5.24.2017

nga Flori Bruqi : “LDK manovra me lista”, përgjigjet kryeministri Mustafa

Manovrat e LDK-së me listë

Publikimi i listës së kandidatëve të LDK-së ka shfaqur edhe të metat e saj. Heqje nga lista, favorizim të aderimeve të reja, anashkalim të fytyrave të rëndësishme të partisë e edhe përfshirje të njerëzve me aktakuza
Koalicioni i formuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re dhe “Alternativa” ka bërë dje publike listën e kandidatëve të saj për deputetë.

Siç edhe ishte pritur më herët, ky koalicion, në këtë rast LDK-ja, ka lënë jashtë listës së tyre të kandidatëve ish-të përzgjedhurit e popullit në legjislaturat e kaluara.

Mirëpo, ajo që nuk është pritur ka qenë anashkalimi i figurave të rëndësishme të partisë, duke i radhitur ato në pjesën e fundme të listës, ndërsa aderimeve të reja ua ka lënë një vend në fillim të listës.
Publikimi i listës ka ngjallur reagime sidomos tek partneri më i madh në koalicion, LDK-ja, anëtarët e së cilës e kanë fajësuar kryekëput Isa Mustafën, i cili, sipas tyre, i ka lënë jashtë liste këta deputetë si shenjë hakmarrjeje karshi kundërshtimit të Marrëveshjes së Demarkimit të Kufirit me Malin e Zi.

LDK-ja ka lënë jashtë listës së saj deputetë të cilët ishin të zëshëm kundër çështjes së ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, të tillë si Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj, Hatim Baxhaku, Fatmir Rexhepi e Adem Saliaj. Ndryshe, në këtë listë u panë edhe një varg i emrave të rinj në skenën politike, por të njohur për popullin, figura këto që u rreshtuan në kreun e listave.


I dominuari për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti ka thënë se në LDK ka treguar unitet këto ditë dhe ka marrë vendime kapitale që vetëm kjo parti mund të marrë.

“Uniteti ynë ka bërë bashkë kundërshtarët”, ka thënë  Prof.Dr.Avdullah Hoti.

“Ju garantoj që nesër kur të finalizohet lista edhe me partnerët, do të jetë listë e fitores”, ka shtuar ai.

Kurse nënkryetari, Agim Veliu ka thënë në listë ka kandidatë të ri për deputetë por edhe nga ata që kanë qenë edhe më parë.






Prof.Dr.Avdullah Hoti: Lista Zgjedhore e LDK-së u miratua në mënyrë unanime



Drejtues të Lidhjes Demokratike thonë se lista e kandidatëve të kësaj partie është miratuar në mënyrë unanime nga Këshilli Drejtues, me vetëm dy vota kundër dhe një abstenim.



Këshilli, po ashtu, ka miratuar kandidaturën e Avdullah hoti për kryeministër, si dhe lidhjen e koalicioneve parazgjedhore me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe disa parti të tjera më të vogla.

I kandiduari për kryeministër, ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, tha se LDK-ja është plotësisht unike për kandidaturën e tij, sikurse dhe për listat zgjedhore.

“Uniteti që është treguar sot… më jep shpresë se kjo do të jetë listë fituese”, tha Hoti, raporton Ekonomia Online.

Kurse, nënkryetari Agim Veliu saktësoi se kundër listës së propozuar kanë votuar kundër vetëm dy anëtarë të Këshillit Drejtues, kurse një ka abstenuar.

Veliu nuk ka komentuar aktin e dorëheqjes së Fatmir Sejdiu nga posti si kryetar i nderit.

Ai, po ashtu, nuk është përgjigjur nëse Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e kaluara ishte gruaja më e votuar e LDK-së, është pjesë e listës.

“Nesër do t’i merrni vesh detajet”, tha Veliu, për gazetarët.



Ish-presidenti i vendit, Prof.Dr.Fatmir Sejdiu, ka treguar se sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryetarit të Nderit dhe anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ai në një status në Facebook, ka treguar edhe arsyet pse e ka marrë këtë vendim. Sejdiu ka thënë se LDK tash e sa vjet ka zhvilluar politika që janë në kundërshtim esencial me programin e saj burimor dhe në veçanti ka vepruar në mbylljen e mendimit të lirë.

Ky është reagimi i plotë i  Presidentit të nderuar Prof.Dr.Fatmir Sejdiut:

Të dashur miq,

Edhe pse i paftuar si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryetar Nderi i LDK-së, sot mora pjesë në mbledhjen e këtij Këshilli, në të cilin do të duhej të debatoheshin çështje të rëndësishme, në kuadër të të cilave çështja e koalicionit parazgjedhor, si dhe lista e kandidatëve të LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Sikur edhe më herët, Kryetari i LDK-së dhe njerëzit përreth tij nga Kryesia, sikur që kanë bërë praktikë, pa respektuar Statutin e LDK-së, kanë lidhë këto koalicione parazgjedhore dhe kanë ndërtuar listë të deputetëve duke anashkaluar personalitete të rëndësishme dhe të dëshmuara të LDK-së si dhe duke futur emra që absolutisht nuk kanë pasur lidhje me LDK-në, bile edhe kundërshtarë të saj.

Lidhja Demokratike e Kosovës, tash e sa vjet ka zhvilluar politika që janë në kundërshtim esencial me programin e saj burimor dhe në veçanti ka vepruar në mbylljen e mendimit të lirë si dhe përndjekjen e gjithë atyre që kanë menduar ndryshe nga vullneti i lidershipit të saj.

Aq më tepër, ka ofruar në përgjegjësi të larta partiake dhe shtetërore njerëz që më së paku mendojnë për zhvillimin pozitiv të saj dhe të atillë që nuk kanë kurajon dhe guximin qytetar dhe politik që të ju kundërvihen këtyre rrjedhave të liga.

Si pasojë e kësaj, LDK, ashtu siç kishte vepruar me papërgjegjësi në ndërtimin e koalicionit të deritashëm, si rezultat i “metamorfozës shtetformuese” të liderit të saj, pas ortekut të sharjeve të stilit të tij, pokështu u ndëshkua nga partnerët e tij duke e dëmtuar dinjitetin e LDK-së.

Duke vërejtur se kjo sjellje e papërgjegjshme e lidershipit të LDK-së është duke vazhduar pa ndërprerë dhe se mekanizmat e LDK-së janë shëndrruar në instrumente që vazhdimisht keqpërdoren prej tij si dhe duke mos parë gadishmërinë që të ndërprehet kjo praktikë antidemokratike, sot kam dhënë dorëhjeqje të parevokushme nga pozita e Kryetarit të Nderit dhe anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

*****

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu, nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë në listën për deputetë ish deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin.


Ai ka thënë se publikimi i listës do të bëhet të premten.

Ka deklaruar se në listë janë edhe ish-deputetët, por nuk ka pranuar të flasë nëse Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janë larguar apo jo nga kjo listë.

Veliu ka thënë se në mbledhjen e sotme është bërë aprovimi i kandidatit për kryeministër, është marrë vendimi për koalicionet dhe lidhjet me grupet tjera politike dhe aprovimi i kandidatëve për listë.

Ka shtuar se vetëm dy vota ishin kundër dhe ishte vetëm një abstenim në aprovimin e këtyre kandidaturave.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër, Prof.dr.Avduall Hoti, ka thënë se nesër do të vendoset për listën definitive që sipas tij do të jetë listë e fitores.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me këtë rast ka aprovuar unanimisht nominimin e Hotit si kandidat për kryeministër.

Kurse më herët, anëtari i partisë, Gazmend Muhaxheri, njëherësh kryetar i Pejës, ka bërë të ditur se lista e kandidatëve për deputetë thuajse është përafruar.

“Lista është e gatshme thuajse, por jo definitive, brenda natës ose edhe deri nesër do të dorëzohen listat definitive”, ka thënë Muhaxheri.

Ndërsa për Lumir Abdixhikun dhe të tjerët që kanë aderuar në këtë parti, ka thënë se do të jenë vetëm anëtarë të ri të LDK-së.



LDK-ja nuk e ka përfshirë në listë të deputetëve, ish-deputetin e zëshëm Shpejtim Bulliqi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Prof.dr.Shpejtim Bulliqi .I pyetur nëse është përfshirë në listë, Bulliqi është përgjigjur: “Jo nuk jam”.

Ndryshe, Bulliqi ishte një nga pjesëtarët e grupit të LDK-së të cilët e kundërshtonin marrëveshjen e demarkacionit.


Prof.Dr.Vjosa Osmani do të jetë në listën e LDK-së për deputete.

Burimet kanë thënë për televizionin se të gjithë ata që janë propozuar nga degët e tyre përkatëse e kanë marrë miratimin e Këshillit të Përgjithshëm.

Osmani nuk e kishte votuar qeverinë Mustafa dhe ishte kundër koalicionit me PDK-në.





Zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017 kanë përshpejtuar edhe proceset përgatitore nëpër partitë politike në Kosovë.

Ndaj edhe Lidhja Demokratike e Kosovës s’ka humbur kohë në përpilimin e listave për kandidatët për deputetë të legjislaturës së ardhshme të Kosovës.


Kohë më parë nga mbledhja e kryesisë së Degës së IV të kësaj partie e mbajtur dje janë përzgjedhur edhe emrat e pretendentëve për deputetë të ardhshëm të partisë.

Fotografia e Hajrullah Tërnava

Kush e largojë nga Lista e LDK -së  ,ekspertin e sigurisë kombëtare Prof.Hajrullah Tërnava ?

Klan Kosova ka siguruar emrat, disa prej tyre të njohur në skenën politike dhe deputetë edhe në të kaluarën e disa emra krejt të rinj, që pretendojnë karriera politike në të ardhmen.

Kryesia e kësaj dege ka vendosur që të propozojë, Halim Muçollin, që është edhe kryetar i kësaj dege, më pas ish-deputetët, Arben Gashi, Nuredin Ibishi e Sabri Hamiti.

Të propozuar të tjerë të degës janë; Hamdi Jaha, Naser Rugova, Hashim Deshishku, Petrit Bicaj, Valon Murtezaj, Vebi Mujku, Frashër Demaj, Besnik Krasniqi dhe Hajrullah Tërnava.

Ndërsa, sipas çelësit gjinor janë propozuar, Besa Zogaj Gashi, Vlora Dumoshi, Hikmete Bajrami, Rita Hajzeraj dhe Donjeta Ballovci.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë ka vendosur që ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Prof.Dr.  Kujtim Shala, zëvendëskryeministri në detyrë, Ramiz Kelmendi si dhe Besa Gaxheri të futen në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga kjo parti.


****
Ndërsa Arben Gashi i cili vjen nga qyteti i Pejës pritet të jetë propozim i degëve në Prishtinë të partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Ndërkohë që, Armend Zemaj që ishte deputet në legjislaturën e fundit pritet të nominohet nga dega e LDK-së në Deçan.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më datën 11 qershor 2017 , ndërsa fushata për këto zgjedhje është vendosur të jetë dhjetë ditë, nga 31 maj deri më 9 qershor 2017

Organizimi i këtyre zgjedhjeve do t’i kushtojë Kosovës rreth 5 milionë euro.


******


Figurat kryesore të kësaj partie kanë mbetur shumë poshtë në listë, ndërsa të rinj që kanë aderuar në LDK, por edhe kandidatët e Aleancës Kosova e Re janë renditur shumë më lartë.

Më poshtë keni disa detaje nga kjo renditje, ndonëse akoma nuk është finale.

Prof.dr.Avdullah Hoti është bartës i listës dhe mban numrin 1.

Akademik Prof.dr.Isa Isa Mustafa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është në listë.

Numrin 2 do ta mbajë Behgjet Pacolli.

Ish-bashkëpunëtorja e Pacollit, Mr.sci. Prof.Mimoza Kusari-Lila do ta mbajë numrin 3.

E shumë përfolura  Prof.dr.Vjosa Osmani do ta mbajë numrin 81, ndërsa Arben Gashi 61.

Ismet Beqiri do ta ketë numrin 4, Kujtim Shala 5.

Akademik Prof.dr.Sabri Hamiti do ta ketë numrin 14.

Numrin 10 do ta mbajë këngëtari nga Ferizaj dhe nënkryetari i AKR-së Labinot Tahiri.

Ndërsa prurjet e reja si Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj, do ta mbajnë numrin 8 përkatësisht 16.



Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj shkrimeve që LDK po bën manovra me lista.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se LDK-ja është halë në sy e atyre që tentojnë të vendosin për të.


KUSH PREJ KËTYRE MANIPULOI ME LISTA?

“LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Postimi i Akademikut Isa Mustafa: 

LDK manovra.. LDK e shtyri në listë....LDK e nxori nga lista.. LDK e LDK gjithnjë në trend. E... LDK vendos vet! Shihet qartë se LDK është strumbullari i aktualiteteve, por edhe halë në sy e atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në.
LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!

*****



Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka thënë se të gjithë ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së që i takojnë Legjistraturës së VIII-të do të jenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie, përveç atyre që nuk janë propozuar nga degët e LDK-së.

Sipas Hazirit, ish-deputetët që nuk janë propozuar për kandidatë për deputetë të Parlamentit të Kosovës nuk mund të jenë pjesë e listës me kandidatë për deputetë.

“Të gjithë ata që kanë ardh me propozime të degëve të gjithë janë. Ata që nuk kanë marrë propozim nga degët nuk ka rregull që mundet me u propozu në një nivel tjetër, ata kanë çështje vetëm me degët e tyre”, tha ai.
Manovrat e LDK-së me listë
E një nga ish-deputetët që nuk ka marrë propozimin e kryesisë së degës së LDK-së në Gjilan është Fatmir Rexhepi, i cili për “Gazeta Blic” ka thënë se pavarësisht vendimit të KP të LDK-së ai do të vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie.

“Mos propozimi i emrit tim nga kryesia degës në Gjilan e vlerësoi të gabuar dhe në kundërshtim të plotë me vullnetin e elektoratit besimin e të cilëve e kam pasur që 27 vite. Unë kam respektuar kontratën me elektoratin rugovian në ruajtjen e vlerave të LDK-së si dhe të interesave të qytetarëve dhe ato shtetërore në të gjitha kohërat. Amanetin e dhënë Rugovës se do jem anëtari i fundit besnik i LDK-së do ta mbajë pavarësisht se a do jem apo jo në listë për deputet”, është shprehur Rexhepi.

LDK-ja është në koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe Alternativën.

Zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor 2017.






E PO KU JEMI ISH KRYEMINISTËR,AKADEMIK PROF.DR. ISA  MUSTAFA?




Ja tipat e kandidatëve për deputet, që do ua kërkojnë votën



Shkruan: Prof.Dr.Fadil Maloku,sociolog

1. Tipi i deputetit IDEALIST!

2. Tipi i deputetit OPORTUNIST

3. Tipi i deputeti SERVILIST!

4. Tipi i deputetit INDIFERENTIST!

5. Tipi i deputetit HEROIK!

6. Tipi i deputetit KONFORMIST!

7. Tipi i deputetit REBELUES!

8. Tipi i deputetit SMS-eist!

9. Tipi i deputetit “AKADEMIK”!

10.Tipi i deputetit KARIZMATIK!

11.Tipi i deputetit KOMPLOTIST!

12.Tipi i deputetit KLIENTELIST!

13.Tipi i deputetit NARCISOID!

(P.S. Analizën e plotë për secilin tip, ďo e keni në ditët në vijim)

*****

Prof.Dr.Shpëjtim Bulliqi:

Bulliqi: Nga lista më largoi Kryesia e LDK-së, e patën nga frika

 Nga lista më largoi Kryesia e LDK-së, 
e patën nga frika


Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpëjtim Bulliqi ka thënë se shkaku që ai dhe disa kolegë të tij nuk u përfshinë në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë, është frika që patën udhëheqësit aktual të partisë ndaj rritjes së tyre.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bulliqi ka thënë se Kryesia e LDK-së e largoi atë nga lista e kandidatëve për deputetë.

“Fatkeqësisht ata nuk u ndalën vetëm me mua, por larguan edhe kolegë tjerë shumë të respektuar nga elektorati i LDK-së. Motivi i këtyre largimeve është i ulët, ata që na larguan mua dhe kolegët kryesisht e bën si duket nga frika dhe respekti që ne gëzonim përditë e me tepër te elektorati i LDK-se e i cili respekt u forcua për shkak të qëndrimeve tona rreth disa çështjeve që ishin aktuale gjatë mandatit që lamë pas”, ka thënë Bulliqi.


“Largimi është bërë selektiv, pasi që nuk ishim pak kolegë që i kundershtuam disa çështje jetike për vendin dhe integritetin e tij. Me vie shumë keq për të gjithë anëtarësinë e LDK-së që janë zhgënjyer më këtë politikë fyese e linquese ndaj atyre që përkrahën vendimet e tyre lidhur me mos votimin e Thaqit për president vendi dhe cenimin e integritetit të shtetit tonë-demarkacionin”, ka thënë ai.

Bulliqi ka treguar se ka pasur oferta nga partitë opozitare, por që nuk ka dashur të futet në listat e tyre.

“Dua te ju bëjë me dije që gjatë kësaj faze kam pasur oferta nga disa subjektet opozitare për t’u futur në listat e tyre, mirëpo me gjithë respektin që kam për to i kam refuzuar sepse qëndrimet politike që i kam mbajtur gjatë mandatit i kam bëre sepse kam besuar në to e jo për të rifituar edhe një mandat”, ka deklaruar Bulliqi.


Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i votojnë “njerëzit servil”, të cilët sipas Bulliqit, treguan edhe njëherë se mbi të gjitha e kanë interesin e tyre personal.

Ish-deputeti i LDK-së  Adem Salihaj tregon pse u hoq nga lista(Adem Salihaj thotë se Isa Mustafa iu hakmor sepse votoi kundër Thaçit)

Ish-deputeti i LDK-së Adem Salihaj në një postim në Facebook ka dhënë shpjegimet që sipas tij kanë ndikuar që të mos përfshihet në Listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka treguar se nga lista është larguar bashkë me katër ish–deputetë dhe këtë largime e ka quajtur të padrejtë.

Salihaj,sipas asaj që ka shkruar në Facebook, ka thënë ndër të tjera se “eleminimi im u bë për shkak se votova kundër koalicionit me PDK-në si dhe kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të kuvendit dhe Hashim Thaçit për president i Kosovës. Lidhur me Marrëveshjen e demarkacionit, u deklarova se nuk do ta votoj, ndonëse ajo nuk u soll asnjëherë në kuvend për votim”.




Shpërthen deputeti i LDK’s:
 Partia asht e kapun!


Deputeti në largim i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku, ka sqarue arsyet e mosfutjes së tij në listën për kandidat si deputet në zgjedhjet e 11 Qershorit.

Ai thotë se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’s ka deklarue se nuk ka asnji problem pse nuk asht në listën për deputet, sepse kështu, simbas tij, e kanë parapa disa kapës të partisë dhe me këtë thotë se nuk aludon në Isa Mustafën.

Baxhaku pamvarësisht këtij vendimi që të mbetet jashtë listës shprehet i sigurt se do të mbetet anëtar shumë i devotshëm dhe besnik i LDK’s.



Postimi i tij në Facebook:



PËR TI HEQUR DILEMAT

Të nderuar anëtarë dhe simpatizant të LDK-së, miq dhe qytetarë të Kosovës. Meqenëse kam një kërkesë të madhe nga Ju por edhe nga mediet për një prononcim lidhur me disa zhvillime aktuale e për të mos lejuar huti, më lejoni të ju drejtohem dhe të jap disa sqarime . Në LDK jam inkuadruar që nga themelimi i saj dhe kam qenë delegat i Kuvendit Themelues të mbajtur në Medresen “Alaudin” në Prishtinë. Arsyeja e vetme ishte që të jap kontributin tim për popullin dhe shtetin e Kosovës në ato rrethana jashtëzakonisht të rënda dhe vendimtare për shqiptarët. Nuk e di sa ja kam dalë në këte punë. Jam edhe pjesëmarrës i luftës si mjek në një spital fushorë në Krumë së bashku me një ekip norvegjez në “Operacioni Shigjeta”. Në LDK nuk jam anëtarësua me pazar: po vij në LDK nëse më beni deputet, ministër, këshilltarë… Asnjëherë nuk jam udhëhequr nga interesi personal. Kam një familje nga babai dhe nëna, ndjesë pacin, që numëron 40 anëtarë. Nē këtë familje kam 8 të rijë, vajza dhe djem të mrekullueshëm, të gjith me fakultete të kryera, bile edhe Master dhe asnjëri nuk është i punësuar. Asnjëherë po e përserisë asnjëherë nuk kam trokitur në parti ose në institucione për ti punësuar “me të njofshëm”. Po presë të punësohen një ditë në kushte të barabarta për të gjithë. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së kam deklaruar se nuk ka asnjë problem pse unë nuk jam në listën për deputet sepse kështu e kanë parapar disa kapës të partisë( dhe me këtë nuk aludoj në Isa Mustafën). Propozova që në Listën e Kandidatëve për Deputet të futën edhe dy kandidat tjerë nga Prizreni përveq atyre që ishin në atë listë. Kam permendë edhe disa vërejtje për vendimet që merren në strukturat e larta të partisë pa diskutim të mirëfilltë në ato forume, dhe defektet në komunikimin e atyre strukturave me deputet e gupit parlamentar, dhe kam kërkuar që kjo punë të bëhet në kordinim më të mirë që pastaj deputet mos të akuzohen për mosrepektim të vendimeve të organeve partiake. Me këto qështje thashë se duhet dhe do të merremi pas zgjedhjeve në mënyrë institucionale në forumet e LDK-së. Kaq. Dua me këtë rast që tua heqi dilemat që të gjithëve, pa përjashtm :Hatim Baxhaku ka qenë, është dhe do të mbetet anëtar shumë i devotshëm dhe besnik i LD K-së sepse unë punoj për këtë dhe besoj në LDK. Do të jam pa asnjë rezervë përkrahë kandidatëve për deputet nga qyteti i Prizrenit e me gjerë dhe të koalicionit parazgjedhor sepse kam besimin se është gjëja më e mirë që po i ndodhë Kosovës në rrugën e saj të shtetëformimit dhe integrimeve euroatlantike, aty ku e ka vendin ajo dhe qytetarët e saj. Jam thellësisht i bindur se do t’ja dalim me sukses. Me Fitore #Shihemi në Finale.

Sinqerisht i Juaji, Hatim Baxhaku.


****
Prof.Dr.Eqrem Kryeziu e ‘godet’ fort Isa Mustafën

Ish nënkryetari i LDK’s, Eqrem Kryeziu, ka përdorë nji gjuhë të ashpër ndaj kryetarit të LDK’s, Isa Mustafa, për të cilin thotë se ai asht aty për me luftue, për me ndryshue, e për me shendrrue Lidhjen Demokratike në nji Organizatë Bazë të Punës së Bashkueme.

Ish kryetari i Prizrenit, e ka kritikue edhe listën e publikueme nga LDK, për të cilën ka thanë se asht e ndërtueme si model titist.

Shkrimi i plotë i Kryeziut:


Isa, Lista

Tashmë edhe opinioni i gjerë e ka të qartë se kush është Isa. Dëshmia e z. Hajredin Kuçi për refuzimin e rishikimit të demarkacionit, përkundër gatishmërisë së autoriteteve të Malit të Zi, është kyçe. Nuk i pëlqen shokut Isë një shoqëri pa konflikte. Mundësisht të ketë përplasje civile, sikur edhe pati për demarkacion.

T’i kthehemi tani opinionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës: kjo parti ka mbijetuar të gjitha sfidat më të ashpra falë raportit emocional të anëtarësisë me të. Partitë e reja nuk e kanë këtë cilësi, këto janë tejet pragmatike. Por a mund ta vlerësojë Isa këtë dashuri të anëtarësisë ndaj LDK-së? Në asnjë mënyrë! Ai është aty për ta luftuar, për ta ndryshuar e për ta shndërruar Lidhjen Demokratike në një Organizatë Bazë të Punës së Bashkuar. Kjo organizatë ka Këshillin e Punëtorëve, anëtarët e të cilit zgjedhen për paaftësinë për t’u marrë vesh njëri me tjetrin: modeli titist i Kullës së Babilonit. Po të lejohej ndërkomunikimi, karakteret totalitarë nuk mund të udhëheqin.

Ja! Mbi këtë koncept Isa bën lista. Vetëm në këtë mënyrë mund të vallëzojë si vedetë në krye të Këshillit të Punëtorëve të Organizatës Bazë të Punës së Bashkuar “LDK”.



*****


Prof.Dr.Muhamet Hamiti e ‘sulmon’ Isa Mustafën: LDK, t’i rikthehet rugovizmit

Muhamet Hamiti, këshilltar shumëvjeçar i Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka thanë se LDK’ja e Rugovës ka humbë në substancë mbas vdekjes së tij. Kjo ka ndodhè, sipas tij, për fajin e njerëzve që morën në dorë fatet e partisë kryesore shqiptare deri atëherë.

Tue sulmue qartas kryetarin aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, Hamiti ka thanë se partinë e kanë vërshue komunistët.

Ky asht shkrimi i plotë i Hamitit:

Ibrahim Rugova, lideri ynë pavarësist, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e President i Kosovës, ka pasur dy soje kundërshtarësh: Serbinë dhe komunistët titistë dhe enverhoxhistë te ne. Me besimin e shumicës së shqiptarëve të mbledhur rreth platformës të tij për Kosovën e pavarur dhe demokratike – mbëshetur në vlera historike shqiptare e evropiane, me njerëz të dijshëm në krye të punëve – për të gjallë të tij i ka mundur të dyja palët. Pas vdekjes së Rugovës, Kosova ka dalë e pavarur, por Serbia ka ruajtur njëfarë roli në Kosovë, sikur që janë ringjallur në jetën publike komunistët e trashëgimisë jugosllave e shqiptare në Kosovë.

LDK-ja e Rugovës ka humbur në substancë pas vdekjes së tij, për fajin e njerëzve që morën në dorë fatet e partisë kryesore shqiptare deri atëherë. Elementi komunist shqiptar, i rikonfiguruar në shoqëri civile, në media, por edhe në parti politike në dukje demokratike, ka luftuar politikat origjinale të Rugovës, duke vendosur në themele të shoqërisë e të shtetit të Kosovës politika komuniste, kryesisht nën petkun e ndezur kombëtarist.

Mallkimi komunist po e ndjek vendin tonë. Sot në Kosovë nuk ka Parti Komuniste, por ka komunistë të shtresuar në partitë shqiptare. Ata që e kanë idealizuar Jugosllavinë komuniste të Titos e të pinjollëve të tij si Fadil Hoxha, por edhe Shqipërinë staliniste të Enver Hoxhës, janë komunistët e moçëm të ditëve tona, që kanë prekur edhe një pjesë të re të shoqërisë. Të tillë janë ata që janë përbetuar në organizime marksiste-leniniste shqiptare, ata që kanë përshëndetur me grusht gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, ata që kanë luftuar nacionalistët shqiptarë për shkak se s’kanë qenë pasues të Titos e të Enverit, për shkak se kanë qenë bashkëpunëtorë apo ithtarë të udhëheqësit më të madh shqiptar të shekullit, Ibrahim Rugovës, dhe të idesë së tij për Kosovën e mëvetësishme, që mori besimin e shumicës së popullit dhe bekimin e botës perëndimore, të vendeve kryesore evropiane, të SHBA-ve, dhe të aleancës veri-atlantike (NATO), e cila u bë forca ajrore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pranverën e vitit 1999.

Ibrahim Rugova është luftuar keq për të gjallë të tij – edhe prej njerëzve shqiptarë – pse ka punuar me ngulm për një shoqëri e shtet të Kosovës që ruan e kultivon vlerat tradicionale shqiptare, respektin për dijen, për kulturën shqiptare, për familjen, për ekonominë e tregut, vlera të nëpërkëmbura prej ideologjisë komuniste që kishte pllakosur shoqëritë shqiptare në Kosovë e Shqipëri.

Falë politikës vizionare të Rugovës, një udhëheqësi shqiptar që u bë pamja e mirë e popullit të vet në botë, krahina e Kosovës e pushtuar prej Serbisë ruajti substancën kombëtare, u bë shtet për vete fillimisht e pastaj edhe në sytë e të tjerëve, ndërsa si pasojë e udhëheqjes politike provinciale pas vdekjes së Rugovës një shtet që po humb emrin e mirë që kishte në kohën e tij.

A mund të ketë kthesë të mirë për fatet e Kosovës pas zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit të këtij viti? Ky vend e ka këtë mundësi, jo të madhe, po qe se nuk voton komunistët e rinj e të vjetër që kanë vërshuar listat zgjedhore të partive e koalicioneve, të atij soji njerëzish që ka ndërruar besim e parti, jo një herë, po madje dy herë, tri herë, katër herë, edhe pesë herë, në këtë çerek-shekulli të jetës politike pluraliste në Kosovë. Mund të jenë në pakicë në lista zgjedhore njerëzit me integritet njerëzor, kombëtar e profesional, por për pakicën e zgjedhur mundet të votojë njeriu ynë, votuesi i secilit formacion politik, dhe kështu të krijojë shumicën e zgjedhur, trupin përfaqësues që do të mund t’i japë drejtim të ri Republikës sonë. Ky dekomunistizim i shoqërisë dhe i shtetit të Kosovës duhet të fillojë. Mundësia është tani. Mallkimit komunist duhet t’i vijë fundi. Me të dajthtën politike autentike shqiptare, me LDK-në e vijës tradicionale (jo të shartuar si LDK të Re), me Kosovën e kthyer te vlerat rugoviane, me njerëzit që kanë vlerat e shtatin për ta bërë këtë punë.


Sa vota kishin deputetët e LDK-së që u larguan nga lista, në zgjedhjet e vitit 2014?


Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që një numër të deputetëve të legjislaturës së fundit ta lë jashtë listës të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 qershorit.

Edhe pse jo zyrtarisht, njëra ndër shkaqet thuhet se është qëndrimi kundër i disa deputetëve për qeverinë PDK-LDK dhe Demarkacionin, raporton lajmi.net

Në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa nuk figurojnë si kandidat për deputetë: Adem Salihaj, Fatmir Rexhepi, Shpejtim Bulliqi dhe Hatim Baxhaku, që të gjithë deputetë të legjislaturës e cila u shpërnda para disa kohësh.

Por nga sa kishin vota këta deputetë në zgjedhjet e vitit 2014?

Nga faqja e KQZ-së bëhet e ditur se në zgjedhjet e fundit Hatim Baxhaku kishte pasur 8892 vota, Shpejtim Bulliqi 8859, Fatmir Rexhepi 8532, kurse Adem Salihaj kishte siguruar 8318 vota në zgjedhjet e vitit 2014.

Në total i bie që vetëm këta katër ish-deputetë kanë pasur 34.601 vota.

Për lënie jashtë listës u përmend edhe emri i Vjosa Osmanit, gjithashtu një kundërshtuese e Qeverisë PDK-LDK dhe e Demarkacionit, por që ajo është në listë e 81-ta me radhë.

No comments:

Post a Comment