfonitë e cituara më sipër – mund të shkaktoj edhe një rritje definitive të IQ, por deri më tani nuk ka akord unanim në leteraturën e fushës.

Burimet:

Music and spatial task performance – Nature 365, 611 (14 October 1993) | doi:10.1038/365611a0
Sack, Kevin (1998-01-15). “Georgia’s Governor Seeks Musical Start for Babies”. The New York Times.
Prelude or requiem for the ‘Mozart effect’? – Nature 400, 827 (26 August 1999) | doi:10.1038/23611
Reply: Prelude or requiem for the ‘Mozart effect’? – Nature 400, 827-828 (26 August 1999) | doi:10.1038/23614

Përse bebet ndalojnë së qari kur merren në krah?


ne krahet e nenes
Për herë të parë një kërkim shkencor ka dhënë prova eksperimentale të faktit se të porsalindurit ndalojnë së qari kur merren në krahë dhe sillen vërdallë mbajtur në krahët të nënës së vet.

Po i njëjti efekt (apo efekti analog) është dokumentuar, nga autorët e studimit, edhe tek të minjtë e porsalindur. Këta kur kapeshin nga nëna e vet për qafe nuk emetonin më ultratinguj thirrës. Duket se kapja prej qefe nga miu-nënë ka një efekt qetësues.
Pra lëvizja apo transportimi që nëna i bën të voglit ka tek ky i fundit një efekt pozitiv.

Këto rezultate sugjerojnë se ndalimi i të qarit vjen si përgjigje imediate ndaj lëvizjes së nënës. Është një sjellje që është konservuar gjatë rrugëtimit evolutiv dhe ka një domethënie të rëndësishme për mbijetesën e llojit.

Infant Calming Responses during Maternal Carrying in Humans and Mice - Gianluca Esposito, Sachine Yoshida, Ryuko Ohnishi, Yousuke Tsuneoka, Maria del Carmen Rostagno, Susumu Yokota, Shota Okabe, Kazusaku Kamiya, Mikio Hoshino, Masaki Shimizu, Paola Venuti, Takefumi Kikusui, Tadafumi Kato, Kumi O. Kuroda - Current Biology – 6 May 2013 (Vol. 23, Issue 9, pp. 739-745)

VLERA E SHTATËLARËSISË NË NJË POPULLATË


Teoria e modelit (1)

Teoria e modelit

Në anatomi: studimi i modeleve teorike (që nuk ekzistojnë në realitet).

Në antropologji: studimi i variacioneve krahasuar me modelet teorike (variante që përbëjnë popullatën reale).

Luhatjet nga modeli përbëjnë popullatën reale që, për çdo karakteristikë të konsideruar (metrike ose jo metrike), tregon një variabilitet të vetin.



Luhatjet nga modeli ndodhin edhe për karakteristikat jo metrike (morfologjike jo të vazhdueshme).

Tërësia e karakteristikave të ndryshueshme përbën biodiversitetin njerëzor, që përfaqëson avantazhin më të madh selektiv të zotëruar nga specia (lloji) ynë.

Çdo zvogëlim (reduktim) i biodiversitetit njerëzor (përfshirë rikombinimin gjenetik) ngushton biodiversitetin njerëzor dhe zvogëlon mundësinë për mbijetesën e llojit tonë.

Biodiversiteti është një avantazh!

Teoria e modelit dhe ndryshueshmëria normale.

Reduktimi i ndryshueshmërisë nëpërmjet zvogëlimit të biodiversitetit është një fenomen që verifikohet (ndodh, realizohet) nëpërmjet rikombinimeve të vazhdueshme të popullatave të ndryshme (përzierje)(“metisëzim”), dhe që brez pas brezi shpie deri në të ashtuquajturin metamorfizëm.

Karakteristikat antropologjike janë njësitë themelore që, të kombinuara në mënyra të ndryshme midis tyre, si tek individët po ashtu edhe tek popullatat, përbëjnë ndryshueshmërinë totale, pra biodiversitetin njerëzor.

Karakteristikat antropologjike janë të gjitha karakteristika anatomike dhe funksionale që mund të kenë ndryshueshmëri nga një individ tek tjetri dhe nga një popullatë në tjetrën.

Ato, nuk kanë asnjëherë domethënie patologjike, dhe subjektet që zotërojnë një variant të një karakteri të caktuar duhet të konsiderohen të shëndetshëm.

Çdo individ karakterizohet nga një kombinim tipik karakteristikash të ndryshueshme.

Çdo popullatë karakterizohet nga një frekuencë tipike (e veçantë) e varianteve të veçuara.

Fusha e studimit të antropologjisë përfshin studimin e të gjithë ndryshueshmërisë anatomike (që nga ajo molekulare, tek ajo indore, e deri tek niveli i organizmit) dhe studimin e ndryshueshmërisë fiziologjike.

Sigurisht, bëhet fjalë për një fushë të pafund, që shtrihet në miliona variante dhe miliarda e miliarda kombinime variantesh.

Mjekut në praktikë i interesojnë vetëm disa nga këto variante dhe pak kombinime (kombinacione) të tyre.


Antropologjia

Përkufizimi; sipas Aristotelit: “studimi i njeriut”; sipas Paul Broca-s: “studim natyralisitik i njeriut”.

Antropologjia është Shkenca që studion variabilitetin (ndryshueshmërinë) njerëzore normale (krahasuar me modelin), si në nivel individi ashtu edhe në nivel popullatë, nëpërmjet analizës se karakteristikave antropologjike (ndryshoreve).

Ndryshueshmëria biologjike

Sinkronike:
Lidhur me ambientin (përshtatja njerëzore)
Lidhur me seksin
Lidhur me moshën
Diakronike (evolucioni i njeriut)
Popullatës (demografia dhe historia e demografisë)
Ndryshueshmëria psiqike (Psikologjia)

Ndryshueshmëria kulturore (Antropologjia kulturore)

Ndryshueshmëria sociale (Sociologjia)

Pak histori

Faza arkaike (para-shkencore)

Ne botën antike një pjesë e mirë e antropometrisë studiohej dhe kodifikohej për qëllime artisitke.
Faza moderne (shkencore)

Faza arkaike (para-shkencore)

Herodoti (484-425 p.e.s)

Përshkruan “racat njerëzore” kryesore, duke treguar ngjyrat e ndryshme të lëkurës, format e kokës, format e hundës, format dhe ngjyrën e flokëve dhe shtatlartësinë. Dallon dhe përshkruan etni të ndryshme: Pigmetë, Etiopët, Shiitët. Hedh bazat për një lidhje morfo-funksionale (për shembull, thotë se Etiopët e kanë lëkurën të errët “sepse është djegur nga dielli” dhe se Shiitët veriorë e kanë lëkurën te lagështë dhe të bardhë).

Aristoteli (460-377 p.e.s)

Fut termin “ANTROPOLOGJI” dhe përkufizon këtë disiplinë si “studim të njeriut”. Njeh “varietetet” e njeriut, por përkufizon edhe “modelin” apo “tipin” si “realitetin e vetëm universal”. Në këtë vizion, “modeli” është ne vetevete real, ndërsa varietetet e tij janë “hije”; vlefshmëria e “modelit” apo “tipit” (për njeriun si dhe pët të gjitha speciet e tjera) është e pa modifikueshme në kohë dhe në hapësirë, përtej varianteve që shfaqen si imitime joperfekte. Ky konceptim influencoi mendimin biologjik deri tek Darwin-i.

Duke vëzhguar karakteristikat fizike të njeriut, vendos sistemin e parë te klasifikimit zoologjik, duke i njohur njeriut dy karakteristika fizike të veçanta (drejt-qëndrimin dhe trurin e madh), por edhe një intelekt sipëror, “shpirtëror”, për të cilën njeriu vendoset në majë te klasifikimit zoologjik (i ashtuquajturi “vizion antropocentrik”), që vazhdon edhe sot. Për këtë Aristoteli e përcakton njeriun si “dykëmbësh që mendon”.

Marco Polo (shek. XIII)

Është i pari që jep një përshkrim antropologjik (si fizik ashtu edhe kulturor) për tipa njerëzor vërtet të ndryshëm (si japonezët, tibetianët etj.) nga ata që njiheshin deri më atëherë (europianët dhe afrikanët).

E. Tyson (1699)

Publikon autopsinë e një “pigme-i”( Banor vendës i disa zonave të Afrikës e të Azisë, me trup shumë të shkurtër; njeri me shtat të vogël.), i klasifikuar sipas nomenklaturës zoologjike si Satyrus tulpii (në të vërtetë një shimpanze i i mportuar në Hollandë nga Angola) duke përfunduar se, 48 karakteristika fizike ishin të ngjashme me të njeriut dhe 34 ishin të ngjashme me te majmunave. Fillohet që te kodifikohet anatomia krahasuese njeri-majmun.

Karl Lineu (1735)

Boton Systema Naturae, në të njeriu klasifikohet në të njëjtën klasë të Primatëve (së bashku me lakuriqët e natës, lemurët dhe majmunët).

Tek Systema Naturae përshkruhen disa specie që i përkasin llojit Homo:

Homo ylvester (orangua)
Homo sapiens, që përfshin nënspeciet e mëposhtëme:
Ferus (i egër)
Americamus
Europaeus
Asiaticus
Asser
Monstruosus (anormal)
Didëro dhe D’Alembert (1751)

Botojnë Enciklopedinë e parë; fusin termin “Antropologji” dhe japin përkufizimin e parë: “në brendësi të ekonomisë së kafshëve, Antropologjia është traktati i njeriut, në dy natyrat e veta, fizike dhe shpirtërore”.

Faza moderne (shkencore)

Buffon (1749-1789) = themeleuesi i Antropologjisë

Boton “Histoire naturelle générale et particulière”” në 36 vëllime. Vëllimi i parë është monografik mbi Antropologjinë: “Histoire naturelle de l’homme”.

Njeriu merret si qartësisht i ndarë nga të gjithë kafshët e tjera, për cilësitë e tij intelektuale (intelektive!?) dhe shpirtërore.

Thomas Soemmering (1755-1830)

Boton më 1785 një traktat mbi diferencat anatomike mes europianëve dhe afrikanëve.

Giovanni Federico Blumenbach (1752-1840)

Boton traktatin e parë të anatomisë krahasuese të racave njerëzore, me përshkrimin e shumë varianteve të organeve të buta dhe të skeletit (në veçanti të kafkës), dhe duke konsideruar si ndryshueshmërinë fizike si atë psikologjike ashtu edhe atë patologjike.

Charles Darwin-i (1809-1882)

Njeriu duhet të jetë evoluar me (nga) të njëjtat mekanizma sikundër edhe kafshët e tjera.

Diferencat midis njeriut dhe kafshëve të tjera duhet të jenë të “gradës” dhe jo të “cilësisë”.

Formimi i njeriut dhe i racave aktuale duhet të kenë ndodhur nga afirmimin i varianteve të favorshme të seleksionuara nga ambienti dhe nga seleksioni i kryer nga zgjedhjet seksuale.

Thomas Huxley (1825-1895)

Boton më 1863 “Man’s place in Nature”, vepër në të cilën demonstron familjaritetin filogjenetik të njeriut me Primatët e gjallë, duke hapur, në fakt, fushën për studimet krahasuese të karakteristikave antropologjike.

Ernest Haeckel (1834-1919)

Boton ligjin biogjenetik themelor, sipas së cilit ontogjeneza formëson??? (ricalca!!!) filogjenezen, dhe mbi këtë bazë vendos një gjenealogji hipotetike të antenatëve të njeriut.

Katedrat e para të Antropologjisë

1849 – Paris (Sorbonë): Enrico Holland
1856 – Paris (Jardin de Plantes): Armando de Quadrefages


Lindin shoqëritë e para shkencore të Antropologjisë

1859 – Société d’Anthropologie de Paris
1863 – Royal Anthropological Society of London
1869 – Berliner Geesellschaft für Anthropologie, Ethnologie und Urgeschicte
1870 – Berliner Geesellschaft für Anthropologie, Ethnologie und Urgeschicte
1871 – Società Italiana di Antropologia ed Etnologia di Firenze
1879 – Anthropological Society of Washington
Paul Broca (1824-1880)

Profeso i Antropologjisë në Paris. E përkufizon Antropologjinë si “historia natyrore e njeriut”.

Fillojnë studime intensive, metrike dhe morfologjike, mbi variabilitetin njerëzor aktual me hipoteza mbi origjinën e biodiversitetin human.

Themelon (1859) të parën Shoqëri të Antropologjisë.



Teoria e modelit (2)

Në praktikë, variantet që i interesojnë Mjekësisë praktike janë ato:

Që kanë implikime (implikacione) klinike ose edhe vetëm diagnostike, domethënëse
Që varen nga seksi (gjinia)
Që varen (ndikohen) nga mosha
Që kanë vlerë filogjenetike dhe krahasimore
Që varen nga zakone të veçanta jetese dhe/ose të punës
Që kanë variacione raciale domethënëse
Që kanë implikime klinike ose edhe vetëm diagnostike, domethënëse

Brinja “e tepërt” çervikale



Që varen nga seksi (gjinia)

Mosha e ndalimit të aktivitetit metafizar (mbyllja e indit kërcor lidhës në kockat e gjata). Shkaktojnë: dimorfizëm seksual në shtatlartësi dhe përcaktojnë edhe karakteristika të tjera të përgjithshme si: shtatlartësia; pesha; sipërfaqja trupore; aftësia e shpërhapjes së nxehtësisë trupore.

Që varen (ndikohen) nga mosha

Karakteristika si: shtatlartësia; pesha, pulsacionet në një minutë; presioni i gjakut.

Që kanë vlerë filogjenetike dhe krahasimore

Të gjitha “variantet atavike”. Shembuj: këmba e sheshtë (jo patologjike); prematurizëm i sistemit të frmëshkëmbimit në lindje.

Që varen nga zakone të veçanta jetese dhe/ose të punës

Të gjitha variantet e “fiksimit” të muskujve në skelet, të lidhura edhe me aktivitete të veçanta.

Që kanë variacione raciale domethënëse

Për shembull: gjatësia më e madhe, në inaktivitet, e muskujve binjakë tek veriafrikanët; mungesa e varianteve ipo-aktive të Alfa-1-antitripsinave tek melanodermët.

Antropologjia dhe moderniteti shqiptar




Etnografia shqiptare është përqendruar te studimi i kulturës tradicionale në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, pa mohuar përpjekjet për të studiuar socializmin dhe post-socializmin.


A duhet ende të rendim në kërkim të ekzotikës duke rrezikuar që ta krijojmë vetë këtë produkt i imagjinatës dhe steriotipeve?


Antropologjia socio-kulturore në Shqipëri njihet më tepër me emrin etnografi. Ndodh që njerëzit ta asociojnë atë me folklorin. Kjo ka një histori.


Por nuk po ndalemi te kjo pikë. Ajo që ka më shumë rëndësi dhe duhet shtruar për diskutim është në njërën anë imazhi që ka shoqëria për këtë shkencë dhe së dyti vetë bashkësia e studiuesve.


Duket se të dyja konvergojnë në pikën që etnografia, përkatësisht antropologjia socio-kulturore merret me studimin e kulturës tradicionale ose primitive. Në përgjithësi në etnografinë shqiptare është kritikuar dhe është shmangur përdorimi i shpeshtë i termit kulturë primitive. Kjo ka ardhur për disa arsye.


Së pari se studiuesi ka qenë vendas, pra antropologjia shqiptare është vetvetiu një "anthropology at home". Së dyti për shkak të qëndrimit etik të studiuesve që janë munduar të shmangin etiketime negative për kulturën që kanë studiuar.


Sa i takon qëndrimit të dytë studiuesit ndahen në dy kategori. Njëri grup është shumë i kujdesshëm duke e evituar këtë term në maksimum dhe kur e përdor shmang kuptimin negativ.


Ndërsa grupi i dytë krahas punës shkencore merr përsipër edhe "emancipimin" e shoqërisë, përdor dijet etnografike për të mbajtur qëndrime here-herë shumë radikale aq sa ka raste të dalin jashtë diskursit antropologjik.


Meqë antropologjia socio-kulturore truallin e lindjes dhe prijësit akademikë kryesisht i ka në Perëndim, shtrohet pyetja se çfarë dhe cili ka qenë qëndrimi i tyre dhe si është prirja apo prirjet në ditët tona? Prej këtu mund të shtrojmë pyetjen nëse antropologjia shqiptare duhet apo nuk duhet të ndjekë të njëjtin rrugëtim?


Në një sondazh të kryer në SHBA del se pjesa më e madhe e njerëzve të pyetur ku flisnin për antropologjinë, iu vinte ndërmend një disiplinë e cila merret me studimin e kulturave primitive ose ekzotike.


Ky imazh i krijuar ka ardhur për faktin se shumica e studimeve në lëmin e antropologjisë amerikane, angleze, franceze, holandeze etj., kanë pasur objekt studimi një kulturë të huaj për studiuesin dhe në pjesën më të madhe një kulturë jo-perëndimore.


Edhe në vet përkufizimet mbi objektin e antropologjisë ende gjen përcaktime të tilla si "antropologjia sociale apo kulturore është shkenca që merret me studimin e kulturës primitive"... Projekti antropologjik ka qenë disi planesh: Për të njohur tjetrin, për të njohur zanafillën e njerëzimit ose së paku kulturat, ato më të hershmet të etiketuar si primitive etj.. Shkollat variojnë nga vendi në vend nga koha në kohë.


Pyetja që shtrohet tashmë është a mund dhe a duhen bërë studime antropologjike në shoqëritë komplekse (të civilizuara)?


Dhe prej këtu, a duhen bërë studime mbi dukuritë e prejardhura nga moderniteti apo duhet ende të rendim në kërkim të ekzotikës nganjëherë duke rrezikuar që ta krijojmë vetë këtë "ekzotike" duke harruar se dhe kjo mund të jetë produkt i imagjinatës dhe steriotipeve të studiuesit ose rrjedhojë e ideologjisë së modernitetit. Kjo në fakt nuk është një temë e re dhe as një shqetësim i ri shkencor. Për të përmendur vetëm disa pikëvështrime.


Ogys Konti do ta vendoste antropologjinë përkundrejt sociologjisë, ku të parën e shikon si shkencën që do të merret me tradicionalen dhe të dytën me botën industriale.


Ndërkaq Franz Boas e ka ngritur këtë çështje në leksionin inaugurues në Columbia University në vitin 1908 dhe ai shprehej pro studimit të kulturës pa ndonjë limit gjeografik apo përcaktime të tjera qofshin këto evolucioniste apo të ndërvarura prej fakti se cili është raport në mes studiuesit dhe të studiuarit, të zhvillimit të shoqërisë apo nivelit teknologjik të saj.


Me pak fjalë ai shprehej se antropologët nuk do ta studiojnë kulturën nisur nga fakti se ajo është diku atje tehu, larg nga ne, por sepse është dhe vijonte duke shpjeguar se përse ndodhi që antropologët u fokusuan më tepër te kultura ekzotike dhe primitive.


Në zhvillimet e kësaj shkence situata paraqitet pak a shumë kështu. Ka lindur antropologjia urbane e cila duke aplikuar dijet etnografike eksploron qytetin dhe tashmë shumë nga veprat e këtij lëmi janë kthyer në vepra klasike.


Po ashtu duhet të përmendim antropologjinë juridike, politike, ekonomike, të Mesdheut, të Europës etj. etj., që krahas studimeve të kulturës tradicionale studiojnë dhe dukuritë bashkëkohase. Ndër më të spikaturat tashmë janë studimet mbi kombin, shtetin, socializmin dhe post-socializmin.


Prapëseprapë debati lidhur me objektin specifik të antropologjisë nuk është i mbyllur. Meqë morëm shembullin e Boas mund të themi se njëra prej studenteve të tij dhe ndër figurat e njohura të antropologjisë psikologjike, Margaret Mead, do të shprehej se antropologjia është shkenca e primitives.


Gjithashtu dhe njëri prej njerëzve që reformoi pikëpamjet antropologjike Clifford Geertz, këmbëngul të theksojë se ai është etnograf dhe se detyra kryesore e kësaj disipline është për të interpretuar kulturat që ndodhen larg në kontekstin e dijes lokale.


Etnografia shqiptare e pozicionuar si një disiplinë e dijeve albanologjike është përqendruar te studimi i kulturës shqiptare tradicionale dhe gjetja e kulturës origjinale shqiptare.


Kësisoj edhe me ndërthurjen e teorisë marksiste ka krijuar një profil të vetin, mund ta quanim një "etnografi apo antropologji albanologjike", me nuanca të forta herderiane. Përveç kësaj dhe për rrjedhojë studimet më të shumta, janë fokusuar në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, pa mohuar disa përpjekje për të studiuar socializmin dhe post-socializmin.


Herë pas here thuhet se kjo mënyrë të studiuari është dhe në vendet e Europës Lindore apo vendet fqinje. Për ta kundërshtuar këtë ide mjafton të shikohen botimet në revistën Etnologica Balcanica apo në revista të tjera dhe duket qartë se kjo tezë nuk qëndron më.


Cilat janë shqetësimet kryesore që dalin përpara kësaj fushe kërkimi shkencor?


Për shkak të krijimit të imazhit që etnografia merret me doket e zakonet ka një përballje me opinionin publik, ose së paku nëpër ato mikro-hapësira publike ku etnografët/antropologët përballen shpesh.


Reagimet mund t'i grupojmë në dy syresh. Një grup i njerëzve mendojnë se studiuesit e kësaj fushe janë në të njëjtën kohë dhe promovuesit dhe mbrojtësit e kësaj kulture. Dhe për këtë arsye një pjesë e njerëzve u pëlqen apo e përkrahin punën e etnografëve.


Në krahun tjetër qëndron një grup skeptikësh apo dhe kritikë të cilët duke nënkuptuar një gjë të tillë dhe duke qenë nën influencën e prirjes bashkëkohase të "arratisjes prej së kaluarës" apo duke mbajtur nganjëherë dhe qëndrime "emancipuese ndaj shoqërisë" kritikojnë herë haptazi dhe më shpesh jo-publikisht, kontributin që jep apo mund të jap etnografia në njohjen e kulturës shqiptare.


Ndërkohë, për mendimin tonë, çështja duhet të ishte shtruar krejt ndryshe. Së pari vet studiuesve do t'iu kërkohet që të rishohin gjithë paradigmën e kërkimit në këtë fushë. Për rrjedhojë në disa dimensione dhe të vetë punës në terren dhe përpunimin e teorisë së çfarë do të konsiderohet "fakt etnografik".


Ankthi i shprehur shpeshherë se me vdekjen e një burri plak vdes një arkiv, sa qëndron aq dhe nuk qëndron. Sigurisht që për disa dije kjo ndodh, por kjo nuk do të thotë se është dëmtuar puna e antropologut të kulturës. Dikush mund të thotë se është dëmtuar studimi i kulturës tradicionale.


Pyetja e radhës është e cilës tradicionale? A nuk krijohet prapë tradicionalja? Fare mirë kontributi ynë mund të jetë për të konstatuar edhe këtë dukuri, dhe mund të shtrojmë pyetjen nëse mund të flasim për zhdukje të një dukurie kulturore apo transformim të saj.


Pa kaluar në paternalizëm, do të duhej që përtej paradigmës tradicionale të etnografisë shqiptare të shikohet mundësia që vëmendja e studiuesve antropologë të përqendrohet në studimin e efekteve të modernitetit shqiptar mbi kulturën shqiptare.


Pyetja e parë që të vjen ndër mend sapo e parashtron një kërkesë të tillë është lidhur me kuptimin konkret të fjalës "modernistet".


Dhe së dyti a duhet hequr dorë nga studimi i kulturës tradicionale? Shpjegojmë se pa pasur ndërmend të japim ndonjë përkufizim për këtë, me moderne nënkuptojmë të gjithë dukuritë kulturore që kanë ardhur si rezultat i "ofertave" apo projektet e prejardhura në rrugë shtetërore me qëllim për të krijuar apo transformuar një kulturë të caktuar siç i takon kulturës juridike, shtetërore, veshjeve etj.


Studimi i cili mund të shkojë në disa nivele, fjala vjen si është propaganduar apo paraqitur në mënyrë zyrtare dhe si është implementuar.


Po ashtu duhet të themi se moderne nuk nënkupton të duhurën, përkundrejt tradicionales. Dikush mund të thotë se edhe idetë rilindase kombëtare ishin moderne dhe i paraprinë gjithë implementimit të këtyre politikave që përmendëm më lart.


Sigurisht që po dhe kjo nuk do të ndalonte që studimi të kryhet dhe për këtë periudhë kohore dhe për të parë se si shumë mite, rrëfenja, këngë, identitete, etj., janë krijuar gjatë kësaj kohe dhe më pas dhe ne ndoshta gabojmë kur mendojmë se ato kanë qenë të ruajtura në kujtesën popullore.


Por kërkesa që parashtrojmë në këtë rast është për të parë shtetin si hapësirë dhe agjenci sociale e cila merr përsipër dhe përdor çdo teknikë të mundshme të pushtetit për të ndryshuar kulturën.


Është pikërisht etnografia në kuptimin e punës në terren, ajo e cila do të ndihmojë për të parë se si kanë operuar këto politika dhe përse kanë pasur ose nuk kanë pasur sukses. Ne kemi marrë një shembull për ta ilustruar këtë që është tema e mitit të origjinës dhe rëndësia sociale që ai mbart.


Miti i origjinës është përzgjedhur sepse është një nga temat më të nxehta në kuadër të një ndërmarrje demitizuese. Miti apo më saktë mitet e origjinës pavarësisht faktit se në i klasifikojmë si të tilla duke i nënkuptuar si irracionale, ato kanë një rëndësi të madhe sociale dhe vërtetësia e tyre varet më shumë nga fakti se sa besimtarë ka dhe si e mendojnë studiuesit e tyre në këtë drejtim.


Potencialisht kritikat e studiuesve mbi mitet mund të kthehen në dije të përhapura...Miti në vetvete luan rol të rëndësishëm sa i takon çështjes se përse një grup social jeton së bashku, po ashtu kontribuon për të kuptuar legjitimitetin e një sistemi politik e ligjor të caktuar.


Po si qëndron puna kur mite të shumta ofrohen nga dijet shkollore dhe po ashtu ato të themi në rrugë tradicionale? Kush merr prioritet: mitet e mësuara nga "mësues" apo mitet e mësuara nga "plaku"?


Ja si na shfaqet menjëherë një nga çështjet që janë të lidhura aq ngushtë me sociologjinë e dijes dhe prej këtu mund të kuptojmë apo më saktë të fillojmë të kuptojmë dhe shumë dukuri të tjera kulturore dhe sociale që kanë hedhur shtat në vendin tonë.


Si përfundim është për t'u theksuar se zgjerimi i paradigmës antropologjike do të kontribuonte shumë në njohjen e mëtejshme të vetvetes duke hequr dorë nga qëllimi për të "krijuar vetveten". Sigurisht që kjo njohje do të ndihmojë edhe në krijimin e një imazhi tjetër mbi "vetën" dhe "tjetrin".


Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve,
Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë