2017-05-16

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku: S’ka Shqipëri të madhe, por ka shqiptarë që synojnë Bashkimin Evropian

A ka nevojë që KS i OKB-së të mblidhet çdo tre muaj për Kosovën

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për Kosovën, ka thënë se nuk po kupton përse mbahen seanca të KS-së çdo tre muaj për Kosovën, kur po përsëriten të njëjtat gjëra.

A ka nevojë që KS i OKB-së të mblidhet çdo tre muaj për Kosovën

Ajo ka kritikuar qasjen e Serbisë ndaj Kosovës duke i quajtur si vlerësime raciste. Çitaku ka thënë se derisa Serbia nuk pranon të marrë përgjegjësinë për luftën dhe spastrimin etnik në Kosovë, nuk do të ketë pajtim mes dy shteteve.

Deklarata e Çitakut është përkrahur edhe nga Suedia që ka përgëzuar përfaqësuesen e Kosovës për fjalimin e saj.

Kjo nismë që është përmendur edhe në seancat e mëhershme po kundërshtohet nga Serbia dhe aleatët e saj.


Çitaku: S’ka Shqipëri të madhe, por ka shqiptarë që synojnë Bashkimin Evropian

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ia ka rikujtuar Serbisë se deklaratat se shqiptarët janë duke synuar që të krijojnë një Shqipëri të madhe janë tërësisht të pavërteta.

Në Seancën e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, Çitaku ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe një pajtim Kosovë - Serbi mund të ndodhë vetëm kur Serbia pranon përgjegjësinë për spastrim etnik në Kosovë.

Çitaku i ka quajtur raciste qëndrimet serbe karshi Kosovës, ndërkohë që ka përmendur sukseset e Majlinda Kelmendit në sportin e xhudos.

Ka folur edhe për masakrën në Reçak, duke thënë se Serbia po mundohet me çdo kusht të refuzojë të marrë përgjegjësinë për masakrat në Kosovë.

“Serbia ka dështuar të ballafaqohet me të kaluarën e saj. Ka dështuar të ballafaqohet me krimet e mirëdokumentuara. S’ka Shqipëri të madhe, ka vetëm shqiptarë që jetojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, dhe normalisht në Shqipëri që synojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.

Duke folur për dialogun, ambasadorja Çitaku tha se Serbia po keqpërdorë procesin e dialogut dhe Interpolin, derisa ka përmendur rastin e Ramush Haradinajt, i cili brenda disa muajve u lirua si i pafajshëm nga autoritetet franceze.

“Haradinaj është liruar dy herë nga Tribunali i Hagës. Serbia nga aspekti ushtarak ka humbur Kosovën në vitin 1999 dhe me vendimin e GJND-së më 2009”, ka thënë Çitaku.

Për më tepër, ajo ka theksuar se UNMIK-u nuk ka rol për të ruajtur në Kosovë dhe se qasja për misione paqeruajtëse duhet ndryshuar. Çitaku ka falënderuar ambasadorin amerikan dhe atë francez që kanë thënë se është moment i duhur për të mbyllur misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

“UNMIK-u nuk ka më rol në Kosovë dhe jemi të befasuar se kemi parë se buxheti i UNMIK-ut për vitin e ardhshëm është rritur”, ka thënë ajo.

No comments:

Post a Comment