5.17.2017

Aktorja ndalohet të luajë në filma për një vit pasi është shumë seksi

aktorja seksi qe ndalohet per filma

Aktorja Danny Kwan është ndaluar që të marrë pjesë në filma për një vit sepse pronarët e kulturës vendase mendojnë se është shumë seksi. 24-vjeçarja është shfaqur në filma të shumtë, ka patur një mbledhje riedukimi me Ministrinë e Kulturës dhe Arteve, të cilët vendosën se ka shkelur një rregull sjelljeje. Me 300 mijë ndjekës në Facebook, Danny sqaroi se rolet që ka luajtur nuk janë asgjë në krahasim me përmbajtjet erotike që kanë filmat ku marrin pjesë aktore të tjera. “Në Kambodia, ka shumë artistë seksi. Disa janë më shumë se unë kur filmohen duke u puthur sepse fillojnë të bëhen erotikë. E di që është e drejta ime që të vishem si të dëshiroj, por kultura jonë nuk mund ta pranojë atë. Unë do të mundohem të mos jem seksi siç jam zakonisht kur postoj fotografi në Facebook,” – ka thënë ajo.

No comments:

Post a Comment