11.30.2013

Në vend të përkujtimit për poetin dhe shokun : Vdiq Abdullah Konushevci(1958-2013)




Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë,Vdiq sot më1 dhjetor 2013 në ora 6:00. Është njeri ndër poetet më të shquar shqiptar.

Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillore dhe të mesmë dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në "Bota e Re" dhe "Rilindja".


Cikël me poezi nga Abdullah Konushevci


TRADHTIA

E përcolla me një pikëllim të fshehur
Në sy në buzë nën bark
I shihja gjurmët e tjetrit

Kur u ktheva
Në dhomë kishte rënë stuhia
Shtrati sikur ishte kthyer përmbys
Banja merrte frymë me vështirësi
Si një i sëmurë astmatik

Hodha shpejt e shpejt në shportë
Brekët këmishët çarçafët
Shtratin e shtrëngova mirë për këmbësh
Po hija po era e saj ishte kudo

E di se më nuk do ta takoj
Se tjetri në sy në buzë nën bark
Do të lexojë me pikëllim
Gjurmët e mia


Prishtinë, më 27 tetor 2010 



Si e krijoi Zojsi Dardaninë

Nuk dihet
Nga koka a nga kofsha
Zojsi nxori Dardaninë
Dhe e deshi, e deshi, shumë e deshi
Nga dashuri e madhe
Kish rrezik ta mbyste

Sot e atë mot
E varim në dardhë
Dashurinë e tij të madhe
Dhe kryqin e marrim në shpinë
Duke pritur të ndodhë mrekullia
Eshtrat i bëjmë grumbull
Në Kodrën e Kafkave



Vdekja e dytë e Gjergjit*


Kur derdhet atdheu në det
Shkulet shkëmbi fusha mali
Terri derdhet me shtëmba
Dhe thikat vezullojnë

Vlorën e zënë ethet e dridhet
(Babi, do t'i kenë tretur
Gjergjit eshtërat
Se Atdheu po derdhet
Përsëri në det)
Drilonit s'mund t'i them
Ji i fortë
Dritoni është bërë dhé

Dhe ata po e shohin
Se s'është kjo më
Lojë me qen e mace

* Vjershë për eksodin e madh në Shqipëri 


Duke pritur Gjergjin e Ri

Ai do të vijë
Ti do ta çosh patjetër
Ne do të dalim dhe do ta presim
Me tupan e me zurna
Do ta marrim do ta hipim
Lart mbi supe
Do t'i brohoritim
Derisa të mos kemi zë

Ai do të vijë
Se ne e presim
Si Shpëtimtarin si Shëlbyesin
Do të shkelë këmbëzbathur
Mbi Dheun tonë
Do të ndezë qirinj
Te varret tona

Ai do të vijë
Ne e shohim ëndërr përnatë
Është kripëgjatë
Dhe nuk i trembet bishës
Që s'na lë të dalim
Nga portat e qytetit

Ai do të vijë
Ta therë në fyt bishën
Do t'i pastrojmë puset
Do të gjuajmë peshk
Dhe shpesë dhe kafshë
Do t'i njomim flitë përsëri

Ai do të vijë
Se ne e presim
Se ne vdesim përditë e më shumë
Se qyteti bie erë kufomë


Kthimi i dritësorëve

Dritësorët do të kthehen
Me leshra të kërleshur
Me thonj të paprerë
Me trup-duar-fytyrëdheu

Do të përplasen brenda
Do të na zënë për fyti
Do të na shkulin për flokësh

Dhe ne s’do t’i shohim
Se ata janë prej drite
Se nuk bëjnë hije mbi dhé

Ata e kanë pushtuar
Zemrën e tokës
Dhe kupën e qiellit

Dritësorët do të kthehen
Të na mësojnë zejën e vdekjes
Të na japin pak zemër të tokës
Pak kupë të qiellit

Të dehemi dhe ne

Me hirin e zjarrit
Të mos jemi vetëm hije mbi dhé




Ëndrra... pastaj Vlora


Diqysh shkuam në një planet tjetër
Ku kishte bukë qumësht mish
Dhe s’kishte milicë
Shqiptarët ishin shumë të mirë
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bënin dashuri të mëdha
Disi... kur hyri Vlora në dhomë
Babi mbrëmë me dy orë natë
Na shkallmuan derën përsëri
Ata që s’mund t’u zë emrin në gojë



Zonja Mëmë

Jam lodhur duke pritur
Zonja Mëmë
T’i nisësh shërbëtorët e Tu
(Dhe unë shërbëtor Yti jam)
Të m’i këputin hekurat

Jam bërë një ashtlëkurënajë
E ka rëndë
Dhe toka të më mbajë
Ku ta këput kokën
Mbështetur për muri

Ti Zonja Mëmë
Mos resht të m’i ledhatosh shpresat
Po mbahem për një fije floku
I bindur se është floku Yt i thinjur

Zonja Mëmë
Mendimet për Ty
M’i vrasin në rrugë
Po malcimet e plagëve
Ti m’i ndien
Dhe ballin rrëzon në shuplakë

Ti duhet ta dish
Zonja Mëmë
Kur më hipën zjarrmia
Ai kroi i cemtë
Që rrjedh dikund aty pranë
Je Ti

Kur më ngushtohen rrugët
Dhe e kam pisk

E di se Ti
Zonja Mëmë
Do të më hapësh një shteg
Se me Ty është liria
Dhe dashuria ime për Ty




Mungesa e lirisë


Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët

Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth

Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë

Si fatthënë e rysur që ishe

Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirisë




Skicë për një elegji

Ja
Kjo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe kjo këtu
Dhe kjo pranë saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo

Ja
Dhe ajo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranë saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo



DHE IKIMI IKIM ...

Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak

Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë
Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë



MUNGESA E LIRISË

Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët
Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth
Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë

Si fatthënë e rysur që ishe
Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirsië

Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrimtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në "Universitetin e Zagrebit" dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”.



Vëllimet me poezi

Pasqyrë dhe diell (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1979},
Rënia e mollës (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1981),
Pad jabuke (serbisht, "Jedinstvo", Prishtinë 1982),
Qerrja e diellit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1983),
Loja e strucit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1987),
Të qenët të mosqenë (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1990),
Pikat AD (poezi, "Papyrus", Prishtinë,2002),
Dashni dhe vdekje (poezi. "Nositi", Prishtinë, 2011)

Tekste shkollore dhe kritikë letrare

Gjuha shqipe XI (libër shkollor, "Dukagjini", 2004, 2009)
Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008)
Për poezinë (kritikë letrare, "Nositi", Prishtinë, 2008)
At Gjergj Fishta 1871-1940 (monografi, përgatiti për shtyp Abdullah Konushevci), NOSITI, Prishtinë, 2011)

Romani 'Gjarpinjtë e gjakut' i Adem Demaçit (artikuj të zgjedhur letrarë nga Abdullah Konushevci, kritikë letrare), NOSITI, Prishtinë 2011)

Përkthimet nga anglishtja

Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);
Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);
Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht
Ludo Hupperts: Koncerti dhe tregime të tjera, SHB "Nositi", Prishtinë, 2008.

Përkthimet nga kroatishtja

Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),
M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990),
Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989) dhe
Milan Shufflay: Histori e shqiptarëve të Veriut ("Nositi", 2009)

Të tjera

Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni për letërsinë e shkruar dhe gojore, për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht.

Për veprat e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Flori Bruqi,Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci etj.

 Flori BRUQI

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------



Ndërron jetë Abdullah Konushveci; Poeti i lirë, dhe i papunë!
SHARE THIS
Add to Delicious Share on FriendFeed Digg submit to reddit
TAGS
Violeta Murati



Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 55 vjeçare është ndarë dje, nga jeta poeti dhe studiuesi Abdullah Konushevci. Poeti prej kohësh ishte diagonstikuar me sëmundjen e tumorit, dhe është kuruar në Tiranë. Më poshtë botojmë poezinë e tij të fundit, testament për poetin; deklaraten ku denoncon Lidhjen e Shkrimtareve te Kosovës, si dhe mendimin në forumin e “standard” të 2012 për komunikimin kulturor mes trojeve





31 nentor abdullah Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 55 -vjeçare është ndarë dje, nga jeta poeti dhe studiuesi Abdullah Konushevci. Poeti prej kohësh ishte diagonstikuar me sëmundjen e tumorit, dhe është kuruar në Tiranë. Në kryeqytetin e Shqipërisë ai do të vëzhgonte zymtësinë dhe jetën e vrazhdë sidomos për ditët e tij të vështira. Poezitë e tij të kësaj periudhe flasin për këtë. Ndërsa në Kosovë i rrethuar më shumë me atmosferën e miqësië dhe njohjes më të gjerë ai mbeti një rebel i lirisë, dhe ndjesisë së skajshme të humanes. Mbi këtë të fundit, në prill të këtij viti ai i drejtohet Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me një deklaratë të hapur, duke denoncuar e zbuluar njëkohësisht degradimin e shkrimtarëve, si qënie humane e treguar forcën e intelektualit, edhe pse në një pozicion të vështirë, i mbërthyer nga sinjalet e fundit për jetë. Kolec Traboini do të realizonte një sensibilizim masiv për sëmundjen e poetit, për t’i ardhur atij në ndihmë në kryerjen e një operacioni të rëndë.

Mes gjendjes së “vdekjes së sigurtë” dhe jetës pandërprerje me krijimtarinë deri para pak ditësh duke postuar në rrjetin e tij social, Abdullah Konushevci jo pak herë bëhet një tribu I fjalës së lirë. Pak e çmuar dhe e njohur në kryeqytetin e poetëve të Shqipërisë, poezia e Konushevcit është njohur përmes gazetës “standard”, në suplementin letrar “Logs&Art”.

Megjithatë krijimtaria si poetike, dhe ajo studimore por duke realizuar dhe hapësirën e një njeriu që ndjek zhvillimet e letërsisë Konushevci ka gjurmën përmes botimeve të tij, e parë kjo anë mjaft aktiv në media, ku edhe ka punuar prej vitesh.

Në gjithë këtë vështrim të domosdoshëm për ta parë poetin e Kosovës në këtë anë të kufirit shqiptar, homazhet për Konushevcin janë bërë dje në Prishtinë, përcjellë në banesën e fundit nga organizimi I Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Arkëmorti është vendosur dje në mesditë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dhe prej andej është përcjellë për në varrezat e Prishtinës.

Abdullah Konushevci lindi më 1 maj 1958 në Prishtinë. Mbaroi fakultetin filozofik në Prishtinë e Zagreb. Punoi në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në gazetën “Rilindja”. Pas mbylljes së “Rilindjes”, mbeti pa punë. Në statusin e tij të rrjetit social, për ironi shkruante: Poet i lirë, i papunë!

Ka botuar me qindra artikuj dhe recensione për letërsinë e shkruar dhe gojore, për çështje të gjuhësisë dhe onomastikës, si dhe ka përgatitur për shtyp një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Ai ishte laureat i shumë çmimeve kombëtare për letërsinë si dhe autor i disa teksteve shkollore për letërsinë.

Ka përkthyer nga gjuha angleze disa prej autorëve të letërsisë botërore, si: Hemingëay, Tagore, Ludo Hupperts etj. Krijimtaria letrare Abdullah Konushevcit, veçan poezia, me rizbulimin dhe pleksjen e bukurisë së lashtë me të sotmen, me gjetjen e kodit të mëvetësishëm të formulimit poetik të historisë, të etnopsikologjisë e të dashurisë, me urtinë e kthjelltësinë e vargut dhe me lojën e tij deri në kulmet magjike, me përmasën e re të gjeografisë poetike të etnisë, me shpirtëzimin dhe rikuptimësimin e mitit pellazgjiko – shqiptar, gjeti, në të vërtetë, Fyellin Magjik që e bëri vargun e tij emblematike jo vetëm për brezin e poetëve të viteve tetëdhjetë dhe, mbase, jo vetëm për poezinë shqipe.

Si duket i vetmi pikëtakimi i djeshëm më miq e të afërm, por dhe sivëllezërit e tij poetë ka qenë rrjeti social, facebook, ku shprehja e dhimbjes është përcjellë dhe me vendin që zë ky poet në letërsi.

“Pushofsh në paqe, maestro Abdullah Konushevci! Me vargjet e tua të bukura, ke ushqyer tokën tonë të trazuar, që s’është mësuar t’i dojë poetët. Jo, maestoro, kjo toke s’është mësuar t’i respektojë poetët. E megjithate, vargjet e tua të bukura, në këtë tokë të trazuar, s’munguan asnjëherë. Ah, klithma jote për Prishtinën ishte e një dufi të pashoq, ishte klithma e e njeriut që jetonte me poezinë dhe për poezinë”, shkruan Ndue Ukaj.

Ndue Ukaj

Vargjet e Konushevcit: “Vetem vdekja është e sigurt”, janë postuar si vargjet e paharrueshme të letërsisë shqipe. “E mbaj mend që nga fëmijëria kur e shihja nëpër rrugët e Prishtinës dhe ndonjëherë në zyret e ndërtesës së Rilindjes gjithmonë të përhumbur në një aureolë mendimi të thellë e lumturie të tejdukshme. E mbaj mend edhe viteve të fundit kur Prishtina nuk i dha çfarë meritoi. Lajmi që poeti, eseisti dhe studiusi Abdullah Konushevci paska ndërruar jetë më trumhazi fort sot. Letrat paskan humbur një poet të veçantë dhe me vlera. Por letërsia shqiptare është me fat sepse vepra e tij do të jetë testament i përbotshëm i kohës. 10 000 kilometra larg Prishtinës, në Neë York, ndiej dhe ndaj dhimbjen me familjen, të dashurit dhe lexuesit e tij. Shpirti i dlirë i shkrimtarit Abdullah Konushevci tash pushon në paqen e parajsës, ndërsa kujtimi për të do të rrojë përgjithmonë. Lamtumirë Abdullah Konushevci! Lamtumirë poet i fjalës së kursyer!”, shkruan Uk Lushi. “Poet i tokes, i ndjenjes, i lirise, i frymes, i revoltes, i besimit, i dashurise”, do vlerësonte Agim Pipa.

Jo pak raste poezia e tij kthehej në një arenë debatesh, për kritikën, gjuhën, fjalën, ndjeshmërinë. “Duke e thënë e përsëritur “pasigurinë” (nuk di nësë është e qëllimshme apo jo përdorimi i fjalës “sigurimi” në vend të “siguria”…), është rilevuar një dramë aktuale dhe qindravjeçare e shqiptarit, si një destin mitik i racës sonë. Tek vdekja, si “siguri” e vetme, është rimarre kodi patriotik i vdekjes “si më le”, i njeriut që jetën e ka bërë duke sfiduar dhe shpërfillur gjithë filtrat jetëkërcënues që synonin asgjësimin, mosqënien a mohimin e vetes. Kurse “ringjallja” në fund e hap strukturën e përfytyrimit në kete tip subjekti që sfidën ndaj vdekjes e ka kod ekzistence, duke e universalizuar dhe mitizuar. Paqësia dhe tejsiguria e “ringjalljes” e afron më një Krisht. Gjithnje kam menduar se simbolika e “golgotës” shqiptare të Kosovës (kuptimi simbolik i vitit 1999, përmban shumëfishin e 3, Trinise ose te 33 viteve të Krishtit, si dhe 1 e Harmonise universale) është sakrifikimi ynë për të larë ndërgjegjen e fëlliqur të botes… Urime!”, ka komentuar poezinë “E sigurtë është vetëm vdekja”, studiuesja nga Tirana, Natasha Lusha





Botoi këto vepra:



*“Pasqyrë dhe diell” (poezi,1979);

*“Rënia e mollës” (poezi, 1981) ;

*“Qerrja e diellit”, ( poezi, 1983);

*“Loja e strucit” (poezi, 1987);

*“Të qenët të mosqenë” ( poezi, 1990);

*“Pikat AD” (poezi, 2002);

*“Dashni dhe vdekje” (poezi ,2011);

*“Lutje dashurie” poezi;

*“Gjuha shqipe XI”, (tekst shkollor, 2004, 2009);

*“Demaçi, vepra letrare”, (monografi, 2008);

*“Për poezinë” (artikuj dhe vështrime, 2008);

*“Romani ‘Gjarpinjtë e gjakut’ (artikuj të zgjedhur letrarë, 2011);

*“At Gjergj Fishta” (2011) ;

*“Gjinollët e Prishtinës” (monografi, 2013);

*“Toponomia e Gallapit” (2013) dhe

*“Jetë e dytë” (poezi dhe dramë, 2013)





Letra sensibilizuese për shëndetin e përkeqësuar të poetit



Arti ka në thelb humanizmin



Në mbështetje të poetit shqiptar nga Kosova Abdullah Konushevci



Ne dhe askush prej atyre që pretendojnë të merren me art nuk mund të jemi indiferent për jetët njerëzore, aq më tepër kur dihet se vetë thelbi i artit është humanizmi, pa këtë domethënie në shtjellim të tij, asnjë lloj krijimi nuk ka vlerë. Në këtë sens mendojmë se problemi për të cilin ngrejnë zërin një grup kolegësh shkrimtarë në Prishtinë është i madh, është në fjalë jeta e një poeti shqiptar nga Kosova, Abdullah Konushevci, dhe diçka duhet bërë patjetër. Nuk mund të bëjmë sikur nuk dimë, nuk mund të vështrojmë nga larg e të mënjanohemi, nuk mund ta braktisë artisti- artistin, shkrimtari -shkrimtarin, poeti -poetin, anipse në pah duhet të jetë dalëzotës Shteti e Qeveria e Kosovës institucionet e kulturës dhe artit. Besoj se ata diç do të bëjmë. Ata, shtetarët e qeveritarët mbahen me parat e taksapaguesve, pra të popullit e ato para duhet të shkojnë për popullin. Eshtë vendi të theksojmë se poetët në mbarë botën e qytetruar dihet se janë ndërgjegja, zemra e shpirti i kombit të vet. Por mendojme gjithashtu se botimin e deklaratës së poetit në Kuvendin zgjedhor të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i ngarkuar nga gjendja emotive e kuptueshme, do të qe mirë të zbutej paksa nga akuzat e drejtpërdrejta apo sarkazmat, të paktën ndaj Adem Demaçit. Nuk sjellin dobi insinuatat në këtë gjëndje ku ndodhemi. Ne jemi këto që jemi. Qëllimi është sensibilizimi i institucioneve, hapja e një llogarie bankare për Poetin, jehonë në qarqet kulturore artistike, që të bëhet diçka për t’ia lehtësuar gjendjen, qoftë nga shteti, qoftë nga bizneset dhe njerëzit individualisht. Të solidarizohemi me poetin Abdullah Konushevci dhe me çdo veprim racional që do të inicohet nga kolegët shkrimtarë dhe poetë të Kosovës.

Kolec Traboini

Tiranë 21 prill 2013





Në ditën botërore të Librit gazeta “standard” boton fjalën e fundit të poetit drejtuar LIdhjes së SHkrimtarëve të Kosovës, por rreh të “denoncojë” dhe shkrimtarinë e këtushme të Shqipërisë; Deklaratë e lexuar në Kuvendin “zgjedhor” të Lidhjes së Shkrimtarëve me 20 prill 2013



Abdullah Konushevci

Të dashur shkrimtarë dhe sishkrimtarë. Më falni, se në këtë sallë nuk shoh mbi dy-tri autoritete letrare, por shoh shumë, shumë sishkrimtarë. U bë shkokëzimi i LSHK, një ëndërr kjo e të gjithë armiqve të shqiptarëve.

Ky shkrim ndoshta do të duhej të kishte titullin ana tjetër ose ana e errët e Demaçit, por mbasi këtu bënte pjesë nënkryetari dhe sekretari i tij, i cili qe për dymbëdhjetë vjet sekretar e nënkryetar,kurse në këtë ‘kuvend’ u zgjodh përsëri anëtar i Kryesisë së LSHK, nuk kisha si t’ia lija këtë titull.

Prandaj, së pari, ju kërkoj falje pse nuk pomund të gjej një çift më të mirë, më të përshtatshëm se Don Kishoti dhe Sanço Panço. Por, nuk keni arsye shumë të ndiheni të fyer, sepse ky model prodhoi Marksin e Engelsin, Lenin e Stalinin, Titon e Kardelin, Enverin dhe Mehmetin, Mahmut Bakallin dhe Azem Vllasin dhe mund të prodhojë, prandaj, edhe çiftin e ri – Demaçi e Galica!

Së dyti, nëse Don Kishoti dhe Sanço Panço bënë emër me luftën e tyre kundër mullinjve të erës, mund të thuhet me gojën plot se këta heronjtë tanë të rinj ranë në sy me luftën e tyre: me vra të vdekurin, një “virtyt” ky i rrallë shqiptar.

Më kujtohet si sot se ishte një ditë me shi dhe erë, kur iu dha vjet çmimi për poezi Arif Bozaxhisë, kurse kisha marrë edhe unë guximin të konkurroja me librin poetik “Dashni dhe vdekje”. Nuk më kishte rënë të shihja deri atë natë fytyra më të gëzuara se ato të Don Kishotit dhe Sanço Panços, madje më të gëzuara se të Enver Gjerqekut, kur takohej me pjesëtarët e kombeve të tjera, edhe pse nuk ia doli ta merrte kurrë Çmimin AVNOJ. Më duket se ajo mbrëmje është e filmuar dhe mund të merret si dokument. Vetëm një gjë nuk e dija: Ishin aq të hareshëm se po i jepnin çmimin një minoreni apo pse po më mohonin mua?

Edhe me librin tim të dytë ndodhi pothuajse e njëjta gjë: Iu dha çmimi gjoja një humanisteje të PDK-së (e cila u emërua nga Adem Demaçi kryetare e LSHK si deputete e PDK, për ç’arsye deklarova se pas këtij politizimi të skajshëm jap dorëheqje edhe nga të qenët anëtari thjeshtë i LSHK, sepse dorëheqje nga Kryesia e LSHK kisha dhënë para dy vjetësh, duke mos u pajtuar të marrë përgjegjësi morale për veprimet shumë të ulëta të Shyqri Galicës dhe Begzade Baliut), kurse libri im “Lutje dashuri” nuk kaloi, sepse thonë që Don Kishoti nxirrte shkumë goje që çmimin të mos e merrja vetëm unë, kurse le ta merrte edhe dreqi dhe i biri.

Duke kujtuar një bisedë me të, kur më kishte thënë se ishte krenar që i kishte shpejtuar vdekjen Azem Shkrelit, nuk u habita se kishte prapë nostalgji të shpejtonte vdekjen e një poeti tjetër, e një poeti që tash e gati një vit e gjysmë është i diagnostikuar me kancer dhe herë pa sherë, falë miqve, ia del të marrë edhe kimoterapi.

Këtë luftë “të lavdishme” të këtij poetvrasësi e vazhdoi në Këshillin e Librit Sanço Panço alias Shyqri Galica, duke mos marrë parasysh asnjë projekt në tri tendere!

Me një fjalë, nuk kam marrë qoftë një cent nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse mjekimi që kam bërë në Tiranë ka qenë i pamundur në Prishtinë, kurse për operacionet e gruas në Shkup as që po flas. Fëmijët, me mundësitë e tyre kanë shpenzuar për mjekimin tonë mbi 20.000 euro.

Kanë kaluar mbi tri javë që nuk kam mundësi të marrë terapinë e obligueshme, sepse Ministria e Shëndetësisë nuk na siguron gemzar, kurse me ble vetë e kam të pamundur.

Në fund, më falni, se isha pak edhe emotiv, sidomos nga fundi.



Për gazetën “standard” poeti i është përgjigjur forumit mes intelektualëve dhe personaliteteve të letrave mbi urat e komunikimi kulturor mbarëshqiptar.





Abdullah Konushevci: Ja, çfarë është e gjithë që di për Shqipërinë!!





“Unë, për veten time, di shumë pak rreth asaj që më është botuar në Shqipëri. E di vetëm se agjencia informative “TANJUG” e ish-Jugosllavisë, në vlugun e fushatës kundër Shqipërisë, pas demonstratave madhështore të vitit 1981, e kishte futur edhe emrin tim, bashkë me të Esat Mekulit, Mark Krasniqit dhe ndonjë tjetri, duke pohuar se në Shqipëri na janë botuar dhe na janë shtrembëruar veprat. Unë nuk e di se në Shqipëri më është botuar ndonjë libër ndonjë herë, edhe pse kjo ka mundur edhe të ndodhë.

E di se numri jubilar i revistës “Nëntori” më kishte botuar dy vjersha. Meqë vetëm Nazmi Rrahmani nga shkrimtarët kishte të drejtën ta kishte, e luta të ma jepte numrin për t’i lexuar poezitë, por nuk ma dha. Atëherë shkova në bibliotekë dhe e luta Haxhi Vokshin të më bënte të mundur t’i shihja dy poezitë e botuara. Ai u pajtua, madje edhe t’i përshkruaja. E vërteta, ato ishin aq pak poezi të mia, sa habitem edhe sot si u ishte vënë emri im sipër.

Në internet e kam parë se “Drita” ka botuar një shkrim timin për romanin “Ulku dhe uvilli” të Vath Koreshit, sikundër që edhe revista filologjike kishte ribotuar një shkrim timin për “Motivin e Moisiut në epikën tonë gojore”.

Agron Tufa më ka thënë se ka botuar disa shkrime të mia në gazetën “Fjala”, por asnjërin nuk e kam parë. Në disa bibliografi të botuara, e kam vënë re se përmendet shpesh emri im, por unë nuk jam në dijeni për ata zëra.

E di se gazeta “standard” botoi vjet apo më herët një artikull timin për romanin “Tri motrat”, si dhe një artikull për romanin e Teki Dërvishit me rastin e vdekjes. Po ashtu, kjo gazetë, një shtojcën e saj për letërsi dhe art, “Logos/Art”, më botoi mbi 11 lutje, duke më bërë një nder të madh. Harrova të theksoj se edhe revista “Mehr Licht” më botoi shkrimin për romanin “Tri motrat”. Ja, kjo është gjithë ajo që di.”









TESTAMENTI – ( Dashni dhe Vdekje )



Kur të mbërrish në fund të udhës

Mos ki frikë

Nuk është fundi

Është fillimi që vjen vrik



Kur të mbërrish në fund të udhës

Bëje vdekjen

Si të duash vetë

Nëse jetën në grusht ta mbanin

Në të samës të gjithë

Tash që u bëre mbret



Kur të mbërrish në fund të udhës

I ke dalë jetës në krye

Mos e kthe më kokën mbrapa

Dheu nuk ha më arsye



Kur të mbërrish në fund të udhës

Një rrugë e re fillon

Ta dish

Që merr dritë në tjetër vis



Kur të mbërrish në fund të udhës

Ashtu i drejtë si një lis

Do të klithin do të çirren

Tash në fund mos na vdis



Kur të mbërrish në fund të udhës

Dhe të zësh vend lart në qiell

Do të shohësh atje poshtë

Bajga që avullojnë në diell

Prishtinë, më 9 mars 2011





Kolonë anash gri



Shpallet pretendentët zyrtare për çmimet letërsisë Kombëtare 2012



Çmimet letrare Kombëtare “Penda e Argjendë” 2012 i rikthehen normalitetit, duke u paraqitur kandidatët zyrtarë sipas gjinive letrare në kohën e duhur, fillim dhjetori. Sipas njoftimit për shtyp bëhet e ditur se juria e përbërë nga Visar Zhiti – kryetar, Dhurata Shehri, Bardhyl Londo, Flutura Açka dhe Romeo Çollaku – anëtarë, që kur u shpall si e tillë në mars të 2013, ka ndjekur zhvillimet letrare në kontakt me Bibliotekën Kombëtare, me libraritë, botues e Panairin e Librit, me median dhe lexues. “Juria është mbledhur herë pas here, periodikisht, është diskutuar dhe debatuar, në zbatim të Rregullores së Çmimeve Letrare dhe dispozitave të saj të përgjithshme, të cilat lejonë të merren në shqyrtim vetëm veprat e autorëve shqiptarë të botuara shqip në vitin 2012 brenda Republikës së Shqipërisë, duke i mënjanuar ribotimet e veprave të botuara më parë”, shpjegohet zyrtarisht puna e jurisë. Informacioni që vjen mbi botimet e reja sipas njoftimit të MTKRS-së “janë të shumta, me qindra e mijëra”! Por vlerësuar nga prurjet dhe niveli rezulton se romani nuk ka patur kulme për vitin 2012, duke tërhequr vëmendjen për rënie të tij, po kështu thuhet edhe për letërsinë për fëmijë. E kundërta ka ndodhur me përkthimin, referuar asaj të letërsisë botërore thuhet se “ka njohur zhvillime dhe larmi të admirueshme”. Bazuar në këtë informacion bëhet e ditur se juria ka pasur debat të gjatë për përzgjedhjen e romaneve, duke veçuar si pretendentë: Ridvan Dibra dhe Ylljet Aliçka, Gjergj Vlashi dhe Idlir Azisi, Gazmend Krasniqi e Leonard Veizi, Albatros Rexhaj dhe Roland Gjoza, etj. Po kështu dhe në fushën e poezisë janë nxjerrë veprat e poetëve si Krenar Zejno, Luljeta Lleshanaku, Rudolf Marku, Demir Gjergji, etj. Sa i takon tregimit janë përzgjedhur veprat e reja të vitit 2012, si përmbledhje nga Gjergj Vlashi, Ardian Kyçyku, Moikom Zeqo, Ina Kosturi, Vera Bekteshi, Pëllumb Kulla, Anna Kove, Kujtim Dashi, Ardian Vehbiu, etj,. “Për letërsinë për fëmijë, aq e domosdoshme dhe delikate, prej sé cilës pritet shumë më tepér”, sipas njoftimit janë diskutuar emrat si Thanas Jorgji, Bardhyl Xhama, Jani Duri, Alketa Dervisha, Fatmir Terziu, etj.

Debati thuhet se ka përfshirë pretendimet për Kritikën letrare dhe esenë ku janë përzgjedhur emrat: Shaban Sinani, Korab Hoxha, Ali Aliu, Edlira Tonuzi, Monika Shoshori (Stafa), Uran Butka, Daut Gumeni, Ardian Vehbiu, Ardian Klosi, etj. etj.



Ministria e Kulturës bën të ditur se më 27 nëntor 2013, Juria, pas shumë debatesh e me vendim të shumicës së saj, ka konfiguruar këto vepra dhe autorët e tyre:



Sipas gjinive:

Roman

Gazmend Krasniqi, Shitësit e apokalipsit

Ridvan Dibra, Legjenda e vetmisë

Ylljet Aliçka, Valsi i lumturisë



Tregim

Ardian-Cristian Kyçyku, Perla

Gjergj Vlashi, Tregim i ëndërruar

Vera Bekteshi, Det i moçëm



Poezi:

Krenar Zejno, Triologjia e apologjisë së lugjeve

Luljeta Lleshanaku, Pothuajse dje

Rudolf Marku, Një ballkanas në Londër



Autor debutues

Darien Levani, Poetët bëjnë dashuri ndryshe, roman

Edlira Tonuzi (Macaj), Pasqyrat e narcisit: simbolika mitike dhe semiotika e tekstit, kritikë

Lindita Komani, Postimpresion, poezi



Përkthim

Alban Bobrati, Nëse një natë dimri një udhëtar… [Italo Calvino]

Bajram Karabolli, Muaji më mizor [Pilar Adon]

Jonida Godole, Pështjellimet e Tërlesit [Robert Musil]

Parid Teferiçi, Delfini [Robert Loëell]

Pirro Misha, Dita e trifidëve [John ëyndham]



Kritika letrare

Ali Aliu, Don Kishoti shqiptar

Korab Hoxha, Shenja të munguara në letrat shqipe

Shaban Sinani, Tradita gojore si etnocitet



Ese

Daut Gumeni, Shënime nga Shkolla e Partisë

Monika Shoshori (Stafa), Gati për rinisje (Up in the air)

Uran Butka, Kristo Kirka



Letërsia për fëmijë

Fatmir Terziu, Rrëfenjat e xha Avramit

Jani Duri, Ishulli i karficës

Thanas Jorgji, Unë jam Kronosi, mbreti i kohës



Romani "Nën qiellin e Prishtinës" të Duro Mustafait

Diktaturat i vrasin dashuritë

Romani "Nën qiellin e Prishtinës" të Duro Mustafait

( esse)

Nga Përparim Hysi





Duro Mustafai është tanimë një gazetar veteran. Ka mbi 50-vjet që shkruan dhe tek kalon mbi 80-vjetët, është përsëri po ai Duro Mustafai i viteve '50-të të shekullit që iku, me atë vitalitet të diurshëm. Dhe nuk po flas me hamendje subjektive dhe aq. Asnjëherë pena e tij nuk zuri "ndryshk". Ka kohë që ka dalë në pension për arsye moshe, por fryt i një pasioni të hershëm në fushën e letrave dhe,veç saj, "nuhatjes" prej investiguesi si gazetar, ai asnjëherë nuk fle i qetë. Peng i profesionit, të një gazetari profesionist, ai zë e qëmton o në xhepat e kujtesës,o në arshivat e tij krijuese ku, pa modesti të rreme, me shkrimet e tij me vlerë mund të ngrihet një pavijon i veçantë.



 Në këtë "pavijon" gjen gjithë atë punë të këtij gazetari pasionant. Natyrisht, Duro Mustafai, nuk është se ka spektrin e atij gazetarit që, pa pyetur për "kanunet partiake a shtetërore të kohës", të dalë me "yll në ballë" pa ia bërë syri tërr. Jo. Ajo që e dallon në gjithë atë punë të tij me shtypin,është fakti i njohur nga të tërë:- Duro Mustafai gjatë gjithë kohës, edhe kur ka qenë në përgjegjësi të lartë në hierarkinë e shtypit ( ai ka qenë për një kohë si kryeredaktor i gazetës më të shquar letrare të kohës, gazetës "Drita" ku përgjegjësia ka qenë, veçanërisht, e madhe) ka drejtuar si një profesionist me integritet e dinjitet. Kur drejtonte Duro Mustafai këtë gazetë,atje botoheshin krijime letrare jo nga fillestarë, por shkrime të tilla që afirmonin letërsinë dhe artin mbarëshiqptar. Kur them kështu, kini parasysh penat e mëdha në fushën e letrave,si: Kadare, Agolli, Fatos Arapi, Agim Sehu,Xhevahir Spahiu e të tjerë e të tjerë.


Pra,qe një përgjejgësi e madhe,kur " nga lavdia në katran", një çap të ndante. Mjafton që të dilje pak nga porosia nën fletë e partisë apo të shkelje sado pak në kallo partinë, nga kryeredaktor shkoje të hapje kanale apo dhe ca më keq: në burg! Duro Mustafai këtë handikap që imponote koha,e kaloi me faqe të bardhë, ndoshta si asnjë tjetër. Pse ka vepruar dhe punuar kështu,ai e ka ballin të bardhë. Një ballë të bardhë ku lexohet urtësia dhe mirësia njëherësh.

* * *
Instikti i profesionit nuk e lë rehat dhe tani. I është bërë si një afeksion që e mban gjallë dhe, tek rri midis njerëzish ( eh, ta njihni se sa njerëzor që është) ai duket sikur hulumton. I hanë duarët. Do që patjetër atë që e "thërret në fushën e krijimtarisë",ta bëjë prezente për lexuesit. Gjatë kohës ai ka bërë shkrime që nuk ishin me staturën e kohës. Të tillët i ka mbyllur në "sepetet e kujtesës" a skutave të fshehta. Si një"nikoqire" që mbyll e ruan diçka për një kohë të vështirë. Kështu ka bërë dhe Duro Mustafai me romanin e tij " Nën qiellin e Prishtinës".


Ky roman është paksa unik,jo si romanet që tradicionalisht kemi njohur. Është një roman si ditar, po me një thyerje kompozicionale, ku digresionet e shtojnë kërshërinë e lexuesit. Në qendër të romanit është dashuria e dy të rinjëve. Dy të rinjëve që jetojnë e studiojnë në një universtitet të Jugosllavisë titiste. Parë,kalimthi, (unë nuk jam i pari dhe nuk besoj të jem dhe i fundit që shkruaj për këtë roman me vlerë) kemi një dashuri të ngjajshme me atë baladë dashurie made in Shekspir të "Romeo e Zhulieta". Por,siç mendoj unë (kjo është dhe kuintesenca e romanit), kemi një dashuri me ngjyrime pak më të rënda. Kemi një dashuri të dy të rinjëve të kombeve të ndryshme: Sadriut-kosovarishqiptar( unë kurrë nuk e ndaj fjalën shqiptar kur flitet për kosovarë) dhe Ljubës që është sërbe. Pyetja që shtron autori është:- A është e mundur që kjo dashuri kaq e dlirë dhe kaq e bukur të finalizohet si të gjitha dashuritë?



 Dhe të vjen keq që këtë pyetje e ndjek një përgjigje mohuese. Autori, duke patur një penë të kultivuar, nuk "bredh me vrap si puna ime" që të thotë:jo. Ai duke hyrë (sidomos nën lëkurën e Sadriut) sjell para lexuesit faqe të tëra që ta ngrenë adrenalinën e gjakut dhe flokët të ngrihen gjëmb. Përpos faqeve të ditarit, në roman ndeshesh me gjithë atë arbitraritet të shetit diktatorial të kohës së Titos e pasTitos, kundër studentit shqiptar Sadri dhe jo vetëm atij.


Në roman ka faqe e faqe të tëra ku duket açik gjithë ai genocid barbar i shtetit diktatorial jugosllav kundër pakicave, ku pjesa më tragjike luhet mbi kurrizin e shqiptarëve. Ata ndiqen e survjeohen; burgosen e torturohen dhe ca më shumë linçohen barbarisht vetëm e vetëm se janë shqiptar. Fati i Sadriut, këtij studenti honor të mjekësisë, nuk është i vetëm. Përkundrazi, ky fat tragjik i ndjek gjithë shqipatrët e Kosovës, të cilët, siç del në roman, kurrë dhe në asnjë rast, jo vetëm nuk e bënë kurrizin kurbë, por, përkundrazi, e dhanë jetën "si me le". Dashuria e Ljubës me Sadrinë patën një fat tragjik: Sadriu, në vend të diplomës, u vra barabarisht në burgjet sërbe,kurse Ljuba u çmënd.



Një dramë që të llahtaris. Por romani nuk është vetëm "ditar". Nëpër faqet e tij, ti sheh si në ekranin e një filmi, gjithë atë genocid famkeq mbi shqiptarët. Orvajtaja e Udbashëve për të rekrutuar, shqiptarë kundër shqiptarëve matan (nënëkupto SHqipërinë), del bosh. Lexues! Ndiqi faqet e këtij romani dhe do të shohësh që nuk do dalësh i zhgënjyer.


 Ai genocid që pamë me atë persekutim biblik të disa vjetëve më parë ( më hapur se kurrë), gazetari dhe shkrimtari Duro Mustafai ka filluar ta futë në optikën e tij invstiguese qysh në vitet '50-të. Të vjen mirë që sot e shohim Kosovën të pavarur (sa inat më vjen që Evropa dhe Amerika e quajnë "Kosovo!!!"(korsiva është imja), por brezat duhet ta dinë mirë si genocidin serb,ashtu dhe qëndresën heroike të kosovarëveshqiptarë historikisht. Duro Mustafai nuk është magjistar, por si një orakull i urtë na jep mesazhzhin me vlerë: "Diktaturat i vrasin dashuritë", i përgjakin ato siç përgjakën dashurinë e shqiptarit Sadri me sërben Ljuba.

Tiranë, 30 nëntor 2013



*******


GAZETARI PASIONANT DURO MUSTAFAI MBUSHI 80 VJEÇ

Nga Luan Çipi


Prej kohe kam dashur të shkruaj për shokun tim të vegjëlisë Abdurahman Mehmet Bashaj, me origjinë nga fshati Vranisht i Lumit të Vlorës, që me të drejtë qytetarie vlonjate është quajtur gjithnjë Duro Mustafai dhe ka mbajtur pseudonimin e hershem letrar “DUMEMUS”.
Duro Mustafai ka një karrierë 50 vjeçare në gazetari, deri kryeredaktor i disa organeve dhe veças i gazetës letrare, “Dritës” jetëgjatë e “barkgjerë”, ku u shpalosën shkrimet e bujshme të Kadaresë dhe Agollit. Duro Mustafaj ka shkruar 10 libra me poezi, tregime e deri romane, si dhe ka debutuar me sukses edhe si skenarist filmi.
Gjurmët e para të njohjes me Duro Mustafanë më shpien mbi 50 vjet para: në vitin 1948. Ishim të dy nxënës në Shkollën “Naim Frashëri”, në Qytetin e Vlorës. Ai në klasën e peste dhe unë një vit më lart. Ishim afruar më shumë bashkë në rrethin letrar të shkollës, nën kujdesin e mësuesit veteran të letërsisë, gjuhëtarit Jorgo Ceko, nga fshati Nartë i Vlorës. Mësuesi ynë i dashur e kishte pikë të dobët Duron, ku siç thoshte ai, dukeshin shfaqjet e një shkrimtari të ardhshëm.
Babai i Duro Mustafait Mehmet Bashaj, pas Luftës së Vlorës ku kishte marrë pjesë me armë në dorë në vitin 1921, erdhi dhe u ngul me banim në “Lagjen e Re” të qytetit të Vlorës. Ai erdhi nga fshati Vranisht, i dalluar në krahinën e “Lumit të Vlorës” për historinë e tij më se të lashtë e me gjurmë prehistorike nga qyteza e Horës, që u shpërbë nga dyndjet e barbarëve, ndërsa vendasit u detyruan të largohen, po duket se emrin e bujshëm e morën me vete kur emigruan në bllok, për ta ringjallur tej bregut detar të Adriatikut, në Italinë e Madhe.
Ajo pjesë e horjotëve që mbetën këtu dhe u vendosën fare pranë, në fshatin e vranët Vranisht rrëzë mali, mbajtën dhe ruajtën në shekuj legjenda, zakone e doke të lashta, vallen e bukur vranishjote dhe folklorin e pasur lab.
Në qytetin e Vlorës Mehmet Bashaj u mor me tregti produktesh bujqësore e blegtorale dhe hapi një kafene, duke ruajtur marrëdhënie të shumta me “Lumin e Vlorës”. Shtëpia e tij ishte strehë e ngrohtë për bashkëfshatarët e tij, që vinin shpesh për punët e tyre për të shitur e blerë, për shkollë e shërbim mjekësor dhe për punë gjyqësore e administrative. Aty edhe u martua me Fezirenë, një vajzë të re nga Kanina, me të cilën lindën njëmbëdhjetë fëmijë dhe shkuan një jetë në harmoni, deri në pleqëri.
Duro Mustafai ka lindur në qytetin e Vlorës, më 21 shkurt të vitit 1933. Mësimet e para i kreu në shkollën 7-vjeçare “Naim Frashëri” në vendlindje. Përfundoi me rezultate shumë të mira Shkollën e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan dhe Shkollën e Lartë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë (Dega”Gjuhë-Letërsi”), në Universitetin Shtetëror Tiranë.
Fillimisht punoi si drejtor shkolle dhe mësues i letërsisë, në qytetin e tij të lindjes dhe më
pas, po aty, në drejtimin e rinisë së rrethit të Vlorës.

Krijimtarinë letrare e ka nisur qysh në bankat e shkollës duke shkruar vjersha e tregime në organet letrare të kohës si në gazetën “Pionieri”, revistën letrare “Nëntori” dhe në gazetën letrare “Drita”. Për më shumë se 40 vjet pa shkëputje, është marrë me gazetari. Ka punuar redaktor në gazetën “Zëri i Popullit”, kryeredaktor i gazetës “Drita” për gati 7 vjet, kryeredaktor i gazetës “Shqipëria” (për diasporën) në Ministrinë e Punëve të Jashtme (derisa doli në pension) dhe tani kryeredaktor i gazetës “HORA”, organ i shoqatës Atdhetare Kulturore Vranisht i Vlorës.
Për sa e gjykoj unë, profesioni i mirëfilltë, specialiteti i ngushtë superior i Duro Mustafait është gazetaria dhe sipas meje, ai këtu i ka shokët të rrallë dhe nuk i numërohen artikujt dhe reportazhet gjurmëlënës, ku ka pasqyruar saktë dhe bukur ngjarje, ka nxjerrë përfundime dhe ka shtruar rrugëzgjidhje të drejta. Po gazetari dhe publicisti Duro Mustafai, njëkohësisht është dhe një shkrimtar i mirëfilltë e produktiv. Ai është bashkautor i skenarit të filmit artistik “Gunat përmbi tela”, film i prodhuar nga Kinostudioja “Shqipëria e Re” në vitin 1976; autori i librit “Edhe ti do bëhesh gjysh”, botuar nga Shtëpia Botuese Hora në vitin 2005; autor i librit me tregime “VRANISHTI NË SYTË E MI”, botuar nga Shtëpia Botuese “Toena”; librin me poezi UDHËVE TË JETËS SIME”, botuar nga “HORA PRESS”, në vitin 2008; romanin “Nën qiellin e Prishtinës” (Ditari i një dashurie të përgjakur), botime “Toena” në vitin 2009 dhe ditarin familjar “Fëmijët që do bëhen gjysh”, botuar nga “HORA PRESS”, qershor 2009. Ai, në dhjetë vjetët e fundit ka botuar njëmbëdhjetë libra. Dhe librat e tij, të thurura në mendim dhe të projektuara për botim, sipas meje, do vazhdojnë të shtojnë numrin e tyre çdo vit. Ai ka në dorë për përpunim: Çfarë kam parë dhe çfarë nuk kam parë në Kubë (Kujtime, përshtypje, mbresa); Intervistë me veten dhe të tjerët (grimca jete, në jetën e shkrimtareve dhe artistëve). Këtu përfshihen edhe kujtimet për “dashnoren e Vlorës”, gjuhëtaren historiane Nermin Vlora
Kështu e paraqita të përmbledhur veprimtarinë gazetareske dhe letrare të Duro Mustafait. Po kjo, megjithëse një veprimtari brilante që do ta bënte krenar këdo, nuk do ta prezantonte të plotë mikun tim të mirë. U shpjegova, se njohja e afërt me të është qysh nga bankat e shkollës fillore. Më kujtohet koha kur ishim në rrethet teatrore dhe muzikore të Shtëpisë së Pionierit në Vlorë, me drejtues mjeshtrin e madh, kompozitorin Tish Daija dhe kompozitorin vlonjat Themistokli Mone. Durua, qysh atëherë dhe më pas, i dalluar në punët me rininë, me atë trup atletik e të shkathët, i bukur dhe shumë miqësor e dashamirës ishte i gatshëm për të ndihmuar këdo, duke qenë dhe vet nxënës i dalluar në mësime dhe me prirje letrare të shfaqura. U ndamë disa vjet në shkollën e mesme, kur ai u shkëput në Elbasan dhe unë në Tiranë dhe u takuam sërish në Vlorë pas mbarimit të Universitetit. Ai këtë radhë erdhi dhe me Katin, bashkëshorten, mësuese bukuroshe të njohur në Elbasan, me të cilin pati dy fëmijë, një nip dhe tri mbesa dhe gjithnjë një mirëkuptim të plotë.
Karakteristikë dalluese e përhershme e Duros ka qenë dashuria për shokët, kolegët, bashkëqytetarët për farefisin dhe bashkëfshatarët e origjinës së tij. Ja si e shpreh ai këtë në një poezi:

“..Kur të iki, me vete s’kam për të marrë asgjë,
Por, në se për shoqërinë, diçka kam lënë,
I lumtur do të isha, të lija një zë,
Që të fliste me dashuri edhe për gurët që flenë…”
Ka mbi dhjetë vjet që tani pensionistë, me Duro Mustafain dhe të tjerë vlonjatë të mirë takohemi disa herë në javë dhe kalojmë vërtetë çaste të lumtura. Shokët tanë me të cilët pimë thuajse çdo ditë kafe e çaj, po ndonjëherë takohemi me raste festash, gëzimesh familjare dhe datëlindje të njëri-tjetrit, janë thuajse të gjithë gati bashkëmoshatarë dhe miq e shokë të vjetër, ardhur prej vitesh me punë familjarisht në Tiranë. Bisedat tona përgjithësisht vërtiten rreth Vlorës dhe ngjarjeve e bëmave të kahershme atje, kur ne punonim dhe kontribuonim për familjen dhe shoqërinë. Në njërën nga këto darka kur festonim 70 vjetorin e Duros, unë improvizova dhe recitova vjershën si më poshtë:

DURO MEMET MUSTAFAI

(Në 70 vjetor)

Profesioni gazetar
Është vlerësuar përherë
Unë Duron kam ndjerë e parë
“Analist”, mbi shumë të tjerë.
Publicist, që plot guxim
Gjithë jetës shqipen shkroi,
Vepra letrarësh të rinj
Nxiti, ndreqi, redaktoi.
Bashkëkohës me Dritëronë,
Kadarenë dhe Arapin,
Në plejadë me ta qëndron,
Në një start e nisën vrapin.
T’i mbledhësh shkrimet e vjetra
Bëhet një mullar me letra,
T’i qëmtosh, t’i ribotosh,
S’të del koha t’i lexosh.
Dhe si gjysh ka plotë ide
Që ndër vite iu mëkuan.
Mos kujtoni se po fle:
Mediton, ndreq edhe shkruan.
Jo se unë kam parandjenjë
Shoh e njoh “ vijën e dorës”,
Kam besim: Do të shkëlqejë
Pleqërisht, Durua i Vlorës!
Kryevepra në punim
Me intrigë e dashuri,
Vrasje, ndarje e bashkim.
“Mrekullia në shkëlqim.”
O poeti ynë me vlerë:
Ne, të lindurit në Vlorë,
Dhe njëqind libra të tjerë
Të urojmë në përvjetor.

Ishte koha kur shkrimtari ynë i nderuar edhe pse pensionist, merrej me përpunimin përfundimtar të romanit “NËN QIELLIN E PRISHTINËS”.

Ky libër, për mua më i arriri si vepër në gjerdanin e artë letrar të Duro Mustafait, kishte nisur të shkruhej qysh në vitet tetëdhjetë, kur ndihej e organizuar kundërshtia kosovare ndaj dhunës serbe. Subjekt i përpunuar dhe i pasuruar është aktual dhe me guxim tenton për një bashkim njerëzor e human, në zgjidhjen paqësore e dashurore të atmosferës tradicionale tejet armiqësore midis popujve fqinjë.
Kjo ndjenjë paqësore mirëkuptimi është princip pune e mendimi për Duron. Kështu vepron ai edhe tani, si kryeredaktor i gazetës “Hora”, ku me qëndrimin këmbëngulës të tij, të botuesit vranishjot, inxhinierit të kulturuar e bujar, Besnik Hasanaj dhe të redaksisë, ka unifikuar deri mosmarrëveshje e keqkuptime, duke sjellë harmoni e bashkim paqësor, larg ndikimeve ekstreme partiake. Dhe, me që jemi te gazeta “HORA”, dua të them pa xhelozi, se ajo për mua është thuajse e përsosur, me përmbajtje të larmishme, me rubrika interesante, me lajme të freskëta e të dobishme, që përfshijnë deri ngjarje historike specifike, kuriozitete shkencore, këshilla mjekësore, ngjarje sportive, etj. dhe rek të mbulojë deri vranishiotin e fundit dhe në skajin më të largët të globit. Edhe si paraqitje me letër të zgjedhur, katër ngjyra të pëlqyera, me faqosje profesionale dhe 16 faqe, kjo gazetë ngelet në krye të si shoqeve të saj. Ajo e tejkalon dukshëm kufirin e një fshati. Dhe këtu faktor dominues është meraku, pasioni dhe mjeshtëria e rrallë e gazetarit të vjetër, ish pedagogut të Degës së Gazetarisë, në Universitetin Shtetëror të Tiranës, padyshim njërit prej gazetarëve më të spikatur në publicistikën shqiptare, mikut tonë të mirë, Duro Memet Mustafait, alias DUMEMUS.

Tiranë, më 05 nëntor 2011

SHËNIM:

Marrë nga libri im “PORTRETE MIQSH”


*********

“Lufta e ftohtë” dhe një dashuri

Nga prof. dr. Shaban Sinani

Librin “Nën qiellin e Prishtinës” të mikut tim të vjetër e kisha njohur pjesërisht prej vitesh, aq sa qe lejuar të botohej në atë kohë.
Disa dhjetëvjeçarë kanë kaluar që atëherë dhe tani shkrimtari e sjell veprën e tij të plotë, ashtu si e kishte pasur në mendje që në krye të herës.
“Nën qiellin e Prishtinës” nuk është ndonjë roman me personazhe heroikë. Të vetmit protagonistë të tij, dy të rinj, Sadriu dhe Ljuba, janë, nëse mund të quhen kështu, heronj të dobësisë njerëzore, heronj të dashurisë. Ata rrojnë në Jugosllavinë e viteve ’50, brenda së cilës gjendej edhe Kosova. Nuk janë nga ata “trima të çartur” që duan të prishin federatën, as të ndryshojnë pozitën kushtetuese të Kosovës. Të dy nuk e duan realitetin ku rrojnë, por nuk kanë ndonjë ide apo plan për ta ndryshuar atë: thjesht s’e duan, e refuzojnë, do të donin të jetonin diku gjetkë. Dhe megjithatë, ata janë armiq të shtetit të tyre, të mjedisit ku jetojnë, të mendësisë sunduese të kohës.

Është shumë e vështirë ta përfytyrosh sot një armiqësi të tillë, që shkallë pas shkalle, siç përshkruhet në ditarët e të rinjve dhe në ligjërimin e vetë autorit, vjen e ngjitet prej ndëshkimit të familjes deri tek armiqësia e drejtpërdrejtë shtetërore.

Romani “Nën qiellin e Prishtinës” nuk ka helikop-terë dhe tanke që tmerrojnë njerëzinë, por ka luftë të ftohtë të pamëshirshme kundër ndjenjës njerëzore të dashurisë së Ljubas dhe Sadriut, e cila sa më shumë kundërshtohet e ndëshkohet, aq më shumë monu-mentalizohet e lartësohet.

Ky libër, vetvetiu të detyron të mendosh se ç’ka në traditën e lidhjeve dashurore midis dy popujve fqinjë. S’bëhet fjalë, doemos, për dashuri popujsh, se siç shkruante Fishta, duke perifrazuar një trevargësh të Dantes nga “Komedia hyjnore”, jemi mësuar të mendojmë se “na n’mni t’njani-tjetrit kemi le”. Jemi mësuar të mendojmë kështu dhe të mos dyshojmë aspak, megjithëse një varg i eposit “kur kem pasë besë me krajli”, na ka futur gjithnjë në dyshim. Por jo gjithnjë krushqit kanë qenë të ngrirë për dashuri të papërmbaj-tshme, për rrëmbime devojkash dhe pasione të tjera të përmasave të kreshnikërisë.

 Heronjtë e epopesë legjendare kombëtare, Halili i bukur, i lëshojnë dhe i gjejnë dashuritë e tyre nëpër krajli, se “t’gjitha çikat e Jutbinës, bash si motra që po m’duken”. Vetë portreti i Tanushës, që studiohet në shkollat tona si shëmbëlltyrë e bukurisë femërore, është “çikë krajli” (“Se unë Tanushën vetë e kam pae/ Kur kem’ pasë besë me krajli”). Kështu kumtohet në epos, në përmendoren më të vjetër të poezisë gojore shqiptare.

Por, në anën tjetër, “Romeo dhe Zhuljeta”, stalaktite dhe stalagmite prehistorike, që gjenden në shpellën e Jutbinës dhe që janë emërtuar kështu pikërisht për të cilësuar një dashuri të paarritshme, të bëjnë vetëtimthi të mendosh të kundërtën.

Jo, s’ka pasur dashuri fatlume midis shqiptarëve dhe serbëve. Ka pasur romantizëm të dashurive të tyre, këngët u janë kushtuar dashurive të munguara. Ashtu është dhe dashuria e Sadriut dhe Ljubas. Nuk është akullsia e shpellës së Jutbinës që ua mpin hapat dhe krahët atyre, si Romeos dhe Zhulietës prej guri.

Është një akull tjetër, akulli i një shoqërie të mbushur me luftë të ftohtë, refuzim politik dhe ideologjik. Kjo dashuri, që vetvetiu idealizohet, si çdo gjë e paarritshme, e ka fatin të paracaktuar. Ajo do të flijohet dhe do të marrë në qafë Sadriun dhe Ljuban, që iu dorëzuan kësaj ndjenje.

Shkrimtari i ka qëndruar besnik këtij realiteti. Meritë e tij është se në veprën e vet mban vendosmërisht baraslargësinë dhe nuk e implikon veten si palë. Edhe Ljuba, edhe Sadriu, “janë të vetët” njësoj. Me sytë e autorit, ata janë që të dy fisnikë të ndjenjës së lartë.

Duro Mustafai e ka shkruar këtë libër me një pasion rinor, me një nderim shembullor për ndjenjën njerëzore, me fjali të shkathëta dhe me ligjërime të përveçme për çdo situatë e karakter, me dhimbje për ndëshkimet e kohës dhe trishtim për çka njeriu prish vetë.

Ky është një libër që të frik dhe të iluminon. Jo gjithçka vjen prej “arsyes shtetërore”. Shumëçka vjen prej “arsyes patriarkale”. Njerëzit dhe ngjarjet janë në kornizë, por më pak kufij se në kohën e tyre.
“Nën qiellin e Prishtinës” është një ode, që i kushtohet një dashurie të flijuar.

Fati i Ljubas dhe Sadriut vërtitet nëpër kohëra. Flijimi i tyre s’mund të thuhet se i takon së shkuarës. Kjo i jep librit një vlerë jo vetëm dokumentare dhe letrare, por edhe ndihmesë në realitetet tona. Ndoshta kur Kosova dhe Serbia do të ishin dy vende fqinjë, historia e Luftës së Ftohtë do të mbyllet në arkiva dhe dashuritë do të jenë pa rekuiem, siç është libri i Duro Mustafait për dashurinë e Ljubas me Sadriun.

07.11.2007


*****





NE VEND TE HYRJES
Flete nga ditari i Sadriut
Prishtine, prill 1957

3prill
Kam bere nje hap te guximshem e te vegante ne jete: jam dashuruar me nje vajze te nje kombesie tjeter. Ajo eshte nje serbe, qe me duket se ka zbritur nga qielli dhe ndryshon aq shume nga te tjeret. Te pakten keshtu me duket mua. Se sa do vazhdoje kjo, nuk e di...

8prill
Sot ne mengjes, Bujari, nje miku im, qe ndoshta dinte per marredheniet e mia me Ljuban, pa fshehur deshperimin, me tha: "Ti Sadri, vellai im, kerkon t'u tregosh te tjereve se nuk i perket kesaj bote, ku jetojme, po asaj qe do te vije? Po, a do te vije nje kohe tjeter, me te veftete?"

- Natyrisht, per ata qe flene, s'ka per te ardhur kurre, - iu pergjigja dhe ai s'me foli me. Ne zemren e njeriut paska edhe zona te erreta qe duhen ndriçuar e ne nuk e dime. Por fjalet e mikut tim m'u futen thelle ne mendje, m'u duk sikur me tha: "Kujdes vella, ka raste qe dashuria dhe vdekja qendrojne fare prane..." Te jete ky, nje rast edhe per mua?! Zoti le te me ndihmoje.


9 prill
Sot, profesori serb, ne oren e historise na tha se "njerezit kane lindur per te qene te barabarte, keshtu ndodh edhe te ne. Por gjate gjithe historise ligjin e kane bere me te fortet..." Per te shtypur te dobetit? Kete profesori yne nuk e tha. Dhe une nuk e kuptova c'deshte te thoshte!

10 prill
Te ne ka raste qe kur dy njerez zihen e qellojne me gure njeri-tjetrin, te tjeret heshtin. Por kur mesojne se dy te rinj dashurohen, sidomos kur s'jane te nje kombesie, u hedhin gure prapa kraheve. Per ta thuren intriga, thashetheme, armiqesi. Ja pra, qe edhe dashuria ngjallka urrejtje!

11 prill
Perseri Miljutini nuk po me le te qete. Po studioja me vemendje shenimet "Mbi semundjet infektive", kur ai, pa trokitur fare, i dha shkelmin deres e u gjend ne dhomen, ku edhe flinim. Se bashku me te do te hynin ne dhome edhe avujt e alkoolit. Dukej qe kish pire. Fytyra i kish marre ngjyren e manushaqes e syte i cakerdisnin! Ndenji si nje statuje e heshtur para nesh, pastaj u shtri mbi krevat, ashtu siç ishte veshur, pa hequr as kepucet. Nxori nga xhepi gazeten "Borba" e nisi ta lexoje me ze te larte: "Degjoni, degjoni c/ka shkruar Dushan Mugosha... Degjoje edhe ti, me kupton?... Dhe e perqendroi veshtrimin tek une. "Ja, ja cfare thote: "Kosova eshte Serbi...!"
Nuk e shoh dot kete fytyre... Me eshte neveritur. Desha t'i jepja nje grusht ballit, por...

Një letër e padërguar

Desha t'i shkruaja nje leter babait tim, por qe nuk munda t'ia shkruaja kurre. Ai nuk e di te verteten e dashurise sime me Ljuben, se po ta dinte do te vdiste nga hidherimi. "Serbet s'na kane dashur e ne s'kemi pse i duam", - thoshte shpesh babai. Dhe ja, ketu ne qeline e burgut serb, ku me trajtojne si qenin ne zinxhire, te gjithe milicet me therrasin: "Shqiptar i ndyte", "irredentist", "kriminel"..., megjithese ne jeten time s'kam vrare asnje njeri e s'kam bere asgje te keqe!

Mos valle te kerkosh te jesh i lire, qenkerke "kriminel e tradhtar"?! Mirepo koloneli serb, Çedo Topalloviçi, here me te bute e here me grusht fytyres, me kerkon te kallezoj shoket e mi te "Beses Shqiptare". Per kete me dergon naten e diten xhelatet me shufra hekuri. Te tregoj shoket? Jo, kjo s'ka per te ndodhur kurre!

Tradhtia me duket me e tmerrshme se vdekja.

Desha t'i shkruaj nje leter babait dhe asaj nenes sime fatkeqe, tani qe vdekjen e kam prane. Por, çfare t'u them? Te shfajesohem se dashuria me Ljuben ishte e rastesishtme, e pamenduar mire? Apo t'u tregoj se ajo ishte nje vajze e rralle, qe nuk u ngjante serbeve e se me donte marrezisht? Apo t'u them ate qe me ther ne zemer: "Ljuba, ndoshta padashje, u be varri im?..."

Mund t'u shkruaj per gjithcka prinderve, atyre qe me sollen ne jete. Le te jene keto fjale pendimi, faljeje, dashurie, deshirash, qe shembulli im t'u sherbeje si mesim te tjereve! Dhe, me ne fund, te thosha: "Baba, me beso, edhe ne vdekje une mbetem djali yt, me gjak shqiptari". Kjo do te ishte edhe letra e fundit e imja, fjalet e fundit. Por tani nuk mundem... Eshte vone, shume vone....

Nga Ditari i Ljubas

Prishtine, 18 maj
Une jam 18 vjeçe dhe S. 21. Thone se keto jane vite te nje moshe te bukur, vite te rinise e dashurise. Dhe, pse te mos e them, jane edhe prag martese. Dhe une e kam vendosur: pas nje kohe edhe do te martohem. Do te bashkohemi perjete me S-ne, qofte edhe sikur ai te jete ne Hene. Po si e perfytyroj diten e marteses sime?... E veshur krejt me te bardha, me nje karafil te kuq ne dore. Ne dhomen e thjeshte lulet e shumta ngjyra-ngjyra dhe qirinjte e ndezur. Dhe dasmore te jene edhe nga "ne", edhe nga "ata". Dhe te kendojme e te kercejme se bashku. Ç'po them keshtu? Mos jam ne enderr? A do te ndodhe pikerisht keshtu?

21 maj
Sot ne mengjes, Jovanka, intrigantja dhe "Mbreteresha e thashethemeve", siç e therrasin, duke buzeqeshur tinezisht, me tha: "Ti, moj bukuroshe, ke prekur nje trendafil e ke nisur t'i marresh ere atij. Po, a nuk e di se trendafili ka edhe gjemba?..."

Me hipi gjaku ne koke, se e kuptova ku e kishte fjalen. Megjithate e mblodha veten e i thashe: "Proverbi qe me permende thote: Kujt i pelqen trendafili, nuk u frikesohet gjembave!" Dhe i ktheva shpinen "shoqes" sime cinike.

22 maj
Dashuria per S-ne ka bere qe tek une te ngjallet urrejtja! Kam filluar te urrej te gjithe ata qe perbuzin e fyejne dashurine tone. Eshte urrejtje qe lind nga dashuria?!
Per shume gjera te çuditshme qe ndodhin te ne, kam shume per te thene, por... Zoti me mbajtte gojen!...

23 maj
Dje, ne mbremje u takova me S-ne. U magjepsa nga shoqerimi me te e nga fjalet e tij. Por ne nje çast merzie nuk e di as vete pse i thashe: "Me beso S, nganjehere, me vjen keq qe jam serbe..."

Te yjen keq se je serbe? M'u pergjigj buzagaz:

Po c'do te thoshin ata qe jane rome, apo zezake? Dikur kam degjuar nga nje miku i babait tim, pjesemarres ne Lufte. Ai thoshte se lufta kunder fashizmit, siç pohohej atehere, do te na bashkonte me njeri-tjetrin, do te fitonim te drejtat tona, do te ishim te lire... Por, a ndodhi vertet keshtu? Dhe shprehte haptas zhgenjimin. Dhe per kete fajin ua vinte, me te drejte, serbeve.

Ata na konsiderojne "te ardhur", ne tokat qe jane tonat, na quajne armiq..." Por, keshtu do te vazhdojme, me armiqesira gjithe jeten? Duke shpallur edhe "dashurite e ndaluara"?!

Dashuria nuk eshte mekat. Kete e thone gjithe njerezit e ditur. Dhe keshtu duhet te jete, apo jo? S-ja lexon shume libra, studion shume. Dhe keto fjalet e tij ma ngrohen zemren. Ai vertet eshte nje djale i zgjuar e fort i ditur. Megjithate, ne jeten tone, shpesh shfaqet urrejtja, si nje perbindesh i tmerrshem, qe s'dihet nga kush e kur do t'i pritet koka.

25 maj
Ka disa muaj qe kam filluar te provoj per te qene poete. Thone, qe vajzat e moshes sime, shkruajne vargje, kur bien ne dashuri. Keshtu ka ndodhur edhe me mua. Ja, sapo m'u kujtuan vargjet e nje poezie qe e kam shkruar kohe me pare per vete dhe per ate qe dua marrezisht. Por edhe per nje tjeter, per njeriun misterioz qe me gjurmon. I ndiej hapat e tij, pas hapave te mia, edhe ne rruge, edhe te shtepia:

Se ç'me dhemb ne gjoks, nuk e di,
Çdo gje eshte shkruar nga Perendia,
Dhimbjen valle ta kem nga nje shpirtzi,
Qe si hije e erret ndjek hapat e mia...?!

Eshte i eg'er, vrastar, ku di une,
Me pergjon ndoshta dhe kur fle,
Emer te urryer ka: spiun,
Zemren te gezohet, nuk ma le.

Sepse une nje djale fort e dua,
Ndonese thone se s'eshte i gjakut tim,
Por, une s'pyes te tjer'et ç'thone per mua,
Koken te ma vene ne giotine.
Sy dhe zemer kam te dashuria,
Ata le te çmenden nga ligesia!

Kur i perfundova keto vargje, te them te drejten edhe u dridherova nga frika, se mos u bien ndonje te ligu ne dore, e pastaj... Por prape mendova: "Do ta ve friken ne gjume, qe te mos zgjohet, e te mos me shqetesoje. Por, a do te mundem?

6 tetor
S-ne e kane arrestuar, e kane torturuar e padyshim qe e kane gjakosur. Ai, ne prag te vdekjes e une, ne prag te çmendurise. Diten veq qaj, naten zgjohem nga gjumi e therras: "Une kam vrare nje njeri, vrava dashurine time..."

Mami dhe babi, qe e dine çka ndodhur me kosovarin tim, i degjoj tek flasin edhe ata, ne dhomen prane meje: "Vajza po na çmendet... Ajo ka per te vrare veten... Po ne, ku te mbytemi?..."
Po une nuk dua t'ia di per ato qe thone. Di qe kete ata e prisnin prej kohesh. Dhe tani, shtepise sone i ka rene zjarri dhe mallkimi... Dhe prinderit e mi jetojne me dhimbjen e pergjegjesise se tyre...

KREU I PARË

I arratisuri

Ndoshta s'do te kisha shkruar asnje radhe dhe patjeter, qe s'do t'i isha vene perfundimit te ketij libri, sikur ngjarjet te mos ishin aq prekese e tronditese. Njerezit per te cilet flitet, kane qene te rinj. Dhe rinia i ka te gjitha: guximin per te dale nga "kafazi" i hekurt, etjen per te qene te lire, endrrat e bukura, deshirat e patreguara, gezimet e brengat dhe ate ndjenjen e holle e delikate, qe ne gjuhen shqipe shprehet me fjalen dashuri. Ishin keto trokitje te forta ne mendje, qe percillnin rrefenja me aq te papritura, dramatike e tragjike, qe hynin ne ndergjegjen time e s'po me linin te qete. Ato kerkonin te shperthenin e te dilnin ne drite, bashke me jehonen e tyre. Dhe keshtu bera. I thirra kujteses qe te me ndihmonte, per te mos me shpetuar asgje nga ato qe kisha degjuar e perjetuar. Dhe filli i ngjarjeve per te cilat po shkruaj, ka nisur ne ditet e shtatorit, aty nga fundi i viteve '50 te shekullit qe sapo u largua...

* * *

Shtatori kish ardhur ne nje qiell te murrme e me re te dendura qe leshonin hera-heres shiun e imte, qe na bezdiste. Ne nje nga keto ditet pa diell, nje djalosh, disi i veçante nga te tjeret, me nje valixhe druri ne dore, do te hynte ne porten e madhe te konviktit te Shkolles Pedagogjike te Elbasanit. Ishte nje truplarte 17-vjecar, me nje fytyre rrumbullake, ku i shkelqenin dy sy te kalter dhe ajo buzeqeshja e kendshme. Kishim dale ne oborr, pas pushimit te shkurter te drekes.

Dhe veshtrimi u drejtua tek i porsaardhuri. Ai na pershendeti me nje "Tungjatjeta!", pastaj pyeti: "Ku ashte Drejtoria?" Dhe si mori pergjigjen, iu ngjit shkalleve qe te gonin ne zyren e drejtorit. Ne nisem te peshperitnim: "Cili te jete valle ky "nxenes i vonuar?"" Mesimet kishin filluar afro dy jave me pare. Nga dialekti e kuptuam qe ishte verior. Ne ditet qe do te vinim do t'i qendronim gjithnje e me prane. Ishim kureshtare te dinim cili ishte e nga vinte. Vone mesuam se ai ishte nje kosovar, "i arratisur nga Jugosllavia", se serbet i paten vrare babane dhe, se, ate e quanin Sokol. Kjo na e ndezi edhe me shume kureshtjen.

"I arratisur nga Jugosllavia?!"

Shpejt fantazia jone prej te riu nisi ta parafytyroje ate me pamjen e heroit, qe kish kapercyer telat me gjemba, midis plumbave, qe ish kacafytur me serbet e qe mund te kish mbetur edhe i vrare. Por Zoti, apo dikush tjeter, e kish shpetuar e ai gjendej i gjalle, ja, ketu para nesh.

Sokoli qe i pari i ardhur nga "pertej kufirit", qe do te ulej me ne ne sallat e studimit dhe ne bankat e shkolles. Tanime do te jetonim se bashku me ate "njeriun e rralle". Kjo na bente te shpresonim se nga goja e tij do te degjonim gjera interesante, te çuditshme, te frikshme, apo te bukura. Kureshtja ishte jo vetem instikti i moshes, por edhe shprehje e patriotizmit dhe e ndjenjes sone kombetare, qe na bente te ndiheshim te gjithe shqiptare.

Prandaj kosovarin do ta rrethonim me dhimbshurine e dashurine tone. Deshem te hynim ne shpirtin e tij, te zbulonim te fshehta qe nuk i dinim nga ajo bota e mistershme, qe ne e quanim "sketerra titiste". Dhe, natyrisht, te degjonim te na fliste per familjen e shoket e tij.
Por Sokoli i kishte fjalet e pakta. "çdo t'u them me shume, more vellazen". Ja... Dhe tregonte shkurt, se ishte "shqiptar prej Kosove"... Se e "donte Shqipnine". E "atje nuk jetohej", e se kish ardhur ketu, te "vellaznit, por me mesue te Nanemadhja".

Ca thoshin se Sokoli eshte natyre e qete dhe e ndrojtur. Te tjere pohonin: "Ka frike te flase, ndoshta keshtu e kane porositur", pa permendur se e kujt ishte porosia. "Te heshtesh, kur vjen nga nje "bote tjeter" e kur ka kaq gjera per te thene? Sic. dukej, Sokoli dyshonte... Dyshonte edhe te vetja, se mos thoshte ate qe s'duhej...

Tani vertet e ndjente veten te lire, po kish kuptuar se edhe liria paskish kufij, qe s'duhen kapercyer! Dhe na dukej, se kosovari ishte si ai zogu i vogel, qe kerkon te fluturoje po ka frike, se krahet i ka te dobet e ndihet i pafuqishem. Ai e donte lirine, por edhe kish frike prej saj. Ne ate kohe, gazeta "Zeri i Popullit" shkruante edhe per "spiune" e per njerez qe tradhtonin vendin e tyre. Po permendte edhe emra diversantesh qe vinin nga jashte te armatosur. Kish lexuar, apo i kishin thene Sokolit per keto, kjo nuk dihet.

Po bandat e armatosura, qe donin te rrezonin Qeverine e Enver Hoxhes dhe ata agjentet e maskuar si "te persekutuar" nga Titoja, por qe mblidhnin informacione kunder Shqiperise, per te cilat shkruante gazeta, duhet ta kishin vene ne mendime. Ai vertet nuk ishte i tille dhe s'kishte te bente me ta, por e ndjente se Sigurimi i Shtetit vigjilonte, pergjonte... "Edhe muret kane veshe", edhe "fjala fluturon" e mund te shkoje tek ata qe s'na duan, do te me thoshte me ze te ulet nje dite, pas disa muajve, kur une e kisha bere mik.

Ne i qendronim prane njeri-fjetrit dhe ai do te besonte te mua. "E kupton vella, kam lene nje pjese te familjes se mbetur "atje" dhe serbet mund te bejne c'te duan me ta..." Kur ish larguar Sokoli nga fshati, vetem nenes i kish treguar se do te shkonte ne Shqiperi. Po e kish porositur te rrinte e heshtur. Dhe po ta pyesnin: "Ku e ke djalin?", te pergjigjej: "Nuk e di ku eshte zhdukur...!" Ai e ndjente se edhe spiune te UDB-se mund te gjendeshin ne Shqiperi.

Ata mund te informonin edhe per te arratisurit nga Jugosllavia, ku gjendeshin e me se merreshin. Dhe po ta merrnin vesh te verteten, kjo rrezikonte familjet e tyre, qe mund te internoheshin, ose te vriteshin. Keto mendime te frikshme doemos qe e benin te mos ishte i qete. Po me teper e turbullonin fjalet se edhe Sigurimi Shqiptar vezhgonte e pergjonte çdo te dyshuar qe vinte nga "pertej kufirit".

Dhe ai ishte njeri prej tyre.

Keshtu do te kalonin muaj te tjere e une do te gjendesha ne prag te matures. Me Sokolin ishim bere miq te ngushte. Madje, shpesh, ai do me therriste, jo me emrin tim, por shkurt: "Vella".

.....
Dhe, me gjithe friken qe ndjente nga ndonje e papritur, kish nisur te me hapej. Njeriu i mire, qofte edhe ne rrethana te veshtira per te, e ndjen nevojen e nje miku. E ka te domosdoshme t'i zbuloje te fshehtat e jetes se tij, sidomos kur ajo ka digka interesante dhe shuan kureshtjen e te tjereve. Por kete s'mund ta beje me te gjithe. Veçanerisht, ata njerez si Sokoli, qe vleresoheshin si "tipa te mbyllur", eshte e veshtire te zbrazin zemren. Per kete duhet kohe, duhet mirebesim.

Dhe ja, ne nje dite pushimi, siç ishte e diela, ne do te rrinim se bashku e ai do niste biseden:

- Vella, do te te them diçka. E kam kuptuar se edhe ti kerkon te dish per mua, me shume sesa te kam treguar...Une kam braktisur vitin e dyte te gjimnazit te Pejes. Se atje, pas vrasjes se babait, me gjurmonin. Nuk jetohej dot. Arrestime, pushkatime, çdo dite... Por, sapo mberrita ne Shqiperi, me çuan ne nje kamp pune, ne Llakatund te Vlores, bashke me kosovare te tjere... Deshen te verifikonin kush isha dhe pse kisha ardhur. Nesje, pune e tyre! Moren te dhena, me "shoshiten"... Dhe kur mesuan te verteten, se cili isha, me dhane te drejten e shkollimit. Tani, si me shihni, jam i gezuar, se gjendem midis vellezerve te mi, ne shkolle. Ky ishte edhe qellimi im, te studioja...

- Ne ato vite, kujtimet tona per shkollen, do te shfaqeshin te lidhura ngushte edhe me jeten e atij qyteti te lashte, qe emrin e kish marre nga historia. Do te na fikesoheshin Kalaja me mure te larte dhe ato bimezat e gjelbera, qe vishnin trupin e saj. Kodrat e Krastes, qe dimrit leshonin furine e re'rave te acarta e dridheronjese. Dhe ai lumi rebel, Shkumbini me Zaraniken fatkeqe, qe kur shperthente nga shtrati, rrembente gdo gje qe gjente perpara. Pastaj do te vinin me radhe kinemaja, libraria, ambulanca dhe fusha e sportit. Dhe nuk do te na shlyheshin nga kujtesa, rruget e rrugicat qe te çonin ne shtepite perdhese me oborret plot limona e portokalle, aq karakteristike per Elbasanin.

Pa harruar kodrat me ullishtet e pafundme. Por, per ne do te ishin te dashur, mbi te gjitha, njerezit e mire te atij qyteti: te thjeshte, te filter e mikprites. Ata, qe me gjithe varferine, per "normalistet", siç na quanin, ishin gati ne çdo çast te hapnin dyert e shtepive dhe zemren bujare. Keshtu, permes zerave zhurmelenese dhe qetesise, me veshjet tona te lehta edhe ne ditet e ftohta, me buken e racionuar dhe ushqimet e pakta, do te ecnim ne jete, te frymezuar nga endrrat e bukura rinore, per nje te ardhme me te mire. Dhe bashke me ne, do te ecte i vendosur edhe djaloshi nga Kosova, qe kish hyre aq papritur me jeten e tij edhe ne jeten tone.

- Vella, - do me thoshte ne nje nga ato ditet e nxehta te korrikut, - edhe sa dite te mbeten? Po, edhe pese. Shiko, i kam numeruar. Pas nje jave, ti do te na thuash: "Lamtumire, shoke, lamtumire, shkolle...!


Vertet per mua kish mbetur edhe nje provim, ai i fundit te matures. I thashe: "Sokol, edhe sikur ne maje te maleve te sherbejme, ne do te takohemi nje dite."

- Mire, mire, po hajt te shkojme te sheshi i Kalase, le te pushojme pak.
- Konvikti me kalane, gjendej fare prane. Ketu, ne nje vend te qete, te ulur ne dy trungje pemesh, te prera, ne do te bisedonim, si dy vellezer.

Dhe lemshi i mendimeve do te shthurej e do te perhapej te cdo gje qe na shqetesonte: Te moti, qe atij viti kish ardhur me nje vere te thate e te nxehte, te jeta ne konvikt dhe ndarja nga shkolla. Thuhej se Ministri i Arsimit pat dhene nje urdher te prere: "Te gjithe konviktoret qe mbarojne shkollen, do te sherbejne ne Veri. I kemi mbajtur me buke, - kish thene ministri, - dhe ata duhet te sherbejne atje ku ka nevoje Atdheu! Ne Veri nuk kemi shkolla, se s'kemi mesues. Atje do te shkojne". Po Sokolit nuk i bente pershtypje ky urdher. Per te, mbarimi i shkolles ishte ende larg. Pastaj, "S'ka gje, vella, edhe atje jetojne njerez", - do te me thoshte, si per te me larguar nga çdo fije shqetesimi. Po biseda do te perqendrohej edhe te Kosova. Si mund te rrinim pa folur per te? Ajo per ne qe here tema e zemres.

- A ke marre ndonje lajm nga familja, - e pyeta me medyshje, se s'desha ta lendoja.
-Jo! - me tha.
- Dhe me ka marre malli shume, sidomos per neneloken. Per motrat e vellaznit. Nuk di si jetojne, ne mos po...Dhe syte iu perloten.

Qendruam keshtu te heshtur, perballe njeri-tjetrit, per disa gaste. Pastaj ai, sikur te zgjohej nga nje enderr e frikshme, do te niste perseri biseden.

–E di, vella, ju e kini te veshtire te besoni se sa vuan populli i Kosoves. T'i ndalosh tjetrit te flase gjuhen e nenes, ta vrasesh ne rruge, ne shtepi e ne pusi, vetem se eshte shqiptar, po kesaj q'i thone?!

Jo, o, ju e kini te veshtire! Duhet ta jetosh, qe ta besosh..! Qendroja i heshtur perpara nje djali 17-vjeçar si perpara nje mesuesi. Ne ato vitet e rinise sone, kishim lexuar e degjuar pak gjera per Kosoven. Dinim qe ajo ish krahine shqiptare, qe banohej nga shqiptaret, vellezerit tane te nje gjaku e te nje gjuhe. Dinim edhe se atje jetonin njerez te varfer, edhe pse tokat ishin shume te pasura me hekur, plumb, qymyr, nikel, zink e flori...

Thuhej se me kete pasuri mbahej ne kembe Jugosllavia. Po Kosova permendej edhe per pyjet e shumte e ujin e bollshem e te rralle. Dhe historine e Kosoves do ta lidhnim edhe me Dardanet, per te diet krenoheshin kosovaret, se ashtu si ne, ishim pasardhes te ilireve trima, qe ne kohen e tyre, kishin bere histori e kishin hyre ne histori.

Po bota kosovare na shfaqej here e afert e here e larget, megjithese me te na ndante vetem nje vije kufiri. Ishte e afert, sa here qe gazetat do te shkruanin faqe te tera, me masakra, shkombetarizime, dhunime, burgosje e vrasje te barbareve serbe, ndaj vellezerve tane kosovare. Ishin ngjarje tronditese, te papara ne Evrope, sado qe Evropa flinte e nuk leshonte asnje ze proteste.

Dhe per ne, Kosova do te na dukej e larget, kur kambanat e pergjakura te alarmit pushonin, qofte edhe per nje kohe te shkurter. Por, kosovaret nuk pushonin luften e tyre... Ngriheshin ne demonstrata, greva, perleshje me arme... Ne keto raste, ata kishin nevoje per ndihme. Po, ne çmenyre? Shqiperia jone e vogel ishte vete e pafuqishme dhe pa mbeshtetje. Historia, qe na kish denuar ne vitin 1913, me ndarjen nga trungu ame, te gjymtyreve te saj, mbetej ajo e 50 viteve me pare. Nje komb i ndare ne parcela.

Me nje Kosove te pushtuar e te skllaveruar. Ishim njerez te nje race te lashte, te njohur per mençuri e trimeri, por qe nuk takoheshim me njeri-tjetrin lirisht.

Nje perde e hekurt dhe telat me gjemba na kishin ndare... Dhe ja, fati kish prure te ne njerin prej atyre te "pertej kuflrit", Sokolin. Dhe ne na dukej, se me te kishim zbuluar Kosoven... Por djaloshi nuk po e zbulonte veten. Nganjehere ishte kaq i vetmuar, sa te krijonte pershtypjen se deshironte te rronte me vetveten.

Sokoli heshte, si kalaja me muret e vjeter qe kishim prane. Por une nuk heshtja dot. E pata pyetur disa here: "Mire per veten tende qe s'flet, te pakten na fol per te tjeret...

" E pashe me sy te perlotur e ne çast me erdhen nder mend fjalet e nje njeriu te ditur. Ai ka shkruar: "Jeta te buzeqesh edhe kur i ke syte me lot..." la permenda Sokolit keto fjale.

Desha t'i largoja trishtimin, t'i ndizja nje shkendije shprese, se do ta shikonte Kosoven e lire e do te jetonte i lumtur ne familjen e vet. Ai e kuptoi. Buzeqeshi, me hodhi doren ne sup e nisi te flase me nje ze te dridhur, qe s'ngjante me zerin e tij.


....

-Degjo,vella, do te te tregoj per nje familje kosovare, per fatin e saj, qe eshte edhe nje plage per mua! Per familjen e Veli Krasniqit. E kemi pasur fqinj. Dy djemte e tij, Liridonin e Sadriun i pata shoke. E gjithe familja prej 8 pjesetaresh, madje edhe te vegjelit, provuan qelite serbe! Nje pjese edhe i vrane.

Vrane bace Veline, por edhe Sadrine. Sadriu ishte i shkolluar. Mbante edhe ditar. E kam fshehur e ruajtur ditarin e tij e me te fshehurazi kalova kufirin..."Ditar?

Ditar i nje te vrari nga serbet? Do te jete interesante, mendova..."
Dhe ne Qast i thashe: -Sokol, do ma japesh ditarin ta lexoj?

-Oh, me vjen keq, se te ty kam besim, por tash per tash nuk te jap asgje... Ti me kupton? Aty ka gjera te fshehta, emra njerezish, ngjarje intime. Do te te them edhe dicjca tjeter: ne ditar flitet edhe per dashurine e Sadriut me nje vajze serbe... Oh, sa s'dua t'ia kujtoj emrin.

Ishte gjarper ajo, nuk ishte njeri...! Dhe u be varri i tij...

Keto fjale te Sadriut, ma shtuan kureshtjen e me nxiten fantazine. Nisa te mendoja, çjfare mund te kete here ajo vajza serbe qe ai e quajti gjarper? Po Sadrine Q'e lidhte me te? Dashuria? Ndoshta, ndonje dashuri si ato qe kemi lexuar ne libra, ku gershetohen kurthet, intrigat e perfundojne ne gjak?! Isha bere i paduruar. Desha te dija ndonje gje nga kjo histori qe, siQ duket, duhet te kete qene e dhimbshme e tragjike. Po Sokoli nisi te hedhe hapat ne drejtim te shtegut te kalase. E une mbeta me shpresen se nje dite do t'i mesoja te gjitha...

Po afronte orari i darkes. E ne do ta linim sheshin e Kalase. Ne ditet qe do te vinin do te perfshiheshim ne ethet e provimit.

* * *

Dhe dita e ndarjes erdhi. Nje ceremoni e thjeshte e mbarimit te matures, dhe te perqafuarat e fundit edhe me Sokolin. Me te u ndava nje mengjes te kthjellet e plot drite. Me vete mora premtimin, qe kur te takoheshim, do te kisha ne dore edhe ditarin e Sadriut.

Pas disa muajsh, une do te vazhdoja studimet e larta ne Tirane, kurse ai, vitin e trete te Normales.
Keshtu do te kalonin vitet. Dhe jeta qe na kish bashkuar, tani na kish ndare. Isha i interesuar te dija ku ishte Sokoli, por asgje s'kisha mesuar per te. Gjersa nje dite mesova se edhe Sokoli, pasi kish punuar per dy vjet mesues ne fshat, kish filluar e mbaruar Universitetin e Tiranes e sherbente si mesues i biologjise, ne nje nga shkollat e Fierit.

Vetem pas shtate vjetesh do ta takoja ate. Ne kafenene me te madhe te qytetit, ne do te zinim nje tavoline, ne nje vend te qete, larg zhurmes. E pyeta per familjen. Me tha se dikush nga ata, qe kish ardhur "prej andej", e kish vene ne dijeni se edhe nenen e kishin arrestuar. "Kerkonin te dinin ku gjendesha une..."

Pastaj fjala do te binte te ditari.
- Ti me ke premtuar, - i thashe.
- Po, ke te drejte. Tani eshte koha, se sic, thone: "Ka kohe per te heshtur, ka kohe per te folur". A me pret pak? Ja, ketu afer e kam shtepine. Do te te ftoja qe kafene ta pinim ne shtepi, por gruaja eshte ne pune. dhe s'kam njeri tjeter.

A don te te jap nje sihariq? Gruan e kam nga Elbasani, bashkenxenese.
Ty mbase s'te kujtohet, e quajne Ramije
- Jo, s'me kujtohet, se ju ishit dy vjet me poshte
- Nejse, te lutem, me prit pak, erdha!

Dhe ai erdhi, me solli ate per te cilin, isha bere aq kureshtar.

- Mire, mire, po me nje kusht: Te mos shkruash per familjen time! Ja, shkruaj per familjen e Veli
Krasniqit. Per ate te kam treguar, shkruaj edhe per dy djemte e rritur te tij, per Sadriun dhe Liridonin.
I premtova se ashtu do te beja. Tashti isha i bindur qe me tregimet e Sokolit dhe ditarin e Sadriut, mund te shkruaja nje novele.

Dhe nisa te hidhja ne leter ngjarjet, faktet, personazhet...


KREU I DYTË


"E fshehta" e nje letre


Liridoni, nje nga te tre djemte e Veli Krasniqit, shpesh do te binte ne mendime, e do te kujtonte se ç'i kish ndodhur babait. Ish nje ngjarje e papritur, e çuditshme dhe e dhimbshme. Familja e tij, ne ate fshatin e vogel afer Prishtines, jetonte si gjithe' te tjerat. Kishin nje cope toke, dhjete koke bageti dhe konaket qe trasheguan nga gjysherit. Babai punonte aren qe nga mengjesi ne mbremje. Nena dhe dy motrat e rritura e ndihmonin Liridonin, me femijet e tjere shkonin ne shkolle dhe, si te gjithe femijet, kujdeseshin edhe per bagetite. Po ata paten edhe nje vella tjeter, Sadrine. Ai vazhdonte shkollen e Medicines, ne Prishtine. Veli Krasniqi thoshte:

"Do te bejme si do te bejme, buke e qepe do te hame, po djalin nuk e le pa shkolle". Ai do ishte mjeku i pare ne fshatin me kater lagje, ne nje prej te cilave jetonin serbet. Ata kishin ardhur vone e, me para e dhune, qene bere pronare te tokave me pjellore.

Ne kete fshat te banuar thuajse teresisht nga shqiptare, "te ardhurit" do te mbeteshin edhe "bumja me sahat", edhe "molla e sherit dhe e grindjeve".Vendasit, ata nuk do t'i quanin vendas, por "myslimane", "shqiptaromedhenj", qe syte i mbanin nga Shqiperia, dhe ajo ishte vendi i tyre, shteti i tyre, atje le te shkojne!

"Ketu i thone Serbi", do te kercenonin serbet. Dhe keto kercenime do te' beheshin haptas, sidomos ndaj familjes se Krasniqeve. Ata e dinin qe bace Veliu kish luftuar kunder bandave te serbomedhenjeve, qe me trembedhjeten, e qe trumbetonin se Kosova, e nje pjese e Shqiperise, ish e tyre. Ata e dinin se gjate Luftes se Dyte Boterore, kur partizanet e Brigades V Sulmuese shkelen tokat e Kosoves, Veli Krasniqi shkoi e u bashkua me ta. Luftoi me ta ne nje llogore, gjersa edhe u plagos ne Rogove nga çetniket.

E, se nje vajze labe, bashke me dy te tjere, e paten shpetuar nga vdekja, duke e ngritur ne krahe. Ne ato dite partizanet shqiptare te Brigades V do te marshonin drejt Suharekes, ne Cerrnaleva, Dobranje-Lipian-Konjuh-Vuçitern, e 28 Nentorin e 1944-es, Diten e Flamurit, do ta festonin ne Prishtine.

Veli Krasniqi, edhe ashtu i plagosur, nuk ish ndare nga Brigada. Po serbet dinin per te edhe diç tjeter, nje kusheri i se shoqes, qysh para lufte, jetonte ne Shqiperi, e hera-heres dergonte edhe ndonje leter. Nje leter e tille do te behej nje dite edhe "shkak" burgosjeje, torturash... UDB-ja e kish censuruar letren. Kur korrieri i katundit e solli ate ne shtepi, Liridoni i hodhi nje veshtrim te shpejte zarfit, vules dhe pulles postare. Po, ish nje leter e ardhur nga Shqiperia.

Ne pulle qe stamposur fytyra e Skenderbeut...
Ne mbremje, prane vatres, Liridoni ish duke lexuar letren, kur dy milice, shoqeruar nga nje civil do te hynin me rrembim ne shtepi. Kjo ishte krejt e papritur. Veli Krasniqi u ngrit ne kembe e u tha: "Ne kete menyre hynin ne shtepira vetem cubat..." Te shikoje si u xhindosen milicet. Ata uleriten, shane e bertiten. Dhe ishin gati ta vrisnin njeriun, qe ish treguar aq guximtar...!



Civili, qe me siguri do te ishte nje nga ata te UDB-se i rrembeu nga dora letren Liridonit e skermiti dhembet:
- Kjo eshte ajo letra?
- Cila leter?
- Ah, nuk e ditkeni? Letra nga Shqiperia... Ajo qe u jep udhezime per te rrezuar pushtetin...
- Ne nuk e kemi lexuar ende gjer ne fund!
- Marsh perpara, se do te ta lexojme ne, atje ku duhet! Lidheni te poshtrin! - Gruaja dhe femijet e Bace Veliut u tronditen. E pane tek e terhiqnin ate zvarre, gjersa kaptuan pragun e deres. Çane erresiren e nates... Pastaj do te degjonin vetem te lehurat e qenve, qe i shoqeruan gjer ne te dale te fshatit...
Ate nate, ne shtepine e Krasniqeve, asnjeri nuk mbylli sy.

Gruaja, megjithese s'kuptonte asgje te keqe nga permbajtja e letres, i binte kokes me grushta e shkulte floket, ngaqe kujtonte se faji ish i saj, se letren e dergonte kusheriri.

Njezet dite e njezet net qendroi bace Veliu ne nje qeli te erret, ku edhe ne mesnate, e ngrinin per ta marre ne pyetje e per ta torturuar. Pastaj erdhi ne shtepi. Ish bere sa mezi njihej. Pa do tregonte ç'kish hequr e vuar. "E dini pse me arrestuan? Ja, per ate kusheririn qe jeton ne Durres! Me pyeten Ç'dija per te, se UDB-ja, gjoja kishte te dhena qe ai ishte agjent i Sigurimit Shqiptar".

Pastaj me komentuan letren: "Po me hallet e jetes si ia qoni?... Mos u ligeshtoni, djemte u jane bere burra...! Ne kemi nje fjale te urte qe thote: "Detari i mire, ne furtune njihet"". Ata zoterinjte e Prishtines kishin shpjeguar, se kusheriri me fjalen "furtune" donte te thoshte kryengritje. Dhe se meqe "djemte jane bere burra", nuk duhet pritur... Duhet organizuar kryengritja.

.....

Komente te tilla ata do t'u benin edhe fjaleve te tjera si: "hallet e jetes", "mos u ligeshtoni"... e te tjera. Por, kuptohet, te gjithe keto ishin sajime, per ta futur ne burg.
Ne Prishtine, ate e kish pyetur vete kryetari i UDB-se, Qedo Topalloviçi.
- Si te quajne? - i paten thene qe ne fillim.
- Veli Krasniqi!
- Veli Krasinovic, keshtu thuaj, derr...!
- Po mua, ashtu me therrasin.
- Pusho, se...
Dhe, udbashi kish nxjerre revolverin e tyten ia kish drejtuar te koka. Dy oficere qendronin ne kembe per çdo te papritur. Jashte qelise, ne korridor, degjoheshin vetem ecejaket e rojes.
- Ti ke edhe dy djem te tjere te rritur, po ata si i quajne? - Pyeti perseri shefi, kesaj here me nje ton me te zbutur.
- Njerin Sadri, tjetrin Liridon.
- Liridon? Pse, kur ju ka munguar liria, kete doni te thoni? Po ne u mbajme me buke, ketu, ne tokat tona!
- Ne keto toka kemi lere-, zoteri... Ketu kane lere edhe gjysherit e stergjysherit tane...
- Si the, si the? Politiken e terroristeve, ate te shqiptaromedhenjeve, po na ben edhe ketu, mor derr i felliqur? - Ish xhindosur perseri shefi. Nderkohe te dy oficeret, qe qendronin ne kembe, iu sulen me shkelma e grushta viktimes se tyre. Ai ra ne toke, por duke u lekundur u ngrit perseri. Qendroi ne kembe, ashtu me fytyren mbuluar gjak.
- Tani do te na thuash, kush ua ka vene emrat djemve?

- Babai im!
- Po babane tend, si e quanin?
- Skender.
- Skenderbe, thuaj...! Dhe ta dish mire se,
Skenderbeu eshte serb, eshte i yni.
- Keshtu them dhe une, eshte i yni!
- Ti, po tallesh? Kush ta ka mesuar kete genjeshter, se "eshte i juaji", apo ai djali qe studion ne Prishtine? Po edhe atij do t'i vije dita, edhe ai do te gjendet nje dite ketu. Ta dish, keshtu do ndodhi.
- Zoteri, beni çkeni per te bere me mua, djalin lereni ne pune te vet, ai s'perzihet ne politike...!
- Ate e dime ne! Tani lidheni te poshtrin dhe çojeni ne vendin qe dini! - iu drejtua shefi te dy oficereve.
Ata e lidhen e duke qelluar me shkelma e nxoren nga qelia per ta drejtuar ne dhomen e torturave.
Tri jave tmerri do te kalonin e ai do te lirohej "me kusht", me kusht qe te tregohej "i urte", te mos perzihej me ata qe nuk e donin Serbine. Dhe i kishin vene njerez prapa ta pergjonin...

KREU I TRETË


Jeni i arrestuar...


Kish hyre stina e veres. Djali i Veli Krasniqit, Sadriu, qe kthyer ne fshat. Provimet i kish dhene suksesshem dhe tani e priste puna ne are. Po e priste edhe nje' ngjarje e gezuar. E motra e tij, Shqiponja, do te martohej pas dy javesh. Per dhendrin, Shpendin, kish degjuar fjalet me te mira. Ai, jetonte ne nje fshat prane "Kodres se diellit", fare afer Prishtines. Ish njohur edhe ai me te, ne nje nga ato demonstratat qe benin studentet "per lirine e gjuhes shqipe", "per nje autonomi te vertete te Kosoves", ku degjoheshin edhe parullat: "Kosova e lire", "Kosova Republike"!

Por, Sadriu gezohej edhe per ate, qe motren, qe e deshte aq shume, do ta kishte afer. Keshtu kalonin ditet, permes punes ne are dhe pergatitjeve ne familje, per dasmen. Dhe ajo dite erdhi. Ishte nje dite e bukur me diell. Oborri i shtepise qe mbushur me dasmore. Gjemonte daullja, sazet e kenget, çifteli, aq sa jehona e tyre ndihej gjer pertej ne lagjen e banuar nga serbet.

- Çfare ka ndodhur?
- Albancit paskan dasme?
- Dhe do te kalojne ketu, ne rrugen tone?
- Mire, mire..., te shohim si do t'u dale nusja! -
thoshin serbet me percmim.

Megjithese shqiptaret nuk e nxisnin armiqesine, serbet e ushqenin ate, ushqenin urrejtjen e perbuzjen per çdo gje qe ishte shqiptare.
Ish tradite qe, kur vajza te martohej, te' percillej te burri me flamur. Keshtu do te dilte nga pragu i shtepise se babait, edhe Shqiponja. Por, vargut te gjate te krushqve, do t'u dilnin ne prite serbet.

- Hiqni flamurin!
- Ky eshte flamuri i Shqiperise!
- Ç'kerkoni ju me te, Shqiperine e madhe?
Po kush mund ta hiqte flamurin? Nje turme e çakerdisur serbe qendronte perballe flamurit, por edhe perballe atyre burrave te tri lagjeve te fshatit qe ishin bere te tere dasmore?!...

A do te pranonin keta qe flamuri i tyre te shkelej nga kemba serbe?

Ishin çaste provash te veshtira, tendosje nervash... Nje beteje fjalesh qe mund te kalonte ne gjakderdhje. Gjak ne dasmen e se bijes? Oh, jo, kete nuk do ta deshironte kurre Veli Krasniqi! Kete nuk do ta deshironin as bashkefshataret e tij. Po ç'te besh, kur dikush te pret rrugen?

Nje perfaqesi pleqsh, te urte e te mençur u munduan te hynin ne bisedime. Te shpjegonin se ne kete rruge kane kaluar dhe te paret e tyre, e se per ta nuk kish rruge tjeter... por nga kampi kundershtar, si pergjigje, do te vinin sharjet, kercenimet, ofendimet. Se ata nuk i kishin bere llogarite vetem.

Pas pak minutash do te vinte nga Prishtina nje kamion me milice te armatosur. Tani banoret serbe, kishin marre zemer, ishin bere me te shumte ne numer, me te eger. Dhe kenget e dasmoreve, qe nuk pushonin, do te perziheshin edhe me krismat e armeve.

....

.....

"Ky eshte "bashkim-vellazerimi" juaj, zoteri? Per kete flisni?..." Me keto fjale i ish hedhur ne gryke nje milici, Bujar Drini, nje nga trimat e fshatit. Milici i drejtoi armen, po ne ndihme te shokut te tyre do t'i vinin dhjete-pesembedhjete te rinj te tjere. Milicet u terbuan, se ndodhi ajo qe nuk e prisnin. Te gjithe u gjenden brenda nje rrethimi qe pati vetem nje rrugedalje:

Te largoheshin, t'ua mbathnin kembeve. Dhe ashtu bene... Duke shkrehur armet ne ajer, ata moren rrugen drejt Prishtines. Te tjeret, grupi i banoreve serbe, do te niseshin menjehere pas tyre... Kjo i qetesoi njerezit, daullja dhe kenget u gjalleruan. Dhe nusja me flamur, do te shoqerohej nga disa qindra banore te fshatit, gjersa te hynte ne oborrin e konakeve te dhendrit.

Po milicet serbe, nuk do ta harronin ate qe u ndodhi, turpin qe moren me vete. Dhe, pasi kaloi vetem nje jave, ata do te vinin perseri ne fshat, fshehurazi dhe naten, per te bere arrestime. Tete nga djemte me te mire do t'i qonin te lidhur ne burgun e Prishtines. Ato dite, vetem per burgjet serbe dhe djemte qe vuanin ne to, bisedohej. Qarkullonin mendime nga me te ndryshmet. Kish nga ata qe thoshnin "Njerez jane keta? Me ta nuk mund te jetohet!".

Te tjeret shtonin: "Ku te shkojme?..." Po serbet kete kerkonin. "Te ikin, te ikin allbancit, te shkojne ne Shqiperi, ne Turqi..., le te vene ne Afrike, a Amerike e ku te duan..., veç. te ikin, pa kthyer koken mbrapa...!" Dhe, ndonese kish nga ata, qe per t'i shpetuar burgut e vrasjeve, kishin marre rrugen e mergimit, numri i tyre qe fare i pakte.

Po Veli Krasniqi me te tjeret as qe e shkonin ndermend nje gje te tille. E ku mund te shkuleshin nga toka ku kane lere? Ata ishin si lisat e larte, me rrenjet e thella ne toke, qe vetem sepata mund t'i priste e largonte.

Dhe fshati do te bente nje jete te trazuar. Mes shqetesimit te puneve te renda, do te degjonte edhe per mandatat e djemve te mbetur burgjeve, per te tjeret, qe niseshin ushtare e u dergoheshin prinderve kufoma ne arkivole te mbyllura. Shoqeruar me nje leter te shkruar shkurt:

"Biri i juaj, ushtari... ka vrare veten..."

Po Sadriu, c'bente ne fshat ne ato dite vere, ku kish ardhur per pushime? Ai veshtire se i gezohej diellit te bukur dhe kopshteve te gjelber. As lendinat ne bjeshke e ujevara qe bente te shperthenin ujerat e bardha dhe te ftohta, nuk e benin te gezohej. Me zemer te thyer per ato qe degjonte e shikonte, mendimet e tij fluturonin larg, shume larg...

Ne Prishtine kish lene shoket dhe ate vajzen e bukur, me te cilen kish lidhur miqesi— Ketu ne fshat kish gjetur prinderit, qe rropateshin per kafshaten e bukes. Por kish gjetur edhe nje shok te mire, Sokolin. Ishte moshatar e me te do te kembente mendimet. Do te qanin hallet se bashku.

- E di ç’thone fshataret per ty? Thone se Sadriu i bace Veliut, eshte bere doktor i arave. Keshtu thone, per bese. Po mbete ne pune... gjithe diten, merr doktor...!
- E, mor Sokol vellai... Ketu, te gjithe punojne e nuk gezojne. Pse, jete eshte kjo?
- Keshtu them dhe une. Por... c'te bejme? Duarlidhur, s'luftohet... E ka thene bukur nje njeri i ditur: "Kazani nuk zien ne flaken e qiriut!"
- Zien, zien, qe çke me te... Flaka e zemrave nuk eshte flake qiriu...

Sokoli kish rene ne mendime.
Shume shpejt, te dy shoket do te lidheshin ngushte, aq sa midis tyre, nuk pati me te fshehta. Sadriu do t'i thoshte shokut te tij edhe se kish mbajtur nje Ditar, e ai gjendej midis librave te tij te shkolles.
- Degjo, vella, - i pat thene, - nese do te ndodhe gje me mua, ditarin merre ti dhe ruaje. Kjo eshte porosia ime, kupton?
- Ishallah s'ka per te ndodhur gje! Ti je njeri i zgjuar dhe...
- Sidoqofte, te lutem, bej si te thashe!

Keshtu kalonin ditet. Po afrohej fundi i pushimeve. Nganjehere mbremjeve, ashtu siç ish i lodhur nga puna, Sadriu do te gjente nje vend te qete, larg syve te njerezve, e do te zhytej ne enderrime. Ne ç'moshe tjeter mund te enderroje njeriu aq shume sesa ne moshen e rinise?

Ai sapo kish mbushur 21 vjet dhe enderronte, qe pas mbarimit te shkolles, t'i bente te lumtur ata dy pleqte e mjere, qe kishin vuajtur aq shume edhe per te. Te ndertonte, pse jo, edhe nje shtepi te bukur, ku te rehatonin eshtrat. Dhe me ne fund, po ta miratonte babai, do t'i paraqiste per martese, vajzen e tij te zemres.

Por, ja qe endrrat e tij nuk do te realizoheshin...

Nje pasdite gushti, Sadriu e la punen me heret se ditet e tjera. Babait i kish thene se e ndjente veten shume te lodhur, e se do te shkonte ne shtepi. Duke kaluar neper rrugen e gjarperuar te fshatit, papritur i dalin perpara dy civile:
- Sadri Krasniqi, ti je?
- Po, c'ka ndodhur?
- Ne emer te popullit, jeni i arrestuar...!
- Une, i arrestuar? Perse?

.........


.....

- Mos fol qen, perpara!
Ata e lidhen djalin, e hipen ne nje xhip e moren rrugen qe te çonte ne Prishtine.
Kete e mori vesh i gjithe fshati. Ate nate, i madh e i vogel, bisedonte per djalin e Veli Krasniqit. Ca thoshin se "mund te kete bere ndonje prapesi ne shkolle..." Te tjere peshperisnin si nen ze se "doktori" do te jete perzier ne politike.

"Keni degjuar per ate grupin qe eshte zbuluar ne Prishtine?... Ne te ka pasur edhe mjaft studente. Dhe ata paskan deklaruar ne gjyq se donin lirine e Kosoves dhe bashkimin me Shqiperine... Ndoshta keshtu do te jete... Ndoshta...!"
Kete lajm ia paten çuar ne are, teksa punonte, edhe bace Veliut.
- Sadrine e kane arrestuar...!
- Pse, ç'ka bere djali?!
- Asgje, por serbet djemte burgosin...
Veli Krasniqi erdhi ne shtepi krejt i derrmuar. E pikellonte shqetesimi, se mos i benin ndonje gje te keqe djalit. Shtepia qe mbushur plot me fshatare, dhe ai i pershendeti shkurt me nje "tungjatjeta", duke vene doren ne zemer.

- Mos u ligeshto, bace Veli...!
- Miqte dhe shoket shendosh! - tha bace Veliu, sikur ta dinte qe djali ish i humbur.
- 0 jo, ai do te kthehet, eshte djale i zgjuar dhe trim...
- E kemi djalin me te mire te fshatit... çfare thua?...
- Po ata, qenrit, te te miret godasin, atje ku na dhemb me shume.
- Sidoqofte, cdo e keqe e ka nje zgjidhje. A do ta shpetosh djalin, or bace Veliu?
-Ta shpetoj? Po si...?

Njeriu qe i pat shpene ne mendje "shpetimin e djalit" qe nje burre i beshem. Per te thoshin se ishte me pasaniku i fshatit. Te tre djemve te tij, nuk u kishte "hyre asnje gjemb ne kembe", se politika per ta qe nje "djali qe ta merr shpirtin". Pastaj, fshataret e permendnin ate se "ish i zoti per te bere dredhi"...

- Po si me keshillon, o Muhamet, te shkoj t'u lutem "atyre"...?
- A, jo, jo, te luturat s'pijne uje... duhen para...! Keshtu ka bere edhe ndonjeri...
- Ti me thua ta blej lirine? Me para? Jo, kete s'duhet te ma kishe thene... Dhe, po te mos kisha ne shtepine time do te te jepja nje pergjigje tjeter, or mik...! Ne burgjet serbe jane qindra e mijera djem nenash, po atyre ç’keshille u jep, zotrote, te shiten te serbi?...

Bace Veliut i ishin fryre damaret e qafes nga zemerimi, ndersa tjetri do te shtonte si me gjysme zeri: "E bona kete gabim une, por per te mire u nisa..."
- Kjo "e mire", eshte e mira e serbit, jo e jona,
- do te shtonte me qetesi nje burre i gjate e thatim.
Ajo nate kaloi me biseda midis te moshuarve dhe te rinjve. Secili do te thoshte mendimet e tij per Sadrine, per fatin e tij dhe ato qe u kishin ndodhur edhe te tjereve. Po te gjithe I jepnin edhe kuraje bace Veliut, te qendronte i forte, siç qendrojne burrat e vertete. Dhe ai kish dhene prova per kete, se edhe plak, i kishte perballuar burgjet serbe.

Keshtu do te kalonin ditet Nga Sadriu s'kishte asnje lajm. Per te thuhej se qe arrestuar e mbahej i burgosur ne burgun me te madh te Prishtines. Do te kalonin tri jave, gjersa te mesohej e verteta per te. Nje bashkefshatar, qe ne ate kohe sherbente si milic ne burg, e qe kish dezertuar e fshihej diku ne bjeshke, do te tregonte per Sadrine:

"Ata e mbanin te lidhur ne nje nga qelite e UDB-se. Tri-kater here ne dite e merrnin ne pyetje. E torturonin gjersa peshtynte gjak..."I gjate, si nje lastar, ishte ai, fytyren e kish te verdhe limon e trupin delikat, veq syte, i ndizeshin zjarr nga urrejtja.

Nje dite, Sadriun e thirren ne pyetje, kur drita akoma s'kish aguar, kesaj radhe ne zyren e shefit te UDB-se nenkolonel Qedo Topollaviqit. Ai, per nje kohe te gjate, ka drejtuar seksionin e zbulimit ne drejtim te Shqiperise. Dhe ja, tani rrinte ulur ne kolltuk dhe thithte nje "Qesterfil", ndersa ne nje cep te tavolines ishte vendosur nje pakete cigare "Trigllava" dhe nje shkrepese, me tej, nje shishe uiski.

- Dilni jashte, - u tha shefi te dy miliceve, qe sollen te arrestuarin. - Dua te bisedoj vete me djaloshin, -dhe buzeqeshi lehte, duke u munduar qe fytyres se tij, tonit dhe levizjeve te dores, t'u jepte nje pamje sa me te njerezishme.
- Uluni dhe juve djalosh, uluni...! Ju kane rrahur, a? Sa keq...! Dhe jeni kaq i ri, - tha shefi me nje ze te bute e perkedheles dhe futi doren ne xhep, duke menduar me vete: "Goldi im ketu qenka!"
- Pa he, na fol djalosh, si eshte puna qe je perzier me ate grupin "Besa Shqiptare".
- Une s'jam perzier me asnje grup, zoti nenkolonel.
- Mos u nxito, mos u nxito, une e kuptoj xhanem qe ti e ke te veshtire te flasesh... ashtu eshte vertet...? Ashtu, por duhet menduar me thelle, me thelle...

Ne nje moshe te tille si ne moshen tuaj, mund te beje kushdo marrezira, prandaj duhet frenuar vetja per te here qe te dominoje me teper logjika, jo pasionet. Ja se çdesha te te them, ti je teper i ri, po..., po, teper i ri... dhe ndjek, me sa di une, shkollen e mjekesise? Shiko, shiko, dashke te dalesh mjek... pa hajde mendo ç'sakrifice ben shteti per ty, te ka dhene edhe burse?

- Ju kane informuar gabim, zoti nenkolonel, ka nje vit qe ma kane prere bursen, - u hodh i rrembyer djali.
- Ashtu?! Po pse, valle? Sic. duket, per qendrim jo korrekt. Nejse, xhanem, per kete mund te nderhyjme edhe neve, - dhe toni i shefit te UDB-se sa vinte e behej me prinderor, i afert dhe i bute. - Mos doni nje cigare "Trigllava"?
Sadriu nuk u pergjigj, e kuptoi qe kish te bente me nje njeri te rrezikshem. "Ky qenka dhelper", mendoi me vete.

- Çmendoni ashtu, a? Shiko, shiko, syrin e paske te buhavitur... Ja, tani po te verej me kujdes... Te kane rrahur? E po çte besh, ky eshte zanati i atyre..., vetem te rrahin dine..., kurse une di te merrem vesh vetem me fjale... Ja, ky eshte principi im...! Kete kam pasur parasysh gjithe jeten... Me kane thene se je djale i zgjuar dhe kurajoz..., te them te drejten per keta tipa kam respekt... Ne fund te
fundit, te kuptohemi, njeriu me dinjitet eshte si puna e asaj pares se vlefshme, qe edhe ne fund te detit ta hedhesh nuk ndryshket...

Shiko, shiko, po folna nje qike, xhanem! Ketu je perpara nje prindi tend... Edhe ne per te miren perpiqemi!

Por Sadriu, as qe donte t'ia dinte per ato qe thoshte nenkoloneli. Ai shikonte nga dritarja i zhytur ne enderrime. U mbushen tri jave ne qeli. Jashte buçiste jeta qe njeriut i jepet vetem nje here... Nepermjet shufrave te hekurta te dritares hynte ne dhome nje ere karakteristike: era e barit te fushes, qe aq shume ndihet ne mbremje e ne mengjes heret. Jeta, jeta...

....

......

si bucet ajo e vrullshme ne rruge, ne fushe e ne shtepi ra... Njehere i jepet njeriut ajo, por duhet jetuar ne menyre te atille qe njerezit te mos shfaqin asnje perbuzje per ty... Qe asnje te mos thote: "E kaloi jeten kot, ishte i humbur, frikacak". Keto fraza te njohura nga librat, ai i perseriste me mend fluturimthi disa here, pastaj ngrinte koken me krenari.

- S'kam per te thene asgje, zoti nenkolonel.
- Shiko, shiko, po ti perseri nxitohesh, - shqiptoi lehte Çedo Topalloviqi midis buzeve te tij te trasha, qe qendronin si dy copa melcie te ziera ne fytyren e tij te shendoshe e kuqaloshe.

- Une jap fjalen e nderit, te oficerit te popullit se, me ty s'ka per te ndodhur asgje..., ne qofte se ti do te tregosh per aktivitetin e organizates "Besa Shqiptare".
- Une nuk njoh ndonje organizate te tille!
- E pamundur, ju jeni pjesetar i saj..., ne kemi dokumente per kete.
- Po ditarin ç'e bete? E kini fshehur? Sa keq!
Te ne çdo njeri mund te mbaje ditar..., por ju ne ditar shanit udheheqesit, ja ketu qendron gabimi!

- Une s'kam asnje ditar, nenkolonel.

Shefi i UDB-se mezi po e mbante durimin, ai ishte gati t'i hidhej ne fyt, ta mbyste... ta çapelente, ashtu si bufi viktimen e tij, kete koke shqiptari, por e dinte qe s'do te kish sukses... Vetem me kete metode... me ate te gjakftohtesise, shefi i UDB-se se Prishtines kishte thyer shume "shpirtra te hekurt", sic thoshin vartesit per te. Dhe ja, ai harxhonte ore te tera per te nxjerre diçka te vlefshme prej djalit. Disa here e thirri ne zyre, disa here i foli atij me dashamiresine e prindit..., i premtoi e ç'nuk i premtoi, nje shtepi ne Beograd dhe bashkim me nje bukuroshe qe ia donte zemra. Por nga Sadriu mori vetem nje pergjigje:

- Nuk di asgje, nenkolonel!
Atehere, perpara Sadriut u paraqit fytyra e vertete e shefit.
- Si? Nuk doni te tregoni? Si? Nuk dini gje? - Shkeli menjehere susten e ziles elektrike, qe kish nen tavoline, e ne dere u duken dy milice te armatosur, pastaj edhe nje i trete, nje civil me nje trup te larte e te shendetshem e me ca sy si ne te shpelare... Ai mbante ne dore nje kamxhik me nje llape te gjate meshini.
- Mesojeni te poshterin, si te tregoje! - urdheroi shefi. Kanatat e dritareve u mbyllen, kamxhiku nisi te fishkelleje, dhe ne trupin e dobet e gjysmelakuriq te djalit, filluan te duken me thelle vijat mavi.
- Po tani, do tregosh?
- S'kam... asgje... per te thene... asgje...! - Dhe ra pa ndjenja.
- Uje, hidhini uje... por jo ketu, ne qeli!
Ate e nxoren nga zyra gjysme te vdekur dhe e perplasen ne qeli.
Kur u permend Sadriu, kish kaluar mesi i dites... Mbremja dalngadale po shtrinte mbi qytet krahet e saj te erreta... Ai u ngrit me gjunje.

- Ku gjendem valle? Oh, cfare endrra te tmerrshme kam pare!
Dhe Sadriu vertet kish pare endrra; disa prej tyre mundohej te mos i kujtonte, kurse te tjerat i ledhatonte, i zbukuronte... Ia kish enda te mos ishin endrra, por c'e do...! Ate e kishin mbyllur ne qeli dhe vetem endrrat pati shoke...Dhe nisi te fliste ne kllapi:

"...Jo..., jo..., ju nuk me vrisni dot...! Ne... do t'ju varrosim, juve do t'ju varrosim..."

Dhe kish kenduar neper gjume perçart ate kengen qe kenduan perpara gjyqit patriotet e rinj te Prishtines ne vitin 1950... Kete kenge e kish shkruar ne burg nje djale 18 vjec. nga Gjakova:

"Ne mes te vuajtjeve, territ te robnise,
del nje kushtrim, qe na fton,
ngrehuni ju djem te Kosoves,
Drita e lirise po agon...!"

Pastaj Sadriu ish ngritur ne kembe e kish thirrur me tere fuqine:
"Duem Kosoven...,
Duem Lirine...,
Duem Shqipnine...,
duem...!"

Te goditura te forta shurdhonjese u degjuan ne deren e qelise. Nderkaq ai erdhi ne vete. Ç’te kete ndodhur? Roja... po, po, roja! Paskam prishur qetesine e rojes...
- Mbylle gojen, kriminel! - thirri roja.
Dera u hap... Mesi i nates kish kaluar dhe ata filluan ta hiqnin zvarre, per ta perplasur mbas disa minutave ne zyren e shefit te UDB-se.

- Qohuni bukurosh! - i thirri shefi me egersi.

Sadriu, me gjithe dhimbjet e plageve, u ngrit ne kembe dhe ne syte e shefit ai pa syte e nje bishe te etur per gjak, pastaj ktheu koken majtas. Civili me trup te shendetshem e te larte, qe rrinte me kamxhik ne dore, hapi perden e mendafshte qe ndante gati me dysh zyren dhe aty te ndriçuar nga nje llambe e madhe elektrike, ai pa nje pamje te llahtarshme: nje trup njeriu lakuriq, i lidhur pas nje shtylle, qendronte pa ndjenja.

Koka, me ata floket e pergjakur, i varej poshte. Mbi trupin e tij kish lene gjurme mavi kamxhiku, madje ne disa vende rridhte gjak. Dukej qe viktima jetonte çastin e fundit te jetes. Here-here, ai renkonte thelle.

- Shikoje, shikoje, - shfryu shefi, - eshte nje nga shoket e tu..., eshte shqiptar..., po..., po..., shqiptar, - dhe me ate veshtrimin e tij dhelprak mundohej te thoshte: "Ja, nje fat i tille te pret dhe ty".

Sadriu uli koken... Nuk kish zemer te shikonte kufomen e pergjakur. Civili mbylli perden dhe shefi ne çast nxori nga sirtari nje fotografi te madhe.

- Na, shikoje...! Po kete e njohe?
- pyeti shefi, kesaj here me nje ton me te ulet dhe ia hodhi fotografine perpara kembeve.

Sadriu u trondit. Ne fotografi kish dale Ljuba. Ajo ish veshur me ate trikon e kuqe dhe fundin e zi, qe aq shume i shkonin fytyres se saj, dhe qe aq qejf e kish pasur Sadriu. "Ljuba..., Ljuba...", mendoi ai me vete. Dhe Ljuba e shikonte duke buzeqeshur nepermjet fotografise. Si ne nje film i shkoi atij nder mend, dashuria me Ljuben. "Çfare bente ajo tani?"

.........
....

Dhe shefi, duke qendruar kembe mbi kembe ne kolltuk, pa hequr cigaren nga goja, pyeti:

- E djalosh, si vendose, do te jetosh me ate kufomen, do te behesh kufome si ajo atje (dhe tregoi perden e mendafshte, prapa se ciles ndodhej ai qe ende renkonte thelle), apo do te jetosh me ate bukuroshen e fotografise...?! E mire eshte serbja? ...E? Ajo te ka shkruar dhe nje leter... Ja, do te ta lexoj?

Degjoje ç'shkruan, degjoje, - dhe nxori nga zarfi mbi tavoline nje leter:

"I shtrenjti im, Sadri!
Qekurse te kane arrestuar jetoj me gjak te ngrire. Ngaqe nuk me mesohet, tere ditet i kaloj me mendimet per ty e netet... netet jane te frikshme, shoh endrra, ca endrra me vrasje. Kujtoj kohen qe kemi kaluar bashke e me duket sikur s'do te kthehet kurre. Ah, ta dish se Ljuba jote po vuan per ty...! Hajde sa me shpejt! Po te pres...
Qdo gje mua me duket se varet nga ty. Une ta njoh karakterin tend, por duhet ta dish se asnje fitim s'ke per ta pasur, ne qofte se nuk u thua gje atyre... Thuaju, i dashur, te gjithe ato qe di e ata do te lirojne e ne do te jemi perseri bashke..."
- Nuk eshte e vertete, - nderpreu leximin e letres Sadriu.
- Nuk e ka shkruar Ljuba kete leter...!

- Urdhero e lexoje vete, bukurosh!

Djali shtangu, po, ishte shkrimi i Ljubes... "Ljuba, Ljuba, - mendonte ai, - me te vertete me jep keshilla per te tradhtuar shoket?
Mos valle, Ljuba eshte bere agjente? Po fotografia e saj si u gjend ketu?... Ljuba ime, agjente e UDB-se?...Perse ta kete bere kete, nga dashuria per mua?!... Jo, jo, kete nuk e besoj..."

- Nuk e besoj, - shqiptoi ai me ze te larte.

Per me shume se dy ore, Qedo Topallavici i drejtoi me dhjetera pyetje djalit. Ai e pyeste per aktivitetin ne grupin e "Besa Shqiptare", per emrat e pjesetareve te tjere te grupit, i sillte nder mend se dikujt i ish thene qe "udheheqesit e Jugosllavise ndjekin nje politike shoviniste ndaj Kosoves, qe shqiptaret po i çkombetarizojne dhe se nuk duhet qendruar duarkryq, duhej bere dicka". Ne fund, shefi i UDB-se i kish kerkuar sqarime edhe per ditarin, per te cilin ai ish i informuar me saktesi. Por te gjitha pyetjeve te tij Sadriu i pergjigjej si gjithmone me indiferentizem:

- Nuk di asgje, nenkolonel! Kot qe me mundoni, une nuk di asgje... asgje...!
Kish dale gushti, e shtatori numeronte ditet e fundit. Dhe ndaj tij perseri nisnin torturat... kamxhiku fishkellente ne ajer... Djali humbiste ndjenjat dhe permendej ne erresiren e qelise se burgut...

"Sa do te kete shkuar ora tani?", pyeste veten. Matane hekurave te dritares, nata nxin. Asgje s'ndihet. Qdo gje ka rene ne gjume, vec shiu..., shiu bie si me shtemba... Tavani i qelise pikon e muret jane veshur me bula uji, ndersa lageshtia te hyn dalngadale gjer ne eshtra... Sadriu i shtrire ne rrogoz rri zgjuar, mendon: "Q'te kete ndodhur, valle? E vertete te jete qe Ljuba me ka tradhtuar?!"

Dyshimi ia brente zemren... "Vetem Ljuba dinte qe une mbaja ditar..., vetem me Ljuben kam biseduar. Po fotografine e saj, kush e pruri ate ketu? Po letra..., ç'deshte te thoshte ajo me fjalet "thuaju, i dashur, dhe ata do te te lirojne..."? Ljuba ime... agjente?!... Ljuba ime - varri im?!", perseriti ai ngadaie... Jashte binte shi... nje shi i dendur me ere... Dhe nata nxinte... Ai mbeshteti koken te muri:

"Qenka thene te derdhet perseri gjak kosovari. Me gjakun tone ata duan te mbysin lotet e nenave te Drenices..., te mbysin renkimet e patrioteve ne fushat e perqendrimit te Goli Otokut..., te varrosin ndjenjat e shqiptarizmit, te Pejes..., Gjakoves..., Prizrenit..., te gjithe' atyre qe kane pire qumeshtin e nenes shqiptare. Por, a do t'ia arrijme dot?Kurre...,jo!"

Dhe, si ne nje film, do t'i shfaqej e gjithe historia e dashurise me Ljuban. Takimet e para, shetitjet ne natyre. Bisedat ne auditore (ajo ish nje vit me poshte se Sadriu). Dhe, me ne fund, fjalet e saj: "Sadri, ti nukje si te tjeret, prandaj te dua...! Ti je..." Fjalet e bukura, ledhatonjese, por mbi te gjitha sinqeriteti dhe miqesia e saj me shqiptaret do ta hidhnin ate ne krahet e dashurise... Ajo kish hyre ne shpirtin e djaloshit, po bashke kishin hyre edhe ndrojtja e shqetesimi qe i turbulluan mendjen.

Nisi t'i dukej se nje ze i larget qortues, i buçiste te veshi: "Sadri, ti kerkon te martohesh me nje vajze serbe?! Po babai, po nena, po fshati, c/do te thone?... Serbet na kane bere aq te keqija, kurse ti..." Ne ato çaste ai do te strukej i mbuluar nga mendime te frikshme, ogurzeza... Do te qendronte keshtu i heshtur per ore te tera, gjersa te permendej. Se, nje ndjenje e fuqishme, njerezore, me emrin dashuri, e ngacmonte e s'e linte te qete. Atehere ai do te gjente perseri fuqi per te kundershtuar vetveten: "Jo, jo... Edhe Ljuba nuk eshte si te tjeret... Nga nje vajze, qe i afron dhe i don shqiptaret, s'ka si te me vije e keqja. Edhe babai i Ljubes, si babai im, ka qene partizan. Nuk punon as ne UDB, as ne milici e ne pushtet. I vetmi pushtet i tij ka qene puna ne nje zejtari."

- Pse te kem gabuar, valle, se dua nje vajze te nje kombesie tjeter? Po dashuria te bashkon, nuk te ndan, urrejtja, po. Urrejtja e njeriut per njerine, ben te lindin te gjitha te keqijat. Se dielli lind per te gjithe, dhe te gjithe shikojne ngrohtesine e bukurine e tij, edhe bimet, edhe lulet, e jo me njerezit.

Ia kish shfaqur keto mendime edhe nje shokut te tij te ngushte, Vjoses. Po tjetri i qe pergjigjur shkurt. "Keto jane filozofime, vella. Ti, Sadri, qenke idealist, dhe une s'te paskam njohur...?"

"Vertet dashuria me paska verbuar?!", do t'i thoshte vetes e ne keto çaste mendimet e Sadriut, si ujerat, dallgezoheshin e rridhnin te turbullta. Vetem tani, kur ai ndodhej ne qeli, e verteta po i zbulohej ndryshe nga q'e pati parafytyruar.
Ljuba te kish hedhur helmin ne kupen e dashurise? Ajo te kish hapur edhe varrin per te? Nje varr pa emer, pa lot e pa lule. Ndryshe nga ajo qe behet per njerezit e lire. Qelia do te ishte edhe varri i tij, nje varr me mure te gjakosura. Edhe Sadriu do ta kuptonte se jeta e tij do te shuhej ketu.

Nje skuadron i vdekjes po e pergatiste ate. Dhe do t'i dilnin perpara hetues gjakftohte e cinike, qe benin lojen e dhelpres, shefa te ngrysur, here te qete e here te eger qe jepnin urdhra: "Q'beni, vriteni kopilin..., se kerkon te shembe shtetin...!" Gardiane me vringellimin e çelesave ne dore, regjistronin edhe te thirrurat perçart, naten. Civile me detyren e xhelatit, qe dilnin nga qelite me duar te ...pergjakura. Keto e te tjera do te sillte nder mend Sadriu, ate nate shtatori me shi. "Ah, sikur te kisha qofte edhe nje bombe... Qe t'ua hidhja atyre qe me rrethojne...! Ah, sikur...! "Po tani ishte vone, shume vone...

Tringellimi i gelesave ne dyert e qelise se hekurt, ia largojne mendimet. Oshtima e thirrjeve te rojes: "Çohu, kriminel, - ne pyetje!" depertoi ne korridoret dhe hyri ne te gjitha qelite e burgut. Te gjithe' skeletet qe jetojne ne dhomat e ftohta prej betoni, e marrin me mend se c'do te thote ajo: "Çohu, ne pyetje!" Ata e dine se ç'do te ndodhe me shokun e tyre... Do ta pyesin..., torturojne. Dhe me ne fund, ose do t'ia thyejne kafken ne dyshemene me pllaka guri..., ose do ta pushkatojne, diku, ne ndonje vend pa emer. Ose njera, ose tjetra, kjo eshte alternativa e bemave te tyre.

Sadriu u ngrit pa i shikuar rojat ne sy. Ata e lidhen.
Ne zyren e shefit te UDB-se, Sadriut do t'i benin pyetjet e fundit:
- Ç'do te na thuash, djalosh...! E kupton?
Vdekjen e ke mbi krye...! Do te shpetosh?... Na thuaj...!
Sadriu heshti. Dy oficere te UDB-se iu afruan menjehere qe ta qellonin me grushta, shqelma e me se te mundnin.
Por Shefi i ndali...
- S'do te flasesh? Atehere, na thuaj fjalen e fundit!
- Po, kete do ta them: "Ah, sikur te kisha mundesi, do t'ju shfarosja te gjitheve...! "Djaloshi nuk mundi te vazhdoje me tej, se shufra te hekurta do te binin mbi koken e tij.

Jashte nata nxin dhe shiu vazhdon te bjere si me shtemba... Do te kalonin disa dite e gjithe fshati do te mesonte per fatin e Sadriut. Dhe fati i tij do te ishte, si i atyre njerezve, qe nisin te jetojne atehere kur vdesin...

* * *

Vrasja e te birit e kish pikelluar rende bace Veline. I heshtur e i kerrusur nga hallet, qe s'po i ndaheshin, shkonte ne are. Mendonte se ketu do ta gjente qetesine qe i mungonte. Kur kthehej ne shtepi, do t'i hidhte syte ne mur, te fotografia e Sadriut. I dukej se keshtu nxirrte mallin. Hera-heres do te shfletonte e perkedhelte edhe librat e tij. Prej andej, i behej sikur degjonte zerin e djalit.
Po librat, si jeta e njeriut, fletet e para, por edhe te fundit. Dhe fundi i tij kish qene aq i tmerrshem. E pati rritur me mundime ate djale. Dhe thoshte per te, se e kishte "djalin e halleve te pleqerise".

Megjithate, perpara te tjereve, sidomos perpara se shoqes, qe i ishin skuqur syte nga te qaret dhe i paten shteruar lotet, nuk jepej. Ai mbahej me te gjashtedhjete vjetet mbi shpine. Mbahej sic mbahet detari ne varken e tij te vjeter, ne nje det te trazuar me furtune.

Ata qe e shihnin ashtu, te dobesuar, te gjate e te kerrusur, u vinte keq per kete njeri te mire. Por edhe atij i vinte keq per te tjeret, qe kishin pesuar te njejtin fat. Dhe keta fatkeq, edhe ne fshatin e tij, nuk ishin pak.

Thuhej se nje e katerta e djemve kishin provuar qelite serbe. Nje pjese e tyre nuk u kthyen e nuk e pane me pragun e shtepise.

Serbet kositnin barin e njome, qe te mos mbinte kurre.
Por bari do te leshonte rrenje, do te shtohej e rritej, nga mot.

KREU I KATËRT


Ditar i një dashurie të përgjakur


Ditari i Sadriut

Askush nuk e dinte qe ai mbante ditar. Kur vinte per pushime gjate veres, pasditeve, shpesh e shikonin me nje tufe librash ne dore, teksa ulej ne bar, ne hijen e nje kumbulleje. Atje kish krijuar kendin e tij te qete, per te lexuar e shkruar. Ditarin e gjeti i ati, ashtu rastesisht.

Ate dite qe kishin arrestuar Sadrine, bace Veliu i kish thene Liridonit, se duhet t'i shikonin bashke librat... Milicet mund te vinin per te kontrolluar... Disa fletore te lidhura bashke dhe te futura ne nje kapak libri mjekesie. Ky ishte ditari i tij. I ati e fshehu ate ne nje vend te sigurt, jashte mureve te shtepise. Te nesermen do te vinin milicet. Ata s'lane gje pa kontrolluar, por ditarin nuk e gjeten. Do te kalonin disa dite, e shoku me i ngushte i Sadriut, Sokoli, do t'i kerkonte bace Veliut ditarin.

- Po ti, ku e di qe ai mbante ditar?!
- Ju e dini qe Sadrine e kisha shok e vella... Dhe, eshte porosia e tij, bace. Kushedi, milicet mund te vijne prape ketu, dhe... Une ju siguroj...
Ne fillim plaku kish nguruar, po pastaj kish thene: "Le te plotesojme porosine e djalit!" Sokoli per te kish qene si djali i tij dhe atij i besonte. Edhe babane e tij e kishte mik te beses.
- Na, merre lexoje, nxirre mallin e shokut, por ruaje...!
- Do ta ruaj me jeten time, - kish siguruar me ne fund Sokoli.

......

.....

Pas vrasjes se babait, lexuesi tashme e di, Sokoli do te arratisej e me vete do te sillte ne Shqiperi edhe ditarin, fshehurazi, e per te cilin askush nuk kishte dijeni, gjersa kaluan vite.
E ditari do te gjendej ne doren time.
Ne nje dhome' te qete, larg veshtrimit te njerezve, i ulur ne nje kanape, me kureshtjen e nje te riu, nisa te lexoj...

Prishtine, 9 mars 1957
Kam vendosur te mbaj ditar. Kete e bej pse ka filluar te jete e modes mbajtja e ditareve nga shkollaret, por mendoj se do ta kem shok. Shok ne gezimet dhe hidherimet e mia. E kush e di ndofta mund t'i vleje dikujt ne te ardhmen. Dua te skalis ne fletet e ditarit mendimet e mia... "Mendime... mendime, e kam pisk me ju mendime" ka shkruar nje poet, po, edhe une e kam pisk me mendimet. Here ato me vijne ashtu si dallget e detit ne tufan, te erreta e te furishme, dhe here rrjedhin te qeta.

Thone qe ditar mbajne vetem ata qe kane rene ne dashuri... kjo s'eshte plotesisht e vertete, te pakten keshtu me duket mua...

12 mars
Mbas pushimeve te dimrit ne dhome nuk fle me shoket qe kisha me pare. Me kane vene me dy serbe. Nuk e di, por njeri, ai, Miljutini, me eshte bere i bezdisshem. Mbreme, para se te flinim, duke qene shtrire ne krevat, lexonte me ze nje artikull te "Borbes", ne te cilin kritikoheshin shqiptaret. "Nuk di si e mbajta veten, se do t'ia kisha bere cope-cope ate "pacavure". Ai e lexonte dhe me shikonte venger. Çfare donte te thoshte me kete?

13 mars
Megjithese pranvera ka dite qe ka ardhur, sot ne mengjes frynte ere e ftohte. Lulet e bajameve nisen te bien pertoke. Te ftohte te tille banoret e Prishtines s'mbajne mend qysh njezet vjet me pare. Na u desh te vishnim perseri palltot e renda per te shkuar ne shkolle.

Ndersa profesori i kirurgjise shpjegonte, vajza qe kam perpara kthen koken nga une e peshperiti: "Pranvera te detyroi te veshesh pallton e madhe?" Dhe buzeqeshi embel. Ate e quajne Ljuba. E kam njohur disa muaj me pare, ne nje mbremje vallezimi. Edhe kam kercyer me te, edhe kam biseduar disa here. Me eshte dukur serbja me e mire qe kam njohur. E thjeshte, e filter, e bukur, njerezore.

Rri e vras mendjen: te jete dashuruar aq shume me mua? Jashte ben ftohte e te duket sikur dimri u kthye perseri, kurse ketu, se bashku me buzeqeshjen e vajzes nisi te fryje flladi i pranveres.

28 mars
Sot, ne gjithe Prishtinen ish dita e regjistrimit te popullates. Ne internatin tone erdhen dy veta. Njeri pyeste e tjetri regjistronte ne nje formular te madh, sa gjysma e tavolines, gjeneralitetet e shkollareve. Duhet thene qe ketu erdhen per t'u regjistruar edhe nxenes te shkollave te tjera te Prishtines. Ndermjet njerit prej tyre dhe nepunesit te regjistrimit ndodhi nje mosmarreveshje.
Nepunesi e pyeti djalin:

- Ç'kombesi kini?
- Shqiptare.
- Babai di turqisht?

-Po.
- Nena juaj di turqisht?
- Po, - perseriti nxenesi.
- Ç'fe kini?
- Jam pa fe. -Si?

- Ju e keni emrin Ramis, kjo do te thote' se jeni muhamedan. Vec. kesaj, meqe prinderit tuaj flasin turqisht, sigurisht qe jeni i kombesise turke, - tha nepunesi me nervozizem, duke perplasur mbi tavoline stilografin e duke urdheruar nepunesin tjeter: -Regjistroje, Ramis Kadria, kombesia turke!

- Jo, une kam kombesi shqiptare, druzhe, shqiptare... Edhe prinderit e mi jane shqiptare, pavaresisht qe dine turqisht. Me falni, por edhe ju mund te dini gjuhe te huaja, por kjo nuk do te thote se... nuk jeni serb? Apo...

- Pusho! Si guxoni te silleni me arrogance ndaj nepunesve te shtetit?
Çuditem me keta qeveritaret tane, aq frike e kane emrin e shqiptarit, sa qe perdorin cdo metode per shkombetarizim.

2Prill
Portieri me solli nje leter. Ma dergonin nga shtepia. Ne leter me shkruanin se po me dergonin edhe ca dinare. Ato, te them te drejten, s'me dalin per te paguar fjetjen e ushqimin. Te shkretet prinder, qe kurse ma prene bursen, me pretekst se "u shkurtua buxheti", me duhet t'i fus ne mundime. Ç'te bej... Edhe nje vit me ka mbetur... dhe atehere kam per t'i ndihmuar.

....


.....

3 Prill
Kam bere nje hap te veçante e te guximshem ne jete: jam dashuruar me nje vajze te nje kombesie tjeter. Ajo eshte nje serbe, qe me duket se ka zbritur nga qielli dhe ndryshon aq shume nga te tjeret. Te pakten, keshtu me duket mua... Se sa do te vazhdoje kjo, nuk e di...

8 prill
Sot, ne mengjes, Bujari, nje miku im, qe ndoshta dinte marredheniet e mia me Ljuban, pa fshehur deshperimin, me tha: "Ti Sadri, vellai im, kerkon t'u tregosh te tjereve se nuk i perket kesaj bote, ku jetojme, po asaj qe do te vije? Por a do te vije nje kohe tjeter, me te vertete?"
"Natyrisht, per ata qe flene s'ka per te ardhur kurre", iu pergjigja dhe ai s'me foli me. Ne zemren e njeriut paska edhe zona te erreta e ne nuk e dime? Por fjalet e mikut tim m'u futen thelle ne mendje: "Kujdes vella..., ka raste qe dashuria dhe vdekja qendrojne fare prane..."
Te jete ky edhe nje rast per mua?! Zoti le te me ndihmoje!

9 Prill
Sot, profesori serb, ne oren e historise na tha se njerezit kane lindur per te qene te barabarte, keshtu ndodh edhe te ne. Por gjate gjithe historise ligjin e kane bere me te fortet... (Per te shtypur te dobetit?) Kete profesori yne nuk e tha. Dhe une nuk e kuptova ç'donte te thoshte.

10 prill
Te ne, ka raste qe kur dy njerez zihen e qellojne me gure njeri-tjetrin, te tjeret heshtin. Por kur mesojne se dy te rinj dashurohen, sidomos kur s'jane te nje kombesie, u hedhin gure prapa kraheve. Per ta thuren intriga, thashetheme, armiqesi. Ja pra, qe edhe dashuria ngjallka urrejtje.

11 prill
Perseri Miljutini nuk po me le te qete. Po studioja me vemendje shenimet "Mbi semundjet infektive", kur ai, pa trokitur fare, i dha shkelmin deres e u gjend ne dhomen ku edhe flinim. Se bashku me te do te hynin ne dhome edhe avujt e alkoolit. Dukej qe kish pire. Fytyra i kish marre ngjyren e manushaqes e syte' i çakerdisnin! Ndenji si nje statuje e heshtur para nesh, pastaj u shtri mbi krevat, ashtu siç ishte veshur, pa hequr as kepucet. Nxori nga xhepi gazeten "Borba" e nisi ta lexoje me ze te larte:

"Degjoni, degjoni çka shkruar Dushan Mugosha... Degjoje edhe ti, me kupton?..." Dhe e perqendroi veshtrimin tek une. "Ja, ja çfare thote: "Kosova eshte Serbi...""
Nuk e shoh dot kete fytyre... me eshte neveritur. Desha t'i jepja nje grusht ballit, por...

13 prill
Gjithnje kam menduar se dashuria te bashkon, ajo nuk te ndan. Me jane dukur si fjale te urta e te shenjta ato thenie. Po ne bote paska njerez te mire e te keqinj. Me ke te ndahemi? Me ke te bashkohemi? Ja, Ljuba eshte nje njeri i mire. Kete ma thote zemra. Une e di se ka edhe zemra qe gabojne. Po une, si te tjeret, kam edhe dy sy qe shikojne, kam edhe nje mendje qe gjykon.
Ta kem pare Ljuban vetem me syte e zemres? Jo, jo, se mendja me thote qe s'kam gabuar. Ajo eshte me e mira e shoqeve. Nese ndodh ndryshe, atehere nuk ka faj syri, kur mendja nuk shikon...

15 prill
Sot eshte e diel, e diela e shetitjeve. Ne rruge m'u shfaq fytyra e Shemshedinit. Ai njihet nga te gjithe si pianec e sherrxhi. M'u duk i akullt e mizor, kur tha: "E, te pelqen serbja e bukur...?"
Nuk dija ç’pergjigje t'i jepja. Ta shaja? Ai kete kerkonte. Ta godisja me grushta? Kete nuk e beja dot, aq me teper faqe njerezve.
- E, nuk m'u pergjigje, si duket, te pelqen!
Kur m'u afrua, ndjeva avujt e alkoolit, ish i dehur. Te tjeret thoshin per Shemshedinm, se ish kokekrisur e gojendyte. Dhe nuk u pelqente te hynin ne biseda me te. Thuhej se i ati punonte ne nje nga ato zyrat misterioze te Skupshtines, dhe per kete krenohej. Por ai krenohej edhe me veset e tij. Dhe kjo per ne, perbente nje rrezik te dyfishte. E pashe me keqardhje e perbuzje kete' njeri qe ka marre fund. Dhe ai me pa, me ate fytyren e verdhe si te nje te vdekuri. Dhe u largua duke shfryre nga goja disa fraza te pakuptimta.

17 prill
Sot, Ljuba me tregoi se nuk ndihej e qete. Se naten shikonte endrra me vrasje. Burimi i tyre, sipas saj, ishte ndofta edhe diskriminimi, burgosjet e vrasjet qe u beheshin shqiptareve. Dhe me pyeti, ashtu papritur: "Si ka thene ai poeti juaj? "Bukuria qe vret"? Po, po, edhe ketu te ne, "bukurite" vrasin". Do te me perseriste keshtu, fjalet e Migjenit, qe une ia kisha permendur kohe me pare.
Naten, kur shtrihej ne shtrat per te fjetur, Ljuba shikonte endrra te frikshme. Ajo bente gjumin e lepurit... Te jete kjo dhe nga frika qe ka per mua? Se mos me ndodh ndonje gje e keqe? S'di çte them...! Une asaj i kam treguar vetem per nje gje: se jam shqiptar, se e dua gjuhen e nenes dhe krenohem se kam gjak shqiptari. Mos valle ketu qendron rreziku? Sidoqofte, une jam ai qe jam. Nuk mund te ndryshoj dot...

19 prill
Ne Prishtine, prej kohesh ka filluar e vazhdon nje fushate e eger çmendurie. Fushata e nderrimit te emrave. Te gjitha tabelat e shitoreve, restoranteve, shkollave e rrugeve, qe jane ne gjuhen shqipe, zevendesohen me te tjera, ne gjuhen serbe. Te duket sikur sunduesit na thone: "Ketu eshte e gjitha Serbia!" "Serbia mbi gjitheçka". Mos duan qe edhe ajri, edhe uji te mbajne ere Serbi?!...
- Mos u çudit, vella, - me tha Safeti, njeri nga shoket e mi. - Ata nuk e kane per turp, qe edhe diellin e henen t'i pagezojne nje dite me emra serbe".
Dhe flasin per liri e barazi!...

20 prill
Kam degjuar te thone: "Ruhuni nga Shemshedini! Ai eshte spiun!" Une pyes veten: "Pse t'i kete hyre kesaj rruge te felliqur? Ndoshta per para? Apo se i urren ata qe s'i ngjajne? Ndoshta edhe per shkaqe te tjera, qe dihen e nuk dihen..."
Shikoj, se shume prej nesh, i druhen takimit me te. Kane filluar ta shperfillin. Dhe, shperfillja per njeriun eshte fyerja me e madhe qe i behet. Megjithate, Shemshedini nuk don t'ia dije. Ai futet midis shkollareve per te degjuar çfare thone e çfare bejne. Detyra e spiunit, si instikti i kafsheve grabitqare. Ajo ndjek gjahun, ne fshehtesi e ne mjegull. Dhe kur e kap, i thith gjakun, i bluan dhe eshtrat.
Spiun - nje emer i neveritshem.
Te kete te tille edhe prej nesh, shqiptareve?!...
Por shpesh mendoja se ne pyllin e çmendurise se jetes, Ljuba shikonte edhe filizat qe do te lindnin, e qe do te ishin krejt ndryshe nga ata qe shikonte perdite ne rruget e Prishtines, e qe i ngjallnin neveri. Shpresa e saj, me bente edhe mua me shprese...

21 prill
Jam i detyruar qe shenimet e mia t'i mbaj fshehurazi... Gjej kohen me te volitshme..., atehere kur e di qe asnje sy njeriu nuk me shikon, e shkruaj. Ditarit i kam ngjitur kapaket e librit "Historia e semundjeve". Por ne qofte se do te ma kuptojne, me piu e zeza! Sot, ne mengjes mora vesh se ai shkollari qe u grind me nepunesin e regjistrimit te popullates para nja dy javesh per ceshtjen e kombesise, qenka perjashtuar nga shkolla!

22 prill
Sot, ne Prishtine dielli shkelqen. Koha eshte ngrohur mjaft. Ne kodrat perreth, ne rruget dhe kopshtet, pranvera ka derdhur pa kursim te gjitha ngjyrat e saj. Eci rruges e mendjen e kam atje: Perseri ajo ka filluar te me buzeqeshe embelsisht... Ajo diqka do te me thote dhe ja, buzeqesh! Por ajo m'i ka thene te gjitha. E ka thene se "me don..." E se une i kam shprehur te njejten gje. Nuk eshte vajze e keqe, Ljuba. Ka nje trup te gjate e te lidhur mire. Floket geshtenje i bien mbi supe. Nuk di, por me" duket se eshte vajza me e mire e shkolles.

24 prill
Ljuba sa vjen e behet me e bukur. Sot ka veshur nje triko te holle ne ngjyre te kuqe dhe nje fund stofi te zi (megjithese UDB-ja nuk i shikon me sy te mire ata qe vishen me ngjyrat e flamurit shqiptar), por ajo s'do t'ia dije. Fytyra i shkelqen nga gazi. Here-here shikon nga une duke buzeqeshur. Dhe une i buzeqesh. Tani po e kuptoj qe Ljuba ma ka rrembyer zemren. Ne portat e zemres sime ka filluar te trokase vrullshem dashuria. Ne rrugen "Bratstvo-Jedinstvo" te porta e Ljubas u ndame duke shkembyer te puthuren e pare. Nga larg na shikonte hena... me ate syrin e saj te zbehte. Shikonim njeri-tjetrin dhe buzeqeshnim te gezuar.


..............

5 maj
Une kam miqesi me ate vajzen serbe me sy te bukur. Vetem miqesi?... Pse, kush mund ta ndaloje kete?! E di, ketu askush nga ne, nuk i do serbet. Veq serbet e duan njeri-tjetrin. Po Ljuba me duket ndryshe. Ne mos qofsha naiv, kete e kam provuar, me mendimet e saj, me qendrimet e saj, qe perbuznin paragjykimet. Kam pare, qe edhe disa te tjere, prej taneve jane miqesuar me vajza te kombesise tjeter. Te rralle jane, por e kane bere nje gje te tille. Ata kane shkuar edhe me tej... Jane dashuruar, martuar e lindur femije. Kete e kane bere per karriere? Per te shmangur perbuzjen qe kane serbet per ne shqiptaret? Apo per diç tjeter? Nuk e di. Une nuk nisem nga motive te tilla. Mua me ka drejtuar thjesht ndjenja e dashurise njerezore. Dhe, pse te kem frike? Per keto "dashuri te ndaluara" dikush paska thene se:

"Dashuria dhe vdekja rrine afer njera-tjetres".
Te jete e vertete kjo? Zoti le te me gjykoje...!

6 maj
Jemi ne prag te provimeve. Ne dhomen tone drita qendron e ndezur gjer ne mesnate. Miljutini shpesh nxjerr koken nga çarçafi e shfryn:
- Akoma s'paskeni fjetur... derra, - na thote dhe mbulon koken perseri me çarçaf. Shoku tjeter i dhomes, Radisllavi, buzeqesh, ndersa une nuk i pergjigjem fare... Mendoj me vete: "S'ka rendesi fyerja... ka rendesi kush te fyen... Dhe njeriun qe te fyen e njohin te gjithe..." Largoj mendimet e keqija qe kam per te dhe perqendrohem ne kapitullin "Fiziologjia e njeriut".

8 maj
Mbas mbarimit te ores se pare te mesimit, me lajmeruan se me kishte ardhur babai. Babai?! Si eshte e mundur?!... Nga salla dal me rrembim ne oborr. Nje burre i veshur me rroba te trasha e me nje qeleshe te bardhe ne koke, i mbeshtetur te muri, shikon nga une. Fytyra i eshte dobesuar aq sa nga larg mund t'i dallosh eshtrat e nofullave dhe zgavrat e syve. Nga spitali te kete dale? Perse s'me kane shkruar... I hidhem ne qafe, e perqafoj fort dhe syte me mbushen me lot. Ai mbeshtet koken ne supin tim, si te ishte i vogel e kishte nevoje per ate, mbeshtetjen time.
- Çka te ka ndodhur, babe?
- Asgje, asgje... - me thote, me nje veshtrim te ndrojtur.
Rreth nesh u mblodhen mjaft shkollare. Dikush peshperiti: "I paska ardhur katunari, katunarit", - dhe peshtyu pertoke. Ishte Miljutini, u bera gati ta qelloja me grushta m'u ne fytyre, por nje dore me mbajti. "Lere te poshtrin. Ikim baba... ikim qe ketej".

Eshte e para here qe largohem nga mesimi. Sidoqofte, ata e moren vesh qe me ka ardhur babai. Ishim ulur me babane ne kafene "Dallmacia" kur ai me tregonte me ze te ulet ato qe i kishin ndodhur. "Sapo me liruan nga burgu, ku njezet dite e net me torturuan e perse... per nje leter qe na dergoi Bardhyli nga Shqiperia... Nejse... kemi lind per te vuajtur". Me erdhi keq per babane. Por thelle ne veten time ndjeja si me zgjohej urrejtja per ata... per ata qe nuk na quajne njerez si te tjeret.
Qe te gezonte nenen, motrat dhe vellezerit, babai u nda nga une shpejt dhe mori rrugen per ne katund.

9 maj
Ka disa jave qe ne Fakultetin e Drejtesise se Beogradit u arrestua nje djale nga Peja. Midis studenteve e nxenesve kosovare ka dite qe qarkullon nje leter qe ai ia dergon nje shoku te tij qe nga qelia e burgut. Ata e quajne Bujar, kurse emri i shokut, te cilit i dergon letren eshte fshire... Kuptohet pse eshte bere nje gje e tille. Kjo leter, fshehurazi me ra ne dore edhe mua. Me pelqen ta shkruaj tekstualisht ne ditar. Çfare force burrenore dhe ç'shpirt te zjarrte pasqyron ajo leter...!

Burgu i Prishtines

I dashur...

Siç do ta kesh marre vesh, mua me arrestuan. Por kjo eshte vetem parathenia e tragjedise sime. Torturat...torturat..., qe nga mengjesi e gjer ne mbremje... dhe nganjehere, qe nga mbremja ne mengjes... Ja, ç'prov' te veshtira eshte duke perballuar zemra ime. Te kujtohet, kur lexonim bashke: "Si u kalit çeliku"?!

Sigurisht qe e sjell nder mend ate frazen qe ne e nenvizuam dy here me laps te kuq: "Mesohu te jetosh edhe atehere kur jeta behet e padurueshme...!" Po, keshtu jam duke vepruar. Ne zjarrin e torturave ata s'bejne gje tjeter veç asaj qe bejn kudhra dhe çekani me hekurin. Ata me kalitin, kalitin trupin..., mendjen..., zemren time...!

Me vjen keq vetem per nje gje... qe s'do te me japin mundesi t'i them publikisht pikepamjet e mia. Per te gjithe ata qe s'jane te ndershem, i vetmi faj i im eshte ai, qe jam shqiptar, qe kam lindur ne trojet tona nga prinder shqiptare, qe flas gjuhen shqipe. Akuzat e tjera, se jam "irredentist", "terrorist"e "shqiptaromadh" etj., s'kane asnje rendesi. Por ne kete mbreteri-erresire, une jam i sigurt se qofte dhe nje shkendije drite, ka per te ndriquar me ne fund te verteten.

Mbreme me thane: "Prano kombesine turke, kerko te shkosh ne Turqi dhe ne do ta leshojme pasaporten!" Serbet duan te na shporin..., ata duan te me lene pa atdhe.

Si thua ti, i dashur..., (ketu nje dor' e kujdesshme ka fshire prape emrin e tij) une te tradhtoj atdheun?! Jo, kete s'kam per ta bere kurre...!E di qe vdekjen s'e kam kerkuar, por ne qofte se ajo qendron e heshtur ne grykat e pushkeve te udbasheve, apo ne litarin e Iyer me sapun, ne qofte se ajo do te me vije..., mua s'me mbetet gje tjeter, vecse ta pres ate ballehapet, me trimeri..., ashtu sic e kane pritur prinderit dhe gjysherit tane. Nuk di, por kur njeriu lufton per nje çeshtje te madhe... i duket sikur s'ka per te vdekur kurre! Keshtu po ndodh edhe me mua.

Thuaju shokeve, i dashur..., thuaju se Bujari, qe e deshte aq shume jeten, perpara vdekjes nuk do te trembet! Nje mije te shtrenguara duarsh, me dashuri

18 prill 1957 Bujari

Te nesermen, qe pa gdhire, ate e kishin pushkatuar.

.....

19 maj
Sot, ne mesdite u gjindem ne nje skute te oborrit te shkolles. Ishim kater kosovare nga ata qe gjithkush do te thoshte se "jane shoke te beses". Diskutonim per historine e te pareve tane dhe fatin e Kosoves. Njeri na solli ne kujtese mbledhjen e Bujanit. Ajo eshte organizuar ne prag te mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Dhe pati perfaqesues edhe te udheheqjes serbe edhe te shqiptareve ne te dy anet e kufirit. Dikush tha: Ju nuk e dini ç’vendim i rendesishem u mor ne Bujan? me siguri qe nuk e dini. Ai mbahet i fshehur. Per te nuk flitet... dhe me sa duket eshte harruar..."

Te them te verteten, une diçka dija..., kisha degjuar se atje, ne Bujan, ishte vendosur qe pas Çlirimit, Kosoves i lihej e drejta per te vetevendosur. Do te qendronte me vete, nen Jugosllavine, apo do te bashkohej me Shqiperine? Por as njera dhe as tjetra nuk ndodhi. Serbet i tradhtuan kosovaret. Kosova me dhune e mashtrime mbeti nen sqetullen e Serbise. Dhe nen shtypjen e saj!
Biseduam mes vedit per kete te vertete. Dhe doemos qe e quajtem veten me fatkeqet e botes.
- Fatkeq? Po a nuk eshte fati ne duart tona? - tha me gjysme zeri S-ja.

Nje tjeter shtoi:
"Ç'te bejme? Nuk i bihet murit me koke."
Atehere Lirimi, nje djale i zgjuar dhe energjik, do te thoshte:
"Edhe muri mund te rrezohet, sado i larte dhe i forte qe te duket... Por duhet..."
I shtrenguam doren njeri-tjetrit dhe u larguam.

20 maj
Mbrerne nxenesit e gjimnazit te Tetoves shfaqen ne kinema "Vllaznia" dramen "Lulja e Kujtimit". Kinemaja ish mbushur plot. Ne radhet e para kishte me shume' nxenes shkolle. Une rrija me Ljuban, aty nga mesi. Mbarimi i çdo akti pritej me duartrokitje. Mua me dukej sikur Ljuba duartrokiste me shume se te tjeret. Por kur fundi po afrohej e ne skene aktoret nxoren flamurin e Shqiperise, ne u ngritem ne kembe, duartrokitjet s'kishin te mbaruar. Ne mes te entuziazmit, dikush thirri: "Rrofte Shqipnia!".

Salla oshetiti nga brohoritjet. Shikoje fytyra te perlotura!
Nga prapa skenes fshehurazi, nje oficer i UDB-se urdheroi ndalimin e shfaqjes. Dhe ne na erdhi keq qe nuk e pame fundin e saj. Ajo nuk do te shfaqej as te nesermen, megjithese ne reklame ishte shpallur se do te shfaqej dy dite rresht. Sic. duket, ketu te ne urdhri i UDB-se anulon gdo ligj. Sidoqofte, ajo ish nje mbremje qe s'kemi per ta harruar.

22 maj
Ne minieren e Goleshit (qe gjendet jo shume larg Prishtines) pardje pati nje katastrofe. Uji dhe balta qe shperthenin nga te gjitha anet, ngjeshen ne thellesite e tokes trupat e 23 minatoreve kosovare! Kush e ka fajin per kete?! Te gjithe ngrejne supet e shikojne me dyshim.

23 familje mbeten ne pike te hallit. Njerin nga bijte e familjeve te mjera e kemi ne kursin tone. Muhedin e quajne. Ka dite qe nuk thote asnje fjale, veç ul koken mbi bange e qan... Sot, ai shkoi te drejtori dhe i tha ta linin te lire, se nuk do te kthehej me ne shkolle, por do te shkonte ne fshatin e tij ne Golesh per te punuar. Kish nje familje prej 7 frymesh, te gjithe femije te parritur, perveç memes se tij, qe ndodhej prej tre muajsh e semure ne shtrat. Drejtori i dha leje te largohej, por shoket ate nuk e lane. Midis nxenesve shqiptare te internatit u shpall nje fushate per te ndihmuar familjen e Muhedinit. U caktua nje kuote e permuajshme prej 20-50 dinaresh, ku secili do te ndihmonte sipas mundesive. Qysh sot i dorezuam atij 6800 dinare. Megjithese, ne pergjithesi jemi te varfer, ne beme nje detyre te madhe. Sot e kuptova me se miri çdo te thote solidaritet.

23 maj
Se bashku me disa shoke te shkolles morem pjese ne nje koncert nate me muzike xhazi. Ishte e para here qe une pranova te shkoja atje, megjithese koncerte te tilla jepen çdo jave. Çfare pamje! Orkestrantet dridheshin sipas ritmit, spektatoret ulerinin, duke imituar saksofonet. Pas pak nisen kercimet. Disa kercenin me damat, te tjeret vete ose me karriget... Kudo shikoje fytyra te ekzaltuara. Njerezit s'dinin ç'te benin; therrisnin me te madhe, qanin e qeshnin, ishin te dehur nga muzika.

U beme gati te iknim, ku perpara na doli Shyqyriu, nje shok qe ka lindur ne nje fshat te komunes Ferizaj.
- Si keshtu? Do ikni, kur qejfi po arrin kulmin?
- Nuk na pelqen nje kulm i tille, - tha Ljuba ne menyre te prere!
- Me falni drugarice, por me sa po kuptoj une, ju nuk e njihni muziken e vertete, - u pergjigj ai i skuqur ne fytyre e vazhdoi: - Nje njeri i madh nuk e ka thene kot qe "Muzika duhet te ndezi zjarrin e shpirtit te njerezve". Po, po, te ndezi zjarrin e shpirtit..., dhe ja, shikoni..., shikoni si jane ndezuar atje flake, - thirri ai dhe fluturoi ne krahet e turmes, qe tundej e lekundej si e dehur. Dolem jashte. Hena sapo nxori koken te "Kodrat e Germise". Ajo na mbuloi fytyren me driten e saj te zbehte.

.....


....

4 qershor
Sot, pasdite, se bashku me nje grup shokesh te tjere shkuam drejt e ne sallen e gjyqit. Ishte nje gjyq "kunder terroristeve", sic thuhej. Dhe kurioziteti na çoi atje. Gjyqi ish i hapur per kete, madje ishin vene nje mori shpalljesh te medha, sensacionale: "Merrni pjese ne gjyqin kunder spiuneve te ardhur nga Shqiperia!"
Te akuzuarit ishin tre, dy prej tyre pleq, e tjetri djale i ri. Njezet milice te armatosur kishin rrethuar "diversantet" dhe sallen per te "mbajtur rendin". Prokurori ne aktakuzen thoshte qe ata kishin hyre ilegalisht ne Jugosllavi te derguar me detyra te posacme nga ana e zbulimit shqiptar. Keto detyra, sipas prokurorit, konsistonin ne mbledhjen e informatave me karakter ushtarak, ekonomik e politik, vecanerisht per krahinen autonome te Kosove-Metohise.

"Dhe te pandehurit, siç pranoi vete hetuesi, per gjashte muaj rresht e kane kryer nje sherbim te tille", perfundoi prokurori. Nderkaq nisen pyetjet. Nje nga anetaret e gjyqit pyeti Xhavit Muhametin, per te cilin u tha se ishte kryetar i grupit, qe te pergjigjej nese mbante mend kur ishte futur si diversant ne Jugosllavi. Xhaviti, nje burre i gjate, me koke te qethur, u ngrit ne kembe:
- Ka nja njezet dite, zotni kryetar!
Ne salle shperthyen te qeshura.
"Njezet dite?! Prokurori tha se kishin gjashte muaj", - peshperisnin ata qe mbushnin sallen.
- Pushoni!
Nje zile e forte vendosi perseri qetesine.
- Le te pergjigjet Hamit Qesja! - Shpejt e shpejt perpara trupit gjykues doli nje djale qe mund te ishte jo me i madh se njezetyjegar.
- Thuaj, i pandehur! Sa kohe kini qe jeni futur ne Jugosllavi?
- Kena xhashte muaj, zotni kryetar, - u pergjigj ai, pa marre fryme, si nje nxenes shkolle qe e ka mesuar permendesh mesimin. Por nderkaq u ngrit perseri ne kembe Xhaviti. Ai plaku me koke te qethur, c/kerkon te thote, valle?!
- Me falni, zotni kryetar, une s'e kuptova pyetjen... Ne kena gjashte muaj qe kena ardh si..., si... diversante ne Kosove!
Kesaj radhe dikush qeshi me te madhe, por nje nga milicet e kapi per krahu dhe e nxori jashte. Pyetjet vazhduan...
- Cila ishte detyra jote si kryetar grupi?!
- Une...? Une kesha per detyre me vra udheheqes te qeverise. Me mbledh informata, me..., me u thane kosovareve te vrasin edhe ata..., kisha detyre me sabotu..., me n’gjall pakenaqesi ndaj udheheqjes, Qeverise...
- Ku te kapen dhe kush te kapi, i pandehur Xhavit, - pyeti perseri kryetari.
- Mue me kapen ke po vija nje bumje, njatje ke Milicia... Populli me kapi..., njashtu...! Mire, - tha ai pavetedije sikur te donte te pyeste kryetarin "Mire u pergjigja?".
- Ulu, ulu!
- Pyetje te tjera ka?
- S'ka! S'ka..., - peshperiten anetaret e trupit gjykues.
- Per deshmitare ka nevoje?
Prokurori nderhyri: - S'ka nevoje per deshmitare, çdo gje eshte e qarte...! Ketu kemi te bejme me nje spiun te regjur qe eshte vene ne sherbim te Sigurimit Shqiptar.
- Te dale i pandehuri, Haxhi Serjani, - thirri kryetari.

Me nje hap te matur e te sigurte doli perpara trupit gjykues nje burre rreth te pesedhjetave... Ai i hodhi, s'di pse, nje veshtrim salles, pastaj koke ulur qendroi perpara kryetarit.
- Betohesh se do te thuash te verteten!
- Betohem se do te them vetem te verteten, -perseriti i pandehuri. - Une kam ardhur ketu, -vazhdoi ai, pa i lene kohe trupit gjykues per pyetje, - i derguar nga zbulimi shqiptar.
Qellimi im ka qene qe te ngre ne kembe kosovaret... kundra serbeve, malazezeve, jugosllaveve, ne pergjithesi. Por njitash e kam kuptuem sa i gabuem kam qene...!
Nderkaq, ne salle filloi nje zhurme e madhe.

Tre-kater veta e kishin njohur ate...
"Ky nuk eshte diversant nga Shqiperia. "Ky nuk eshte Haxhi Serjani... por Haki Berisha..., po, per bese, e kam nga fshati dhe i njoh dhembe e dhemballe... Ai ka punuar edhe ne UDB, po besa..., e njoh mire...!
"I pandehuri" ktheu koken ne menyre kercenuese ne drejtim te atij qe foli.
- More..., more qe nga ana e anes, qe nga e kane
prure ketu per t'i bere gjyqin?!
"Sigurisht ketu s'e njeh kush!", - vazhdoi nje tjeter.
Shperthyen perseri te qeshura e zhurma nga njera ane dhe nga ana tjeter te thirrurat e kryetarit...
Tringellimi i ziles dhe kercenimet e miliceve me ata te cilet shkaktuan "turbullimet".
S'kaluan as pese minuta, kur kryetari u ngrit ne kembe:
- Per shkak te sekreteve shteterore, qe paraqesin deponimet e te pandehurve, gjyqi do te zhvillohet me dyer te mbyllura, - thirri me sa fuqi qe kish ai.
Salla u boshatis shpejt e shpejt. Milicet e bene detyren siç duhej. Ne mbremje radio "Beogradi" dhe radio "Prishtina" dhane lajmin mbi zhvillimin e gjyqit ne Prishtine, kunder nje grupi diversantesh te ardhur nga Shqiperia, si dhe protesten e qeverise jugosllave, drejtuar qeverise se RPSH-se. Po ate mbremje, une, per here te pare, i tregova Ljubas per permbajtjen e nje flete te ditarit tim. Bente fjale per dashurine tone dhe jeten ne shkolle. Ajo me tha se ne frazen time duket talenti i shkrimtarit te ardhshem. Por une mendoj ndryshe. Kam besim se nje dite shkrimet e ditarit tim (po shpetuan te gjalla), do t'i sherbejne te vertetes...

Prishtine, 13 qershor
Ka disa dite qe s'me hiqet nga mendja salla e gjyqit me ata te tre "terroristet" shqiptare. Me gjithe ngarkesen e madhe te provimeve, ka qaste te tera qe perqendrohen edhe atje... Pyes veten: "Pse te jene katandisur kaq keq disa prej "taneve", sa te shesin hapur nderin dhe te turperojne familjet? Per dinare? Per te shpetuar koken nga nje rrezik i kurdisur? Apo qe nuk e dine qe jane shqiptare e nuk e duan Kosoven? A, jo, jo, kete te fundit, nuk e besoj. UDB-ja e di ku mbeshtetet. Ajo gjuan te dobetit, frikacaket, te pamoralshmit dhe i ve ne sherbim te saj. Dhe kesi njerezish, sado te rralle, ka edhe midis nesh. Po tashti c/do te behet me ta? Nuk thone kot: "limonin e shtrydhur e hedhin per toke". Dhe ata, "qente e lidhur", kete fat do te kene. Ndoshta do t'i mbajne disa vite ne burg me pagesen e premtuar, por edhe mund t'i syrgjynosin larg, per te mos ua pare me njeri rytyren e degjuar zerin.
Por mund edhe t'i vrasin! Ata tashme jane "karta te djegura", pa vlere. Mjere ai njeri qe ua shet te huajve nenen e vet!

Prishtine, 15 qershor
Dje, pasdite dola rrugeve te Prishtines, dola i vetmuar per te marre pak ajer. Ne nje vend ku ka pak pune, si te ne, doemos qe ka shume njerez rrugeve e kafeneve. Dhe "puna" me e preferuar per ta jane thashethemet, hamendjet per ditet qe do te vijne e padyshim edhe shpifjet per njeri-tjetrin, duke mos perjashtuar shperthimet e mllefeve. Njerezit ne grupe te vogla bisedonin me ze te ulet si ne nje marshim funeber. Para meje ecnin dy te rinj. Kur befas njeri prej tyre, nje djalosh me trup gjigandi, me sy te ndezur nga urrejtja, uleriti: "Titoja?... Edhe Titoja ka gjynahet e veta...!

" E thirrura e tij ne gjuhen shqipe, beri qe njerezit te kthejne koken drejt tij. Ne çast dy civile, qe duhet te ishin te Milicise, a UDB-se, e rrembyen per krahesh. Njeri i vendosi edhe prangat ne duar. Djaloshi u mundua te çlirohej, pastaj diçka mermeriti... Fytyra i ishte bere flake e kuqe. Ndersa shoku i tij u thirri udbasheve: "Lereni! Nuk e shikoni qe eshte i dehur...?!" I dehur? Aq me keq... Alkooli i nxjerr perjashta, ato qe fsheh mendja... bertiti njeri nga civilet e me pas shtoi:

"Po ti, shoku i tij je? Ec perpara...!" Dhe i hodhi krahun. Duke çare permes turmes ata dolen ne rrugen qe' çonte ne godinen e Milicise... Njerezit nisen perseri te pershperisnin: "Mire ua bene, nuk e dine qe Titoja nuk shahet?..." "Po ai djali, nuk shau, tha se..." "Shau, si nuk shau...!"
- E, e, me mire lereni kete bisede, apo doni ta pesojme edhe ne?
- Ta pesojme, thua, vetem per nje fjale goje...?
Ate nate e kalova me trishtimin e fatit te mjere te dy djelmoshave shqiptare, qe s'dihet nese do t'u shpetonin torturave ne qelite e burgut...

Prishtine, 16 qershor
Shpesh kam pyetur veten time: Cila eshte prejardhja jone, cilet jane te paret e mi? Dhe historia ka treguar se jemi nga fisi ilir i Dardaneve. Kete e tregojne edhe rrenojat e Ulpianes (qytet antik i Dardanise, 10 km, ne juglindje te Prishtines), permendur qysh ne shekullin II te eres sone. Po iliret kane pas qene shtrire edhe ne trojet e tjera qe pershijne Shqiperine e sotme, Maqedonine, Malin e Zi e vendbanime ku banojne shqiptare. Dhe prape kam pyetur veten: Pse kemi mbetur kaq te rrudhur e te cunguar?

Dikur, qysh ne lashtesi, ne kemi qene vetem nje fis e nje race? Por, ne librat zyrtare shkruhet se "jemi te ardhur". "Te ardhur" ne trojet tona? Mirepo guxo te thuash te verteten, se... te denojne si "shqiptaromadh", "irredentist", "armik". Thuhet se ne bote ka me shume te vdekur se te gjalle. Po ketu, te ne, numri i te vdekurve shtohet, po the qe jam shqiptar!

......

.....

Prishtine, 17 qershor
Sot L. me beri nje propozim te çuditshem: "Ketu nuk jetohet! Te ikim...! Te arratisemi ne ndonje vend tjeter!", me tha, duke fshire lotet. "Çfare t'i kete ndodhur, mos edhe ata te shtepise, kane nisur ta sulmojne?"... Ajo qe me dukej e pamposhtur, tanime kish nisur te thyej. Ishte e lodhur dhe e rrenuar. Te tille s'e kisha pare asnjehere L-ne.

E pyeta dhe m'u pergjigj me te njejtat fjale: "Ketu nuk jetohet, ti nuk e kupton?..."
"E kuptoj, e kuptoj, po ky nuk eshte shpetimi yne. Te leme vendin ku kemi lere, prinderit, shoket, miqte?! E çfare do te fitojme, vetveten, dashurine tone? Por per dashurine e lumturine e te tjereve, nuk na intereson?" E kuptova se vajzes qe doja, po i flisja me fjale te medha, si nje filozof, prandaj i thashe me thjesht: "Jo, jo, kjo s'ka per te ndodhur. Nuk e le Kosoven, une. Ketu do ta ndertojme lumturine tone...!"

Ajo me degjonte me vemendje e ne fund i leshoi nja dy fjale:
"Keshtu mendoj edhe une, por, jam shume e merzitur dhe nuk i duroj dot ato qe thone per ne. Ah, sa e merzitur jam...! "Pasthirma e L-se me tronditi. Kur u ndame, perqafuam njeri-tjetrin fort, si per te larguar mendimet e keqija e per t'u qetesuar, sadopak.

18 qershor
Provimet... Provimet, na kane mbyllur brenda. Jashte dalim rralle dhe jeten e shikojme nepermjet dritareve. Nganjehere mblidhemi koke me koke, kjo ndodh sidomos ne mbremje, e bisedojme. Perse bisedojme? As vete nuk e dime. Ne shkollen tone ka te rinj te moshave te ndryshme: gjashtembedhjete, tetembedhjete, madje edhe njezeteshtatevjeçare.

Shkaqet e ndryshme kane bere qe keta te rinj te ndryshem, me mosha te ndryshme, te mblidhen brenda ketyre mureve te larta, te heshtura e shpesh edhe te zhurmshme. Ka nxenes "te vonuar", qe shkollen e kane filluar, si thone ne "pranvere te pleqerise". Keta, ne pjesen me te madhe, jane nga ata qe lufta e fundit i la jetime. Femijeria e tyre u zvarrit ne pune te renda per te siguruar buken e gojes.

Dje, ne stacionin e trenit, ne Fushe-Kosove kam pare njerez te rreckosur. Qe se largu dukeshin qeleshet e tyre te bardha, qe leviznin me shpejtesi sa ne nje vend ne rjetrin. Ata shtynin njeri-tjetrin me berryla, me supe, me ç'te mundnin, vetem e vetem qe te arrinin sa me pare valixhet e renda qe zbrisnin nga treni. "Hamalli, druzhe, hamalli!..."dhe rrobat e tyre çike-çike dhe buzet e tyre te plasaritura
jane pasqyr e ejetes. Hamalli?... hamalli..., druxhe..., hamalli!

Ata jane kosovare..., jane prinderit tane. Per ata punet jane te caktuara: Te çelin kanale, te nderin doren e lypesit dhe t'u mbajne valixhet zoterinjve...! Jo ka edhe më, te enden neper Jugosllavi, per te punuar atje ku ka nevoje dhe nevoje ka atje ku djersa shitet per asgje! Dje, ne stacion te trenit..., si nje lemsh i trashe qe s'kaperdihet, me mbeti ne fyt trishtimi.

Deri kur keshtu?!...

23 qershor
Ata u perjashtuan nga shkolla. Ishin tre. Te tre kosovare. Me i madhi prej tyre ish njezet e gjashte vjec, dhe me i vogli shtatembedhjete. Profesoresha e gjuhes serbe ne provimin e djeshem u dha te treve nota pakaluese. Dhe ata i derdhen ne pijetore dinaret e fundit... u dehen me konjak. Kur erdhen ne konvikt ishin bere si te xhindosur, s'kish zot t'i mbante. Sot i perjashtuan nga shkolla. Me erdhi te qaja, te ulerija per fatin e tyre, por kuptohet me lot nuk zgjidhen hallet tona... Ata ishin tre; te tre bij te Kosoves martire, qe eshte e etur per drite, por driten ia kane zene...

Prishtine, 25 qershor
Bota te ne gjithnje po behet me e keqe, ne vend qe te behet e mire. Me ka mbetur ne mendje ajo qe me thoshte nje dite babai: "Vetem vdekja, mor bir, te ben te mos shikosh me, as vuajtjet e fatkeqesite e tua dhe as ato te te tjereve... Por, ja qe, na duhet te jetojme..." Nuk e di pse shprehet ai keshtu. Ndoshta pse jeta per te po i afrohet fundit, apo sepse nuk e perballon dot e i ishte merzitur? Gjithsesi, ata qe na drejtojne, nuk duan qe ne te flasim e te shfryjme zemerimin tone. Ata duan qe ne te jemi te heshtur, si te vdekurit, pa fjale, si guret, te thate, si druret e modern, qe pritet te rrezohen pertoke. Vetem ata qe na drejtojne flasin, flasin ne mbledhje, ne gazeta, ne radio...
E thone se Jugosllavia eshte "vendi me i mire ne bote", se "Kosova eshte djepi i Serbise se lumtur, te lulezuar...!" E ne, si femije, qe tundemi ne "djepin e Serbise"...

Prishtine, 26 qershor
Provimeve po u afrohet fundi. Mund te gezohem qe te gjitha lendet i kam dhene shume mire. Por nuk ndodh keshtu me mua. Nganjehere me pushton nje ndjenje e keqe. Me vjen t'i bej cope-cope librat. Perse me duhen, kur nuk e ke te sigurt vendin e punes? Por prape mendoj: "Librat jane dritare per te pare boten..." Kjo fraze e shkeputur nga librat, me ben te stepem. Per te gjitha te keqijat qe shikojme, nuk eshte faji i librave, por... Dhe ne nuk jemi fajtore te jetes se keqe, por viktima te saj.

Prishtine 10 korrik
Kam marre rrugen e fshatit. Korriku ka ardhur me dite te nxehta, aq sa jam i detyruar qe here pas here te çlodhem ne hijet e pemeve. Kam nje ore qe udhetoj me valixhen time te ndertuar krejt me dru ahu, qe rendon per kiamet. Bari ka filluar te zhuritet dhe zogjte fluturojne duke endur me pertaci ne hapesire krahet e lodhura. Provimet mbaruan.

Me Ljuban u ndame sot ne mengjes. Ajo me percolli me sy te perlotur dhe me porositi t'i shkruaja letra nga fshati. Eci rruges por mendjen e kam atje. Çfare ben ajo tani? Per te dhjeten here e nxora nga xhepi fotografine e saj... E veshtroj dhe me duket se malli me shtohet. Por nje shqetesim i turbullt shoqeron dashurine time. A do ta doje babai serben time te' bukur?! Eshte viti i fundit i shkolles dhe s'di ç'te bej:

"T'ia them, apo mos t'ia them?!

.......


....

11korrik
Kaloi nje jave ne fshatin tim, midis prinderve, ne gjirin e ngrohte te familjes. Babai me do shume dhe ka kaq besim te mua. Dje heret ne mengjes me ftoi te futeshim ne qilarin e shtepise. Atje ai kish fshehur nje "maunxer" te Turqise dhe nje revolver "Valter" gjerman.

- T'i tregova keto t'i dish vetem ti, mor bir, se ndofta nje dite mund te te sherbejne, - me tha ai, duke me pare drejt ne sy.
- Po, baba, - i thashe, - ato duhet te na duhen dhe do te na sherbejne patjeter.
Disa here kam pyetur veten: "Ç'eshte pushka qe nganjehere njeriu i gezohet kaq shume? Nje cope metal? Nje trup i vdekur, pa jete?"
Sidoqofte, shpesh ajo i ka hapur rrugen e jetes.

Prishtine, 17 korrik
Ljudmillen, ate serben e bukur, e paskan perdhunuar. Dhe lajmi ka marre dhene. Kush ta kete' bere kete poshtersi? "Shqiptaret, kush tjeter? Ata jane te zote per kesi punesh...! Ata vjedhin, vrasin e perdhunojne!..." "...Duhet t'i shporrim ata..." Dhe urrejtja ndaj shqiptareve, do te shfaqej perseri ne çdo shtepi, ne rruge e kudo ku mblidheshin serbet. Po vajza, ne Milici, kish deklaruar, se autoret e ketij krimi, ishin dy djelmosha serbe, ajo kish dhene edhe emrat e tyre...
Por, gjersa te merrej vesh mire e verteta, do te duhej kohe. Kurse tani ajo qe dihej ishte njolla e zeze mbi fytyrat e atyre qe nuk jane fajtore. Kaq shume te na urrejne? Deri ketu te arrije poshtersia?

Prishtine 18 korrik
Ketu, ne fshat, ka dite kur sundon heshtja, nje heshtje e zymte qe ngjall frike. Po ka edhe dite bisedash te gjalla, interesante, qe te terheqin. Pleqte tregojne per vitet e tyre te rinise, te rinjte kerkojne t'u gezohen diteve qe jetojne e shfryjne nga zhgenjimi, se jane larg diteve te enderruara. Kurse njerezit e moshes se mesme hamendesojne, se si do te jete pleqeria e tyre. E mire, apo e keqe?
Eshte e çuditshme se te gjithe flasin si filozofet. Kerkojne te zbulojne ca te verteta, qe eshte e veshtire te zbulohen. Dhe doemos, qe nuk jane ne nje mendje. Nje vend qe ecen e s'dihet ne çfare rruge shkon, eshte i mbushur me te papritura.

Po ndiqja bisedat e bashkekatundareve te mi, kur nje i panjohur per mua, me beri shenje t'i afrohesha. Pastaj, si u sigurua se nuk do ta degjonte njeri, me peshperiti: "Shiko djale, ki kujdes, se je ne listen e atyre qe ndiqen!"... I thashe se s’kam bere asgje te keqe.

- Kete e di, por... ki kujdes...! - Perseriti i panjohuri dhe u largua. Pas pak, dikush nga miqte e mi, do te me thoshte se ai nuk ishte "i panjohur", por njeri i "atyre". Sidoqofte, s'ishte aq i keq... Gjithe diten sot kam pyetur veten time: "Qenkam ne listen e zeze? Po ai, pse ma tregoi?"

25 korrik
Sot mora nje leter nga Ljuba. Ajo me shkruan se mezi i shtyn ditet. Pret qe sa me shpejt te takohemi ne Prishtine. Dhe une rri e mendoj per te. Nen hijen e kumbulles, ne barin e zhuritur prej te nxehtit, kam kohe te sjell nder mend bisedat e shumta, fjalet me kuptimin e tyre, ashtu siq i kam degjuar nga goja e saj, por edhe te tjerat qe nuk i kam degjuar, i kam marre me mend. Dhe u kam dhene shpjegimin ashtu si kam dashur, ose nuk kam dashur... Shpesh, Ljuba me eshte dukur kureshtare. Ajo kerkon te futet thelle ne te fshehtat e mia. Se kujton qe ruaj te fshehta. Dhe perpiqet, qe edhe permes fjaleve te mjegullta, te zbuloje "Cili jam ne te vertete", "Me ç'shoke kam lidhje". Athua te mos me kete njohur fare?! Kjo me ben te dyshoj. Po prape e kam hedhur pas kraheve çdo fije dyshimi. Nje vajze qe tashme eshte bere krejt e imja, ka te drejte te kerkoje me shume. Te futet edhe ne deshirat e enderrimet e mia, pertej cakut te dashurise. Se jeta i ka te gjitha. Dhe nje dite do te me thoshte: "Jeta ime eshte ne duart e tua, Sadri...!" Po une nuk do t'i thosha kurre te njejten gje. Si? Jeta ime, jeta e nje burri ne duart e nje gruaje?!... Jo, jo! Te jete kjo nga forca e zakonit? Nuk e di. Dhe Ljubas nuk ia kam treguar te gjitha ato qe fsheh mendja dhe zemra ime. Vetem nje dite, kur isha pushtuar nga nje ndjenje e fuqishme, kur isha i dehur nga dashuria, i tregova asaj, se mbaj edhe nje Ditar e se i pata treguar disa rreshta dashurie per te. Vetem kaq. Te tjerat, s'kane ç'i duhen. Dashuria nuk eshte vetem fjale, por edhe prove. Ato "te tjerat" le te mbeten aty ku jane, ne faqet e fletoreve. Ndoshta ne nje dite tjeter, mund te dalin ne drite. Kjo dite mund te jete e larget, por do te vije...

28 korrik
Mbreme s'me zuri gjumi tere naten. Si ndodhi kjo? As vete s'di si ta shpjegoj.
Erresira e mbremjes sapo kishte mbuluar pyllin dhe kodrat perreth, kur ne fshat u degjuan ulerimat, ulerinin grate, ulerinin femijet. Dhe qente s'pushonin se lehuri.

Babai doli te porta dhe une e Liridoni vrapuam ne rruge. Askush s'e dinte se cili ish ai qe po e sillnin te shtrire mbi nje derrase te gjere. Ata qe e shoqeronin therrisnin e benin zhurme te madhe. Viktima kish disa ore qe nuk ndjente se ç'behej perreth tij. Nga goja, gati e shqyer, vazhdonte t'i rridhte gjak, gjaku i rridhte edhe nga zgavrat e syve te nxjerra me thike e te hedhura s'dihet se ku...! Ai s'kishte asnje lecke ne trup e asnje shenje qe mund ta bente te njohur ne tere ate grumbull njerezish. Dhe ne te gjithe u grumbulluam rreth kufomes per te mesuar kush ishte dhe pse e kishin therur aq barbarisht. Por, siç dukej, te verteten e dinin vetem lisat e pyllit dhe gjethet e barit, qe u skuqen aq pa pandehur mbreme, ne te perenduar te diellit.

Dikush thirri: "Mjaft me te qara, silleni me ne drite, se nuk e shohim fare...!" Pese-gjashte llamba ia afruan atij... qe me shume i ngjante nje mishi te therur sesa nje njeriu. Nenat perpiqeshin te largonin femijet qe te mos i kapte tmerri, kurse njerez te tjere vazhdonin te vinin. I gjithe fshati kish rrethuar kufomen....
Cili te jete valle? Ashtu si e kane copetuar, zor ta njohe edhe e ëma.

- Drite! Afroheni driten!

Nje grua e re me nje shami te bardhe ne koke shikonte si me ankth. Ajo iu afrua fytyres se mavijosur te te vrarit... e shikoi me kujdes e me sy te shqyer çdo pjese te trupit: koken e pergjakur, duart e perdredhura dhe kur i levizi kemben e djathe, ne te vetmin vend, te cilin gjaku nuk kish mundur ta mbulonte, ajo pa nje shenje te shkaktuar nga nje goditje kali qysh ne vegjeli. Gruaja e re e njohu ate dhe klithi me te madhe: "Demir..., Demir i shpirtit..., si te paskan bere keshtu, mor Demir...!

......



....

Ajo shikoi edhe nje here me sy te zgurdulluar turmen qe e rrethonte dhe perseri nisi te therrase:
- Demir, Demir..., po femijet kujt ia le, mor Demir...!"
Dy femije te vegjel si dy qengja qanin dhe e mbanin nga fustani nenen e tyre... Por ajo s'donte t'ia dinte me, as per femijet dhe as per ata qe perpiqeshin ta largonin nga kufoma dhe ta çonin ne shtepi. Njerezit peshperisnin si neper dhembe: "I shkreti djale..., si e pesoi!" Aty nga mbasditja ate e kishin thirrur me telegram te gjendej ne zyrat e keshillit krahinor ne Prishtine... Dhe ja, ai u nis, madje pa u pershendetur me te shoqen. Ne rruge e theren me thika dhe kufomen ia gjeten ne pyll... te futur ne thes.

- Kush do ta kete vrare?! ...
- Asnje s'guxon te permende emrat e vrasesve, perveç te shoqes, asaj gruas se re me shami te bardhe qe ka arritur ne gjendje çmendurie....

- Ata me vrane Demirin..., ata te UDB-se!

Mbreme s'me zuri gjumi tere naten... Vertitesha ne shtrat dhe fytyra e gruas se mjere s'me hiqej nga mendja.

5 gusht
Mbremjeve, megjithese te lodhur nga puna e rende, na eshte bere zakon te bisedojme per ato qe degjojme diten... Dhe ka aq "lajme te reja" dhe ka aq gjera per te diskutuar, sa qe babai nganjehere gulçon se foluri... Jane perhapur lajme se ne male qarkullojne diversante te ardhur nga Shqiperia. Madje, disa zera peshperisin se "shqiptaret" i kane zhdukur pa lene asnje gjurme, ose i kane therur me thika mbas shpine ata te mjeret njerez..., qe deri tani nuk u jane gjetur as eshtrat. Edhe per ate burrin qe na e sollen te copetuar ne fshat para nje jave, qysh ne fillim u tha se e kane vrare "shqiptaret", por e shoqja nguli kembe:

"Demirin tim ma kane therur udbashet dhe milicet," - therriste ajo.
Ka disa dite qe gruan se bashku me femijet e shperngulen nga fshati me pretekst se do ta kuronin ne nje spital.

Eshte e qarte se fjalet mbi "barbarite e shqiptareve" i perhapin njerezit e UDB-se... Ata thone se shqiptaret e ardhur nga Shqiperia i vrasin njerezit e thjeshte pa asnje pergjegjesi naten dhe u zhdukin edhe eshtrat.
Te ulur prane babait, kur motrat e vellezerit flinin, mbreme, une dhe nena degjuam edhe nje ngjarje qe na rreqethi. Ne fshatin fqinj, me te cilin na ndan vetem kodra e zhveshur, matane pyllit me lajthi, UDB-ja kish rrembyer nje djale te ri qe mund te ishte njezet e pese, a njezet e gjashte vjeç.

Kur drita ende s'kish lindur dhe kur e shoqja e atij djaloshi bashke me femijen e vogel njevjecar, benin gjumin e mengjesit, nje grup civilesh te armatosur, te shoqeruar nga milice, e thyen deren e shtepise, gruan e re ashtu sic ishte te pergjumur e perplasen ne oborr dhe kerkuan te tregonte ku ndodhej i shoqi. Pas pak, e hodhen ne oborr sikur te ishte nje thes me pleh edhe vjehrren e saj.

Te dy grate s'dinin se si t'u pergjigjeshin. Atehere nje nga civilet shtrengoi dhembet: "Si, nuk e dini?! Nuk e dini qe ai u arratis per ne Shqiperi? Dhe ty, moj bukuroshe, nuk te tha asgje?! Merreni ate!" -urdheroi nje nga civilet qe duhej te ishte oficer. Ne oborr e vjehrra shkulte floket e zbardhur nga vitet, ndersa femija kishte gajasur se qari e rrinte habitur praptas me fytyre te kthyer nga qielli.

Kur e pa femijen te shtrire ne oborr, gruaja u sul ne drejtim te saj. I çoroi me thonj, i kafshoi me dhembe ata qe e mbanin nga duart dhe si nje shqipe e plagosur rende i permblodhi fuqite e fundit e ra gati permbys, duke futur ne gjoks njomzakun e saj.
Te shtena automatiku u degjuan: nje' veture erdhi e qendroi fare afer gruas. Ate e ngriten kater-pese veta dhe mezi e futen brenda dyerve te vetures. Gruaja per asnje minute nuk e leshoi nga dora femijen... Ajo e kish shtrenguar fort... e kish rrafshuar gati ne gjoksin e saj..., saqe kur hyri ne veture, femija beri perpjekjet e fundit.

Ai dha shpirt... Por gruaja e re nuk kuptonte asgje, vazhdonte ta mbante fort femijen dhe shikonte me kercenim burrat e armatosur me automatik. Ne veture futen edhe vjehrren... Vetura ecte ne drejtim te panjohur. Dikush hapi çelesin e radios dhe tingujt e nje kenge serbe buçiten... Vetura ecte..., ecte..., por gruaja s'e leshonte nga dora, madje i ledhatonte koken femijes se vdekur... Per fatin e metejshem te tyre, ne fshat, nuk erdhi me asnje lajm...

9 gusht
Sot, u ngrita me heret se ditet e tjera. Shtepite e pergjumura te katundit jane zhytur ne mjegullen e hirte mengjesore, mollet qe sapo kane filluar te skuqin faqet dhe deget e pyllit me lajthi duken si te lodhura e te mpira. Po ja, doli "kokearti" diell. Rrezet e tij shperndahen..., shperndahen ne kodra..., fusha, shtepia. Nder gjethet e barit bulojne kokrrat e arta te veses. Kemboret ndihen diku..., hapen dritaret, perjashta tyre gjelberon bari.

- Miremengjesi vellaçko, dite e mire sot, eh?! "Dite e mire sot... mengjes i bukur," - mermerita une. Ne kodra kaqubet jeshilojne, e rreze fshatit rreshqet lehtazi lumi. Aty-ketu ne deget e pemeve cicerojne zogjte. Fushave femijet nisen vrapin per te mbledhur kallinj gruri.

- Miremengjesi, vellaçko... dite e mire sot? E mire eshte dita po..., por kur vjen mbremja, kur i shoh ata te kthehen nga puna me buze te plasaritura nga vapa, me fytyre te dobet e te nxire nga dielli, te lodhur, te derrmuar..., atehere... atehere...
Ata vijne bashke me erresiren e mbremjes dhe duke perkulur kokat futen brenda kasolleve dhe shtepive gjysme te shembura. Ata jane njerez si gjithe te tjeret..., por njerez qe punojne e s'gezojne ato qe prodhon djersa e tyre. Ata jane njerez si gjithe te tjeret..., por duket sikur jetojne e punojne vetem per te tjeret... Keshtu te jete ndertuar bota jone, valle?!

I bukur eshte katundi yne mengjeseve, kur rrezet e diellit shkelqejne mbi lume, kur gjelberimi vesh kodrat e pyjet. Por mbremjeve, kur banoret kthehen nga arat ne shtepi..., kur i shoh ata njerezit e gjakut tim, qe ecin duke iu marre kembet..., e gjithe bukuria shembet perpara syve te mi.

10 gusht 1957
Ndoshta ai diçka te rendesishme desh te shkruante te nesermen, prandaj qysh nje dite me pare shenoi ne ditar edhe daten 10 gusht 1957. Por ajo mbeti, ashtu siç e shkroi dora e tij: "10 gusht 1957". Nden kete date asnje fjale tjeter nuk u shkrua më. Ate dite Sadrine e kishin arrestuar.

Muret e qelive te burgut te Prishtines u bene flete te reja te nje ditari te ri, qe ai s'mundi ta shkruante dot... Ato mure do te ruanin shenimet e jetes se nje te burgosuri politik. Shenimet e shkruara me gjakun qe skuqi dyshemene prej betoni me gjakun qe ngriu ne zgavrat e syve, me gjakun qe rrodhi nga balli, ne gjoks, ne toke... Dhe kjo do te ndodhte pa kaluar veçse disa muaj...


KREU I PESTË


Një letër e padërguar


Burgu i Prishtines, 15 tetor
Sadriut i kish mbetur peng ajo qe nuk i kish treguar te atit per dashurine me Ljuban. Fshehtesia e marredhenieve me serben e bukur e torturonte edhe tani qe gjendej ne "kafazin e hekurt" te UDB-se. Por, pse s'i kish thene asgje me pare babait te vet, me te cilin duheshin aq shume? Sadriu u ngjante atyre trimave, qe s’kane frike nga vdekja, por qe frikesohen shpejt, per te fshehtat e zemres se tyre. "T'i thosha babait atehere? Ai do te me mallkonte me fjalet: "Ti s'je me biri im..." Dhe do te ma mbyllte deren pergjithmone... Edhe ne gjume do te ulerinte: "Djali im me nje serbe? Jo, jo, ai s'eshte me i imi...!" Le te shkoje ne djall!..."

Keshtu do te me thoshte babai, atehere, sado qe e fshehta s'mund te mbetet perhere e fshehte, e pazbuluar..." Ja pse tashti, kur e ndjente se po i keputej filli i jetes, Sadriu mendoi t'i shkruante nje leter babait. Po çfare t'i shkruante? Te shfajesohej, se dashuria me Ljuban ishte e rastesishme, e pamenduar mire? Apo t'i thoshte se ajo ishte nje vajze e rralle, qe nuk u ngjasonte serbeve e qe e deshte shume, ashtu si i ishte rrenjosur ne mendje? Apo t'i thoshte' ate qe i therte ne zemer: Ljuba, ndoshta pa dashje, u be varri im?

Po t'i tregonte babait te verteten e hidhur, ai do te vdiste nga deshperimi. Mosha e renduar, semundjet dhe pikellimi i madh, do t'ia merrnin jeten. Prandaj, Sadriu qendronte ne qeli i heshtur, por ne koke i vershonin mendime te turbullta: Te shkruaj, apo te mos shkruaj? Kjo enigme duhej zbuluar.

Disa fjale, peshperiti, disa fjale per prinderit, per ata qe me sollen ne jete. Le te jene fjalet e fundit. Fjale dashurie e ngushellimi, por edhe pendese per gabimin e pare dhe te fundit ne jete. Do t'u kerkonte edhe falje. Por do te theksonte se vdekja e tij do te sherbente si nje- mesim i mire per te tjeret... Dhe ndoshta nuk do te harronte, ate qe ishte kryesorja per te, te thoshte se idete dhe lufta e tij, qene bashkuar ne ato te "djemve te lirise", qe e donin jeten, por me shume donin Kosoven.

Tani e kish kuptuar se dashuria per Ljuban ishte si nje pike e vogel uji, ne detin e dashurise se madhe. Dhe per kete dashuri te madhe, prej kohesh ishte gati te jepte jeten. Dhe letra ne prag te vdekjes do te perfundonte me fjalet: "Me beso, baba, kam mbetur biri yt, me gjak shqiptari, te kerkoj bekimin!"

Dhe Sadriu u ngrit nga dyshemeja prej çimentoje, ku ishte shtrire, por kembet mezi e mbanin... Me syte e pergjakur nga plaget, kerkoi nje leter dhe nje laps. Po ku t'i gjente? T'u lutej gardianeve t'ia sillnin? Midis tyre pat njohur nje milic, qe ishte shqiptar. Por edhe atij nuk mund t'i besonte...

Ecte duke u mbajtur ne muret e qelise. Perseriste me vete fraza te shkeputura betimesh, lutjesh, faljesh, shpjegimesh e premtimesh. Do te ishin keto, te thenat e fundit te nje djaloshi kosovar, masakruar padrejtesisht nga barbaret... Po tani ishte vone..., teper vone..., ja pse te thena te mbeten deshira te patreguara, ne nje leter te paderguar. Befas u degjuan tringellimat e çelesave ne deren e hekurt te qelise. Ushtuan te thirrurat: "çohu kriminel, ne pyetje!" Dhe Sadriu beri te ngrihej ne kembe, me syte nga dera, por me mendjen te babai.


Ditar brenda ditarit


Prishtine, 6 korrik 1957
Une nuk e dija qe edhe Ljuba mbante ditar. Ishte nje nga' ato netet e magjishme te qershorit, kur ne stolin e nje lulishteje, te perqafuar me njeri-tjetrin, ajo do te me peshperiste te veshi.

- Ti, Sadri nuk e di qe ke hyre, jo vetem ne zemren time, por edhe ne fletoren e nje ditari... Kam filluar te shkruaj per dashurine tone...
- Ti mban ditar? Ditar mbaj edhe une, - i thashe me nje ze te mbytur. Pastaj do te pendohesha, pse t'ia tregoja nje te fshehte timen qe e ruaj aq fort. Megjithate, kjo ngjalli kureshtjen e te dyve.

- Kam qejf ta lexoj ditarin tend, - me tha Ljuba, e entuziazmuar. - Dua te di çke shkruar per mua... E lexoj brenda nates... Te betohem se do te ta kthej menjehere...! Une refuzova me pretekstin: "Nuk e kam perfunduar! Dhe, kur ta perfundoj ditari do te jete i yti, qe te te mbetet si nje kujtim i bukur..."

Dhe Ljuba nuk kundershtoi. Veç te nesermen do me sillte ditarin e saj. Ishin dy fletore te lidhura bashke, nen nje kapak jeshil, ku shkruhej: "Fletorja e shenimeve". Edhe sot nuk e kuptoj, pse e beri ajo kete "dorezim te menjehershem" e pa kerkesen time. Ndoshta, per te treguar se me deshte shume e ishte e sinqerte me ato qe me thoshte? Apo qe te me forconte besimin se do te ishte perjete e imja e s'kishte per t'u ndare sikur "toka te shembej e dielli te shuhej", sikurse thoshte shpesh. Por, nje gje me beri te mendohem. Duke me dhene ditarin, Ljuba me tha:

......


.....

"Te lutem, ruaje me kujdes, se po e zbuloi ndokush, na piu e zeza!" Dhe enigmen e kesaj shprehjeje do ta mesoja, kur nisa te lexoj ditarin e saj. Ja disa nga fletet e tij:

Prishtine, 8 prill
Sot vendosa te mbaj ditar. A thua se nxitje per te eshte bere dashuria ime per engjellin kosovar, S-ne? Mundet. Zemra ime eshte mbushur me kaq dashuri, endrra te bukura e shprese, saqe ato s'mund te rrijne te mbyllura brenda vetes sime. Kerkojne te dalin. Dhe ja, le te zene vend edhe ne faqet e ketij ditari. Nje dite, kur te jem bere nene me femije, ndoshta do t'u rikthehem ketyre fleteve, per te pare si ishte rinia dhe dashuria ime ne kohe te veshtira. E do te çmallem me vetveten.

Po ç'eshte dashuria? Per kete kane folur e shkruar shume. Ja, keto dite perfundova se lexuari nje liber. Dhe me terhoqi vemendjen edhe kjo fraze: "Ata qe s'kane dashuruar kurre, nuk dine asgje per dashurine! Ajo eshte mahnitese, te mundon, por edhe te jep lumturi..." Me keto fjale, me duket se shkrimtari, ka thene gjithe te verteten edhe te dashurise sime.

Prishtine, 10 prill
Sa e lumtur jam! Ne mbremjen e sotme folem me S-ne per te ardhmen tone. Iu betuam njeri-tjetrit. Po pse te mos e them, isha une ajo qe iu betova se do te isha e tija, per gjithe jeten. Dhe e putha e para. Kur erdha ne shtepi, me dukej vetja me krahe. Sa pashe mamane, iu hodha ne qafe dhe e perqafova, sa desh e rrezova pertoke. Nisa te flas, te qesh e gezuar. Dashuria me kish ndryshuar... Nuk isha me Ljuba e pare, e qete, e matur...

Aq entuziaste isha, sa qe mamaja nisi te dyshoje:
- Ç'te kete ndodhur me ty, moj vajza ime? S'te kam pare te tille ndonjehere?!...
- Asgje mama, asgje. Dhe prape e perqafova. Thone qe femrat me pervoje, e kane te mprehte nuhatjen. Te miren dhe te keqen, sidomos te femijet e tyre, e pikasin te parat, sado e fshehte qe te jete.
- Ç'te ka ndodhur, me thuaj, se sonte te ka rene nje nur i veqante!

Dhe mamaja me hodhi nje veshtrim hetues! Kurse une iu pergjigja prape: "S'me ka ndodhur asgje e veçante, veç asaj qe profesori me lavderoi perpara te gjitheve. A s'eshte per t'u gezuar?..." ç'eshte e verteta, kjo edhe kish ndodhur, por kish ndodhur edhe nje gje tjeter, me e madhe, qe une nuk mund t'ia tregoja... Dhe, ne vend te fjaleve, nepermjet fytyres se qeshur e disa veprimeve, do te tregoja se isha e lumtur, shume e lumtur..."

Prishtine, 18 prill
Sot, me erdhi per vizite ne shtepi, shoqja ime Ilica. E kam shoqe te vegjelise dhe jemi dashur shume me njera-tjetren. Biseduam gjate e per shume gjera. Biseduam edhe per dashurine. Kur ajo, papritur, me tha: "Keto dite kam degjuar nje histori interesante, ti nuk e di? Disa vajza 17-18-vjeçare kane vendosur te
mos martohen".
- Pse, - e pyeta, - kane ndonje shkak?
- Po, ja, thone se duan te jene te lira..., nuk e durojne pushtetin e burrave. Dhe, me mire jeten e murgeshave, sesa skllaverine e burrave.

- Ato e kane fjalen per martesat e imponuara, pa dashuri?
- Jo, jo, per çdo lloj martese. Martesat te kufizojne lirine. Keshtu thone, po ti Ljuba, çfare ke vendosur, dua te them, ç'mendon?
Peshperita me veten time frazen: "Ç'ke vendosur?" dhe m'u turbullua mendja. Mos valle Ilica ka degjuar per dashurine time me S-ne dhe ja tani kerkon te dije, nese do te martohem me te, apo...

E çuditshme! Ketu te ne, te gjithe pergjojne, te duken sikur edhe guret kane sy e veshe... Jane ca sy te neveritshem, qe edhe gjumin s'te lene ta besh te qete.

Prishtine, 20 prill.
E quajne S. Jam gati ta shpall perpara gjithe botes: "Une e dua ate marrezisht". Po te tjeret ç'do thone? Do thone se "kosovaret jane njerez te keqinj", se "ata nuk i duan serbet, po duan Shqiperine e madhe", se "jane te eger", "te prapambetur", "vrases", "budallenj" etj... Ne fakt keto fjale i kam degjuar me veshet e mi. Por nuk u besoj.

A nuk eshte S-ja kosovari, qe do nje serbe? Per mua ai eshte me i miri i me te mireve. I them keto, sepse me ka erresuar syte dashuria? Apo kam ndryshuar aq shume sa te mos njoh vetveten dhe te tjeret? Keto edhe ndodhin tek ata qe dashurojne, te pakten keshtu thuhet. Guximi te ben qe te mos e shohesh greminen. Kur i sjell nder mend keto, tmerrohem. Naten me zgjojne endrrat. Por prape qetesohem. Zhgenjimet i le prapa. Perpara shoh nje qiell te ndritshem e nje toke plot lule, dhe mua me duket sikur udhetoj e lumtur me njeriun qe dua. Eshte lumturia qe ka mbjelle ne zemren time nje djale i pashem, truplarte, me shpirt te paster si qelqi, me mendime te bukura. Une e njoh mire ate, e kam vezhguar per nje kohe te gjate.
Dhe me" ka hyre thelle ne shpirt e ne zemer. Thone se kjo eshte nje "dashuri e ndaluar". Por thone gjithashtu, qe "dashurite e ndaluara", jetojne pergjithmone... Zoti qofte me mua...!

Prishtine, 25 prill
Drejt meje po vershojne kercenimet dhe bashke me to edhe urrejtja. Dje Rada me tha ne rruge: "Moj budallaqe, a nuk kishte Serbia per ty nje djale serb?" Rada edhe vete eshte e dashuruar. Ajo do nje djale boshnjak. Dhe krenohet me te, paçka se S-ja im, eshte me i mire, me i pashem e me i zgjuar. Mos valle e gjithe kjo ndodh nga xhelozia?

Jo, jo, nuk e besoj. Ka diçka tjeter ne mes. Vajzat serbe mund te dashurohen me cilindo, veç me shqiptaret, jo. Ata qenkan te huaj, megjithese kemi lindur ketu, ne te njejten toke.

Sot, dezhurni i shkolles me dha nje leter. Ishte anonime. Derguesi nuk e pati guximin te shkruante emrin e tij. Dhe ky, "njeriu pa emer", me shkruante: "Ti, moj fodulle, kerkon te na perziesh gjakun, qe e kemi te paster? A ke menduar cilet do te jene femijet e tu? Ata do te jene pjella e krimineleve. Si serbe qe jam e qe te dua, te them: Hiq dore sa me shpejt nga kosovari. Pasojat mendoji vete...!"

Nuk e fsheh, qe fjalet e letres pa emer, me tronditen, por edhe me revoltuan. Ne shkolle dhe ne organizaten e rinise na kane mesuar se "lufta kunder fashizmit i ka bashkuar e vellazeruar popujt e Federates sone, i ka lidhur edhe shpirterisht". Se "ne jemi nje vend i lire dhe lirine duhet ta gezojne te gjithe..." Mos valle, kur thuhet "te gjithe", perjashtohen vetem shqiptaret? Keto qendrime mua me çuditin. Babai im ka qene antifashist, partizan i Titos.

Partizan ka qene edhe babai i S-se, madje ai edhe eshte plagosur ne Lufte. Ata ishin bashke kunder fashisteve, kurse ne, femijet e tyre, pse u dashka te jetojme te ndare? Keshtu mendoj une, mbase e kam gabim, por kam pare qe pas Çlirimit edhe jane dashuruar e martuar çifte te kombesive te ndryshme, serbe, kroate, boshnjake, rome, sllovene. Midis tyre ka pasur edhe shqiptare. Te rralle kane qene, por ka pasur. Tashti ndodh ndryshe. Urrejtja sundon mbi dashurine. Shqiptaret veçohen edhe ne pune edhe ne jeten e perbashket.
"Ata duhet te shporren!" - keshtu thone serbet.
.....

Prishtine, 27 prill
Sapo isha kthyer nga shkolla ne shtepi, dhe si zakonisht, iu afrova mamase qe ta perqafoja. Kur ajo me shtyti. Ishte egersuar. Turfullonte neper shtepi, bertiste. Nuk e kisha pare asnjehere ne gjendje te tille, as ne kohen e çapkenlleqeve te femijerise. As ate dite kur kisha marre ne dore gershe'ret e kerkoja te qethja macen, pa ditur se ajo do te me gricte me thonjte e saj te mprehte.

"Ti, vajza ime e zgjuar, bukuroshja ime e dashur (ishin keto epitete me te cilat me perkedhelte shpesh e qe tashti me to me ironizonte). Ti, kerkon te nxish jeten tende dhe tonen? Merr moj, ke te duash, po kosovarin, ku e gjete?"
E kuptova menjehere nga i kish ardhur terbimi. Dikush do t'i kete folur per dashurine tone... Iu afrova perseri ta perqafoja duke buzeqeshur e t'i jepja te kuptonte se asgje e keqe nuk kish ndodhur ne jeten time, se mund te ishte ndonje ngaterrese, keqkuptim etj... Por, mamaja, ne kulmin e zemerimit do te me thoshte:

"Mos m'u afro, po na, lexoje...!" Dhe me leshoi mbi tavolinen e bukes nje leter. Ishte e njejta leter qe kisha marre dite me pare, me te njejtat fjale, me te njejtin shkrim, pa emrin e derguesit. Dhe fjalet kercenuese per mua, kishin mberritur edhe ne familjen time...

- Nuk ke kuraje te flasesh, e...? Folme, e do ate kosovarin, apo...? - Shfryu perseri mamaja, duke shperthyer ne lot. S'dija si t'i pergjigjesha, veçse i tunda koken ne shenje pohimi. Dhe ajo kuptoi se vajza e saj kish rene ne kthetrat e nje "katundari", "te eger", siç thuhej edhe ne leter dhe mbuloi koken me te dy duart, duke qare... Me kishte vajze te vetme dhe per te une isha si nje yll i bukur qe s'duhet te shuhesha aq papritur.

Ne ditet qe do te vinin, kur do te mesonte se dashuria ime per S-ne nuk mund te shuhej nga fjalet e lotet e saj, mamaja do te heshte e psheretinte... Dhe do te me shikonte duke shprehur hidherim e keqardhje, ashtu siç dine te bejne nenat per femijet e tyre qe i duan shume...

Prishtine, 5 maj
Kam pritur prej ditesh nje 'beteje" me babane. Por ai hesht, sikur te mos kete ndodhur gje e te mos di asgje. Sigurisht qe mamaja i ka folur per dashurine time. Por ai pse s'me bie ne sy, pse hesht? Te them te drejten, kjo heshtja e tij me torturon.
Nganjehere mendoj:
Mos valle babai ka zgjedhur ndonje rruge tjeter per te bere te mundur ndarjen me S-ne? Dhe rruget jane te shumta: kurthe, intriga, denoncime per faje te pabera... Gjera te tilla ndodhin shpesh te ne. Dhe keshtu, qete e qete, pa zhurme e konflikte, problemi zgjidhet paqesisht.
Por, prape e kundershtoj kete mendim. Them: babai im nuk eshte njeri i tille. Se ai e di qe po te ndodhe nje gje e keqe me S-ne, ai ka per te me vrare edhe mua. Per kete i kam folur gjate mamase, madje i kam thene: "Vetem vdekja me ndan nga S-ja..." Sidoqofte, babai sillet me mua njelloj si me pare. Kushedi, ndofta i yjen keq e nuk do qe te ma lendoje zemren. Keshtu besoj dhe keshtu qofte!

Prishtine, 10 maj
Eshte mesdite. Me S-ne e kemi lene te takohemi ne mbremje, pasi te studioja diçka nga libri i "Farmakologjise". Eci neper faqet e librit e me behet sikur mbi to me shfaqet fytyra e tij. Dashuria te beka te hedhesh gjithçka prapa, vec ate qe do kerkon ta kesh perpara syve. Kete ndjenje trishtimi ma ushqen ndoshta edhe libri qe kam mbi tavoline. Ai eshte i mbushur me data dhe emra te veshtire, te nje gjuhe te huaj e te vdekur, siç eshte latinishtja.

Ne djall te veje... Perplasa librin mbi tavoline dhe u hodha mbi krevat. Nisa nga enderrimet qe s'me ndahen: Po ai çfare eshte duke bere tashti? Sigurisht qe studion. Studion me syte ne liber e mendjen tek une? A, sikur te ndodhte me te vertete keshtu! Çfare po me thote mendja. Mos valle, vetem dashuria eshte e vetmja gje qe i duhet njeriut ne jete? Po studimet, po puna, po profesioni, nuk na duhen? Jo, jo, S-ja, mendoj se di t'u kushtoje kohen e duhur te gjithave, pa nenvleftesuar asnjeren.

Prandaj, per mua eshte djali me i zgjuar qe kam njohur. Sidoqofte, me behet ta them se ai e çmon shume dashurine tone, e ushqen si ushqen era zjarrin qe digjet. Para ca ditesh, S-ja me lexoi vargjet e nje poezie. Ai nuk me tha se kush e kish shkruar, por une e ndjeva se ajo ish shkruar per ne te dy:

"Ne nje bime kane çelur dy bisqe te rinj,
Kane çelur ashtu, prane e prane,
Bryma do t'i thante qe te dy,
Por rrënjë e forte te dy i mbane..."


Poezia ishte e gjate dhe e gjitha nuk me kujtohet, vetem dy vargjet e fundit, s'mund t'i harroj dot:

"Bisqet nje dite
do t'leshojne burbuqe,
Sa e shkrete do dukej toka,
pa keto lule te kuqe."


Perfundova se perserituri ne mendje keto vargje dhe veshtrova oren. Kish ardhur koha qe prisja. Nxitova te vishem, qe te fluturoj per te takuar ate...

Prishtine, 13 maj
Mbreme isha per darke te tezja ime, Varvara. Sa hapa deren e shtepise e ajo hapi krahet: "Po ku ke humbur, moj çupe? Harrove se edhe une te kam rritur?" Ç'eshte e verteta, tezja me ka dashur shume e qe femije kam pasur nga ajo kujtime te mira. Kur lozja, po te vritesha pak, do te ishte ajo qe do te perlotej: "Bu, bu... m'u vra vajza," e do te me mirrte ne prehrin e saj per te me qetesuar. Prandaj e kisha si nene dhe dashuria per te, gjithnje ka qene e madhe. Po kisha disa muaj qe s'kisha shkuar ne shtepine e saj e tashti shprehej e permalluar. Me beri nje darke me te gjitha te mirat, sikur une te mos isha mbesa e saj, por nje mysafire e rralle dhe e nderuar.

Po beheshim gati te flinim. Me percolli gjer te krevati im e aty me hapi nje bisede, qe ishte e papritur per mua. E filloi me anes e anes:
- Moj çupe, a ke menduar ndonjehere per veten tende? - me tha, duke me veshtruar drejt e ne sy. Ishte nje veshtrim hetues e pervelues.

........

.....
- Patjeter qe kam menduar, moj teze, si s'kam menduar, - iu pergjigja pyetjes se saj te papritur.
- Jo, po..., se tashti je e rritur, dhe... A ke menduar mire?
I buzeqesha, e perqafova, duke i peshperitur:
- Po ti pse s'ma thua troç, si eshte puna?
- Te thashe, s'je me e vogel, je e rritur dhe ...
- Keshtu besoj dhe une, jam e rritur...

- E rritur, e rritur... Po t'i pyesesh vajzat e moshes tende, keto fjale te thone. T'i thone edhe atehere, kur papritur gjenden ne mes te dallgeve te detit e per te shpetuar kerkojne nje fije kashte, por eshte e pamundur te shpetojne.
E kuptova qe tezja ime e mire, dinte gjithçka per mua, por e kishte te veshtire te me fliste hapur. Tanime "beteja", nga shtepia ime, ishte transferuar ne shtepine e tezes. Me ne fund edhe ajo e hodhi "bomben":

- Ti, me gjithe mend e do ate... kosovarin? Si, me te vertete do te martohesh me nje te panjohur?
- Kush ta tha, moj teze, se ai eshte i panjohur? Une e njoh mire ate, ne studiojme se bashku, ne nje shkolle.
- E njeh katundarin qe ka ardhur nga...
- Katundari? Po, katundar ka qene edhe im ate... Edhe ai erdhi nga malesia e pas çlirimit u vendos ne Prishtine... Ç'te keqe ka kjo?
- Oh, ti paske ndryshuar shume, moj bije dhe une s'po te njohe me...!
Ndenji disa sekonda e heshtur e perseri tezja vazhdoi, por me nje ton te bute qe shprehte trishtim e keqardhje:

- Ti nuk do ta marresh ate... Ke bere ç'ke bere, tashti ktheji krahet. S'eshte per ty, ai...!
Ja, te zgjedhim ne, kater, pese djem te mire e t'i zgjidhe njerin.
Ti je yll, kush s'te merr ty...!
Tezja po me çonte drejt mesjetes, marteses me mbleseri...Shkembeva me te edhe ndonje mendim tjeter, por isha e sigurt qe nuk do ta bindja dot se S-ja qe une kisha zgjedhur ishte me i miri i djemve e se me te vdekja do te me ndante...

Ate nate fjeta midis endrrave qe me shqetesonin. Hera-heres zgjohesha e psheretija:
"Oh, sa e veshtire qenka te dashurosh ne kohen tone..."
Ne mengjes, putha tezen time, me nje ndjenje te thelle dashurie, duke kujtuar se ajo mbetej per mua nje njeri i mire. I thashe vetem: "Mos u shqeteso per mua!" Dhe mora rrugen ne drejtim te shkolles, ndersa ajo te pragu i deres, me doren gjysme te ngritur lart, me pershendeste. Ndoshta ne ato çaste ajo mendonte, se mbesen, qe e deshte aq shume, e kishte humbur...

Prishtine, 14 maj
Me S-ne, sa here qe takohemi, puthemi. Natyrisht, fshehtas, jo ne' sy te njerezve. Po te ndodhte kjo haptas, do te degjonim sharje e kercenime. Se, ndersa per njeri-tjetrin, ne ishim te dashuruar, te fejuar, per te tjeret konsideroheshim te huaj, qe s'kane asgje te perbashket, as fene, as racen dhe as kombesine.

Megjithate ne putheshim. E kjo perbente edhe nje akt marreveshjeje, se e donim njeri-tjetrin e, se nuk do te ndaheshim kurre. Dikur kam degjuar shprehjen: "Mos jep puthje pa dashuri!". Mirepo, shoqja ime, Ljudmilla, nje dite me thoshte: "Une kam puthur shume djem, por asnjerit nuk i kam thene: Te dua... kam puthur ashtu, kot, sepse asnjerin nuk kam dashur..." Keto te jene ato... "puthjet pa dashuri?..." E çuditshme mund te duket per Ljudmillen, por me mua ndodh krejt ndryshe. Une puth ate qe e dua, e dua ta kem perhere brenda zemres sime.

Prishtine, 16 maj
Ne shtepine time nuk ka as paqe dhe as lufte. Jemi si dy ushtri, secila ne llogoret e veta. Kjo eshte nje gje qe kuptohet. As babai dhe as nena nuk e permendin me lidhjen time me S-ne. Ndoshta, sepse e dine qe s'kane per te arritur qellimin e tyre. Fjalet e mia me tezen, patjeter qe u kane shkuar ne veshe. Dhe une, tezes i fola prere: "Vdekja me ndan nga ai..." Tashti prinderit e mi, me sa duket, cdo gje ia kane lene kohes, ajo le te veproje! E, Zoti mbase ben dicka...

Prishtine, 18 maj
Sot i tregova S-se per letrat anonime, per biseden me mamin dhe tezen. Babai tregohet sikur s'di gje, por jam e bindur se edhe ai di gjithcka. "S., te me falesh, qe po te tregoj me kaq vonese, por me kupto drejt, nuk desha te te merzisja..." Ia thashe keto fjale S-se, po thelle ne shpirt ndieja nje shqetesim qe me mundonte.
- Ata e kane marre vesh te gjithe, - mermerita e brengosur.
- Po, patjeter qe do ta merrnin vesh, dashuria jone nuk eshte nje monedhe qe mund te fshihet ne xhep. Dhe per kete je e merzitur?
- Boll, besa...! Po ato fjalet e tyre ne letra anonime, si mund te durohen?
- Duro, duro, se ke per te degjuar edhe me shume. - Dhe S-ja buzeqeshi, si per te me thene se çdo gje, sado e keqe qofte, kalohet me gjakftohtesi e durim.

Pastaj, ngjarjet e hidhura me fjalet e zymta nuk i permendem me tej.
Ne mbremje vone u ktheva ne shtepi. Desh te lexoja diçka nga librat qe me rrinin prane, por mendja nuk me punonte. Prisja diten qe te shikoja perseri S-ne, veç takimet me te me ngjallin buzeqeshjen.

Prishtine, 8 qershor
Sot, me lindi deshira te shkruaj pak fjale per nenen dhe per babane tim. Jane ata qe me sollen ne jete e qe i dua aq shume. Nena ime çmohej ne rinine e saj per bukurine (shoqet me thone se i kam ngjare asaj). Ka nje zemer te bute qe thyhet lehte. Por i pelqen puna. Eshte e duruar dhe e perqendruar. Ka punuar per shume vjet daktilografiste ne zyrat e drejtorise se Komunales. Dhe shoqet e duan dhe e respektojne.

Me nenen kemi qene si dy shoqe te mira, vecanerisht, kur kuptoi se une isha rritur. Ndoshta aty nga mosha 14-15-vjeçare. Por nuk pertonte, qe me tonin e saj te bute, edhe te me keshillonte. Dhe fjalet e saj, qe me kane mbetur nder mend jane: "Kujdes bije, se je vajze e mire e bota eshte e keqe...!" Kurse babai eshte nje tip tjeter: Eshte i mbyllur, por i prere. Po tha nje mendim, duhet ta zbatosh, ndryshe zemerohet. Nuk e fsheh se me te jam mburrur, sidomos, kur u thosha shoqeve se ka qene partizan, ka luftuar".

Po kam degjuar se shoket i kane ngjitur nofken "Bredhacaku", ngaqe ne rruge ecen duke bredhur. Po ka edhe nje zakon tjeter, bredh nga nje pune ne nje pune tjeter. Iken vete, sepse nuk e ze vendi, apo e transferojne, diku per me mire e diku per me keq, kete s'kam arritur ta kuptoj. Ne fillim ka qene nepunes i Skupshtines, pastaj inspektor ne rezervat, ne Prishtine, me vone eshte marre me tregtine, tani se fundi, na thote' se punon ne nje pune te mire, po se ku, as ai nuk tregon dhe as une nuk e kam pyetur.

Babai per mua gjithnje ka qene i dashur, ndoshta edhe pse perendia i fali vetem nje vajze. Por perkedhelite i ka pasur te rralla. Ai eshte nje njeri serioz dhe e çmon edhe seriozitetin te te tjeret. Jam e bindur qe kur ka degjuar per dashurine time me S-ne, eshte revoltuar, ndoshta edhe me ka mallkuar. Po tani pse hesht? Pse ben sikur s'di gje? A thua se ne heshtje i eshte nenshtruar fatit? Apo dikush tjeter ne fshehtesi loz rolin e tij? Ditet e muajit te ardhshem, ndoshta do te hedhin drite edhe per qendrimin e tij. Le te presim...!


......

....


Prishtine, 11 qershor
Une gjuhen shqipe e mesova qysh e vogel. Prane nesh banonte nje familje shqiptaresh. Por ka tre vjet, qe jane larguar e s'dihet ku banojne. Kam degjuar se kane ikur te farefisi i tyre ne Turqi. Dhe, te them te drejten e kam ndjere mungesen e tyre, sidomos te dy vajzave te asaj familjeje, qe i kisha bere, jo vetem shoqe, por edhe motra. Po pse u larguan nga Prishtina? Ata te gjithe kane lindur ketu. Ndofta edhe per shkak se nuk duronin dot fyerjet e kercenimet. Familja mbante mbiemrin "Hoxha".

Mirepo, kish prej atyre, qe kur i shikonin ne rruge i ngacmonin: "Juve jeni fis e gjak me ate, "te madhin e Shqiperise"?" Kete ua thoshnin edhe femijeve, paçka se ata nuk u pergjigjeshin. ç'te benin, te nderronin emrin? Mos valle keshtu kishin per te jetuar te qete? Edhe kesaj s'i dihej... Dhe iken. Po nuk harroj se prej vajzave kosovare, kur loznim e argetoheshim, mesova te flisja shqip. Mirepo dje,

Radosllavi, me beri nje pyetje te quditshme: "Ti shpesh flet shqip", me tha.
- E ke fjalen se flas shqip me kosovaret? Po keshtu merrem me mire vesh me ta. Pastaj, ç/te keqe ka kjo? Edhe ata flasin serbisht....
- Mire, mire, - shfryu me nje ton te larte, Radosllavi. - Mire, se nje dite do te behesh edhe shqiptare... Sigurisht qe te pelqen, e...?
I ktheva shpinen, se edhe ne serbet, ne serbisht, nuk po merreshim vesh me njeri-tjetrin....

Prishtine, 12 qershor
Une nuk i njoh te gjithe shoket e S-se, dhe ai nuk me flet per ta. Por edhe une nuk e pyes. Druhem mos dyshon e me thote: "Ç'ke qe pyet, ja ku me ke, a s'te mjaftoj une?" Kjo do te ishte e rende per mua. Megjithate njoh njerin prej tyre. E quajne Nairn. Eshte nje djale truplarte edhe ai. Me ka thene se eshte bere vella me S-ne. Kane pire gjak nga njeri-tjetri. Nje zakon i lashte ky dhe nje shenje besnikerie. Me Naimin jemi takuar se bashku disa here. Ai eshte i heshtur e fjalet i ka te pakta. Flet me teper per nenen e tij qe e ka te semure e qe i duhet te zbrese nga nje fshat i larget per t'u vizituar ne Prishtine, sepse atje s'ka mjek. Pastaj, vazhdimin e bisedes e perqendron te mesimet. Eshte student i vitit te dyte ne Institutin Pedagogjik te Prishtines, e si? thote, e ka te veshtire se i mungojne mjetet financiare, ngaqe eshte i varfer...

Po me ka bere pershtypje durimi e guximi i tij. "Njeriu qe i futet nje pune, na thoshte nje dite Naimi, duhet ta kryeje ate, pa ju friguar veshtiresive, keshtu eshte edhe me shkollen." Mirepo te ne, ka nga ata qe hyjne ne shkolle per qejfe e per nam. Kjo ndodh me teper me femijet e njerezve me poste e ofiqe, qe ne çdo rast e kane te siguruar jeten.

Dje, S-ja me foli me admirim per Naimin. "Eshte nje djale i rralle, me tha, shikon shkollen dhe punet e veta. Une e dua fort ate. Dua Kosoven e brenda saj te kam edhe ty, L. A s'mjafton kjo?" Dhe me hodhi duart ne qafe e me perqafoi.

Prishtine 13 qershor
Sot, pasdite na çuan te lapidari i nje deshmori. E quajne Darko dhe 15 vjet me pare ra ne lufte kunder fashisteve. Ishte mjek dhe ne si te mjekesise na takonte ta nderonim te paret. U vendosen kurora dhe u mbajten fjalime patriotike. Eshte nje gje shume e mire, qe te ne kujtohen e nderohen ata qe kane dhene jeten per lirine e te gjitheve. Por me beri pershtypje peshperitja e nje djali: "Ne bejme mire qe nderojme ata, te vdekurit, se per te gjallet, s'kujtohet njeri.,.!" Dhe djali uli syte perdhe. Te ishte ky nje provokim, apo mallkim? Kete nuk e kuptova.

Prishtine 16 qershor
Sot eshte e diel, dite pushimi. Me S-ne nuk kemi lene takim. Dje isha me rrufe dhe kisha vendosur ta kaloja diten e mbyllur ne shtepi. Po nuk me rrihej. U ngrita nga shtrati e dola ne rruge. Me dukej sikur perpara do te me dilte Ai. Ecja e menduar ne ato rruge e tek ato qoshka, ku jemi takuar se bashku. Po ai nuk dukej gjekundi. Kushedi ku ndodhet?! Me torturon mendimi: Ne keto Qaste, a me sillte nder mend mua? Eshte e guditshme, por ne ?do hap qe hedh, une jetoj vetem me te dhe per te... Mos po e teproj? Jo, aspak. Brodha tere rruget e Prishtines e nuk e takova. U ktheva ne shtepi e derrmuar. As buka nuk me hahet. Dua te fie, por gjumi nuk me ze.

Prishtine, 18 qershor
Shpesh me del perpara nje fytyre e panjohur, misterioze, eshte fytyra e erret e njeriut pa emer, qe kohe me pare me dergonte nje leter anonime. Ai me kercenonte: "Hiq dore nga shqiptari, se...!" Q'te bejme, kjo eshte bota jone...! Na mesojne te heqim dore nga dashuria per njeri-tjetrin... Te fshehim vetveten...? Te bejme ashtu si nuk na thote mendja dhe zemra?.... Kjo s'ka per te ndodhur kurre! Megjithate, e ndiej shqetesimin e atij kercenimi te kobshem... Gojet e liga nuk pushojne, por, a duhet te pushoje jeta e njerezve qe duhen? Thone qe pushtetit te fatit duhet t'i perulesh, por harrojne se njeriu ka pushtetin e vet edhe mbi fatin. Dhe jeta ndertohet e drejtohet nga njeriu.

Prishtine, 22 qershor
Une jam 18 dhe S. 20. Thone se keto jane vite te nje moshe te bukur, vite te rinise e dashurise. Dhe, pse te mos e them, jane edhe pragmartese. Dhe une e kam vendosur: pas nje kohe edhe do te martohem. Do te bashkohem perjete me S-ne, qofte edhe sikur ai te jete ne Hene. Po si e perfytyroj martesen time?... E veshur krejt me te bardha, me nje karafil te kuq ne dore. Ne dhomen e thjeshte nuk duhet te mungojne lulet e shumta ngjyra-ngjyra dhe qirinjte e ndezur. Dhe dasmorete jene edhe nga "ne", edhe nga "ata". Dhe te kendojme e te kercejme se bashku. Q'po them keshtu? Mos jam ne enderr? A do te ndodhe pikerisht keshtu?

.........

...
Prishtine, 23 qershor
Sot ne mengjes, Jovanka, "mbreteresha e thashethemeve", siq e therrasin, duke buzeqeshur tinezisht me tha: "Ti, moj bukuroshe, ke prekur nje' trendafil e ke nisur t'i marresh ere atij. Po, a nuk e di se trendafili ka edhe gjemba?...
Me hipi gjaku ne koke, se e kuptova ku e kishte fjalen. Megjithate e mblodha veten e i thashe: "Proverbi qe me permende thote: "Kujt i pelqen trendafili, nuk u frikesohet gjembave!"" Dhe i ktheva shpinen "shoqes" sime cinike.

Prishtine, 24 qershor
Dashuria per S-ne shpesh ka bere qe tek une te ngjallet urrejtja! Kam filluar te urrej te gjithe ata qe perbuzin e fyejne dashurine tone. Eshte urrejtje qe lind nga dashuria?!... Per shume gjera te çuditshme qe ndodhin te ne, kam shume per te thene, por... Zoti me mbajti gojen!...

Prishtine, 25 qershor
Dje, ne mbremje u takova me S-ne. U magjepsa nga shoqerimi me te e nga fjalet e tij. Por ne nje çast merzie nuk e di as vete pse i thashe: "Me beso S., nganjehere me vjen keq qe jam serbe..."
- Te vjen keq qe je serbe? - m'u pergjigj buzagaz, -Po çdo te thoshin ata qe jane rome, apo zezake?
Dikur kam degjuar nga nje miku i babait tim, pjesemarres ne Lufte. Ai thoshte se lufta kunder fashizmit, sig pohohej atehere, do te na bashkonte me njeri-tjetrin, do te fitonim te drejtat tona, do te ishim te lire... Por, a ndodhi vertet keshtu? Dhe shprehte haptas zhgenjimin. Dhe per kete fajin ua vinte, me te drejte, serbeve.

"Ata na konsiderojne "te ardhur", ne tokat qe jane tonat, na quajne armiq... Por, keshtu do te vazhdojme, me armiqesi gjithe jeten? Duke shpallur edhe "dashurite e ndaluara"?! Dashuria nuk eshte mekat. Kete e thone gjithe njerezit e ditur. Dhe keshtu duhet te jete, apo jo?..."

S-ja lexon shume libra, studion shume. Dhe keto fjalet e tij, me ngrohen zemren. Ai vertet eshte nje djale i zgjuar e fort i ditur. Megjithate, ne jeten tone shpesh shfaqet urrejtja, si nje perbindesh i tmerrshem, qe s'dihet nga kush e kur do t'i pritet koka.

Prishtine, 26 qershor
Ka disa muaj qe kam filluar te provoj per te qene poete. Thone, qe vajzat e moshes sime, shkruajne vargje, kur bien ne dashuri. Keshtu ka ndodhur edhe me mua. Ja, sapo m'u kujtuan vargjet e nje poezie qe e kam shkruar kohe me pare per vete dhe per ate qe dua marrezisht. Por edhe per nje tjeter, per njeriun misterioz qe me gjurmon. I ndiej hapat e tij pas hapave te mia, edhe ne rruge, edhe te shtepia.

"Seç me dhemb ne gjoks, nuk e di,
Çdo gje eshte shkruar nga Perendia,
Dhimbjen valle ta kem nga nje shpirtzi,
Qe si hije e erret ndjek hapat e mia...?

Eshte i eger, vrastar, ku di une,
Me pergjon ndoshta dhe kur fie,
Emer te urryer ka: spiun,
Zemren te gezohet, nuk ma le
Sepse une nje djale forte e dua,
Ndonese thone se s'eshte i gjakut tim,

Por, une s'pyes te tjeret ç'thone per mua,
Koken te ma vene ne gijotine.
Sy dhe zemer kam te dashuria,
Ata le te cmenden nga ligesia."

Kur i perfundova keto vargje, te them te drejten, edhe u dridherova nga frika, se mos u bien ndonje te ligu ne dore, e pastaj... Por prape mendova: "Do ta ve friken ne gjume, qe te mos zgjohet... E te mos me shqetesoje. Por, a do te mundem?..."

Prishtine, 27 qershor
S'me ka pelqyer kurre te merrem me politike. Po me ka takuar keto dite te gjendesha ne nje grup te rinjsh qe bisedonin per çeshtje te ndryshme. Ishin te gjithe' serbe. Dhe mendoja se do te kishin mendime te njejta. Po nuk ndodhi keshtu. Dikush tha se jeta jone mund te ishte me ndryshe, me e mire... Por tjetri e kundershtoi: "Ti po na ben politiken e atyre qe s'na duan? Ne per kete jete kemi derdhur gjak..." Dhe fjala ra edhe te dashuria. "Keni degjuar? - pyeti njeri, dhe perseriti: - Keni degjuar qe ndonje nga vajzat tona eshte dashuruar me ndonje shqiptar?" "Kemi degjuar, kemi degjuar", - u pergjigjen se bashku dhe hodhen veshtrimin nga une. Nuk e di sesi u gjenda ne ato çaste: e turbulluar, e merzitur, e revoltuar, por nuk e hapa gojen.

Megjithate, dikush tha: "Pse, ç'te keqe ka per ne, dashuria e tyre? Ne fillim nuk e kuptova nderhyrjen e atij djali "te guximshem" me fjalet "Ç'te keqe ka?..." Po me vone e kuptova se ai kerkonte t'i hidhte zjarr benzines. Dhe biseda u be vertet e zjarrte:

- Keto vajza duhen vrare...!
- Jo, jo... ato duhen rrjepur te gjalla!
Dhe me ne fund, nje djale me pamje e gjeste prej fodulli, i vuri kapakun bisedes: "Ato nuk jane serbe, ato duan shqiptaret, se duan Shqiperine, politikes se saj i sherbejne. Ja, kjo eshte tradhti qe duhet denuar..."

Pastaj sundoi heshtja, nje heshtje e zymte, tmerronjese. Po une, a duhet te rrija pa folur? Shigjetat e urrejtjes ishin drejtuar thelle ne zemren time. Dhe ngrita zerin: "Po ne, jemi apo s'jemi te gjithe njerez? Djem, ju po i ngrini mure dashurise". I thashe shpejt e shpejt keto fjale e nisa te largohem, shoqeruar me zhurma cjerese e sharjet e atyre, njerezve te mi, qe tani me dukeshin te huaj, teper te huaj... Por rruges mendoja edhe per pasojat e shperthimeve qe do te perplaseshin mbi mua, ne ditet qe do te vinin. Mos isha treguar e guximshme me teper nga ç’duhej?

Si t'ia bej une e ngrata qe keta, vellezerit e mi te nje gjaku, gjithnje e me shume po behen me te larget per mua. Nganjehere me duket se shume prej tyre nuk ngjasojne as me qente, te cilet dallohen per dashuri e besnikeri ndaj njerezve, kurse ata urrejne, urrejne çdo dashuri njerezore.

......

.....

Prishtine, 28 qershor
Ne Prishtine ka shume lule, por edhe shume plehra. Dhe une e shoh ate ne dy pamje. Njera me ngjall dashuri e gezim e tjetra trishtim e plogeshti. Kur mendoj se ketu jeton e ne rruget e saj ecen "dielli im", S-ja, Prishtinen me vjen ta fus te gjithe ne zemren time... Por, kur kujtoj se "plehrat" me zene rrugen, merzitem shume. Ç'te bej, te nderroj rruge? Kjo s'ka per te ndodhur... Prandaj, me mire te udhetoj, duke pasur "diellin" me vete...

Prishtine, 29 qershor
Mbreme, i thashe Sadriut: "Me thuaj nje here me ze te larte: "Te dua"... dhe une, me ze te larte do te te them: "Jam e jotja"... Le ta degjojne te gjithe"... Ai buzeqeshi: "Pse, ti dyshon?" me tha. Pastaj me perqafoi, duke me peshperitur te veshi: "S'ka rendesi nese e degjojne apo jo te tjeret, mjafton qe zerin tone ta degjojme ne te dy, edhe keshtu, me fjale te qeta". Ne kete fletore te intimiteteve te mia, ato qe kam shkruar, mund te shuhen e harrohen. Por nga zemra ime s'ka per t'u larguar e shuar fytyra e zeri i njeriut qe dua. Dhe me ndodh, kudo qe gjendem, ne shtepi, ne rruge te tezja e te te afermit e mi, qe fytyra e Sadriut te me shfaqet, aq sa qe harroj ku jam. Humbas ne mjegullen e enderrimeve. "Ej, hutaqe, me tha nje dite' tezja, ku e ke mendjen, nuk e degjon se per ty po flasim?... Apo e ke mendjen te mesimi?" "Te mesimi, sigurisht", i thashe me gjysme zeri.

"Dielli", qe kam brenda vetes, shpesh me ben te harroj veten dhe te tjeret. Thone qe dielli ka edhe rreze pervelonjese, por une shoh vetem driten e tyre, qe me bejne te ndihem e lumtur.

Prishtine, 30 qershor
Edhe pak dite e ne do te ndahemi. Eshte nje ndarje nga pushimet e veres. Sadriu do te shkoje ne fshat, te familja e tij, e une do te mbetem ketu, ne Prishtine. Zakonisht, nxenesit i presin pushimet me gezim, por me mua ndodh e kunderta. Ai iku per pak kohe. Por kete kohe une e llogaris sikur te jene vite te tera.

Nganjehere me ngjan se i dashuri im, ka shkuar ne nje vend te larget, shume te larget, sa qe s'kam per ta takuar me. Eshte padurimi qe lind nga dashuria. E kjo me ngjall trishtim.

Dy njerez qe jetojne per njeri-tjetrin, nuk e pranojne ndarjen, as per nje çast.

I kam dhene Ditarin tim, qe ta lexoje e mbaje per vete.
Ndoshta aty ka per te pare fytyren time e ka per te degjuar zerin tim...

* * *

Prishtine, 11 korrik
Sapo e mbarova se lexuari ditarin e L-se. Nuk e fsheh se ndihem i lumtur. Ajo, edhe ne fletet e ditarit, mbetet nje vajze e dashur dhe e zgjuar, ashtu si e kam menduar une. Ketu gjeta shume gjera te dobishme, gjeta edhe veten time, por gjeta edhe mendimet e ndjenjat tona, qe i kemi te perbashketa. L-ja ka shkruar, sikur ato fjale t'i kisha shkruar edhe une. Gje qe tregon se ne jemi te njejte dhe te pandare.

Kur lexoja per dallget e jetes se saj, mendoja se ato dallge me kishin perfshire edhe mua. Ndonjehere me dukej se per te keqijat qe i jane kanosur vajzes, fajtor isha une. Por e kundershtoja veten: Jo, as L. dhe as une nuk jemi fajtore. Ne jemi viktima te nje shoqerie te semure. L-ja shkruan aq bukur per dashurine e saj ndaj nje njeriu qe do. Te njejten gje kam bere edhe une. Cilin prek e demton nje dashuri e tille? Zoti u dhente mend atyre qe u mungon... Por, kur çmenduria eshte kolektive, edhe Zoti e ka te veshtire...!

Ditarin e saj e kam futur brenda ditarit tim. Le te rrine se bashku, duke ushqyer me dashuri njeri-tjetrin...!

.....

KREU I GJASHTË


Vajza qe banonte ne shtepine nr. 72

Mbremjeve gjithmone ne nje ore te caktuar, ne rrugen "Bratstvo-Jedinstvo", nga shtepia Nr. 72, dilte nje vajze ezmere me trup te larte e me floke geshtenje, qe i derdheshin mbi supe. Ajo nuk ecte, por te dukej sikur zvarritej si nje hije dhe mundohej qe veshtrimet e njerezve te mos arrinin gjer ne fytyren e saj. Mbasi kalonte xhamine e Sulltan Muratit ne qender te Prishtines, vajza merrte kthesen nga e djathta. Pastaj, si sigurohej qe s'po e ndiqte njeri, vazhdonte rrugen me tej midis shtepive te vjetra e gjysme te shembura, humbiste ngadale gjersa arrinte ne deren e prapme te nje rrobaqepesie. Ketu vajza merrte fryme thelle e me doren e djathte do te trokiste tri here ne dere, dera do te hapej dhe ajo do te gjendej e ulur kembe mbi kembe ne nje kolltuk te vjeter.

Ajo bisedonte atje me ze te ulet koke mbi koke me nje burre per nje ore e me shume, dhe perseri kthehej per ne shtepine e saj Nr. 72, duke pershkuar tani nje rruge tjeter.

Vjeshta kish ardhur... Moti gjithmone ish i keq... Rete uleshin gati mbi oxhaket e shtepive dhe shirat s'kishin te mbaruar. Rruget prej kalldremi te Prishtines te merzitnin me ate balten e tyre te imet.

Por vajzes ezmere ia kishte enda nje mot te tille... Ajo e deshte shume vjeshten, vjeshten me shira te vazhdueshme, kur njerezit bridhnin me vrap per te mos u lagur.

Ndoshta nje mot i tille e ndihmonte ne misionin e saj. Nje mision qe ndoshta dikush ia kish imponuar.
Mbremjeve me shi te vjeshtes, vetem nje sy i kujdesshem mund ta shikonte ate te veshur me nje pale çizme te gjata lekure e me jaken e mushamase te ngritur lart gjer te veshet. Ajo humbiste pertej perdes se mjegulles, te shiut dhe te erresires se mbremjes dhe hynte atje te dera e prapme e rrobaqepesise. Askush nuk e dinte s'e ketu ish nje nga qendrat e fshehta te UDB-se per t'u takuar me agjentet e saj.
- Si, deri tani s'ka treguar asgje?!

E prishi ajo heshtjen e para.

- Po..., po..., asgje, - peshperiti ai mendueshem.
Ajo bisedonte me njeriun, te cilit nuk ia kishte pare kurre fytyren. Dinte qe ate duhet ta therriste me emrin Zvjato. Sa per moshen, pamjen e fytyres, te gjitha keto, ajo mundohej t'i kuptonte nga zeri, nga te qeshurat qe i shperthenin ashtu papritur, dhe nga te perqendruarit e veshtrimit tek ai, pikerisht atehere, kur ai ndizte shkrepesen e thithte cigaren... por edhe ne keto raste ne driten e zbehte te cigares, ajo mund te dallonte vetem syte..., ca sy si ne te shpelare dhe hunden e vogel pak si te shtypur. Ne dhome sundonte erresira. Nje erresire e dendur qe te merrte frymen. Qepenat e dyqanit, nga ku mund te depertonte ndonje fije drite, ishin mbyllur me leter katramat.

Ata qendruan nje cope here pa i folur njeri-tjetrit; ajo ulur kembe mbi kembe mbi kolltuk, ai ne karrige duke mbeshtetur berrylin ne tavoline. Ne dhome kish edhe nje krevat te vogel portativ. Dikush duhej te flinte aty naten. Ajo beri nje hap tutje, u ul ne krevat. Ne erresire ai e ndoqi me kujdes.

- Vete shefi e ka pyetur, e kane torturuar mjaft,
por ai hesht si gur varri. Te gjithe jane çuditur me te.
Ti nuk po me degjon drugarice? A, po..., harrova; te erdhi keq per te fejuarin e shoqes tende, - qeshi ai duke zgjatur doren ne drejtim te saj e duke i çikur lehte gjunjet.

- E,.., e,.. dashuria e saj e solli "te fejuarin atje", ne "shtepine e te vdekurve".
- Ju me duket se thate qe ai ka heshtur si varri...! Si eshte e mundur..., fotografine e Ljubas ia kane treguar?
- Sigurisht qe po.
- Dhe nuk tha gje?
- Asgje! Diçka murmuriti me nervozizem...
- Po letren e lexoi? - pyeti perseri vajza.
- la lexuan, ne fillim nuk besoi te ishte e shkruar nga dora e saj, por kur ia afruan, e njohu shkrimin, diçka tha neper dhembe.

Ajo u mendua pak, perseri pyeti:

- Mos duhet ta ballafaqoni me te? Ndoshta keshtu ka per ta treguar ku e ka fshehur ditarin..., ndoshta, keshtu do te detyrohet te pranoje edhe qenien e tij ne organizaten "Besa Shqiptare", ndoshta keshtu do te tregoje gjithcka..., gjithcka, - shqiptoi ajo me ze te ulet, por e bindur se keshtu i sherbente misionit te saj per te cilin ish betuar si nje serbe e devotshme ne ndihme te atdheut e per kete shperblehej jo pak. - Si thua? -pyeti Ilica.

- Oh, tani eshte vone...! Ka dy dite qe Sadriu ka humbur ndjenjat. Ai nuk eshte as i gjalle e as i vdekur, e dashur Ilica, - tha ai duke e permendur per here te pare emrin e saj. Dhe lehte-lehte rreshqiti si hije e zeze e u ul ne krevatin portativ, fare afer vajzes. Kjo ndodhte, sidomos, kur ai i peshperiste asaj prane' veshit "sekrete te rendesishme te punes se tyre" dhe atehere ata ndienin frymemarrjen e njeri-tjetrit.

- Ilica..., une nuk te kam treguar ty dicka me rendesi... Degjo...! Organizata "Besa Shqiptare" u zbulua.
- Si? U zbulua?
- Po..., po...! Ne te benin pjese 16 studente kosovare. Nje pjese e tyre ishin studente te fakulteteve te ndryshme te Shkupit e te Institutit Pedagogjik te Prishtines, njeri madje ishte student ne Beograd.

E quanin Bujar... Thone se nga burgu, s'dihet me cilin, ky Bujari u ka derguar shokeve nje leter, qe eshte bere si te thuash "Kurani i kosovareve". Te mos harrojme se ka disa muaj kjo pune.

- Dhe çu be me te?
- Ai u pushkatua...
- Po per Sadriun, doli qe ishte anetar i organizates "Besa Shqiptare"?
- pyeti Ilica, duke iu afruar me prane.

- Jo, jo, per ate s'doli asgje! Ne gjyq te gjashtembe-dhjete anetaret e organizates nuk e nxoren emrin e kryetarit te tyre... Te gjashtembedhjetet deklaruan se ishin kryetare. Keshtu qe gjyqi i denoi te gjithe njesoj, me nga 25 vjet ne Goli Otok. Dhe te gjithe keta na moren te keqen drugarice.

Dhe ai ashtu si papritur hodhi doren ne gjoksin e beshem te vajzes, pastaj e mbertheu fort nga supet duke bere qe buzet e tij te mbeshteteshin fort ne ato te Ilices, e cila beri nje levizje mospranimi, pastaj heshti, duke menduar se i kishte thene te gjitha.

Ajo u ngrit si me pertese, rregulloi me duar ashtu ne erresire floket dhe u be gati te dilte, por ai e kapi per krahu:
- Ilica, une per pak harrova fare...!
- Per cfare? - shqiptoi ajo.
- Shefi te ka ngarkuar nje detyre te rendesishme, ti e kupton, duhet gjetur ajo letra e Bujarit. Tani me siguri ajo qarkullon dore me dore... Ti je shoqja e Ljubas... dhe kosovaret nuk do te druhen nga ty. Ata duhet te kene besim te ty, - tha Zyjatoja duke i perkedhelur shpatullat.

- Oh, ta dish ti si me shikojne ata.
- Kush?
- Kosovaret, kush tjeter! Qe kurse filluan shkollat dhe moren vesh se Sadriun e kane arrestuar, me duket sikur te gjithe veshtrimet e tyre me ndjekin kudo.

......

....

Ja, une sot jam ketu ne vend te sigurt, por zemra me thote se syte e tyre me kane pare. Oh, s'jane nje' e dy, por me dhjetera sy..., me qindra sy, qe me duket sikur ndjekin ne heshtje hapat e mi e qe duken si goje qe duan te flasin, te thone diçka, por s'munden.

- Mjaft dhe ti me keto pershkrime poetike! Shoket tane te qendres e dine qe je trimereshe, kurse ti na u trembke e nga kush pa, nga ata qelbaniket... Ai nxori nga xhepi nje zarf me kartemonedha:
- Na, eshte rroga e muajit!
- Mire pra..., do te perpiqem, - tha Ilica me pertese dhe iu drejtua deres.

Po ne mendje i vershuan mendime nga me te ndryshmet. "Keta duan qe edhe une te behem kurban i tyre." Dhe para syve i dilnin perseri shqiptaret: "Ata do te me vrasin!" -murmuriste neper dhembe.
Dera u mbyll lehte prapa saj dhe ajo niste te rreshqiste si hije anes rrugeve, nen strehet e uleta te shtepive...

Binte shi i rrembyer. Ajo kishte marre rrugen per ne shtepi, me zarfin brenda çjantes, qe e mbante ne dore. Ishte i pesti zarf me te holla qe i kishte dhene UDB-ja. Pese muaj me radhe i mbushi ajo ne kete pune.
Kaluan dite.
Baza Nr. 2 gjendej gati ne te dale te qytetit. Nje shtepi e vogel e rrethuar me gjelberim, e izoluar nga shtepite e tjera - ajo i ngjante me teper nje vile pasanikesh sesa nje shtepie te zakonshme. Dhe me te vertete e tille kishte qene ajo para lufte. Pronaret e saj, nje familje çifligaresh, pa mbaruar akoma lufta e fundit ishin larguar, s'dihet se ku. Dhe ja, tani brenda mureve te gjelbera te saj, banoret me te afert, rralle mund te shikonin ndonje levizje.

Dukej sikur çdo gje atje kish mbetur e shkrete.
Porta, para se ciles ish rritur bari, oborri me pemet e shumta, dhe dritaret me kanata te mbyllura dite e nate, te jepnin te kuptpje se aty nuk jetonte asnje shpirt njeriu. Por nuk ishte keshtu. Naten vone gjer ndaj te gdhire, nje drite e zbehte ndriçonte vetem nje pjese tavoline rreth te ciles ishin ulur tre veta. Ata diç bisedonin dhe shkruanin per ore te tera, dhe nje prej tyre, here pas here nepermjet grilave hidhte veshtrimin ne rruge.

Dhe rruga kishte disa degezime qe pershkonin mespermes pemet, gjarperonin midis barishteve te egra dhe te larta sa nje boje njeriu ose dilnin direkt te dera, nen ballkonin e veshur me myshqe. Nje dore e padukshme shtypi me intervale te caktuara pese here susten e ziles elektrike. Tingujt e saj u degjuan mbi kokat e te tre burrave.

Zvjato hapi deren. Ishte "njezet e treshi". Ishte hera e pare qe Ilica, ose njezet e treshi, siç figuronte ajo ne listat e agjenteve te UDB-se, hynte ne kete godine. Ajo e bente kete me porosi te Zvjatos, njeriut qe me pare e kish njohur vetem nga zeri e tani, per here te pare, po i shikonte edhe fytyren. Shefat e tij donin ta takonin vajzen personalisht per te testuar formimin e saj, e per ta udhezuar, se çkerkohej me tej prej saj.

Ndersa te dy burrat e tjere u mbyllen ne nje dhome, Zvjatoja e solli Ilicen lart ne nje dhome tjeter.
- Ma jep doren, une ketu s'e gjej dot rrugen, - i tha Ilica.
Pa i thene asnje fjale ai e terhoqi pas vetes dhe e uli ne karrige. Kish kaluar mesi i nates dhe ata vazhdonin te bisedonin.
- Çuditem, perse nuk me ballafaqoni me te. Do t'i tregoja çdo gje qe me ka thene Ljuba, - tha ajo, si per te deshmuar besnikerine. Por njeri prej burrave e kundershtoi prere.

- Kjo eshte dhe per te miren tende, Ilica. Nuk ka asnje arsye qe ti te takohesh me ate. Ai eshte bere si nje kafshe e ngordhur. Vec kesaj, ai e di qe Ljuba e ka tradhtuar. Ne fillim e nuhati, por pastaj ia thane se po te dilte ne gjyq, siç ka kerkuar vete, ti do te ishe deshmitare dhe ate s'do ta priste gje tjeter perveç litarit. Ndersa ti, Ilica, do te ekspozoheshe. E ky do te ishte edhe fundi yt dhe i detyres tende. E kupton?

- Keshtu qenka puna?!...
- Pikerisht keshtu.
- Po Sadriu, ç’thote?
- Ne fillim tha se kriminelet vetem thiken e litarin njohin (kriminele ai na quajti ne). Por pastaj pati nje lutje. Kjo i ngjan lutjes se dhelpres ne kafaz. Me zgjuarsine e tij jane çuditur dhe hetuesit. Me veshtiresi kuptuan ata permbajtjen e fjaleve te tij, te lutjes se tij te fundit...

- Kjo do te thote se ai u gjunjezua, perderisa kerkoi meshire.
- A, jo, drugarice, Sadriu nuk kerkoi meshire. Kerkoi vetem qe, ne qofte se ishte marre vendim per ta varur, ta varnin diten ne mes te popullit, sepse siç tha ai:
"Dua te shoh popullin perpara vdekjes e t'i them disa fjale.
Dua t'i them popullit tim: "Vdesim ne qe ti te jesh i pavdekshem!"

Kuptohet se organet tona s'mund t'ia krijojne mundesine atij per te bere propaganda, kjo do te ishte vetevrasje, - tha Zvjatoja.
Ne fund Ilica ose "njezet e treshi", raportoi per informatat qe kishte grumbulluar lidhur me aktivitetet ilegale te studenteve kosovare ne Prishtine. Ajo i dha drejtuesit te saj edhe dy emra te rinj kosovare, qe dinin permendesh letren e Bujarit, atij studentit te pushkatuar nga UDB-ja, per te cilin tani kish dijeni tere qyteti. Emrat e tyre Ilica i kish ne nje leter te vecante, shkruar me boje te padukshme, dhe ai kur mori letren i shtrengoi asaj doren fort, ne shenje falenderimi.

Shtepia e gjelber larg qytetit me muret e heshtura dite e nate, e kishte pare shume here vajzen me trup te bukur dhe fytyre te hijshme. I ati i saj, nje "inspektor i hekurudhes", i kish dhene liri te plote vajzes se tij. Ai e dinte qe ajo kryente nje mision te rendesishem, prandaj nuk interesohej fare kur vinte e kur largohej nga shtepia.

Ai e dinte, gjithashtu, qe kjo pune i sillte familjes aq te ardhura sa mund te bente nje jete te rehatshme. Kjo ishte e vetmja prove per te menduar se vajza nuk e shkonte kohen kot. Dhe Ilica e shperblente mire kujdesin e te atit. Ndryshimet e shpejta te saj, s'arrinte t'i merrte me mend vetem e ema.

Nderrimi i fustaneve dy-tri here ne dite, mbajtja e kepuceve me taka te larta, gje qe s'ishte e modes per vajzat shkollare, tualeti ne fytyre, shetitjet gjer ne mesnate, te gjitha keto qe mund te joshnin djemte, e benin ate, gruan e thjeshte ta shikonte me dyshim te bijen. Por si nje grua e perulur patriarkale, ajo s'guxonte t'i dilte perpara te shoqit, qe shpesh i thosh:

"Ti s'e di moj tutkune se ç’ardhme e pret Ilicen tone.
Asaj do t'ia kene ziline te gjithe..."

......

...
E mesuar qe ne vegjeli te doje me shume veten se çdo gje tjeter ne bote, e edukuar ne familje me urrejtje per kosovaret, Ilica e ndiente veten te lumtur vetem atehere, kur informatat e saj u shkaktonin dhimbje e fatkeqesi te tjereve. Dhe ta shihje atehere kur e mbulonte shkelqimi ne syte qe i levizte me shpejtesi djathtas e majtas, ne fytyren brune.

Ate e dehte gjaku i viktimave te saj, dhe qeshte, qeshte me veten, aq sa kush e shikonte, çuditej. Veçanerisht, keto kohet e fundit, çdo gje e mire ne shpirtin e saj, ish varrosur. Detyra prej spiuneje ia deshte qe te tregohej e dashur, e dhembshur edhe me ata qe ajo i kish ne listen e armiqve, e ne thellesi te shpirtit ziente nga urrejtja. Ajo kish degjuar kaq shume nga i ati dhe nga organet e UDB-se per kosovaret dhe ne pergjithesi per shqiptaret, saqe instinktivisht, kur shikonte nje kosovar terbohej nga urrejtja.

Dhe Ilica qe, ne pamjen e jashtme, te jepte pershtypjen e nje vajze te urte e te dashur, ish nje bishe e vertete. Ajo nuk ngurroi te denonconte ne organet e UDB-se as nje kusheririn e saj, kur ky i shprehu pakenaqesine ndaj pushtetit. Dhe ajo ish bere kapricioze dhe fodulle, e vetmja komandante e vertete ne familje, e vetmja qe kerkonte perkedhelje e privilegje, e vetmja qe e ndiente veten "yll diturie e zgjuarsie", midis pjesetareve te familjes dhe farefisit te saj.

Dhe ata qe nuk e dinin cila ishte Ilica, çfare pune bente dhe kujt i sherbente, talleshin me kapricjot e saj. Ne rreshtin e miqve, Ilica e kish bere zakon te perseriste mendimin se jeta katandiset ne asgje, kur nuk i ploteson te gjitha kapricjot e njeriut; se njeriu duhet te punoje ne menyre te atille, saqe t'i siguroje vetes sa me shume ore te lumtura.

"Ju do te pyesni, - thoshte ajo me buzeqeshje, - ne çmenyre mund ta beje veten njeriu te lumtur?" Dhe perseri me krenari pergjigjej: "Sigurisht, edhe duke ua rrembyer lumturine te tjereve. Njerezit jo me kot e kane prejardhjen e tyre nga bota shtazore..."Dhe ashtu siç thoshte, ashtu vepronte. Per hir te lumturise personale, ajo ishte gati te shkaterronte çdo lumturi te te tjereve.

Vetem mbremjeve vone, e shtrire ne krevat, ajo ndiente t'i shkonin ne trup te dridhura, e kapte tmerri e pasiguria per ate qe mund t'i ndodhte te nesermen. Kish kohe qe frika e shoqeronte ne çdo hap qe bente. Frika, nje frike e perzier me ankth qe i largonte gjumin, e bente t'i buçiste koka e t'i zhurmonin veshet. Por ajo, me cinizmin e saj mundohej ta mposhte ndjenjen e tmerrit, e ta qetesonte veten.

Ish gati ne te gdhire, kur Ilica kish kaluar oborrin e gjelber te godines misterioze, dhe mbasi i shtrengoi fort doren atij qe ishte drejtuesi i tre burrave, doli ne rruge. Ajo ecte, ecte e shoqeruar vetem nga hija qe i leshonte trupi i saj, nje hije e holle e murrme.

Si zakonisht, ajo nuk do te trokiste ne porten e shtepise, por lehte-lehte do ta hapte deren me qelesin rezerve, dhe ashtu si nje hajdute do te ecte me majat e gishterinjve per t'u gjendur ne krevat. Kete, ajo e bente, ashtu, pa e kuptuar as vete, dhe jo pse kishte frike se mos e qortonte i ati. Kish kohe qe i ati per te kish pushuar se ekzistuari. Ajo e konsideronte ate vetem si njeri te mire, i cili duhej meshiruar. Dhe e vetmja meshire per te fshihej ne lemoshat e se bijes, qe s'ishin veçse lemosha qe rridhnin gjak.

Kishin kaluar tre muaj nga ajo nata e fshehte e takimit te Ilices me shefat e saj, ne bazen Nr. 2. Ajo e kishte te qarte detyren qe i ishte ngarkuar dhe punonte ne vetmi e ne fshehtesi. Dhe nuk e dinte se "ajo puna e saj" kish marre ere e se prej kohesh ndaj saj qe pergatitur ajo qe shefat e Ilices do ta quanin "hakmarrje te tmerrshme" e te pabesueshme.

Mengjes dhjetori. Ne rrugen "Bratstvo Jedinstvo" u gjet e shtrire me thike te ngulur ne zemer, nje kufome gruaje. Ish kufoma e Ilices. Milicet e terhoqen shpejt e shpejt te vraren. Por rruga ish mbushur plot me njerez; ata bisedonin, shfaqnin mendime, ose bluanin ne kokat e tyre mendime te ndryshme per ate qe kish ndodhur atij mengjesi. Milicet, me fytyra te vrara, hijerende, shperndanin grupet e njerezve, kurse agjentet e UDB-se mundoheshin te merrnin vesh peshperitjet e banoreve.

Flitej se vete UDB-ja e çregjistroi nga lista agjenten, sepse puna e metejshme e saj s'kish asnje vlere, ajo ish "djegur".Prej kohesh nuk ishin te pakte ata qe kur shikonin Ilicen, mundoheshin t'i largoheshin veshtrimit te saj, dhe kete UDB-ja e dinte fare mire. Por kishte dhe njerez qe besonin se ate e kishin vrare kosovaret, si hakmarrje: ajo duhet te kishte marre shume njerez ne qafe. Kurse te tjeret, duke gjykuar nga pamja e jashtme, mendohej te ishte me barre, peshperitnin se mund te kishte vrare veten... Dhe fjalet "mund" dhe "duhej" perseriteshin me ze te ulet me qindra here ne rruget, oborret e shtepive, kafenete dhe pijetoret e Prishtines.

Banoret, grupe-grupe, koke me koke shfaqnin mendimet e tyre dhe keto mendime ishin aq te ndryshme. Vetem nje gje ishte e qarte: ate dite ne rruget e Prishtines, UDB-ja beri shume arrestime...

.....

KREU I SHTATË


Para nje kufome


Liridoni ate dite e kish humbur toruan. As nje pike gjaku s'i kish mbetur ne trup.
Perpara kembeve, ne token e lagur shtrihej ai: Sadriu, vellai i tij i pergjakur dhe ai s'ishte i zoti te vepronte, te villte zjarr mbi kriminelet. Kemi degjuar te thone se njeriu eshte qenia me e forte ne bote, kjo eshte e vertete, por ç'e do se nganjehere krijohen rrethana te tilla para se cilave njeriu terhiqet, nuk u beka i zoti t'i ktheje brengat ne shpresa, deshperimin ne besim.

E vetmja rruge per te qenka t'u largohet te keqijave, te ike...! Te ike kokulur, i poshteruar?! Jo, kete s'e kish menduar asnjehere... te ike per te mbledhur forcat, te ike per t'u hakmarre? Keshtu mendonte ne ato çaste pikellimi.
Vjeshta kish ardhur me zhurme e potere. Dhe ai nuk e kish pare qiellin e Prishtines aq te zymte sa ate dite. Ne rruge era lozte me gjethet e rena te bimeve dhe fershellente, duke bere te ngrihen aty-ketu spirale pluhuri qe te verbonin syte. Mbi qytet vershonin rete, ca re te dendura e te zeza, qe vinin nga perendimi.

Dukej qe shiu s'do te vononte.

Kish udhetuar dy ore me kembe per te arritur ketu, ne Prishtine.

Nena, fshehtas nga babai, e dergoi per te pare Sadrine. U bene dy muaj qe e kishin arrestuar dhe dinin pak gjera per fatin e tij. Ne dore mbante nje strajce me ushqime per vellane: Djathe, ca buke, rrush dhe molle.

Ne qytet arriti aty nga dreka. Megjithese i lodhur, nuk u ul gjekundi per t'u çlodhur, as çezmen nuk e kerkoi, qe te shuante etjen. Vrapoi rrugeve te qytetin pa ditur se ku gjendej vellai dhe ne koke krijoi lloj-lloj skenash sesi do te ndodhte, kur do te takohej me te.

Dhe ku s'vajti e ku nuk pyeti per vellane! Atehere qyteti dhe njerezit iu duken te akullt dhe te shurdher. Ata s'e ndienin lodhjen e s'i degjonin lutjet e tij. I dukej sikur te gjithe' e shikonin me indiferentizem dhe perbuzje, ate birin e nje kosovari, te varfer.

Burgjet e rrethuara me mure te larta, permbi te cilet dy-tri radhe gjembash, kullat prej betoni me dritaret e vogla nga ku dukeshin vetem syte e levizshem te rojave, fytyrat e ashpra te oficereve, te thirrurat: "Largohu se do te shtie!". Te gjithe keto i ngjallnin tmerr, dhe e benin ta ndiente veten ne mes te ketij qyteti te akullt, si ne mes te nje pusi te thelle dhe te erret, ku te merret fryma, ku nuk deperton asnje rreze drite.

Dielli sapo perendoi, kur Liridoni u drejtua per ne zyrat e UDB-se. Tere dita i kaloi duke bredhur, dhe ja, tashti i kish mbetur vetem nje shkendije shprese: Ata te UDB-se do t'i tregonin ku ndodhej i vellai, i gjalle apo i vdekur.

Hodhi syte nga qielli, rete e zeza ishin ulur mjaft. Nuk kaloi shume dhe pikat e para te shiut arriten ne toke. Dhe, ndersa ecte, mendonte: Si do ta kaloj naten? Ne shtepi e prisnin dhe ai duhej te kthehej para se te erresohej.

Arriti te porta e jashtme e zyrave te UDB-se.

Ndertesa dykateshe e UDB-se, me ato dritaret e veshura me nje rrjete te dendur shufrash hekuri ndodhej ne te dale te qytetit. Mbrapa saj shtrihej nje pyll i vogel, ku qiparisat me trupat e gjate dukeshin sikur u benin roje bimeve te uleta. Qendroi pese-gjashte metra larg portes, pa pyetur me per shiun qe vershonte nga floket, me xhaketen e bere qull e deri te çorapet e leshta.

Dy milice te armatosur, rrinin nen strehen e parmakeve prej betoni te portes e shikonin ne menyre kercenuese te gjithe ata qe kalonin aty prane. Nje kamion me karroceri te mbuluar iu afrua portes. Pas pak, dyert e renda te nderteses u hapen, dhe ne rruge dolen dy civile.

Ata mbanin te shtrire mbi barele trupin e nje njeriu te mbuluar me nje mushama te zeze. Mbrapa tyre, rende-rende vinte nje ushtar i armatosur me automatik.
- Kujdes djema, hidheni mire ne makine!
- Si urdheron, druzhe, - tha njeri nga civilet, - por ta ulim pak se na keputi krahun. - Dhe ata e perplasen pertoke. Nderkohe, Liridoni, qe kuptoi qe i perplasuri ne toke ishte nje njeri, ndoshta kufoma e ndonje te vrari, u afrua.

"Po sikur te jete ai? Vellai im?"

Dhe ashtu rrembimthi, pa pyetur asnje rrezik u versul, i zbuloi fytyren. Dhe per here te pare ne jete ai kish pare Sadrine te heshtur. Ne buzet e tij mavi, nje vije e holle gjaku ish mpiksur. Floket e gjakosur i binin mbi balle, njeri sy i ish mufatur e nxire, ndersa fytyra dhe duart i kishin marre ngjyren e nje gjetheje vjeshte. Kuptoi qe Sadriu kish vdekur ne duart e xhelateve, ne zjarrin e torturave, ose e kane pushkatuar. Nisi te qante mbi trupin e te vellait.

Ushtari e kercenoi disa here, duke i treguar automatikun, por ai nuk u largua. Kish hedhur trasten pertoke e ushqimet, djathi, buka, frutat ishin shperndare. Keto i kishte pergatitur e mjera nene, per ate. Ai i pa ato dhe lotet i rridhnin burim.

.....
....
...trasten pertoke e ushqimet, djathi, buka, frutat ishin shperndare.
Keto i kishte pergatitur e mjera nene, per ate. Ai i pa ato dhe lotet i rridhnin burim.
- Merreni, çfare prisni me? Hidheni ne makine! - klithi ushtari i armatosur.
Civilet e ngriten barelen dhe e leshuan brenda makines, por ai nuk u shkeput nga trupi i vellait.

- Ku do ta çoni, kriminele! Jo, nuk u le ta zhdukni kufomen, ju duhet ta sillni ne shtepi! Ne shtepi, -therriste Liridoni, qe ato dite kish mbushur vetem katermbedhjete vjeç. - Ku po e çoni vellane! - thirri i tmerruar, kur dy milice e perplasen pertoke.

Nje zhurme te shurdher degjoi, pastaj makina e shtoi shpejtesine ne drejtim te kodrave te qytetit. Dhe Liridoni, me veshtrim nga makina, qe kish marre te perpjeten, mendoi: "Atje do ta varrosnin, atje do ta fusin ne gropen e ftohte..., ne mes te ketij shiu kiamet...! Ah te poshtrit..., kriminelet!"

Dhe atehere ndjeu se krahu i djathte i therte, i dukej sikur kocka ish therrmuar, ngaqe kur e hodhen milicet nga makina kish rene brinjas. Pastaj Liridoni do ta kujtonte krejt ngjarjen, sikur te fliste me vetveten: "Ata qe e pane kete skene u mblodhen rreth tij, dikush i peshperiti fshehtas te veshi te shkonte ne shtepine e tij, por ai iku nga ta qonin kembet".

Ish errur. Dritat e dobeta elektrike i jepnin qytetit nje pamje te zbehte, ate pamje verdhacuke qe ka nje i semure rende nga malaria. Nga klubet vijne ne rruge lloj-lloj sharjesh ne gjuhen serbo-kroatisht. Ne mes te zhurmes dikush kendonte me ze te ngjirur nje kenge te improvizuar:

"Babai ç'na shkoi, larg ne Gjermani,
Para s'na dergoi,fat o fat i zi,
Nena m'u martua, me nje djale te ri,
Zjarri pse s'te renka ty, 0 moj Serbi...!"

Te tjere çjerren e shajne njeri-tjetrin... Njerezit "pine nga nje gote per te harruar nentedhjete e nente halle" dhe ja, nxjerrin se bashku me avujt e alkoolit edhe helmet e shpirtit, helmet e plageve te tyre. I gjithe qyteti eshte nje plage e madhe qe mbledh vazhdimisht qelb per te shperthyer pastaj me force jashte.
Shiu vazhdon te bjere dhe zhurma ne klube sa vjen e behet me e madhe. Perseri degjohej zeri i ngjirur i atij djalit qe tani thuaj se nuk kendon, por therret:

"...Q'me kane lene rrugeve
pa buke e pa shtepi,
Zjarri pse s'te renka ty, 0
moj Serbi...!"

Fjalen e fundit ai e shqiptoi te ndare ne rrokje, por dikush ia zuri gojen, e kercenoi me fjalet: "Pusho hajvan..., mbylle te shkreten se ta hoqa...!" Dhe ne mes te asaj zhurme zeri i djaloshit nuk u ndie me.

Kurse Liridoni vazhdoi rrugen permes jetes se shurdher pa ditur ç'drejtim te merrte. "Ndofta do te ishte me mire te shkoja te kryetari i udbasheve, -mendoi ne cast, - por jo, une s'kam ç'te bisedoj me ta. Atij mund t'i mbushet mendja per te me futur edhe mua ne qeli.

Ç'do t'i kushtonte? Vetem nje fjale goje. Po, vetem nje fjale dhe hekurat do te isbin gati, s'ke ç'ben, kjo eshte liria e tyre..., liria per... popullin!"
Po afrohet mesnata dhe'syri im me qepallat e lagura rralle shikon silueten e ndonje njeriu qe duket dhe humbet shpejt ne erresire. U shuan dritat. Pas pak edhe dy krisma te thata revolveri u degjuan. Milicet nisen vrapin me pushke ne duar. Thuhej se UDB-ja i organizonte vete keto skena per te bere arrestime.
- Ketej u degjua krisma..., te rrugica e pazarit, -tha njeri nga milicet dhe terhoqi pas vetes edhe shoket.

Dike duhet ta kene vrare dhe tani gjithe ate zhurme per te "zbuluar vrasesin". Kushedi sa porta do te thyhen sonte, kushedi sa vete, qe ne listat e UDB-se jane shenuar me laps te kuq si te dyshimte, do te spastroheshin...! Nderkaq Liridoni bisedonte me veveten:

"Jam strukur ne rreze te nje muri te rrezuar dhe degjoj krismat e shkelmave dhe te qytave te pushkeve qe perplasen mbi dyer. Ne erresire shoh kemishen e bardhe te nje gruaje qe therret, me tej femije qe qajne. I rrembyen te shkretes burrin dhe djalin dhe ajo u lutet ta leshojne se s'ka bere asgje.

Por milicet i tregojne qytat e pushkeve. Banoret e rrugices u zgjuan. Tere naten qyteti e kaloi pa drita. Ne mengjes rete qe e derdhen pa kursim shiun e grumbulluar gjate veres, nisen te shperndahen. Por perseri horizonti eshte i murrme ne te erret.

Nje nate pa gjume, i qullur gjer ne kocke, perballoi trupi im i lodhur. Sapo ra drita provova te ecja, por kembet me dridhen nga dobesia. Si me pertese mora rrugen drejt fshatit. Kufoma e vellait, tani s'dihet ku dergjet. Dhe mua me duket vetja i pafuqishem, isha edhe une nje kufome...!"

.....


KREU I TETË


Fundi i një "Dashurie te ndaluar"


Ljuba kujtonte me tmerr 11 gushtin, diten kur do t'i permbyseshin te gjitha ato gjera te bukura qe kish ndertuar per te ardhmen e saj.

Ishte ora 7:30 e mengjesit. Kish fjetur keq e u zgjua me nje dhembje koke, pasoje e endrrave te keqija, qe kohet e fundit e shoqeronin, sa here qe binte per te fjetur. Desh te largonte ankthin qe e shtrengonte ne gryke dhe hapi radion per te degjuar pak muzike. Kur spikeri i Radios "Prishtina", me nje ton te larte, triumfues do te lexonte nje komunikate te Ministrise se Puneve te Brendshme:

"Mbreme, forcat e sigurimit arrestuan ne fshatin ..., nje kriminel te rrezikshem, Sadri Krasniqin, student i Medicines. Ai eshte perfshire ne bandat terroriste e irredentiste me synim bashkimin e Kosoves me Shqiperine". Spikeri do te vazhdonte me tej me akuzat ndaj te arrestuarit. Po Ljuba, sa degjoi emrin e Sadriut, e shembi radion per toke dhe nisi ulerimat. Mbuloi fytyren me dy duart dhe u perplas ne krevat duke qare me ngasherim:

"Sadrine e kane arrestuar, Sadriu im kriminel? Jo, kjo eshte e pamundur". Dhe prape do te qante me denese.
E ema e Ljubas shetiste si nje hije ne dhomen prane e murmuriste e shqetesuar disa fjale qe edhe vete s'i kuptonte. Kish degjuar te qarat e se bijes e mendoi se diçka e papritur dhe e kobshme kish ndodhur ne jeten e Ljubas. Por, si dhe çfare, kete duhet ta mesonte nga e bija. Prandaj, ashtu e shqetesuar edhe ajo, do te hynte ne dhomen e vajzes.

- Po ç'ka ngjare, moj bije... Pse qan keshtu, nuk e kupton se do semuresh?
- Ç'ka ngjare?! Ka ngjare ajo qe prisnit. Hajdeni, merrjani kenges se ate ... e kane arrestuar!
- Cilin kane arrestuar? - pyeti e ema, sikur te mos kish kuptuar asgje nga fjalet e se bijes.

- Sadrine e kane arrestuar, - ulerinte vajza e egersuar dhe shtoi permes te qarave: - Mos doni te thoni se ketu nuk eshte edhe dora juaj? Ju nuk e keni dashur ate. Tashti merrjani kenges, edhe per vdekjen e tij, edhe per vdekjen e bijes suaj qe e doni aq shume, se keshtu keni thene shpesh: "zemra e mamit", "shpirti i babit". Tani "zemra" dhe "shpirti" juaj jane nxire.

Ljuba s'po e permbante dot veten, ishte bere si e çmendur... fliste, shante, mallkonte. Ishte hera e pare qe e ema e shikonte ne kete gjendje te bijen, e, s'kishte guxim te pergjigjej. E shikonte ashtu duke qare e i dhimbsej, por brenda vetes ruante edhe zemerimin, se ajo, vajza e vetme e saj, nuk e kish degjuar te hiqte dore, sa nuk ishte vone nga shqiptari, e, se fundi i tij ishte i paralajmeruar. Tashme qe Sadriu gjendej ne qeli me vdekjen mbi koke, e ema e Ljubas shqetesohej nga nje vdekje tjeter, tmerrohej mos e bija çmendej e vriste veten. E kjo do te ishte edhe vdekje per gjithe familjen e saj.

Ishte e tronditur dhe e hutuar dhe hera-heres i hidhte veshtrimin fytyres se te bijes te mbuluar nga lotet. Se edhe ajo, si nene qe ishte, e ndiente thelle ne shpirt klithjen e dhimbjes, nje dhimbje te llahtarshme, qe e bente te mos qendronte dot ne kembe.

Per nje çast i erdhi nder mend te largohej per ne dhomen e saj, duke e lene vajzen ne detin e loteve. Mendoi: "Le te qaje, se mbase e nxjerr jashte gjithe hidherimin, e pastaj si deti, qe kur pushojne dallget, qetesohet e behet paqesor".
Po ish gabuar se dallget e shpirtit te Ljubas s'kishin te pushuar.

E ema i degjonte klithmat e ketyre dallgeve edhe matane, ne dhomen e saj, ku qendronte e vetmuar, por qe ne koke i vershonin mendime nga me te ndryshmet - mendohej per marredheniet me vajzen. I thoshte vetes: "Mos kam gabuar?" Mos do te ishte me mire qe vajza jone ta zgjidhte vete fatin ne jete e ne te mos nderhynim? E, per me keq, te mos e denonconim lidhjen e dy te rinjve, si nje lidhje te rrezikshme qe duhej prishur me te gjitha menyrat?"

Por, sidoqofte, e ema, tani qe kjo deshire e saj ish plotesuar, e ndiente fajin, se ne fund te fundit, i ishte nderprere jeta nje te riu qe dashuronte, paçka se ai i perkiste nje kombesie tjeter. Keto mendime i sillte nder mend ne vetmi e ema e Ljubas, por te gjitha keto i rrezonte me pak fjale: "Jo, jo, martesa e vajzes me kosovarin, s'duhej te behej..." E per kete e ngushellonte veten me mendimin: "S'ka nene ne kete bote qe te mos doje lumturine e femijes se saj. Une per te miren e Ljubas kam luftuar! Ne fund te fundit, kjo eshte jeta...

Dikush duhet te humbase qe te fitoje tjetri. Ne kete bote te gjithe te lumtur s'mund te jemi...!"

E ema e Ljubas ishte zhytur thelle ne filozofite e saj per jeten, ndersa te qarat me ngasherim te se bijes vazhdonin. Bente sikur nuk i degjonte ato me shpresen, se nje dite Ljuba do te harronte ç'i kish ndodhur e do t'i kthehej jetes normale, ne kerkim te nje fati tjeter me te mire. Se nuk thone kot se jeta ashtu si deti ka dallge, por qe edhe dallget shuhen e treten. Po, a do te ndodhte vertet keshtu?

Ajo, dita e 11 gushtit, ishte dita me e veshtire ne jete per te dyja, per nenen dhe bijen. Por e bija do ta ndiente me shume helmin ne shpirtin e saj, se goten e helmit ia kish vene perpara per ta pire edhe e ema. Gjithe diten ajo qendroi e mbyllur ne shtepi, dhe asnjehere nuk e nxori koken ne dritare per te pare se ç'ndodhte jashte, siç bente zakonisht.

.....

....

Per te, drita e diellit ishte shuar.

Po afronte mbremja dhe shiun qe kish rene gjithe diten, e vazhdonte te binte, nuk po e ndiente. Ishte nje shi i rrembyer vere qe derdhej permes reve te erreta, te bubullimave dhe shkreptimave te ndezura te rrufeve. Por shkreptimat e shpirtit te saj ishin me te forta, ato degjonte e me to jetonte.

Sadriu, dielli i saj, ish shuar e per te jeta kish mbaruar. Ajo e kuptonte qe Sadriu nuk do ta shikonte me driten e diellit, ashtu siç kish ndodhur edhe me shoket e tij, dhe kjo e tmerronte. E bente te fliste me veten: "Oh, sa do te desha te kisha vdekur! Le te ma marrin jeten mua, jo atij, njeriut me te mire qe kam njohur ne kete bote!"

Kaloi nje jave dhe Ljuba kish mbetur po ajo: perhere qante, nuk fliste, po peshperiste me vete. I çonin buken, por merrte nje kafshate dhe e kthente. E ema i thoshte te shoqit se vajza nuk eshte ne vete, kurse ai qe s'shkembente asnje fjale me te bijen, mundohej ta qetesonte: "E, keshtu eshte dashuria e te rinjve... Koha tret gurin, jo me dashurine. Do te kaloje pak kohe dhe ajo ka per t'i harruar te gjitha!"

- Po foli, foli dhe ti vajzes, mos i mbaj meri, nuk e sheh si eshte bere? Apo pret te çmendet?

Burri iu perkul vullnetit te se shoqes. Shkoi ne dhomen e vajzes. Ajo i ndjeu hapat e tij qe po afroheshin, po nuk e ngriti koken per ta pare. I ati dalloi ne syte e vajzes lotet, tek i rreshqisnin mbi faqe. Iu afrua te krevati, i perkedheli floket, ashtu siq kish bere edhe ne femijerine e saj. Pastaj i foli me nje ze perkedheles:

"Degjo moj bije, ti e di sa te duam ne. Ti deshe nje djale, po me ate qe ka bere ai, tregon se s'te ka dashur kurre. Dhe per ate qe s'te ka dashur, s'ka pse te shqetesohesh, e, aq me keq, s'ke pse e shkaterron jeten. Jeta eshte e gjate, e bukur..."

I degjoi keto fjalet e fundit dhe Ljuba qe kish qendruar e heshtur dhe e ngrire, ngriti koken per te pare ne sy babane. Ishte nje veshtrim i eger qe
kerkonte pergjigje.

- Degjo babi, - i tha ajo me nje ze te mekur, - te lutem m'u pergjigj: Ke apo s'ke dore edhe ti ne burgosjen? Nese ke dore, ti s'je me babai im, dhe une nuk jam me vajza jote!".

- Ç'flet keshtu, moj bije, marrezira po me thua? -Iu drejtua i ati me nje ton te nervozuar. - Une nuk kam ditur asgje per ate djalin. Dhe ti s'me ke treguar.
- Ti, baba, i ke ditur te gjitha, t'i ka thene mamaja dhe te tjeret. Kete mos e moho, po m'u pergjigj, te bera nje pyerje.

- Leri keto perralla, po hajde ngrihu tashti, dua te te shikoj te qeshur, te gezuar... Kjo qe te ndodhi ty, nuk eshte fundi i botes.

Ai i hodhi nje dore ne qafen e vajzes dhe e afroi prane vetes. Pastaj me zerin e dhembshur te nje prindi te dashur i tha:

- Do me degjosh me vemendje? Me degjo, se kam per te thene nje gje me rendesi, nje histori interesante, qe mund te sherbeje ne jeten tende, s'ta kam treguar ndonjehere. Tani me degjo: Gjate luftes, ne kompanine time, ishte edhe nje vajze partizane nga Sarajeva.

Ne perleshje me gjermanet, une asaj i shpetova jeten. Dhe ajo kete kerkonte te ma shperblente. "Jeta ime, me tha, te takon ty". Dhe si? Me propozoi, qe pas lufte, te martohesha me te. Mua, te them te drejten, me pelqeu propozimi. Ishte nje vajze e bukur, si i thone, Ishte nje yll, e dashur dhe e mire.

I dhame fjalen njeri-tjetrit, u betuam se kjo do te behej edhe sikur te permbysej bota. Po çndodhi? Pas lufte ajo gjeti nje tjeter e u martua me te. Une u hidherova shume, edhe vdekja me dukej e embel. Kam qare me lot dite te tera, isha i ri dhe dashuria per ate vajzen nga Sarajeva s'me lejonte te shikoja me tej. Pastaj i thash vetes, paskam qene budalla. Jeta eshte e gjate.

Dhe koha t'i shuan plaget. Nje vit me vone u njoha me nenen tende, u dashuruam dhe lidhem martese. Ja, te kemi edhe ty, nje vajze yll. Dhe jemi te lumtur. Ate ngjarjen ne moshen e rinis time kam kohe qe e kam harruar ....

......

PERGATITI FLORIPRESS