2017-04-20

Nga e hëna protesta në gjithë vendin, bllokim trafiku dhe…rënja definitive e Qeverisë Rama …

Pas dy muajsh në çadër, Partia Demokratike po mendon të përshkallëzojë protestën e saj për zgjedhjet.


Vendimi nuk është marrë akoma, por kreu i opozitës Lulzim Basha e diskutoi përhapjen e protestës në disa pika të ndryshme të vendit, në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike.

Njëri nga opsionet është bllokimi i disa akseve kombëtare, por mbledhja nuk mori vendim se cilët do të jenë këto akse dhe kur do të bllokohen, raporton Tch.

Opsioni i përshkallëzimit të protestës së opozitës përkon me vizitën disa orëshe të martën në Tiranë të negociatorit gjerman David McAllister.

Përpara vizitës së negociatorit gjerman, ish-kryeministri bëri një paralajmërim: Askush më shumë se ne nuk e do stabilitetin, por ne kemi bindjen më të thellë se pa votë të lirë nuk ka stabilitet”, tha Berisha.


Nga e hëna protesta në gjithë vendin, bllokim trafiku dhe rënja definitive e Qeverisë Rama …



Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në një takim që ka zgjatur 30 minuta aleatët tek selia e partisë, ku eshte vendosur se PD do te zhvilloje protesta në çdo qytet javën tjetër.Burimet thanë se protestat në rrethe do të mbahen paralelisht me ato në cadër.

Mësohet se strukturat e PD do jenë në Kavajë 3 ditë para protestës e cila do të mbahet për zgjedhjet e caktuara për Bashkinë e qytetit.

Më herët kreu i PD pati një takim edhe me kryetarët dhe sekretarët e PD-së në rrethe për të diskutuar rreth protestës në ditët në vijim.

Teksa nga çadra e protestës, Basha tha: “Sot dua të njoftoj se opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intesifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë.

Duke ruajtur si pishtar si monument çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë në mbarë vendin.
Ditën e hënë të gjithë shqiptarët bashkohemi mes orës 11 dhe 12 në bllokimin e trafikut në të gjithë Shqipërinë.

Do ketë qëndresë deri në themelin e republikës së re për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është fillimi i një aksioni i cili do të përshkallëzohet deri me datë 7 Maj, për të mos ia dorëzuar më Kavajën krimit, për ti thënë sot krimit dhe kriminelëve në Kavaje dhe në të gjithë Shqipërinë”.

No comments:

Post a Comment