5.19.2017

PAK PËR NJË MEND DHE PAK PËR MAHI:ARGËTIM CILËSOR

Gazeta e parë në botë.

Ndër shekuj, njerëzit janë njoftuar në forma të ndryshme. Ndërsa në vitin 1605, u shtyp gazeta e parë në botë. Përherë të parë njerëzit u njoftuan mbi ngjarjet dhe informacionet që tregojnë gjendjen e botës. Sot, njerëzit marrin informata përmes TV, Internetit dhe mjeteve të ndryshme të informacionit.

Sindroma Marfan

Nga koha kur njerëzit e parë kanë ekzistuar në tokë, janë shfaqur edhe sëmundjet. Një e tillë është edhe sindroma Marfan. Në literaturën mjekësore, ndryshe njihet edhe si Teori e Incesit. Sipas mjekësisë, shkaktarët kryesor të kësaj sëmundje janë martesat brenda familjes. Pasojat e kësaj sindrome janë: Deformimet fizike, dëmtimet në tru etj. Shembujt më të mirë të kësaj sindrome, janë martesat familjare në Egjiptin e lashtë. Atëherë janë martuar motra me të vëllanë, në mënyrë që të trashëgohet froni mbretëror. Faraoni Tutan-Khamon vuante nga kjo sindromë, pasi ishte martuar me gjysmë motrën e tij Ankesenamon.
Pseudonimet

Që nga fillimi i botës dhe deri në kohët modern pseudonimet janë pjesë e pandarë e personalitetit tonë. Ndër pseudonimet e para, përmendim këto: Krishti – i mirosur, i vajosur, apo Emanuel – që do të thotë Hyji/ Zoti me ne (Figurë kyçe kristiane). Emri Jezu (që nga hebraishtja do të thotë i mirosur, i vajosur i perëndisë). Në shkrimin e shenjtë biblik, tek ungjilli i Mateut tregohet kështu: Nga Virgjëra Mari do të lindë një djalë, e do të ia vënë emrin Emanue, që do të thotë Hyji me Ne.
Sparta

Shteti spartan, ishte ndër qytetet – shtetete më me nam në Greqinë Antike. Po ashtu, ky shtet u krijua në krahinën e Lakonisë. Ishte vend mjaftë i pasur me çdo gjë. Popullsia e nënshtruar shpesh çonte krye, kështuqë historia më e vjetër e Spartës është e mbushur me kryengritje dhe çrregullime. Sipas ligjeve spartane, nëse fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, nuk ishin të fortë fizikisht, dhe nuk arrinin të mësonin ashtu si duhet, hidheshin në humnera. Kjo ndodhte sepse këta fëmijë nuk ishin të denjë për shtetin Spartan në të gjitha fushat.
Kurora.

Për herë të parë, kurora u përdorë në Egjiptin e Lashtë. Nefertit, gruaja e faraonit Akhenaton, ishte e para grua që mbarti kurorën. Akhenaton dhe bashkëshortja e tij (që ishte edhe gjysmë motra), qëndruan në pushtet për 10 vite rresht.
Det i Zi. Pse Deti i Zi quhet kështu?

Arsyeja pse Deti i Zi quhet kështu, se përqindja e vogël e kripës është vetëm 1.9%. Dhe kjo përqindje e vogël e kripësi jep Detit të Zi një ngjyrë të errët karakteristike.
Inkasit e vjetër – Peru

Inkasit e vjetër (peruanët e sotshëm), ishin ndër popujt më të vjetër në botë. Përmes kulturës, religjionit, gjuhës dhe zakoneve të tyre, i dhanë ngjyrim historik mbarë globit. Në aspektin religjioz, ata (inkasit) ishin mjaft rigoroz. Respektimi i rregullave hyjnore, ishte mbi çdo gjë. Një ritual jo i zakonshëm ndodhte vetëm në Peru. Në çdo ritual fetar, të vdekurit nxirreshin nga varret dhe të gjallët festonin në prani të tyre. Sipas besojmave të tyre fetare, njerëzit edhe pse kanë (vdekur) ata jetojnë edhe më tutje. Gjatë festimeve të tyre, inkasit iu jepnin të vdekurve ushqim, iu vishnin rroba të ndryshme, i stolisnin me rruaza dhe gjëra të ndryshme. Kjo tregonte raportin inkas me Zot/Zotërat e tyre, se si adhuroheshin nga populli.


Tempujt e parë Monoteist në botë.

Tempulli i parë monoteist në botë u ndërtua në Egjipt, në vitin 1344 p.e.s. Faraoni Akhenaton gjatë mbretërimit të tij dhjetë vjeçar, e ndërtoi tempullin e parë monoteist në vend. Tempulli Amarna. Qëllimi i këtij tempulli ishte besimi në një zot të vetëm – Diellin. Sipas faraonit në fjalë, dielli për bëhej prej dy gjinive: Mashkull dhe Femër. Për 10 vite, Egjipti nën udhëheqjen e Akhenaton, kishte arritur në kulmin e zhvillimit në të gjitha fushat e jetës. Pas vdekjes së Faraonit, u rrënuan të gjitha gjërat që ishin ndërtuar në këtë mbretërim.
Përgatiti dhe përzgjodhi: Argjira Ukimeri

No comments:

Post a Comment