4.11.2017

Nga Flori Bruqi : Kur Gjeneralët bëhen bashkë!

Gjenerali kroat Ante Gotovina shihet në këtë foto krah për krah me gjeneralin tjetër nga Kosova, Daut Haradinaj!


Ky i fundit ka hapur debat të gjërë në opinion, duke kërcënuar se në rast të ekstradimit të vëllait të tij Ramushit në Serbi, në Kosovë s’do të ketë paqe.


Mediat serbe janë alarmuar nga kjo foto duke e titulluar si “provokacia”, duke aluduar në plane kroate-shqiptare kundër serbëve!


Ante-Gotovina-05082015-roberta-f.jpg

Ante Gotovina (i lindur më 12 tetor 1955) është një ish-gjeneral lejtënant kroat që ka marrë pjesë në Luftën Kroate për Pavarësi.

Ai është i njohur për tij rolin e tij në Operacionin "Stuhia" në vitin 1995. Në vitin 2001, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) e akuzoi atë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë operacionit dhe pas tij.


Pasi kaloi katër vjet në fshehje, ai u kap në Ishujt Kanarie në dhjetor të vitit 2005.


 Më 16 nëntor 2012, dënimet e tij u përmbysën nga kolegji për ankesa i Tribunalit dhe ai u la i lirë.


Image result for kush eshte daut haradinaj


Daut Haradinaj ka lindur më 6 prill 1978 në fshatin Gllogjan të Deçan-it është politikan,jurist shqiptar.

 Ai eshte ish  komandant në Ushtrin Çlirimtare të Kosoves i cili se bashku më Rexhep Selmin dhe Mujë Krasniqin me rastin e vrasjes se mesusesitHalit Geci , me 28 nëntor 1997 dolen publikisht dhe deklaruan formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

Daut Haradinaj dha kontribut te jashtezakonshem ne luften e Kosoves ku sherbeu ne Zonen Opreative te Rrafashit te Dukagjinit.

 Dauti eshte nje nga 5 vellezerit Haradinaj te cilet u shquan per guximin dhe kontribimin e tyre ne luften e Kosoves si dhe  pas luftes .

Dauti ushtron postin e nënkryetartit të AAK-së dhe vellau i tij i madh Ramush Haradinaj është kryetar i AAK-së qe nga viti 2004 .


Dauti ushtron postin e Deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Dauti aktualisht banon dhe jeton në Prishtinë dhe është i martuar.

No comments:

Post a Comment