10.31.2016

NGA REXHEP SHAHU: GJERMANËT NË ARRËN TE HALIT OSMANI

Fotografia e profilit të Rexhep Shahu

REXHEP SHAHU

“Asnjë kopsë prej uniformave tona nuk do të ishte kthyer më në atdhe!”, po të luftonim me këta malsorw shqiptarë, shprehet oficeri gjerman...

(Fragment nga libri i komandantit gjerman Hermann Frank – Lufta e çetave ne Shqiperi)

Grupi luftarak nis marshimin dhe ngjitet përpjetë drejt Arrnit përgjatë shpateve të maleve. Në buzë të një pylli të lartë e të mrekullueshëm drejtimin dhe sigurimin e marshimit e marrin përsipër grupe të armatosura prej tre katër vetash të çetave shqiptare.
Pyjet e lartë janë shumë të rrallë në Shqipëri. Ky këtu u kujton ushtarëve atdheun në Gjermaninë e jugut. Pemë të moçme ahu me kurorat e gjëra, mjaft të shtrira pengojnë rrezet përvëluese të diellit, por lejojnë sidoqoftë të depërtojnë në truallin e pyllit aq dritë dhe ngrohtësi, saqë aty mund të shpaloset një vegjetacion i harlisur, nga myshku modest e pa pretendime deri tek shkurret e kaçubet. Lëndina malore me ujitje natyrore, të cilat u ngjajnë kullotave alpine, ushqejnë dhenë, dhi dhe bagëti të trashë të panumërt. Çunat e ngarkuar rëndë e kanë të lehtë ngjitjen në këtë peizazh të bukur dhe kanë një gjendje të gëzuar shpirtërore e janë plot besim. Plot shpresë presin të renë që do iu sjellë kjo ditë, e cila po fillon krejtësisht ndryshe nga e djeshmja.
Kështu grupi luftarak fiton paprerë lartësi, i drejtuar nga udhërrëfyesit shqiptarë në shtigje të ngushta shpesh të padallueshëm në shkëmbinj. Fusha me misër, tërshërë dhe patate, të vogla si kopshte dhe të mbrojtura me mure me gurë të stivosur plot art, shtrihen në të dy anët e rrugës, gjallërojnë grinë monotone të shpateve me gurë dhe të lejojnë të nxjerrësh përfundimin se je afër vendbanimeve me njerëz.
Me opingat e tyre - këpucë me lëkurë gjedhi, të thjeshta dhe megjithatë të bukura në formë - ecin udhërrëfyesit mirditorë me hap të sigurt elastik para pushkatarëve gjermanë. Lëvizjet e burrave të gjatë, trupderdhur kanë një hijeshi dhe harmoni të natyrshme. Këta vendas të kalitur, truplidhur janë në gjendje të bëjnë përditë më shumë se pesëdhjetë kilometra në terrenet më të vështira malore, të mbajnë në këtë mes edhe ngarkesa, pa iu vënë re ndonjëherë shenja të lodhjes fizike. Ata ecin të patundur përpara përmes të gjitha pengesave, përgjatë shpateve, përmes grykave dhe kreshtave drejt objektivit të tyre. Janë të ambientuar me malet si dhitë e egra në alpe.
Në kodra, maja, në brinja, në kepa shkëmborë dhe prapa kthesave të rrugëve shfaqen gjatë afrimit të grupit luftarak burra të armatosur me kostume kombëtare, për të përshëndetur gjermanët. Ata qëndrojnë kudo, ku peizazhi ofron pamje dhe fushë qitjeje, sepse ata mbrojnë vendlindjen e tyre. Mbajnë mbi kokat e qethura tullac qeleshen e bardhë, fytyrat e tyre janë të hequra dhe të zeshkëta. Si vetëtimë shkëlqejnë armët e tyre të zbukuruara plot art dhe të veshura me argjend, kur u bie një rrez dielli.
“O Zot, po sikur të na ishte dashur të luftonim kundër tyre!” thotë Shlageri, i cili marshon para Frajit me skuadrën e tij në krye të kolonës së gjatë për sigurimin e marshimit. “Asnjë kopsë prej uniformave tona nuk do të ishte kthyer më në atdhe!”
Fraj miraton me kokë. Tani shfaqet me gjithë qartësinë e vet, se çfarë avantazhe i ofron malësia mbrojtësit, i cili di t’i shfrytëzojë. Por edhe gjithashtu sesa e vështirë, sesa e pamundur është për atë që sulmon, të arrijë sukses këtu.
“Po sikur të shtinin tani mbi ne ...” thotë Drajeri dhe shqipton atë që e mendojnë shumë shokë të tij.
“Pas pesë minutash do na kishte marrë të gjithëve ‘Karli i Zi’, (dreqi, shën. bot.) që deri tani s’na ka dashur!” e konfirmon një pushkatar nga Ulmi.
Arrijnë në një rrafshnaltë pjellore. Xhadeja bëhet më e gjërë dhe të shpie duke rënë butë tek vendbanimi Arrën. Ndërkaq ka ardhur dreka, dielli është ngritur në zenit dhe zorrët kërkojnë duke kënduar të drejtën e tyre.
Tek shtëpitë e para, prej guri të palatuar, të ndërtuara si për përjetësi, qëndrojnë bashkë në grupe të çlirëta shumë burra të armatosur. E pak mënjanë tyre një trup i fuqishëm, i ngjeshur, me shpatulla të gjëra dhe këllqe të ngushta. Është Halit Osmani, sundimtari i Arnit.
Kur Halit Osmani i sheh gjermanët, ua bën me dorë disa prej burrave që t’i afrohen dhe bashkë me ata ecën drejt të ardhurve.
Fraj - me uniformë verore, mbi të cilën nuk kishte spaleta, por vetëm shenja të jeshilta në cohë (një gjethe dushku dhe tre viza horizontale tek mëngët) e bëjnë të dallueshme, pa rënë në sy, gradën e tij, i urdhëron njerëzit e vetë të ndalojnë. Ai ecën drejt Halit Osmanit. Afërsisht në mes të rrugës ndërmjet bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët vrojtojnë të tendosur, takohen dhe i zgjasin dorën njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë u vendos lidhja midis gjermanëve dhe shqiptarëve nacionalistë. Fraji u lehtësua nga një barrë e rëndë.
Në një dhomë të madhe, të pastër tryezat dhe karriget janë gati për mysafirët. Fraj zë vend përballë Halit Osmanit. Ushqimi shtrohet vetëm nga burrat. Nuk duket asnjë grua, megjithëse mirditorët janë të krishterë katolikë. Bukë misri ngjyrë e verdhë në të artë ndodhet në mes të tryezës, pranë saj një thikë e madhe. Duart e ashpëra të shërbëtorëve burra u vendosin mysafirëve copa të ziera mëlçi deleje dhe djathë deleje në pjata prej druri, krahas tyre një faqore me raki. Biseda është serioze dhe zhvillohet me zë të ulët. Në hyrje qëndrojnë postërojet dhe mbajnë larg prej shtëpisë të paautorizuarit.
Halit Osmani është parimisht i gatshëm për një sulm të përbashkët kundër qendrës së çetave të Mehmet Shehut. Por ai s’mund të marrë asnjë vendim i vetëm, ai ka nevojë për miratimin e princit të Mirditës J.M.J. Në mirëkuptimin më të mirë Fraj dhe Halit Osmani ndahen nga njëri-tjetri. Grupi luftarak i Frajit vazhdon marshimin e vet në drejtimin perëndimor, pas një pushimi të bollshëm në Arrnin shumë miqësor, për t’u afruar qysh këtë ditë mundësisht afër kuartierit të përgjthshëm të udhëheqësit të Mirditës dhe objektivit të tyre të sulmit Fushës së Lurës. Thellë poshtë tyre ushëtin e shkumon i bardhë uji i Drinit të Zi, në shtratin e ngushtë prej guri. Rreth e rrotull lartësohen masive vigane malore, shpesh mbi 2000 metra të lartë.
Qysh para perëndimit të diellit grupi luftarak arrin në një rrafshnaltë të mbuluar me bar me disa përrenj të vegjël. Atje kompanitë zenë vend për të kaluar natën.
Kur çadrat ishin ngritur dhe dita fillon të errësohet, mbërrin në sheshin e fushimit - çfarë mrekullie - nën drejtimin personal të ekonomatit të batalionit kolona e furnizimit. Të gjithë e përshëndesin ekonomatin me gëzim. Ai ka sjellë me kafshët e barrës gjëra të mrekullueshme.
Para këmbësorëve të habitur hap “Paketën për luftëtarët e frontit në repartin e këmbësorisë”. “Diçka tërësisht e re!” deklaron dhe ndrit nga gëzimi, që mund të krijojë. Ambalazhet e vogla prej kartoni përmbajnë biskota, çokollata, bukë me fruta, karamele, cigare, shkrepse dhe letër tualeti. Paketat shpërndahen menjëherë, këmbësorët i hanë në kohë rekord gjërat e ngrënshme.
Por për herë të parë ka ardhur edhe ushqimi për malet e larta, i cili i takon trupës gjatë detyrave luftarake në mbi njëmijë metra lartësi, - artikuj ushqimorë me vlera, të paketuar për t’i rezistuar motit, dhe rolé me kafé të presuara si tableta.
Kolona e kafshëve të barrës do ta kalojë natën tek grupi luftarak; kafshët janë të lodhura dhe zbritja në errësirë do të ishte e rrezikshme. Por ekonomati do ta nisë i vetëm rikthimin. Më kot përpiqet Fraj t’i mbushë mendjen.
“Unë duhet të jem nesër herët patjetër në shërbim në Prizren,” kundërshton ai. Është bërë tashmë gati për marshim me çantën bosh mbi shpinë dhe një shkop me gunga në dorën e djathtë.
“Mund t’ju ndodh rrugës gjithçka!” e paralajmëron Fraj.
“Sigurisht, zoti major. Po edhe unë jam ushtarak dhe do të mbrohem. Përveç kësaj jemi këtu në territor gjermanofil. Gjatë rrugës për këtu të gjithë njerëzit ishin shumë të mirë me mua.
Fraj i hedh sytë tek këllëfi i pistoletës në rrip. “Prapëseprapë mos harroni ta mbushni çakmakun tuaj të xhepit. Sidoqoftë mund të bini në duart e kusarëve!”
Meqë ekonomati s’bindet në lidhje me kujdesin, e lë të ikë. Të çuditur e vështrojnë këmbësorët nga pas, kur largohet me hapa të mëdhenj e ndërsa fishkëllen e tund shkopin me gunga në ajër. Këmbësorët zgërdhihen, kur u kalon para dhe hedhin romuze. Një figurë e tillë nuk u kishte dalë ende përpara.
Megjithatë bashkë me fuqinë e fatit ... ecën shpejt edhe mynxyra ..!
Me vetëdijen e plotë se e kishte përmbushur detyrën, ekonomati këndon lehtë me vete. Kur arrin përsëri tek pylli i lartë, dielli ka perënduar tashmë. Në errësirën e turbullt përshpejton hapat. Po ja ku shfaqen papritur dy trajta, i zënë udhën dhe ia mbajnë tytat e pushkëve kërcënueshëm para gjoksit. Pastaj e vënë të tmerruarin në mes dhe e shpien nëpër udhë ku thyen qafën tek një shtëpi në anë të Drinit të Zi.
“Këtu do të më vrasin!” mendon me lemeri ekonomati i rraskapitur. Prej kohe s’e di më fare ku ndodhet.
Të dy bandillat e shtyjnë në një dhomë të errët, ndezin një ashkël pishe dhe fillojnë ta plaçkisin plotësisht viktimën e tyre. Por kur ekonomati qëndron pastaj krejt lakuriq para tyre, duket se një mallëngjim njerëzor rrok njërën nga zemrat e zeza të kusarëve. Njëri bandit rrëmon në një sënduk derisa gjen një shallvare të stërvjetër e të shqyer dhe një këmishë papërshkrueshmërisht të pistë. Ia zgjat rrobat ekonomatit, i cili po dridhej nga të ftohtit dhe ndoshta edhe nga frika. Ky i merr dhe mbulon sa për të thënë me “dhuratat” lakuriqësinë e tij. E pastaj të dy banditët e shpien tek lumi.
“Tani mori fund” mendon, “tani do më mbysin në lumë si një mi nevojtoresh!”
Por ata s’e bëjnë fare këtë gjë, përkundrazi e përcjellin tek bregu tjetër, vërtet në ndonjë rast deri në grykë në ujin e ftohtë, dhe i tregojnë rrugën për në Kukës, pa i prekur një fije floku.
I plaçkituri në mënyrë të turpshme vrapon sa shpejt mundet - megjithë shallvaret e pazakonshme, bytha vrima-vrima e të cilave i varej deri tek gropa e gjurit, - drejt dritave të vendbanimit. Meraku i tij i vetëm është të mbërrijë mundësisht pa u parë në kapanonin e vet. Kur arrin në Kukës, i shmanget çdo drite dhe përvidhet si një hajdut nëpër errësirë.
Por një fatkeqësi vjen rrallë vetëm. Disa shofera të batalioni rezervë fushor e shohin dhe e mbajnë për shkak të shallvareve dhe të këmishës së pistë për një bandit shqiptar, që ka kaluar Drinin e Zi për të vjedhur në Kukës. Ata e arrestojnë dhe i qepen fort. Veçse kur e lënë më në fund të flasë e dëgjojnë dialektin e tij të qartë të Laipcigut, hoqën dorë prej tij. Kështu gjuha saksone i shpëtoi jetën një ekonomati të nderuar gjerman.
Në mëngjes pas kësaj nate plot me ngjarje për ekonomatin tek majori Fraj në fushim paraqitet një dërgatë e mirditorëve nën komandën e një kapiteni të këtij fisi. Vizita zhvillohet si në një skenë teatri, ku prapaskenën e përshtatshme e formojnë malet gjigante.
Rreth pesëdhjetë burra afrohen, qëndrojnë në distancë të arsyeshme para çadrës së majorit, rreshtohen në një rresht, marrin qëndrim për nder armë!
Prapa Frajit, që sodit i interesuar grupin piktoresk, grumbullohen ushtarakë të të gjitha gradave. Për siguri i kanë armët me vete. E kështu të dy grupet e armatosura qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, një tabllo luftarake. Pastaj të dy komandantët ecin drejt njëri-tjetrit. Shqiptari përkulet thellë në shenjë përshëndetjeje, vë dorën e djathtë mbi zemër dhe të majtën mbi gojë. Fraj i përgjigjet përshëndetjes në mënyrë ushtarake, siç është e zakonshme në të gjitha ushtritë e botës.
Oficeri i mirditorëve i dorëzon Frajit një letër. Pastaj të dy shkojnë në çadër.
Ndërsa shqiptari ulet sipas mënyrës turke këmbëkryq përballë tij, Fraj hap letrën. Ajo vjen nga “Kapedani i Mirditës” dhe është shkruajtur në gjuhën gjermane. Kapedani i Mirditës është komandant i fisit shumë inteligjent dhe krenar të mirditorëve, të cilët janë të pushtuar nga etja e papërmbajtshme për liri dhe shohin pas vetes një traditë të stërlashtë. Kapedani u ofron gjermanëve miqësinë e vet dhe deklarohet i gatshëm për luftë të përbashkët kundër komunistëve. Ai e lut Frajin që të vejë për një analizë në një shtëpi pranë Blinishtit.
Fraj është i gëzuar se ka gjetur kaq shpejt dhe në të vërtetë vetëm rastësisht mbështetje dhe e premton vajtjen e tij për ditën tjetër. Si mikpritës i qeras shqiptarët, gëzimi i të cilëve për “fuqinë” e madhe “ushtarake” të gjermanëve nuk njeh kufi. Armët e rënda të këmbësorisë dhe topat e lehtë të baterisë malore i këqyrin nga distancë e respektueshme vërtet plot nderim
Gjallërisht bisedojnë të dy oficerët njëri me tjetrin. Kapedani i Mirditës është një kushëri i afërt i princit, për të cilin flet gjithmonë me “Zoti Princ”; ai qe një herë e një kohë kapiten në ushtrinë austro-hungareze dhe e zotëron gjuhën gjermane mjaft mirë.
Në rrjedhën e bisedës Fraj merr vesh detaje interesante mbi situatën e përgjithshme të çetave në Shqipëri. I ngazëllyer shprehet shqiptari për arritjet e ushtrisë gjermane dhe beson në fitoren e saj të shpejtë. Me respekt të lartë flet ai për austriakët dhe punët e tyre të bekuara në Shqipëri dhe në Ballkan në përgjithësi. Koha më e mirë paska qenë, kur austriakët nga shtigjet e gomerëve krijuan rrugë moderne, zgjeruan portet e Adriatikut e në këtë mënyrë i hapën edhe për anijet e mëdha, kur ata i thanë kënetat dhe luftuan kështu malarien. Përmes këtyre të gjithave vendi paska lulëzuar në atë kohë dhe paska fituar rëndësi ekonomike.
Është errur tashmë, kur të dy ndahen nga njëri-tjetri.
Gjatë largimit shqiptari pyet i habitur, përse vallë gjermanët nuk paskan ndezur asnjë zjarr në fushim.
“Atëherë armiku do ta dinte me saktësi, ku ndodhemi!” përgjigjet Fraj. Ai habitet për pyetjen e çuditshme.
“Pikërisht këtë duhet ta mësojë ai!” thotë shqiptari. “Ai duhet ta shohë, sa të fortë jemi që sot. Ne ndezim, për ta mashtruar armikun, shumë më tepër zjarre sesa kemi grupe dhe e bëjmë këtë edhe në vende, ku nuk ka fare njerëz prej nesh.”
Sa mirë, mendon Fraj, që banditët si andej dhe këtej nuk kanë as armë të rënda as artileri e as aeroplanë ..

Pasurimi i liderëve me djersën e të varfërve




Nga: Islam Krasniqi

Jemi lodhur nga deklaratat boshe të qeveritarëve tanë, ku çdo ditë dalin nepër intervista për të bërë show dhe thonë së Kosova ka rritje ekonomike 2% , 5%, 10%, në këtë vitë, me të lartën në Ballkan, ndoshta ka rritje edhe 100%, por jo Kosova, s’ka zhvillim ekonomik Kosova, por ekonomia familijare e bosave qeveritarë, se për popullin ndryshime ka zero %.


Papunësia dhe varfëria e kanë lodhur këtë popullin, papunësi e madhe, varëfria, skamje me e larta në Europë, taksat dhe obligimet ndaj shtetit më të lartat në Ballkan, ku kjo klasa politike po ua pin gjakun me pambuk, pak e nga pak, duke i mashtruar ende që dhimbja e popullit të zgjatë me vite të tëra.

Image result for korrupsioni

Thirren në vlera demokratike, thirren në kontributin e rrejshëm të tyre, për të plaçkitur edhe më shumë, ku xhirollogaritë e tyre janë mbushur e stërmbushur përplot me para. Kësaj klase politike i ka ardhur fundi së turpri do e mbys edhe popullin një ditë që i kanë votuar këta individë, që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje, ku nuk shihet asgjë bardhë, vetëm zi. Si mund të themi mirë kur plaçkiten të varfërit, si mund të pajtohemi kur investitorët ikin çdo ditë nga kjo elitë politike, si mund të themi mirë kur njërzit po ia marrim jetën vedit nga gjendja e rëndë ekonomike dhe ne heshtim, heshtim dhe vetëm heshtim, sa më shumë që heshtim aq ma shum randohet litari mbi qafen tonë.

Image result for korrupsioni

Gjeneral George Smith Patton ka thenë: “Nëse keni luftuar për këtë tokë që gjithë jetën të merrni para, atëherë tregoni sa kushton kjo dashuri që t’ju paguajmë, dhe merrni plaçkat e shkoni atje ku atdheu mund të blehët me para.”

Image result for korrupsioni
Një gjë kupton se djersa e huajë asnjëherë nuk bëhet e jotja, edhe nëse bëhet do të shpenzosh për sherimin e atyre qe keni dhimbje për ta, së harami do pëlcasë një ditë. Harruat së postet dhe pozitat janë të përkoshme, harruat së ky popull është i pa punë dhe vetën e ngarkuat me nga 10 pozita, që në xhirollogaritë e juaja të palohen miliona €, por një gjë duam të kuptojmë se a do të bëheni ndonjëherë njerëz. A do ju hiqet maska ndonjëherë atyre, të cilet u bënë milionerë pa berë asgje, apo u rreshtuan mirë që nga djersa e qytëtarëve, të pasuroheni dhe të shiteni si atdhetarë.

Image result for korrupsioni
A nuk ju mjaftuan milionat e 3%, dhe Vendlindja thrret, të cilin shtjerrët pa e ditë askush se ku i çuat thaset me pare, por vazhduat me ritëm të njëjtë, duke i plaçkitur të varfërit, në menyra të ndryshme, Ku gjithëçka e privatizuat, gjithëçka përvetsuat dhe gjithëçka e shkatruat, ku popullin duke mashtruar, ku dhe veten e pasuruat…

ÇËSHTJA E GJUHËS ME FËMIJËT SHQIPTARË NË EMIGRIM



Nga Prof. Zymer Mehani

Mësimi i gjuhës zakonishtë është ekperiencë e rëndë për tërë familjen. Shumë gjëra ndërrojnë shpejt dhe rrënjësisht dhe për t’u adaptuar në vendin e ri shkojnë vite të tëra.

Shumica nga emigrantët përjetojnë stres gjatë kësaj periudhe, gjithashtu migrimi çdoherë ndikon në familje. Rrolet e burrit dhe gruas ndryshojnë rrënjësishtë dhe nuk janë ato të mëparshmet. E njejta gjë ndodhë edhe në raportin ndërmjetë prindërve dhe fëmijëve. Fëmijët nëpërmjetë çerdhes dhe shkollës shumë më shpejt e përqafojnë kulturën e huaj. Dallimi në mes kulturës etnike dhe kulturës së huaj mund të krijojë keqkuptime në shtëpi. Fëmijët zakonisht e mësojnë edhe gjuhën më shpejt se prindërit.

Prindërit mund të kujtojnë se nga ndikimi i kulturës së huaj do t’i humbasin fëmijët e tyre. Nëse fëmijët detyrohen të interpretojnë në gjuhë të huaj për prindërit e tyre, rolet në familje do të ndryshojnë rrënjësisht. Prindërit në ato raste do të mendojnë se do ta humbasin vlerën e rolit të prindit.

Gjithashtu edhe fëmijët poqese shumë shpesh janë në rrethana kur do të marrin përgjegjësinë e të rriturve atëherë në një mënyrë apo tjetrën e humbasin fëmijërinë e tyre.
Gjithsesi prindërit më së miri mund ta ruajnë kontrollin dhe rolin e prindërve duke e studjuar gjuhën dhe duke u integruar në sistemin shkollor të shoqërisë së huaj, me punë apo hobi të ndryshëm.

Kështuqë ata gradualisht do ta kuptojnë shoqërinë dhe kulturën e re, ashtu që atëherë do të dijnë që t’i drejtojnë fëmijët më së miri në këtë mjedis të ri. Gjithashtu edhe rolet e bashkëshortëve mund të ndryshojnë si pasojë e migrimit. Në shoqërinë e huaj vazhdimisht potencohet barazia gjinore. Mundësia e grave emigrante që të studjojnë, të punojnë dhe të kenë të hollat e tyre, është gjë që mund ta ndryshojnë rolin ndërmjet burrit dhe gruas. Gjithashtu meshkujt mund të kujtojnë që për shkak të emigrimit ata po e humbasin pozitën dhe respektin sikur në familje, ashtu edhe në shoqëri.

Posaçërisht, poqese punësimi do të jetë i vështirë, në ato raste burri e ka më vështirë që të bëjë diçka të dobishme për ta kaluar kohën më mirë. Në të njejtën kohë kur burrat provojnë ta gjejnë rolin e ri në vendin e ri, roli i gruas si nënë dhe si edukatore është i vështirë dhe obligativ.

Në cilëndo shoqëri njerëzit klasifikohen në kategori dhe organizohen në grupe. Individët që përbëjnë një grup, mbajnë lidhje të rregullta ndërmjet tyre, kanë të drejta dhe detyra lidhur me sjelljet e tyre, për shembull, një familje përbën një
grup: anëtarët e saj takohen rregullisht, kanë kundrejt njëri-tjetrit një sjellje dhe nga bota tjetër e jashtme.

Heterogjenitet shoqëror, heterogjenitet gjuhësor: këto dy fakte nga vëzhgimi bënë që të lindë sociolinguistika, e cila në zanafillë kishte si detyrë të përshkruante variantet e ndryshme, që bashkëjetojnë në gjirin e një bashkësie gjuhësore dhe e vënë në marrëdhënie me strukturat shoqërore. Vendosja e marrëdhënies mund të konceptohet në dy mënyra: ose studiuesi e quan se problemet gjuhësore nuk mund të zgjidhen veçse duke iu drejtuar ndryshoreve shoqërore, ose vetë gjuhësia duhet të rindërtohet, që të bëhet një teori e ligjërimit në kontekstin shoqëror. E para flet për variacionet gjuhësore e shoqërore të komunikimit; e dyta për komunikimin e pabarabartë, për dallimet klasore në ideologjinë e gjuhës.

Gjuha nuk është një grumbullim laraman variantesh të dalluara, duke e pasur secilin variant të specializuar për një fushe të përdorimit të veçantë. Për më tepër, është pranuar se ajo pasqyron dhe i jep dorë diferencimit të shoqërisë në grupe e në kategori, anëtarët e të cilave përdorin të njëjtin variant të gjuhës. Antinomia që del është vetëm në dukje; ajo zgjidhet duke përdorur nocionet e rolit dhe të grupit të referimit.

Klasat shoqërore nuk janë të lidhura thjesht e drejtpërdrejt me variacionet gjuhësore, standarde ose jo. Folësit në disa nga punët e tyre priren të përdorin më shumë variantin standard të gjuhës.

Sesa njerëz të tjerë, që kanë të njëjtin nivel të statusit, të të ardhurave dhe të arsimit. Profesionet në fjalë, për shembull, janë profesor, gazetar ose sportelist, duke nënkuptuar dy lloje veprimtarish: paraqitjen e një imazhi publik dhe shoqërizimin gjuhësor, shpalljen e normave. Labovi ka treguar se nëpunësit që nuk janë në kontakt me publikun, që nuk janë përpara skenës, për shembull, magazinierët, përdorin më pak variante me prestigj, sesa punonjësit në kontakt me publikun, si përgjegjësit e reparteve ose shitësit.

Gënjeshtrat prej komunisti të Fatos Klosit !!!


Nga Skënder MULLIQI

Shumë nga ata që erdhën në krye të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë erdhën falë organizatës famëkeqe të SHISH-it. U instaluan në pushtet njerëzit të cilët më së paku i takonin politikëbërjës.

Deklarata e fundit shumë irrituese dhe skandaloze e ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosit, së “Kosova nuk do të çlirohej kurrë po të varej nga Ibrahim Rugova, dhe së politika e Rugovës ishte pa krye, kurse Kosova u çlirua falë kontributit të djemve të UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar”, është edhe një tregues tjetër, se SHISH ka qenë e interesuar të fusë vëllavrësjen se sa t’i mbrojë interesat shtetërore të Shqipërisë dhe t’i shërbejë për së mbari luftës çlirimtare kundër Serbisë në Kosovë.



Fatos Klosi ndoshta më mirë do të ishte të sqarohet para opinionit për mëkatet që bien mbi supe të tij dhe organizatës SHISH, karshi vrasjeve politike, të cilat e dëmtuan rëndë kauzën e përbashkët të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. I vogël je shumë ti farë Klosi të përshkruash së cila ishte figura dhe kontributi kombëtar i presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.

Sigurisht e dinë mirë por nuk dëshiron ta pranosh, se Rugova bëri shumë për çeshtjën madhore kombëtare duke u rreshtuar në krahun e atyre personaliteteve që historikisht kan bërë shumë për kombin. Duhet të turpërohesh pak Fatos Klosi kur thua së Kosova kurrë nuk do të çlirohej po të varej nga Ibrahim Rugova. Është e kundërta e kësaj që thua, së pa Rugovën, Kosova nuk do të ishte shtet sovran dhe i pavarur.

Nuk je ti aq naiv që mos të kesh njohuri për kontributin kombëtar të Rugovës, por duket ashiqare së ke qenë në linjën e UDB-së famëkeqe serbe dhe tash je i detyruar ta mbrosh një qendrim të tillë. Një deklaratë të tillë skandaloze nuk ndëgjohet nga njerëzit e ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem, por ti sigurisht së ke preferuar sulmin si mbrojta më e mirë. Sigurisht i ke ndëgjuar edhe deklaratat e dy burrshtetasve më të mëdhenj, Bill Klinton dhe Toni Bler, kur folën në superlativa për figurën e madhe të Ibrahim Rugovës.

Natyrisht së Rugova nuk e ka mohuar kurrë kontributin e UÇK-së, e as të tjerëve për liri. Por, Ti si komunist që je nuk ke dëshirë të pranosh kontributin e pa krahasueshem kombëtar të presidentit të parë të Kosovës së pavarur, Dr. Ibrahim Rugova. Do të ishte dashur detyrimisht të sqarohesh për vrasjët politike që ndodhën në kohën kurë Ti ishe udhëheqës i SHISH-it, në vend që të na shesesh kopalla për politikën. Nuk na erdhen nga marsi dhe as nga ndonjë planet tjeter ata që vranë shqiptarët më të mirë. E latë farën e përçarjes dhe të urrejtjes, në vend të unitetit. Një ditë do t’ju presë të gjithëve mallkimi për dëmin e madh, që ia keni bêrë kombit…

Cikël me poezi nga Mark Kuzhnini


STINË E BUKUR
Ti erdhe kur s’të kam ftuar,
Dhe ke ikur si e trembur…
Gjith më than që jam i dashuruar,
Dhe ti këtë gjë ma ke përmendur.
Kisha frikë dhe ta shihja vetën,
Edhe koha të tillë më emroi…
Po si mos ta dashuroja jetën,
Kur lumturi ajo më shtoi.
Pasi që kthyem shpinën,
Ndihesha më i lumtur…
Sepse ti ma dhurove stinën,
Vetën tënde si stinë më t’bukur.
Akuzë Dashurie
Duhet ti flasim fjalë të ngjajshme
mos të përqeshemi nga përkuroria e as nga gjykata
le të dëshmojm që të dy një gënjeshtër të sajuar
si për shembull kurr s’jemi parë as kurr s’jemi prekur
e aq më shumë që u përqafuam
ah! përqafimi ku shpirti ngjizet me shpirtin
dhe shëndrohet në një embrion
e me pas lind një foshnje vajz
është Ndjenja… vajza e dy të pandehurve, vajza jon
shpresoj që s’do të deklaroj të vërtetën vajza
se do përfundojm me shekuj prapa grilave që të dy
uroj që mos të na përqesh koha e as kujtimi
mos më shiqo në sy në seancen gjyqsore
se do më bësh me lotë, e lotit do ti dal fjala
që ne njihemi, shumë e fuqishme është fjala e lotit
e ngjajshme me fjalën e Zotit
mos ti ngatrrojm gjërat të themi që ne u njohem në ëndërra
aty rastësisht në një teater ku shiqonim një shfaqje
e që bëhej fjalë për dashurin e dy të rinjëve
ishim të ulur afër shiqonim skena
kur një skllav vodhi zemrën e princeshes
dhe princesha tregoi haptas
e dëshmoi që e donte, e dashuronte
skllavin e mjerë
kjo do të jet deshmia jote dhe e imja
kam pak frik që zemra do të flas shpesh di të jet e llastuar
se di si tja bëjë, ti lë të flasin buzët
që mbajn sekretin, syt apo mendjen
por jo zemrën e shpirtin kurrsesi
uroj të kalojm mirë aty në pranin dëshmitarve
edhe ti duhet të mbahesh mos e thuaj të vërteten
sepse të vërteten e mundi gënjeshtra në këtë jetë
le të jet e vërtet gënjeshtra jon
do shpëtojm nga burgu apo nga ndonjë gjob tjetër
apo më mirë sapo të hym në gjyq të themi që s’njihemi ne dy
por jo kjo smjafton, as nuk na shpëton
eh! tani mendova diqka, më fundos mua ti shpëto
ashtu kështu i fundosur jam
ti thuaj ky më ka ngacmuar pa i bër asgjë
tregoju edhe që ti shpalosa ndjenjat ty
unë s’dua të flas, i thyer siq jam dua të jetoj
mjafton që ti jeton në mua dhe me mua
po le të qelbem prapa grilave
po le të vdes aty
kur i tillë po jetoj në lirin e kufizuar
edhe pse spo e njoh jetën s’dua ta njoh as vdekjen
se nuk vdes një mur sado i vjetruar që është
ashtu je murosur në mua
por dua të më premtosh një gjë
që letrat nga unë do i pranosh
ky do të jet ngushllimi i vetëm për mua.
Lotët që si shoh – Lotët që si njoh
Përpos pritjes, e ëmbël dhimbja
kur e di nga kush e ke
përpos vdekjes egziston lindja
një lindje që as vdekjen se njeh.
Përpos syrit loton dhe plaga
jan disa lotë që s’mund ti shoh
e mendimet seq i laga
me disa lotë që smund ti njoh.
Ëndërrat nga gjumi nuk i zgjoj
se shohin ëndërra të pa para
kur kujtimet me emra i pagzoj
I ndjejë si qajn ndjenjat e ndara.
Pjesë e Zemrës Sime
Vdis o vdekje para se të vdes unë
se unë me ty s’dua të vdes
e kam një ëndërr që e dua shumë
dhe një shpres që vazhdoj ta pres.
Më lejo vetmi ta gjejë dikë
e ta fillojë që tani jetën time
edhe pse unë e kam gjetur
gjysmëpjesën e zemrës sime.
Ti gjahtar mos e vrit pulëbardhen
se pastaj do të dalë nga vetja
dhe do përballesh ti me mua
siq përballet me vdekjen jeta.
Po sikur mali që shpesh përballet
me stuhit e dimrit të mrrolur
ashtu po përballem edhe unë
me një heshtje që qëndron pa folur.
Pritje e Ëmbël
Pritja më thotë: ke për të pritur
largësia thotë: kam për t’ju ndarë
e kjo ndjenja ime që është rritur
lart është ngritur dhe syri e ka parë.
Por largësis s’ja kam frikën
sa jam fajtor që jam shprehur?
me atë ndjenjën që e ndjeja
zemër dhe shpirti i kam dehur.
Durimi thotë: ke edhe pak durim
besom që do bëhet mirë
më thuani sa është pritja shërim?
fjala e shpirtit qenka e lirë.
Pritja thonë që është e ëmbël
ajo di të jet edhe e idhet
e kjo zemër që vazhdon të pres
kjo vdes, e me dikë tjetër s’lidhet.
Puthje e Lotëve
Papritur në pritje diçka ndodhi
erdhi e iku edhe puthje vodhi
zemër e shpirt vuajtja mi lodhi
kujtimi im vetëm lotë mblodhi.
Puthje mes lotëve pa ndërprerë
puthja e natës kishte shumë vlerë
e ajo heshtja e pa krerë
s’foli fjalë, s’më bëri asnjë nderë.
Lotët puthëshin s’dinin për tu ndarë
puthen shpirtin dhe zemrën e vrarë
puthen dhe puthjen buzë palarë
gjithçka u puth asgjë s’është parë.
Puthen fytyrën dhe tër lëkurën
puthën trupin si skulpturën
puthen ndjenjën siq puth lumi urën
puthje e qetë siq puth gjethi gurrën.
PËRLOTEM
Duke prekur plagë me gishta
plagët e vjetra i ripërtrijë ato,
Duke i kthyer në plagë të freskëta
e duke prekur plumba të ndryshëm
qoft ata të urrejtjes, e të harresës…
sa dhimbje i ngjall vetës.
Trishtim, lotë, mungesë, pabesi,
e pa besueshme kjo që më ndodh
duke u munduar ta lë në harresë të kaluaren time,
me ditë e netë gëzimi…
sa shumë përlotem, sa shumë,
kur mundohem ta harrojë një lumturi…
që kisha dikur, veq e kam kujtuar atë.
Çdo ditë përditë, çdo natë përnatë,
E shoh edhe ferrin me sy…
ashtu siq e përjetoj tmerrin pa ty.
Biri i Vetmisë
Kur e ndjejë që se kam një dorë
them e kam tjetrën për të shkruar,
Kur se kam asnjërën bëhem ciciron,
Kur ndjejë që se kam zemrën me vete
e di adresën ku ka shkuar,
Por kur e shoh që shpirti më ka ikur
i gjallë pa shpirt jetoj, ku ka shkuar ai?
po sikur të kisha vdekur do e dia,
do ishte kthyer nga ka ardhur shpirti,
Mendoj se edhe shpirti është tek ti…
prej se u kurorzuar me shpirtin tënd,
ai më tradhëtoi mua më la vetë,
I gjallë jetoj, pa shpirt, pa zemër,
pa këmb, pa duar, pa sy, pa gojë, pa zë,
Jam i heshtur si pragu i shtëpis,
jetim në këtë botë, biri i vetmisë.
AKULL I ZJARRT
Kur filloj për të të urryer
më i fort se dhimbja dukem
edhe pse me dhimbje i lyer
në rrënoja të shpirtit strukem.
Kur shoh skena të përqafimit
jam viktima në atë skenar
përball heshtjes, buz trishtimit
para pasqyrës duke qarë.
I ndezur si zjarri i Prometheut
dukem nga jasht për tu parë
e akullt si antartiku
është zemra brenda e ndarë.
Më i vetëm se vetëmia plakë
kur qendroj me mendimin
fjalë t’shkëputura në ç’do hallkë
prania jote ma shuan trishtimin.
Kur kujtoj buzëqeshjet tua
i shkreti unë mbetem me lotë
ah! Kjo dhimbje që s’u shua
më bëri të vuaj dje dhe sot.
Kështu do mbetem edhe nesër
ti s’do të kthehesh e plagosur
mos më kërko pasnesër
se, zemrën jam duke e varrosur.
KUR NATA BIE
Bie përtok e nga toka zgjohem,
i gjori mendim jeton për ty,
sikur valë e detit trazohem,
vetmia thotë: S’do jeni bashk ju dy.
Lotët ngacmojn plagën në shpirt,
nuk e lën që e shkreta të thahet,
nga ndarja jon më s’kam parë dritë,
shpresa ime s’ka më ku të mbahet.
Edhe ëndërrat flasin për ne,
e vendet ku ishim i qaj me lotë,
sa vështir e kam pa ty që s’je,
ishit qifti më i mirë heshtja ma thot.
Kur nata bie vendi vend s’më zihet,
se pranoj që tani më ty s’të kam,
e kur jetës fundi i dihet,
i bie sikur kam ngrën dark e uritur jam.
Krejt rastësisht
Hudhi një frazë që shkruante…
urime, shëndet e suksese,
i heshtur pa fjalë,
pas dhimbjeve që kisha
dhimbjeve të ëmbela
trishtimit të trishtuar
për jetë të jetëve
puthjeve të panumerta
pa prekur buzët
qindra prekjeve pa qenë afër me të
terrori më i madh mes kësaj
ishte heshtja gjakpirëse…
e pamëshirshme ishte vetmia
edhe pse e pa mundur të jem mik me jetën.
LETËR E SHQYER
Kur kujtoj sytë e tu
them me vete kë e kan afër
sytë e mi kan ndrruar jetë
sepse kishin jetë të varfër.
Ata mbeten të pa ushqyer
pa fytyrën që kan ëndërruar
ndjenja si letër e shqyer
jeten vargut ia ka shkatrruar.
Kur kujtoj ato takime
i marr jam dukur para botes
një i dehur me mallkime
su ndalte, pinte gotë pas gotes.

POEZI NGA IBRAHIM GASHI




E IMJA GJITHMONË

Tani nuk mund
tē ikësh zemra ime
Edhe pse erërat
e egëra kanë nisur
Ta rrethojnë kështjellën tonë
të mrekullisë
Tani nuk mund të ikësh
Me ëndrratë tua
Për një qiell më të ndritur
Në hapësirat ku nuk
Do të jem unë
Sepse gjysma ime
Në TY është ngjitur.
TI nuk mund tē ikësh
Shpirti im
Edhe nēse tërmetet
E kërcënojnë
Dashurin tonë.
TI mund të ikësh
Lumturia ime
Vetëm atëherë
Kur unë iki nga kjo
Jetë e mërzitshme
Me veti do ta marrë
Magjinë tënde përvëluese.

I VETËM

Në hapësirën
E shtratit ku flenë
Përqafova fort
Këmishën e natës
I rëndë plumb
U përpëlita
Në gjumē
Humnerës
Plot labirintha.
Në galaktikën pa yje
Mbërthyer mbas TEJE
U zgjova në krah
I lagur në djersē
Do vijë prapë nata
Me TY të më ngrit
Në gjithësi me yje.

DASHURIA IME NUK VDES KURRË

Dashurisë ëmbël
I buzëqeshi
O ëndërrat e mija.
Jetën nuk do ta kuptoj pa te…
Në kopshtin
E zemrës sime
U rrit me shumë
Sakrifica
Mundime…
E përjetshme
Do të jetë ajo
Nuk dua
Të më humb
Do të kalëroj
Atje ku jeta
nuk do të qesh
Do të mbretëroj
Edhe aty
Ku nuk do të jetë.
Nuk vdes kurrë
Dashuria ime.

NATA ME TY

Në mes natës së qetë
Nganjiherë dora jote e butë
Fluturon mbi fytyrën time
Si një flutur mbi lule jargovan
Në hijën e errtë të hapsirës
Nga dritarja futen rrezët e hënës
Qe vijëzojnë hulli të gjata drite
Mbi trupin tënd hyjnor
Mendimet e mia fluturuan
Në fund të detit
Tek kështjella të cilën
E kishte mbuluar myshku
Afër dritarës të përqafuar
Shijonim gremisjen e ditës
Midis hijeve
Shpëtimtare e kështjellës sime.

S’DI TË PËRGJIGJEM

Para hedhjes në shtrat
S’di të përgjigjem
I shtrirë mbi qarqafin e dashurisë
Kokën mbi flokët e argjendë
S’di të përgjigjem
Kur gjindem pranë
Gjoksit tënd
I tëri digjem
Kërkoj detin
Ta kam në gotë
Si ombrellë
Te mbylli qiellin
Të gjithē yjet
të buzëqeshin
në dritare
S’di të përgjigjem
as atëherë
kur në trupin tënd
latohem i tëri

Dy flutura ngjyrë blu

Dēshmitare vrojtuese
Kur u puthëm
Ofshama drithëroi
Rrezët e diellit
Mbi kodrinën e zhveshur
Si zogj të lodhur
Nga stuhia
Shpirtin e skuqëm .
Kujtimet u ndezën
Si eshka…..
Buzët flak…..
S’guxojmë të tregojmë
Si e ku ndodhi….
Me atë gacë në sy
Edhe do të vdesim.

DO KTHEHEM

Do kthehem një ditë
Atje ku u dashurova
S’do e njoh askënd
Përveq mureve pa qati
Era do m’i kujtoj
Rrugët me nostalgji
Do e pijë buzëqeshjen
Në dritarën
E dhomës së gjumit
Do ngjitëm shkallëve
Me hapa të rrudhur
Pragun e derës
Se katërt do e prek
Do kthehem një ditë
Atje ku u dashuruam
Veq atëherë
Do t’a kuptoj
Sa me vret largësia

TRUPI FLETË

Kockat e trupit tim
Më janë bërë
Vegla instrumentale
Që kumbojnë tingujt
E emërit tënd
Duart më janë
Shëndrrua në flutura,
E që pa hezitim
Ulën në flokun e shkallëzuar
E krahërorin tënd
Që shpërndajnë
Aromë dashurie
Goja e gjuha
Më janë bërë
Fole mesazheve
Që ngacëmojnë rrugën
E kujtesës ngjyrë roze
E që nuk kursejnë
Të shprehen
Edhe në mos
Praninë tënde.

BLETË E BARDHË

O, bletë e bardhë
E dehur nga mjalti
I buzëve – zjarrë
E që po zukat
Në zemrën e artë.
Lumin po e sodit sot
Do trazohet
Nga sytë e tu oqeanik
Pulëbardhat bredhëritëse
Nuk kanë vend
Në kodrinat
Afër Komanit
Ato i’a kanë zili
Bukurisë tënde,
Do rrinë të përgjumura
Në grykën e lumit
Deri në mbrëmje
Kur do të dridhet
Petku im
Nga të puthurat
E trëndafilta.

DËSHIROJ

Dëshiroj të isha
Erë veriu
Drejtimin t’ia ndërroj
Larg shtratit tënd
Të mos shohësh
ëndërra psherëtimash
Nën meloditë
E mbytura
të shpirtit
Dhimbjës
Lumenjëve
të goditjës së vetëtimave
Me vektor dyngjyrësh
Dëshiroj të jam
Pranë shpirtit tënd
Në ç’do lëvizje
Në ç’do frymëmarrje
Në ç’do rrahje të zemrës
Edhe atëherë
Kur të ndjekin
Zanat e orëve
të bukura

Ese për librin e shkrimtarit, Kadri Rexhaj, „Pikëtakime letrare“

Nga Rrustem Geci 



Shkrimtari, publicisti, dhe ish i burgosuri politik, veprimtari dhe patriot i radhëve të para për çlirimin e Kosovës, Kadri Rexhaj, këto ditë doli me libër të ri, „Pikëtakime letrare“. Me këtë libër të eseistikës moderne shqiptare, shkrimtari Kadri Rexhaj, e begaton letërsinë tonë të bukur me një vepër të mirëfilltë letrare. Veçanti të librit, „Pikëtakime letrare“ janë; stili i shkrimit, estetika e kuptimeve, dramaturgjia e përgatitjeve dhe përmbajtja e veprimit për luftën finale. Esetë e shkrimtarit Kadri Rexhaj, janë mesazhe veprimi dhe kulturimi. Ku fshihet e vërteta, të pavertetës i biem grushta në fytyrë.

Rruste, jam i dashuruar i së së bukurës, shprehet poeti Rexhaj. Poetikë e kam kokën, shpirtin dhe zemrën. Kosovë, shprehet Kadri Rexhaj, unë i kam dy të dashur të mishit dhe të gjakut tim; Atdheun dhe motrën e tij, Lirinë. Pa këta dy të dashur të shpirtit dhe të mendjes sime, mua do më merrej goja, dhe do të më më zihej fryma…Ky libër i botuar nga Radio Kosova e Lirë, i bën nderë edhe botuesit, lexuesit, po edhe opinionit krijues shqiptar. Libri i Kadri Rexhajt, „Pikëtakime letrare“, shtrihet në një hapësirë shkrimesh në 64 ese. Në këtë libër gjeografia e atdheut tonë, hapet përmes krijuesve të vullnetit kryengritës të shqiptarëve për liri, pavarësi, dhe bashkim kombëtar. Që në faqen e parë të librit me ese, „Pikëtakime letrare“, shkrimtari Kadri Rexhaj, zëshëm shpalon dashurinë e tij për artin, për letërsinë, dhe përcaktimin e vetes së tij në betejat Kuq e Zi të kësaj jete.

Për një popull qytetërues si ky i yni, pushtimi ishte poshtërim i rëndë. Prandaj, gishti në këmbëz për Çlirimin e Kosovës ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Shkrimet e mia shprehet shkrimtari Rexhaj, para se t´i realizoj si art, i kam konceptuar dhe artikuluar si porosi, thirrje, mobilizim…Unë kujtoj shprehet autori i librit „Pikëtakime letrare“, se me arsim të mirëfilltë gjeopolitik, dhe historik, shqiptarët do të jenë në udhë të mbarë që t´i rikthejnë tokat e pushtuara nga fqinjët.
Fjala kryengritëse në letërsi është ndërgjegjje e shkrimtarit, muziktarit, piktorit, artistit, dhe ndërgjegjje e gjithë patriotëve që përfshihen në luftën për çlirim. Libri i Kadri Rexhës, „Pikëtakime letrare“, është përmbledhje esesh, që nga De Rada i madh e deri tek shkrimtari i zëshëm i Luftës Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Qiriqi.

Kadri Rexhaj u lind me 7 shkurt 1949, në Cercë të Burimit. Është magjistër i shkencave filologjike, dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Veprimtaria krijuese dhe patriotike e shkrimtarit Kadri Rexhaj është e gjerë dhe me taban kombëtar. Shkrimtari Kadri Rexhaj, deri më tash ka botuar këto vepra;
1. Kosovë, gurrë e bardhë,
2. Fati i luleve ( monografi për Jusuf Gërvallën ),
3. Pushkë lajmëtare ( monografi për Edmond Hoxhën ),
4. Dervish Shaqa ( monografi ),
5. Pikëtakime letrare, dhe 6. Thirrjet e kohës.

Në këtë libër autori na sjell një portretizim të krijuesve shqiptar. Bardhësia shpirtërore e poetëve shqiptar hetohet edhe në vargjet me plagë betejash dhe luftëraash. Nuk ka shkronjë shqipe që nuk është përballur me armikun pushtues, dhe me djemtë e lirisë së burgosur. Libri i Kadri Rexhajt, „Pikëtakime letrare“, i takon llojit të eseistikës kryengritëse.
Në çdo betejë shkruan autori, fjala dhe flamuri ishin të parat. Fjala kryengritëse e brezit të autorit Rexhaj, ishte nevojë dhe domosdoshmëri, për të zgjuar masën milionshe të popullit tonë kundër pushtuesit serb.

Gjërat që kanë ngrohtësinë e diellit unë i pelqej shumë shkruan shkrimtari Kadri Rexhaj. Unë kudo e ndiej këtë tokë, pëshpërimat dhe dhimbjet e saj. Në shpirtin tim prej shkrimtari unë kurrë si kam bërë strehë marrëzisë. Jeta pa dashurinë e atdheut për mua është e zbrazët dhe e pakuptimtë. Pa idenë krijuese të bashkimit, çdo gjë do mbetet e vogël dhe midis vogëlimave.

Nuk mjafton të jesh nën hije, e të bëhesh shkrimtar. Jeta nën pushtues do që ta bësh dorën grusht. Ambient lufte dhe krengritjesh ishte e tërë jeta ime dhe e brezit tim shprehet shkrimtari, Rexhaj. I frymëzuar nga betejat e poemave të shkrimtarëve të rilindasve tanë, Kadri Rexhaj, në librin „Pikëtakime letrare“, na e jep një peisazh mbresëlënës të letërsisë sonë të bukur. Me kujdesë i kam lexuar ëndrrat e mia, ujqërinë e fqiut armik, të tashmen time të ardhshme, dhe të kaluarën time të tashme.

I frymëzuar nga një grusht i këtillë i popullit kryengritës si dhe nga betejat e poemave të shkrimtarëve dhe rapsodëve tanë më të mirë, me librin „Pikëtakime letrare“, shkrimtari Kadri Rexhaj, na e ka dhënë një dimension të veçantë letrar dhe një tablo me peisazh ndezës të letërsisë sonë të bukur. Uroj autorin Kadri Rexhaj, për këtë libër të mrekullueshëm. Sukses o i nderuari shkrimtar!


Arsimi në kohën e regjimit komunist



Nga Prelë Shytani

Nëse pati ndonjë gjë pozitive regjimi njëpartiak i para nëntëdhjetës, ndër kryesorët ishte arsimimi i popullit, zhvillimi cilësor e sasior i sistemit arsimor. Arritjet në këtë sektor qenë shumë të prekshme edhe në zonën e Dukagjinit. Mbas zhdukjes për një kohë rekord të analfabetizmit, u hapën shkolla fillore në çdo fshat. Ne vitin 1968 u bë i detyrueshëm arsimi 8-vjeçar e në këtë kuadër u hapën 14 shkolla 8-vjeçare vetëm në Shalë, Shosh dhe Pult ku kishte edhe 4 konvikte për sistemimin e nxënësve që e kishin larg shkollën më të afërt, me pamundësi frekuentimi për çdo ditë.

Pika kulmore në masivizimin dhe zhvillimin e arsimit ka qenë hapja e shkollës së mesme bujqësore në Breglumi në vitin 1973 me drejtor të parë të ndjerin Reshat Gruda. Për atë kohë ishte e vetmja në Dukagjin ku krahas nxënësve me shkëputje nga puna pati edhe shumë pa shkëputje nga puna, punëtorë të thjeshtë apo kuadro drejtues të ekonomisë të niveleve të ndryshme. Fillimisht në vitin e parë u regjistruan nxënës nga fshatra të ndryshme të Dukagjinit, të cilët të etur për dije çdo ditë bënin disa orë rruge në këmbë jo vetëm nga fshatrat e Shalës por edhe nga Thethi e Shoshi. Një pjesë strehoheshin në konviktin që ishte hapur enkas për nxënësit e kësaj shkolle, kryesisht nga Shoshi, Pulti, Toplana e Thethi, por në vitet në vazhdim edhe nxënës nga zona të tjera të rrethit të Shkodrës si: Gruemira, Guri i zi, Velipoja, Vau i dejës e te tjerë, numri i të cilëve shtohej nga viti në vit. Që në vitet e para e në vazhdim aty zhvillohej një proces mësimor shumë cilësor ku gërshetohej përgatitja shkencore me praktikën në prodhim.

Kjo bënte që rezultatet në procesin mësimor – edukativ të jenë të larta e konkurruese me çdo shkollë të rrethit e më gjerë që kishin traditë dhe ishin hapur shumë vite më parë se shkolla e mesme Breglumi. Patjetër që këto rezultate ishin të pritshme sepse aty jepnin mësim një staf pedagogjik shumë i përgatitur nga ana shkencore dhe metodike, të gjithë me arsim të lartë si: Ndue Gjonaj – letërsi, Fatos Gjyrezi – matematike, i cili ishte edhe mësues kujdestar për maturën e parë; Muhamet Qoshja – bio-kimi; Muhamet Mesi – fizikë; Fran Vatnika – lëndët bujqësore; Ali Rrakiqi – edukim fizik e te tjere, të drejtuar nga Reshat Gruda në vitin e parë, Kol Zef Funiçi në vitin e dytë, kurse në vitet e 3-4 të kësaj mature ka qenë Profesor dr. Mahir Hoti me nëndrejtoreshë në të tëra vitet Lena Fusha e zv-drejtor për konviktin Fran Dardha.

Po cilësojmë mësuesit dhe drejtuesit e kësaj shkolle vetëm për maturën e parë sepse kjo ka qenë gjithnjë shkollë e bashkuar ku kanë dhënë mësim me dhjetëra e dhjetëra mësues vendas e të ardhur nga Shkodra, por nuk do t’i përmendim sepse nuk është objekt i këtij shkrimi.

Në vitin 1977 morën dëftesën e pjekurisë 27 nxënësit e parë të kësaj shkolle shumica me rezultate shumë të mira të cilët ishin: Age Guri, Age Ndou, Bardhe Pjolli, Fran Guri, Gjon Dardha, Gjon Kroj, Kin Nika, Kole Guri, Lazer Cardaku, Lazer Stani, Lek Gurra, Line Rraçi, Lule Gila, Lulash Piniqi, Marie Marashi, Marie Malaj, Marash Pepniku, Mhill Gjinesha, Ndoke Kryeveçi, Ndoc Kodra, Pashko Marku, Pellumb Kulla, Pjeter Mbrapshtia, Pieter Shogaj, Prel Nika, Vate Gjoni e Zoge Okseti, të gjithë këta nga Shala, Shoshi, Pulti e Toplana. Shumë prej tyre vazhduan dhe mbaruan shkollën e lartë me rezultate shumë të mira. Menjëherë mbas shkollës së mesme shkuan në shkollën e lartë vetëm dy femra e pikërisht Zoga Okseti e Marie Marashi prindërit e të cilave ishin të çliruar nga konceptet konservatore, kurse djemtë ishin të detyruar që të bënin një vit stazh në prodhim që e diktonte sistemi arsimor i asaj kohe. Momentalisht këta ish-maturantë janë të shpërndarë gjithandej, në Shqipëri, Itali, Amerike e në vende të tjera me detyra dhe profesione të ndryshme, kurse vetëm një prej tyre e pikërisht Age Ndou fatkeqësisht nuk jeton më.

Maturat pasuan njëra – tjetrën ku sot është e 35 –ta, rezultatet patën progres nga viti në vit, por matura e parë shërbeu si bazë e shëndoshë për konsolidimin e shkollës së mesme Breglumi, në të cilën numri i nxënësve rritej nga viti në vit, kjo edhe se pas disa viteve u hap edhe dega e arsimit të përgjithshëm që bëri që çdo vit shkolla të kishte dy matura. Si shkollë e bashkuar, me një numër të madh nxënësish e mësuesish, qe këta të fundit ishin harmonizuar mjaft mirë, vendasit me të ardhur, tanimë e kishte kaluar statusin lokal, por ishte në pararojë të shkollave të rrethit të Shkodrës për rezultate në procesin mësimor – edukativ, për nivelin e lartë të mësimdhënies, për larminë e veprimtarive artistike dhe sportive, për lidhjen e teorisë me praktiken në prodhim, qe për këtë të fundit meritë të veçantë kishte mësuesi e specialist i ndjeri Prele Bregu, për meritat e të cilit këtë vit këshilli i komunës Shalë i dha titullin “Qytetar Nderi” i komunës , i pari i këtij lloji për Dukagjinin.

Ja si shprehen për vitet e maturës së parë disa ish – drejtues, mësues e nxënës: Prof. Dr. Mahir Hoti – drejtor disa vite gjatë maturës së parë e në vazhdim: “… Ato vite, edhe pse larg familjes, qenë vite të arta me atë popull të mrekullishëm e arsimdashës, pasqyrë e të cilëve ishin nxënësit që vinin në atë shkollë nga çdo fshat i Dukagjinit, me të cilët kishe dëshirë të punoje, me një trupë mësimore të përkushtuar për të transmetuar tek nxënësit dije e kulturë. E pashlyeshme në memorien time ka mbetur mbrëmja e maturës së parë me 30 qershor 1977, e cila as sot nuk organizohen aq cilësisht”.

Ndue Gjonaj – mësues letërsie: “… Pata fatin që të jem ndër mësuesit e parë të kësaj shkolle që në shtatore të vitit 1973, me ata nxënës të mrekullishëm që filluan për herë të parë këtë shkollë, të cilët kanë kenë të papërsëritshëm në karrierën time. Kishte një kolektiv pune shumë pedagogjik. Në këtë zonë u burrërova e krijova familje dhe, krahas mësimdhënies më besuan edhe detyra të tjera shoqërore e shtetërore. Qëndrova atje shumë vite të cilat sot i kujtoj me shumë nostalgji”.

Gjon Dardha – ish maturant: “… Janë të pashlyeshme në memorien time vitet që kalova në atë shkollë, ne te cilën kam qenë 4 vite edhe konviktor. Krahas mësimit që na jepnin mësuesit shumë të përgatitur. Bënim edhe shumë aktivitete jashtëshkollore. Ne çdo fundjave bënim mbrëmje vallëzimi ne shtëpinë e kulturës ne Breglumi, qe përformonin në fizarmonikë Fran Cardaku e Gjergj Cuni; ekskursione në bjeshkë apo në kampin e pushimit të punëtorëve në Theth apo ato në kuadër të praktikave mësimore deri dhe jashtë rrethit “.

Mbi bazën e dijeve te marra ne ketë shkollë, ne shkollën e mesme te Breglumi vazhduan e përfunduan studimet e larta ndër vite shumë nxënës te kësaj shkolle, kryesisht Institutin e lartë bujqësor Kamze dhe atë pedagogjik në Shkodër duke bërë diferencën në anen pozitiv me studentët e ardhur nga zona të tjera rurale të Shqipërisë, të cilat i përfunduan me rezultate shumë të larta, te cilet më pastaj kanë bërë emër në tërë vendin si politikanë, deputetë, poetë e shkrimtarë, mjekë, ekonomistë, juristë, ushtarakë, apo arsimtarë si: Ramiz Cobaj, Hysni Burgaj, Lazër Kodra, Isa Rekaj, Lazer Cardaku, Tringe Musheqi, Ndoc Çardaku, Vatë Mhill Marashi, Pal Marku, Ndue Njemza, Kolë Tonaj, Ndue Shytani e shume të tjerë.

Ndryshimi i sistemeve pati mjaft anë pozitive edhe për malësinë por, arsimi atje u traumatizua. Kjo, nga vandalizmat e ndryshme dhe lëvizjet demografike të pakontrolluara. Në mënyrë drastike u ul numri i nxënësve, sigurisht edhe i mësuesve. Në fillim të viteve 90 –të u pati arrite që në të gjitha shkollat e Dukagjinit mësuesit të ishin vendas, kryesisht me arsim përkatës pedagogjik. Por pjesa më e madhe prej tyre migruan në zonat urbane apo rreth tyre, të cilët edhe u sistemuan në punë falë aftësive të tyre profesionale. U mbyllën të gjitha shkollat e mesme të Dukagjinit përveç asaj të Breglumit, e cila mbijetoj në sajë të insistimit të pushtetit vendorë, frymës arsimdashëse të komunitetit atje si dhe të punës plot përkushtim të trupës mësimore. Sot kjo shkollë ka maturën e 35 –te të saj, e cila po pret të korrë frytet e një pune disa vjeçare.

Pa mëdyshje, kjo shkollë sot është në pararojë te të gjitha shkollave të zonave malore si ne frekuentim, mësimdhënie nga një grup mësuesish të gjithë vendas kryesisht me arsim përkatës, të cilët mungesën e ndihmës së shtetit me laboratorë apo bazë materiale didaktike përpiqen ta kompensojnë me një mobilizim maksimal në kryerjen e të gjitha detyrave, ne veçanti ne mësimdhënie, me në krye drejtorin Agustin Nika, duke filluar që nga përgatitja serioze për mësim, aplikimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies të përshtatura me kushtet konkrete si dhe të një vete-kualifikimi. Jo vetëm për këtë shkollë, por për të gjitha shkollat e Dukagjinit, kujdesi i pushtetit qendror, lokal dhe të gjitha instancave të sistemit arsimor duhet të jetë më i madh që të mos kemi shkolla e kushte për mësim si ato të reportazhit të gazetarit Marin Mema të para disa ditëve. Të gjitha shkollat e kësaj zone ti kthejmë në ambiente, qe mësohet dhe edukohet duke mos pasur ndryshim me ato të fushës e qytetit dhe mos të thotë njeri se nuk mund po rri në Dukagjin, sepse fëmijët po më mbesin pa arsimin bazë, e njerëzit mos të kenë nevojë për tu bere nostalgjik, duke thënë: “Na ishte njëherë e një kohë shkolla, kështu e ashtu…”.

Jemi optimistë se, ky tranzicion i tejzgjatur, për arsimin në Dukagjin do të përfundojë sa më shpejt e shkollat atje do të kthehen në nivelin e traditës më të mirë, për ti shtuar Dukagjinit njerëzit e shkolluar dhe të ditur në fusha të ndryshme, siç ka bërë shkolla e mesme “MEHMET SHPENDI” Breglumi

NDERIME DHE KUJTIME PËRHERË PËR JETËN DHE VEPRËN E KOLONEL AHMET KRASNIQIT




Shkruan Abas Fejzullahi

Lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit më datën 21-09-1998, në Tiranë, në kryeqytetin e Shtetit Shqiptar, është dhe do të jetë përherë ligësi dhe dobësi e njollë e zezë dhe në vazhdimsi do të jetë dyshimi gjithnjë i pranishëm për qeveritarët e veçantë në vende dhe detyra të veçanta në institucionet shtetërore dhe politike, në Shqipëri dhe në Kosovë, për heshtjen e deritashme, për mos zhvillimin e hetimeve, për kapjen dhe dënimin e kriminelëve vrasës dhe urdhëdhënësit e tyre…!



Kolonel Ahmet Krasniqin e njoha përmes Agim Mehmetit

Agim Mehmeti, zëvends Ministër i Mbrojtjes dhe zëvendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARKU-ut, i cili ndërroj jetë para një viti, më 3-08-2015, në librin e tij „E VËRETA PËR FARK-un“ në faqe 156-157, me rastin e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes dhe komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, mes tjerash shkruan edhe për tre vrasësit:

„ …Pasi që u bashkuan që të tre, humbën diku në errësirë, duke mos ditur se çfarë errësire dhe çfarë dëmi i shkakatuan ata Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ç`faj bëri ministri i ndjerë, pse atij i`u mohua e drejta të jetojë?

A thua jemi popull kaq i mallkuar që nuk dimë tjetër veç të luftojmë në mes veti, duke dëshiruar që secili prej nesh të ket pushtetin dhe fatin e të tjerëve në dorë.

Si të tillë që jemi a e meritojmë lirinë ?!

Edhe nëse një ditë do të lirohemi nga shkau, është pyetje e madhe se a do të mund të lirohemi nga mendja jonë e ligë dhe nga të këqijat që i kemi.
Hordhit kriminale pasi nuk u ngopen me vrasjen e parë të Ahmet Krasniqit, e bënë vrasjen e dytë duke ia futur një tullë betoni ndër kokë në morgun e Tiranës, e fotografuan dhe atë fotografi e paraqiten në të gjitha mediat e botës si lajm.

Vrasja e Ahmet Krasniqit më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë, shtyu hyrjen e brigadës së Sylejman Kollçakut dhe të brigadave tjera në Kosovë. Në vend të Ahmet Krasniqit, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga kryeministri Bujar Bukoshi, caktohet Halil Bicaj… »

ECAJAKET DERI TE NJOHJA ME KOLONEL AHMET KRASNIQIN MMRK

Pas deklaratës Kushtetuese të 2 Korrtorit (korrikut) 1990 dhe Shpalljes së Kosovës Republikë me 7 Frytor(shtator)1990 bazuar në Kushtetutën e RK (Republikës së Kosovës) e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, me fillimin e vitit 1991 të gjitha përpjekjet dhe organizimet për vetëmbrojtje të njohura si mbrojtja e pragut të shtëpisë siç përsëriste kryetari i parë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, tani më drejtohen institucionalisht, sipas udhëzimeve të MMRK (Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës) në organizimin e shtabeve komunale për MT(Mbrojtjen Teritoriale). Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes brenda në Kosovë për veprimtarët përgjegjës rreth organizimit ka qenë Hajzer Hajzeri, ndërsa Dr. Ibrahim Rugovën, kryetar i parë i Kosovës ka qenë komandant Suprem.

Në muajn veror (gusht)1993, një pjesë e sistemit të organizimit të MT sipas udhëzimeve të MMRK, që është punuar nëpër komunat e Kosovës, është zbuluar nga sigurimi i shtetit serb, anëtarët e SHK të disa komunave kanë ra nëpër burgje, disa janë largauar jashtë Kosovës, kryesisht në Shqipëri. Unë, si përgje- gjës i organizimit për Prizrenin dhe Dragashin, poashtu jam larguar nga Kosova më 1993-08-03 për në Shqipëri, pas disa muaj kanë ardhur edhe dy anëtarë të shtabit komunal të Prizrenit, të kërkuar nga organet e sigurimit serb, ndërsa struktura tjetër e shtabit ka qenëdruar brenda në vendet secili në detyratë e tyre të përcaktuara nga SHK (Shtabi Komunal) e të pa zbuluar.

Gjatë periudhës 1993-1996 të qëndrimit në Shqipëri, rrjedhat politike sa i përket organizimit institucional të MMRK dhe vazhdimsisë organizative ishin tejet të vështira e të ndrërlikuara në kushtet dhe rethanat ekzistuese në Shqipër, por edhe me fajin dhe sjelljet e përgjegjësve qeveritar të Kosovës, që është temë e veçantë dhe s`është temë e trajtimit në këtë shkrim.

Vendosja e përkohëshme në Shqipëri kryesisht në Tiranë, na ka afruar mundësi për t`i përcjellur zhvilimet e rrjedhave në Tiranë, për të krahasuar punët e kryera në Kosovë, lidhur me organizimin e MT si dhe formimin e SHK dhe njësive pranë shtabore me vullnet, përkushtim dhe përgjegjësi, mendoj se ky përkushtim ka qenë në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa niveli qeveritar dhe politik i Kosovës në Tiranë…ka qenë zhgënyes me sjellje dhe papërgjegjësi për vazhdimsin organizative dhe ndaj shumicës së anëtarëve të SHK nga RK. Lidhur me këtë, ka mjaftë dëshmi e të dhëna, që dëshmojnë më vonë, se rrjedhatë dhe ngjarjetë e ndodhur në Tiranë, dëshmojnë për pasojatë e pa përmirsueshme dhe afatgjate, për fatin e keq të Kosovës, me qfaqje të ndryshme të dukurive të shëmtuara të krimit të organizuar politik dhe ekonomik, para, gjatë dhe sidomos pas lufës që ka lulëzuar e vazhdon të bashkëjeton me pushtetarë e qeveritarë në Kosovë… ku për çdo ditë flitet e shkruhet në mjete të ndryshme të shkruara, elektronike dhe të shtypura në RTV dhe në Kuvendin e Kosovës nga kuvendar në pozitë e opozitë, por asgjë s` ndryshon për të mirë, deri në ditët e sotme, për zbardhjen e vrasjeve para, gjatë dhe pas lufte, parandalimin e krimeve politike dhe ekonomike, keqpërdorimet e pushtetarëve që nga vieti 2008 në veçanti…!

Gjatë qëndrimit në Shqipëri

Gjatë kohës, sa qëndruam në Shqipëri prej vitit 1993-1996, pata rastin e fatëbardhësisë të takohem me oficerët e përgatitur me Akademi ushtarake në Armatën Jugosllave, të cilët kishin përgatitje profesionale teorike dhe praktike në drejtimin e artit ushtarak siç ishin, z. Agim Mehmeti, ligjërues i Shkollave të Larta Ushtarake, ku ligjëroj lendën e taktikës, për kadetët ushtarak në Qendrën Shkollore ushtarake në Sarajevë etj.

z.Jahir Hysenin oficer i lartë me gradën major, në drejtimin e këmbësorisë, me përgatitje profesonale në drejtimin taktiko-operativ, ligjërues në Shkollën e mesme ushtarake në Sarajevë. Vazhdimisht ka kryer provime dhe është profesionalizuar për udhëheqjen dhe komandimin e njësive Taktiko-operative, Komandant Batalioni deri te funksioni komandant –brigade në njësitë e MT, si dhe me z.Agim Qela, oficer me Akademi Ushtarake, shumë i përgatitur, të cilët e kishin braktisur Armatën Jugosllave që praktikisht ishte, nënë komandën e Serbisë dhe kishte sulmuar Sllovenin fillimisht, pastaj Kroacin, Bosnjen dhe Hercegovinen, ku kanë krye masakra e gjenocid.

Agimi Mehmeti dhe Jahir Hyseni, pas braktisjes së AJ ishin vendosur në Zvicër, ndërsa Agim Qela, tani hero i Kosovës, ishte vendosur në Tiranë, ku pas një kohe me ndihmën e Behxhet Ramës, timen dhe Dr.Arsim Qavderbashës, mundësuam largimin e tij me familje për në Gjermani, ku i kishte vëllezërit e tij.

Agim Mehmeti dhe Jahir Hyseni sa herë që vinin nga Zvicëra në Tiranë, vinin bashkë për qëllimet e tyre të caktuara ushtarake, për t`u njohur me rrjedhat e organizimeve brenda Kosovës, lidhur me *MT nëpër komuna dhe për të bashkëpunuar me anëtarët e SHK dhe veprimtarët e tjerë në këtë drejtim, me qëllimin kryesor, për të pasur të dhëna të mjaftueshme për organizimet brenda në Kosovë dhe për të dhënë ndihmesen e tyre profesionale përfaqësuesëve të këtyre organizimeve në Kosovë, të cilët ishin vendosur përkohësisht në Shqipëri, kryesisht në Tiranë.

Pas largimit tim nga Shqipëria në vitin 1996, për në Zvicër, banoja në kantonin e Soloturnit (Solothurn) si strehimkërkues, përmes z.Hajredin Çoçaj, (shok i burgut gjatë vitit 1989 që punonte dhe banonte në Cyrih(Zürich) të Zvicrës, e dinte se z.Agim Mehmeti banonte në kantonin Argau(Aargau) në Shprajtenbah (Schprajtenbach) ndërsa ishte vazhdimisht në Klubin Dardanët në Zürich (që e mbante i vëllai) që Agimit i kishin krijuar mundësit për të ushtruar veprimtarinë e tij (pa ra shumë në sy te hijenave dhe smirëzive), për të mbajtur lidhjet dhe shtrirë bashkëpunimin me eprorë dhe ushtarakë që kishin braktisur Armatën Jugosllave(Serbe) e vendosur në shtetet e perëndimit, pasi që ishte zgjedhur bashkërenditës kryesor (Koordinator) i oficerve dhe ushtarakëve për Zvicër e më gjërë në shtetet perëndimore të Europës.

* Takimi i parë me kolonel Ahmet Krasniqin MMRK në Cyrih (Zürich)

Në muajn Bleror (prill) 1998, nga Grenheni(Grenchen) kantoni i Soloturnit (Solothurn) ku banoja, më përcjelli deri në Cyrih(Zürich) Agim Gërbavci, i cili gjithnjë ishte i gatshëm kur ishte i lirë të më ndihmoj e dërgon me kerrin e tij, kur kisha nevojë për ndonjë takim e këtë herë, për takimin që e kishim caktuar kohë më parë sipas marrëveshjes me Agim Mehmetin, për t`u takuar e njohur me klonel Ahmet Krasniqin. Kah mesi i ditës u takuam me Agim Mehmetin në vendin e caktuar, ndërsa Agim Gërbavci shkoi ne drejtimin e tij që kishte me vizituar diken deri sau ne ta përfundojm takimin.

Në restorantin ku ishte ulur kolonel Ahmet Krasniqi, u përshëndetem me te, në të djathtë të krahut tim në një tavolin jo larg nesh u përshëndeta dhe u njoftuam më oficerët e tjerë si: z.Hilmi Nebihi, z.Ismet Ibrahimi dhe z.Shaban Shkreli. Pas përshëndetjeve të zakonshme, përball kolonel Ahmet Krasniqit në tavolinen ku ishte ulur, Agim Mehmeti dhe unë u ulëm. Pa humbur kohë, fjalën e mori Agim Mehmeti për njoftimin e ndërsjelltë mes meje dhe kolonel Ahmet Krasniqit.

E njoftoj kolonel Ahmet Krasniqin, se ne nifeshim qyshn nga viti 1994 me Agimin, gjatë qëndrimit në Shqipëri-Tirana. Në vijim tha: Abasi është përgjegjës për organizimin e MT për komunen e Prizrenit dhe Dragashit dhe për takimet që kam pasur me Dr. Ibrahim Rugovën si në Kosovë dhe Tiranë, lidhur me organizimin e MT dhe MMRK dhe problemet ekzistuese në Tiranë etj
Në mënyrë profesionale i dha të dhënat thelbsore shkurtimisht për jetë- shkrimin e kolonel Ahmet Krasniqit, se me gradë është kolonel, rrjedh prej familjes atdhetare të familjes së Aziz Zhilivodës, dhe emërimin e tij për Ministër të MMRK-së e ka bërë qeveria –kryeministri Bujar Bukoshi në fillim prnverën e vitit 1998.

Fjalën e mori kolonel Ahmet Krasniqi, me një zë të qetë me një thjeshtësi e urtësi, filloj të paraqes pikëpamjet e tija lidhur me nevojën e përgatitjeve ushta- rake që e kërkon koha dhe vendi. Qeveria- Bujar Bukoshi si kryeministër, na ka premtuar se ka për të ndihmuar me mjete financiare pa kursim organizimin tonë. Poashtu në bisedimet qe kemi pasur në Osllo ku ka qenë edhe Agimi që është zëvendës Ministër i imi, ndërsa pala tjetër ka qenë baci Adem Demaçi me disa te tjerë, ku jemi marrur vesh se faktori ushtarak duhet që të jetë një dhe i bashkuar, si UÇK-së. Ne bashkërisht duhet që sa më shpejt ta formojmë Shtabin në Tiranë.

Kur e përmendi Tiranën, me një shpejtësi më të madhe se të dritës, siç është truni i njeriut, mu rikujtuan shpejt nëpër mend, ato se çfarë kisha pa, lexuar, vërejtur e përjetuar në Tiranë gjatë qëndrimit tim 1993-1996, dhe i kër- kova falje kolonelit për ndërhyrje dhe i parashtrova pyetjen i qetë, e cila pyetje për te ishte pak sa habitëse po ndoshta edhe çuditëse, me sa e vërejta unë, kur e pyeta :

„Kuu, në Tiranë a“?
Më shiqoj drejtë në sy dhe mu drejtua i qetë, por me një bindje e vendosmëri është përgjegjur :
„ Po në Tiranë, se në Beograd nuk mundemi me ba, Shtabin e Mbrojtjes për Kosovën“. (… po të ekzistonte ndonjë mundësi, tani me folur koloneli A.K çfarë kishte me qenë pergjegja e tij ???)

Mirë mirë i thash i qetë, ndërsa Agim Mehmeti filloj të qesh, sepse ishte në dijeni lidhur me ngjarje dhe rrjedha në Tirenë. Në vazhdim i thash më fal, a mundem edhe një pyetje: Po, u pergjegj me një thjeshtësi njerëzore që e karakterizonte madhështin e tij sa burrërore aq edhe profesionale:

Ju that se, duhet sa më shpejt për ta themeluar Shtabin në Tiranë, se kështu po kërkon edhe Bujar Bukoshi ? Po u përgjegj.
A duhet ngutur në këso rastesh nëse shiqohet nga ana profesionale ushtarake ?
Jo, tha, shkurt dhe shumë bindëshëm. Por po na ngutin rrethanat dhe kërkesa e Bujar Bukoshit.
Në vazhdim kërkoj nga unë ti jap pergjegjen a jam i gatshem t`i bashkangjitem organizimit. Përgjegja ime pak sa e befasoj, kur i thash jo, sot smund të jap përgjegje.

E, pse?
S`pari më duhet të marrë lidhjetë me anëtarët e SHK brenda në Kosovë dhe jashtë për të ditur se a ka ndryshime në strukturat organizative brenda në Kosovë dhe a janë në vendet e caktuara njerëzit e caktuar në detyra dhe përgjegjësi që kanë apo ka lëvizje dhe ndryshime.

I qetë u shiquan me Agim Mehmetin në mes veti dhe të dyt me një buzqeshje të lehtë thanë. Mirë shumë … në takimin tjetër na jep përgjegjen. Po, gjithësei do ua jap pergjegjen. Po si mund të gjejm ty nese dalim kah Grenheni pyeti kolonel Ahmet Krasniqi-Ministër i MMRK-së?

Me emërin Abas s`më njef askush, por vetem pyetni diken nga shqiptarët ku banon baca, drejt ju bien në banesen time. Agimi qeshi dhe bëri një ndërhyrje . Po Ministri e ka nofkën Baca.
E po unë këte vërtetë se kam ditur, dhe ajo çfarë ju thash për vete se më njohin vetem me emrin Bacë është e vërtetë, po me shaka u pergjegja, s`ka gajle.
Ministri baca 1 e unë baca 2, qeshem të tretë.
Kjo ishte shkurtimisht rrjedha e bisedave gjatë takimit të parë.

Mbresa dhe kujtime nga takimi i dytë

Më,datën 7 Lulëzor( Maj) 1998 në Cyrih, pas mesit të ditës në të njëjtin vend dhe përbërje të pjesëmarrësve, takimi patë rrjedhatë si në vijim:

Gjatë rrugtimit me Agim Gërbavcin nga Grenheni deri në Cyrih, bashkëbise- duam rreth gjendjes në Kosovë. Në vendshitjen e shtypit më ra në sy një titull interesantë në Zërin e Kosovës, organ i LPK-së, në rubrikën Aktualitete pastaj lexova shkrimin me titull: Akrobacionet e rrezikshme të Bukoshit, me shpifje kundër Dr.Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit, pa kursyer edhe kërcënimet, lidhur me krijimin e FARK-ut sipas idesë së Rugovës dhe përmes BujarBukoshit i cili e ka emruar kolonel Ahmet Krasniqin MMRK, për ta luftuar UÇK-në e jo për ta çliruar Kosovë…! *( Dëshmi: pjesë të skanuara më posht nga shtypi Zëri i Kosovës)



Dëshmi, pjesë nga gazeta Zëri i Kosovës në vijim :

Pas përshëndetjeve dhe pyetjeve të ndërsjellta për rrugëtim dhe mirëqenje, pa vonesë unë i lajmrova kolonel Ahmet Krasniqit MMRK-së, se kam marrur lidhjet kryesore me anëtarët e SHK brenda dhe jashtë Kosovës, s`ka ndryshime përveq në një bashkësi Lokale të Prizrenit që përgjegjësi i ckatuar, ka ndërruar jetë dhe është bërë zavendsimi. Çdo gjë është në rregull dhe unë jam i gatshëm të pranoj bashkëpunimin dhe detyra që më caktohet.

Mirpo, kisha me parashtruar disa pyetje dhe kërkoj sqarime nëse ka mundësi.

Po, vetem urdhëroni :
Në bisedën që bëm në takimin e parë mes tjerash ju keni thënë: „ … në bisedimet qe kemi pasur në Osllo ku ka qenë edhe Agimi si zëvendës i imi, ndërsa pala tje- tër ka qenë baci Adem me disa të tjerë, ku jemi marrur vesh se faktori ushtarak të jetë një dhe i bashkuar, si UÇK-së…“ Po sipas gazetës Zëri i Kosovës organ i LPK-së i datës së sotme po del e kundërta dhe ua tregova gazeten. E shiquan titullin dhe ja lëshuan kalimthi sytë, pastaj vazduam biseden.

Jemi të vetëdijshëm, për propogandën e shtypit dhe pengesat që na dalin, por ne jemi të vendosur dhe kemi besimin se kemi me ja dal qëllimit tonë gjithësei.

I thashë, unë pak e njof artin ushtarak nga shërbimi im në Bileçë, si kadet në shkollën e oficerëve rezervë për këmbësori, po e kam edhe një pyetje: Urdhëro më tha: A keni jorgan për mbrojtje nga acarri e stuhia (fjalën e kisha tek sigurimi) ?
Agim Mehmeti filloj të qesh sepse me Agimin kishim biseduar shpeshë rreth çështjeve të kujdesit dhe sigurisë.

Përgjegja e Ministrit ishte:
Ne, do ti përballojm të gjitha acaret e stuhitë nga do që të vijn dhe të bashkuar do e çlirojmi Kosovën. Më vjen shumë mirë, për këtë besim që keni dhe që besoni, por kujdes të keni, se, nga jao çfarë lexova sot (fjala ishte për shkrimin në Zërin e Kosovës organ i LPK-së) ta luajn lojën ( fjalën e kisha te tradhëtia), siç edhe ndodhi më von.
Pas përfundimit nga takimi në restorant u përshëndetem me të gjithë dhe jashtë restorantit në rrugën e këmbësorëve (trotuar)

Ministri i MMRK kolonel Ahmet Krasniqi ma vuri dorën nën krah dhe më tha:
Me ty do të kemi një takim të veçantë për të biseduar, arsyeja është se, asnjë nga ata që kam biseduar si me ty, kur i kam pyetur a pranojnë të kyqen, me të parën mu kanë pergjegjur po, i vetmi je ti, që ke thënë jo dhe ke kërkuar kohë për të pa se ku dhe si i ke punët me njerëz të organizimit. Po, tash kam një takim me Nikë Gjeloshin dhe të lajmëroj për takimin, ma tha shënoje numrin tim të telefonit (qeluarit). Nikën e vërejta në anën tjetër të rrugës, sespe ishim njoftuar nga takimet në Tiranë. U ndam, ai shkoj të takohet me Nikë Gjeloshin, ndërsa Agim Mehmeti më përcjelli deri në vendndalimin kryesor të trenave (Hauptbahnhof) në Cyrih.

Gjtë rrugtimit dhe kohës deri sa erdhi treni, Agimi më foli shumë fjalë të mira për aftësit profesionale, vendosmërin dhe guximin e kolonel Ahmet Krasniqit, për krijimin e Shtabit dhe të një ushtrije të përgatitur e profesionale dhe për bashkimin e faktorit ushtarak për të luftuar e çliruar Kosovën.

Biseda e fundit telefonike me ministrin e MMRK, kolonel Ahmet Krasniqin nga Zvicëra në Tiranë

Ka qenë muaj veror(gusht) i vitit 1998, në bisedë e sipër me Vesel Idrizin nga Araqina e rrethit të Shkupit, përndryshe dhëndërr i eprorit ushtarak Fadil Hadërgjonaj, lidhur me gjendjen në Kosovë më tha:
Bacë e kam një lidhje familjare me ish kryetarin e Turqisë Kenan Evrenin, lidhur me mundësin për armatimin e UÇK-së me armë moderne.

A ke, ndonjë lidhje në Tiranë?
Po i thash e kam lidhjen dhe numrin e telefonit çelular të Minstrit të MMRK-së kolonel Ahmet Krasniqit.
A mundesh me biseduar me te? Po i thash, tash dalim e thirrim nga kabina telefonike, jo nga çelulari apo telfoni i juaj(kuptohet për shkaqe të njohura).

Thirrja nga kabina telefonike në qytet ishte e sukseshme, fillimisht pa u paraqit me emër i thash se, unë jam ai që të kam pas thënë ruaju se ta luajn lojën. Aaa po tha dhe filloj me qesh, po mundohen me ma luajtur por s`kanë me mujt. Edhe pse kemi pengesa e vështërsi po mirë jemi. I tregova për mundësin e lidhjes familjare me Kenan Evrenin dhe armatimin. Po tha e kimi këtë lidhje. Më erdhi mirë dhe u përshëndetem me urime të ndërsjellta.

I lajmërova Veselit se janë në këtë lidhje, e vërejta se i erdhi mirë.

Propoganda e shtypit të verdhë dhe vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit

Shtypi i verdhë, (me shkrimet e stilit të Fletë Rrufeve të Sigurimit të Shtetit, gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, bazuar në ideologji sllave dhe marksiste-leniniste, kanë përgatitur terrenin për, internime, burgosje dhe vrasje të figu- rave të shquara kombëtare me aftësi profesionale të drejtimeve të ndryshme, bazuar në shpifje nga më të ndryshmet, kurtha dhe ndërskamca të kurdisura nga shërbëtorët e pushtetarëve në pushtet dhe vetë pushtetarët smirëzi, që me premtime, shpifje, mashtrime dhe krime notojnë për të arrijtur në hapësirën e atyre pozitave, ku kanë përgatitur terrenin dhe i kanë krijuar mundësit, që përmes pozitës dhe pushtetit, të jetësojnë në praktikë diktaturën e të thirren vazhdimisht në demokraci, të cilen e vrasin natën nëpër terrë si hiena, ndërsa ditën e propogandojnë, përmes mjeteve të ndryshme të lajmeve nëpër dritë me diell, ku përmes gënjeshtrave, mashtrimeve, premtimeve dhe propogandës të shoqëruar sipas nevojës edhe me vërejtje dhe kërcënime, për të gjithë ata që mendojn se janë kundërsharë të tyre, që s`ju binden kërkesave dhe urdhërave të tyre dhe rregullava të Diktaturës së Proletariatit …(në të cilën janë thirrur e thiren vazhdimisht), se çfarë e zeze dhe fat i zi, i pret kundërshtarët e tyre ..!

Për fatin e keq të shqiptarëve ende sot e kësaj dite shtypi i verdhë vazhdon pa u ndalur me forma dhe mënyra më të përsosura në përshtatje me kohën dhe rrethanat për të njejtat qëllime dhe veprime.

Sa për dëshmi, po sjellim njërin nga shumë artikuj të Zërit të Kosovës që me propoganden e tyre në vazhdimsi luftonte në çdo mënyrë dhe formë atdhetarët e vërtet siç ishte edhe kolonel Ahmet Krasniqi, Dr. Ibrahim Rugova e të tjerë, me ndihmen dhe mësimet e SHIK-ut të Shqipërisë, trashëguese e Sigurimit të Shtetit nga sundimi diktatorial i PPSH e tani e përshtatur në PSSH, që vetem ka ndërruar nga shkurtesa shkronjën P në S por jo qëndrimet dhe qëllimet…!

Sqarimi i shkurtesave: *MT (Mbrojtja Teritoriale) *SHK (Shtabi Komunal) *MMRK (Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës)

Hakmarrja e vajzave ‘të vogla’… si vajza e videoskandalit…

Një e katërta e vajzave që rriten pa praninë e babait kalojnë në depresion. Nuk ka rëndësi mosha e tyre për aq kohë sa vitet e tyre kalojnë mes trishtimit dhe vetmisë, që nuk e kanë zgjedhuar vetë ato!


Sipas një studimi britanik, fëmijë të cilët rritën me prindër të divorcuar, apo që nuk kanë një jetë familjarë të shëndetshmë kalojnë një fëmijëri të vetmuar dhe me probleme. Por ajo që është më shqetësuese është se shenjat e një depresioni të mundshëm i shfaqin vetëm 23% prej tyre. 50% apo edhe më shumë kanë probleme me shëndetin mendor, pasi kalojnë në moshë madhore, gjë që mund t’i çojë në kryerjen e krimeve të ndryshme.

Depresioni nuk njeh gjini, por sipas studimit është zbuluar se femrat janë ato të cilat preken më shumë nga mungesa e babait në shtëpi. Shoqëria i dënon dhe i paragjykon ende familjet e divorcuara, gjë që ndikon keq në rritjen e këtyre vajzave, të cilat mbyllen edhe më tepër në vetvete, duke mos pasur mbështetjen e askujt.

E kundërta ndodh me meshkujt! Djemtë të cilët rriten me prindër të divorcuar nuk shfaqin shenja depresioni dhe probleme të shëndetit mendor edhe pasi kalojnë në moshë madhore, kjo sipas psikologëve, që kanë pyetur 5,631 adoleshentë.

Pse këto vajza kalojnë në depresion?

Vetëbesimi! Ndoshta është e vetmja mënyrë e cila na mban shëndetshëm mëndërisht nga sulmet e jashtme emocionale. Prezenca e babait ndikon shumë në suksesin e një femre gjatë jetës së saj, kjo sepse babai është figura e mashkullit në jetën e saj. Përmes figurës së tij ajo krijon vetëbesim në hapat drejt sukseseve të saj, por edhe pëlqim për fizikun e saj. Duke patur këtë këndvështrim rreth vetes, një femër e tillë në të ardhmen e saj krijon shumë probleme edhe në raportet me një partner. Ajo e ka të vështirë t’a shohi veten si një femër tërheqëse dhe të aftë për të krijuar një familje, si pasojë e krahasimit që bën me figurën e munguar të babait të saj.

Pikërisht kjo gjë e pengon atë të ketë një familje dhe jo vetëm… Vajza të tilla të vetmuara nuk janë dhe aq vetëm në aspektin seksual. Ato priren të kenë më shumë se një partner, duke provuar disa mënyra në kërkim të mashkullit ideal, që s’do i ngjasonte babait të tyre. Si pa partner, si në shoqërinë e disa meshkujve ato sërish ngelen të vetme në përballje me frikën e tyre të madhe. Dhe rruga e vetmisë së tyre është rruga drejt depresionit, nga i cili 15% nuk i’a dalin dot të shpëtojnë.

Në situata të tilla shoqëria nuk mendon gjatë kur i paragjykon dhe dënon këto vajza për vendime, të cilat nuk janë aspak të tyre. Psikoterapia për këto vajza që ngelen gjithmonë ‘të vogla’ për ne, mund të duket e vetmja mënyrë që do t’i shpëtonte, por një fjalë pozitive rreth personalitetit apo dhe fizikut të tyre, do ndryshonte diçka nëse jo gjithçka!