4.16.2017

Në Klinikën e Syve, për tre muaj u kontrolluan 11895 pacientë - 792 prej tyre kryen operacione

Në Klinikën e Syve, për tre muaj u kontrolluan 11895 pacientë - 792 prej tyre kryen operacione
Klinika e Oftalmologjisë (Syve), në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur trend të rritjes së vëllimit të punës.

Nga raporti tremujor i punës, rezulton se janë kryer 792 operacione, përfshirë edhe ato ambulantore, ka pasur 11895 vizita ambulatore dhe 1481 vizita sub-specialistike.

“Gjatë kësaj kohe janë hospitalizuar 720 raste me 3336 ditë shërbimi, në gjithsej 49 shtretër. Janë shënuar rezultate në ngritjen e kapaciteteve në kirurgjinë e syrit e sidomos në kirurgjinë e kataraktës me fakoemulzifikim, ku për tre muaj është arritur të kalohet shifra mbi 500, kurse në vitin 2015, kishte vetëm 150 intervenime të tilla intervenime, pra statistika e këtij tremujori flet për shtim të vëllimit të punës”, thuhet në një njoftim të QKUK-së.

Nga kjo klinikë ka pasur 658 aplikime të avastinës, po ashtu janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procedurës së re kirurgjike të kirurgjisë vitreoretinale.

Klinika e Oftalmologjisë ka tre salla operative, ambulancat specialistike (5), diagnostika - kabinetet për glaukomë, strabologji dhe retinë.

No comments:

Post a Comment