5.10.2017

Serbia kërkojë të minojë progresin në Kosovë-këtë e arriti sot në Parlamentin e Kosovës!!!


Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka hedhur akuza të rënda ndaj PDK-së, duke thënë se ka dashur të dorëhiqet nga politika, por po qëndron për shkak të Veselit dhe Thaçit.

“Isha në mendime të tërhiqem nga jeta politike pas këtij mandati. Por kur e shoh ketë hipokrizi të njerëzve që i njoh nga lufta nga vijat e frontit dhe e di se në disa situata kane dështuar. Para publikut paraqiten se heronj e janë frikacakë. Këta janë njerëz që te lënë në gjysmë të rrugës. Sot mundem me u ndi fitimtar. Por z.Veseli, z.Thaçi, ju jeni arsyeja që më bëni të qëndroj në këtë parlament. Për të gjitha ato qe keni bërë po më detyroni të qëndroj derisa t’ju shoh prapa grilave. Ju vini nga një formacion shume i dyshimtë, që duhet të jap përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Quni në fjalimin e tij në Kuvend.

Ai ka shtuar se ata duhet të japin përgjegjësi dhe se janë humbësit.

“Në finale keni me u demasku dhe qytetarët do ta kuptojnë se ju nuk jeni për rendin kushtetues. Ju duhet te jepni përgjegjësi. Mos mendoni se jeni fitimtarë sepse në finale ju do të jeni humbësit”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.



Pse nuk i dëgjuam ndërkombëtarët ?


Shumica e kuvendarëve të Kosovës vendosi ndryshe nga ajo që kanë rekomanduar drejtpërsëdrejti miqtë tanë ndërkombëtar, sidomos SHBA-t dhe Gjermania.

Pse ?

A ishte ky vetëdijesim shtetndërtues i kuvendarëve tanë për ta refuzuar involvimin e ndërkombëtareve në stilin “boll ma e dimë ne çka është më e mirë për Kosovën”.

A ishte kjo pjekuri politike dhe insitucionale për të vendosur tashmë vet pa ndihmën dhe sugjerimin e tyre ?

Apo ishte diçka krejt tjetër. Kur qytetarët ta kuptojnë këtë realitet si duhet, do të vendosin më kollaj se kujt dhe pse duhet t’i jepet vota në zgjedhjet e reja.


Serbia mundohet që ta minojë progresin në Kosovë, andaj institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente. “Është evidente që Serbia në shumë raste tenton të ndërhyjë në subjektivitetin e Kosovës, sidomos në punët e brendshme për të tentuar, që të minojë progresin e sidomos duke përdorur pakicën serbe në dëm të interesave të tyre dhe të vendit në përgjithësi.


Ndërhyrjet e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, mund të ndalen kur institucionet tona të pastrohen nga bashkëpunëtorët e shumtë shqiptarë që Serbia i ka në Kosovë.

Ka 9 vite që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, por që Serbia përveç që nuk e ka njohur pavarësinë e saj, ajo vazhdimisht mundohet që të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, duke munduar të bllokojë procese. Këtë ka tentuar shpesh ta bëjë përmes Listës Serbe që gjendet në Kuvendin e Kosovës, ku vota e tyre për marrëveshje apo ligje të caktuara ka luajtur rol. Këtë vazhdon ta bëjë, pavarësisht bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve të dyja vendeve.
Përfaqësues të partive politikë dhe analistë janë shprehur kundër bisedimeve dhe që Kosova si shtet i pavarur duhet ta ngrejë zërin në BE lidhur me këtë çështje.






Pozitë dhe Opozitë bllokuan proceset e rëndësishme

Marrëveshja e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi si dhe marrëveshja e asociacionit të komunave serbe, kanë bërë që të bllokohen edhe proceset e rëndësishme në Kuvendin e Kosovës. Kështu pohojnë zyrtarët e partive politike vendore dhe analistët politikë, duke shtuar se pasojat e bllokimit të proceseve të rëndësishme do t’i bartin qytetarët e Kosovës. Sipas zyrtarëve partiakë, demarkacioni dhe asoaciacioni kanë bllokuar tërësisht proceset, përfshirë këtu zhvillimin ekonomik, invesitimet dhe punësimet.

Është e saktë se këto dy tema dhe mënyra e artikulimit të tyre politike dhe ndërlidhja e tyre në luftën primitive, për interesa partiake, për pushtet, ka prodhuar një situatë teje konfliktuoze, tensionuese dhe kanë prodhuar gjithashtu edhe shumë energji negative dhe si të tilla ato kanë prodhuar një kosto të lartë.

 Megjithatë edhe përkundër kësaj janë vënë në veprim disa masa të politikave ekonomike që më parë i kanë munguar Kosovës de ato kanë ndikuar në rritjen relativisht të kënaqshme për këto situata të rrijes ekonomike, investimet dhe punësimit, stabilitet makroekonomik e buxhet.koston e bllokimit të proceseve të rëndësishme në vend do ta paguajnë qytetarët dhe Kosova.

 Rrezikimi i ecurive të shtetndërtimit dhe partneritetit Euro atlantik, procesit të integrimeve evropiane e liberalizimit të vizave është një prodhim i vetëdestrukcionit nga disa qarqe e politikanë që nuk kuptojnë seriozitetin e proceseve në të cilat ndodhemi. Kosoton do ta mban e gjitha Kosova dhe ne qytetarët e saj

Imazhi i kreut të shtetit përfundoi me dështime që nga iniciativa e lansuar  nga marrja e pozitës së presidentit. Me këtë dështuan edhe të gjitha iniciativat dhe nismat legjislative të zyrës së Presidentit të vendit.  Shuplakën e fundit Presidenti Hashim Thaçi e mori me refuzimin për përpjekjen skandaloz të Kodit Penal të Kosovës, ku refuzua zyrtarisht edhe nga Ministria e Drejtësisë pas kundërshtimit të  ashpër të opinionit publik. 


Kandidatura e Hashim Thaçit për President të Kosovës, është bërë në kushte e rrethana specifike dhe me qëllim të zbutjes kapërcimit të krizës në të cilën u ndodh Kosova. 
“Hashim Thaçi ka qenë tepër insistues për iniciativa ndërhyrëse personale, jo të menduara mirë, kështu që, dështimet kanë qenë të pritshme, sidomos tek nismat legjislative, të cilat kanë kapërcyer përgjegjësinë presidenciale duke prekur Kodin Penal të Kosovës.   
Zgjedhjet e qershorit të vitit 2014 nxorën fitues PDK-në si parti më e madhja në vend. Por për gjashtë muaj asnjë parti as që deshi të diskutojë për ndonjë koalicion të mundshëm me këtë parti.
Të bashkuar si opozitë e cila më vonë u quajt VLAN u munduan të formojnë Qeverinë e re me kryetar të Kuvendit Isa Mustafa dhe kryeministër Ramush Haradinaj.
Por këtë unitet e rrëzoi Gjykata Kushtetuese e cila nuk i dha të drejtën partisë së dytë për ta formuar Qeverinë.
Pasi që vendosi Gjykata Kushtetuese LDK u kthye nga PDK-ja duke ia kthyer shpinën partnerëve nga opozita.
 Këtë askush nuk e kishte besuar përveç ish-deputetit të PDK-së Rrustem Mustafa, i cili për gjashtë muaj deklaroi se vendit i duhet koalicioni PDK-LDK.
Dhe kjo ndodhi, ku Isa Mustafa u votua me votat e deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe.
Me marrjen e postit të shefit të ekzekutivit, Mustafa u përball me protesta, fillimisht të nënave gjakovare që kërkuan shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe me ato për Trepçën.
 Mustafa më vonë u përball edhe me protesta dhe hedhje me vezë nga opozita dhe kundërshtime për Asociacionin dhe Demarkacionin.
Për disa muaj seancat u mbajtën nën erën e gazit lotsjellës dhe koktej Molotovit që përdornin partitë në opozitë.
Për krejt këto Mustafa kishte edhe përkrahjen e partnerit në koalicion deri më 26 shkurt kur u zgjodh president, ish-kryetari i PDK-së dhe zëvendësi i Mustafës Hashim Thaçi.
Presidenti u zgjodh në  masa  policore dhe me gaz lotsjellës. Por ishin deputetët e LDK-së ata që ia mundësuan Tahcit që ta marr postin e presidentit për një mandat pesë vjeqar.
 Thaçi u rehatua në kolltukun  e tij në Presidencë, ndërsa Mustafa sfidohej cdo ditë me pakënaqësi si nga opozita e po ashtu edhe me protesta të qytetarëve.
Sfidë më e madhe për Mustafën ishte edhe Demarkacioni me Malin e Zi, të cilin përveç opozitës u kundërshtua vazhdimisht edhe nga deputetë të LDK-së.
 Ky proces ia vështirësoi punën Mustafës për çdo ditë duke nxitur kritika edhe nga partneri në koalicion Kadri Veseli.
 Ai në shumë tubime ka thënë se kryeministrit të Mustafës i mungon guximi për të marrë vendime të mëdha për vendin.
 Këta zëra kritik nga PDK u shtuan çdo ditë duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
 Por Kadri Veseli nuk ndërmori asnjë hap për t’i thënë Mustafës për ndarje por ia la në dorë opozitës. Kjo e fundit inicoi një mocion mosbesimi i, i cili pas marrjes së nënshkrimeve të nevojshme u protokollua në Kuvend.
 Seanca për mocionin e mosbesimit u caktua për sot ndërkaq kryeministri u aktivizua duke bërë përpjekje që të shtyjë jetën udhëheqjes së tij.
 Ai kërkoi ndihmë edhe nga ambasadori amerikan Greg Delawie që t’i bindë deputetët e tij që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi.
 E mërkura e 10 majit  2017 PDK u mbledh për të marr qëndrim nëse do ta votojnë mocionin e mosbesimit.
Ndonëse jo publikisht, u vendos që të ndahen me LDK-në. Madje në seancë deputetët e këtyre d partive shkëmbyen akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit. Aty u përmend edhe e kaluara e individiëve e sidomos e krerëve të PDK-së.
 Duke parë këtë ndarja e tyre shihej se do të ndodhë. Dhe kjo ndodhi pikërisht në orën 14 e 26. Qeveria ra. Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 kundër ndërsa tre deputetë abstenuan.
 Në bazë të kësaj koalicioni që shumëkush e ka quajtur “martesë e panatyrshme” i erdhi fundi.
Në bazë të rregullores së Kuvendit i mbetet presidentit të Kosovës që ta shpërndajë Kuvendin dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës pas votimit të suksesshëm për mosbesim ndaj Qeverisë.
Kështu thuhet në rregulloren e Kuvendit të Kosovës, në pikën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, konkretisht në nenin 83 të kësaj rregullore.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, 78 nga 115 kanë votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.
Image

Të gjithë deputetët e partive tjera në Kuvendin e Kosovës, kanë votuar kundër Isa Mustafës dhe LDK-së.

Deputetët rrëzuan Qeverinë me vota 78 për, 34 kundër dhe 3 abstenim.

Image

Image

Image

Image



Pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë nga ana e deputetëve të Kosovës, tashmë edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për shpërbërjen e Kuvendit.

“Në mbështetje të nenit 82, paragrafi 2 dhe nenit 84 pika 4 të Kushtetues së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr.03/L-094, për Presidentin e Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, Nr.47, 25 janar 2009), nenit 3 paragrafi 4 të Rregullores (P) Nr.02/2016 për strukturën organizative të Presidencës, si dhe duke marr parasysh Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.05-V-465, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 10 maj 2017 (Nr.Prot,:544), nxjerr:

Dekret

Shpërndahet legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës.

Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”.

Ndryshe nga 115 deputetë që ishin prezent në seancën e sotme, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime.



Mediat serbe për rënien e Qeverisë së Kosovës


Mediat serbe kanë përcjellë me vëmendje zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës ku është votuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa.

B92 në shkrimin me titull “Bie Qeveria e Kosovës”, shkruan se në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës është votuar mos besimi ndaj Qeverisë së Kosovës me 78 vota për, 25 kundër dhe 3 abstenime.

B92 përkujton se rrëzimin e qeverisë e kanë mbështetur deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ishte partner i koalicionit në Qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa.

Pas rënies së qeverisë, B92 shkruan se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme më së voni 45 ditë nga dita e sotme, ndërsa sipas korrespodentit të këtij mediumi serb përmendet data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor.

Edhe mediumi tjetër serb RTS shkruan për rënien e Qeverisë së Kosovës në shkrimin me titullin “Prishtina, bie Qeveria e Isa Mustafës”. Duke mos elaboruar shumë për rrjedhën e seancës në të cilën u votua mos besimi ndaj Qeverisë Mustafa, mediumi serb shkruan se pro votimit për rënien e Qeverisë së Isa Mustafa kanë votuar edhe deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen më 11 ose 18 qershor. Votat vendimtare për rrëzimin e qeverisë ishin ato të Partisë Demokratike të Kosovës me në krye Kadri Veselin, derisa kundër ishin vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës, shkruan Tanjug,

Mediat e huaja për mocionin

Mocioni i mos besimit qe sot u votua në Kuvendin e Kosovës ka marrë jehonë edhe në mediat e huaja.

Qeveria e Kosovës ka humbur votimin e mos besimit, duke krijuar mundësinë për zgjedhje të reja – thuhet në një shkrim lëshuar nga Assossiated Press.

Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa humbi në një votim 78-34 të mërkurën, me tre abstenime. Partitë e opozitës fajësuan kabinetin e tij për mos arritjen e programit të tij dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme.

Qeveria ishte penguar nga pamundësia e saj për të siguruar shumicën në parlament për një marrëveshje demarkimi të kufirit me Malin e Zi, pavarësisht presionit nga qeveria e SHBA, shton më tutje AP.

Qeveria nuk ka pasur ligjbërës të mjaftueshëm për të miratuar marrëveshjen, e cila u nënshkrua në 2015, dhe Mustafa tërhoqi projektligjin vitin e kaluar.

Opozita pretendon se Kosova do të humbiste territor nga kjo marrëveshje, një akuzë e mohuar nga qeveria dhe ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, përfundon AP.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment